Mendimtari
Pronar Restorat-Picerie

Regjistruar: 13/01/2003
Vendbanimi: Durres dhe Bolonja
Mesazhe: 40
|
A mund te kete dashuria force ne distance?!!!
Kete pyetje e kam lexuar shpesh ne kete forum, dhe a e dini:me te fejuaren ime (nje goce e thjeshte shpirterisht dhe shume e arritur shoqerisht) une jam njohur ne chatin #shqiperia!!! Rastesisht, ndersa po beja programin radio, dhe prisja qe kompjuteri te me bente punen qe i ngarkova, hyra ne chat, e se si me shkoi dora tek ajo vajze, nuk e di, mbase e desh fati dhe Zoti! Ishte 19 shtatori qe shkoi, pra edhe 4 dite, ne bejme plot 9-te muaj qe u njohem! Ne na ngjiti menjehere muhabeti, ajo eshte tipi i njeriut te pasur perbrenda qe une kerkoja, dhe nuk vonuam ti shprehnin njeri-tjetrit dashuri, edhe pse ne distance dhe qe shikoheshim vetem me web kamera(ne praktikojme shume videokonferencen nepermjet netmeeting)! Ne ishim serioze ne lidhjen tone, andaj dhe ndjenjat tona, ia beme te qarta familjeve, te cilat u lidhen, dhe fati desh qe une te kisha dajen tim komshi me familjen e se fejuares time, dhe ajo te kishte tezen dhe femijet e saj, te tere familjare, komshi me mua! Pas bisedave video-telefonike te familjeve, filluan dhe vizitat e familjareve tane, te cilet si ana ime, si ana e saj shprehen kenaqje per se si eshte njeri dhe tjetra! Ne mund te lidheshim e dashuroheshim pa i thene gje familjeve, une punoj, e fejuara punon (eshte managjere ne nje Burger King) dhe i kemi mundesite edhe financiare te benim si te donim, por jemi shqipetar, me zakone, me tradita, e si une dhe si e fejuara ia kerkuam njeri-tjetrit, dhe fjala e besa u dha si nga nga ne, ashtu dhe nga prinderit tane! Perse eshte mire nje gje e tille?!! Sepse dashuria, jetohet, ajo eshte e veshtire te jetoje per nje kohe te gjate ne joreale, andaj eshte e pashmangeshme te kesh edhe merzitje, nerva, zenie etj! Por, ne mesin tone, hynin edhe familjaret, te cilet kane ditur te na paqezonin me urtesi, e te na jepnin force derisa te vinte dita qe ne te bashkohemi! Dhe une dhe e fejuara jemi vetem 15 dite larg, pasi ne fillim te korrikut, si ajo (USA) dhe une(Itali) do te takohemi ne Shqiperi, dhe kemi bere gati pergatitjet per te bere nje fejese, qe me shume i ngjan nje dasme, ku do marrin pjese tere familjaret tane, e shamite e panumerta do te digjen nen tingujt e muzikes popullore! Pra, dashuria ne distance e mungese, egziston, por jane ca rrethana dytesore, qe duken jo shume komode ne fillim, por qe ne te ardhmen jane vendimtare, ne kalimin e ndonje krize, qe distanca e mungesa sjell! Vendin e pare per nga rendesia e ze ndjenja e dashurise qe njeriu ka ne zemer, serioziteti me te cilen ai e ushqen ate ndjenje, perkushtimi qe ai i ben asaj ndjenje, durimi qe duhet te tregoje ndaj situatave te renda si zeniet, nervat, keqekuptimet(te cilat ndodhin shume shpesh ne telefon apo internet per faj te keqkuptimit te muhabetit qe behet)etj! Pastaj, dytesore jane edhe prania me vend e familjareve, te cilet duhet te veprojne ne hije dhe me takt ne mbylljen e zenkave, mundesite financiare(ne per keto muaj, kemi shpenzuar vetem telefon rreth 5000 $)per te perballuar mungesen(telefonata, internet, video kamer etj)! Pra, dashuria egziston ne distance, por varet shume nga ne se sa force e mundesi i japim per egzistence!
Xhina, zemra ime, te dua shume, perhere e me shume, e se shpejti se bashku e perjete!
__________________
Jeta, si nje lum i madh, ecen perpara, e fshin nga memoria jote momente qe duhet te harrohen, e nderkohe ti ndryshon, piqesh e perparon!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|