i_pafajshem
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383
|
Ok Faje.
Kur them qe duhen larguar te inkriminuarit me sistemin e vjeter, kjo nuk nenkupton qe te gjithe ata qe ishin ne poste drejtuese duhet te largohen( gabimi themelor qe beri z Berisha). Duhet pranuar se specialistet me te mire jane formuar ne epoken e sistemit komunist ne Shqiperi. Thjesht dua te theksoj qe jane te shumte ata persona te cilet jane nostalgjike per sistemin e meparshem dhe dashje-padashje behen pengese e ndryshimeve per te cilat ka nevoje vendi.
Nuk besoj se politika behet vetem nga dyshja Nano-Berisha. Ata jane thjesht kryesoret. Ndryshe i bie qe sapo te ikin keta, ne Shqiperi do te kemi prosperitet. Gje qe nuk e besoj, eshte nje mentalitet i njeshit qe nuk na le te dalim ne diell e te shohim me larg. Duhen thyer tabute politike per te cilat ka kohe qe flitet. Normal qe nuk jane njerezit te kenaqur nga rendimenti i tyre si politikane, po nga r'endimenti i te tjereve, jane te kenaqur? Apo thjesht behet qarkullimi i tyre dhe u zgjidh problemi; nga minister financash ne minister shendetesie, nga minister rendi minister ekonomie. Nga pjesa e luanit ne ate te tigrit, besoj nje i korruptuar ngelet i korr^ptuar. Nuk ka mundesi PS apo PD te largojne nga radhet e tyre te korruptuarit, te paaftet? Apo nuk duan? Mos valle duhet te fillojme te ndergjegjesohemi ne radhe te pare ne, militantet partiake?
Sa per korrupsionin.
Eshte e vertete qe ekziston ne çdo vend te botes, por me te vetmin ndryshim qe ne Shqiperi quhet nje menyre legale per te nxjerre "buken e gojes". Nuk kam pare nje vend tjeter ne bote ku te korruptuarit te largohen nga nje post drejtimi dhe te vendosen ne nje tjeter , ose te largohen pa ju hyre gjemb ne kembe. Sa per ate shume kane provuar paret e pista, te siguroj qe ka ende persona te paperlyer, thjesht nuk u jepet mundesia , nuk i lene. Mund te te jap fakte me "kile" , per persona shume te afte, ne plot kuptimin e fjales specialiste te zanatit te tyre, te cilet jane ne gjendje te deshperuar per shkak se nuk munden te gjejne nje vend pune ne zanatin e tyre, por kurre nuk e kane perlyer veten dhe as u shkon ndermend. Eshte bere e modes te themi " e beri nga halli" dhe harrojme se ai halli i dikujt na fundos te gjitheve.
Mbijetesa e ndershme e atyre qe jetojne me korrupsion eshte puna. Nese njerezit punojne nuk ka nevoje te mbijetojne, sepse puna te siguron çdo gje. Une kam kohe qe nuk kam qene ne Shqiperi, por me vjen per te qeshur kur dikush qe e njihja me kerkonte ti dergoja si "dhurate" telefon me kamera , kemishe "lacoste" etj, duke "harruar" qe kushtojne pothuaj nje muaj pune ketu. Pa patur nevoje te flasim nga piedestalet perendimore, kur punon dikush nuk ka nevoje te kerkoje menyra "te papastra" per te nxjerre parate dhe buken e gojes. Dhe kur punon, kur di te punosh, behesh dhe i pasur, ke dhe telefon me kamera, ke dhe avion supersonik po deshe. Por paraja e gatshme qenka me e embel, sidomos kur nuk te hyn ferra kembeve sepse ke dajen ne PS apo xhaxhain ne PD.
Persa the me lart qe ka filluar te ndjehet njefare nevoje per ndryshime, une besoj se nevoja ndihet sipas interesave te dikujt tjeter dhe jo sipas interesave te popullit. Ndryshimet qe populli kerkon nuk behen me faza, nuk behen te programuara, behen sipas nevojave.
Boh, keshtu e ndiej une te pakten, do Zoti jam gabim.
Lexim te kendshem.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|