Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Zgjedhjet, Kosova 2007
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

Zgjedhjet, Kosova 2007

Edhe nje pale zgjedhje para shpalljes se pavarsise.
U be me shum se nje muaj qe kan perfunduar zgjedhjet dhe Kosova ende nuk e ka qeverine edhe pse jemi pran shpalljes se pavarsise duket se kjo nuk paraqet problem (nese munde te themi) per fituesit e zgjedhjeve.

Zgjedhjet ne Kosove nuk i fitoi asnje subjekt Politik, nga keto zgjedhje qe te gjith dolen humbes, kush me shum e kush me pak.
Zgjedhjet e fundit percaktuan nje renditje te re te partive politike ne Kosove, e para doli PDK me rreth 37%pas saj renditet LDK me rreth 25% pastaj vjen AKR me 12% koalicioni LDD--PSHDK me 10%, AAK 10%. partia reformioste ORA 4%, te tjerat nuk po i renditi.

pas ketyre zgjedhjeve per here te parë ne Kosove nderrohet partia e cila fiton zgjedhjet.

me lart ceka se ne keto zgjdhje nuk kishte fitues por vetem Humbes, ketu dua te bej ne permirsim te vogel, partia e Z. Behgjet Pacolli doli per here te par ne Zgjedhje dhe mori 12% keshtu qe kjo parti nuk mund te konsiderohet si humbese, ndersa parit tjera qe te gjitha kan vota shum me pak se ne zgjedhjet e kaluara.

duke pas parasysh se ne votime dolen rreth 45% e qytetarve me te drejt vote dhe kete 45% duhet ta ndajme ne perqindjet e cekura me lart shofim se Qeveria e re e cila do te Udheheq me Kosoven ( e qe sipas te gjitha gjasave do te jet Koalicioni i rivalve me te medhenj deri me tani PDK--LDK) udheheq me votat e 62 perqindeshit te 45 perqindeshit te qytetarve me te drejt Vote e qe numri i tyre arrin shifren 325617 votues (mund te jet shifer e perafert).
Ky ishte ndeshkimi me i madh qe mori Politika e Kosoves nga qytetaret e saj qe nga viti 1989 kur edhe u themelua LDK.

arsyeja pse Politika e Kosoves u ndeshkua ne kete forme nga qytetaret e saj nuk eshte se Kosova ende nuk e ka shpallur pavarsine, ndeshkimi erdhi si pasoj e keq qeverisjes se deri tanishme.
LDK u ndeshkua per dy arsyje e para mos aftesia per te qeverisur si dhe Koalicioni me AAK-ne qe ne ministrite qe udhehqte kjo parti Korrupsioni kishte lulezuar dhe dukej hapur ( nuk ishin me mire as ato ministri qe udheheqeshin nga LDK por te pakten ato tentonin te fshiheshin), pastaj incidenti ne Kongresin e kesaj partie ku e keqja nuk mbeti vetem ne fjalorin e psudopolitikanve te kesaj partie, por kerciti edhe grushti i cili e detyroj qe ky subjekt te ndahej ne dy pjesë.
PDK u ndeshkua per arsye se ishte nje opozite pasive gjat kesaj kohe (mirpo ky subjekt u ndeshkua shum me pak se rivali i saj LDK).
AAK u ndeshkua per shkak se Ministrat e kesaj partie ishin njerzit me te korruptuar qe politika e Kosoves njeh deri me tani, dhe kryeministrat qe nxori ky subjekt ( perveq Z. Haradinaj) nuk paten aftesi qe te udhehqin, Bajram Kosumi beri gabime trashanike sidomos me ate udhtimin me aeroplan privat, ndersa Agim Ceku thejsht nuk ishte kryeminister, asnje Ministri nuk i raportonte, te gjithe ministrat ne njefar forme ishin kryeministra.

mbesim me shprese qe Qeveria e ardheshme ti sjell gjerat ne vend (te pakten disa) perndryshe ne zgjedhjet e ardheshme do te dalin ndoshta vetem 20% e votuesve.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Dhjetor 2007 20:40
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

ende pa qeveri

deri kur interesat personale do te jene me te rendesishme se ato kombetare?
edhe tash ne prag te pavarsise te behen pazare per poste qeveritare????? apo i mundon fakti qe te jen DIKUSHI ne momentin e shpalljes se pavarsise.

e po nuk di si te i pershendes keta politikanet tane me mire se me poezine e Ali Ahmetit HAKERRIMA.

hajde don Zoti dhe mbushen mend ndonjehere.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2007 21:16
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Ne shqiptaret jemi rrace muti te gjithe.Jemi njerez qe nuk merremi vesh me njeri tjetrin edhe kur e mira na ka ardhur ne dere dhe ne i themi ik tutje.Humbjet e kohes dhe vonesat jane gjithmone ne demin tone.Bota ka nje vit e gjysem qe po e zvarrit zgjidhjen dhe kjo nuk eshte ne doren tone,por ne duhet te bejme ate qe kemi ne dore dhe te jemi gati per te marre vendime nje sahat e me pare.E ndriti LDK-ja keto vite,por tani zoterinjte na grinden per karrike.Turpi i mbulofte.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Dhjetor 2007 19:37
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Pse fitoi PDK-ja?

Agim Popoci
Gazeta Shqip
27 Dhjetor 2007

Pas zyrtarizimit të koalicionit qeverisës PDK-LDK, askush nuk e ka të qartë se pse fitoi Partia Demokratike e Kosovës: që të zëvendësojë AAK-në, Agim Çekun, apo të jetë patericë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e abonuar kjo që të jetë në pushtet.

Qeveria e Kosovës, pikërisht nga PDK-ja është akuzuar për shumë dështime në qeverisje, dhe për të gjitha këto akuza që qëndrojnë, fajtorë në asnjë mënyrë nuk mund të jetë vetëm AAK-ja dhe Çeku, që ishin pakicë në kabinetin qeveritar, dhe aq më shumë që nuk kishin as kompetenca “mbi ministrat e LDK-së”.

Po çfarë kërkon LDK-ja sërish në pushtet?!

AAK-ja në qeveri

Të gjithë e kujtojnë koalicionin qeverisës të vitit 2004 në Kosovë, kur dr. Ibrahim Rugova vendosi që të krijojë qeverinë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, si parti e tretë fituese në zgjedhje.

Përkundër thirrjeve që bënte për një qeveri gjithëpërfshirëse, Partia Demokratike e Kosovës nuk u përfshi në koalicionin qeverisës, me idenë, sipas dr. Rugovës se Kosova duhet të ketë edhe opozitë. Kjo gjë u kuptua si logjike si nga politikëbërësit, ashtu edhe nga ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë, por kur u bë ndarja e posteve ministrore, askush nuk e kishte të qartë se nga u shpikën këta emra. Me përjashtim të emrave që vinin nga AAK-ja, ministrat nga radhët e LDK-së nuk i njihte askush, madje as vet elektorati i kësaj partie.

Dhe, Kosova, me shumicë dhe pakicë parlamentare, vazhdoi politikëbërjen e pakuptimtë, duke radhitur dështimet deri në pafundësi. Për katër vjet, qeveria e Kosovës nuk shënoi asnjë rezultat për të cilin mund të flasim sot me krenari, dhe janë pikërisht këto rezultate që i shkaktuan humbje jo AAK-së, por LDK-së, sepse ajo ishte shumicë edhe në kabinetin qeveritar. Ndërsa filluan të konsumohen ditët e mandatit të qeverisjes, askush nuk e mendonte, e lëre më ta besonte se Kryeministri që vinte nga radhët e AAK-së mund t‘i japë urdhër ndonjë ministri rugovian. Ky relacion u bastardua aq shumë sa Sekretari i LDK-së, Eqerem Kryeziu, i dërgoi edhe një letër Kryeministrit të Kosovës, Agim Çekut, duke i bërë me dije se shef i ministrave të LDK-së është zv.kryeministri, Lutfi Haziri. Kjo shpikje ldk-iste nuk ishte parë dhe as dëgjuar në analet e qeverisjes së një shteti, por që kjo gjë ndodhi në Kosovë, aty ku qeveria është edhe nën kontrollin e përhershëm ndërkombëtar.

Agim Çeku si Kryeministër i Kosovës dhe shef i asnjërit ministër, sepse edhe ata të AAK-së e kishin shefin e tyre, pasqyroi një performancë të paparë kryeministrore, dhe asnjë nga dështimet e shumta nuk mund t‘i adresohen atij.

Këtë e konfirmoi edhe vota e 17 nëntorit, e cila nuk dënoi AAK-në, por ekskluzivisht Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila pësoi një tkurrje shumë të madhe. Në një situatë të tillë, ku PDK-ja doli fituese, u kuptua se mazhoranca do të pësojë ndryshime edhe në qeveri, përveçse në Parlament. Por ja që nuk ndodhi kështu!!!

Amputimi i këmbës së shëndoshë

Qeveria e Kosovës, si rezultat i zgjedhjeve të zhvilluara, ndryshoi përbërjen, po për çudinë e të gjithëve, në vend se të amputohet këmba kanceroze, u shkurtua ajo e shëndosha, me idenë se edhe kështu mund të vjen shërimi.

Nëse kanceri i qeverisë së Kosovës ishte LDK-ja, gjë që u konfirmua me votë, pse duhet PDK-ja të jetë patericë e kësaj partie, e cila siç duket është abonuar të jetë në pushtet.

Koalicioni me secilën nga partitë tjera fituese është shumë më i arsyeshëm dhe madje i domosdoshëm për një Kosovë të re dhe më të mirë. Nga ana tjetër, Hashim Thaçi, për dallim nga Agim Çeku, nuk ka pse bëhet shef i ministrave të PDK-së, kur ai është kryetar i partisë, ndërsa bota dhe teknologjia moderne nuk njeh Kryeministër që i dërgon email zëvendësit të tij, në këtë rast nga radhët e LDK-së, që t‘i japë urdhër një ministri, për një çështje të caktuar?!

Nëse Thaçit ose dikujt tjetër edhe i ka shkuar nëpër mend se mund t‘i japë urdhër ndonjë ministri të LDK-së, atëherë thellësisht ka gabuar. Pas vdekjes së dr. Rugovës, një gjë të tillë nuk ka arritë ta bëjë as Haziri dhe as Kryeziu, sepse në të kundërtën kjo parti do të ishte fituese e radhës, dhe nuk do të merrej kush as me PDK-në dhe as me Hashim Thaçin. Dihet që karriget nuk fluturuan as në Kuvendin e PDK-së dhe as në atë të AAK-së, dhe nëse radhët në këtë parti nuk janë të konsoliduara, atëherë këtë duhet ta analizoj kryesia e kësaj partie dhe askush tjetër.

Nëse presioni ndërkombëtar, ashtu siç përflitet thotë se LDK-ja duhet të jetë në pushtet, atëherë le ta krijojë ajo qeverinë e re të dështimeve, ndërsa elektorati i PDK-së le t‘i japë përgjigjen e merituar. Ndërkombëtarët që ndërhyjnë, në rast se ndodh kjo, le të merren pak me partinë e dr. Rugovës e cila nuk po e merr dot veten. Ndërsa nëse i referohemi arsyes absurde të momentit historik, më mirë është që për hir të këtij momenti, LDK-ja të mbyllë gojën dhe le të shërojë radhët e veta, për t‘u bërë gati për zgjedhjet e ardhshme, dhe për gjithë këtë manovër politike nuk duhet të pësojnë qytetarët e Kosovës, të cilët zgjedhjet e ardhshme edhe mund t‘i bojkotojnë fare.

Ndërsa, koalicioni tashmë i zyrtarizuar PDK-LDK, ose më mirë të themi LDK-PDK, sepse Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë e ka vendin e rezervuar në koalicionin qeveritar të Kosovës, ashtu sikur se edhe serbët në Parlament, do të dështoje, gjë që e kanë të garantuar, askush nuk do të fajësoje LDK-në dhe Fatmir Sejdiun.

Zgjidhjen në këtë rast e ka bërë PDK-ja dhe Hashim Thaçi, dhe të gjitha mëkatet do të shkarkohen në kurriz të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila për arsye se nuk diti apo nuk kishte mundësi të zgjedhë, do ta paguajë në zgjedhjet e ardhshme. Dhe, ajo që është më e rëndësishme, nëse ndodh kjo edhe pse urojmë që JO, atëherë sërish PDK-ja do të kalojë në opozitë, sepse nuk do të dijë të japë sqarime se pse ndodhi gjithë kjo zallamahi qeverisëse !!!

Ndërsa për fitoren e asaj ose kësaj partie, dhe fitoren e këtyre përfaqësuesve të popullit, shqiptarët e Kosovës më në fund e kuptuan se në Parlament gjithkush mund të futet. Parlamenti është shtëpi publik.


    Shkrimet e fundit tek Peshku



-->

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Dhjetor 2007 04:33
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Jo gure nder rrota, trenit te Kosoves

Kosova është pa energji elektrike Kosova kërcënohet nga embargoja serbe .Prishtina e më shumë qytetet e tjera po mbërdhijnë në këtë dimër të sertë. Pavarësia e Kosovës është në prag, por edhe në zgrip. Populli kërkon punë, drita, jetë më të mirë. Kosova kërkon qeverisje dhe jo kakarisje. Aleatët tanë natyrorë, SHBA- BE, presin veprime e vendime të shpejta në të mirë të Kosovës dhe popullit të saj. Gati për të na ndihmuar, por edhe për të na qortuar. Edhe armiqtë tanë shekullorë, Serbia dhe Rusia janë në përgjim si hienat për çdo gabim që mund të bëjmë. Sigurisht, jo për të na ndihmuar por për të shfrytëzuar çdo gabim e vonesë tonën pa arsye. E pse jo edhe për të na gllabëruar! Ndaj vëllezër të LDK-së është luks i madh të humbisni kohë me ndarje karrigesh. Gjeni njerëzit për karriget e jo karrige për miq e shokë, nipër e mbesa, fanatikë e aparatçikë! Nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur. Kërkohen dy cilësi si në quanon, dy cilësi të domosdoshme: aftësi e ndershmëri në shërbim të popullit e Kosovës, e jo kalorës politikë për të kalëruar mbi kurrizin e hallet e tyre të mëdha.
Është koha të përveshim mangët për të mbajtur premtimet zgjedhore e jo për të nxjerre garuzhdet për të zhvatur përsëri djersën e mundin e popullit e Kosovës! Armiku më i madh i Kosovës sot është korrupsioni, deklaroi mandatari për kryeministër, Hashim Thaçi këtu në Nju Jork në drekën e Kurban Bajramit!
Mos e filloni me korrupsion e shitblerje karrigesh koalicionin qeverisës! Pranimi në koalicion është privilegj e jo detyrim, për ata që kanë fituar shumicën e votave të popullit në zgjedhjet e 17 Nëntorit 2007. Sovrani popull e dha verdiktin e tij. Askush nuk ka të drejtë të shkelë mbi të. Ka edhe parti të tjera politike, që do të kishin për nder të thirreshin e pranoheshin në koalicion nga PDK-ja
Jo gurë ndër rrota, trenit të Kosovës. Ai ka nevojë për lokomotiva zhvillimi e përparimi! Ndaj, të përveshim mangët... jemi shumë të vonuar! Kosova kërkon qeverisje! T’i lëmë kakarisjet! Është koha të mendojmë e punojmë çfarë mund të bëjmë për Kosovën e popullin e saj e jo çfarë mund të sajojmë për të mbushur xhepat e poltronat vetanake. Jemi shërbëtorët e jo kalorësit politikë të popullit të Kosovës! Të përveshim mangët. Jemi shumë të vonuar. Koha është flori, thotë sovrani popull

Hamdi Dega, Nju Jork

Shekulli...29-12-2007

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Dhjetor 2007 13:28
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Re: Zgjedhjet, Kosova 2007

Citim:
Po citoj ato që tha X-File
....duke pas parasysh se ne votime dolen rreth 45% e qytetarve me te drejt vote dhe kete 45% duhet ta ndajme ne perqindjet e cekura me lart shofim se Qeveria e re e cila do te Udheheq me Kosoven ( e qe sipas te gjitha gjasave do te jet Koalicioni i rivalve me te medhenj deri me tani PDK--LDK) udheheq me votat e 62 perqindeshit te 45 perqindeshit te qytetarve me te drejt Vote e qe numri i tyre arrin shifren 325617 votues (mund te jet shifer e perafert).
Ky ishte ndeshkimi me i madh qe mori Politika e Kosoves nga qytetaret e saj qe nga viti 1989 kur edhe u themelua LDK.
.....


Po pse duhet patjeter te presim qe duhet te votojne 70% apo ku e di une e te regjistruarve xhanem? Pse duhet qe 70% te kene patjeter nje opinion per politiken?

Mua do te m'u dukte me e padrejte ne qofte njerezit votojne per hir te votimit. Dikush do te merte vota te pamerituara.
Ashtu sic do te m'u dukte joreale qe megjithmend 70% e njerezve kane nje opinion apo preference.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Dhjetor 2007 20:21
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

Re: Re: Zgjedhjet, Kosova 2007

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Po pse duhet patjeter te presim qe duhet te votojne 70% apo ku e di une e te regjistruarve xhanem? Pse duhet qe 70% te kene patjeter nje opinion per politiken?

Mua do te m'u dukte me e padrejte ne qofte njerezit votojne per hir te votimit. Dikush do te merte vota te pamerituara.
Ashtu sic do te m'u dukte joreale qe megjithmend 70% e njerezve kane nje opinion apo preference.



lost_soul

behet fjal per 62%-in e 45%-it te te gjith elektoratit.

pastaj edhe me kete numer ende qeveri nuk kemi, na zuri viti 2008 ende pa qeveri.

Thuhet se Populli i meriton lideret qe i ka, po nese ne i meritojme keta Lider, (mos qoftë e thene) me duket se nuk e meritukam pavarsine.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Janar 2008 20:59
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Ndersa une e mendoje ndryshe.Me kete pjesmarrje te ulet ne zgjedhje i tregohet Europes qe eshte disi konfuze dhe putane,perjashto te medhenjte e saj,se nqse nuk do te veproje shpejt do te paguaj nje cmim me te madh se ai i mbetjes se qefit te shovinisteve serbomedhenj. Populli i Kosoves i tregoi Europes se ai eshte lodhur dhe durimi po i soset,prandaj eshte koha t'i vere gishtin kokes.Nje mosveprim ne kohen e duhur do ta beje kete pjese te Europes te shpertheje ne nje zjarr te madh nacionalist qe do te perfshije edhe ate vete brenda.Pra situata do te dale jasht kontrolli dhe ndoshta ne shqiptaret do te dijme t'i veme ne vend padrejtesite qe na ka bere rruspija Rusi me tolerimin e eoropianeve ne te shkuaren.Mendoj se Europa nuk do te lejoje te perseritet me Bosnja,Kroacia,e Kosova e viteve '90,sepse e di haracin qe do te paguaj.Rusia teston muskujt e saj.Amerikanet dhe europianet e dijne kete,por tani atyre ju eshte sosur durimi dhe nuk do ta pjerdhin me Rusine.Megjithate ne shqiptaret duhet te jemi te pergatitur kur Kosova te shpalle pavaresine.Bllokada serbe per mua eshte nje hic,sepse rruget jane te hapura ne tre drejtime te tjera qe nuk i kane ne dore shkijet,por Shqiperia dhe Europa.Shkijet neqse bejne bllokade demtojne veten me shume.Kosovaret do te durojne e sakrifikojne per te arritur qellimin e tyre final,i cili eshte ne prag te deres.Sa kane vuajtur nuk do te vuajne me.Shkau u zhduk njehere e pergjithmone nga toka e saj.

Rrofte Kosova indipendente!Poshte shkat dhe shkijet!Rrofshin shqiptaret kudo jane!Dite me te mira po vijne per ta.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Janar 2008 15:03
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

kjo mund te jet njeri nga mesazhet e popullit, por mesazhi me i madh i drejtohet politikanve tanë qe u ka ikur mendja, i ka verberuar deshira per pozite.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Janar 2008 11:56
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:53 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Zgjedhjet, Kosova 2007

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.