Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Lajmet e fundit...
Gjithsej 332 faqe: « E parė ... « 306 307 308 309 310 311 312 313 314 [315] 316 317 318 319 320 321 322 323 324 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Artan Lame nuk tha vetem aq, por tha dhe se Ardian Klosi ishte nga ato njerez te medhenj qe nuk kishin kufij gjeografike, nuk ishte nga ata njerez qe ikin diku gjetke ne shtet tjeter [sic bejne shumica e shqiptareve rendom]. Iku thjesht nga kjo bote.
(pjesa ne kllapa koment personal).

Depresioni nuk eshte semundje biologjike melcie, por semundje me baze psikologjike. Kushtet dhe realiteti ku personi jeton eshte i rendesishem. Depresionet varen shume nga faktore sociale, te cilat behen shkaku i ndryshiemve biologjike ne trup dhe ne tru. jo gjithmone kur semundja ka ndryshime biologjike do te thote se biologjia eshte shkaku. Keshtu qe mos na dilni me teori biologjike per gjera qe i njihni me te degjuar nga lajmet.

Edi Rama ka shume difekte, eshte politikan i trashe, etj, por nuk i mohohet dot fakti qe ka patur shoke te hershem disa nga njerezit me te vyer (perfshi Teodor Kekon). Thjesht kane qelluar te jene moshatare ndoshta, por ja qe ka patur shoqeri.

Se fundi, juve dhe une jemi pikerisht ai kontigjent shqiptaresh qe permendi Artan Lame, qe kane ikur jashte se nuk i pelqenin gjerat ne Shqiperi. Tani mos u habisni kur degjoni se Shqiperia po kalon nje periudhe te erret. Jo me larg se dje presidenti shqiptar tha se ka ardhur puna qe njerezit kane frike te flasin. Po te keni pyetur ca verdalle do e dini qe gjerat ne Shqiperi nuk shkojne aspak mire, ne asnje drejtim, pervec propagandes qe nuk bie ndonjehere. Une kam patur rastin te flas muajt e fundit me shume njerez qe kane shkuar ose jetojne ne Shqiperi dhe ne asnje drejtim nuk kam marre optimizem. Prandaj mos flisni si te habitur pas perdes se opotunitetit emigrativ. Njerez si Artan Lame, Ardian Klosi, etj, jane intelektualet e pakte te ndershem qe ndjejne te paret mungesen e drites ne tunel. Prandaj kur dikush vret veten ne ate nivel se pari duhet vleresuar sepse nuk ishte si legenat e shumte qe adaptohen me pisllekun. Dhe se dyti vdekja e njerezve te tille duhet te beje te tjeret ti vene gishtin kokes dhe jo te mohojne dhe zhvleresojne intelektin e te ndjerit me gjetje biologjike dhe me pyetje banale. Mjafton te lexoni artikullin e fundit te Ardian Klosit (mbi nje liber gjerman te historise se Ballkanit) qe te kuptoni se merrej me ndricimin e kultures shqiptare, jo thjesht me lojra politike.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2012 00:41
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Sulmohet gazeta menjehere pas publikimit te artikullit mbi Berishen.

Gazeta kosovare “Zëri” është kthyer online pas dhjetë ditësh ndërprerje. Në një njoftim për lexuesit, ata thonë se u sulmuan pasi botuan skandalin e Berishës.



NJOFTIMI

“Siç e dini, kohën e fundit jemi përballur me probleme të shumta në faqen tonë. Pothuajse 10 ditë, ka qenë e pamundur që faqen tonë ta vizitojnë persona që jetojnë jashtë Kosovës, por edhe nga disa pjesë brenda vendit tonë. E gjithë kjo ka ardhur pas sulmeve që na janë bërë nga persona të panjohur, pas publikimit të shkrimit me titull “Sali Berisha, me “mafinë” serbe, kundër Kosovës” të datës 16 prill, 2012, skandal ky i publikuar për herë të parë në Gazetën “Zëri”, i cili ka ngjallur debate të mëdha në Kosovë, e sidomos në Shqipëri.

Që nga ajo ditë, faqja jonë është ballafaquar me probleme të mëdha, nga sulmet që vinin në drejtim të faqes, prandaj është dashur ta ndërrojmë serverin, të kalojmë në një server të ri, shumë më të sigurt.

Edhe tani, ndodhë që në disa vende të mos hapet faqja, pasi që ende sulmet vazhdojnë, mirëpo sistemi i sigurisë në faqe është shumë më i madh tani, dhe shumica e lexuesve tanë besnikë, do të kenë mundësi qasjeje në faqe.

Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj, lexues të nderuar, deri në normalizimin e plotë të faqes Zeri.info.”

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2012 01:21
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
raid
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/02/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 1139

Natyrisht qe kushtet e jashtme ndikojne ne depresion, kete e din edhe bufi, nuk ka nevoje te jesh shume i mencur. Psh mjafton ta izolosh nje person per nje kohe te gjate dhe mundesia qe ai person te shkalloje eshte e larte.

Po pavaresisht shkaqeve, depresioni eshte semundje. Dhe Klosi vrau veten se organin tru e kishte te semure.

Te ishte ndryshe, dmth te kishte vrare veten sepse nuk pa driten ne erresire (shto vete retorike sa te duash ketu.. ) do te thote qe ai duhet ta kishte kryer aktin me nje mendje lucide dhe jo te ishte shtruar ne psikiatri disa here.

Kjo eshte e verteta, nderkohe qe nuk i heqim asnje presje kontributit te tij, te Lames, shokeve te Rames, e me the te thash retorikave te tjera pa fund me emigrante...

__________________
mir..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2012 04:38
raid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė raid Kėrko mesazhe tė tjera nga: raid Shto raid nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto raid nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

Raid,e ke idene perse nje njeri kalon ne nje depresion nervoz? (ekzistojne dy tipe depresioni,fizik dhe mental,te lehte dhe teper te rende).

Ja,po te permend disa raste. Njeriu mund te kaloj ne depresion pa e kuptuar edhe vete ai. Izolohet vete dhe nuk pranon ta shohin as njerzit me te afert.
Arsyet jane,deziluzioni,frustrationi qe njeriu peson. Mendimet e shpeshta per x problem. Duke menduar te njejten gje deri ne oret e para te mengjesit,personi harron se cfare po i ndodh..agonia rritet dhe shpesh mendon te vetvritet sepse i pelqen ideja te bej te vuaj apo ta brej ndergjegja x person apo y problem.

Une nuk e njoh fare kete shkrimtar,dhe prandaj u ndala vetem te semundja. Insistoj dhe them mos i merrni gjerat kaq lehte,ishte psiqik dhe vrau veten ngaqe s'kishte c'bente. Shkaqet qe dikush te arrij ne ate pike jane te shumta. Prandaj pak kompasion per njerez me tru,sic ishte ai ne kete rast.


Madje une mendoj se gjysma e Shqiperise do jete ne depresion. Atje eshte normale te jesh i semure psiqik qe te hajne mire pushtetaret. S'duan atje njerez me lart se veten,mundesisht nenvetes ose akoma me poshte,nendhe. Apo se mos ka psiqiatra qe te te sherojne vetem psiqiatri ka...te te mbyllin.

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Modifikuar nga cecilia datė 28/04/2012 ora 07:33

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2012 07:23
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Kėta s’tė lėnė as tė vdesėsh

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re ardian-klosi1-300x188.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 26 herė.

Nga Ardian Klosi

Botuar në gazetën “SHEKULLI”, në shtator 2010

* * *

Pa u shtyrë më tej në shembuj të tjerë të kësaj qelbësirëhaneje, pyesim kush nga ne ka të drejtë të shpjegojë publikisht shkaqet e një vetëvrasjeje.

Vdekja tragjike e Llazi Serbos para disa ditësh solli me vete një numër shkrimesh në gazeta të ndryshme. Midis tyre u diskutua edhe mënyra se si ai u nda nga jeta, i vetëvrarë me çiften e tij të gjahut. Me shumë hollësi, me shtjellime dhe hamendje makabre merrej në mënyrë të veçantë gazeta MAPO e datës 17 shtator.

Për një çast të dukej sikur, përveçse me ndarjen nga jeta të dy aktorëve – Bekim Fehmiu vrau veten në mënyrë të ngjashme në muajin qershor – shtypi ynë po merrejedhe me problemin e vetëvrasjes, duke hapur si të thuash një debat publik. Sa është ajo e pranueshme për opinionin shoqëror, a do të fillojë të diskutohet edhe te ne eutanazia? etj. Një iluzion i shkurtër sepse debatet për vetëvrasjen e artistëve, të themi në moshë, nuk ishin aspak të tillë dhe duket që edhe për të ndjerin Llazi Serbo, ato ishin fishekzjarre të shtypit tonë, siç janë për çdo temë tjetër të bujshme që një javë më pas harrohet.

Në opinionin tonë publik nuk do të ketë, me sa duket edhe për një kohë të gjatë, as debat për vetëvrasjet në përgjithësi, megjithë numrin e tyre tmerrues në rritje, as për eutanazinë në veçanti. Na kujtohet për fat të keq konstatimi i shkrimtarit të shquar austriak Jozef Rot që vizitoi vendin tonë më 1927, kur shkruan “në Shqipëri nuk lejohet opinioni publik, por edhe po të lejohej, ai nuk do të ekzistonte”.

Sot jemi në një gjendje të ngjashme: opinion i vërtetë publik krijohet vetëm në raste ngjarjesh shumë të rënda (vjedhje votash, importim plehrash nga fqinjët, shpërthime në Gërdec), por jo si debat i vazhduar e real që bartet përmes mediave. Ndodh përkundrazi që mediat prodhojnë llafe, shpikin debate dhe e shuajnë debatin publik sapo që flaka e tij duket se mund të mbajë, për t’u kthyer te tema e tyre më e dashur, surretërit e politikanëve.

Nuk do të shkruanim për vetëvrasjen e të ndjerit Llazi Serbo sikur tymi që hidhte fishekzjarri i MAPO-s pardje të mos kishte qenë aq i zi. Aty jepeshin disa supozime se cilat mund të kishin qenë motivet e vetëvrasjes së aktorit. Për t’ia lehtësuar të kuptuarit lexuesit, po i thjeshtoj ato të renditura:

1. i ndjeri deshi të imitonte Bekim Fehmiun. (Misterioze do të mbetet si dhe pse aktori ynë që gjithë jetën luajti role plehu pretendoi vdekje gjeniu?… krijon… një përvojë apo trendy të ri, të paparë e të padëgjuar deri më sot, atë të vjedhjes së vdekjes së tjetrit);

2. i ndjeri ka dashur t’u japë një shembull aktorëve të mëdhenj. (Një variant tjetër që ma tha njëri dje është ky: Aktori ynë vajti me shpresën e marrë që kur aktorët e moshuar të Hollivudit t’i afroheshin fundit, të imitonin atë që luajti filma me partizanë te Shqipëria e Re, domethënë të vrisnin veten me çifte si ai.);

3. me vetëvrasjen e tij ai ka dashur të kërkojë ndjesë për rolet që ka luajtur në filmat komunistë. (Të ketë qenë vallë gjesti me çifte gjahu i aktorit tonë një pendesë e vonuar, si të thuash, një ndjesë për rolet e lëtyrta, shpresë që pas një jete provizore të zezë të gëzonte një vdekje të pafundme të bardhë?).

Pa u shtyrë më tej në shembuj të tjerë të kësaj qelbësirëhaneje, pyesim kush nga ne ka të drejtë të shpjegojë publikisht shkaqet e një vetëvrasjeje, pa qenë njeri i afërt i të ndjerit, pa qenë psikiatër ose prift tek i cili i ndjeri mund të jetë rrëfyer? (por edhe këta kanë detyrimin e heshtjes) Askush, e shumta nëse i vetëvrari ka qenë një figurë me rëndësi të veçantë publike.

Kështu ka ndodhur për shembull me Mehmet Shehun, vetëvrasja e tij është diskutuar gjatë, sepse ajo që ndodhi më 18 dhjetor 1981 kishte rëndësi të veçantë jo vetëm e thjesht për të afërmit e tij, por për qindra mijëra të tjerë, në njëfarë mënyre për gjithë kombin në atë kohë. Dhe shpjegimin më të mirë e më të hollësishëm e ka bërë te „Vjeshta e ankthit” i biri, Bashkimi, një fat për ne që e ka shkruar me aq sinqeritet dhe aftësi. Po individi, i tërhequr prej kohësh në jetën e tij private, pse duhet përfolur në shtyp për motivet e vetëvrasjes së tij nga një që nuk është as i afërm, as psikiatër, as prift, madje, po të mendojmë se shkrimtarit i lejohet të futet aty ku nuk hyn dot asnjeri tjetër, nuk është as shkrimtar (se shkrimtari dallohet në radhë të parë për do principe morale)? Në rastin konkret çfarë i ka bërë ai opinionit tonë mediatik (jo publik), konkretisht gazetës MAPO? Asgjë, absolutisht asgjë.

Llazi Serbo vuante pleqërinë e tij të parakohshme i humbur diku në Korçë, shumë pak vetë e dinin që vuante nga depresionet. Dhe pastaj një shkrepje e armës thellë në vetminë e shtëpisë dykatëshe dhe gazetat që pëlcasin si fishekzjarrë të lidhur në seri. pam-pam-pam, disa me shkrime pozitive, panegjirike, të tjerat me fëlliqësi.

Po te shkrimi në fjalë mësojmë se Bekim Fehmiu e paska vrarë veten sepse nuk duronte më pelenat (ishte katandisur aq keq me shëndet sa kishte probleme me pelenat të cilat nuk mund të duronte t’ia ndërronin të tjerët, ose shkurt, për arsye të asaj që populli ynë e quan “dhjerje nën të). (!!) Mund të ketë qenë fare e vërtetë, por ç’na intereson? Bekim Fehmiun ne do ta mbajmë mend përgjithmonë për rolet e tij të mrekullueshme. Ndoshta edhe pse vrau veten ngaqë jeta iu bë e padurueshme. Por ka shumë rëndësi nga se iu bë e padurueshme? Tumor mund të ketë patur, Alcheimer mund të ketë patur, insuficiencë kardiake ose ishemi cerebrale, por mund të mos ketë patur fare sëmundje, ndoshta ia kanë bërë jetën të padurueshme gazetarët e poshtër, po të supozojmë që ka edhe në Serbi si në Shqipëri. Me këtë rast MAPO bën edhe një shpifje publike, sikur Llazi Serbo ta paskesh lënë me shkrim që vdes pse dua të ec nën shembullin e Bekim Fehmiut (“të bën përshtypje një gjë: Shënimi i lënë nga aktori lidhur me ngjashmërinë e lakmuar të vdekjes së tij me tjetrën vdekje të paradokohëve, atë të Bekim Fehmiut”). Nuk është aspak e vërtetë që i ndjeri të ketë lënë një shënim të tillë, kjo s’përmbahet nga asnjë prej kronikave policore që u botuan. Vetëm një mik i tij, piktori Thoma Angjeli, në një intervistë të botuar te “Gazeta Shqiptare” kujton: “Duke qeshur, më dha të kuptoja se ai do t’i jepte fund jetës, ashtu si Bekim Fehmiu, me vetëvrasje.” Nuk mjafton kaq për të përhapur gënjeshtrën sikur ai e paska lënë me shkrim, për ta poshtëruar aktorin si të thuash edhe në vdekje: mirë që në jetë deshe t’i ngjaje Klint Istvudit (MAPO), por edhe në vdekje deshe t’i ngjaje Bekim Fehmiut. Dështak! Shumë shpesh ngatërrojmë profesionin me jetën, profesionin me vdekjen. Fakti që dikush ka qenë aktor, që ia kemi parë fytyrën kushedisa herë nëpër ekrane, nuk na jep asnjë të drejtë morale të diskutojmë për vdekjen e tij e për gjëra kaq intime sikurse motivet e vetëvrasjes.

Askush nuk e bëri këtë me Sandër Prosin bie fjala. Pse, ngaqë ishte aktor më i shquar se Llazi Serbo? Jo, s’është e vërtetë, thjesht pse Sandër Prosi i shkretë u nda nga jeta, kur kokat e njerëzve këtu, sidomos të atyre që botojnë, nuk ishin çakërgjosur ende kaq keq sa sot. Mëtimi se mund të shkruake për motivet e vetëvrasjes së një njeriu me profesionin aktor, që nuk e njeh, është diçka e ngjashme sikur na ndodh që përshëndesim pa dashur një aktor që na shfaqet në bulevard, megjithëse s’jemi takuar me të ndonjëherë. Pastaj skuqemi pak, sepse kujtohemi që nuk njihemi personalisht. Po këta shkarrashkrues skuqen ndopak pasi kanë hedhur gjithë atë bojë elektronike mbi vetëvrasjen e tjetrit? Nuk ka skuqje që t’i mbajë ato fjalë, jo, e shumta një zverdhje si e meitit pas të këtillave: “Ai nuk qëlloi ndonjë shtazë tjetër, por veten e vet. Për këtë meriton një falënderim, dhe një: Ndjes’ pastë.” (fundi i shkrimit).

Po thirren në ndihmë edhe Bibla dhe Kurani sepse këto e dënuakan vetëvrasjen. Është e vërtetë që kisha për shekuj të tërë e ka dënuar vetëvrasjen, që vetëvrasësve nuk u jepej vend në varrezat e shenjta deri në fillim të shekullit 20. Por kisha mallkonte edhe divorcin, abortin e detyruar etj. etj., madje në shekuj të mëparshëm mallkonte dhe digjte në turrën e druve ata që thonin se Toka rrotullohet. Sot jo më, edhe ata që vetëvriten gëzojnë një varrim si gjithë të tjerët.

Ja që edhe Bibla dhe Kurani ecin bashkë me kohën. Është si ligj i pashkruar që për të sapovdekurin nuk flitet keq. Unë nuk jam as për idilizimin e të sapovdekurit, sepse them që duhet pritur njëfarë kohe, pasi atëherë dalin me të vërtetë vlerat e të ikurit. Sidomos kur vdekja ka qenë e dhunshme, sikurse në rastin e vetëvrasjes, të gjithë heshtin. Është një ligj mbarënjerëzor që populli ynë e shpreh ndër të tjera me fjalën: në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari. Pra as arma nuk do duhej përmendur në këtë rast, pale të përflitej aq keqas i ikuri.

Motivi i gjithë asaj përbuzjeje dhe shfrimi mbi të ndjerin Llazi Serbo është se, sipas autorit, njerëzit e autorit janë persekutuar, janë vrarë rrëzë kanaleve, janë burgosur dhe internuar pikërisht nga njerëzit të cilët i shfaqte si modele Llazi Serbo në filmat e tij: oficerë, sigurimsa etj. Them sipas autorit, sepse në të vërtetë nuk duket të jetë kështu, e para sepse po ta kishte patur vërtet gjithë këtë mllef mbi të ndjerin aktor për këtë arsye, ai do t’ia kishte thënë publikisht qysh në gjallje dhe s’do kishte pritur vetëvrasjen e tij. E dyta, ka peshq shumë më të mëdhenj në këtë fushë, dua të them në fushën e artit dhe të letrave, që kanë ngritur kultin e Enver Hoxhës dhe nderohen sot e gjithë ditën jo më vetëm nga autori i shkrimit por nga gjithë kori i bashkuar i mediave tona. Arsyeja e vërtetë është thjesht pse autori do të bëjë zhurmë, të duket edhe ai, ta japë edhe ai pëlcin e tij pas pëlcitjes së një arme të vërtetë. Sikurse do të bëjë zhurmë edhe organi që e boton – meqë ra fjala për pelena, organ ende në pelena – pa asnjë parim etike dhe njerëzillëku.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2012 07:53
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Klosin e vrau deficenca e tij intelektuale dhe morale

--Ne nje shoqeri, intelektualet jane te paret ata, qe duhet te luftojne
per te ndryshuar
shoqerine per mire; qe me fjalen e tyre , me romantizmin qe e rezatojne
brenda vizionit te tyre i bejne masat te levizin perpara duke ju treguar se ka drite ne fund te tunelit , dhe jo te jene te paret qe te terhiqen ne vetvrasje duke treguar nje mungese te pergjegjshmerise morale



Klosi ishte nje intelketual i zakonshem me njohuri mediokre dhe arsyetim te kufizuar nga neneshtrimi dhe fetishizimi ndaj cdo gjeje te huaj,
i cili vuante nga Grandomania --

Ai duke qene jashtezakonisht egocentrik, pa arsye , harriti deri ne sakrifikimin e jetes se tij per tu mbushur njerezve mendjen se ishte nje intelektual i madh,
- dhe se ishte nje padrejtesi shume e madhe qe dielli nuk rotullohej rreth tij...

-Por qe ne fakt ai ishte nje intelektual i zakonshem , sepse atij i mungonin Idete, Fantazia, njohurite, dhe menyra e tij e arsyetimit ishte shume e ceket.

--- Kur ai fliste per ngjarje historike atij i mungonte totalisht mendimi me common sense
dhe e merte cdo gje qe thoshin te huajte per flori te paster .



Pastaj duhet shtuar se ne kete kohe qe jetojme ai kishte nje jete shume te mire krahasuar me mijera te tjere ,intelektuale dhe njerez te thjeshte qe nuk kane se me se te jetojne dhe shkojne per dite ne lufte me jeten per te mbijetuar,


__Nqs Klosit nuk i pelqente kjo jete ne Shqiperi, ai shume lehte mund te ikte ne Gjermani dhe te jetonte atje per bukuri

Ose nqs donte te ndikonte per ndryshimin e kesaj jete , ai shume mire mund te ndikonte tek shefi i opozites per te dhene idete e tij intelektuale se si ta ndryshoje opozita luften e saj politke ne menyre qe te beje per vete shumicen dermuese te popullit


__I thone nje fjale , Zoti shikon, zoti gjykon

Nje gje do shtoja ne lidhje me mendimin e tij ne politke,

__ Klosit, si dhe shume shokeve te tij te afert qe udheheqin opoziten shqiptare ,
apo edhe institucionet aklademike shqiptare
i Mungonte Mendimi konceptual ne politke,

Sepse keta lloj intelektualesh e trajtojne veten jashte identietit te tyre , jashte popullit te cilit i perkasin, dhe biles hidhen
ne lufte me identitetin e tyre duke e paraqitur kete lloj lufte si nje fashion dhe intelektualizem siperor

--Dhe kjo eshte edhe semundja e tyre, por Fatkeqisa e popullit shqiptar.....

Gjithmone intelektualet shqiptare janer munduar ta largojne veten nga populli i tyre ,
duke treguar se kane mangesine me thelbesore qe mund t e kete nje qenie njerezore sot:

Mungesen e aftesise Shtetformuese......Ndaj edhe e shikojne goten gjithmone gjysem bosh

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2012 21:45
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Raimondi qe nuk di te shkruaje shqip mendon se shkrimtari qe ka bere disa libra dhe shume artikuj ishte medioker.

S'e di nese kjo eshte me shume komike apo tragjike. Sigurisht do jete komike qe ta shikojme goten gjysem plot.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2012 21:56
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Kujdes: ky mesazh pėrmban ofendime ose mungesė respekti. Postuesi ėshtė i lutur tė pėrmbahet.

Raimondi, e ke shkruar ti ate aty lart apo e ke bere Coppy nga ndonje gazete, si "55-sa" pershembull???

Uroj te jete e dyta (e marre nga ndonje gazete), gje e cila te "justifikon" pak.

Shkrimi-Komenti eshte jashte cdo Etike, Morali dhe aq me shume, pa llogjike dhe intelekt prefesional per nje njeri, i cili, eshte munduar te jape dicka shoqerise nga vetja, me aq sa mundete dhe jo pak.

Ka qene, eshte dhe do te ngelet nje Figure e Respektuar ne fushen e tije.
Mbase jo, nga Raimond-et, edhe pse jane te shumte ne llumin shqiptare!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2012 22:08
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Raimondi qe nuk di te shkruaje shqip mendon se shkrimtari qe ka bere disa libra dhe shume artikuj ishte medioker.

S'e di nese kjo eshte me shume komike apo tragjike. Sigurisht do jete komike qe ta shikojme goten gjysem plot.



E or trap e .
Nuk dijme ne te shkruajme shqip se je ti kaur, prandaj.

O shoku kaur ! Kur flet ti qe je nje krijese deficente ne cdo aspekt , mos ngelte njeri ne kete bote pa folur .

Ketu nuk eshte ora e gjuhes or trap, dhe une shkruaj si te me teket

Ketu njeriu hedh mendimet si ti vijne e kur ti vijne , pa e care trapin se nje akrep si puna jote
do rije ne pergjim , si hajdutet ne prite , per te bere spell check .

Fol per problemin ne fjale or dell dhe mos u merr me mua , se une , ty dhe idhujve te tu, ua fus koken ne hale ne cdo aspekt , jo per gje por kam punuar ca kohe me Salen prandaj

Se ai , po ju diskretiton totalisht ju, po ju nxjerr qe jeni qenie me tru te kalbur

Shkrova dhe dicka tjeter ketu, por e fshiva , jo per gje por nuk dua qe te vrasesh veten edhe ti

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2012 23:49
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Kujdes: ky mesazh pėrmban ofendime ose mungesė respekti. Postuesi ėshtė i lutur tė pėrmbahet.

Vizioner !

Ato qe shkruaj une , nuk jane per ty dhe per ata si ty

--Ti bashke me keta te pabeset e tjere nuk keni IQ e nevojshme & te mjaftueshme te kuptoni keto qe shkruaj une .
Ok?

Ndaj , mos u fut fare te diskutosh ato qe shkruaj une, kur nuk di te argumentosh ,
se nuk jane per trurin tend te atrofizuar nga mungesa e dijeve dhe e arsyetimit

Dhe mos me trego mua moralin, se ti bashke me kete kopene e budallenejve freleshuar nuk e keni haberin fare c'eshte morali ...

Ca ka per moral aty ore dell ?

Une them mendimin tim pse ai e vrau veten _Ti kundershtohe me argumenta , jo me moral.

Ketu diskutojme per ngjarjen dhe nuk perdorim diskutimin per te goditur diskutantet pse kane kete apo ate opinion

Ca reptilesh jeni ju more ?--Nuk beni dot asnje diskutim te thjeshte, se kaloni ne ekstrem

Ti po ke mendim t e kundert me mua , jep argumentat e tua o tope , mos na trego llumin e tumin.
Sa per llum, llum jeni ju, ti me shoket e tu ,qe keni nje mentalitet zvarraniku ,
te cilin e perdorni per te justifikuar lepirjen e prapanices qe i beni cdo gjeje te huaj .....

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Prill 2012 00:08
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:34 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 332 faqe: « E parė ... « 306 307 308 309 310 311 312 313 314 [315] 316 317 318 319 320 321 322 323 324 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Lajmet e fundit...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.