Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Ēėshtja Kombėtare > Masakra e Gjilanit
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Kreshniku25
Anetar i ri

Regjistruar: 28/04/2011
Vendbanimi: Gjilan
Mesazhe: 1

Masakra e Gjilanit

Golgota shqiptare gjatë Luftës së dytë botërore!

RIPUSHTIMI I KOSOVËS, VRASJA DHE MOBILIZIMI I SHQIPTARËVE NGA UNÇJ (1944-1945)

Autor: Sheradin Berisha

Vrasja dhe masakrimi i qindra shqiptarëve të pafajshëm
në Gjilan nga Spasoje Gjakoviqi dhe Fadil Hoxha!

Brutaliteti i ushtrisë partizane-çetnike kundër pjesëtarëve të Lëvizjes së Rrezistencës Shqiptare pas Luftës së Ferizajit të 2 dhjetorit 1944 solli masivizimin e rrezistencës së armatosur dhe disfatën e kësaj ushtrie të shënuar me Luftën e Desivojcës, më 19 dhe 20 dhjetor, të pasuar me Sulmin në Gjilan, më 23 dhjetor 1944. Njësitë ushtarake jugosllave të ndihmuar edhe nga repartet famëkeqe të OZN’ës, pas marrjes së Gjilanit nga luftëtarët e Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare, ndërmorën një operacion shfarosës, ku rrugët e qytetit u mbushën përplotë me kufoma, midis të cilëve kishte gra dhe fëmijë. Kufomat që i mbuluan rrugët ishin kufoma të qytetarëve gjilanas të nxjerrë nga shtëpitë e tyre e të pushkatuar, sipas urdhërit global të Shefit të OZN’ës së Kosovës Spasoje Gjakoviqit dhe të Komandantit të Shtabit operativ të Kosovës e Metohisë Fadil Hoxhës. Për këtë flet qartë edhe Musa Efendia (vëllau i oficerit Ahmet Efendia nga Gjakova), zëvendës komandant i Batalionit II të Brigadës VII të Kosovës në shënimet për Historinë e LNǒsë në Kosovë, të dhëna për Muzeun e Revolucionit në Prishtinë, më 23 qershor 1981. Sipas ushtarakut Musa Efendia, komandanti Fadil Hoxha e kishte urdhëruar njësinë e Ali Ukshinit, e cila gjendej në Shtime, që të nisej për të hyrë në Gjilan, më së voni deri në orën tre të datës 24 dhjetor 1944, për të “çliruar Gjilanin”, të cilin e kanë marrë ballistët e Mulla Idrisit”, përpos ndërtesës së OZN’së, përkatësisht të burgut. “Neve shkuam dhe e rrethuam Gjilanin. Batalionin tim, në të cilin e kisha një top, të cilin dinte për ta përdorur një oficer nga Shqipëria, e vendosa ku aty tash “Jugopetroli” /ka qenë një stacion i duhanit/, prej nga e gjuajtëm qytetin dhe pastaj u futëm brenda, duke e çliruar këtë qytet…”!?! 5/5

__________________
Bashk eshte e mundshme!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2011 21:25
Kreshniku25 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Kreshniku25 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Kreshniku25 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Kreshniku25't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Kreshniku25 Shto Kreshniku25 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Kreshniku25 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:57 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Ēėshtja Kombėtare > Masakra e Gjilanit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.