Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Kush fiton ne Tirane Rama apo Olldashi?
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

IQVLORA........pershendetje..............

Nuk ka asnje te keqe qe shqiptaret te ngrihen dit per dite tek sheshi dhe te kerkojne te drejtat e tyre ,me nje qiri ne doren e djathte qe tregon shenjen paqesore, dhe te kerkojne dhe ata te drejtat e tyre.......

Dikur ste lente Enveri apo jo por sot 16 vjet demokraci pse nuke bejne ,apo eshte turp???????????????eshte dicka populli shqiptar eshte mesuar ta shtypin te tjeret ose me me mire pjesa me e madhe ,prandaj dhe ka zgjedhur fatine vet te qendroj larg popujve te Eurpoes.......

Persa i perket G.Bushit po ben interesat amerikane ne Irak,sepse mbi te gjitha populli amerikan pemen e lirise e mbush me shpirtra te rinj, dhe din te vdesin po ashtu din te humbasin me nder............

Camet u larguan nga tokat greke per ne Turqi ato me te zgjuarit ,kurse pjesa tjeter pati fatine keq qe erdhi ne Shqiperi ku dhe u persekutuan nejse eshte tem tjeter kjo...............

__________________
"Njė burrė mund t?i japė dinjitet rangut tė tij, por asnjė
rang s?mund t?ia shtojė dinjitetin njė burri ? "

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Janar 2007 15:21
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

artum

Edhe une jam dakord 80 %me ato qe thua ti.Pra paskemi mendime te perbashketa.Sikur te ishte keshtu edhe me politikanet tane ne Shqiperi,nuk do te kish ngecje ne vend.
Une gjykoj dike nga ato qe shpreh e shkruan.Menyra e te shprehurit tuaj te le pershtypjen si nje person qe po bene fushate elektorale per PS.
Patjeter nje gje te till e bejne militantet qe ndodhen ne Shqiperi,por edhe ata qe jane ne perendim me xhepat plot nga korrupsioni dhe enderrojne kthimin ne kolltuket e humbur.
Ne gjithe jeten time kam urryer veset me te urryera tek nje njeri te cilat jane:Hipokrizia,servilizmi,fodulleku,kapadailleku,
genjeshtra,mburrja etj
Une jam krenar per punen time,sepse i kam siguruar familjes nje te ardhme te sigurte;i kam edukuar femijet me dashurine per Shqiperine dhe shqiptaret.(Kjo nuk eshte mburrje.Ti shife si te duash.Puna jote,pak rendesi ka per mua)
Kane qene vitet kur ne pushtet ishte Boset e korrupsionit(kupto PS) dhe shpresat e shqiptareve per nje te ardhme me te mire per femijet e tyre kishin humbur.Prandaj edhe u largova nga vendi im mbas shume vitesh demokraci.Une besoja se me ardhjen e demokracise do te ndryshonte dicka,por me kot.Une si vlonjat i kam patur mundesite te emigroja me pare,por isha optimist dhe prita 10 vjet.
Nuk mund ta mohoj qe jam i imunizuar nga hijet e se kaluares. "Babai ose gjyshi jot" i kane burgosur njerzit e mij dhe nuk eshte e lehte te shikoj Nanot,Rucet,Pellumbet,Doklet,D Culin,S Qenushin,Ylli Bufin, i cili me nje fjale qe tha dogji 50 shqiptar. Ata jane deputet te partise ku ju keni gjetur vetveten.Pjese e PS ne kete korrupsion galopant ka qene dhe eshte edhe kryetari aktual i bashkise.Per te marre nje certifikate ne minibashkite e Tiranes dhe gjithe Shqiperise duhet te paguaje 5-10 fishin e kostos reale.Po te ishe biznesmen sa duhej t'i paguaje edvinit apo gjithe te tjereve?Miliona i dashur.Kam fakte konkrete nga Vlora ime ku kryetarer kane qene tre socialist rresht.Do te isha dakord qe kushdo figure e paster e PS te konkuronte por jo edvin kapadaiu.Ai eshte njeri i irrituar dhe i papergjegjshem.Kjo u duk pak dite me pare,deri sa Nanua ja futi.
Sa per dijeni une nuk e gjej veten time as tek PD e as tek ndonje tjeter parti.Partia ime eshte Shqiperia.
Sa per Nano ******hatokracine as qe dua te degjoj per te.Ti e kupton,por komentet i bene si te intereson.Nanon po e bene president edvini jot.Deputetet e PD nuk e duan Nanon,por kur nje njeri kapadai e me te meta mendore kerkon zgjedhje te parakoheshme,patjeter Saliu do mundohet te gjej aleate.Keta pra jane pasuesit e Nanos dhe nuk jane pak.
Do ta shohesh kur te vije koha.
Bamiri ashtu sic thoni edhe ju eshte nje djale i persosur,por edhe nje politikan i kompletuar.Problemi eshte se edvinit nuk i besohet dhe keshtu do te ndodh ajo qe nuk e deshirojme.Nano president.
Me thoshe se nqse Saliu do te thosh qe edvini eshte djale i mire une do te thosha Urraaaaa.Jo mor djale e ka gabim.Une nuk ndikohem nga askush per vete moshen time,sepse kam aq pjekuri e pervoje qe ta shoh nje politikan ne raport me ato se cfare bene per vendin,jo se cfare bene per nje grup njerezish interesaxhinj e servil.Keta e kane ushqim te tavolines se tyre qenien anetare e militante te nje partie,sepse nuk jane te zotet te bejne asgje,vecse te zene ndonje kolltuk, i cili te krijon lehtesira per te vjedhur.Gjykon gabim artum,sepse u perkas atyre klasave qe ata qe te kam vene ne thonjza u thoshin armiq edhe pse te paret e mij s'kane qene te till.Nga mendimet dhe dinakeria e sulmet qe bene duket se i perket asaj klase qe ua ka bere borxh shqiptareve.Ka ardhur koha qe te gjithe ata qe jane ne pushtet te ndrrohen se jane konsumuar.Kjo vlen per te dyja palet.
E rendesishme eshte qe kemi pika takimi.
Respekte

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Janar 2007 16:58
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Air-Foce-One

Simbas jush shqiptaret me daten 18 shkurt nuk duhet te shkojne te votojne,por te marrin nga nje qiri ne doren e djathte e te rrijne ne shesh.
Nuk te kuptoje.Mund te shprehesh pak me qarte te lutem.
Mendoj se shqiptaret patjeter duhet te votojne ,por mos t'i lene te zgjedhurit aq shume ne pushtet deri sa te myken e majmen me para.
Ata duhet t'i nderrojne ata sic ndodh gjithandej.Ndofta ndrrimi i tyre do te sjelle edhe levizjen perpara dhe jo stopimin ne vend.
Une i quaj amerikanet miq te shqiptareve,por kjo e lidhur edhe me interesat e tyre.Jemi te vetmit ne Ballkan qe i duam e i respektojme.ndersa te tjeret i urrejne,bile ju sulmojne me predha ambasadet e tyre.
Po te vish te shikosh para Parlamentit britanik cdo dite gjen njerez qe e cilesojne ate njesoj si Osamen.Pak a shume anglezet e thjeshte kane te njejtin mendim se lufta ne Irak eshte e padrejte.Bushi dhe Amerika duan te behen zoter te naftes. Familja Bush eshte nga Teksasi.Mbas Irakut,te cilin e kane mbytur ne gjak,pengese per te arritur qellimet e tyre kane Iranin.Por edhe sulmi mbi Iranin ju mungon amerikaneve.Bota arabe i urren ata.Besoj ke degjuar se kush eshte qendrimi i demokrateve ne Kongres.
Vendi i cili e mban veten si kampion te paqes e demokracise,nuk eshte ne te vertete ashtu sic pretendon.
Presidentii amerikan e mbush pemen e padrejtesise me kurban nga populli i thjeshte amerikan.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Janar 2007 17:26
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82 ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Kujdes: ky mesazh pėrmban ofendime ose mungesė respekti. Postuesi ėshtė i lutur tė pėrmbahet.

Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola
Kur e shef qe s'ka te mire dhe perseri te votosh eshte pafytyresi dhe idiotllek.

Pse re, do te presin qe te vije zogu, Shqiptaret, qe te votojne ?
Nese bojkotohen keto zgjedhje i vihet vize hyrjes se Shqiperise ne Evrope.
Kete deshiron ti Petrit ?
Me mire nje rrezultat zgjedhor (sido qe te jete) sesa kaos i plote. Personat si ti, qe bejne thirrje per bojkot, jane ata persona qe nuk duan qe Shqiperia te dale kurre nga ku pus i erret ku ka rene. Jane ata persona qe akoma perdorin metodat fshatareske dhe te pakuptimta per ti dhene nje zgjidhje gjendjes.
Ku do te te coje bojkoti ty?...Ca mendon ti se po bojkotuan zgjedhjet do na ndihmoje Europa me shume apo do na vijne dritat?
Tipa si puna jote e kane mbajtur dhe po e mbajne Shqiperine prapa. Tipa hipokrite, qe te mbushin me fjale te kota, me propaganda e afishe, e ne fund e tregojne fytyren e vertete kur vjen koha e duhur.
Ti me ate qe ke thene Bojkot, ke vertetuar fjalet e mija qe te kisha thene me pare, qe ti hyn ne kete forum vetem per te percare dhe per te shperndare nje atmosfere kaotike. Ti i quan te pafytyre dhe idjote te gjithe ata shqiptare(te cilet ti si njeh fare) qe shkojne per te votuar dhe per ti dhene zgjidhje kesaj situate. I quan Idjote dhe te pafytyre te gjithe ata njerez qe kane kulturen e duhur per te votuar e jo per te ndenjur te fshehur pas shkurresh duke kerthitur per bojkot.
Ti ben si patriot por ne tevertete perbrenda je i mbushur me urrejtje, te cilen here pas here e shfryn ketu duke u munduar te marresh edhe anetare te tjere me vete. Ti kujton se te gjithe jetojne atje ne Tralfamandore ku jeton ti, dhe mund tja u mbushesh mendjen me brockulla si do ti. Ti as nuk e ke idene cfare imazhi i ke krijuar vetes me ate fjalen Bojkot qe ke shkruar me lart. Se ke kuptuar qe te gjitha cfare ke thene, se je patriot dhe ke inate Grekerit etj, te kane shkuar poshte, sepse ti ke Inate ne rralle te pare popullin tend. Nese ti urren popullin tend atehere pak rendesi ka nese ti i urren greket apo jo.
Tashi e prapa te barazoj me Zero.

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Janar 2007 19:33
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

IQVLORA

Citim:

Une gjykoj dike nga ato qe shpreh e shkruan. Menyra e te shprehurit tuaj te le pershtypjen si nje person qe po bene fushate elektorale per PS.


Qellimi im eshte qe te shkembej mendime per problemet qe ka aktualisht Shqiperia, te flas per to dhe kerkoj per kete te realizoj nje debat konstruktiv. Nuk kerkoj qe te bej fushate elektorale per asnje (nuk do kisha ndonje problem ta pohoja), por edhe nqs jap kete impresion cfare te keqe ka? Po flet sikur eshte faj te jesh i majte. Nuk duhet te ekzistojne te majtet? Vetem te djathtet?
Duke qene se jeton ne perendim duhet ta kesh kuptuar qe ne demokraci nuk mund te ekzistojne te paret pa te dytet dhe e kunderta.
Citim:

Patjeter nje gje te till e bejne militantet qe ndodhen ne Shqiperi,por edhe ata qe jane ne perendim me xhepat plot nga korrupsioni dhe enderrojne kthimin ne kolltuket e humbur.


Nuk diskutohet, por e bejne edhe shume njerez te thjeshte qe kane bindjet e tyre dhe besojne tek ato bindje (pavaresisht se te paret perfitojne nga mirebesimi i te dyteve). Kjo ndodh si per te majtet dhe per te djathtet.
Citim:

Ne gjithe jeten time kam urryer veset me te urryera tek nje njeri te cilat jane:Hipokrizia,servilizmi,fodulleku,kapadailleku,
genjeshtra,mburrja etj


idem
Citim:

Une jam krenar per punen time,sepse i kam siguruar familjes nje te ardhme te sigurte;i kam edukuar femijet me dashurine per Shqiperine dhe shqiptaret.(Kjo nuk eshte mburrje.Ti shife si te duash.Puna jote,pak rendesi ka per mua)


Eshte mburrje, sepse c’do Shqiptar (natyrisht secili ne menyren e tij) nuk bene as me pak e as me shume se sa ben ti. C’do prind i miere deshiron tu siguroje nje te ardhme te sigurte femijeve te vet, tu ushqeje dashurine per atdheun. Te gjithe e bejne , pavaresisht se secili ne menyren e vet (por kjo ka te beje me te qenit human dhe eshte e shtrire ne c’do aspekt te jetes).
Citim:

Kane qene vitet kur ne pushtet ishte Boset e korrupsionit(kupto PS) dhe shpresat e shqiptareve per nje te ardhme me te mire per femijet e tyre kishin humbur.


Ketu fillojne ndryshimet ne menyren e menduarit midis meje dhe teje. Ti, duke folur keshtu, le te kuptosh qe Boset e korrupsionit ekzistonin vetem ne periudhen kur e morri PS ? Para ’97 fjala korrupsion nuk ekzistonte ne Shqiperi ? Je mjaft intelligjent per te mos pranuar se po ben vetem demagoghi. Ti ne ate kohe ke qene ne Vlore por une qe vija ne Shqiperi me nje frekuence rreth 3 here ne vit e njof mire korrupsionin ne doganat e vendit. E mbaj mend akoma thenien e policit “5000 per Salen ose 2000 per Lalen”. E kujtoj akoma qe kryeministri i vendit Meksi kishte si kompetence eskluzive dhenien e bursave per studentet, etj etj etj.
Ketu i dashur IQ fillon dallimi midis teje dhe meje (por ndoshta sepse une kam shume me shume vite qe kam emigruar dhe jetoj ne perendim ne krahasim me ty). Une nuk mbeshtes si ty tezen se nje pjese udheheqese eshte me e korruptuar dhe nje tjeter, jo. Mua sistemi kapitalist me ka mesuar qe korrupsioni eshte pjese perberese e tij, eshte si nje virus qe jeton ne trupin e tij. Jane te korruptuar te majtet aq sa jane edhe te djathtet. Te veshurit me pushtet sjell edhe tendencen e te qenit kollaj te korruptushem.
E rendesishme eshte se sa nje shtet (perseris, shtet dhe jo qeveri) arrin te krijoje struktura te tilla qe, duke qene se nuk e eliminojne dot, te pakten ta kufizojne maksimalisht korruptimin.
Citim:

Prandaj edhe u largova nga vendi im mbas shume vitesh demokraci.Une besoja se me ardhjen e demokracise do te ndryshonte dicka,por me kot.Une si vlonjat i kam patur mundesite te emigroja me pare,por isha optimist dhe prita 10 vjet.


Fraza “mbas shume vitesh demokraci” eshte pak per te qeshur, te me falesh per kete. Edhe vete Berisha nuk pretendon me tashme qe ne ate kohe,te cilesh i referohesh ti, te kete pasur demokraci ne Shqiperi (ashtu sic nuk ka sot e kesaj dite).

Citim:

Nuk mund ta mohoj qe jam i imunizuar nga hijet e se kaluares. "Babai ose gjyshi jot" i kane burgosur njerzit e mij dhe nuk eshte e lehte te shikoj Nanot,Rucet,Pellumbet,Doklet,D Culin,S Qenushin,Ylli Bufin, i cili me nje fjale qe tha dogji 50 shqiptar. Ata jane deputet te partise ku ju keni gjetur vetveten.


Jap per te sigurte faktin qe as babai im dhe as gjyshi im nuk kane burgosur njeri, por ky eshte edhe nje element tjeter divergjence ndermjet ne te dyve. Ashtu sic e majta ka Nanot Rucet etj edhe e djathta qe simpatizon ti ka Salen (qe conte, mender, analizat e mutit te udheheqesve per analiza), Pashkot (rafmet paste) etj. Jo me kot i quajta nomeklatura e vjeter.
Nuk mund te mund te besoj qe Sala misheron betejen tende per drejtesi kunder demeve te pesuara nga sistemi i meparshem ashtu sic nuk besoj vete qe Nano misheron bindjet e te majteve shqiptare.
Diferenza eshte se une quaj nje anomali Nanon dhe kerkoj ta heq, ti quan po anomali Nanon dhe kerkon ta heqesh (nuk e di nqs kuptohet loja e fjaleve).
Citim:

Pjese e PS ne kete korrupsion galopant ka qene dhe eshte edhe kryetari aktual i bashkise.Per te marre nje certifikate ne minibashkite e Tiranes dhe gjithe Shqiperise duhet te paguaje 5-10 fishin e kostos reale. Po te ishe biznesmen sa duhej t'i paguaje edvinit apo gjithe te tjereve? Miliona i dashur.


Duke qene se e njof me mirre nga ty realitetin e Tiranes te siguroj qe as une personalisht as familjaret e mij nuk kane paguar asnjehere per nje certifikate, dhe kemi bere me dhjetera (kjo nuk do te thote qe nuk kemi paguar ne raste te tjera, por ka ndodhur si ne kohen e Berishes dhe te Nanos dhe ketu ktheheni tek arsyetimi qe beja me lart per korrupsionin si semundje e sistemit).
Jam i bindur se Edi Rama (me qe ra fjala, dhe thua qe nuk je Salist dhe e therret si Berisha kur dihet qe ate e therrasin Edi edhe pse quhet Edvin) KA VJEDHUR AS ME PAK AS ME SHUME SE TE GJITHE PARAARDHESIT E TIJ NE ATE DETYRE. Problemi im eshte se paraardhesve te tij, duke nisur qe nga Brojka nuk u mbaj mend ndonje gje qe kane bere per Tiranen, pervec se kjoskezimin e saj dhe pleherizimin e saj deri ne palce. Ndersa Edi Rama, dicka (gjithmone une jam i mendimit qe mund te bente akoma me shume) ka bere. Kush banon nga kohe ne Tirane nuk mund ta mohoje kete.
Te kuptohemi mire, nuk eshte se Rama ka rene nga qielli. Sipas meje i/ju dha mundesia dhe punoi. Nqs del nje me i mire, MIRE SE TE VIJE. Nuk ka pse te lidhemi me individet. Demokracia eshte e bukur sepse duhet qe ata te vijne e te ikin (pa u dashur tu vrasim kalin).
Citim:

Kam fakte konkrete nga Vlora ime ku kryetarer kane qene tre socialist rresht.Do te isha dakord qe kushdo figure e paster e PS te konkuronte por jo edvin kapadaiu.Ai eshte njeri i irrituar dhe i papergjegjshem.Kjo u duk pak dite me pare,deri sa Nanua ja futi.


Nuk e di se si kane punuar kryetaret e bashkise se Vlores dhe pranoj qe mund te jesh i pakenaqur. Por ashtu sic nuk te jap mend per Vloren mos me jep per Tiranen duke qene se nuk jeton atje (dhe per me teper qe ne kohen kur ka qene kryetar Rama jetoje jashte shtetit dhe mendoj qe per pushime je kthyer ne Vlore)
Citim:

Sa per dijeni une nuk e gjej veten time as tek PD e as tek ndonje tjeter parti.Partia ime eshte Shqiperia.



Citim:

Sa per Nano ******hatokracine as qe dua te degjoj per te.Ti e kupton,por komentet i bene si te intereson.Nanon po e bene president edvini jot.Deputetet e PD nuk e duan Nanon,por kur nje njeri kapadai e me te meta mendore kerkon zgjedhje te parakoheshme,patjeter Saliu do mundohet te gjej aleate.Keta pra jane pasuesit e Nanos dhe nuk jane pak.


Mendoj qe Rama, si c’do politikan qe merret me politike do qe “ta heqe qafe” Nanon. Mos na shit perralla. Pa hyre ne brendesi te problemit (sic e shpjegova une mendoj qe nje krize presidenciale per te vajtur ne zgjedhje eshte gabim politik) C’DO KRYETAR I OPOZITES NE BOTE DO QE TE BEJE TE BJERE QEVERIA DHE TE FITOJE PUSHTETIN. Nuk mund te akuzosh Ramen se do qe te rrezoje Berishen (eshte e njejta gje qe do te beje Berisha po te kaloje ne opozite).
Nanon po e ve Berisha president. Fakti i kandidatures se Topit qe te shpjegova heren tjeter deshmon per kete. Ne “konfliktin” per kodin zgjedhor, kur opozita dilte nga salla, ne salle ngeleshin 83 deputete. Nqs keta do votonin bashkarisht per Topin, s’ta merr mendja qe nje opozitar reformist ose “i perparuar” do t’ja jepte voten e tij? Une mendoj se po. U bene keshtu 84 vota dhe u zgjodh Topi president. Leri ato qe Sala kerkon “aleate”.
Citim:

Bamiri ashtu sic thoni edhe ju eshte nje djale i persosur,por edhe nje politikan i kompletuar.Problemi eshte se edvinit nuk i besohet dhe keshtu do te ndodh ajo qe nuk e deshirojme.Nano president.


shif me siper
Citim:

Me thoshe se nqse Saliu do te thosh qe edvini eshte djale i mire une do te thosha Urraaaaa. Jo mor djale e ka gabim.
Une nuk ndikohem nga askush per vete moshen time,sepse kam aq pjekuri e pervoje qe ta shoh nje politikan ne raport me ato se cfare bene per vendin,jo se cfare bene per nje grup njerezish interesaxhinj e servil.Keta e kane ushqim te tavolines se tyre qenien anetare e militante te nje partie,sepse nuk jane te zotet te bejne asgje,vecse te zene ndonje kolltuk, i cili te krijon lehtesira per te vjedhur.


A nuk po justifikon aleancen e Berishes me Nanon? C’do te thote kjo? Qe nuk ndikohesh?
A nuk po thua (natyrisht pas takimit Nano-Berisha) qe Rama eshte SHUME ME I KEQ se Nano?
E pra, me thuaj nje epitet qe Berisha i ka vene Rames dhe nuk Ja kish vene me pare Nanos. Perkundrazi Nano ka me shume. E pra, perse na shkoka mire Nano President dhe jo Rama kryeminister? Sepse e thote Sala, perndryshe do thoshe/mendoje qe, nqs nuk ka alternative tjeter por o Nano president ose zgjedhje te parakoheshme, ME MIRE NE ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME. Ti kthehemi edhe njehere popullit dhe le te jete vota e tij ajo qe te vendose.
Citim:

Gjykon gabim artum,sepse u perkas atyre klasave qe ata qe te kam vene ne thonjza u thoshin armiq edhe pse te paret e mij s'kane qene te till.Nga mendimet dhe dinakeria e sulmet qe bene duket se i perket asaj klase qe ua ka bere borxh shqiptareve.Ka ardhur koha qe te gjithe ata qe jane ne pushtet te ndrrohen se jane konsumuar.Kjo vlen per te dyja palet.
E rendesishme eshte qe kemi pika takimi.
Respekte [/B]

Une, per shume faktore por edhe per moshen qe kam nuk bej pjese e asnje klase qe u ka bere keq shqiptareve. Nuk sulmoj dhe nuk jam dinak (pse ne shqiptaret duhet gjithmone te etiketojme njeri thetrin). Them ate qe mendoj, nuk pretendoj qe te kem te drejte, dhe pavaresisht se mund te mos jemi dakort mendoj qe c’do shkembim mendimi, pa eksese, eshte nje pasurim per te gjithe pjesemarresit.
Pershendeteje dhe ty.

p.s. Te me falesh qe kam folur me ti dhe jio me ju por e kam bere per thjeshtim dhe jo per mungese respekti.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Janar 2007 22:22
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Vitet '60 me 2003 jane gjysem shekulli larg

Ne kohe lufte ndodhin gjera te tmerreshme,sepse lufta behet per te vrare kundershtaret dhe per te demtuar tekniken dhe ekonomine e tij.Gjithashtu ne lufte behen edhe gabime skandaloze qe shkaktojne shume viktima.
Ne rastin e Edvinit jam dakord me faktet dhe analizen qe i bene zoti Myftaraj pllakates se vendosur nga ky i marre.
Dihet se te gjithe te majtet kane qene e jane anti amerikane dhe nje nga keta eshte edhe ky i ndekerryer.Ne vitin 1997 Amerika i ndihmoi te majtet.Kujtoj ketu ftesen e bere nga Washington DC te kryetarit te bashkimeve profesionale Namik Dokle dhe te ndonje laroje tjeter qe kishte vjell vrer kunder imperializmit amerikam qe ne barkun e nenes.
Ata vazhdojne t'i urrejne amerikanet,pavaresisht se nuk ua mban te shprehen,sepse e dijne se c'i gjen.Urrejtaja shprehet ne forma te ndryshme dhe nje eshte edhe rasti i mesiperm.
Ndersa per sulmet qe i drejtohen Kadarese mendoj se nuk ka te drejte.
Romani ''Kronike ne gur''eshte nje veper artistike dhe jo dokumentare e shkruar rreth 40 vjet me pare.Autori ka te drejte edhe te filozofoje ne nje veper letrare,sepse ne te shumten e rasteve romanet dhe novelat,apo tregimet nuk pasqyrojne realitetin ne menyre dokumentare.
Do t'i kujtoja atyre qe nuk kane vizituar Kalane e Gjirokastres,se atje ndodhet nje aeroplan i kapur rob nga ushtria shqiptare ne vitin 1949.
Sic dihet me 2 gusht 1949 Greqia sulmoi trojet shqiptare.Ne kete sulm ajo ndihmohej edhe nga aeroplanet ushtarak te Britanise se Madhe.Edhe ky aeroplan eshte i RAF-it britanik.Vendi jone ka mardhenie shume te mira me UK,sepse ajo se bashku me USA jane dy vende qe e ndihmuan Kosoven per te ardhur deri ne prag te pavaresise,por atehere ashtu ka ndodhur.
Ky rast nuk eshte se u be ndonje gabim,por RAF ishte vene ne ndihme te monarko-fashisteve greke.
Nuk duhet ta krahasoj kete rast me ate cka ndodhur me 1944,sepse ne lufte behen edhe gabime pa dashje,pastaj teknika e asaj kohe nuk ka qene ne keto nivele qe eshte sot.Megjithate edhe sot behen gabime.Ne Irak per shembull ka ndodhur qe nje tank amerikan shkaterroi nje britanik.(Friendli fire).Por asnjeri nuk duhet ta vere ne dyshim se aleatet kane dashur te vrasin civilet shqiptare.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2007 12:42
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

artum

Me keni keqkuptuar i dashur.Une e di qe kapitalizmi e ka ne gjak korrupsionin,nqse ky nuk luftohet me mjete efikase.Edhe ne kohen e socializmit kishte korrupsion dhe ky shprehej ne forma te ndryshme;aq sa ishte takati i njerezve.Per te siguruar nje vend pune,per te marre nje shtepi korrupsioni shfaqej me shitje nderi,me qirasje e plot forma.
As qe pretendoj qe ne kohene qeverise se PD nuk ka patur korrupsion,por problemi diskutohet per 2005.PS-ja na radhiti ne te 125-t ne radhen e vendeve me te korruptuara.Nuk duhet ta mbroje qeverine e PD, sepse ishte ajo qe shiti nafte serbeve kur ata vrisnin popullin boshnjak,por duhet bere edhe pak krahasim.
Ne vend qe te ulej ky korrupsion u rrit me permasa te frikeshme,sa Europa vuri alarmin.Cdo qelize e atij qe ne e quajme shtet u moleps me korrupsion.Qeverisja socialiste e kthehu ne sistem korrupsionin.Shqiptaret u detyruan ta pranonin kete lloj qeverisje duke menduar se keshtu qenka ekonomia e tregut.Ata qe punojne ne zyrat e shtetit patjeter u ''takon bakshish'',doktoreve duhet tu paguash se ata te lene te vdesesh;ata ja bejne lindjen me thike grave,nenave e motrave tona,prandaj duhet tu japesh pare.Ilacet duhet t'i marresh ku te te thone ata.Ata kishin hapur klinika private ,por vizitat i benin ne spital dhe i mjekonin me mjete e medikamente te shtetit.Ka shume per te thene dhe nuk jane me '92,97'98 a me 2000 por me 2005.Krahasimet tuaja jane te largeta i dashur.Ke ikur shpejt dhe ndofta nuk e ke informacionin e duhur.
Ti paske qene i imunizuar ,por une e kam provuar vete kur kam shkuar atje.Edhe une nuk kam paguar asgje sepse ja kam perplasur ne fytyre punonjeses se gjendjes civile,gjer sa me erdhi polici te vinte dore.Nqse nuk do t'i kisha treguar pasaporten qe mbaja me vete do ta kisha pesuar nga ky injorant i vene ne mbrojtje te pisanjoseve.
Opozita
Jo miku im une e quaj nje pasuri opoziteten konstruktive,sepse ajo me luften e saj ne parlament nuk e le poziten te gaboj,por si i behet me bilbilaxhinje,klarinetaxhinjte e daullexhinjte qe shkaterrojne sallen e parlamentit,apo me ate qe flet mbas gardhit si Rama.Ky tekahyt na kerkon zgjedhje te reja kur dihet qe vendi jone i varfer nuk e ka komoditetin te beje cdo vit zgjedhje sepse i do qefi nje kapadaiu qe rri si garip para gazetareve.Figura e tij,sjellja e tij,qendrimi prej kapadaiu e fodulli te lene nje pershtypje te keqe.
Une mendoj se ai do te jete humbes.
Presidenti
Zgjedhja e presidentit me konsensus ose ardhja e Nanos varet nga ky kapadai.Te zgjedhi e te marri.
Ja vlen te shkembejme mendime me ju

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2007 13:47
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

I hope Olldashi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2007 17:23
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Niqua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Niqua Shto Niqua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Niqua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Lezhjani,

Une kam shkruar ;

"Kur e shef qe s'ka te mire dhe perseri te votosh eshte pafytyresi dhe idiotllek."

Lezhjani,


Me keta qe kemi sikurse keto vjete Shqiperia do te beje mbrapa.

Une ju pyes se jane bere votime, perse nuk kemi bere para?

Persa i takon europes raciste dhe kriminale, hipokrtite... ne djall te veje. Sahan lepiresit jane veglat e tyre.

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2007 22:40
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
leopardi
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/06/2005
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 220

 

Aman c'rendesi ka per nje qytetare se kush fiton kur nuk ka drita, uje..njerzit kane humbur shpresat...ne kta njerzit e ndyte, qelbesira, koke trashe u eshte bere qafa njelloj si barku, idiota, injoranta pa kulture ....duhet ti vrasim nje nga nje e mertojne ...kane 20 vjet qe tallen me popullin... nje here sala nje here tosi..aman sa te verber jemi ...kemi lene keto njerez te paskrupult te tallen me nje popull ...aman se nuk ka fund kjo thirrja ime kunder ktyre kriminelave...

Por eshte faji i jone ...qe rrime e shikojme nga larg e bejme sehir, me 20 vjet demokraci dhe shqiperia eshte ne erresire...

 

 

 

__________________
e harrova.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2007 22:54
leopardi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė leopardi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me leopardi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: leopardi Shto leopardi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto leopardi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:58 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Kush fiton ne Tirane Rama apo Olldashi?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.