Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Moda dhe Estetika > Kėpucėt-obsesioni mė i madh i grave?
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Kėpucėt-obsesioni mė i madh i grave?

Shumë libra janë shkruar për fascinimin e grave më këpucë, por fshehtësia asnjëherë nuk u zbulua në tërësi. Në listën e mistereve në raportin grua-burrë, këpucët zënë vend të lartë.
Burrat kurrë s’do ta kuptojnë lidhjen që ekziston mes secilës palë të këpucëve dhe pronares së tyre, por as pohimet se gruaja kurrë s’mund të ketë tepër shumë këpucë. Këpucët janë një prej zbulimeve më të hershme të njeriut, ndonëse në fillim ishin vetëm konstrukte të këqija nga bari, lëkura apo gëzofi, të dedikuara për mbrojtjen e thembrave nga gurët e mprehtë apo të ftohtit.

Këpucët shpesh përmenden edhe në Bibël, ndërsa vizatimet e këpucëve janë zbuluar edhe në muret e tempujve egjiptiane dhe piramidat. Megjithatë, vetëm diku rreth vitit 1850 fillon që të dallohet këpuca e djathtë dhe e majtë, sepse deri atëherë shumica e këpucëtarëve bënin këpucë të njëjta për të dyja këmbët.

Shpikja e këpucës së parë me take i përshkruhet Leonardo da Vinci. Këpucët me take ishin hit mes burrave të aristokracisë evropiane, gjë që ka shpjegim shumë të thjeshtë. Në atëkohë kalërimi ishte pjesë e jetës së përditshme, e takja pak më e lartë mundësonte stabilitetin e këmbëve në yzengji. Macho-tipave të atëhershëm taket iu shërbenin që të mbesin mbi shalë. Meqë me kalërim kryesisht merreshin të pasurit, sepse varfanjakët gjatë asaj kohe është dashur të punonin, taket shpejtë u bënë simbol i statusit, andaj këpucët për kalërim shpejtë u rikthyen në ato të përditshme. Burrat që atëkohë kujdeseshin për vete, shëtisnin me take.

Martesa e Katerina Medicci dhe Dukës nga orleani në vitin 1533 futi taket edhe në modën e grave. ǒështë e vërteta, nusja për martesë porositi këpucë me take nga mjeshtërit e njohur nga Firence të cilët në atëkohë ishin ‘ligj’. Kur nusja mbretërore shëtiti ne këpucët e saj, ato u bënë hit mej grave të aristokracisë evropiane. Dhe kështu filloi mania pas këpucëve me take...në 20 vjetët e ardhshme përafërsisht sa më i lartë që ishte statusi në shoqëri, aq më të larta ishin taket.

Pastaj, Revolucioni francez, me shumë ngjarje tjera po aq të rëndësishme ndryshuan edh raportin ndaj këpucëve me take. Përnjëherë u bë e pahijshme të tregohet çfarëdo gjesti fisnikërie: lartësia e takeve u zvogëlua, e gratë përsëri u afruan me tokën.

Kah fundi i shekullit XIX, taket filluan të rikthehen në modë, dhe që nga ajo kohë vazhdimisht janë prezente. Ndër vite, këpucët sidomos ato për gra merrnin gjithmonë e më shumë primatin në kuptimin e modës, kulturës dhe fenomenit, e sot në shekullin XXI, kanë edhe titullin e fetishit më të madh të grave. Sikur që shumica e grave kurrë nuk ka çfarë të vesh apo kurrë nuk është mjaft e dobët, ashtu kurrë nuk ka mjaft këpucë.

Italianët të parët kuptuan nevojën e madhe për posedim të këpucëve të mira, andaj këpucët italiane edhe sot konsiderohen më kualitativet në botë. Shumica e grave do të jepte edhe paret e fundit për një palë këpucë që i lënë pa frymë. Këpucët për gra kanë fuqi magjike, sikur ajo e qelqtë e cila i ndihmoi të Përhiturës që ta kthen princin e vetë. Pikë e dobët janë këpucët me take të larta. Këtu nuk ndryshon asgjë as fakti se madje 43 për qind e grave shkaku i takeve së paku në herë në jetë ka marrë lëndime të lehta ndërsa 8 për qind e tyre thyerje serioze. Është interesant edhe e dhëna nga një studim amerikan se një grua mesatare ¼ e këpucëve të saj i mbath vetëm një herë në jetë, si dhe që 13 për qind e grave i fshehin këpucët e reja nga partneri i tyre. Për t’iu ikur ligjëratave.

Andaj shërbehen me arsyetime të ndryshme: i sjellin në shtëpi këpucët pa kuti dhe akuzojnë burrat se ‘kurrë asgjë nuk vërejnë’ andaj nuk e di se në fakt këto janë këpucë të vjetra”.

Duke u përpjekur të kuptojnë këtë fascinim të grave disa përkujtojnë se blerja e rrobave të reja si të jetë e pakëndshme nëse konstatohet se gruaja është trashë dhe numri i sak i konfeksionit s’e zë.

Megjithatë këpucët, ‘nuk pyesin’ për kilogramë as moshë dhe gjithmonë duken mirë .

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Nëntor 2010 22:42
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Mos m'i permend, dreqin, se kam blere nje pale qe sahere i shoh ne cepin e dhomen me ia nis dhimbja e kokes! Para te hedhura kot me se koti.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Dhjetor 2010 22:04
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

--------------Edhe une i kam dobesi kepucet ------Blej nje model italian qe te gjithe qe mi shikojne mi mburin--Jane ngjyre kafe ne te kuqeremte --------Ato nuk jane si te modes sot, por jane tip elegante dhe ate model i kisha dobesi kur isha ne Shqiperi --dhe qe kur gjeta nje dyqan italian ketu qe shet ate lloj modeli , vete blej gjithmone atje

--Para ca ditesh nje amerikan ne kafene me tha : --I love ur shoes man .....-------Mirpo ai ishte shume i shendoshe dhe tha :--Une s'vesh dot nga keto me --hahahahahahahahaa

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Janar 2011 02:53
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

aman se nisa tbej foto perseri hahahahaha vdes i kam fiksim

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Janar 2011 17:15
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Niqua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Niqua Shto Niqua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Niqua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:16 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Moda dhe Estetika > Kėpucėt-obsesioni mė i madh i grave?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.