Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Te mjeret ne!!!!!!!!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Beta_tester
Krenar qe jam

Regjistruar: 30/10/2005
Vendbanimi: Nė Xhunglėn qė quajmė Qytetėrim
Mesazhe: 86

Te mjeret ne!!!!!!!!

Te mjeret ne!

nga Neshat Tozaj

Gjendje pa drita. Qeveria ia
hedh fajin opozitës që "e harxhoi korrentin për fushatë elektorale", opozita ia hedh fajin pozitës "që është e paaftë të menaxhojë shtetin e të administrojë votën".

Populli vazhdon të jetë pa drita. Politikanët "qajnë" hallin e popullit, të bisneseve, sjellin plot e plot shifra humbjesh, por kjo nuk e përmirëson gjendjen. Askush, (unë duhet të tregoj solidaritet), nuk e "qan" hallin e njerëzve që duhet të krijojnë. Arti dhe artistët, tradicionalisht, janë njerëzit më të papërfillur në Shqipëri.

Dhe drama më e madhe është që shqiptaërt nuk pyesin "përse ikën dritat", por bëjnë pyetjet tipike të njerëzve të mjerë, të nënshtruar: "A do të vijë drita, kur do të vijë"? Këtë gjendje e përjetojnë ndryshe besnikët e dy forcave politike. Demokratët thonë se dritat "i hëngrën" socialistët ndërsa socialistët thonë se "Demokratët janë të paaftë të qeverisin". Dhe ne na kujtohet që e njëjta gjë është bërë dhe në kohën e komunizmit. Për skamjen, për jetën që sa vinte e keqësohej, anëtarët e të vetmes parti që kishte pushtetin thoshin: "partia ka plot mallra, por mungon organizimi i vogël i punës". Ndërsa "të tjerët" nuk kishin zë, nuk flisnin ose thjesht pëshpërisnin.

Partia dhe pushteti merreshin në mbrojtje nga të mjerët edhe kur kishin si racion një pako gjalp për fëmijët, 10 kokrra vezë apo një pulë, ashtu siç partia merret sot në mbrojtje kur nuk na jep drita nga 10 në 18 orë në ditë! E pra dje ishte partia që do të rriste mirëqënien dhe do t'ua kalonte të gjithëve (Evropës dhe Amerikës të marruna së bashku) dhe sot është partia që ka premtuar të përgjysmojë taksat e bisneseve të vogla e të mesme, të dyfishojë pensionet, "t'u bëjë nënën të korruptuarrve", të bëjë që të mirat dhe pasuria "të derdhen lumë". Ky populli ynë, ne, kemi qenë kështu dhe nën mbretërimin e Zogut: (Madhëria në ballkon, se paria e kërkon/ Shqipërisë i ndihu fati, kur lindi Princi nga Mati.). Kështu ka qenë edhe kur i vranë Currin, Gurakuqin, Rustemin; kështu ka qenë edhe kur nga nëntëqindmijë popullsi shqiptare, 90% ishin analfabetë. Popull raja! Edhe sot, njëlloj si dje apo pardje, askush nuk mendon për tjetër gjë, askush nuk mendon për t'i dhënë "pak dritë", të gjithë mendojnë për t'i hipur në kurriz, për mirëqënien e tyre dhe për votën.

Përse ndodhi kjo historia e sotme e dritave? Përse, kur premtimet ishin për "lugë floriri"? Të sjellim një anekdotë nga e shkuara: Një mjeran që e nxirrte bukën e fëmijëve me kalin dhe karrocën e tij, ishte vetë i gjashti në një dhomë përdhese. (Duhet të saktësojmë se nuk e kishte lënë shtëpinë tak Sudja apo në ndonjë nga bizneset e saj simotëra). Ai kishte një mik në Bashki dhe ia qau hallin. Dhe miku i tij nga Bashkia i tha në mirëbesim ta fuste kalin brenda në dhomë, të banonin me kalin dhe kur të vinte komisioni bashkiak do ta shikonte në ç'gjendje të keqe ishte!!! Komisioni do t'i jepte shtëpi pa derman. Dhe kështu u bë. Pas një muaji torture karrocieri e takoi mikun e vet të Bashkisë. Iu përgjërua: Kali i bëri copa, bajgat dhe .... Miku i tij i tha që komisioni vinte pas një muaji, prandaj ta nxirrte kalin. U tha u bë. Në një nga ditët e mëpastajme, bashkiaku e pa mikun karrocier dhe ai frenoi stop. Ishte me nje fytyrë të lumtur. Si je, e pyeti bashkiaku. Oh, jemi mirë, jemi të lumtur pa kalin brenda ne dhomë, oh sa të lumtur! Të faleminderit! Karrocierri i grahu kalit dhe në fytyrën e tij ishte stampuar hija e lumturisë.

Edhe me ne ndodhi pikë për pikë kështu. Sa të na vinë dritat nuk do t'i kujtojmë më dyfishimet e pensioneve, përgjysmimet e taksave dhe lumturitë e tjera të premtuara. Veçse do kujtohet pas shumë kohe dëshira e pushtetarëve demokratë për t'u bërë nënën socialistëve që janë gjithashtu shqiptarë si demokratët.

Dhe një nga "korrupsionet" më të mëdha është hyrja e Tiranës tek "Zogu i Zi". Lufta kundër këtij "korrupsioni" duket si hakmarrje "demokratike" pë kioskat që Rama i prishi tek "Parku Rinia" apo kioskat buzë Lanës. Dhe Rama që i prishi këto "simbole demokratikase" duhet vërtet të japë llogari! (Hakmarrje kjo puro shqiptaro-demokratikase).

Dhe kur të na pyesë Evropa për të gjitha këto, do t'i themi se jemi shumë mirë "pa kalin brenda", "me drita" dhe "e duam Zogun e Zi siç ka qenë". Kur shteti do të na e dyfishojë çmimin e dritave, neve as që do të na shkojë në mend që "na e ka futur sa krahu". Shteti do të "argumentojë me specialistë të shquar", (ai mban rreth vetes vetëm "specialistë të shquar"), se ka porosi nga FMN apo nga Banka Botërore për të barazuar koston e prodhimit me çmimin e shitjes. Pas kësaj ne do të bindemi të punojmë vetëm për të paguar ndriçimin dhe për të mbajtur "frymën" gjallë. Kjo është mënyrë e mirë për ta lënë të qetë qeverinë. (Eh, lumëmëdhenj! Merruni me fatkeqësinë tuaj e na lini të gëzojmë në prehje, pas tetë vjetësh lufte titanike, pushtetin tonë!!!)

Kështu ne do të jemi populli më i lumtur në botë se kemi qeverinë që e meritojmë. Me qeverinë në krye, kemi mësuar të lehim shumë, por nuk kemi mësuar as të belbëzojmë për të drejtat dhe liritë tona. Nëse ndonjëherë do të mësonim të drejtat tona, që i kemi të shkruara në Kushtetutë, qeveritë nuk do të luanin dot harush me ne, por gjasat nuk duken të tilla.

Politikanë të lumtur - popull i mjerë! E anasjellta nuk po duket në horizont.

__________________
Te tjere Duam, Te tjere na Duan, Te tjere Dashurojme, Te tjere Martojme

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Nëntor 2005 14:05
Beta_tester nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Beta_tester Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Beta_tester (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Beta_tester Shto Beta_tester nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Beta_tester nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tano
Anetar i ri

Regjistruar: 09/01/2006
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 21

Ky shkrim ka aftesi te disinformoje femije deri ne moshen 10 vjec .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Prill 2006 20:45
tano nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tano Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tano (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tano Shto tano nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tano nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Një test i fuqishëm i pakontestueshëm se zgjedhjet nuk janë aspak të lira por te manipuluara pra që japin alarmin që mund të manipulohen lehtësisht nga rrëgjimi aktual ne Shqipëri pasqyrohen ne rastin e freskët te Dibrës.
Aty në këtë rreth ndodhi e paimagjinueshmja. Them e paimagjinueshmja jo sepse fitoi ai që fitoi, sepse ai fitoren e kishte të sigurte por për marzhin e fitores që nuk ka analist as njeri në botë që mund ta argumentojë.
Çfarë mrekullie ndodhi që të dilte ky rezultat?
Një rezultat që as fituesi nuk e mendonte.
Qe as krye partiaku nuk e imagjinonte.
Një rezultat i rrezikshëm.
Matematika e numrave nuk është opinion, vetëm se kur behet nga njerëz ai manipulohet kështu opinion.
Ndryshe nuk kishte pse të behej fushatë elektorale kur fitorja është e sigurte.
Diferenca e rezultatit në krahasim me zgjedhjet e tjera është e frikshme. Sidomos duke pasur parasysh nivelin e kandidatëve.
Dibra është test.
Dibra nxjerr brekëgrisur këtë rrëgjim sikurse ish kryebashkiakun e saj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shkurt 2017 11:58
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:54 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Te mjeret ne!!!!!!!!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.