lupus iliricus
Anetar i ri
Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: UK
Mesazhe: 7
|
Ne rradhe te pare pershendetje te perzemerta edhe nga nje shqiptar tjeter, i cili ju lexon me vemendjen me te madhe sepse flitet per strumbullarin e problemeve tona te perbashketa njerezore qe quhen SHQIPTAR dhe SHQIPERI.
Nuk e di se kush jane djemt dhe vajzat tek MJAFT!
Ate qe di per to eshte ajo qe lexova ne kete forum.
Permenden si vajza dhe djem---pra jane te ri ne moshe, pra jane me pak te infektuar me "miresirat" e diktatures se proletariatit.
Dikush thote se i njeh nga koha e studimeve, dikush flet per to si per student----pra jane qytetar akademik te shoqeris shqiptare, kjo prap nje gje pozitive, pra shume pozitive.
Dhe ne rradhe te pare jane shqiptar (dhe shqiptare), apo jo-----edhe kjo nje gje mjaft pozitive , duke marr parasysh se meren me hallet shqiptare.
Tani besoj se pyetja e jone eshte : a jane njerez te MIRE, dhe a jane njerez TE AFTE?
Sigurisht, them une se disa jane me te mire se tjeret dhe disa jane me te afte se tjeret, ashtu ne grupin e tyre.
Me kalimin ne do ti njohim personalisht, do na flasin per to njerez te cileve ne u besojme, do i gjykojme me punen qe bejne.
Shpresoj se biem dakord edhe me ate se ne presim dic prej tyre apo jo. Pra jemi dakord se na duhet nje ndryshim, permisim, persosje , avancim i shoqeris shqiptare. te gjithe e shohim te gjithe shpresojme.
Keto djem dhe vajza thane MJAFT!
Kadareja u beson ose luan me nderin e vet personal kur "ulet" pran tyre(dikush mund te argumentoj dicka mbi Kadaren, por biem dakord se ai eshte shume i kujdesshem dhe e do emrin e vet pa mase, veshtire se gabon).
Keto jane fakte te mjaftueshme qe te MJAFT!-osem dhe une.
Diskutantet qe dyshojne ne to , thone se kan mare kaq ose aq para, pra dhe ata duan me fjale tjera qe te kemi njerez te mire te ndershem dhe te afte ne krye te shoqeris.
Une po pyes vehten?! Si duhet te ngjaj shqiptari(shqiptareja) qe eshte i-e denje te marr frenat ne dore?! C'far moshe duhet ti perkas, si duhet te flas, si duhet te sillet?!
Separi, besoj se jeni dakord me mua se nuk duhet te marr shembull nga ata te cilet e udheheqin politiken e vendit(me disa perjashtime).
Ne kohen e diktatures u hodhen bibla e kurani ne plehra, u trondit tradita familjare me kierarkin tradicionale(jo fort e mire por njefarlloj rregulli), dhe u perqafua nje doktrin marksiste ne nje forme me te eger te sajen (por prap njefarlloj rregulli), dhe nga vitet e '90, njeriu lakuriq pa asnje mbrojtje u desh te merret me nje stuhi bloze. Erdhi koha e me te fortit, koha e me te gjindshmit, me te shkathtit, jo gjithmon e atij te ndershmit(fal perjashtimeve). Tani dal ngadal po vjen koha e te mires te ndershmes e bukes me djerse...
Vjen koha e te mires sepse njeriu do njeri pran dhe rreth vehtes. Kerkojme shoke te mire per vehten, partner te mire, prindi do femi te mire te edukuar, shkolla te mira, jete te qete. Sidomos ata te cilet kane kohe te filozofojne mbi te miren dhe te keqen, pra ata te cilet ne rradhe te pare e kan barkun plot, klasa e mesme e cila eshte ne rritje...
Kjo deshire gufon dhe ndjehet ne menyren se si ne po bisedojme, se si diku del nje MJAFT!(si RRAP ose si lule stinore), por porosija eshte se duhet te jemi me te mire me te ndershem sepse n.q.s nuk na ndjek Zoti(kush si beson), sigurisht se na ndjek media, na e ben jeten me transparente, me shembuj qe duhen ndjekur ose larguar.E kam fjalen pra se media ndjek ata te cilet eksponohen, pra bejne dicka ne vend qe vetem presin, dhe lejne prapa vehtes si kerrmilli cv-ne e vet, (mbani mend dhe gjykoni).
Une vetem se do te kisha shtuar: Mos trembemi nga e mira, nga e reja sidomos jo nga rinija. Mos komentojme se si jane ne paraqitje, mos dyshojme se gjithmon dicka behet vetem per perfitim personal, se idealet i takojne vetem gjeneratave te shkuara dhe se ne gjeneratat e reja nuk kemi idealet tona, per jete me te mire me te denje, per vehte dhe femijet tane.
Une i dua shume me teper antaret e ketij forumi si bashkemoshatar, pamarparasysh perkatesin dhe afinitetet politike se merremi vesht me mire, pra me kete logjik i dua te gjithe antaret me te rinj te partive politike, i dua deputetet e rinj me teper se te vjeterit... E di eshte nje qasje siperfaqesore, por e domosdoshme do thosha sepse duhet pare perpara duhet injoruar problemet e vjetra sepse duhen zgjidhur te rejat.
Pra une jam per evolucion, jo per revolucion. Revolucioni eshte gjithmone i pergjakur, ka viktima te fituar dhe te humbur, evolucioni eshte i pashmangshem natyror vjen ngadal dhe sigurt, si batice e forte.
Per mua MJAFT! eshte shenja e batices(evolucionit), urroj te jete batica vete. Argumenti? Djemte dhe vajzat ne moshe edhe me te re, gjimnazistet, qe sot ndjekin MJAFT!-in, dashje padashje infektohen me virusin e te mires, dhe jane shpresa e te ardhmes.
Te fala te perzemerta,
lupus iliricus
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|