Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Feja Islame > Ajete nga Kurani Famëlartë.
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Sabian
Bukuran

Regjistruar: 15/08/2005
Vendbanimi: Rrugeve
Mesazhe: 66

Citim:
Po citoj ato që tha Astronauti
:12
Ne zemrat e pabesimtareve do te perhap tmerrin. Goditni mbi zverk dhe keputjuani majet e gishterinjeve!

9:14
Luftoni ata; Allahu do t’i denoj ata permes dores suaj dhe do t’i poshteroj ata dhe do tiu ndihmoj juve kunder tyre, dhe do sjell sherim ne zemrat e nje populli besimtare.


9:29
Luftoni ata nga populli i shkrimit te cilat nuk besojne ne Allah dhe diten e fundit, dhe te cilet nuk e shohin si ndales ate qe ka ndaluar Allahu dhe i derguari i tij, dhe te cilat nuk e ndjekin besimin e vertet (Islamin), derisa ata te paguajne vullnetarisht, haraqin dhe te pranojne nenshtrimin e tyre.



Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit.(llukman:9)

__________________
Mundohem te te harroj por harroj te te harroj.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Qershor 2006 00:11
Sabian nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sabian Kliko këtu për të kontaktuar me Sabian (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Sabian Shto Sabian në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sabian në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Re: Po ju ndohmoj edhe une pakez me ajete qe te mos behet tema - "Sipas qejfit tuaj"!!!

Citim:
Po citoj ato që tha Astronauti
2:191
Dhe vritni ata kudo qe t’i gjeni dhe ndicni ata prej nga ju kane perndjekur”.

9:123

O ju qe besoni, luftoni kunder pabesimtareve qe i keni ne afersi, dhe beni qe ata te shijojne forcen tuaj.

9:5
Vritni sherbetoret e idhujtareve kudo t’i hasni




Astro, siç duket je futur ne kete forum me qellime te caktuara , gje qe s'me hyjne ne pune aq shume.
Por ajo qe me hyn ne pune dhe qe te gjitheve u hyn ne pune, eshte qetesia dhe harmonia ne kete nen forum aq me shume neve shqiptareve qe jemi shembul i tolerances e bashkejeteses fetare.

Por me sa duket per persona te caktuar nder te cilet mund te besh pjese dhe ti, intoleranca ka me shume vlera dhe rendesi se toleranca, lufta e perçarja kane me shule vlera qe paqa e uniteti, e keshtu me radhe...

Tani konkretisht i nderuar: Te marresh pjeseza te shkeputura nga nje liber i Shenjte (cilido qofte) dhe t'i komentosh e keqinterpretosh ato sipas qejfit , te siguroj une se cilindo religjion bile edhe ate tendin , nese vertete ke nje tille, ta nxjerr une "me te degjeneruarin e te gjitha kohrave"
Dhe njefare kohe e kam bere nje gje tille pikerisht sepse ne emer te lirise se shprehjes dhe mendimit ne kete forum toleronin provokime et keqinterpretime te tilla per qellime te caktuara e nga persona te caktuar.

Te siguroj se kohe te tilla s'kthehen me , e per rrjedhoje as provokime e keqinterpretime te tilla...


Nese do t'ia nisnim e t'i shpjegonin dikujt , te gjitha keqinterpretimet dhe deformimet e tij te qellimshme , s'do kishte llezet me ky forum se do te shnderrohej ne beteje shpifjesh e sharjesh gje qe edhe ka nisur keto ditet e fundit... ne saje te "mjeshterise" tende , sigurisht.


Megjithate e i nderuar, per te provuar te gjitha keto qe thashe me larte, keqinterpretimet dhe deformimet e qellimshme , duke marre vetem segmente te caktuara, po te sjelle une ajetet ne teresi dhe kontekstin e plote te tyre:


Per te parin (2:191)
teksti ynë
190. Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën).
191. Dhe luftoni ata kudo që t’i zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzuan ata juve. Fitneja është më e rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë (Mesxhidul-Haram ) deri që ata t’ju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë sulmoni edhe ju ata. I këtillë është ndëshkimi ndaj pabesimtarëve.
192. Dhe nëse heqin dorë, pra All-llahu është Mëkatfalësi, Mëshiruesi.



Per te dytin (9:123)

119. O ju që besuat! Ta keni në kujdes All-llahun dhe të jeni me ata të drejtit.
120. Nuk ishte me vend për banorët e Medinës e as për ata që ishin rreth tyre nga beduinët, të ngelin (pa shkuar) pas të dërguarit të All-llahut, e as të kursejnë veten e tyre ndaj vetes së tij (Pejgamberit). Nuk ishte me vend ngase, ata nuk i godet as etja, as lodhja, as uria kur janë në rrugën e All-llahut, dhe nuk shkelin ndonjë vend që i hidhëron mosbesimtarët, dhe nuk arrijnë kundër armikut çkado qoftë (mbytje, robërim të tyre ose ngadhënjim mbi ta),, vetëm se të gjitha ato do t’u evidentohen atyre si vepër e mirë (shpërblyese). All-llahu nuk ua humb shpërblimin veprimirëve.
121. Dhe nuk japin kontribut, të vogël ose të madh, nuk kapërcejnë ndonjë luginë, e qe të mos u shenohet (për shpërblim) atyre, për t’i shpërblyer All-llahu më së miri atë që vepruan.
122. Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E përse nga çdo grumbull i tyre yë mos shkojë një grup për t’u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehen te ata, në mënyrë që ata ta kuptojnë (e të ruhen).
123. O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre. E dine se All-llahu është me të devotshmit.


Per te tretin (9:5)

4. Pos atyre idhujarëve me të cilët keni lidhur marrëveshje, e të cilët nuk ju kanë shmangur asgjë dhe nuk e kanë ndihmuar askënd kundër jush, , pra, edhe ju përmbushni marrëveshjen e tyre deri në afatin e caktuar. S’ka dyshim se All-llahu i do të devotshmit.
5. E kur të kalojnë muajtë e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t’i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshrues.
6. E nëse ndokush prejidhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje, në mënyrë që t’i dëgjojë fjalët e All-llahut (Kur’anin(, e mandej në vendin e tij të sigurt. Këtë ngase ata janë popull që nuk e dinë (të vërtetën e fesë islame).
7. Si mund të kenë udhujtarët besë (marrëveshje) te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, përveç atyre me të cilët keni lidhur marrëveshje pranë xhamisë së shenjtë (Qabes), e derisa ata i përmbahe (marrëveshjes) përmbahuni edhe ju. , All-llahu i do ata që ruajnë besën.




Se fundi , s'kam ndermend te te bej tefsirin e Kuranit, por po t'i lexosh me vemendje dhe te kesh edhe me te voglen njohuri mbi Kuranin dhe Islamin do te kuptosh qarte se ato qe ke cituar s'jane vetem se desinformin dhe keqinterpretim i qellimshem.

Modifikuar nga erzeni_be datë 22/06/2006 ora 00:36

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Qershor 2006 00:27
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erzeni_be Kliko këtu për të kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erzeni_be në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Mr.Smith
Heperhe Student

Regjistruar: 03/11/2006
Vendbanimi: Anej knej gjithanej! :)
Mesazhe: 13

Mirembrema

Lexojeni nje cik ju lutem!

Per ata qe kane dyshime rreth kuranit.
Katërmbëdhjetë shekuj më pare, Zoti zbriti Kuranin për të udhëzuar njerëzit në rrugën e vërtetë. Që prej ditës së shpalljes së tij e deri në Ditën e Gjykimit, ky libër i fundit hyjnor do të mbesë udhëzimi i vetëm për ta.
Stili i pakrahasueshëm i Kuranit dhe urtësia e tij e përkryer janë tregues të qartë se ai është me të vërtetë fjala e Zotit. Përveç kësaj, Kurani ka mjaft veçori të tjera të mrekullueshme, të cilat vërtetojnë se ai është me të vërtetë një libër hyjnor. Një prej këtyre veçorive është fakti se një numër i konsiderueshëm i fakteve shkencore, të cilat njeriu mundi t'i zbulonte vetëm me ndihmën e teknologjisë së shekullit XX, janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë.
Sigurisht që nuk mund të pretendojmë që Kurani është një libër shkencor, pasi qëllimi i shpalljes së tij nuk është shtjellimi i fakteve shkencore apo shpjegimi i dukurive natyrore, por siç e thamë dhe më lart, udhëzimi i njerëzve drejt së vërtetës. Megjithatë, në Kuran gjejmë shumë fakte shkencore, të cilat janë zbuluar në mënyrë të plotë vetëm në saje të fjalës së fundit të teknologjisë bashkëkohore. Këto fakte shkencore as që mund të perceptoheshin apo imagjinoheshin në kohën e shpalljes së tij, gjë që vërteton akoma më tepër prejardhjen e tij hyjnore.
Që të kuptojmë mrekullitë shkencore në Kuran, sëpari duhet të hedhim një vështrim në nivelin e shkencës që mbizotëronte në kohën e shpalljes së këtij libri hyjnor.
Në shekullin VII, në shoqërinë arabe ekzistonin shumë bestytni, me të cilat ishin përzier edhe çështjet shkencore. Mungesa e teknologjisë së duhur, me anë të së cilës do të studioheshin të fshehtat e natyrës dhe universit, i la këta arabë të hershëm nën ndikimin e bestytnive dhe legjendave të trashëguara nga brezat e mëparshëm. Për shembull, ata supozonin se ishin malet ato që e mbanin qiellin lart. Ata besonin se toka ishte e sheshtë dhe në dy skajet e saj ndodheshin male të larta, të cilat ishin shtyllat që mbanin qiellin lart.
Sidoqoftë, të gjitha këto besime të kota të shoqërisë arabe u zhdukën me zbritjen e Kuranit. Në ajetin e dytë të sures Er-Rra'd thuhet: "Zoti është Ai që i ngriti qiejt pa asnjë shtyllë..." Ky ajet hodhi poshtë besimin e trashëguar të arabëve se qielli qëndron lart i mbajtur prej maleve. Në mjaft çështje të tjera janë shpallur të dhëna tepër të rëndësishme dhe të sakta, në një kohë kur askush s'kishte asnjë njohuri për to. Kurani, i cili zbriti në kohën kur njerëzit dinin shumë pak rreth astronomisë, fizikës ose biologjisë, përmban argumente bazë mbi një sërë dukurish të ndryshme, si krijimi i Universit, krijimi i qenieve njerëzore, struktura e atmosferës apo ekuilibri delikat, i cili bën të mundur jetën në tokë.

__________________
Ma perche tutti vogliono sapere a che pensi !

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Nëntor 2006 01:31
Mr.Smith nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mr.Smith Kliko këtu për të kontaktuar me Mr.Smith (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Mr.Smith't! Kërko mesazhe të tjera nga: Mr.Smith Shto Mr.Smith në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mr.Smith në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
elsaaa
Grrrrrrrr

Regjistruar: 20/07/2003
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 2047

Hisham Abbas - Asma2 Allah El 7osna ( 99 Names of ALLAH

__________________
.......tY Te kerKoJ nE shPreSeN tImE tE HumBuR dHe ne agImE nje DiTe Pa tY...Te pRes tE viSh tEk Une .......

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Mars 2007 20:46
elsaaa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të elsaaa Kliko këtu për të kontaktuar me elsaaa (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: elsaaa Shto elsaaa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto elsaaa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
elsaaa
Grrrrrrrr

Regjistruar: 20/07/2003
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 2047

doja te postoja nje video po nuk postohet.....po u jap linkun

http://www.youtube.com/watch?v=HKAy...related&search=

__________________
.......tY Te kerKoJ nE shPreSeN tImE tE HumBuR dHe ne agImE nje DiTe Pa tY...Te pRes tE viSh tEk Une .......

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Mars 2007 20:48
elsaaa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të elsaaa Kliko këtu për të kontaktuar me elsaaa (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: elsaaa Shto elsaaa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto elsaaa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
el-Nino
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 06/02/2007
Vendbanimi: KL
Mesazhe: 436

Exclamation

ki kujdes astronaut...

astronaut! kam mendimin se kjo teme eshte hapur per te shkruar ajete nga Kurani Famelarte dhe jo per te shkruar ti endrrat e tua qe shikon ne netet pa gjume...kam pershtypjen se ne nuk te ndihmojme dot te ndash te verteten nga endrrat personale, prandaj ben mire qe para se gjithash te zgjidhesh konfliktet me veten e pastaj te flasesh me te tjere...

...po ku di ti o njeri qe nuk ke dituri pos asaj qe te eshte dhene nga Ai qe te krijoi...aq shume te ka nderuar Zoti duke te krijuar ne formen me te persosur dhe aq shume ti e ke poshteruar vetveteten ne mohim....Zoti te krijoi te paster (pa gjynahe), ndersa ti i zhytur ne gjynahe e ne erresire, nuk shikon dot driten e se vertetes..dhe per kete nuk te eshte kush fajtor..vec vetvetes..mendjemadh dhe i paperulur..

astronaut! na e thuaj te pakten ku deshiron "zoteria juaj" te dalesh me keto qe na shkruan???.. mos valle po na fton te braktisim fene tone dhe te bashkohemi ne besimin tend?? besimi yt eshte ky qe te meson te ofendosh te tjeret dhe te flasesh pa pergjegjesi???Kush do te deshironte ti ngjante nje personi si ti, cdo fjale e te cilit mundohet te ofendoje dhe te shpife per te tjeret???.....

(i kerkoj ndjese moderatoreve sepse ky mesazh eshte jashte teme por mendoj se eshte i domosdoshem per cka shkruan ky tipi me lart (astronauti), i cili totalisht flet nga mendja e tij!)

-----------------------------pergezime per temen-------------------------------------------

me respekt a.m

 

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Mars 2007 12:45
el-Nino nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të el-Nino Kliko këtu për të kontaktuar me el-Nino (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: el-Nino Shto el-Nino në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto el-Nino në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ahmed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 04/02/2007
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 39

Pershendetje te gjitheve!!!

Pergezime per temen, eshte kenaqsi per mua te hy ne kete forum duke citu ajetet e Kuranit te Nderuar.

Allah! La ilahe il-la Huve (askush nuk ka të drejtë, nuk meriton dhe nuk duhet të adhurohet përveç Atij), El-Haj-ju El-Kaj-jum (i Përjetshmi, i Pafillim dhe i Pambarim, Mbajtësi dhe Mbrojtësi i gjithçkaje që ekziston). Atë nuk e kap as kotje e as gjumë. Atij i përkasin gjithë ç’është në qiej e gjithë ç’është në tokë. E kush është ai që mund të ndërhyjë tek Ai përveç se me Lejen e Tij? Ai di se çfarë u ndodh krijesave të Tij në këtë botë, dhe çfarë do t’u ndodhë atyre në Botën Tjetër, dhe ata kurrë nuk do të marrin me mend ndonjë gjë nga Dija e Tij, përveç asaj që Ai do (nga Vullneti i Tij). El-Kursija e Tij (dija, sundimi, mbikqyrja) shtrihet mbi qiej dhe tokë dhe Ai nuk ndjen aspak lodhje në ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre. Dhe Ai është më i Larti, më Madhështori. (2:255)

Ajeti me siper quhet ndryshe ajeti Kursij dhe eshte ajeti me madheshtor i Kuranit.

Ju (besimtarë të vërtetë të Islamit dhe ndjekës të vërtetë të rrugës së Muhammedit a.s.) jeni njerëzit më të mirë të të gjitha kohëve të njerëzimit: Ju urdhëroni Ma’rufin (të njohurën, Islamin dhe gjithë çfarë përmban ai) dhe ndaloni Munkerin (mosbesimin, mohimin, besimin në shumë perëndi e tjer dhe gjithë çfarë ndalon Islami), dhe vërtet ju besoni në Allahun. Sikur të kishin besuar ithtarët e Librave të Parë, do të kishte qenë më mirë për ta; nga mesi i tyre ka disa që kanë besim, por shumica e tyre janë Fasikunë (të pabindur ndaj Allahut).(3:110)

Dhe ruajuni një ditë kur do të ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet padrejtësi.(2:281)

Dhe ky eshte ajeti i fundit i shpallur te Derguarit te Allahut(paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi te)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Mars 2007 18:18
ahmed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ahmed Kliko këtu për të kontaktuar me ahmed (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ahmed Shto ahmed në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ahmed në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ahmed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 04/02/2007
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 39

Disa ajete qe flasin rreth durimit

Pasha kohën!
Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.
Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm. (103:1-3)

Dhe kërkoni ndihmë me durim dhe me falje (të namazit), e është e vërtet se kjo është tejet e rëndë dhe e vështirë përveç (për) Al-Khashiunët (për besimtarët që vërtetë besojnë Allahun, duke iu nënshtruar Atij plotësisht, që kanë shumë frikë nga Ndëshkimi i Tij dhe që besojnë në Premtimin e Tij). (2:45)

O ju që keni besuar! Kërkoni ndihmë me durim dhe Es-Salat (falje të namazit). Padyshim që Allahu është me Es-Sabirin (të duruarit). (2:153)

Dhe sigurisht që Ne do t’ju provojmë ju me gjëra të tilla si frikë, uri, humbje të pasurisë, të jetës, të frutave, por përgëzimet janë për të duruarit. (2:155)

Dhe shumë nga Pejgamberët luftuan (për Çështjen e Allahut) dhe bashkë me ta luftuan edhe grupe të mëdha njerëzish të ditur e fetarë, por ata kurrë nuk e humbën kurajën për çka pësuan në Rrugën e Allahut dhe as nuk u dobësuan, dhe as nuk e poshtëruan veten. Dhe Allahun i don durimtarët. (3:146)

Popullit të vet Musai i tha: “Kërkoni mbështetje tek Allahu dhe të jeni të duruar. Vërtet që toka është e Allahut. Ai ia trashëgon atë kujtdo që Ai dëshiron nga robët e Tij dhe fundi (i shkëlqyer) është për Muttekinët (të përkushtuarit ndaj Allahut në Besimin e Pastër Islam).” (7:128)

Përveç atyre që tregojnë durim dhe punojnë drejtësi, mu për këta do të ketë falje dhe shpërblim të madh (Xhennet). (11:11)

Dhe ata që këmbëngulin me durim për Fytyrë të Zotit të tyre dhe përmbushin faljen e përcaktuar dhe shpenzojnë fshehtas ose hapur nga ajo që Ne u kemi dhuruar, edhe largojnë e ndalojnë të keqen me të mirën, mu për këta është fundi më i mirë, Shtëpia e Përhershme. (13:22)

Bën durim pra (O Muhammed). Vërtet që Premtimi i Allahut është i vërtetë dhe i merituar dhe le të mos shkurarojnë ty ata që nuk kanë besim të qëndrueshëm në vetveten e tyre nga qëndrimi yt në njoftimin e Mesazhit të Allahut (të cilin ti je i detyruar ta përhapësh). (30: 60)

O biri im! Ekim-is-Salat (fale rregullisht namazin e përcaktuar), urdhëro (njerëzit për) El-Ma’ruf (Islamin, të drejtën) dhe ndaloji nga El-Munkeri (mosbesimi në Allahun, politeizmi i çdo lloji dhe çdo e keqe) si dhe bën durim për çfarëdo që të bie e të ndodh. Vërtet që këto janë disa nga detyrimet e rëndësishme (të urdhëruara nga Allahu). (31:17)

Dhe bëj durim ndaj asaj që thonë dhe largohu prej tyre me dinjitet. (73:10)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Prill 2007 20:31
ahmed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ahmed Kliko këtu për të kontaktuar me ahmed (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ahmed Shto ahmed në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ahmed në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ahmed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 04/02/2007
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 39

Dua(lutje) nga Kurani


Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë (kudo, në çdo kohë dhe për çdo gjë).
Përforcona (drejtona) në Rrugën e Drejtë.
Në Rrugën e atyre të cilëve Ti u ke dhuruar Mëshirën Tënde,
Jo në (rrugë) të atyre që e merituan Zemërimin Tënd mbi vete dhe as në (rrugë) të atyre të cilët e humbën veten. (Amin). (1:4-7)

Por prej tyre ka edhe që thonë: “Zoti ynë! Na jep në këtë botë çfarë është e mirë dhe në Botën Tjetër çfarë është e mirë dhe na ruaj nga ndëshkimi i Zjarrit!” (2:201)

.....“Zoti ynë! Mos na ndëshko në qoftë se harrojmë, apo biem në gabime; - Zoti ynë! Mos na ngarko me barrën e atyre të cilët i detyrove para nesh ; Zoti ynë! Mos na ngarko me barrë më të rëndë se sa kemi mundësi për të (që ta mbajmë). Na fal ne, dhe na liro nga gjynahet dhe kij Mëshirë për ne. Ti je Maula (Zoti, Mbrojtësi, Ruajtësi) ynë; pra, na ndihmo dhe na jep fitore përmbi popullin Kafir (mohues, mosbesimtar).” (2:286)


“Zoti ynë! Ne vërtet kemi besuar, kështu pra, falna neve gjynahet tona dhe na shpëto ne nga ndëshkimi i Zjarrit.” (3:16)

“Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe tejkalimet në punët tona, dhe bëna këmbëngulës e të vendosur (në luftë), dhe na ndihmo e na jep fitore mbi popullin mosbesimtar.” (3:147)

Ata që e përkujtojnë Allahun në këmbë, të ulur, e të mbështetur dhe që mendojnë thellë për krijimin e qiejve dhe të tokës (duke thënë): “Zoti ynë! Ti nuk e ke krijuar gjithë këtë kot (pa qëllim). Lavdi të qoftë Ty! Na ruaj pra prej ndëshkimit të Zjarrit!
Zoti ynë! Vërtet ata të cilët Ti i fut në Zjarr, padyshim që i ke poshtëruar ata. Dhe për Dhalimunët (mohuesit, keqbërësit) nuk do të ketë ndihmues.
Zoti ynë! Vërtet ne e kemi dëgjuar thirrjen e një ftuesi (Muhammedin a.s.) që thërret në Besim: ‘Besoni në Zotin tuaj’ - dhe ne kemi besuar. Zoti ynë! Na i fal neve gjynahet tona, edhe na i hiq nga barra jonë veprat tona të ulëta dhe na bëj që të mund të vdesim duke qenë në të drejtën së bashku me ata që janë Ebrarë (Besimtarët e vërtetë, të drejtë e të përkushtuar në Besimin e Pastër Islam në Një Zot të Vetëm).
Zoti ynë! Na siguro çfarë Ti na premtove me anë të Dërguarve të Tu dhe mos na pikëllo Ditën e Ringjalljes. Vërtet Ti kurrë nuk e then Premtimin.“
Në këtë mënyrë Zoti i tyre e pranoi prej tyre (duanë e tyre dhe iu përgjigj atyre): “Unë kurrë nuk do të lejoj që të humbasë vepra e kujtdo prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni (pjestarë të barabartë) prej njëri-tjetrit. Kështu pra, ata të cilët e lanë vendin e tyre dhe që u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe që vuajtën për Çështjen Time dhe që luftuan dhe që u vranë (për Çështjen Time), padyshim që Unë do t’ua heq nga barra veprat e tyre të këqia dhe do t’i pranoj ata ndër Kopshte të Begatë poshtë të cilëve rrjedhin lumenj: shpërblim nga Allahu dhe tek Allahu është më i miri shpërblim.“ (3:191-195)


O Zoti ynë! Më bëj mua që të plotësoj faljen e rregullt të përcaktuar, po kështu bëji edhe nga pasardhësit e mi. Zoti ynë! Dhe ma prano duanë.
O Zoti ynë! Më fal mua dhe prindërit e mi si dhe gjithë besimtarët Ditën që do të ngrihet llogaria.” (14:40,41)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Prill 2007 23:51
ahmed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ahmed Kliko këtu për të kontaktuar me ahmed (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ahmed Shto ahmed në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ahmed në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
belkisa
hulumtuese

Regjistruar: 13/07/2007
Vendbanimi: Brussels
Mesazhe: 96

Pershendejte te gjitheve

Paqja dhe meshira e Zotit qofte mbi ju.

Meqe jemi ne dite te premte, dite feste per muslimanet, mendova te dergoj disa ajete perkujtuese nga surja Kehf.

27. Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t’i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh stehim. 
28. Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar. 
29. E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai”. 
30. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s’ka dyshim se Ne nuk humbim shpërblimin atij që është bamirës. 
31. Të tillët e kanë vendin në Xhennetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin rrobe të gjelbërta prej mëndafshi të hollë e të trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekulleshëm është dhe sa vend i bukur është ai. 



E lus Allahun per te gjithe, te na bej prej ketyre te fundit (qe besuan dhe bene vepra te mire) dhe te na ruaje nga denimi i zjarrit.

__________________
Si je t’adore par craindre de l’Enfer, brûle-moi en Enfer, si je t’adore dans l’espoir du Paradis, exclus-moi du Paradis. Mais si je t’adore pour toi-même, ne me prive pas de ta Beauté éternelle

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Korrik 2007 17:35
belkisa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të belkisa Kliko këtu për të kontaktuar me belkisa (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: belkisa Shto belkisa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto belkisa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:10 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Feja Islame > Ajete nga Kurani Famëlartë.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.