Vizioner
...ne Timon
Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
Komision Mjekėsor pėr Kryeministrin?
Bashkangjitje: 8652.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 19 herė.
Kane marre nje degezim te papritur debatet mes pozites dhe opozites te ashpersuara ditet e fundit pas fjalimeve me tone ekstreme te kryeministrit te Republikes.
Opozita po diskuton mundësinë e ngritjes së një komisioni mjekesor për të verifikuar gjendjen psikike të kreut të ekzekutivit.
Lajmi është bërë publik mbreme nga burime brenda tryezes se opozites, dhe eshte konfirmuar sot ne mengjes nga Kryetari i G99-ës, Erion Veliaj.
"Po eshte e vertete qe jemi duke konsideruar ngritjen e një komisioni, - tha politikani i ri i se majtes, - do t'i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese ngritjen e një komisioni për të verifikuar shëndetin mendor të kryeministrit, bazuar ne nenin perkates te Kushtetues mbi kete post.
Ne Kushtetute ka ne fakt nje nen tek pershkrimi i postit te kryeministrit, ku nje nga prerogativat ligjore per shkarkim eshte gjendja mendore e mbartesit te postit.
'Z.Berisha qartazi nuk është normal dhe bota ka eksperienca të tilla ku komisionet ngrihen me neurolog dhe me psikiatër për të dëshmuar siç e kërkon edhe Kushtetuta e Shqipërisë, që një njeri është i aftë mendërisht të qeverisi qytetarët e vet, - tha Veliaj pas takimit te kreut te opozites Rama me aleatet.
'Duhet te jemi te sigurt qe ky njeri është i aftë mendërisht, sepse po na e provon çdo ditë te kunderten. Nuk mund të rrimë dhe të shikojmë sesi na përçudnon një i çmendur. Ka institucione qe kane per detyre ta japin kete pergjigje për shëndetin mendor te kryeministrit te vendit , - tha dje Veliaj, duke shtuar:
'Kemi psikiatër dhe mjek që janë të gatshëm të dëshmojnë para një paneli të tillë'
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|