Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Levizje shoqerore > Levizja Mjaft > Mjafti dhe levizjet e pa perfunduara.
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

pa dashur te komentoj ..........

mendoj qe jashte shtetit secili prezanton vendin e tij.... dhe ajo qe kam mundur te bej une dhe shume e shume studente te tjere eshte te tregoj anen tjeter te shqiperise... qe nuk jemi kafshe, qe nuk jemi kriminela... qe nuk jemi trafikante... por jemi shume te zgjuar dhe kudo dalim shkelqyeshem me mesime dhe jemi nder studentet me te mire te fakulteteve ku studjojme.... qe kemi shume tradita te bukura dhe qe kemi per cfare te jemi krenare per vendin tone... etj etj etj.... prandaj do ishte mire mos kaloje ne vleresime qe nuk ben mire t'i besh....

pyetja ime ishte shume konkrete dhe i drejtohej mjaftit lidhur me lobizmin....
deri tani pervec shikimit nga lart poshte ( ne dime versus juve vetem derdellisni ) nuk kam mare asnje pergjigje per pyetjet qe i kam bere mjaftit ketu te pakten...
as un as shume veta

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Janar 2004 20:06
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

UNE NUK E KUPTOJ SE CFARE PERFUNDIMI PRISNI JU NGA NJE OJQ APO LEVIZJE E TILLE SEPSE ATO NUK KANE QELLIM PERFUNDIMET DHE AS NUK KANE OBJEKTIVA.

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Janar 2004 17:35
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të botaed Kliko këtu për të kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: botaed Shto botaed në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto botaed në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BP
Anetar i ri

Regjistruar: 15/11/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 6

Cfarë është Lëvizja Mjaft!

Cfarë është Lëvizja Mjaft!

Nga Besjan Pesha

Kohët e fundit ka filluar të aludohet shumë mbi Lëvizjen Mjaft qoftë nga opinioni publik, media elektronike dhe e shkruar apo nga intelektualë që përpiqen të zbulojnë të fshehtat e kësaj Lëvizjeje me anën e teorive të ndryshme të konspiracionit.
Duket shumë qartë se ka konfuzion midis asaj që lëvizja është në vetvete dhe asaj që disa pretendojne të jetë apo të bëhet. Ky konfuzion i ka rrënjët e veta në historinë e këtyre 13 viteve politikë shqiptare, politikë e cila nuk ka bërë gjë tjetër vecse ka kthyer vlera qytetare me kokposhtë dhe ka prurë në vend të tyre antivlerat që bien ndesh me qytetarinë dhe me kombin.
Lëvizja Mjaft lindi si një nevojë e pashmangshme për qytetari në një vend ku përvoja të ngjashme kanë qenë të dobëta, nuk kanë patur qëndrueshmëri apo kanë lindur dhe janë përdorur si nevojë e politikës për të manipuluar, pseudoidentifikuar shoqërine civile dhe opinionin e saj.
Qysh prej fillimeve të Mjaft e deri në ditët e sotme është vënë re se njerëz të cilët nuk kanë protestuar ndonjëherë, qytetarë të cilët janë shquar për militantizmin partiak dhe bindjen civile, kanë filluar të rehabilitojnë sensin e protestës e të shfaqin më në fund shenja të mosbindjes civile.
Shpesh njerëz të ndryshëm i drejtohen me termat “dështim” apo “pësim ” Lëvizja nuk është nje dicka që pëson, lëvizja është dicka që vazhdon, si rrjedhojë asnjëherë lëvizja mjaft nuk dështon, këto terma i përkasin programeve politike dhe një qeverisjeje konkrete. Lëvizja nuk ka një program të bazuar mbi objektiva të matshëm materialisht, ajo që lëvizja synon jane ngritja e vlerave të reja të qytetarisë dhe si rrjedhojë e ketyre lëvizja asnjëherë nuk mund të dështojë për sa kohë që vlerat mbarten dhe përcillen.
Lëvizja bazohet në parime themelore dhe në plane afatgjata strategjike dhe të bazuara në to janë edhe aksionet që ajo ndërmer. Partitë politike bëjne programe (liberalizimi i tregut) dhe kanë sukses ose dështojnë. Lëvizja zbaton parime e ngre vlera dhe për sa kohë është brenda tyre asnjëherë nuk është e dështuar.
Ajo që ne bëjmë është ekskluzive për shqiptaret dhe lëvizja në vetvete mbart një nacionalizëm të butë, nacionalizëm i cili i ridetyron shqiptarët të përmendin fjalët patriot, atdhe etj me krenari. Është ndër të paktat Lëvizje që i ka dhënë një imazh të mirë Shqipërisë në mediat ndërkombëtare.
Lëvizja nuk ka një afat kohor brenda të cilit duhet të përmbushet apo finalizohet sepse, nuk ka qëllime materiale që ezaurohen dhe vlerat e saj i rezistojne kohes dhe janë në harmoni me sistemin që vendi aspiron. Një sistem nuk mund të jetë kurrë demokratik për sa kohë që qytetarët nuk bëhen pjesë e vendimarrjes, edhe pas procesit të votimit. Mospjesmarrja qytetare do të sjellë gjithnjë vendime arbitrare dhe mungesë përgjegjësie. Në kuadër të kësaj Lëvizja do të vazhdojë të lëvizi jo vetëm vertikalisht por edhe horizontalisht duke mos artikuluar vetëm nevojat kombëtare të qytetarisë por edhe ato lokale.
Lëvizja është e qytetarëve dhe jo e një grupi njerëzish prandaj si e tillë duhet të mbetet. Ajo që ne, stafi i Lëvizjes, bëjmë është thjesht një shërbim ndaj qytetarisë, Qwllimi jonw wshtw ti shërbejmë sa më mirë bashkëqytetarëve të vet. Ajo që është thelbësore është fakti se shërbimi jonw është i ndershëm dhe nuk bazohet në përfitime materiale por në përfitime morale.
Nuk është qëllimi i Lëvizjes të rrëzojë qeveri e ministra. Kur kjo ndodh qëllimi i vërtetë është tu tregojë qytetarëve shqiptarë se qytetaria aktive është celësi i zgjidhjes së problemeve shqiptare dhe se sovrani i vërtetë është populli. Edhe në rastet kur funksionarët nuk reagojnë ndaj protestave qytetare lëvizja është e suksesshme sepse tregon qartë dhe nxjerr në pah se sa e pandjeshme është qeverisja ndaj kërkesave të qytetarëve të vet. Nqs nuk do të kishte reagim qytetar kjo pandjeshmëri nuk do të vihej kurrë në dukje.
Mjaft do të thotë qytetari dhe ata që thonë Mjaft tregojnë se janë të përkushtuar ndaj vetvetes dhe një Shqipërie ndryshe.

__________________
"Nese deshiron qe te arrish dicka, beso qe do te arrish shume"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Janar 2004 20:55
BP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BP Kliko këtu për të kontaktuar me BP (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të BP't! Kërko mesazhe të tjera nga: BP Shto BP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Kone
S E A R C H I N G !!!

Regjistruar: 12/11/2003
Vendbanimi: Ylli i pare djathtas, pastaj drejte deri ne mengjes...
Mesazhe: 25

Citim:
Po citoj ato që tha botaed
UNE NUK E KUPTOJ SE CFARE PERFUNDIMI PRISNI JU NGA NJE OJQ APO LEVIZJE E TILLE SEPSE ATO NUK KANE QELLIM PERFUNDIMET .


Po citoj BOTAED

NJE OJQ APO LEVIZJE E TILLE SEPSE ATO NUK KANE QELLIM PERFUNDIMET.

vetem per kete arsye
me mire se kaq nuk besoj se mund te pershkruhet ajo qe ka bere mjafti apo kushdo tjeter
ne vetem mund te ngreme zerin dhe te shpresojme qe gjerat do te ndryshojne dale ngadale me ane te kembenguljes tone....

__________________
Në betejën mes valës dhe shkëmbit fiton gjithmonë vala, jo në sajë të forcës së saj por falë këmbënguljes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Janar 2004 23:17
Kone nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Kone Kliko këtu për të kontaktuar me Kone (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Kone Shto Kone në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Kone në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Me pelqen kjo ide e Mjaft-it si levizje qytetare

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Janar 2004 06:31
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Kone
S E A R C H I N G !!!

Regjistruar: 12/11/2003
Vendbanimi: Ylli i pare djathtas, pastaj drejte deri ne mengjes...
Mesazhe: 25

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Me pelqen kjo ide e Mjaft-it si levizje qytetare


Mjaft-i eshte nje levizje qytetare....

__________________
Në betejën mes valës dhe shkëmbit fiton gjithmonë vala, jo në sajë të forcës së saj por falë këmbënguljes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Janar 2004 14:19
Kone nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Kone Kliko këtu për të kontaktuar me Kone (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Kone Shto Kone në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Kone në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Mqs shume prej nesh jetojne jashte e ‘’syte i kena pak ma te hapun’’ se ata qe ndodhen ne Shqiperi, do te ishte ma e frytshme me i dhane ide te reja OJQ-Mjaft mbi menyra e metodat qe perdoren jashte shteti nga organizatat e ndryshme OJQ ne menyre qe ajo ta kryje misionin e vet sa ma mire.
Mu personalisht me vjen shume qudi qe merrena me MJAFT dhe nuk e ‘’lame te punoje’’e te kryje misionin qe i ka vu vetes apo bajme ate qe s’mundena me i ra gomarit dhe i bime samarit
Shqiperia ne kete ka vetem nji problem madhor e ai asht JO-qeverisja qe po i bahet keto 7 vjetet e fundit se kjo qe po ban PS e Fatos Nano cdo gja mund te quhet por jo qeverisje. Mos kujtoni se dal ne mbrojte te qeverise se PD pse edhe ajo nuk ka shkelqy edhe ka lane shume per te deshiru.
Ne kete moment qe po flasim ne janar te 2004 ne qeveri ndollet Fatos Nano e jo OJQ-MJAFT prandaj te mos diskutohet me per Mjaft mqs s’eshte ajo qe ban poltiken shqiptare nuk eshte ajo qe administron financat, s’eshte ajo qe len popullaten pa drita pa uje qe ngre cmimet e telefonave e te bukes s’eshte ajo qe le vendin pa minister te jashtem per 6-muaj qe nderron kryetaret e policise se rretheve cdo 4 jave,ajo qe nderron segretaret e ambasadave cdo 6 muaj mqs konsiderohen te kapur e kane kriju bisnesin e tyre dhe cte them ma se nuk me kujtohen…..etj etj etj.
Jane me dhjetra rastet qe momentet ku qeveria e Nanos po te ishte me te vertete koshiente e po te ishte Fatos Nano ai ‘’politikani ma i mire’’ qe ka pase Shqiperia sic thuhet ne temat e FH,per ate qa asht tu ba duhet te jepte doreheqjen sic e jep cdo qeveri e nji vendi demokratike.
Me vjen keq qe nuk degjova nji fjale te mire nga replikusit per MJAFT e per ate qe po ban per ato qe kane mbete e jetojne ne Shqiperi,por vetem kritika e akuza. Kuptohet qe e mira s’ka fund dhe MJAFT mund te kete edhe difekte ne ate cfare ban, por nji fjale inkurajuse do te bante mire cdo njeriu.
Disa mund dhe te vazhdonje te bajne polemika e kjo nuk asht aspak gja e keqe pse eshte shume interesante se si shtjellohet tema,por jua thashe s’eshte Mjaft qe drejton vendin.
Mendoni pak sikur te gjitha ato akuza,diskutime e polemika qe keni ba e vazhdoni me ba per MJAFT ne kete e tema te tjera t’ia kishit ba Fatos Nanos e qeverise se PS, sigurisht do te kishit heke nji gure nga themel e kalase se Fatos Nanos e qeverise se PS e ai do te ishte ma pak i fuqishem te pakten moralisht e MJAFTI e mjaftet e tjera do te kishin fitu shume pike....

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Janar 2004 23:59
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nje gje nuk kuptoj. Pse ata qe jane jashte paskan syte me te hapur. Une jetoj jashte dhe s'do guxoja kurre te beja deklarata te tilla. Eshte krejt e pamundur qe ata qe jane jashte te kene syte me te hapur. Kane te vetmin mjet informimi satelitin dhe internetin, as qe e kane idene se cfare thone njerezit neper rruge.

Prandaj mund te thuhen shume gjera, mbase dhe ato qe tha tresh mbi Nanon apo politikane, por nuk mund te thuhet se ata qe jane jashte ja kane haberin me shume se cfare ndodh ne Shqiperi.
Nese do me rastiste te flisja gjekundi do lija gjithmone te fliste para meje ate qe jeton atje pikerisht per te respektuar probabilitetin se di me shume se une.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Janar 2004 08:39
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

fajtori...
une e kam pase fjalen tjera kund nga cka kuptove ti...dhe tekstualisht kam shkru:

Mqs shume prej nesh jetojne jashte e ‘’syte i kena pak ma te hapun’’ se ata qe ndodhen ne Shqiperi, do te ishte ma e frytshme me i dhane ide te reja OJQ-Mjaft mbi menyra e metodat qe perdoren jashte shteti nga organizatat e ndryshme OJQ ne menyre qe ajo ta kryje misionin e vet sa ma mire

ate syte hapun e kam fute ne thojza....plus qe e kisha fjalen me i dhane ide te reja mbi metoda te reja qe ne mund te dina e kena pa e degju nga organizata te tjera ONG ketu jashte shteti e qe mund te ndihmojne MJAFT per veprimtarine e saj si OJQ e asgja me teper....

ciao

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Modifikuar nga tresh datë 28/01/2004 ora 19:33

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Janar 2004 14:17
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Kone
S E A R C H I N G !!!

Regjistruar: 12/11/2003
Vendbanimi: Ylli i pare djathtas, pastaj drejte deri ne mengjes...
Mesazhe: 25

ore miqte e mi

Nuk arij ta konceptoj kete idene tuaj qe gjithmone punet ne Atdheun tone te dashur duhet te na i bejne te huaj ose ata qe kane pare nje cike bote me sy......

Per Tresh dhe te gjithe ata qe jane jashte .....

JU LUTEM SHIKONI, MESONI, DHE EJANI TA BEJME KETE VEND SI RILINDASIT DIKURE..............

__________________
Në betejën mes valës dhe shkëmbit fiton gjithmonë vala, jo në sajë të forcës së saj por falë këmbënguljes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Shkurt 2004 15:45
Kone nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Kone Kliko këtu për të kontaktuar me Kone (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Kone Shto Kone në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Kone në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:17 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Levizje shoqerore > Levizja Mjaft > Mjafti dhe levizjet e pa perfunduara.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.