Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal.
Gjithsej 65 faqe: « E parė ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6852

Kanë futur duart!


Maskarada e fabrikimit me çdo kusht të Lulëzim Bashës fitimtar shpertheu dje në KQZ me një fakt sensacional të paturpësisë dhe krimit elektoral. Në kutinë e qendës së votimit me numër 1797 u gjend një fletë votimi për kandidatin demokrat që mbante vulën e qendrës së votimit me numër 1801. (!)



Si ka fluturuar kjo fletë nga një QV në tjetrën, nga një kuti në tjetrën? Mos ka flatra hyjnore kjo fletë? Mos e ka spostuar ndonjë forcë e errët e magjisë? Apo mos e kanë ngritur prej vendit perënditë e Lulëzim Bashës për t'ja nxjerrë përpara Arben Ristanit që ky ta lexojë e ta shënojë për herë të dytë në defterin e tij të manipulimeve?

As njëra, as tjetra. Ajo fletë e gjendur jo në kutinë e gabuar, por në kutinë e një qendre tjetër është dëshmia më e qartë dhe më tronditese e një të vërtete të qartë e tronditese: Kanë futur duart!

Kanë futur duart për të futur votat që i duhen Lulëzim Basha për t'u shpallur fitues me vota të vjedhura. Pasi dështuan në përpjekjen kriminale për të ndërruar pesë-gjashtë kuti, pasi nuk ju doli llogaria me votat reale që u numëruan në sytë e gjithë publikut dhe pasi nuk u doli as llogaria tjetër e "e gabimeve të mundshme" në mbledhjen e shifrave të 485 procesverbaleve, vunë në veprim aktin e fundit të manipulimit me të ashtuquajturat "vota të gabuara".


Por "u gabuan" edhe ata. Fati nuk i mbulon në çdo pikë kusarët. Fleta me vulat e njësisë 1810, që u gjend në kutinë e njësisë numër 1796 i demaskon, i nxjerr lakuriq para ligjit dhe popullit.




Zoti Berisha, pse është ajo fletë atje ku s'duhej të jetë?
Zoti Basha, pse është ajo votë për ty atje ku s'duhej të jetë?



Zoti Ristani, kush i ka futur duart, kush i ka hapur kutitë në kundërshtim me ligjin, kush ka hedhur vota për Lulëzim Bashën, pasi ka përfunduar votimi dhe numërimi?


Keni kohë të përgjigjeni. Ligji nuk harron kurrë. Sidomos kur e dhunojnë dhe e masakrojnë kështu si ju.


Edhe pa u gjendur fleta demaskuese, ka qenë dhe është e qartë si drita e diellit se ndryshimi i rezultatit të Tiranës në kundërshtim flagrant me Kodin Zgjedhor është një vepër penale me pasoja politike dhe shoqërore të pallogaritshme.


Por meqë dita e djeshme i shkëputi makinerisë së krimit elektoral këtë fletë, ne e ndjejmë për detyrë t'i bejmë jehonë kësaj vepre të fatit.


Zoti President i Republikës së Shqipërisë , Bamir Topi. Fleta e votimit e njësisë numër 1810 që u gjend dje në kutinë e njësisë numër 1797 tregon se janë futur duart në kuti dhe po numërohen vota të vjedhura për llogari të Lulëzim Bashës.

Zonjë Ina Rama, kryeprokurore e Shqipërisë. Në kutitë që adminstron Arben Ristani krimi ka futur në kuti duart që tani duhej t'i kishte në pranga.

Shkëlqesi ambasadorë, i nderuar zoti Sekui, ambasador i Bashkimit Europian, i nderuar zoti Arvizu, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i nderuar ambasador i OSBE-së, i nderuar ambasador i Mbretërisë së Hollandës, i nderuar kryetar i Misionit të Vëzhguesve të ODHIR-it: Kanë futur duart!

Kjo fletë është skaneri i farsës së re ne tokën e Shqipërisë dhe Europës. Ju drejtohemi si gazetë shqiptare opozitare: Ndalojeni këtë farsë! I keni mundësitë dhe fuqinë ta ndaloni! Shqipëria është në orbitën e Perendimit dhe jo jashtë saj.


Një gjë është e sigurtë: shqiptarët që kanë parë numërimin ligjor për Tiranën dhe që po shohin edhe sot me trishtim e revoltë të brëndshme si po konsumohet një krim elektoral në KQZ nën rrethimin e forcave të policisë, nuk do të pranojnë kurrë të qeverisen me vota të vjedhura.




- "Shekulli"-t | 20/05/2011 | -

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2011 08:12
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6852

Kujdes: ky mesazh pėrmban ofendime ose mungesė respekti. Postuesi ėshtė i lutur tė pėrmbahet.

M.C.Nr.1: Ne mes te MASKARADES qe po ndodh keto dite ne KQZ me Votat, ne KUNDERSHTIM me te gjitha nenet e Ligjit te Votimeve, me bie ne sy dicka qe, ne anen e Maskarades si punonjes te KQZ-se, qysh nga mbajtesi me i thjeshte i kutive qe po rihapen, qysh nga disa femra e meshkuj Sekretare te KQZ-se e deri tek antar/antare PD-ista te te Komisionit se KQZ-se JANE me DIALEKT foles nga Veriu i shqiperise...!!!!!!!!

M.C.Nr.2: Si eshte e mundur llogjikisht, teknikisht, praktikisht, njerzisht, boterisht, kurverisht, shkerdhateshisht (ato 8% Shqiptare=qorra-ngjyrash sic i cilesoji Krimineli mbreme) qe, te gjitha Letrat e hudhura ne Kutite e gabuara te Votimit nga keto "qorra-ngjyresh", paskan qene qorra te cilet paskan votuar per Bashen (ne ndonje rast te rralle per Edin)!!!???

Perse, keto "qorra-ngjyrash" te mos kishin hudhur me shume letra votimi ne kuti te gabuar per Edin!!!???

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2011 10:36
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10705

Bllokohet KQZ, tani vendimin e merr gjykata

Hopa tha lopa dhe beri vertikalen.



Te vertetat e zgjedhjeve. PD ka firmosur gjithe tabelat e njesive, por nuk firmos tabelen permbledhese (shuma e tabelave te vogla).

Aritmetika eshte opinion.



P.s. Vizioner, ofendimet dhe gjuha e rende po ekzagjerohen shume. Banet aplikohen dhe mbi anetare te vjeter ndonjehere, edhe pse shume nga moderatoret dhe administratoret nuk i ben me pershtypje ofendimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2011 16:39
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Nuk vij andej se e kam seksin pa tema, kshu si tip zone e lire.




po menohem Faje te citoj apo jo...se qeka me nerva, si duket.

Sa per *Zonen e Lire* dhe un, e pelqej qamet,(kuptohet pas debateve ke Studio e Hapur *). lol
paska te reja sot, se skam pat kohe,ti shihja nga ambjentet jashte shpie.

****
Oj monde kush t'permendi emer ty mqafsh?
po cito, ça te doje e bardha zemer, se per tçare t**pin t'kemi ty ne, dhe bej kujdes, me kete fjalor , se skemi nje nivel, un s'bie ne rangun tend.

Sqarim: Mos me repliko me.
****

arturm:
besoj se ate qe the, e kishe , per ç'ka ndodh sot ne SHQIPERI apo jo? p.sh jemi ber imag per t'na patur zili vertet.

****
P.s Faje sorry qe i permblodha bashke .

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2011 17:03
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10705

Duhet te kesh ca kohe qe agjeron meqe i permblodhe...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2011 17:10
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

ahahhahahahahahahah jo... , po nderrohesha se sa erdha shpi,

N'fakt duhet ta imagjinoja, qe do gjeja ca harta t'mondes, ketu e ca image ylberistike te vizionerit,.
Thjesht pertova ti rikthehesha vetem i hodha nji sy..

Pse re muj ramazoni tashi e? .S'ja kam haberin hiç :p

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2011 17:15
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Nje leksion i madh.

Duhet bere reforma zgjedhore.
Fakti qe kodi elektoral ka mangesira, jo per faj te hartuesve por te risive qe dalin apo ndodhin ben qe ai te mos jete perfekt kurre.
Kjo sepse diçka qe nuk eshte e ndaluar me ligj eshte e ligjshme.
Probleme ka sa te duash, mirpo normalisht une si shume te tjere ketu nuk mund te pranojme gjendjen e krijuar.
Ashtu sikurse e kam paralajmeruar mungesa e besimit tek institucionet, ben qe te kalojme direkt ne konflikte, duke harruar edhe te vertetat e medha qe dalin apo mesojme gjate ketyre evenimenteve qe ben te duket sikurse eksperimente ne vendin tone dhe viktima ne kete rast eshte populli qe vuan pasojat e kesaj lufte politike.
Vetem ne Shqiperi ben vaki qe ka vetem te fituar, kjo dihet sepse askush se pranon humbjen edhe pse shifrat flasin qarte, me qarte nuk ka.
Shija e humbjes behet edhe me e madhe ne rast se llogarite nuk dalin, kur je 100 % i sigurte.
Te gjithe jemi deshmitare te atij numerimi votash deri ne kutine e fundit, jo, deri ne fleten e fundit.
Keto votime ishin nje leksion i madh per politiken tone, por ne vend qe te merren me nje analize te ftohte dhe te qarte, me keqardhje konstatohet se mendja punon tek labirinthet dhe skutat qe vetem sa jane vegla primitive per te shpetuar nga momenti dhe qe na ngaterrojne shekull mbas shekulli.
Shume hipoteza kane rene poshte pas ketyre zgjedhjeve.
Kjo do te ishte A-ja per te gjithe klasen politike shqiptare, imagjinoni nje moment e te kthehemi ca vite me perpara dhe te kishim kete rezultat qe kemi sot , por me gjuhen e asaj kohe, mirpo ca gjera kane ndryshuar dhe shyqyr zotit nuk jemi me ne ate kohe...Me vjen keq te perdor termin emancipim por ne fakt keshtu eshte, megjithse dikush ndoshta ferkon duart per te pare katrahure dhe gjakderdhje, kjo nuk besoj se ka per te ndodhur, fale edhe nderhyrjes se shpejte te faktorit nderkombetar qe po ben gjithshka te ulen tonet, te ftohen gjakrat dhe çdo gje te kaloje ne menyre ligjore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2011 18:29
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Opinionator
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 25/03/2011
Vendbanimi:
Mesazhe: 131

Kush tha qe nuk e kane fajin hartuesit?
Ata e hartuan kodin pikerisht ne menyre te tille qe mos kete riciklim pushteti, por kush te fitonte zgjedhjet e 2009 do mbetej perjetesisht ne pushtet.
Prandaj presidenti eshte i dobet- u pa cfare roli luan ne ngercin politik, mjafton te krahasohet fuqia e tij me ate te ish-presidentit Moisiu qe ishte shume me efektiv ne garantimin e kushtetutes;
prandaj qeveria nuk i jep llogari Asamblese sepse ne vend qe te kete te drejte Asambleja te rrezoje qeverine ne rast vote mosbesimi, kete te drejte e ka qeveria, qe te shperndaje parlamentin;
prandaj u abrogua KQZ si institucion kushtetues nne kushtetuten e 1998, ne varesine totale te partise qe ka shumicen ne parlament me kushtetuten e ndryshuar te 2008;
prandaj u be ndarja e hartes elektorale ne menyre qe te dy partite te kene zona te garantuara elektorale, nderkohe qe pragu i natyrshem elektoral per rajon eshte shume here me i larte se ai qe percakton ligji, etj etj.

Mua nuk me befason asgje qe po ndodh ne ate vend, sepse s'ka se si te ndodhe ndryshe jo per gje. Ajo qe me habit eshte fakti qe njerezit nuk arrijne ta kuptojne akoma c'po behet ne ate vend dhe sa te rrezikshme jane nderhyrjet institucionale te gatuara dhe miratuara nga te dyja partite- qe per mua jane barazisht fajtore. I vetmi ndryshim eshte qe Edi Rama e nenvleresoi Sali Berishen si oponent, dhe harroi qe ai eshte politikan e stazhionuar ne mekanizmat pushtetare komuniste.

__________________
Passive resistance

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2011 19:31
Opinionator nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Opinionator Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Opinionator (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Opinionator Shto Opinionator nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Opinionator nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha Opinionator
Kush tha qe nuk e kane fajin hartuesit?
Ata e hartuan kodin pikerisht ne menyre te tille qe mos kete riciklim pushteti, por kush te fitonte zgjedhjet e 2009 do mbetej perjetesisht ne pushtet.
Prandaj presidenti eshte i dobet- u pa cfare roli luan ne ngercin politik, mjafton te krahasohet fuqia e tij me ate te ish-presidentit Moisiu qe ishte shume me efektiv ne garantimin e kushtetutes;
prandaj qeveria nuk i jep logari asamblese sepse ne vend qe te kete te drejte Asambleja te rrezoje qeverine ne rast vote mosbesimi, kete te drejte e ka qeveria, qe te shperndaje parlamentin;
prandaj u abrogua KQZ si institucion kushtetues ne varesine totale te partise qe ka shumicen ne parlament;
prandaj u be ndarja e hartes elektorale ne menyre qe te dy partite te kene zona te garantuara elektorale etj etj.

Mua nuk me befason asgje qe po ndodh ne ate vend, sepse s'ka se si te ndodhe ndryshe jo per gje. Ajo qe me habit eshte fakti qe njerezit nuk arrijne ta kuptojne akoma c'po behet ne ate vend dhe sa te rrezikshme jane nderhyrjet institucionale te gatuara dhe miratuara nga te dyja partite- qe per mua jane barazisht fajtore. I vetmi ndryshim eshte qe Edi Rama e nenvleresoi Sali Berishen si oponent, dhe harroi qe ai eshte politikan e stazhionuar ne mekanizmat pushtetare komuniste.

Deri diku jam dakort me mendimin tend , vetem se do qartesoja dy pika pare ne kendveshtrimin tim.
E para kodin e hartuan te dyja partite, por kodi nuk eshte i perjetshem, osbe beri thirrje qe te ndryshohej por nuk u degjua osbe dhe as u zbatua.
e dyta persa i perket rolit te presidentit, duhet te kesh parasysh se ka te beje mosha dhe perspektiva e tij, ne kete kontekst, Moisiu ishte me strikt ndersa Topit i bie qe te jete me luajal. Prandaj Shqiperise nuk i duhet nje president me moshe te re dhe ne nuk jemi republike presidenciale, presidenti eshte garant i kushtetutes dhe jo kodeve elektorale.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2011 19:38
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Opinionator
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 25/03/2011
Vendbanimi:
Mesazhe: 131

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Deri diku jam dakort me mendimin tend , vetem se do qartesoja dy pika pare ne kendveshtrimin tim.
E para kodin e hartuan te dyja partite, por kodi nuk eshte i perjetshem, osbe beri thirrje qe te ndryshohej por nuk u degjua osbe dhe as u zbatua.
e dyta persa i perket rolit te presidentit, duhet te kesh parasysh se ka te beje mosha dhe perspektiva e tij, ne kete kontekst, Moisiu ishte me strikt ndersa Topit i bie qe te jete me luajal. Prandaj Shqiperise nuk i duhet nje president me moshe te re dhe ne nuk jemi republike presidenciale, presidenti eshte garant i kushtetutes dhe jo kodeve elektorale.



Gabim.
Reformat elektorale ne Shqiperi kane ndodhur ne 1991, 1992, 1996, 1997, 2000, 2003, 2005, 2007-2008. Cdo dy vjet ndryshohet kodi zgjedhor, dhe ndryshojne totalisht sidomos pikat e kodit qe kane te bejne me perkthimin e votave ne mandate, ndarjen e zonave elektorale dhe administrata zgjedhore, ( qe nga KQZ dhe deri tek komisioneret e thjeshte).
Ndryshime kaq te shpeshta nuk japin as kohen qe te provohen apo te qartesohen strukturat institucionale/administrative.

2. NUk ka te beje mosha e presidentit por menyra se si zgjidhet tani presidenti dhe fuqia e tij si garantues i kushtetutes dhe i pavaresise se gjykatave dhe Keshillit te larte te drejtesise. Ne rast se me perpara duheshin votat e 2/3 te deputeteve dhe disa raunde nese nuk arrihej numri i kerkuar i votave, tani presidenti zgjidhet me shumice te thjeshte 50+1 te votave, dhe prezantimi i kandidaturave per president vjen nga partite qe kane shumicen ne parlament. Pra mjafton qe nje parti ne parlament te kete 71 depute, e miraton kandidaturen e presidentit qe mbeshtet vete dhe ne menyre indirekte ka nen kontroll edhe sistemin gjyqesor.

Nga ana tjeter jane abroguar edhe ligjet ne lidhje me pavaresine e prokurorise dhe venien e saj nen ekzekutiv, nga ana e financave.

Mos ju duket cudi qe Sali Berisha eshte kaq i fuqishem dhe Edi Rama kaq i terbuar, sepse i di mire pazaret dhe nuk i del e keqja qe nuk i doli si e priste. Po te ishte Edi Rama ne vendin e Berishes do bente po te njejten gje- sepse kete pushtet absolut i jep struktura institucionalo-partiake atyre dy personave. Jo per gje po te dy kane mentalitet diktatorial.

__________________
Passive resistance

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2011 19:50
Opinionator nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Opinionator Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Opinionator (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Opinionator Shto Opinionator nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Opinionator nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:47 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 65 faqe: « E parė ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.