Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Dosjet E Sigurimit Shtetit
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Po shihja sot Kuvendin e dhe jo te qshesh po te vjen kshu nga thesit e shpirtit te thuash ku eshte kjo drejtesia ,o ZOTTTTTT

Del ajo Makbule Ceco dhe thote ne nuk mund te hapim Dosjet per arsye qe kundrejt atij Aministarzioni nuk ka ndjekje penale,po mir me po per vrasje e E.Hoxhesh kush do japi llogari me...........

S Gjinush del dhe thot Dosjet jane zhdukur ,papapapapa do behet Shqiperia me Shqiptare .....

ska drejtesi ne kte bote mendimi im ..............

__________________
"Njė burrė mund t?i japė dinjitet rangut tė tij, por asnjė
rang s?mund t?ia shtojė dinjitetin njė burri ? "

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shkurt 2005 21:40
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Hektori
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: Ne Troje
Mesazhe: 215

Eneid jam plotesisht dakord me ty. Shembulli i CIA-s dhe i sherbimeve te tjera sekrete eshte i vertete. Le te imagjinojme per nje cast hapjen e dosjeve amerikane per pjesmarrjen e CIA-s ne grushte shteti permbysje qeverish etj. Kjo do te godiste imazhin e nje shteti te madh e demokratik ne syte e opinionit amerikan dhe atij boteror. Belgjika psh lejon hapjen e dosjeve vetem pas 100 vjetesh dhe kjo jo pa arsye. Rusia menjehere i mbylli dosjet e kgb pas renies se BS. Arsyet mendojini vete. Thuhet se ne dosjet e sigurimit ka fakte kompromentuese per bashkepunimin e sigurimit me terroristet e lindjes se mesme. Kjo do ta godiste rende imazhin e Shqiperise ne bote, ne momentin kur opinioni nderkombetar po shprehet kunder terrorizmit. Mendoj se per momentin dosjet duhet te qendrojne te mbyllura. Une dhashe vetem nje shembull por ka edhe te tjera pse nuk duhet te hapen.

__________________
Ndero Zotin, dashuro gruan, mbroje atdheun

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2005 11:01
Hektori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Hektori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Hektori (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Hektori Shto Hektori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Hektori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Te ishin hapur me kohe...

Para tre Korikut dikush ndiqte aktivitetin tim neper forume. Mora disa e-mail kercenuese. Ja nje pjese e nje e-mail "Thuaju atyre shefave te tu ta heqin dosjen tende sa me shpejt se 3
korriku
afrohen me hapa te shpejte dhe pastaj dosjet shume shpejt do te behen
publike."

Perse nuk hapen dosjet? Le t'ja fillojne me mua po kam. Sa kohe dosjet do te perdoren poshtersisht per te bere presion mbi shoqerine ne teresi dhe mbi kundershatert dhe mbi intelektualet qe nuk pajtohen me gjendjen e mjeruar dhe pa shprese te Shqiperise?

Me shume rreth kesaj teme :- Parlamentit Shqipatre qe te krijoje nje ligje ku detyrimisht te hapen dosjet per personat publike, politikane, zyratar, gazetar etj.....
Marre nga:- http://forumi.zeriyt.com/index.php/topic,15044.0.html

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Dhjetor 2005 16:54
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
peshtimi
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2005
Vendbanimi: bugjejovice
Mesazhe: 339

Dosjet duhet te hapen me nje ligj te hartuar me kujdes.
Mednoj qe ideja e Kadarese per hapje te te gjitha dosjeve te atyre qe merren me politike ose duan te kene pozita te rendesishme ne jeten publike te Shqiperi eshte e drejte.Ketu duhet te perfshihen edhe njerezit e Medias ose dhe personalitete te Kultures.
Mbajtja e dosjeve mbyllur per arsye te Sigurimit Kombetar(sic permendet me lart rasti CIA-s ose KGB-se)nuk ka asnje kuptim,se ne nuk kemi c'i fshejme botes.Ata qe kemi patur ne krye i kane shitur me kohe jashte.

Per hapjen e dosjeve te njerezve te thjeshte,ne nje vend te vogel si Shqiperia,mendoj qe do hape probleme te medha sociale.Ka ndodhur qe njerezit kane shitur shoket e ngushte,vellezerit,grate bile deri tek nenat tek Sigurimi i Shtetit.Problemet qe do hapen mes fiseve te gateshme per hakmarrje dhe njerezve te papune te prirur per thashetheme do jen monstruoze.
Se si dime te nxjerrim ne thikat nuk di askush ne bote.......Shembuj mjaft te qarte ka edhe ne forum.....Mund te shkulim floket e njeri tjetrit po te na jape mundesi tastjera e kompjuterit......Jemi ende te paqyteteruar per te falur njeri tjetrin!

__________________
Liria ime ndalet atje ku fillon e jotja.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Dhjetor 2005 15:59
peshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė peshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me peshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: peshtimi Shto peshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto peshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Animal
Writer i 1 story pa fund

Regjistruar: 03/09/2005
Vendbanimi: ne shkelqimin e syve te saj...
Mesazhe: 428

po ju shpjegoj dicka:

ne sh.i.sh..qe ne kohen e zogut e deri me sot dosjet jane perpiluar nga agjente vecante,me sakte nga grupe te perbere prej 3 agjentesh..
dhe jane te kodifihura dhe te 3 mbajne nga nje pjese te kodit dhe te 4 e mban zyra{shish}
kur behet procedura e rihapjes dosjes{qe eshte e gjate dhe do 3 firma,gjykata,kryeministri,drejtori shish}firmoset nje prokur e vecante qe te lartpermendurit i lerojne nga pergjegjsia e dosjes 3 agjentet dhe ata dorezojne "shifren".
mbas '90 shumica e dosjeve jane kthyer ne te palexueshme sepse jane vdekur keta agjentet.dhe shteti,nuk ka mundesuar rimarrjen e shifres sepse nuk i ka kushtuar vemendje asokohe......sepse eshte procedure e gjat.

sot shumica bejne bllof sepse eshte gati epamundur te gjesh dosje para '85.........


ndersa per ti hapur dosje dikujt ka shume procedura qe sot pak zbatohen,por korrupsioni qe ka mbytur shish mund ta marresh vesh me 5000 euro nese ta kane hapur dosjen....

respekte animal

__________________
para se gjithash perpiqu te jesh njeri....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2006 21:02
Animal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Animal Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Animal (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Animal Shto Animal nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Animal nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Tė vėrtetat e panjohura tė sigurimit tė shtetit

Shqipëria është i vetmi nga vendet ish-komuniste ku nuk është shkruar një libër që të tregojë historinë e Sigurimit të Shtetit dhe ta analizojë veprimtarinë e tij. Policia sekrete e kohës së komunizmit vazhdon ende ta ruajë me sukses sekretin e punëve të veta, edhe 14 vite pasi supozohet se është shpërbërë. Kjo nuk është një gjë e rastit, madje është një provë e fuqisë që ka pasur Sigurimi i Shtetit mbi shoqërinë shqiptare. Sigurimi i Shtetit shqiptar ka qenë me siguri policia më sekrete në historinë e policive sekrete të shekullit XX, pasi ajo qe aq sekrete saqë nuk ekzistonte as një ligj për krijimin, organizimin dhe funksionim e saj. Sigurimi i Shtetit vepronte vetëm mbi bazën e një platforme të Komitetit Qendror të PPSH. Por Komiteti Qendror, nga pikëpamja formale, nuk ka pasur fuqi legjislative. Atë e kishte vetëm Kuvendi Popullor.

Enver Hoxha dhe PKSH, që me krijimin e saj në 1941 kopjoi modelin komunist jugosllav. Enver Hoxha dhe PKSH e kopjuan me besnikëri blueprint-in e Titos në ndërtimin e strukturave të pushtetit komunist që gjatë luftës në mbledhjet e Pezës, Labinotit, Helmësit, Përmetit dhe Beratit, të sjellë nga emisarët jugosllavë Miladin Popoviq, Dushan Mugosha dhe Velimir Stoiniq.

Por, në një mënyrë sa të cuditshme aq edhe domethënëse ky imitim i komunistëve shqiptarë, deri në vitin 1946, ka një anomali në fushën e shërbimeve sekrete dhe kjo jo në sensing se komunistët shqiptarë kanë zhvilluar një model të ndryshëm nga ai jugosllav, por se e kanë vënë veten nën juridiksionin e strukturave respektive jugosllave. Kjo përbënte një devijim nga modeli jugosllav, pasi në Jugosllavi, që në vitin 1941 lidershipi komunist partizan krijoi dy struktura inteligjence:

1) Sherbimin e Zbulimit të Ushtrisë Popullore Clirimtare dhe Forcave Partizane (NOV dhe PO), sipas direktivës të dhënë nga komandanti supreme Josip Broz Tito. Sherbimi i Zbulimit kishte dy seksione, Seksionin e Informacionit dhe Seksionin e Kundërspiunazhit.

2)Sherbimi i Sigurimit

Sipas versionit zyrtar të historiografisë komuniste, shërbimi sekret komunist shqiptar u krijua nga Komiteti Qendror i PPSH në vitin 1943. Si datë e krijimit të Sigurimit të Shtetit mbahet 20 marsi vitit 1943, kur me vendim të KQ të PKSH u krijua Sherbimi Qendror i Informacionit. Në 30 prill 1943, Komiteti Qendror PKSH u dha komiteteve qarkore një urdhër për krijimin e seksioneve të Shërbimit të Informacionit. Nuk është e vështirë që të kuptohet se kjo strukturë e krijuar nga lidershipi komunist partizan shqiptar i korrespondonte vec një seksioni të Shërbimit të Zbulimit të strukturave partizane jugosllave, saktësisht Seksionit të Informacionit. Në Shqipëri nuk u krijua në këtë kohë as Shërbimi i Zbulimit dhe as Sherbimi i Sigurimit. Pse? I vetmi shpjegim është se Enver Hoxha dhe lidershipi komunist në këtë kohë e vunë Shqipërinë nën juridiksionin e agjensive të inteligjencës komuniste jugosllave. Sherbimi i Informacionit partisan shqiptar funksiononte si një pjesë e një departamenti të Shërbimit të Zbulimit Jugosllav, saktësisht e Seksionit të Informacionit.

Në prill 1943, me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare dhe Forcave Partizane Jugosllave (NOV dhe POJ), u krijua Komisioni për të luftuar “kolonën e pestë” dhe “terrorizmin”. Porn ë Shqipëri nuk u krijua një homolog i tij gjë që nuk ka një shpjegim tjetër vec atij se kjo strukturë jugosllave e kishte dhe Shqipërinë nën juridiksionin e vet.

Në shtator 1943, strukturat komuniste jugosllave të inteligjencës u riorganizuan dhe si rezultat u krijua Seksioni për Sigurimin e Popullit (OZN). Kjo qe policia sekrete e bërthamës së pushtetit komunist që Titoja pati ngritur që gjatë luftës. Policia sekrete që ngriti Tito gjatë luftës quhej “Sigurimi Popullit” dhe kjo qe e kuptueshme pasi shteti nuk qe ende në duart e komunistëve. Pas sesionit të dytë të AVNOJ-t në nëntor 1943, në varësi të OZN kaluan të gjitha agjencitë e zbulimit dhe kundërzbulimit të ushtrisë partizane jugosllave. Asgjë e ngjashme me OZN nuk u krijua në Shqipëri në vjeshtën e vitit 1943, cka nuk ka tjetër shpjegim vec atij se territory shqiptar konceptohej të qe nën juridiksionin e OZN.

Në 13 maj 1944, saktësisht 11 ditë para se Enver Hoxha dhe PKSH të organizonin Kongresin e Përmetit sipas modelit jugosllav, Titoja e shndrroi OZN në OZNA, domethënë Departamenti për Sigurimin e Popullit. Kjo qe një strukturë e krijuar sipas modelit të policisë sekrete sovjetike mbi principe ushtarake dhe ku qenë bashkë zbulimi dhe kundërzbulimi. OZNA kishte këtë juridiksion: punën zbuluese politike ofensive kundrejt vendeve të huaja dhe territoreve të pushtuara, mbrojtjen kundërzbuluese të territoreve të kontrolluara nga forcat partizane, luftën kundër “armikut të brendshëm”. E megjithatë, në Kongresin e Përmetit, pak ditë më vonë, Enver Hoxha dhe PKSH, kopjuan të gjitha krijimet e reja të komunistëve në sferën e pushtetit, me përjshtim të shërbimit sekret. Asgjë e ngjashme nuk u krijua në Shqipëri. Pse?

Kjo pyetje ka vetëm një përgjigje. Enver Hoxha dhe PKSH me vetëdije nuk e krijuan një shërbim sekret (“Sigurimi Popullit”), sepse përsa përket sferës që mbulonte shërbimi sekret, Shqipëria komuniste që po ndërtonte Enver Hoxha dhe PKSH mbulohej nga shërbimi sekret jugosllav, OZNA. Kështu e patën gjetur më konvenuese jugosllavët. Shefi i parë i OZNA-s në Shqipëri ka qenë Dushan Mugosha, ish- dërguari i PKJ në Shqipëri që nga viti 1941, i cili pas luftës u bë gjeneral UDB-s.

Kur komunistët shqiptarë morën pushtetin në nëntor 1944, ata ende nuk patën krijuar një shërbim sekret dhe vazhduan mos ta krijonë ende dhe për mjaft kohë.

Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit (DMB) forcë speciale e OZNA-s
Historiografia komuniste është përpjekur ta mbulojë këtë të vërtetë lakuriqe skandaloze me një gjethe fiku, duke thënë se Sigurimi i Shtetit në vitet 1944-46 vepronte pas emërtimit “Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit” (DMB), njohur ndryshe si forcat e ndjekjes. Por, kjo strukturë nuk qe një shërbim sekret, por qe vetëm një forcë e armatosur speciale që kryente operacione për asgjesimin e kundërshtarëve politikë të regjimit. Ajo kishte në varësi Divizionin e Mbrojtjes së Popullit, të përbërë prej 5000 vetësh, cili qe krijuar sipas modelit sovjetik, që e kopjuan dhe jugosllavët, që pranë policisë sekrete (atëhere NKGB) të atashoheshin forca speciale operative të armatosura, në mënyrë që shërbimi sekret të mbulonte me forcat e veta dhe sferën inteligjente dhe atë ushtarake të operacioneve. Është e qartë se DMB qe forcë speciale ushtarake e një shërbimi sekret, por ku qe dhe kush qe shërbimi sekret shqiptar? Shërbim sekret shqiptar nuk kishte në atë kohë. Shqipëria mbulohej nga OZNA dhe DMB qe një forcë speciale në varësi të OZNA-s. Si i pari Drejtor Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit ka qenë Koci Xoxe, cili në atë kohë qe nr. 2 në PKSH pas Enver Hoxhës. Zëvendësdrejtor DMB qe Nesti Kerenxhi, cili më pas do të bëhej zëvendësministër Punëve të Brendshme.

Në këtë kohë DMB qe një strukturë e pavarur që nuk varej nga Ministria e Punëve të Brendshme (në krye të së cilës që nga maji vitit 1944 qe Haxhi Lleshi), në varësi të së cilës qenë vetëm forcat policore.

Një provë e fuqishme për tezën se Enver Hoxha dhe PKSH pranuan që Shqipëria të qe nën juridiksionin e shërbimit sekret jugosllav qe fakti se menjëherë pas ardhjes së Enver Hoxhës në pushtet, në Tiranë, arkivi sekret Ministrisë së Punëve të Brendshme të shtetit shqiptar, ku përfshihej dhe arkivi shërbimit sekret shqiptar të kohës së paraluftës dhe të luftës, të njohur si Zyra Sekrete në vitet 1922-40 dhe Zyra Politike në vitet 1940-44, u çua në Beograd. Ky veprim dëshmon qartë se qendra nga varej Shqipëria sa përket shërbimit sekret qe Beogradi dhe OZNA. Arkivi i shërbimeve sekrete shqiptare të paraluftës dhe luftës, me të rënë në duart e partizanëve shqiptarë, u vu nën mbikqyrjen e rreptë të të dërguarve të OZNA-s, të cilët e siguruan dhe e çuan në Beograd ku gjendet edhe sot e kësaj dite. Dhënia e arkivit të shërbimit sekret një vendi tradicionalisht armiqësor, një ngjarje kjo pa precedent në historinë botërore, është një nga tradhëtitë më të rënda që Enver Hoxha dhe regjimi komunist drejtuar prej tij, u kanë bërë shqiptarëve kudo që janë. Mbi bazën e të dhënave që morën nga ky arkiv jugosllavët hartuan me ngut lista të zeza me emra shqiptarësh që qenë të vendosur në rezistencën kundër sundimit sllav dhe zbatuan në genocidin e madh që komunistët jugosllava bënë në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare në Jugosllavi, në dhjetor 1944-maj 1945, ku u vranë 50 mijë shqiptarë.

Pse Sigurimi Shtetit u mbajt nga Enver Hoxha si një shërbim sekret ilegal?
Me ardhjen e komunistëve në pushtet në Jugosllavi dhe themelimin e Republikës Federale Popullore të Jugosllavisë, në mars 1946 OZNA u riorganizua, duke u shndrruar në Administrata e Sigurimit të Shtetit (UDB). Prej këtej fjala UDBa. Me anë të një ligji të nxjerrë nga Skupshtina (parlamenti komunist) shërbimi sekret partizan krijuar në kohën e luftës, u shndrrua nga Sigurim Popullit (OZNA) në Sigurim Shtetit, akronimi të cilit qe DB (Drzhavna Bezbednost- Sigurimi i Shtetit). Sipas modelit sovjetik u bë përqëndrimi organeve të diktaturës së proletariatit në kuadrin e Ministrisë së Brendshme (SMUP). Sigurimi Shtetit u bë një drejtori e SMUP. Prej këtej emri UDB-a (Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në serbisht). Ky ndryshim u bë për faktin se tashmë komunistët jugosllavë patën ardhur në pushtet dhe tashmë ata e kishin shtetin nën kontroll kështu që termi “Sigurim Shtetit” mund të përdorej në vend të atij “Sigurim Popullit”.

Në këtë kohë, sipas modelit jugosllav bëhet edhe në Shqipëri e njëjta gjë. U krijua Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, që ishte në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Por, çuditërisht, ndryshe nga rasti jugosllav, krijimi kësaj strukture nuk u bë me një ligj të Kuvendit Popullor, por vetëm me një vendim të Komitetit Qendror të PKSH. Pse kjo mangësi? Me siguri për faktin se krijimi i shërbimit sekret shqiptar, Sigurimi i Shtetit është bërë nga Enver Hoxha pas urdhërit që dhanë sovjetikët, të cilët, ndërsa në atë kohë donin që institucionet e shtetit shqiptar të qenë nën varësinë e jugosllavëve, nuk donin megjithatë që një strukturë kaq e rëndësishme si policia sekrete të mungonte krejt në Shqipëri, çka do t’ u jepte jugosllavëve një kontroll më të madh se ai që qenë të prirur t’ u lejonin sovjetikët. Kjo duke u nisur dhe nga fakti se, sipas modelit që zbatohej në atë kohë në vendet e sferës sovjetike, administruesi i partisë komuniste (sekretari organizativ), mbante njëherësh dhe postin e ministrit të punëve të brendshme, domethënë të shefit të Sigurimit të Shtetit. Kështu, që në këtë kohë, sekretari organizativ i PKSH, Koci Xoxe, u bë dhe ministër i brendshëm, domethënë shef i Sigurimit të Shtetit. Kjo qe një gjetje shumë konvenuese për jugosllavët dhe posaçërisht për homologun e Xoxes, serbin Aleksandër Rankoviq, pasi Xoxe, një sllav ortodoks, shihej si një njeri i lobit ser btë lidershipit komunist jugosllav dhe në fakt qe një puppet strings e Rankoviqit dhe një krijesë e emisarëve serbë në Shqipëri.

Gjithsesi, jugosllavët, të cilët patën planifikuar bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, nuk qenë të kënaqur me krijimin në Shqipëri të Sigurimit të Shtetit. Për ta relativizuar këtë zhvillim të ri, ata i kërkuan Enver Hoxhës që krijimi i shërbimit sekret mos të legalizohej nga Kuvendi Popullor, në mënyrë që në të ardhmen të qe më thjeshtë abrogimi tij. Dhe Enver Hoxha ua plotësoi dëshirën jugosllavëve. Për organizimin dhe funksionimin e sherbimit sekret regjimi komunist shqiptar nuk nxorri asnjë lloj ligji, por vetëm një platformë të Komitetit Qendror të PKSH të vitit 1947, pra post factum, që u ripërtëri disa herë dhe në periudhën e mëvonshme dhe shërbeu si bazë për punën e këtij shërbimi deri në vitin 1991.

Pse u asgjesuan dosjet e të dënuarve si agjentë të spiunazheve të huaja?
Sipas platformave të njëpasnjëshme të KQ të PKSH (PPSH) mbi bazën e të cilave vepronte Sigurimi i Shtetit, një nga detyrat kryesore të këtij sherbimi qe lufta kundër veprimtarisë agjenturore në Shqipëri të spiunazheve të huaja. Për luftën e Sigurimit të shtetit kundër spiunazheve të huaja u ngrit një propagandë e madhe gjatë kohës së regjimit komunist, sikur Sigurimi i Shtetit qe duke arritur suksese madhështore në luftën kundër agjenturës së shërbimeve sekrete perëndimore e lindore, amerikane, sovjetike, britanike, italiane, greke, jugosllave, gjermanoperëndimore, polake etj. Një nga gjërat që të intrigon në këtë propagandë është se nuk përmendej shërbimi më i fuqishëm i bllokut sovjetik, STAS-i gjermanolindor, i cili shpesh përdorej nga KGB sovjetike si një instrument për të vepruar në botën e jashtme, në mënyrë që mos t’ i ndotte duart vetë. Por, gjëja që të habit më shumë është se regjimi komunist, në fund të ekzistencës së vet, asgjesoi dosjet që mbulonin këtë sferë, pra luftën kundër spiunazheve të huaja që vepronin në drejtim të Shqipërisë.

Me urdhërat 1-7 të datës 12 shkurt 1991, ministri brendshëm Hekuran Isai, urdhëron që të asgjesohen:

“Dosjet për krimet e parashkruara, dosjet e përpunimit 2A dhe 2B të agjitacionit dhe propagandës, tentativës së arratisjes, të agjentëve në shërbim të zbulimeve të huaja. Dosjet e tjera të asgjesohen me listë të veçantë”.

Një nga gjërat që të habit në këtë urdhër është se regjimi po asgjesonte edhe dosjet për çështjet penale të të dënuarve si agjentë të shërbimeve të huaja sekrete në Shqipëri. Në Shqipëri qenë dënuar mijëra njerëz si agjentë të shërbimeve sekrete amerikane, OSS dhe CIA, të shërbimeve sekrete britanike SIS dhe MI 6, të shërbimit sekret grek, që Sigurimi Shtetit vazhdonte ta quante Asfalia, edhe pse ai që prej vitit 1952 quhej QYP, e prej vitit 1986 quhej EYP, të shërbimeve sekrete italiane SISMI e SISDE, të shërbimit sekret jugosllav UDB, që sigurimi i Shtetit vazhdoi ta quante UDB edhe pse pas Sesionit të Katërt Plenar të PKJ në 1966, UDB u transformua në Sherbimi i Sigurimit të Shtetit (SDB), të shërbimit sekret sovjetik, KGB etj.

Në Shqipëri, në kohën e diktaturës komuniste regjimi pati dënuar me mijëra njerëz si agjentë të këtyre shërbimeve sekrete të huaja. Madje, shumë ish-sigurimsa, që shkruajnë sot, kanë dashur që ta bëjnë apologjinë e Sigurimit duke thënë se ai ka luftuar kundër spiunazheve të huaja, duke e vënë theksin tek UDB, me të cilën në fakt Sigurimi shqiptar ka qenë në bashkëpunim të ngushtë, apo edhe me shërbimin sekret grek e atë sovjetik.

Në rast se Sigurimi i Shtetit ka luftuar vërtet kundër agjenturave të huaja e sidomos kundër shërbimit sekret jugosllav, grek e sovjetik, dosjet me praktikat e kësaj lufte ishte dashur që të ruheshin në mënyrë që kjo luftë t’ u dëshmohej brezave të ardhshëm. Por, e vërteta është se lufta e Sigurimit të Shtetit kundër agjenturave të huaja dhe sidomos këtyre që përmenda, ka qenë fiktive dhe etiketa agjent jugosllav, grek apo sovjetik u vihej njerëzve që dënoheshin me akuza politike për t’ i rënduar edhe më tepër. Se sa fiktive qe kjo luftë kuptohet dhe nga fakti se, edhe pse që prej vitit 1952 sherbimi sekret grek quhej QYP (Qentriko Ypiresia Pliroforion), në Shqipëri vazhdonin të dënoheshin njerëz si bashkëpunëtorë të shërbimit secret grek, që në akt-akuzat e tyre figuronte me emrin e vjetër Asfalia!? E njëjta gjë ndodhte edhe me agjentët e sherbimit sekret jugosllav. Edhe pse shërbimi sekret jugosllav që prej vitit 1967 nuk quhej më UDB, por SDB, në Shqipëri Sigurimi Shtetit vazhdonte të zbulonte agjentë të UDB, pra një sherbimi sekret tashmë inekzistent dhe këta dënoheshin sit ë tillë. Natyrisht që me këtë gjë regjimi Enver Hoxhës donte t’ u thoshte serbëve dhe grekëve se ne nuk e kemi seriozisht luftën kundër jush, por vetëm për qëllime propagandistike, prandaj rrini të qetë.

Asgjesimi i dosjeve që lidhen me luftën kundër spiunazheve të huaja ka vetëm një shpjegim, se kërkoheshin që të mbuloheshin gjurmët e së vërtetës se lufta kundër spiunazheve të huaja ka qenë vec një truk propagandistic dhe se asnjëherë spiunazhet e huaja perëndimore dhe lindore nuk kanë vepruar seriozisht për ta përmbysur regjimin komunist shqiptar (me përjashtim të veprimtarisë së CIA-s dhe MI 6 në vitet 1949-1953), pasi regjimi komunist shqiptar mbijetonte mbi bazën e kompromiseve gjeopolitike të dy superfuqive.

Një tjetër aspekt kurioz i këtij asgjesimi dosjesh është periudha kur ka ndodhur ky proces. Urdhëri për asgjesimin e tyre është dhënë në 12 shkurt 1991 dhe kuptohet që për asgjesimin e tyre janë dashur disa javë, kjo dhe për faktin se ajo ka qenë një periudhë shumë e turbullt (pas tetë ditësh u rrëzuan monumentet e Enver Hoxhës) kur Sigurimi i Shtetit qe shumë i impenjuar në cështje të tjera. Asgjesimi, në rastin më të mirë, ka zgjatur disa javë, cka do të thotë se ai është bërë në kohën e qeverisë Nano 1, që erdhi në fuqi në 22 shkurt 1991, pra dhjetë ditë pas daljes së urdhërit dhe është zbatuar nga ministry i brendshëm i qeverisë Nano1, Gramoz Ruci, sot sekretar i përgjithshëm i PS. Nano dhe Ruci nuk mundet mos ta kuptonin se cfarë qe duke u bërë dhe ata me vetëdije të plotë kanë vazhduar që ta bëjnë këtë krim shtetëror, cka qe asgjesimi i këtyre dosjeve tejet të rëndësishme.

__________________
"Njė burrė mund t?i japė dinjitet rangut tė tij, por asnjė
rang s?mund t?ia shtojė dinjitetin njė burri ? "

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2010 21:28
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ignatius
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 02/01/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 108

Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”. Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, hedh akuza të rënda ndaj numrit një të qeverisë, Sali Berishës, duke e cilësuar si “informator”. Ai thotë se nga projektligji i spiunëve do ta pësojë gjysma e kabinetit qeveritar dhe vetë kryeministri Sali Berisha, që sipas tij ka pasur lidhje agjenturore me UDB-në. Në një prononcim për “Korrierin”, pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, që diskutonte pikërisht tre projektligjet e dorëzuar nga PD-ja, PS-ja dhe PDK-ja, Braho hedh akuza të rënda ndaj shefit të ekzekutivit shqiptar, që e cilëson si informator. “Ka qenë informator i rregullt e i vullnetshëm. I bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore të UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas”, - deklaroi Spartak Braho. Ky i fundit shprehet i sigurt që jo vetëm do të duhet të largohet kryeministri nga qeveria, por edhe një pjesë e mirë e Këshillit të Ministrave. Braho shton më tej akuzat ndaj Sali Berishës, duke u shprehur: “Varianti që penalizon gjysmën e Këshillit të Ministrave bie. Kryeministri po. Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj. Ashtu siç ka pasur takim edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë”, - thotë deputeti i LSI-së, anëtar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Ndërkaq, ky komision dëgjoi sot relatorët Arben Isaraj (PS) dhe Aldo Bumçi (PD), të caktuar për të shqyrtuar tre propozimet dhe për të hartuar një propozim integral të tyre. Si Bumçi, ashtu edhe Isaraj kishin mjaft kritika për projektligjet. Isaraj u kërkoi të tre propozuesve të tërhiqnin nismat e tyre, çka u kundërshtua nga kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i cili kërkoi që të miratohej propozimi i tij e të rrëzoheshin ata të PD-së e PS-së. Në krahun tjetër, komisioni nuk pranoi të shqyrtonte që dje propozimin individual të depozituar tashmë nga deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, ndonëse atë e ka ngarkuar për hartimin e ligjit, kryeministri Sali Berisha. Siç tha kreu i komisionit, Fatos Beja, ende ky komision nuk ishte njohur me projektligjin, ndërsa saktësoi se kushdo mund të sjellë propozime, të cilët mund të merren në konsideratë, por projektligjin e integruar mund ta bëjë vetëm Komisioni i Ligjeve. Kundër dëgjimit të Biberajt ishte edhe një tjetër deputet i PD-së, Ramiz Çobaj, që e cilësoi si në kundërshti me procedurat dëgjimin e deputetit Biberaj. Nga ana e opozitës, kjo u pa si një tjetër përplasje e brendshme në PD. Komisioni do të diskutojë sërish në mbledhjen e radhës lidhur me mënyrën sesi do të procedohet më tej, për të përmbushur misionin e hartimit dhe miratimit të këtij projektligji brenda muajit korrik. saqellari@korrieri.com

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2010 22:00
Ignatius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ignatius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ignatius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ignatius Shto Ignatius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ignatius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ignatius
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 02/01/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 108

Ja nje dore spiunash. LISTA E DYSHIMEVE Jemin Gjana – I vogli , Shaban Memia – Qukapiku , Jozefina Topalli – Dizenjatorja , Spartak Poci – Inxhinieri , Prec Zogaj – Ciftelia, Servet Pellumbi – Rraketa, Astrit Patozi – Alfons Balshaj , Ekrem Spahia – Drita e kuqe, Ridvan Bode – Financjeri, Besnik Mustafai – Shkrimtari, Nard Ndoka - Kronometri, Vili Minarolli – Profesori , Teodor Laco – Dragoi , Leonard Demo – Murrizi , Frrok Cupi – Llulla , Abdi Baleta - Stilografi , Mero Baze -Corrapja, Qemal Sakajeve Tigri, Blendi Fevziu-Masoviku dhe Korani i Myzeqes

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2010 22:03
Ignatius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ignatius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ignatius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ignatius Shto Ignatius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ignatius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:17 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Dosjet E Sigurimit Shtetit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.