Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Mbi kėtė forum > Rregullorja e Forumit
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9456

Rregullorja e Forumit

Mbi forumin

1. FH eshte forum publik i mendimit dhe fjales se lire, derisa keto nuk bien ndesh me fyerje kundrejt nje anetari o grup anetaresh te caktuar ose propagande rraciste e te ngjashme me to.

2. FH eshte forum shqiptar qe menaxhohet nga staf pergjithesisht shqiptar dhe i drejtohet shqiptareve, por edhe te huajve qe interesohen ne njohjen dhe komunikimin me ambjentet shqiptare.

3. FH distancohet nga fyerjet vulgare dhe thirrjet anarshiste apo raciste te anetareve. Cdo mendim i shprehur ne keto faqe perfaqson mendimin personal te nje anetari, pavaresisht nga pjesemarrja e tij ose jo ne staf.


4. FH ka gjuhe zyrtare shqipen. Gjuhet e huaja mund te perdoren lirisht brenda nenforumeve perkatese. Mesazhet ne gjuhe te huaj jashte ketyre nenforumeve mund te fshihen menjehere. (Mqs me pare ka pasur kundershtime ne lidhje me kete pike me pare, do te propozoja qe nqs shkruhet ne gjuhe te huaj ne nen-forume te ndryshme te shkruhej edhe perkthimi ne gjuhen shqipe aty. Megjithese do ta perforcoja me teper kete pike per letersine sesa per nen-forumet e tjera.)

5. Stafi i FH rezervon te drejten e modifikimit, fshirjes dhe spostimit te mesazheve dhe perjashtimin e anetareve qe nuk i permbahen rregullores, temave dhe ndarjes kategoriale neper nenforume.


6.Stafi i FH perbehet nga vullnetare te cilet nuk paguhen. Keta krijojne nje numer te pacaktuar moderatoresh dhe administratoresh sipas nevojave te forumit ne cdo moment.




Administratoret

1. Kujdesen per mbarevajtjen e forumit ne te gjitha aspektet dhe ne te njejten kohe veprimet e tyre duhet te jene ne harmoni te plote me mendimet dhe sugjerimet e pjeses tjeter te stafit.


2. Duhet te veprojne ne konsensus te plote me njeri tjetrin dhe te vihen dakort nese njeri prej tyre ve ne diskutim vendimin e tjetrit. Ne rast mosmarreveshjesh mes tyre problemi shqyrtohet me stafin derisa te gjendet nje zgjidhje demokratike e balancuar (ndoshta me sondazh) mes idealeve te secilit dhe nevojave praktike te rastit.



3. Zgjidhen me sondazh midis moderatoreve. Cdo administrator zgjidhet me te pakten 51% te votave pro heren e pare, 60% te votave heren e dyte dhe 70% heren e trete e tutje.


4. Administratoret jane te lutur te njoftojne stafin per cdo veprim ne lidhje me forumin, por kjo nuk i detyron ata te njoftojne kurdohere. Ne rast se publikimi i nje informacioni kompromenton sigurine e forumit apo te dhenat personale dhe sekretet e nje anetari, atehere administratori mund te evitoje berjen e tyre publike.


5. Nje sistem rotacioni zbatohet per administratoret. Per kete qellim cdo 6
muaj hapet sondazh per administratorin/et me te vjeter. Sondazhi mund te permbaje kantidatura te reja ose propozimin mbi lenien ose heqjen e administratorit ne fjale. Nje administrator duhet te hidhet ne vote se paku cdo gjashte muaj per te verifikuar besimin e moderatoreve tek ai.



6. Nje administrator mund te hiqet me sondazh, me propozim te nje administratori tjeter ose me propozim te 2 moderatoreve qe jane dakort mes tyre. Ne kete rast nismetari i sondazhit duhet te permende pseudonimin e moderatorit tjeter me te cilin eshte dakort per hapjen e sondazhit. Sondazhet per heqjen e nje administratori mund te hapen cdo fillim muaji nga data 1 deri ne 5. Ne mes te muajit mund te hapen sondazhe vetem per te zbatuar rregullin i rotacionit.



7. Administratori qe nuk eshte i pranishem me shume se 1 muaj e humb automatikisht funksionin, per shkak te nevojes teknike te pranise se administratoreve ne forum.





Moderatoret


1. Zgjidhen nga stafi me sondazh te brendshem duke perzgjedhur zakonisht anetare aktive dhe te ekulibruar. Nuk pranohen kerkesa per moderatore nga vete anetaret, stafi duhet te jete i lire te zgjedhe nje moderator te ri kur forumi ka nevoje apo kur ndonje personazh interesant spikat. Sondazhi duhet te rezultoje me me shume vota pro sesa kunder qe anetari te zgjidhet moderator.

2. Moderatoret duhet te krijojne nje atmosfere tolerance dhe te komunikojne me miresjellje me anetaret. Moderatoret kujdesen per mbarevajtjen dhe pasurimin e debateve ne nenforumet perkatese. Te qenurit moderator nenkupton pjesemarrje aktive ne trajtimin e problemeve, ideve apo sondazheve ne nenforumin perkates.


3. Shkrimet ironike, fyese apo acaruese duhet te njoftohen si problematike ose te fshihen/modifikohen menjehere.


4. Modifikimi i mesazheve te anetareve nuk mund te perdoret si praktike e pergjithshme, pasi krijon filtrime dhe deformime te idese se shprehur nga anetari, duke e bere moderatorin gjykates, nje funksion qe nuk e ka! Nese nje mesazh ka ofendime apo fyerje atehere eshte mire te fshihet dhe jo te modifikohet.

5. Moderatori gezon te drejten e vendimit perfundimtar tek nenforumi ku moderon. Ne rast se stafi ka rezerva mbi vendime te caktuara, atehere keto diskutohen duke u munduar te gjehet nje konsensus me moderatorin. Askush nga stafi nuk ka te drejte te nderhyje drejtperdrejt ne nje nenforum per te modifikuar me dhune vendimet e meparshme te moderatorit perkates. Nese moderatori kryen veprime te papranueshme nga stafi, atehere ai duhet te hiqet para se te kryhen ndryshimet e nevojshme brenda nenforumit.

6. Ne rast se nje moderator nuk aktivizohet per nje periudhe dymujore mund te hiqet pa sondazh. Me "mosaktivizim" nenkuptohet shkrimi i me pak se 3 mesazheve ne muaj.


7.Cdo moderator mund te hartoje nje minirregullore specifike per nenforumin ku moderon, me kusht qe kjo te mos dale jashte rregullave te pergjithshme te forumit dhe te mos kete kundershtime nga administratoret.


8. Nese nje moderator kerkon te largohet i lihet 1 jave kohe per te sqaruar motivet dhe per te pare mundesine e moslargimit. Pas kalimit te ketij afati, ne qofte se personi/ja ne fjale nuk ndryshon mendim, administratori kryen veprimet e nevojshme teknike per ta hequr.

9. Moderatoret qe largohen ne shenje proteste, rikthehen ne staf vetem me shumicen e votave pro te stafit.



Anetaret


1. Jane te lutur t'i pershtaten normave te miresjelljes dhe tolerances ndaj njeri-tjetrit, te ruajne etiken dhe respektin ndaj ambjentit publik. ç'do antarë duhet të tregohet jashtëzakonisht i ndjeshëm në mendimet apo paragjykimet që ai mund të ketë për një fe apo komunitet të caktuar.

2. Ç'do antarë i forumit është i lirë që të ketë bindjet e veta politike, ashtu si çdo anëtar i forumit duhet të respektojë bindjet e shqiptarëve të tjerë, pavarësisht se mund të jenë në kundërshtim me të tyret.

3.U ndalohet atyre perdorimi i forumit per qellime personale ose propagandistike te caktuara. Te gjykuarit dhe sanksionimi i rasteve te tilla eshte e drejte e stafit.


4. 5 shkrime problematike, qofshin dhe te justifikuara, mund te cojne ne ban 3 deri ne 7 ditor pa nevojen e sondazhit ne staf. Keto raste vleresohen nga vete administratoret.


5. Bani i perhershem mund te vihet vetem me sondazh ne staf, ku mjafton qe votat pro banit te jene me shume se votat kunder.


6. Informacionet personale qe anetari fut ne forum, si emaili, ditelindja, ip-te, datat e hyrjes ne forum, etj. jane prone eskluzive e forumit dhe asnje anetar i stafit nuk eshte i autorizuar tu jape personave te trete keto te dhena. Nese nje administrator apo moderator ben nje gje te tille atehere hiqet menjehere, pa nevojen e nje sondazhi.

7. Anetaret qe publikojne ne faqet e forumit, informacione te marra nga diku tjeter, duhet te saktesojne burimin e informacionit duke dhene nje adrese url (link) ose emrin e gazetarit ose shkrimtarit .

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Modifikuar nga Lela_Dr datė 07/11/2006 ora 22:59

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Nëntor 2006 21:59
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:19 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Mbi kėtė forum > Rregullorja e Forumit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.