i_pafajshem
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383
|
Pershendetje.
Para se gjithash nuk me takon ne planin e besimit fetar te jap mendimin tim per kete sondazh pasi jam i besimit mysliman, por ne planin tjeter, ate moral, po.
Jo vetem qe nuk ka aresye qe Janullatos te jete ne krye te kishes ortodokse autoqefale te Shqiperise, por me vjen çudi sesi nga klasa politike asnje nuk po e ngre zerin per nje çeshtje te tille. Eshte e vertete qe nuk duhet te ndizen perseri flaket e shuara, por ne rastin e Shqiperise dhe te Greqise keto flake nuk jane shuar aspak, perkundrazi po marrin me teper force. Eshte e turpshme qe te hapesh faqen zyrtare te kishes ortodokse ne internet dhe te shohesh vetem flamurin grek dhe amerikan. Nuk e kuptoj perse flamuri grek dhe amerikan? Te tregoje aleancen greko-amerikane apo te perfaqesoje shqiptaret ortodokse dhe minoritetet e tjera me te njejtin besim fetar? Ku eshte flamuri shqiptar, i fshehur ne nje faqe dytesore? Perse? Perse flamuri grek dhe ai amerikan? Flitet per besimtare shqiptare apo per greke dhe amerikane?
Nuk besoj se shume nga parashkruesit qe dhe kane votuar kane nje urrejtje per popullin grek . Por, politika qe ne keto momente po luhet nga shteti grek ne kurriz te Shqiperise dhe shqiptareve, eshte e tille, qe te ben ta urresh. Eshte e kote qe te futesh fakte , pasi faktet po na nxjerrin syte. Qe te jesh peshkop apo kryepeshkop i nje kishe te respektuar si ajo ortodokse, duhet, para se gjithash, te punosh per perhapjen e besimit ne Zot dhe jo te punosh per interesa mediokre te nje klase te caktuar apo nje ideologjie te caktuar. E nese kete kusht baze nuk arrin ta plotesosh apo nuk do ta plotesosh, atehere nuk je i afte per nje gje te tille.
Dua te di nese nga ortodokset shqiptare ka nje perpjekje per te marre vendin e respektuar te kryepeshkopit.
Eshte e natyrshme qe nese nje "pushtues" largohet , duhet te kete dhe nje zevendes. Dhe a kane ortodokset shqiptare nje mbeshtetje nga kishat respektive per tu ligjeruar si te tille. Nese po, atehere mendoj se ky referendum i vogel jo vetem qe duhet te mbese ne forum por dhe te behen perpjekje qe te perhapet dhe me tej ne te gjitha faqet informative shqiptare.
Duhet qe, me ne fund, ne shqiptaret te perpiqemi te hapin syte dhe mendjen. Eshte nje nga hallkat e roberise qe dhe sot nuk po e heqim dot.
Jane gjera te vogla ne dukje por qe ne te vertete po na kushtojne shume me teper se sa e mendojme. Duhet qe me ne fund, njehere dhe mire tu tregojme vendin e merituar Stenlit me shoke. Mjaft me me urtesi dhe butesi, me duket se po e teprojme me kete leshim te perjetshem. Ka ardhur koha qe te permendemi dhe te mos lejojme me qe te na marrin neper kembe plehrat.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|