tresh
.
Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752
|
ka edhe me keq se ne ''pike te hallit''.....
ka edhe me keq se ne ''pike te hallit''.....halli eshte kur te pret ROLLS ROJS,po pak i ka mbete kryemistrit tone qe te provoje FERRARI. PORSCHE apo ASTON MARTIN...Po motorat i pelqejne ketij kryeminstrit tone se do i propozoja motorrat BMW,DUCATI e per pak tangerllek edhe Harley Davidson.Nqs kam harru marka te tjera luksoze mos mu drejtoni mu po Fotiadhis Nanos se ka ma eksperience se une ne lidhje me lukset
Nano-Xhoi, me Rolls Rojs ne Turqi E Premte, 06 Gusht 2004
Kryeministri dhe bashkeshortja e tij nisin pushimet nga kompleksi luksoz "Reina", ne kembet e ures se famshme te Bosforit. Shtypi turk: "Nano defreu deri ne oret e vona te nates". Me pas, shefi i qeverise merr vete drejtimin e nje makine Rolls Rojs per te udhetuar ne rruget e Stambollit. Stacionet e ardhshme, plazhet e Bodrumit dhe Lojrat Olimpike te Athines
Fatos Nano dhe bashkeshortja e tij Xhoana i kane nisur nga kompleksi turistik "Reina" ne Bosfor, pushimet e tyre turke, qe do t'i dergojne ne brigjet e Bodrumit, per te perfunduar me pas ne Lojrat Olimpike te Athines. Sipas shtypit turk, shefi i qeverise shqiptare ka shfrytezuar edhe nje Rolls Rojs, gjate qendrimit te tij ne Stamboll, ku ka "vizituar" fillimisht nje kompleks gjigand, ne te cilin ka pushuar edhe aktorja e njohur Uma Turman.
"Milliyet" shkruan ne nje nga numrat e saj te fundit, se te dielen ne mbremje, Kryeministri i Shqiperise, Fatos Nano, se bashku me bashkeshorten dhe njerezit e tij, hengri darke ne "Reina"-s, qe ndodhet ne Kurecesme te Stambollit, nen kembet e ures se famshme te Bosforit. "Nano, i cili defreu deri ne oret e vona tek "Reina", tha se kishte ardhur ne Turqi per nje pushim te shkurter", shkruan "Milliyet". Sipas shtypit turk, Nano, ne dalje te "Reina"-s hyri ne rradhe si te gjithe njerezit e thjeshte per te pritur t'i vinte makina nga parkingu. "Kur i erdhi makina, Nano kaloi vete ne timon dhe u largua nga 'Reina'", shkruan "Milliyet. "Reina", nje kompleks luksoz nen uren e Bosforit, njihet per frekuentimin e tij nga njerezit me te pasur te Turqise dhe nje numer shume i madh turistesh. I apasionuar pas makinave, shefi i qeverise shqiptare kete rradhe kishte zgjedhur per te udhetuar nje Rolls Rojs. Nje makine luksoze, te cilen Kryeministri Nano ka preferuar ta drejtoje vete ne rruget e zhurmshme te Stambollit.
Kryeministri Nano ka qene edhe me pare ne Turqi, kur ai mori pjese ne ceremonine e marteses se djalit te Kryeministrit Erdogan, se bashku me homologun e tij italian, Silvio Berluskoni. Po ne Stamboll, Nano ka kryer edhe operacionet ne sy dhe temth. Kjo dashuri e tij me Turqine, duket ta shtyre shefin e qeverise te zgjedhe Bodrumin, nje zone turistike ne lindje te Turqise, per te pushuar kete vere. Nga rezorti ku do te vendosen Fatos dhe Xhoana Nano mund te arrihet lehte ne ishujt greke. Gjate veres ka tragete te perditshme per te vizituar ishullin grek Kos dhe udhetime te perjavshme per ne Rodos. Megjithate, cifti kryeministror nuk do te kete nevoje per nje sherbim te tille, ndersa jahti ne dispozicion te tyre do t'u krijoje komoditetin per te levizur lirshem. Nderkohe, me ftese te Kryeministrit grek Karamanlis, Nano pritet te jete prej 13 gushtit ne kryeqytetin helen per te ndjekur ngjarjen me te madhe sportive te vitit.
__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|