Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Kosova: Fillimi i ri
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

nje View nga Prishtina

Kosova eshte stermbushur me njerz, mirpo dua te shpreh ate qe pash ne Prishtinë, duke filluar nga selia e UNMIK-ut ku perball saj nje lokal ka vendosur nje pllakat me dimensione te stermdha ngjyre te kuqe ndersa me shkronja te zeza eshte e shkruar URIME PAMVARSIA dhe CONGRATULATION THE INDIPENDENCE, dhe paka me larg nje grafite me figuren e Adem Jasharit ku poshte saj shkruan BAC U KRY, pastaj flamuri Shqipetar me Shqiponjen Dykrenare eshe vendosur ne gjdokend mirpo duke mos len anash pik se pari ate Amerikan e pastaj Europian dhe te NATOS. por kjo i perket vetem stolisjes me flamuj dhe pllakata, le te u kthehemi njerzve, Sheshi Nëna Tereze eshte mbushur me njerz dhe aty ke nga te gjitha nacionalitetet, Fotoreporter, Gazetar, etj etj. Kosova ka marr Pamje Festive.


***GËZUAR SHQIPËRI***   
 ***GEZUAR KOSOVË*** 
***GEZUAR SHQIPTAR***

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2008 11:43
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

erdhi me ne fund dhe dita e arberit,pas 600vjeeteve,,,sa kemi pritur....!!!!!!!!!!

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2008 11:54
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ari. Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ari.'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ari. Shto Ari. nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ari. nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tolstoy86
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/04/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 362

Re: Hajt per hajer qofte.

Citim:
Po citoj ato që tha misterioz


ps. nji diçka s'di une cfare flamuri do kete Kosova zyrtarisht .







1.



2.

__________________
dita me e bukur: sot

Modifikuar nga Lela_Dr datė 16/02/2008 ora 14:45

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2008 13:27
tolstoy86 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tolstoy86 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tolstoy86 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tolstoy86 Shto tolstoy86 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tolstoy86 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Nje pritje e gjate prej nje shekulli mbaron neser me dt 17 shkurt.Nje kalvar te gjate perpjekjesh e lufte ka kaluar populli shiptar i Kosoves.Qe kur fuqite e medha te kohes i hoqen kombit nje gjymtyre vitale te tij duke jua dhene padrejtesisht kolonizatoreve me kriminele ,ballkanikeve serb.Nje tragjedi e madhe i ishte shkaktuar gjysmes se kombit duke ju plotesuar tekat fqinjeve tane te babezitur e gjakesor.Kesaj padrejtesie populli shqiptar i viseve te kolonizuara i eshte pergjigjur me kundershtimin e tij te ligjshem.Trima te pushkes e te penes krijuan cetat e tyre kunder okupatoreve te rinj serb.Vetem me dhune shtetrore jane shtypur levizjet antiregjim te shqiptareve ne dekada.Nuk mund te harrohen protestat popullore te viteve,68-74 kur u fitua e drejta e flamurit kombetar.Ne kujtesen time jane te freskta demonstratat studentore me 1989 te shtypura me zjarr e me hekur nga ushtria dhe policia fashiste serbe.Nuk mund te harrohet krijimi i LDK me Rugoven ne krye.Nuk mund te harrohet shpallja e kushtetutes se Kosoves me 2 korrik 1991.Nuk mund te harrohet greva e urise e minatoreve shqiptare te minieres se Stari Tergut ne Mitrovice.Kete vit S Milloshevici i hoqi edhe statusin e krahines autonome Kosoves duke i hequr mundesine ligjore per te shpallur pavaresine nga shtriga Serbi.Nuk mund te harrohen krimet serbe kunder te rinjve kosovar te cilet helmoheshin me lende e gazra kimike.Nuk mund te harroj pamjet qe sillnin televizionet e huaja kur shihje te rinjte te shtruar ne spitale qe dridheshin sikur t'i kish zene korenti e doktoret nuk dinin se cfare ndihme tu jepnin.Nuk mund te harroj krimin kafsheror te sterilizimit te vajzave dhe grave shqiptare qe binin ne duart e doktoreve serb.Kjo behej me qellim per te ulur natalitetin e femrave kosovare,te cilat lindnin shume femije.Nuk mund te haroj djemte e kosoves qe vinin ne arkivole hermetike nga armata serbe se gjoja kishin vrare veten.Por ato hapeshin dhe c'te shihje.Nje dhune e ushtruar ne menyre shtazarake e cila i kish cuar gjer ne vdekje bijte e Kosoves.Nuk mund te harroj mbylljen e auditoreve te Universitetit te Prishtines per studentet shqptar.Bile edhe nxenesve te fillores ju mbyllen shkollat.Ata ose duhej te studionin me planprogramet dhe textet e ardhura nga Serbia ose ndryshe ju ndalohej frekuentimi i lokaleve te shkollave.Shqiptaret hapen dyert e shtepive te ture duke i kthyer ato ne auditore e klasa per femijet dhe planprogrameve serbe u thane jo.Emigrantet u bene mbeshtetje per shkollimin e femijeve kosovare etj.Me ndryshimin e regjimit ne Shqiperi ceshtja e Kosoves filloi te nderkombetarizohej.ne cdo mbledhje e takim nderkombetar, qeveria e pare demokratike,por edhe diplomatet shqiptare ne perendim e kishin ne qender te vemendjes sensibilizimin e nderkombetareve per shkeljen e te drejtave te njeriut qe bente regjimi serb ne Kosove.Bota avash avash po ndergjegjesohej me luftrat qe shperthyen ne ish Jugosllavi.Europa u tregua nje kurve e keqe e nderhyri me shume vonese per te shuar konfliktet e nisura.Duhej nje lufte e gjate midis Kroacise dhe Serbise e sidomos ne Bosnje.Duhej Srebrenica qe putana Europe te punonte per te bere paqe ne ish Jugosllavi.Konferenca e Dejtonit ne USA do t'i jepte fund ketyre dy lyftrave por ajo nuk e permendi fare Kosoven, duke lene keshtu nje vater te nxehte pa i dhene zgjidhje.Opsionet e rezistences paqesore tani mbaruan.Duhej qe patjeter kosovaret te rrembenin armet qe bota te bente dicka.Me kujtohet qe kur Berisha takoi g Bushin(plakun) e i ngriti problemin e Kosoves ai i tha.Jane kosovaret ata qe duhet te bejne dicka dhe ne nuk do ti lekme serbet qe te vrasin popullin e Kosoves.Ajo dickaja nenkuptonte marrjen e armeve,pra duhej nje shkak per bashkesine nderkombetare per te nderhyre.Dhe levizjet per nje organizimin e rezistences ishin ne hapat e pare.Ishte viti 1997 qe na solli shume probleme ne ketu ne Shqiperi,por njekohesisht keto arme kaluan kufirin per te armatosur djemte e UCK-s.Ne vitin 1998 u poqen kushtet qe te dilte ne drite UCK-ja me udheheqesin e saj legjendar A Jasharin i cili dinte te fliste vetem me gryken e pushkes me shkaun serb.Kjo familje trimash u shkri e gjitha per lirine dhe pavaresine e Kosoves,bile edhe femijet ku me i vogli ishte 6 vjec.UCK-ja filloi te ritej ne numer e ne armatime.Ajo filloi aksionet kunder ushtrise dhe policise serbe.Shume zona te Kosoves ishin nen kontrollin e saj.Kjo levizje me arme solli Rambujene e cila vuri perballe kosovaret dhe serbet.Aty u hartua nje marrveshje e mire ,e cila u firmos mbas dy javeve nga kosovaret dhe nuk u firmos nga serbet e Milloshevicit.OSBE-ja dergoi W Wkerin per te vezhguar trazirat ne Kosove.Do te vinin vrasjet kriminale ne Recak qe bota te kuptonte genocidin qe po ushtrohej nga serbet.Amerikani William Woker shkoi vet ne Recak dhe kur pa 42 civil te masakruar dha alarmin se Milloshevici po kryen krime lufte mbi popullsine e pambrojtur.Ky alarm i ketij burri,i cili respektohet e nderohet ne Kosove e beri Ameriken dhe partneret e saj ne NATO ti thoshnin ndal genocidit te policise dhe ushtrise kriminale serbe.NATO-ja filloi te bommbardonte pozicionet e ushtrise serbe ne Kosove e cila numeronte 60 mije ushtar e police serbe,por ajo filloi te bombardonte edhe Beogradin duke goditur pikat nevralgjike e duke e bllokuar makinen ushtarake millosheviciane te luftes.Serbia kaloi ne kolaps politik e ekonomik e u izolua nga bota.E gjithe kjo u shoqerua me shpernguljen biblike te gjysmes se popullsise shqiptare drejt Shqiperise,Maqedonise e pak ne Mal te Zi.Sadizmi i ushtareve serb arriti deri aty sa qe ju kane care barkun grave shtatezana.Ne nje fshat te quajtur Krush e Madhe vrane gjithe burrat e fshatit e ai fshat sot ka vetem gra.Vendosmeria e organizmit me te fuqishem ushtarak te botes e beri kriminelin Milloshevic te gjunjezohet dhe ne Kumanove te Maqedonise te nenshkruhet nje marrveshje qe i jepte fund luftes dhe i largonte nje here e pergjithmone policine dhe ushtrine serbe nga Kosova.NATO e fitoi luften por Serbia nuk u quajt si humbese e luftes e kjo fale disa shtrigave europiane e kryesisht Frances se Sh(q)irakut.Ajo edhe gjate bombardive te NATOS gjeneralet e saj ne nga selia e NATO-s ju jepnin te dhena sebve per vendin dhe kohen e bombardimit.Kish patur raste qe pilotet francez qellimisht kishin bombarduar edhe pozicionet e UCK-s duke mos i hedhur bombat ne destinacionin e duhur.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2008 14:42
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Thaci: Vizita e serbeve neser nuk na shqeteson aspak




Prishtine - Ne vigjilje te shpalljes se pavaresise, Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi shprehet se vizita e paralajmeruar e disa zyrtareve serb te Beogradit ne Kosove per diten e neserme (e diele) nuk do te kene asnje ndikimin ne zhvillimet ne Kosove. Sipas Thacit institucionet kosovare e kane axhenden e tyre qe do ta respektojne se bashku me komunitetin nderkombetar.

Edhe pse tashme thuhet se Kuvendi i Kosoves, neser do te shpalle pavaresine, kreu i qeverise, Thaçi tha vetem se neser do te zbatohet vullneti i popullit kosovar.
Por pavaresisht se nuk eshte bere publike data e shpalljes se pavaresise nga ana e drejtuesve te institucioneve vendore, tashme ne qarqet diplomatike dhe te gjitha mediat nderkombetare dhe ato vendore thuhet se neser (e diel) Kuvendi i Kosoves do ta shpalle Deklaraten per Pavaresine e Kosoves, duke krijuar keshtu shtetin me te ri ne Evrope dhe bote.
Neser do te qendroje nje delegacion i qeverise serbe ne enklavat serbe ne Kosove, qe siç thuhet per t’i dhene mbeshtetje popullates serbe e joshqiptare ne çastin kur shqiptaret kane paralajmeruar shpalljen e pavaresise.

Duke komentuar viziten e delegacionit serb, kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi ka thene se ardhja e cilido autoritet te Beogradit nuk do te kete asnje ndikim.
“Ne e kemi axhenden tone si institucione te Kosoves qe do ta respektojme se bashku me komunitetin nderkombetar. Prandaj, edhe dita e neserme do te jete dite e qetesise, e rendit, mirekuptimit, e angazhimeve shteterore per implementimin e vullnetit te qytetareve te Kosoves. Prandaj, do te jemi te gjithe se bashku dhe asnje ndikim i autoritete te Beogradit nuk do te kete ndikim ne zhvillimet ne Kosove”, tha Thaçi.
Keto komente shefi i ekzekutivit te vendit i beri pas takimit qe pati me perfaqesuesit e komunitetit fetar.
Lidhur me kete takim Kryeministri tha se Kosova gjithmone ka qene vend i tolerances nderetnike, fetare, vend i solidaritetit, bashkejeteses dhe besimit me nje vizion perendimor.


Balkanweb

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Modifikuar nga Lela_Dr datė 16/02/2008 ora 15:01

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2008 14:51
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Une jam e lumtur per pavaresine e Kosoves, qe me ne fund po justifikohet gjaku i derdhur i kosovareve per lirine, i atyre mijera njerezve qe dhane jeten per kete dite. Vertet, ndihem e lumtur.
Megjithate po ta shoh ne kendveshtrimin shqiptar, edhe pse mund te rritet faktori shqiptar ne ballkan, prape nuk besoj se ne shqiptaret do kemi ndonje avantazh me Kosoven e pavarur. NUk besoj te toleranca e kosovareve. Ne shqiptaret jemi treguar gjithmone bujare, mikprites me ta, por ata me ne, asgje nuk kane treguar.
Nuk jam optimiste per kete fakt.
Gjithsesi le te gezojme te vetmin fakt qe ka rendesi. GEZUAR PAVARESINE KOSOV!

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shkurt 2008 14:32
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:34 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Kosova: Fillimi i ri

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.