robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
(vazhdim, Disa te...) Ka në këtë regjistër edhe mbiemra shqiptarësh katolikësh, si Gjurça, Gjini, Leka, Prekali, Gega e dhjetra të tjerë, të gjithë këta të përzier në fshatra të ndryshëm me emra ortodoksësh, çfarë tregon se proçesi i kalimit nga katolicizmi në ortodoksizëm ka qenë shekullor, fenomen ky i njohur nga popullsia e sotme shqiptare; edhe tek familja e Kastriotëve të Krujës, kemi këtë kalim të ngadalshëm, ku ati i Skëndërbeut, Gjoni martohet me ortodokse, Vojsavën, (patjetër një martesë me qëllime përfitimi), vetë Skëndërbeu martohet po ashtu me ortodokse (Donikën), -edhe kjo martesë, si çdo martesë prijsi, e kryer me qëllime përfitimi-, kështu shohim se si feja ortodokse prezantohej përherë e më tepër në ballkan. Ata që mbetën deri në dukje të osmanve myslimanë, nisën një e nga një të merrnin fenë myslimane.
Dhe para se ta mbyllim, do të jepja këtu edhe një hipotezë mbi shtesën e mbiemrave jugosllavë: viç. Shumica e mbiemrave jugosllavë kanë këtë mbaresë. Unë kam pyetur jugosllavë me të cilët kam punuar, pse e kanë këtë prapashtesë në mbiemrat e tyre. Mirpo ata nuk e dinin këtë; kjo ishte si diçka e natyrshme. (Nuk më kujtohet nëse kam folur në libra të përparmë mbi këtë problem, -pasi amnezia bën punën e vet-, por dhe në kemi folur, disa përsëritje nuk prishin punë.)
Mendoj se kjo mbaresë mund tu jetë vënë të ardhurve nga Lindja 400 vjet para Krishtit deri 500 vjet pas Krishtit nga shqip-folës, (saktë nuk dihet dukja e antarve të kësaj feje, që mendoj se është degë e Molohut, për të cilën kemi folur në librat e kaluar), të cilët me këtë mbaresë cilësonin ata të fesë pas-babilonase, të cilët kishin kudo ku venin simbolin e tyre, një dem/ka, -së fundi me prejardhje asyro-babilonase ky symbol-, i cili hyjnizonte hyun e Kaut për punimin e tokës. Ndoshta paksa për injorim, apo se ky ką u është dukur këtyre jugorvë shqipfolës si viç (vitello; Kalb), këta i kanë regjistruar të ardhurit në kadastrat fetarë të kohës me prapashtesën viç, kështu kuptonin fenë e tyre deri diku të veçantë nga ajo e tyre.
Të përbashkëtat dhe të kundërtat e kosovarve shqiptarë dhe serbëve janë përpunuar (brumosur) gjatë shekujve; të dy kombet kanë brenda tyre etni të ndryshme, të emulsuara këto me kalimin e shekujve, të dy kombet kanë etni të dikurshme të njëjtë, të ndarë midis tyre me kalimin e shekujve (ashtu si tek çdo komb sot), të dy kombet janë edhe sot në lëvizje të përhershme, ku më i zhvilluari do vazhdojë të përpijë antarë (frymë) nga më pak i zhvilluari. Në moment duket se serbi është më i zhvilluar nga shqiptari, ndaj dhe ai ka përpirë gjithnjë frymë shqiptarësh. Nga kjo është për të mësuar dhe jo për tu inatosur dhe përplasur kokën në mur. Shqiptarët, (e kam fjalën më tepër për ata të Kosovës, e pastaj ata të Maqedonisë, e më pas për ata të Malit të Zi), duhet të tregojnë kulturë të barabartë me fqinjët, në është e mundur: edhe më të lartë. Vetëm kështu e kanë të fituar davanë, çfarë d.t.th., të mos i manipulojnë siç i kanë manipuluar deri më tani.
Ky shkrim na përpiu pak, duke na futur në histori, ndonëse dhe aty i ramë shumë gjërave shkurt, për shkak se historia është më shumë se sa dy etni apo dy kombe. Nuk duam dhe as deshëm të luajmë rol Jezui e as të Nënë Terezës, por deshëm të sjellim diçka objektive dhe reale, atë realitet në ndryshim të përhershëm, e i cili nuk dallohet, (më së shumti nuk dëshirohet të dallohet), kur bëhet i kaluar.
Ne as predikojmë dashuri midis dy kombeve, -kjo do ishte finalja-, dhe shyqyr që finalja është akoma larg, ndryshe njeriu mund të vdiste, -të paktën sipas asaj filozofie popullore, të cilën ne e kemi kthyer edhe në tregim në një nga librat tonë të kaluar-, e cila shprehet edhe në shprehje të urta popullore si njeriu pa një problem nuk është njeri, apo njeriut nuk i gjindet karari, apo pa të keqen nuk ka kuptim as e mira, etj.-etj. shprehje. Ne duam që nacionalistët e të dy kombeve sot ta dinë se britmat e tyre e kanë burimin në komplekset e tyre individuale t inferioritetit, si njerëz të dështuar këta në shoqërit e tyre.
Jemi të sigurtë se dhe nga pala jonë shqiptare ka zëra që nuk e mbështesin mendimin tonë, por jemi të sigurtë se shumica, sidomos e shqiptarve të arsimuar të Shqipërisë, pra atyre mbi 40 vjeç sot, e gjejnë veten në sa thamë më lart e na përkrahin në këto mendime.
Duket sikur lamë apo harruam të kundërtat e serbëve dhe kosovarve, por jo; në fakt nuk dimë çtë shkruajmë mbi këto të kundërta, përveç atyre historikeve që ka sejcili komb.
Në këto të kundërta ka dhe një pjesë artificiale, ajo kundërti që nxitet thjesht nga qarqe konservatore qeveritare, kryesisht këto nga fuqi të mëdha apo edhe ajo serbe, të cilat janë të interesuara për ti mbajtur ndezur disa kundërti të tilla kombesh, thjesht për insinuata të ndryshme politike dhe gjeo-politike. Por për këtë kemi bërë fjalë më lart, dhe në hollësi mund të bëjmë fjalë tjetër herë.
Mo÷Mi. 20÷22. 02. 2012
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|