Sy_jeshilja
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 14/01/2003
Vendbanimi: God is LOVE
Mesazhe: 393
|
Hello Amor 
Bashkohem dhe une me mendimin tend, jane gjera te vogla, shume domethenese qe ngelen ne mendje, edhe ajo ideja e librit nuk eshte gje e keqe, po ndonjehere gjerat e thjeshta dhe te momentit, te lene me shume mbresa .
Mqs jemi te kjo teme , doja te thoja cfare ka bere i dashuri im .
Kishim rreth 8 muaj qe ishim njohur dhe ishte marre vesh nga te dyja familjet lidhja jone .Familja ime nuk donte pasi ne ate kohe isha shume e vogel, 15 vjece, dhe sic e dime nuk eshte nje moshe qe mund te vendosesh per njeriun e duhur te jetes tende, kurse familja e tij, respektonte deshiren e djalit, pavaresisht se ndejti paksa pasive ne kete aspekt.Pra me pak fjale, ate dite bera nje sherr te madh ne shtepi, ku as mami as babi nuk ishin dakort per kete bashkim, dhe une si kokekrisur ika nga shpia . Dolem gjithe mbasditen me te dashurin, shkuam nga buza e detit , i rrame vlores rreth e qark , derisa u err dhe ishte koha qe une duhet te kthehesha patjeter ne shpi , po si te kthehesha une, pas asaj qe bera .Gjithe frike i afrohem shtepise , dhe shikoj qe te gjithe ishin alarmuar ,babi kishte dale te lulishtja e pallatit qe shikon nga rruga, mami ne ballkon, gjyshja me shamine e bardhe ne koke, duke bere me kembe e me duar sapo i thane qe cupa e solli koken, dy kushurinjte e mi (qe i kisha grup ), po prisnin te trotuari .Ky ndaloi makinen dhe ata u afruan duke me thene :hajde shpejt se eshte bere nami , dhe une tere frike zbres nga makina , dhe me hap te ndrojtur i afrohem babit .Ai nuk me tha asnje fjale, vetem me hodhi nje shikim qe me vrau me shume sesa nje e qelluar ne faqe te cilen do ta prisja me gezim te madh .
Edhe, qe ti bie shkurt, ngjitem lart nderkohe qe i dashuri rrinte me merak dhe na ndiqte me sy se cfare do te ndodhte .
shkoj lart e pergatitur per furtunen qe me prsite ne shpi, po cuditerisht asnje nuk me foli pervec gjyshes, e cila me shqipen e saj te trazuar me nje greqishte te cale, me qortonte qe ku kisha qene deri ne ate ore te nates .
Pas nje ore u duk sikur u qetsuan gjakrat, te gjithe rane te flinin, po mua sme zinte gjumi, dal ne ballkon dhe cte shikoj,I dashuri kishte marre nje carcaf, telefonin e shpise, dhe ishte shtrire te lulishtja poshte ballkonit .Une spo u besoja syve, ato dritat e zbehta te neonit nuk me benin ta shquaja mire ate qe po shikoja, dhe marr telefonin dhe i flas, ky me thote, do fle ketu poshte sonte, qe te sigurohem qe sdo te ndodhi asgje, dhe une me naivitet prej femije i them , uaaa jo, jo se mos te ha ndonje gje ne bar ,
Dhe nje fakt tjeter qe sme harrohet ishte qe aty ne lulishte po kullosnin nja tre kuaj te bukur, edhe i dashuri im perfundimisht e gdhiu ne lulishte se bashku me kuajt e lagjes .
Kjo ngjarje me ka ngelur ne mendje, dhe sa here e kujtoj qesh po dhe me vjen per te qare qe u shkaktova aq shume shqetsime atyre te shpise 
me falni qe u zgjata shume, shpresoj mos tju lodhen syckat kur ta lexoni
Sycka e merzitur 
__________________
Rumor is the only thing that gets thicker as you spread it.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|