Mendimtari
Pronar Restorat-Picerie

Regjistruar: 13/01/2003
Vendbanimi: Durres dhe Bolonja
Mesazhe: 40
|
Per mjelmen
Mjelma! Kjo lloj teme, eshte e pafundme, siç jane edhe mendjet tona, dhe eshte gabim t'i thuash tjetrit gabim, pasi secili nga ne, ka nje jete te tijen, e cila krijohet ne kushte te ndryshme, andaj dhe dashuria, si nje egzistence jo materiale, varet nga keto kushte, e ne fund eshte e ndryshme per secilin!
Une po qesh pak tani, pasi shoh me habitje kembengulje nga ana e disa personave qe kerkojne te kene te drejten mbi temen ç'eshte dashuria!!! Qesh pasi, askush nuk arriti ta percaktonte, qe Mendimtari shkruajti: ç'eshte dashuri? Une e mendoj keshtu:...........
Pra, une nuk perkufizova kete nocion qe nuk ka perkufizim, e nuk mun d te kete, pasi dashuria eshte nje koncept jo material, shpirteror, dhe si i tille, paraqitja e saj ka forma e menyra te pafundme! Une, siper, thjeshte shpreha mendimin tin, si e mendoj une, ne baze te jetes sime, te praktikave qe une kam jetuar mbi lekuren time! Une jam 30 vjeçar, nuk jam 20! Jo se nje 20 vjeçar nuk ka tru, ama eksperienca ne drejtimin e dashurise, tashme ne kete moshe, me ka çuar ne konkluzione si ato qe shpreha ne teme! Sy jeshilja thonte qe jo te tera vshkuesite jane me mbyllje pozitive!!! Po, eshte e vertete, ama, le te hedhim numrat mbi tavoline: kurre familjet ne"jeten e lire e demokratike" nuk kane nje konsodalitet si familjet e krijuara me shkusi, pra, kurre nuk mund te jete njesoj 70% ndarjesh me 5% te shkusive!!! Une ne mes ketyre dy shtigjeve, do zgjidhja ate te shkusise, ama jo shkusi si ne kohen e baba Qemos, ama shkusi "moderne", ku fatin e jeten e kane ne dore dy te rinjte!
Sa per pyetjet e tjera une i mendoj keshtu:
Paraqitja e njeriut, humb komplet vlere nese intelekti i tij eshte superior! Pra, edhe nese je jo i bukur, por ke nje intelekt te forte, magjia e mendimeve dhe e ditjes se te manovruarit neper situata nga me te ndryshmet, ke shume me shanc se nje i bukur shume, por pa tru e intelekt! Ama, mos harro thenien e Karl Marksit: Ndryshimet sasiore; çojne ne ndryshime cilesore, shpjegin e fjalise nuk po e jap qe te mos lendoj njeri!
Mosha ka vlere! Kur je psh, 30 vjeç e siper, shancet per te pasur nje dashuri me nje 18 vjeçare jane te veshtira!!! Perse thua ti? Mos e lodh trurin, eshte thjeshte brum DNA-je, i cili terheq si me magji gjakun e ri me ate tjetrin te ri, muhabetin dhe mendjen e nje 18 vjeçareje me ate te 18 vjeçari etj! Por, jeta na meson edhe raste, ku madheshtia e nje karakteri te forte, mposht çdo moshe e konkurrent!:-)! Ji krenar qe je ti mjelma, se per ty. si ty nuk ndodhet nje i dyte ne glob, andaj dhe ji krenar!
Rregulli eshte koncep material, e fantazia koncept jo material! Duken dy çeshtje te ndara, ama, nje njeri qe nuk ka rregull ne jeten e perditeshme e ka nje fantazi te madhe, per mua ka probleme...! Nuk dua te fyej, ama nje rregull perfekt ne jeten e perditeshme dhe fantazi ne te menduar e vepruar, do te thote te jeshe i pamposhtur, i koordinuar me ate qe ke nen kembe dhe ate qe do te shkelesh se shpejti, do te thote te jesh zot situate!
Ika se u bera vone per pune!
__________________
Jeta, si nje lum i madh, ecen perpara, e fshin nga memoria jote momente qe duhet te harrohen, e nderkohe ti ndryshon, piqesh e perparon!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|