Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Leter shkruar Vetes!
Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Citim:
Po citoj ato që tha dylan


kati je e mrekullueshme sdo dija kurr ti hell fjalet mendimet ne leter sikur ti sdo mund te shprehesha kurr ne ket menyre
cfare shpirti ke oj vajze te alluroj ca te them



Faleminderit e dashur!

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Nëntor 2010 20:22
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Dikush me tha,qe duhet te shkruaj...nje mike me shoqeroi...

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re sun_bath__by_m0thyyku.jpg
Ky file është shkarkuar 73 herë.

(Eria)

...u be nje vit qe terheq kembet zvarre ne ndjekjen e ketij rituali te permuajshem...
e ndjej rendesen e hapave ne cdo mengjes...e ndjej rrahjen e frikesuar te zemres cdo nate...kurre nuk ka zgjatur nata kaq shume sa ne netet para dates se shenuar..

(Kati)

E sa mire qe dy shpirtra poetik si ai i dy mîqve te mi e mbysnin zymtesine e nates me ngjyrat e shpirtrave te tyre. E ndonese tani jam brenda mureve te ftohte e te zbehte, kur e shpie mendjen tek njerezit e dashur, mbushem e tera me ngrohtesi dhe i gjithe ambjenti perreth merr ngjyrat e ylberit. E ndjej qe ndonese vetem, nuk jam e vetmuar, nuk ndihem e tille....E teksa oret e pritjes zvarriten ne fytyre me eshte pikturuar buzeqeshja...


(Eria)

Rituali I 14 filloi,syte e mi te fiksuar ne tavanin e bardhe,te cilit I njoh cdo gervishje...keto mure te verdha qe me njohin ...edhe llampa e bardhe mi paska ngulur syte...te vetmet gjera te ngrohta ne kete dhome jane piktura me diellin qe shkelqen per mua dhe buzeqeshja ime kur mendoj per momentet e embla qe me falin njerezit qe dua.Une vetem?Jo asnjehere,kurre sme lene vetem ata qe me duan...


(Kati)

Dhe teksa harrohem me shikimin qe deperton perdeve pak te hapura te dritares perbri, filloi te buzeqesh me vete me nje lot qe kacavirret qerpikeve. Mjeku me sheh me habi, dicka po bluan ne mendje dhe duket sikur me ben nje radiografi me syte e tij zhbirilus. - Nuk kam asgje jo- thjeshte po tres mendjen me caste te bukura, teksa njerin krah ma ka zaptuar ky "ritual" i permujshem, qe ndonese me injekton "athtesi" ne trup, perseri nuk e mund embelsine time te brendshme. Jo me kot me therrasin 'sheqerke' mua.


(Eria)

Jane pikezat e fundit qe braktisin shishen e qelqte,per tu bere pjese e imja...akrepat e ores ne mur flutrojne sot...


(Kati)

Hap e mbyll gishterinjte te mpire ne grusht. Mbaroj dhe kjo pune. Tani s'dua gje tjeter vecse te dal dhe te le eren qe po fryn perjashta te me zhveshe nga zymtesia qe te ngjitet trupit do apo s'do...


(Eria)

‎...dua te dale,por me duhet ende te pres...e ulur ne nje cep te dhomes se pritjes,duke ndjere mbi trup veshtrimin e te gjithe te pranishmeve...te gjithe bluajme ne koke kujtimet qe na mundojne...nderkohe me veshtrimin e ngrire te fiksuar ne xhamat e dritares shijoj copezat fosile te vjeshtes qe po na jep shpejt lamtumiren kete vit...edhe 30 minuta mendoj&braktis kete dere...duke uruar,qe hera tjeter qe do vije te jete fiks pas 4 javeve,te jete vetem pjese e vazhdimesise,se rutines se permuajshme...


(Eria)

Ne vend te prologut: ...hapat e hedhura ne mengjes lodhshem me pertese,jane kthyer ne drejtimin e kundert,dhe hidhen me siguri,me deshire...gjurme e lena ne asfaltin e lagur me kujtojne gjurmet qe lene ne librin e jetes sime miqte e mi...e mbushin me kaq embelsi kete dite te zymte dhe gri...fjalet e tyre dhe prania e tyre sheqerosin&ndricojne edhe diten e sotme...ora sot ka fluturuar si kurre me pare...ne kthimin tim ne piken e nisjes e ngarkuar me grimca te embla kujtimesh dhe e mbushur me buzeqeshje te dhuruara vetem per mua(une dhe egoizmi im te pandare)...me kete shije te mrekullueshme ne shpirt,duke u ndjere kaq e dashur......nje buzeqeshje e shkelqyeshme me ndrin ne fytyre....Erdha,udhetimi mbaroi..back to base ....again...


(Kati)

Pike.



Ps.Ishte dicka shume e improvizuar,ndoshta nuk jam ne te njejtin nivel me shkrimet e Katit,por mua me pelqeu shume..per me teper ne momentin kur e kemi shkruar,dhe per me teper ne veshtiresine qe kishim te dyja kur kemi shkruar...
Faleminderit Kat

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Nëntor 2010 00:58
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Aha, u bere xheloze per duetin tim me ... Shtrigule..

Te du fort!

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Nëntor 2010 01:03
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Jo mi c'xheloze,une dhe ai kemi stile te ndryshme shkrimi ....pastaj dueti u nis kushtuar mua..c'te behesha xheloze une

Shtrige je vete...Te puccciii

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Nëntor 2010 01:06
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

Re: Dikush me tha,qe duhet te shkruaj...nje mike me shoqeroi...

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
(Eria)

...u be nje vit qe terheq kembet zvarre ne ndjekjen e ketij rituali te permuajshem...
e ndjej rendesen e hapave ne cdo mengjes...e ndjej rrahjen e frikesuar te zemres cdo nate...kurre nuk ka zgjatur nata kaq shume sa ne netet para dates se shenuar..

(Kati)

E sa mire qe dy shpirtra poetik si ai i dy mîqve te mi e mbysnin zymtesine e nates me ngjyrat e shpirtrave te tyre. E ndonese tani jam brenda mureve te ftohte e te zbehte, kur e shpie mendjen tek njerezit e dashur, mbushem e tera me ngrohtesi dhe i gjithe ambjenti perreth merr ngjyrat e ylberit. E ndjej qe ndonese vetem, nuk jam e vetmuar, nuk ndihem e tille....E teksa oret e pritjes zvarriten ne fytyre me eshte pikturuar buzeqeshja...


(Eria)

Rituali I 14 filloi,syte e mi te fiksuar ne tavanin e bardhe,te cilit I njoh cdo gervishje...keto mure te verdha qe me njohin ...edhe llampa e bardhe mi paska ngulur syte...te vetmet gjera te ngrohta ne kete dhome jane piktura me diellin qe shkelqen per mua dhe buzeqeshja ime kur mendoj per momentet e embla qe me falin njerezit qe dua.Une vetem?Jo asnjehere,kurre sme lene vetem ata qe me duan...


(Kati)

Dhe teksa harrohem me shikimin qe deperton perdeve pak te hapura te dritares perbri, filloi te buzeqesh me vete me nje lot qe kacavirret qerpikeve. Mjeku me sheh me habi, dicka po bluan ne mendje dhe duket sikur me ben nje radiografi me syte e tij zhbirilus. - Nuk kam asgje jo- thjeshte po tres mendjen me caste te bukura, teksa njerin krah ma ka zaptuar ky "ritual" i permujshem, qe ndonese me injekton "athtesi" ne trup, perseri nuk e mund embelsine time te brendshme. Jo me kot me therrasin 'sheqerke' mua.


(Eria)

Jane pikezat e fundit qe braktisin shishen e qelqte,per tu bere pjese e imja...akrepat e ores ne mur flutrojne sot...


(Kati)

Hap e mbyll gishterinjte te mpire ne grusht. Mbaroj dhe kjo pune. Tani s'dua gje tjeter vecse te dal dhe te le eren qe po fryn perjashta te me zhveshe nga zymtesia qe te ngjitet trupit do apo s'do...


(Eria)

‎...dua te dale,por me duhet ende te pres...e ulur ne nje cep te dhomes se pritjes,duke ndjere mbi trup veshtrimin e te gjithe te pranishmeve...te gjithe bluajme ne koke kujtimet qe na mundojne...nderkohe me veshtrimin e ngrire te fiksuar ne xhamat e dritares shijoj copezat fosile te vjeshtes qe po na jep shpejt lamtumiren kete vit...edhe 30 minuta mendoj&braktis kete dere...duke uruar,qe hera tjeter qe do vije te jete fiks pas 4 javeve,te jete vetem pjese e vazhdimesise,se rutines se permuajshme...


(Eria)

Ne vend te prologut: ...hapat e hedhura ne mengjes lodhshem me pertese,jane kthyer ne drejtimin e kundert,dhe hidhen me siguri,me deshire...gjurme e lena ne asfaltin e lagur me kujtojne gjurmet qe lene ne librin e jetes sime miqte e mi...e mbushin me kaq embelsi kete dite te zymte dhe gri...fjalet e tyre dhe prania e tyre sheqerosin&ndricojne edhe diten e sotme...ora sot ka fluturuar si kurre me pare...ne kthimin tim ne piken e nisjes e ngarkuar me grimca te embla kujtimesh dhe e mbushur me buzeqeshje te dhuruara vetem per mua(une dhe egoizmi im te pandare)...me kete shije te mrekullueshme ne shpirt,duke u ndjere kaq e dashur......nje buzeqeshje e shkelqyeshme me ndrin ne fytyre....Erdha,udhetimi mbaroi..back to base ....again...


(Kati)

Pike.



Ps.Ishte dicka shume e improvizuar,ndoshta nuk jam ne te njejtin nivel me shkrimet e Katit,por mua me pelqeu shume..per me teper ne momentin kur e kemi shkruar,dhe per me teper ne veshtiresine qe kishim te dyja kur kemi shkruar...
Faleminderit Kat



wowwwwwwww wowwwwwwwwwwwww wowwwwwwwwwww u dashurova me ju po ma merr kush per keq po ne shkrimet tuaja ska dyshim qe po bravo

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Nëntor 2010 18:15
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Re: Re: Dikush me tha,qe duhet te shkruaj...nje mike me shoqeroi...

Citim:
Po citoj ato që tha dylan


wowwwwwwww wowwwwwwwwwwwww wowwwwwwwwwww u dashurova me ju po ma merr kush per keq po ne shkrimet tuaja ska dyshim qe po bravo




Hahahahaha faleminderit,mua me ben qejfin...se Katin e kemi profesioniste ne kete fushe

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Nëntor 2010 23:54
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Balerina
Rose of Silence

Regjistruar: 31/08/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 1525

i them vetes qe nuk ka me bukuri ne jete tashme, u rrita. Turma zhgenjimesh vertetuan teoremen e jo-deshiruar: nuk ka me naivitet e pafajsi.

Nuk eshte me kohe e pershtatshme per perralla me mbret.
Leri endrrat rehat, si hiri i te kaluares qe jane.
Pergatitu per gjembat e ferrave - lendina me lule u vyshk, u tha, arome nuk kundermon me dhe magji idealesh s'ka...
E verteta eshte e perkohshme dhe nje iluzion.
Shprese? Perzemersi? Besnikeri? E ke mendokan te genjejne dhe njehere keta?
Mahnitjet foshnjore me bukurine e shpirtit te njerezve ishin thjeshte pasqyra qe reflektonin deshirat e tua per nje bote me te bukur.
Pasqyrat u thyen dhe duart u cane nga mprehtesia e tehut te copezave te tyre. E kush ngeli pas per te te lepire plaget pervec teje?

***
Ne kafene, nje te qeshur zhurmuese e te parregullt degjoj. Si ish-idealiste e kthyer ne cinike, ngrej koken te shoh me vetullat e ngrysura qe leximi i problemeve te botes kaq paturpshem u nderpre. Me syte gri te turbulluar - ka shume kohe qe shiu i pafalshem dhe mjegulla kane zene strehi ne iriset blu - hetoj te pranishmit per te identifikuar te qeshuren e parregullt.
Nje cast i vetem, nje person i huaj qe nuk ishte koshient se sa impakt kishte parregullsia e qeshjes se tij, riktheu blune ne syte e mi, qe me kishte munguar per kaq shume kohe. Me duart e cara nga ftohtesia e stines, po perpiqej te falenderonte dike ne menyren me njerezore qe kisha pare ndonjehere: me ndjenje, jo me llafe. Qeshte ne menyre imperfekte edhe pse nuk mund te degjonte tingujt qetesues te muzikes, renkimet e zogjve, freskine e shiut, te qaren e pare te nje femije, apo qeshjet dhe psheretimat e vetvetes. Ne ate milisekond njerezimi te paster nuk ndjeva me te cara, gjemba, dhe nuk ishte me gri ne syte e mi. Mu kujtua qe jo cdo gje e bukur eshte nje iluzion, sepse ne ate moment isha deshmitare e dickaje vogelsisht te mahnitshme.


Po, e qeshura e nje te shurdheri me kujtoi te shoh bukurine e shpirtit te njerezve.

__________________
Bukë, kripë e zemër të mirë.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Dhjetor 2010 02:10
Balerina nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Balerina Kliko këtu për të kontaktuar me Balerina (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Balerina Shto Balerina në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Balerina në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Kat, mos u bej shitmence shkodrane. Eria ka stil te bukur, Oj

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Dhjetor 2010 05:02
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Kat, mos u bej shitmence shkodrane. Eria ka stil te bukur, Oj


Ja thuaji thuaji :ppp
Faleminderit,te thuash ti stil i bukur..wow

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Dhjetor 2010 15:32
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha Eria


Ja thuaji thuaji :ppp
Faleminderit,te thuash ti stil i bukur..wow



Ti mos i lexo keto se te rritet mendja.

 E kisha per Katin

O kat qa dmth: "Te pres o mendim i pushte, o yll i qiellit tim, te pres! "

I pushte demek me push? Mendim i pushte, se po me duket si mendim pushtash, pranej.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Dhjetor 2010 17:57
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:44 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Leter shkruar Vetes!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.