Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Partite dhe Elita Politike > Demokracine ne Shqiperi nuk e solli Berisha.
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Deri me tani nuk shikoj, sinqerisht, ndonje shtrese ish bllokmenesh te luajne me ekonomine tone sipas udhezimeve te Ramiz Alise. Fakti qe NDONJE prej tyre eshte bere biznesmen i zoti nuk duhet te na rrise ndjenjen per hakmarrje. Do te silleshim pikerisht si diktatoret e shkuar po te tentonim hakmarrje materiale dhe morale kunder biznesmeneve qe ne te kaluaren kane qene bllokmene.

Nese per aspektin ekonomik mund te ekzistoje ndonje skenar bllokmeni qe ka gjetur zhvillim, ne aspektin politik nuk eshte minimalisht e pranueshme qe sot jetokemi skenaret e Ramiz Alise (nese ato lart i ka thene ai). Jo vetem kaq, por eshte fyese, trishtuese, shkaterruese, te mendosh qe ne qenkemi kukulla qe jetojme ne Matrix e krijuar nga kasta komuniste.

Jo, nuk mund te pranohet se jemi buratine. Eshte e vertete qe ish-komuniste kane hapur partite me te medha politike (Sali Berisha, Fatos Nano apo Skender Gjinushi), por kurrsesi nuk do besoja se ky qenka nje skenar i pergatitur nga rrethi i vjeter komunist. Fakti qe politikanet e sotshem kane qene komuniste tregon vetem se politika nuk eshte zhvilluar sac duhet, aspak se kjo manipulohet nga nje "kupole" komuniste qe vendos nen rrogoz. Nuk ka llogjike nje afermacion i tille sepse s'do kishim pare as Nanon ne burg, as sharjet ne parlament...

Nese ekziston ne nje kasete ai fjalim une do jem i kenaqur ta hedh online ne format audio, por prape se prape per mua mbetet nje delir ne te gjitha drejtimet e mendueshme.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Janar 2004 21:54
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

amit

S`ka kala qe nuk e marrin komunet!!!

Nuk jam aspak skeptik per kete dokument!
Per kuriozitet do te doja te dija me shume per keto dokumente.

Po perkrah mendimin qe u shtrua pak me pare!!!

Nqs. keto dokumenta nuk jane te verteta si ne dreq shpjegohet qe komunet ose bijte e tyre kane mberthyer gjithe postet kyce, shumicen e bursave per jashte shtetit, pasuri etj etj... .


tung trojani

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Janar 2004 22:38
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të trojani Kliko këtu për të kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: trojani Shto trojani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto trojani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

nuk eshte profeci eshte skema e KATOVICES dicka e zbatuar ne te gjitha vendet e ish-bllokut komunist.

ne shqiperi eshte me e theksuar sepse nuk ka patur disidence reale.

ka qene nej skeme e cila do mundesonte ndryshimin e sistemit permes kompromisit. keshtu forcat ne pushtet ( komunistet) do leshonin pe ne disa gjera ( krijimi i pluralizmit politik) me kusht qe partite e reja qe do krijoheshin do u siguronin njefare rehabilitimi te kastes se vjeter...

dhe ne krye te partive te reja kush u vune

plus pd erdhi ne pushtet ne 1992 dhe nga 1990-1992 u bene te jgitha privatizimet e biznesit te vogel.

nese kjo skeme nuk do ishte e vertete si shpjegohet qe forcat demokratike nuk cuan deri ne fund asnej nga reformat me te cilat erdhen ne pushtet
1) kthimin e prones pronareve legjitime
2) rehabilitimin e ish te perndjekurve te vertete
3) hapjen e dosjeve dhe menajnimin e te gjithe ish sigurimsave nga politika per 10 vjet ( e bene ne 96 me ligjin per genocid, por vetem per PS jo per radhet e veta Pd-ja)
4) etj etj etj...

megjithate kini parasysh qe privatizimet e sektorve te mesem dhe strategjike te shqiperise kane ndodhur pas vitit 1997.

pervec kesaj do doja t'ju kujtoja qe ne nej vend ekstremisht te mbyllur si shqiperia kush i kishte kontaktet me jashte pervec kastes? kush ishte ne vendet kyce te drejtorive me jashte, kush kishte dale jashte shtetit qe dinte si funksiononin gjerat? kush krijoi miniborgjezine shqiptare ne vitet 80?
klasat e varfera munden te kene arritur dicka me ambasadat ( ata qe iken ishin kryesisht klase punetore) ndersa me te perndjekurit mbeten intelektualet....

Mundet te jepet data e sakte e kesaj mbledhjeje te byrose... e kam kerkuash shume nje material te shkruar si prove.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Modifikuar nga Klodel datë 23/01/2004 ora 23:20

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Janar 2004 22:56
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 18/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Une nuk kam degjuar kurre per kete fjale te Ramiz Alise me pare, dhe te them te drejten nuk e besoj, aq me teper nese vjen nga burime krejt te indoktrinuara si Robert Papa, ( meqe ra llafi nga ka perfunduar tani??).

Dhe nuk e besoj, sepse ne radhe te pare gjithe byroja ishte e plakur, nuk do rronin 200 vjet qe te benin plane 100 vjecare, se ky per mua eshte plan 100 vjecar. Eshte e pamundur qe

1 te japesh liri mendimi, dhe pluralizem politik, dhe
2 te mbash akoma pushtetin ( cilin pushtet? kush, ku??)

Te dyja keto koncepte perjashtojne njeri tjetrin.

Ku eshte Ramiz alia tani? Hekuros kemishat e veta, se nuk paguan dot as sherbetore. Ku qenkan ata ish bllokmene kaq te pasur, se jam shume kurioze t'i di.

Dhe ke quani bllokmene? Te gjithe majtistet dhe te djathtet qe mbizoterojne skenen politike sot, jane ish komuniste dhe relativisht te rinj ne moshe, ne kohen kur ishte gjalle Enver Hoxha kane qene maksimumi 25-30 vjec, keta jane ish bllokmenet tuaj?? It doesn't make any sense.


Dua t'ju tregoj nje episod qe ma ka thene ish mesuesja ime e matematikes kur isha ne gjimnaz. Ne Universitet ajo midis te tjerash ka bere dhe lenden e Ekonomise Kapitaliste, qe e jepte Fatos Nano. Kjo histori ka ndodhur ne vitet 80, kur ajo ishte studente.

"Vjen profesor Fatosi ne klase, u ul mbi tavoline, zakonisht nuk ulej ne karrige, dhe duke qeshur na ben nje pyetje qe kishte lidhje me temen e dites: Perse punetori shqiptar eshte me i lumtur se punetori ne kapitalizem?

Dhe ne u pergjigjem ne menyra te ndryshme: Sepse ai zoteron vete veglat e punes.
Ai ia plasi te qeshurit dhe tha: Nje m... zoteron vete punetori shqiptar! ( Me falni per gjuhen, por po e tregoj ne ligjerate te drejte ).

Studentet mbeten te shtangur se nuk dinin si te reagonin ndaj kesaj fraze qe nuk e kishin degjuar kurre, dhe ai filloi t'i sqaronte se si funksiononte ekonomia kapitaliste dhe perparesite e saj ndaj sistemit ku ishin."

Fytyrat jo te bukura ( nuk dua te them ndonje llaf tjeter, ndaj e le me kaq) qe kane marre Fatos Nano dhe Sali Berisha momentalisht, jane fytyrat qe do marre secili nga ne po t'i hyjne ethet per pushtet (ethet e arit), dhe nuk ka te beje fare me te qenet ish bllokmen apo jo. Nuk ua dha as Ramiz Alia, as Enver Hoxha ato fytyra, as edhe nenat e tyre nuk ua dhane, por u bene rruges duke kerkuar pak pushtet, pak pushtet te perjetshem, hahahah....

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Janar 2004 21:51
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ana Kërko mesazhe të tjera nga: Ana Shto Ana në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ana në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 18/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Jam dakord me fajtorin, ne fakt nuk e kisha pare kurre ne kete prizem, qe po te llogarisesh demet ne njerez te 1997-es,demokracia ka ardhur me gjak.

Well, e drejte, por shume nga gjaku i 97-es u derdh per kontradikta te reja, jo te mbartura nga komunizmi. Leku i grumbulluar deri ne 97-en per te cilin u vrane e gjobiten gjithe ata njerez, ishte vene pas 1990-es, me meyra qe ne vitet 80 ne shqiptaret as nuk i njihnim, i kishim pare vetem tek seriali me komisar Katanin.

Ndersa po te marresh faktorin varferi e trasheguar , nuk i del fundi muhabetit, do dalim te lufterat e pellazgeve pastaj.....

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Janar 2004 21:56
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ana Kërko mesazhe të tjera nga: Ana Shto Ana në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ana në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tonia
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/05/2003
Vendbanimi: Shqipëri
Mesazhe: 190

Post

Nuk mund tia veme emrin nj enjeriu te vetem per renien e komunizmit ne Shqiperi. Ne fakt ishte thjesht nje sistem qe nuk po funksiononte me. Pas prishjes me Jugosllavine, BS dhe me Kinen Shqiperia mbeti krejt e izoluar dhe si rrjedhoje pa asnje ndihme ekonomike nga jashte qe ishte vitale per zhvillimin tone te brendshem. Sic e dime paraja eshte baza rregullatore e sistemeve politikr dhe si e tille ajo vendosi qe sistemit ekzistues i kishte ikur koha... kJo them ishte e para qe vendosi per ndryshimin dhe me pas kane qene dhe faktoret e tjere qe lidhen me renien e sistemeve te tjera komuniste ne rajon.. Berisha me shoke ishin me prane pushtetit [er ta kuptuar qe kish ardhur fundi dhe prandaj ishte aty kur kjo ndodhi....

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Janar 2004 23:32
Tonia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tonia Kliko këtu për të kontaktuar me Tonia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tonia Shto Tonia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tonia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Jemi apo nuk jemi Buratine Fajtori, nuk e vendosim ne, por ata qe luajne me fatet dhe me jetet tona.

Ne vija te trasha ai artikulli i mesiperm mbeshtete tek fjalet e Ramiz Alise ne videokasetat e paraqitura ne Emisionin "Fokus" qe eshte dhene disa vjet me pare ne Shqiperi. Keto videokaseta ishin filmime te mbledhjeve te byrose politike qe Robert Papa i ka paraqitur ne televizionin kombetar. Duke qene shume te thjeshta per tu faktuar nuk po ndalem ne vertetesine e tyre. Cdokush nga ne qe ne ate kohe ka qene ne Shqiperi besoj se i mban mend keto emisione te Robert Papes qe ishin nje cikel javor. Nder ato qe kam pare une dhe i kam te regjistruara neper kaseta. Jane emisionet me intervista per vdekjen e Mehmet Shehut, apo me tunelet e nendheshme qe lidhnin Vilat e bllokut me Ndertesen e Komitetit Qendror. Emisioni per skenarin e ngritur per te justifikuar hedhjen e bombes ne Ambasaden Sovjetike e plot te tjera te atij Cikli.

Tani te vijme tek artikulli i mesiperm. Nese i kapni faktet nje nga nje dhe i krahasoni me gjendjen e tanishme te atyre kategorive besoj se te pakten do te arrini ne nje perfundim te llogjikshem duke reshtuar faktete njera pas tjetres. une derisa e paraqita artikullin po e argumentoj edhe me shembujt ilustrues dhe po ne ate menyre deshiroj qe edhe ata qe me kundershtojne ta hedhin poshte.

Ne artikull thuhet per pronen:
****************************
(Në zbatim të të drejtave të njeriut, duhet që t'u japin një letër në dorë, që "t'u njihet prona" por asnjëherë nuk dp t'ua japim Pronën. e Tyre,
dhe, në forma të ndryshme, do t'i ngatërrojmë me njëri - tjetrin. Ata do të kalojnë nëper gjykata, ku do të zbatohet Rotacioni nga Gjykata e Shkallës së_Parë në te_Dyjën dhe, "difekte teknike", do të kthehen përsëri në të Parën.
***********************

Pra deri ketu kjo "profeci" eshte katerciperisht e vertetuar sepse pronaret e ligjshem akoma edhe sot e kesaj dite jo vetem qe nuk jane demshperblyer por kohet e fundit eshte hartuar nje projektligj nga Partite Kryesore dhe O.S.B.E pa e perfilluar aspak mendimin e Pronareve. Pra interesat e pronareve i marrin ne shqyrtim partite politike pa e perfillur fare mendimin e tyre. Nderkohe qe duke qene se keta jane te interesuarit kryesore duhet te jene PALE ne cdo diskutim qe ka te beje me pronen e tyre.


Ne piken e meposhteme flitet keshtu per ish te perndjekurit politike:
**************************************
Të burgosurit dhe të persekutuarit janë
të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë te parrezikshëm. Duhet të kemi kujdes nga femijët e tyre. Por këta, duke iu dhënë nga një pashaportë dhe duke u bërë presipn, do t'i largojmë nga Shqipëria.
*****************************
Edhe kjo "profeci" eshte realizuar, pasi ish te perndjekurit edhe sot e kesaj dite kane pamjen e vuajtur te te perjashtuarve nga shoqeria dhe rrojne nen hijen e kujtimeve te tyre te hidhura dnerkohe qe shohin ish xhelatet e tyre dhe femijet e ketyre xhelateve qe kapardisen ne automibila dhe banesa lluksoze. Aq tmerr kane marre ne ate kohe dhe aq te zhgenjyer jane nga demokracia sa qe kane ikur pa kthyer koken mbrapa dhe luftojne per te mbijetuar ne shtetet e huaja. Ne shtetet e huaja nderkohe studjojne edhe femijet e ish-persekutueseve te tyre qe shkollohen me parate e pista te trafiqeve dhe te pislleqeve qe bejne baballaret e tyre.

Ndeshkimi i Nomeklatures se Larte Komuniste:
***************************
Çdo gjë e kemi të programuar.Strategjinë e keni që të gjithë të qartë. Në përputhje me këtë strategji, kemi përcaktuar edhe rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë. nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa. për _sy_e_faqe, ndaj Nomeklaturës së Lartë Komuniste, Ne, "Komunistët Reformatorë", do të zbatojmë Strategjinë Tonë në Ekonomi, sipas së cilës Kapitalistët dhe Pronarët e Ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe Njerëzit Tanë. Me këtë strategji, brenda dy - tre legjislaturave, do të arrijmë që nga Klasa Komuniste të krijojmë Klasën Kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në Pushtetin Politik të së Ardhmes që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim Vetë.
**********************************
Besoj se askush nga ju nuk mund te me kundershtoje kur them se edhe kjo "profeci" eshte plotesuar. Nomenklatura e Larte komuniste u denua per shperdorim te detyres dhe per shperdorimin ekonomik. U denuan nga 2-3 vjet e me pas u leruan. Madje edhe keta persona mund te numeroheshin me gishtat e duarve. Cdo shqiptari iu duk qesharak nje proces i tille gjyqesor sepse denoheshin per kafete dhe nuk denoheshin per dhjetera mijera jete njerezish te shkuara dem dhe per shkaterirmin e plote te Shqiperise.

Perfundimi:
*************************
Kërkoj nga Ju që të shtrëngoni rradhët dhe të mos dekurajoheni nga këto situata të vështira që po kalojmë, sepse, në fund të fundit rëndësi ka Pushteti, që do të jetë përjetësisht i Yni. Ju ftoj punë të mbarë, mobilizim dhe mendje të kthjellët. Mbajeni mënd; Fitorja dhe Pushteti do të jenë përjetësisht tonat
****************************
Argumenti i mesiperm i perket se ardhmes. Por nuk do shume mend qe ta paracaktosh te ardhmen qe me pare ne kushtet aktuale te Shqiperise. Shumica e popullit vuan nderkohe qe disa persona jetojne ne luks te shfrenuar duke u tallur me mjerimin tone.

Meqe ju kerkonit fakte ua analizova pak artikull te ndare ne pika plani sepse vura re se ose nuk e kuptuat ose bete sikur nuk e kuptuat.

Tani te vijme tek pika me e nxehte tek Personat qe kane ne dore Shqiperine. Mund te me kundershtoni sa te doni duke thene qe nuk jemi buratine te Ramiz Alise, por, faktet jane kokeforte:

Fatos Nano (kryetar i P.S) ka qene i biri i Thanas Nanos i cili ka qene per shume vjet drejtor i Televizionit Shqiptar dhe ka qene nje nga personat me te afert te Enver Hoxhes si ne kohen e Luftes e si pas saj.
I biri i fatos Nanos (nuk ia di emrin) eshte nje nder drejtuesit kryesore te shoqerise Celulare Vodafon ne Shqiperi. Pra ne kete dinasti duket sheshit se ne cdo sistem kane pasur favoret e veta dhe nuk jane goditur prej tij, perkunderazi, kane jetuar ne Luks. Sa per ate vajzen qe tregon barcaleta se si nano shante Komunizmin mund ti themi vetem se Fatos Nano ka qene Drejtor i Institutit te Stuimeve Marksiste-Leniniste.

Femijet e Enver Hoshes jane pronare te kompanise "Deka" e cila eshte firma me e fuqishme ne Shqiperi dhe sponsorizuese e shume aktiviteteve kulturore (si Vefa ne kohen e vet). Ku i gjeten parate keta njerez qe te ngrene nje perandori te tille te parase?

Femijet e Hysni Kapos kane nje nder Kompanite e Avjonave ne Shqiperi.

Spartak Ngjela eshte i biri i Kico Ngjeles (ish-minister ne kohen e Diktatures) dhe i Vera Pojanit edhe ajo ish Ministre ne kohen e Hoxhes.

Gramoz Pashko eshte i biri i Josif Pashkos i cili po ashtu ka qene Minister ne kohen e Diktatures.

Ilir Gjoni, nje nga ministrat e fundit te Rendit ne Shqiperi eshte i biri i Xhelil Gjonit i cili ka qene Minister dhe anetar i Byrose Politike ne kohen e komunizmit.

Skender Gjinushi eshte i Biri i ish-Gjeneralit Et'hem Gjinushi.

Alfred Moisiu (predisenti aktual) eshte i biri i Spiro Moisiut qe ka qene tere jeten e tij Anetar i Byrose Politike e qe ne kohen e Luftes ka qene Kryetar i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise.

Pra me pak fjale miqte e mij u shpalosa vetem disa nga figurat kryesore te shtetit shqiptar te diteve te sotme qe qendrojne akoma ne krye te shtetit duke formuar dinasti trasheguese ne fushen politike dhe ate te biznesit.

Kryetaret e partive me te medha politike ne vend jane ish-komunistet (ashtu sic Profetizon Ramizi). Biznesi i madh eshte i perqendruar vetem ne disa duar dhe eshte i mbrojtur nga korraca politike e cila i siguron mbeshtetjen e duhur per te forcuar bazat ne nje te ardhme te afert dhe ne nje te ardhme te larget. I kane llogaritur te gjitha. Edhe nese humbin pushtetin politik ata kane siguruar pushtetin ekonomik qe perjeteson sundimin e tyre mbi popullin e varfer shqiptar.

Pa me thoni ju lutem ju qe me kundershtoni. Ku jane ish te perndjekurit politike dhe bijte e tyre? Cfare vendi zene ne qeveri? Cila eshte detyra me e larte shteterore qe kane patur ndonjehere?
E megjithate ne te gjithe jemi dakort kur themi se ish te perndjekurit politike kane qene ata qe mbajten gjalle frymen e patriotizmit dhe te demokracise. Pse keta njerez nuk jane vendosur ne strukturat shteterore? Pse askush nga keta nuk eshte biznesmen i fuqishem?

Cili nga pronaret e medhenj eshte biznesmen i pasur ku kane shkuar Toptanet, Verlacet, Vrionasit e shume e shume e shume familje te tjera te pasura. Pse nuk jane serish te pasura sic kane qene kohe me pare? Pse nuk u jane kthyer pronat? Pse nuk jane demshperblyer? kush ua ka ngrene parate?

Une kam vetem nje faqe te bardhe te lene nga te paret e mij. Ndoshta nuk do ti trashegoj pronat e tyre sepse peshkaqenet e medhenj do kene marre gjithcka, por ama nderin nuk ma marrin dot. Te paret e mij me kane lene gjene me kryesore "faqen e Bardhe" nuk me kane lene nje pasuri te ndertuar me vrasje, vjedhje, e thyerje kafkash.

Ndaj nuk ua kam zili aspak te afermve te "zengjinave te rinj" qe jetojne ne luks. Ata tere jeten do ta belbezojne me turp se ciles familje i perkasin.

Pra perjetesia e pushtetit te tyre nuk me thyen vetem me neverit...

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Janar 2004 03:45
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ESHI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/11/2003
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 840

Well done Ami . I agree with you.

__________________
Kujtimi eshte e vetmja parajse nga e cila nuk mund te na debojne.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Janar 2004 05:24
ESHI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ESHI Kliko këtu për të kontaktuar me ESHI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ESHI Shto ESHI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ESHI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Komunistet e rinj shkruajne ne forum

Une filloj si zakonisht nga fundi sepse e kam memorien e keqe.

Shume ne kete forum ndjekin moden ashtu sic nje popull servil ka bere gjithmone. Dikur ishin ne mode komunistet dhe o burra te beheshin komuniste. Tani jane ne mode te perndjekurit dhe o burra te behen te perndjekur. Turpi me i madh eshte te instrumentalizohen bindjet e te perndjekurve nga njerez qe perndjekjen se kane pare me sy. Ka ndodhur dhe vazhdon te ndodhe qe lloj lloj njerezish te vete-etiketohen te perndjekur. Normal qe do ndodhe keshtu derisa kultura shqiptare te kete rrenjet ne servilizmin otoman e komunist.

Po filloj pyetjet e Amit nje nga nje. Shumica me duken pa llogjike, prandaj po i spjegoj me poshte.

Citim:
Pa me thoni ju lutem ju qe me kundershtoni. Ku jane ish te perndjekurit politike dhe bijte e tyre? Cfare vendi zene ne qeveri? Cila eshte detyra me e larte shteterore qe kane patur ndonjehere?


Pse duhet te vijne ne pushtet te perndjekurit? Kush e ka kerkuar kete pervec disa aventuriereve politike qe duan te perfitojne?
Ku jane te perndjekurit qe duhet te vihen? A nuk ka vdukur shumica prej tyre? Mos valle duhet te shperndahen postet neper qeveri sipas biografise se familjes? Rrofte komunizmi #1.

Citim:
Cili nga pronaret e medhenj eshte biznesmen i pasur ku kane shkuar Toptanet, Verlacet, Vrionasit e shume e shume e shume familje te tjera te pasura. Pse nuk jane serish te pasura sic kane qene kohe me pare?

Cili ligj i kesaj bote i bena familjet e lartpermendura te pasura perjetesisht? Kush eshte ajo familje qe ka pasurine e para 50 vjeteve ne kete bote? A nuk numerohen me gishta familje te tilla neper bote?

Citim:
Ne shtetet e huaja nderkohe studjojne edhe femijet e ish-persekutueseve te tyre qe shkollohen me parate e pista te trafiqeve dhe te pislleqeve qe bejne baballaret e tyre.
Ndaj nuk ua kam zili aspak te afermve te "zengjinave te rinj" qe jetojne ne luks. Ata tere jeten do ta belbezojne me turp se ciles familje i perkasin.


Me cfare te drejte morale pergjithesohen ata qe studjojne jashte Shqiperise si femije kriminelesh??? Kush je ti qe akuzon qindra baballare se parate i bejne duke bere trafik? A nuk te vjen turp per ata baballare qe heqin buken e gojes nga vetja per ti cuar nje 100-eursh me shume femijeve? Kush i cakton baballaret kriminele? Ami?

Citim:
Besoj se askush nga ju nuk mund te me kundershtoje kur them se edhe kjo "profeci" eshte plotesuar. Nomenklatura e Larte komuniste u denua per shperdorim te detyres dhe per shperdorimin ekonomik. U denuan nga 2-3 vjet e me pas u leruan.

Mos valle sugjerimi eshte te leme drejtesine ne gjykimet e rrugeve si ne kohen e mesjetes? Si mund te behet gjyq kur nuk jane hapur dosjet? Cfare sensi ka gjyqi ndaj nomekalures komuniste i bere thjesht si hakmarrje per pronat e pamarra? A nuk eshte ky demi qe po i behet demokracise nga persona qe syte i kane te veshura me hakmarrje me shume sesa vete ata qe vuajten ate periudhe? Rrofte komunizmi #2. A nuk ke thene vete ti, Ami, se te perndjekurit nuk kane asnje ndjenje hakmarrjeje, kete e kerkojne zera jashte ambjentit te te persekutuarve? Atehere pse behesh ti pjese e ketyre zerave, te cilet i mungojne ne respekt atyre qe diktaturen e vuajten realisht ?

Citim:
Ish te perndjekurit edhe sot e kesaj dite kane pamjen e vuajtur te te perjashtuarve nga shoqeria dhe rrojne nen hijen e kujtimeve te tyre te hidhura dnerkohe qe shohin ish xhelatet e tyre dhe femijet e ketyre xhelateve qe kapardisen ne automibila dhe banesa lluksoze.

Do doja te dilnim pak ne xhiro, ne Tirane, dhe te shikojme makinat lluksoze qe kalojne. Cdo makine qe kalon do doja te dija i kujt bir krimineli eshte, dhe mbi cfare bazash akuzohet secili prej tyre.

######################

Tani mendimi im.
Eshte hedhur ideja e prones me shume te drejte dhe kete e ka thene dhe analistja. Mbeshtes teresisht kete problem pa asnje rezerve ndaj menyres si paraqitet. Sidoqofte para se te filloje fantazia paranoike do doja te kerkonit ndonje aresye, te viheshit ne postin e nje kryeministri.
Aresyeja e pare qe me vjen ne mend eshte teper llogjike, cdo qeveri ka frike te ktheje te gjitha pronat pasi nje pjese e mire e popullsise do mbetet e pakenaqur. Keta jane ish te varferit e dikurshem, ose te varferit e sotshem. Normal qe Sali Berisha nuk do e ktheje ndonjehere zonen e Bathores tek pronaret sepse humbet nje pjese te zjarrte te elektoratit. Normal qe cdo kryeminister nuk do te humbe popullaritet ne mase duke kthyer pronat tak fak si karamele. Ky eshte nje spjegim dhe, ne qofte se nuk keni ndonje kunder spjegim me te mire qe ta hidhni poshte, duhet ta pranojme se mund te jete keshtu.

Eshte folur mbi te perndjekurit.
Ku jane kjo mas e te perndjekurish qe mezi shtyn jeten ne shtetet e huaja? Kush i nxorri statistikat? Ami?
Te perndjekurit nuk e kane marre akoma fitoren e tyre morale dhe nuk do ta marrin per sa kohe te trajtohen si idiote. Qeveria ka hedhur nje projektligj qe duhet ti jepte shume para te perndjekurve. Por ka nje shtrese njerezish qe thone se jane te ekzagjeruara ato shperblime per kushtet ku jetojme. Jo me larg se ne nje teme tjeter te forumit eshte trajtuar ky shqetesim. Atehere i bie qe VIZITOR (autori i temes tjeter) te jete komunist, ashtu sic qenkan ata qe nuk jane dakort me ate projektligj.
Pastaj,
A nuk kishte kuota te caktuara ne Universitetin e Tiranes per te perndjekurit politike? A nuk linden ankesa edhe nga kjo procedure pasi studentet qe kishin mesuar gjithe jeten nuk hynin ne universitet ndersa femije te perndjekurish hynin me kuotat e tjera.
Pastaj,
A nuk eshte e vertete se letren e te perndjekurit e kane marre lloj lloj njerezish qe te perndjekur nuk ishin, vetem qe te arrini privilegje te tilla?

E pra, te gjithe bejne gabimin e zakonshem qe hedh si te verteta te pergjithshme opinionet personale si ato qe Ami ka mbushur nje mesazh plot. Te perndjekurit jane lloj lloj, ka dhe nga ata qe mbeten keq, ka dhe nga ata qe jetojne nper vende te huaja si pasha. Ne fund te fundit detyra e shtetit nuk eshte te kujdeset si manaxhohen privilegjet qe i jep.
Pastaj,
Kuptohet qe te perndjekurit do jene ne hije kur diellin e zene lloj lloj njerezish. Fitorja e tyre eshte thjesht morale dhe duhet te behet me histori te sakta, qe te kuptojme idealin qe kishte secili. Nuk eshte e pranueshme qe te bejme heronj lloj lloj te burgosurish qe kishte ne kohen e monizmit vetem e vetem meqe kane qene ne burg. Respekti ndaj idealit te atyre qe u persekutuan fillon me trajtimin e ceshtjes se tyre me dinjitet, jo si teme propagandistike kunder komunisteve imagjinare qe po na qeverisin sot.

Si perfundim,
Kam degjuar mendime paranoike te llojeve te ndryshme keto vite. Vazhdoj akoma te degjoj, si ne kete teme, ashtu dhe ne tema te tjera. Ka nga ata qe Mjaft-in e shikojne si dore e ndonje agjenture te huaj. Ka nga ata qe thone se Nano eshte agjent grek, apo Berisha eshte agjent serb.
PARANOIA po behet mode mesa duket. Ajo qe eshte me e keqja qendron ne frymen revolucionare per te hedhur "manipulatoret", per te konfiskuar parate e biznesmeneve te shumte, apo per tu dhene te perndjekurve para qe nuk ekzistojne ne kasat e shtetit te varfer shqiptar. E gjithe kjo me ngjan me nje gje te vetme: me ardhjen ne pushtet te komunisteve, te cilet konfiskuan te ardhurat e biznesmeneve te momentit, persekutuan ke ti donte qejfi pa minimumin e parimeve te drejtesise, teorizuan gjithe jeten revolucionin qe lufton klasen e pasur.

Per mua ky vizion eshte shkaterrim i metejshem i shtetit dhe institucioneve shqiptare. Edhe pse nuk thuhet qarte rrugezgjidhja mbetet nje grusht shteti stil komunist. Grusht shteti i cili do dhunonte sovranitetin dhe bazat e shoqerise delikate post-diktatoriale. Do te dhunonte te drejtat themelore te njeriut, ate te prones dhe te gjyqit me fakte.

E meqe jam ketu po jap mendimin tim mbi thenien e lexuar me lart se ish sigurimsat nuk duhet te marrin pjese ne politike per 10-20 vjet. Kjo ide mund te jete e mire po nuk e kuptoj cfare sensi ka. Trajtimi i ish sigurimsave ne te njejten menyre qe Enveri trajtoi ish tregtaret eshte vazhdim i politikes enveriste, asgje me shume. Meqe disa kuptojne gjuhen e imitimit (gjuha e majmunit qe ndjekim prej kohesh si shtet duke imituar te tjeret) po ju them se Vladimir Putin ka qene kryetari i sigurimit te shtetit. Sot eshte kryeminsiter i Rusise. Mos valle po qeverisen dhe ruset nga byroja e vjeter politike?

Ehhhhhh, eshte shume e vertete ajo shprehja: "Vrasja e babait ben qe autoritetin dhe egersine e ti ta interiorizosh". Deshironim nje demokraci ku secili te ishte i lire, ku qeveria te ishte hapur per te gjithe, ku te ndiheshim te barabarte para drejtesise e para mundesive ekonomike. Sot, qe me ne fund kemi ne dore te respektojme njerezit per ate qe jane, dhe jo per ate qe tregohen, rizgjohen vlerat e brumit komunist dhe cohen para nga ata qe komunizmin e urrejne me shume. Nje shembull ishte Sali Berisha ne vitin 92-94 kur lehtesoi aparatin shteteror duke hequr nga puna ata qe ishin me partine socialiste. Shembull tjeter eshte trajtimi i Ami-t me lart (pa ofendim Ami, eshte kritike).
Ashtu sic tha dikush tjeter, mua me pelqen evoluzioni dhe jo revolucioni. Nga revoluzionet kane perfituar gjithmone aventuriere, per te mos llogaritur shkeljet e te drejtave te njeriut. Une kam rrojtur 13 vjet te kesaj demokracie (6 ne Shqiperi) dhe nuk kam ndermend te shkaterroj besimin e njerezve se dicka po ndertohet. Nuk kam aspak qejf te shikoj si sulmohen ne menyre banale te gjitha shtresat e politikes dhe biznesit shqiptar. Secili duhet te kete minimumin e etikes kur konsideron politiken nje falsitet, ekonomine nje mashtrim dhe neve buratine. Nese une jam buratin apo jo kete e vendos une qe cke me te. Ato 4 emra qe jane permendur me lart nga Ami kane patur te kaluar komuniste, por kjo nuk i ben kriminele dhe as hajdute. Paranoia e Ramiz Alise dhe nomeklatures qe po na udheheq eshte me e madhja qe kam degjuar ndonjehere. Koincidenca mund te kete mes atyre qe ishin komuniste dhe u bene biznesmene, por kjo nuk konfirmon idene e Matrix-it Komunist. Ne fund te fundit djemte e komunisteve ishin me shkolle dhe dinin te leviznin me mire sesa djem te persekutuarish, te cileve shkolla nuk ju doli. Mos valle duhet ti sekuestrojme firmat atyre me prejardhje komuniste, qe tja kalojme bijve te te persekutuarve? Cila eshte llogjika demokratike ketu pervec deshires per vjedhje te atij qe ka me shume?

Demokracia nuk eshte ana tjeter e komunizmit, por nje menyre jetese qe me komunizmin dhe veprimet komuniste nuk ka te beje asgje. Cdo ndotje e sistemit demokratik me veprime komuniste eshte tregues se komunizmi ka rene si teori, por vazhdon te rroje ne mendjet e brumosura ne menyre komuniste .

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Janar 2004 06:15
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Mua me duket Fajtori se ke nderruar kahet e drejtimit komunist!

Une nuk kerkoj asnjefare shpagimi e aq me pak hakmarrjeje. Thjeshte poo komentoja frazat e artikullit te Ramiz Alise.

Faktet qe une paraqita i faktova ne ditet e sotme duke i ilustruar me fakte dhe emra konkrete. Medimet e tua ti fajtori i ke hedhur ne ere dhe pa asnje baze llogjike apo ilustrative.

Studentet qe studjojne jashte une nuk i permblodha ne nje kllape te perbashket. Paraqita dy ekstremet ne baze te "profecise" se Ramiz Alise. Pra femijet e te perndjekurve qe do u jepnin nje pashaporte per ti hequr qafe dhe femijet e "privilegjuar" qe studjojne ne Universitetet me te mira te botes.

Diskutimet e mia i jane drejtuar vetem dy ekstremeve dhe nuk kam perfshire aspak masen e popullit qe qendron ne mes tyre.

Vijme tek postet qe kane zene ne shoqeri ish te Perndjekurit politike. Je i informuar gabim Fajtori kur thua se shumica kane vdekur. Sado qe te kene vdekur perseri kane mbetur shume figura qe kane dhene e mund te japin shume per Shqiperine. Mund te permend ketu thjeshte nje shembull konkret Visar Zhiti. Nje prej shkrimtareve me te suksesshem shqiptare i cili ka marre 6 çmime nderkombetare ndersa ne Shqiperi eshte i papune.

Ideja qe duhet te ngulisni ne koke eshte se ne krye te shtetit e Biznesit kemi akoma klasen e vjeter te cilat kane krijuar DINASTI TRASHEGUESE dhe jo vetem qe nuk i kane lene hapesire ish te Perndjekurve por as pjeses tjeter te popullit.

Ti fajtori thua se bijte e ish-bllokmeneve ishin te zgjuar dhe kane bere parate me zgjuarsi. Une sfidoj gjithkend qe te vertetetoje parate e vena me ndershmeri. Nuk ka studim qe mund te justifikoje investimet e sukseshme te biznesmeneve te medhej. Me pune ato para nuk vendosen, as me emigracion. Mund te arrihen ose me nje rezerve te pregatitur me pare, ose me krim, droge, prostitucion, kontrabande, korrupsion dhe mjete te tjera joligjore. Burimi i parave te biznesit jane vetem keto te mesipermet me ndonje perjashtim te vogel sepse ne asnje menyre tjeter te ndershme nuk ekziston mundesia ne Shqiperi per te bere milionat pale pale.

Ti fajtori thua se askush nuk mund te marre persiper zgjidhjen e Prones sepse do te humbte votat. Ti harron se PRONA eshte e shenjte. Hap cdo lloj libri te juridikut dhe shihe se sa te drejte ka shteti qe te luaje me pronen private. Shteti ka bere shume padrejtesi ne ndarjen e prones ka krijuar dy klasa pronaresh pronaret e vjeter dhe ata te rinj dhe nga keto konflikte jane vrare me teper njerez sesa ne periudhen e '97-tes.
Eshte cudi se si akoma partite politike punojne akoma per ceshtjet e prones nderkohe qe gjerat jane kaq te thjeshta sa i ben ti Fajtori. Por ligjet e botes nuk thone keshtu. Zgjidhja e problemit te Prones eshte celesi kryesor i investimeve te huaja dhe i hyrjes ne B.E.
Kongresmenet shqiptare e dine qe ky eshte nje problem qe duhet zgjidhur edhe pse atyre nuk u pelqen. Por ligji internacional nuk lejon interpretime apo padrejtesira.

Fajtori thote se ne asnje vend te botes nuk u kthehet pasuria atyre qe e zoterojne ate dhe qe u eshte rrembyer me te padrejte. Me akuzon mua per komunist nderkohe qe eshte gjeja me minimale te kthesh mallin e vjedhur aty ku e ke marre. Familjet e pasura une i permenda si mesherimi i padrejtesise. Sipas llogjikes se Prones me drejtesi duhet te ishin po ato familje qe te kishin ne dore pasurine dhe jo shtetaret. Pervetesimi i pasurimit nga ana e shtetareve permben shkeljen me evidente te te drejtave te njeriut.
Ti fajtori harron se atyre familjeve u jane marre me perdhune jo vetem pasuri te patundshme por edhe pasuri e luajtshme qe nuk mund te rimerret mbrapsht. U jane marre tonelata me florinj dhe tani iu dashka mohuar edhe pasuria e faktuar me firma e vula. Keto qe thua ti jane shprehjet me te theksuara te komunizmit, te pervehtesosh pronen e tjetrit.

Nuk mund te kete barazi sociale ne kushtet e sotme nese nuk behet shpagimi moral dhe ekonomik. Sepse nese vazhdon keshtu kemi akoma nje padrejtesi ne kurriz te atyre qe paten 50 vjet mbi shpatulla vuajtje, vrasje, krime, perdhunime, poshterime.

Ne krye te partive politike jane ata te Dinastise Komuniste qe ti permend terthorazi, duke harruar qe kane mbi 90% te karirgeve te parlamentit. Dakort, ky eshte vendimi i popullit. Por ama mos kundershto platformen e sundimit komunist qe e ka instaluar qe ne fillim virusin e tij ne demokracine shqiptare.

Fajtori!
Per mua eshte ofendimi me i madh te me quash Komunist sepse as kam qene dhe as do te jem ndonjehere. Nuk kam patur asnje lidhje miqesore apo farefisnore me "ata". Kjo me ben ta mbaj koken larte dhe ta kem faqen e bardhe karshi ndergjegjes sime. E kam te qarte qe nuk do te ndryshoje gje ndonjehere dhe perhere do te jemi ne kushtet ku jemi tani. Te privilegjuarit jane ata te perhershimit, ata qe fallsifikojne historine dhe qe derrmojne sistematikisht popullin shqiptar qe niset me gomene drejt vetevrasjes. Por sic e permenda me larte, u kundervihem jo me luften por me neverine time.

E fundit fare Fajtori une nuk ndjek asnje mode sepse nuk mund te shkel mbi gjakun dhe vuajtjet e te pareve te mij. komunist nuk kam qene dhe nuk do te behem kurre. Moden e te perndjekurit e kam ndjekur qe ne kohen e diktatures. Dhe sa per dijeni nuk jam aspak anetar i asaj shoqate as une dhe as fisi im i persekutuar. Pikerisht sepse jo te gjithe Fajtori, rendin pas perfitimeve dhe shkelin cdo gje.

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Janar 2004 15:31
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:54 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Partite dhe Elita Politike > Demokracine ne Shqiperi nuk e solli Berisha.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.