Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Komente
Gjithsej 21 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Festė e ‘trishtė’ evropiane nė Tiranė

Destinacioni Evropë tashmë nuk është një ekuacion me shumë të panjohura. Rradhët e gjata nëpër dyer ambasadash, do të zhvendosen në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës dhe në terminalin e pasagjerëve, që jo pa qëllim u zgjerua jo më larg se para disa kohësh. Noterët nuk do të kenë më shansin të kenë shumë punë me noterizime dokumentash për në ambasada. S’do të ketë më as 0900, kjo gjetje “gjeniale” për t’u plasur buzën sa më shumë shqiptarëve me ca përgjigje raciste dhe pagesa të majme impulsesh. S’do të ketë më sekserë për prime sigurimesh “ambulantë” para ambasadave. Madje edhe garanci bankare dhe vërtetime të pakuptimta. Për më tepër shija e hidhur e një pagese të majme diku tek 5 mijë lekë për një pullë vize, madje edhe në rast refuzimi. Gjithë kjo industri në shërbim të një pulle me logon e BE-së në pasaportë do të zëvendësohet nëpër blerje, apo rezervime online të biletave dhe agjensi të gatshme për të plotësuar kërkesat e destinacioneve.

E pra kur e mendon se sa i vështirë dhe i pamundur ka qenë ndonjëherë ky kalvar i gjatë i hallit për të patur një vizë, të vjen të hidhesh në qiell nga gëzimi. Dhe ka të drejtë të festojë shqiptari. Madje më shumë se kushdo popull që prek këtë ëndërr dekadash ndër vite. Por mënyra se si duhet të festohet është paksa e pazakontë. Vërtet përse duhet që shqiptarin ta kapë gazi dhe hareja. Përse ai nuk duhet të festojë sadopak në atë qetësinë dhe klasin që ndoshta mund t’i shkojë për shtat më shumë se kushdo. E vërtetë që s’kemi qënë Evropë, por jo pjesë e pandarë e saj. Sa afër jemi prej dy nga shtetet që vizitiohen më shumë nga turistët. Sa milionë emigrantë kemi dërguar nëpër dyert e kësaj Evrope që sot hapi dyert e saj për gjithë shqiptarët. Është kjo e vërteta. Për të shkuar më tej. Sa të huaj kemi punësuar këtu në vendin tonë dhe sa të denjë do të ishin ata sikur të punonin në Evropë, aty ku po punojnë aktualisht shqiptarët. E pra edhe aq në ditë të hallit nuk paskemi qenë si komb teksa sheh përgatitjet e heshtura të valixheve të stafeve konsullore të vendeve si Italia, Gjermania, Greqia, Franca, etj. Të gjithë këta pjesë e një strukture të “stërfryrë” prapa kangjellave të një ambasade, nisur nga kërkesa e shqiptarëve për ca viza më shumë.

Sot festohet në Tiranë për hyrjen në Europë të shqiptarëve pa viza, megjithatë një farë dinjiteti duhet të kishim treguar në fakt, për të mos sjellë me anë të festave pështjellime në mendjet evropiane. Hyrja pa viza në Europë, nuk do të thotë përsëritje e termit të hidhur me lugë floriri. Sot europianët kënë të drejtë të jenë më skeptikë se kurrë për mënyrën se si po e përkthejmë dhe lexojmë ne vendimin e BE. Të hysh me saze dhe daulle në Evropë do të thotë të krijosh rrëmujë dhe t’u japësh të kuptojnë kombeve të tjera më europiane se nëse diçka mund të ndodhë pas kësaj lodre me emrin “pa vizë”. Përse nuk mendojmë se si mund të binjakëzojmë Universitetet tona dhe për më tepër të kalojmë në klasë disa nga këta privatet që janë vërtet ku thërret qameti. Përse nuk mendojmë më parë për arsimimin e këtij kombi? Do shkojmë të trokasim nëpër dyert e europianëve për të lypur, nga ku mos të habitemi pas ndonjë përgjigje “hajt zoti të dhashtë vizë”. Përse nuk mendojmë se si mund të zgjidhim problemet shëndetësore dhe a mund shqiptarët të kryejnë vizita mjekësore nëpër klinikat apo spitalet e Evropës. A kanë një kartë apo një librezë shëndetësore në anglisht, italisht apo fërngjisht shqiptarët nga ku mund të merret vesh se nga se vuajnë. Edhe këtu do të jemi të padenjë dhe e sigurt që do thuhet rëndom termi “me ta shpif shqiptari”. Të sëmurë dhe të paekzaminuar nga asnjë lloj qendre shëndetësore. Përse nuk mendojmë si të krijojmë kushte të qytetërojmë shqiptarinë për mbrojtjen e ambientit, kulturës, edukatën. A mendoi kush për këto përpara se të organizonte festime apo të hidhte në qiell fishekzjarre. Janë këto gjëra që e bëjnë këtë festë të trishtë dhe jo shumë pompoze. Boshnjakët vendosën të mos festojnë dhë të mos dehen nga padituria se çdo të thotë ky nocion kolektiv. Po ne përse nxitojmë dhe përse harbohemi kur vetëm pak ditë më parë një autobuz që udhëtonte i gjithi me viza në pasaportë, u rrokullis në një humnerë në bash të vendit. Ëndrra e tyre kishte marrë udhë jashtë këtij vendi, pa pritur mësymjen drejt kufijve të shqiptarëve të tjerë.

Pa dashur lind pyetja se përse sa herë që ka një miting elektoral, apo manifestime të tjera politike karvanët e autobuzëve i mbështillen rreth e qark Tiranës? Përse do të duhej edhe sot në këtë festë të madhe të shqiptarëve që këta karvanë të bllokonin trafikun e shqiptarëve që punojnë dhe duan të kthehen pas një të premte pasdite pranë familjes. Dhe kjo vlen për të dyja partitë, më saktë edhe për partinë e tretë që i ka më shumë me qejf manifestimet. Nuk kanë njerëz të mjaftueshëm në Tiranë dhe halli i detyron për të mbushur sheshet me hallexhinj nga rrethet? Ka një përgjigje për gjithë këtë lloj situate. Ka ndodhur ajo që s’duhet t’i ndodhte politikës. Është bërë apatike dhe i ngjan një rruge pa krye, por i njohur destinacioni. Distanca që ajo po krijon me shoqërinë, grupet e interesit dhe intelektualët e pavarur dhe me interes vetëm tek puna dhe përpjekja sublime për të çuar bukën e përditshme në shtëpi, solli këtë gjëmë që po i ndodh aktualisht çdo fenomeni që ka për bazë marketingun politik. Të bësh P.R. për çfarëdo lloj arritje e veshur nën okeljon e politikës, krijon boshllëqe dhe dëme të konsiderueshme tek interesi mbarëkombëtar, veçanërisht në atë qytetar. Për sa kohë instrumenti politik-bërës nuk gërshetohet me aksionin dhe interesin qytetar, më shumë autobuzë me militantë do të kemi në pikat kyçe të qytetit, nga çdo lloj partie. Më shumë trafik dhe kaos. Më shumë rënie të interesit, madje deri edhe në përbuzje nga ana e atyre që ditë pas dite i humbi politika në kalvarin e saj të gjatë, veçanërisht në kryqëzimin “tranzicion”. Ata janë ata që ngrihen në mëngjes pa zhurmë dhe shkojnë punojnë aty ku u bëhet më mirë, ku janë të konkurueshëm. Konsumojnë pushimin e drekës dhe më pas drejtohen për në familjet e tyre, me një shpresë për t’u kthyer sa më shpejt pranë familjes së tyre. Kaq u mjafton dhe nëse ua bezdis këtë ritual sadopak të thjeshtë, dihet se i humbet shumë kollaj. Ashtu si shkëlqimi i kësaj feste që u duk akoma më i zbehtë dhe i vyshkur këtë vjeshtë në Tiranë.

Eno Cacaj

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Nëntor 2010 05:00
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Te njohesh Shqiperine me syte e te huajve.

(Besnik Mustafaj)
Pak e gjate por eksperience e vyer



1
Rrëzimi i diktaturës, ardhja e lirisë, shënoi rrëzimin e murit të brendshëm, me të cilin Shqipëria e kishte rrethuar veten për t'u ndarë me të tjerët. Ne nuk e kishim përfytyruar dhe nuk mund ta përfytyronim nga brenda se për të dalë vërtet nga izolimi dhe për të zënë një vend të respektuar në skenën ndërkombëtare, do të na duhej të rrëzonim edhe një mur tjetër, një mur i jashtëm ky, i padukshëm në vështrim të parë, që do të thotë se ishte posaçërisht i vështirë për t'u shembur. Ne nuk ishim përgatitur fare për t'u ndeshur me të. Ne u shfaqëm në skenën e madhe të botës së lirë mirëfilli si të panjohur. Për këtë mur e kam fjalën. Si mund të ndërtonte bota e demokracisë dhe e mirëqenies marrëdhënie të vërteta partneriteti me një varfanjak, i cili për më keq ishte edhe i panjohur? Diku në pranverë të vitit 1993, kur isha ambasador në Paris tashmë, rasti e solli të jem ulur gjatë një dreke pranë me një deputet francez. Pak javë më vonë, ky deputet i nderuar më telefonoi për të më ftuar në një aktivitet në zonën e tij elektorale. Do të ishte një darkë-debat rreth Shqipërisë. Shkova me kënaqësi. Në një restorant të madh ishin mbledhur rreth njëqind veta: gjithë elita lokale, zonja dhe zotërinj të shkolluar mirë, të veshur bukur, siç e donte rasti i mbrëmjes me një ambasador. Paraqitjen time e bëri deputeti, i cili edhe në emër të të gjithë të ftuarve, shprehu "lumturinë e thellë për praninë e përfaqësuesit të lartë të një vendi mik, por fatkeq, të cilin historia ia kishte fshehur botës së lirë për gjysmë shekulli në malet e Kaukazit". Mendova se ishte një lapsus dhe nuk e korrigjova për të mos e vënë në siklet para zgjedhësve të vet. Për pasojë, u detyrova gjatë mbrëmjes t'u përgjigjem shumë e shumë pyetjeve, që kishin të bënin me Nagorni Karabakun, me Abkazinë, Osetinë, etj.

Qysh nga ajo mbrëmje e për disa vjet në vazhdim, në qindra ligjërata që kam mbajtur në Francë në salla të mëdha e të vogla, madje edhe në universitete, në Paris e në provincë, jam kujdesur t'u kujtoj të pranishmëve se Shqipëria është një vend i vogël europian, në breg të Adriatikut, përballë Italisë dhe në veri të Greqisë. Këtë kujtesë e kam mbajtur parasysh edhe në intervistat në radio e televizione. Tani duket si për të qeshur, por është edhe psikologjikisht e lodhshme për një ambasador ta fillojë fjalën e tij me një informacion gjeografik kaq bazik rreth vendit që përfaqëson. Por, ishte e domosdoshme. Asnjë vend tjetër ish-komunist nuk ka qenë i detyruar ta fillojë rrugën e vet të integrimit euro-atlantik në një kuotë kaq të ulët.




2
Ne dolëm nga izolimi i plotë vërtet krejt të panjohur për të tjerët. Por, kjo nuk ishte për ne pengesa e vetme për të marrë një rol aktiv në zhvillimet ndërkombëtare në rajon apo më gjerë. Regjimi diktatorial kishte punuar me një makineri shumë të fuqishme për t'u krijuar shqiptarëve iluzionin se vendi i tyre është qendra e botës, gjë që shoqërohet, siç dihet, me një delir të madh kolektiv. Ky delir përbën një nga kolonat më të sigurta, mbi të cilën mbështetet regjimi diktatorial. Me shembjen e diktaturës shfryhet edhe balona i këtij deliri. Vendin e delirit e zë një mungesë e thellë e besimit në vete, do të thosha një nënvleftësim kolektiv i vetes. Parë vetëm në aspektin e nevojave që ka politika e jashtme për t'u mbështetur dhe inkurajuar nga opinioni i brendshëm publik, do pranuar edhe me qetësinë që jep retrospektiva se nënvleftësimi që kishin shqiptarët për veten në raport me të tjerët gjatë shumë viteve të para të tranzicionit, ishte një presion real dhe me pasoja të dëmshme mbi politikën e jashtme. Nën presionin e një opinioni të demoralizuar, diplomacia detyrimisht që do të shtyhej drejt një sjelljeje konvulsive, në mos pasive dhe inferiore.

Bie fjala: Shqipëria bëri demarshet formale për t'u anëtarësuar në Konferencën Islamike, në fundin e vjeshtës 1991. Qeveria demokrate, që erdhi në pushtet pak muaj më pas, përcaktoi si një nga objektivat e veta që të aktivizohej sadopak edhe brenda kësaj organizate. Kjo gjë shkaktoi një trazim të madh në Tiranë. U zhvillua një debat i gjatë publik, në të cilin u përfshinë elitat politike dhe intelektuale. Duke i besuar sot si të sinqerta, ato qindra shkrime, intervista, deklarata të asaj periudhe, kanë një cilësi thelbësore të përbashkët: elitat shqiptare, qofshin ato intelektuale apo politike, nuk kishin besim se diplomacia shqiptare do të ishte në gjendje të fliste në tryezën e madhe të Konferencës Islamike me zërin e vet. Në të vërtetë, mosbesimin që elitat shqiptare kishin në veten e vet, e transferonin në këtë rast tek zbatuesit e politikës së jashtme të shtetit. Dhe fakt është se qeveria e asaj kohe, për më shumë se katër vjet, nuk arriti të merrte as guximin për ta sjellë në Parlament aktin e anëtarësimit të Shqipërisë në Konferencën Islamike, në mënyrë që ky akt diplomatik me kuptim për hapjen e Shqipërisë pa paragjykime edhe të ratifikohej, siç e kërkon Kushtetuta e vendit.
Unë vetë asokohe, në një takim me Presidentin Miteran, gjeta mundësinë t'ia drejtoja atë pyetje që shtrohej gjerësisht në Tiranë e ndaj të cilës edhe unë vetë kisha sigurisht ndjeshmërinë time. A do të përbënte anëtarësimi në Konferencën Islamike, pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian? Presidenti Miteran kërkoi të dinte vetëm se me çfarë kushtesh kishim hyrë ne në këtë organizatë. Dhe kur unë i shpjegova se kushti i pakapërcyeshëm ishte respektimi i Kushtetutës tonë, ku sanksionohet se shteti shqiptar është laik dhe nuk ka asnjë fe zyrtare, ai mu përgjigj fare thjesht. Më tha se ishte mirëfilli në interesin e Europës, që sa më shumë vende si yni të kishin zë në gjirin e kësaj organizate, si një mundësi për t'u shprehur aty nga brenda jo vetëm filozofia europiane, por edhe vullneti i Europës për të bashkëpunuar me vendet myslimane, në emër të paqes e të prosperitetit të përbashkët. "Kjo do të jetë një vlerë e shtuar për ju kur të vini në Bashkimin Europian, e të bëheni pjesë e politikës së jashtme të përbashkët europiane", më tha Presidenti Miteran.

Edhe shumë nga miqtë e mi, burra e gra të ditur, çuditeshin kur ua tregoja këtë bisedë dhe thellë-thellë dyshonin që Presidenti Miteran, domethënë Presidenti i Francës, të besonte seriozisht që Shqipëria mund të luante një rol sado të vogël ndërkombëtar.




3
Me të drejtë, për më shumë se 15 vjet, cilësia e kontributit të Shqipërisë si lojtar konstruktiv në rajon është përcaktuar kryesisht nga qëndrimi i saj ndaj zhvillimeve në Kosovë. Statusi i veteranit që kam sot përkitazi me politikën dhe diplomacinë, më lejon ta shtroj pa doreza pyetjen: Për çfarë meritash janë lavdëruar nga komuniteti ndërkombëtar qeveritë shqiptare të periudhës 1991-1999, kur ka qenë fjala për Kosovën? Nuk po jap një përgjigje analitike, por po tregoj përsëri një episod nga përvoja ime.

Ishin fillimet e luftës në Bosnjë. Asokohe erdhi për vizitë në Paris, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Boutros-Boutros Gali. Unë pata nderin të jem në një darkë relativisht të ngushtë me të. Nuk ishim më shumë se 50 të ftuar. Mu dha edhe mua fjala. Pesë minutat që unë kisha në dispozicion i përdora për t'i paraqitur gjendjen në Kosovë. Me sa duket, përshkrimi im dramatik nuk i pëlqeu sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Dhe sidomos nuk i pëlqeu prognoza ime për qëndrimin e Shqipërisë, në qoftë se ky konflikt na vinte në kufi, siç edhe erdhi. Përveç argumenteve historikë dhe etnikë, përmenda edhe argumentin gjeografik: vazhdimësinë e territoreve të banuara nga shqiptarët në të dy anët e kufirit. Në vend të një shkëmbimi pikëpamjesh, siç e donte nderi i mjedisit ku gjendeshim, unë mora nga zoti Boutros-Boutros Gali një kërcënim të pastër. Në qoftë se edhe një qytetar i vetëm shqiptar kapërcen kufirin për t'u përzier në ngjarjet që ndodhin apo mund të ndodhin në Kosovë, ne do e ndëshkojmë Shqipërinë si vend agresor. Kaq më tha sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. "Çfarë duhet të bëjmë ne për ta ndihmuar zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë në Kosovë?", e pyeta unë për herë të fundit. "Ju duhet të rrini urtë dhe t'i inkurajoni edhe shqiptarët e Kosovës të rrinë urtë", mu përgjigj ai.

Kurrë nuk e kam harruar shijen e keqe të kësaj "këshille". Megjithatë, fakt është se politika shqiptare në ato nëntë vjet, e majtë apo e djathtë, u kujdes shumë të tregohej sa më e urtë. Ne u bëmë kështu konstruktivë në rajon, thjesht me mosveprimin tonë. Edhe kjo mënyrë për të fituar respekt në komunitetin ndërkombëtar me mosveprimin ishte një mësim, që ne nuk do të kishim mundur kurrë ta imagjinonim në kushtet e izolimit.




4
Ndër shumë e shumë aspekte që ndihmojnë të kuptohet sot se sa e vështirë ka qenë për Shqipërinë rruga për të marrë një rol aktiv në marrëdhëniet ndërkombëtare, po veçoj edhe një të fundit.
Takimin e parë në cilësinë e ministrit të Jashtëm, unë e organizova me homologun tim serb. Ishte mesi i shtatorit 2005 dhe ne do të takoheshim në Nju Jork, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kuptohet se temë kryesore do të ishte Kosova. Ambasadori Kai Aide nuk e kishte dorëzuar ende raportin e vet, ku do të shprehej nëse ishin pjekur apo jo kushtet për çeljen e bisedimeve për statusin final të Kosovës. Gjithsesi, disa sinjale pozitive kishin arritur jo vetëm deri te mjediset diplomatike, por edhe te mediat.
Shkurtimisht, unë i propozova homologut tim serb që as Tirana dhe as Beogradi të mos përziheshin në ato bisedime të pritshme. Bisedimet, ashtu si vendimi për të ardhmen e Kosovës, u takonin tërësisht vetëm aktorëve të drejtpërdrejtë të kësaj historie, e që ishin shumica shqiptare dhe pakica serbe e Kosovës, si dhe komuniteti ndërkombëtar si monitorues i domosdoshëm. Arsyetimi im ishte se qeveria shqiptare dhe qeveria serbe do e trajtonin detyrimisht problemin me përkujdesjen për t'u pëlqyer më shumë nga opinioni publik në Tiranë e në Beograd, sesa për të kërkuar me ndershmëri një zgjidhje të drejtë, të përshtatshme e të qëndrueshme për të ardhmen e Kosovës. Parë në logjikën e ftohtë të së drejtës ndërkombëtare, çështja e Kosovës ishte një zhvillim në politikën e jashtme për Shqipërinë. De facto, ky ishte po ashtu një problem jashtë juridiksionit shtetëror të Serbisë, qysh nga vera e vitit 1999.

Kolegu im serb, sigurisht që nuk e pranoi simetrinë që ndërtova unë dhe nuk do të hyj në hollësira. Ajo që meriton të përmendet në kontekstin e kësaj analize, është njoftimi i shtypit që shpërndau zyra e kolegut serb pas takimit. Aty reflektohej një tension, i cili realisht nuk kishte ekzistuar gjatë bisedës tonë. Ministri i Jashtëm serb mirëfilli kishte pasur merakun të pëlqehej në opinionin e vet publik. Unë nga ana ime u detyrova në vazhdim të përballem me opinionin publik këtu kur, në respekt të bindjeve të mia se diplomacia e vërtetë ka për detyrë të synojë maksimumin e të mundshmes, fola për pavarësinë e kushtëzuar si formula më e arritshme për statusin e pritshëm të Kosovës.
E solla këtë shembull vetëm për të treguar se pikërisht në çështjen e Kosovës, ku Shqipërisë i jepej kryesisht mundësia të bëhej faktor rajonal, politika e jashtme ishte më shumë se në çdo fushë tjetër peng i emocionit të opinionit të brendshëm publik. Nevojitej një kthjelltësi dhe kurajo e madhe nga politikëbërësit për ta kapërcyer reagimin e fortë emocional të këtij opinioni, i cili, edhe pse ka shpjegimet e veta në logjikën historike, nuk ka përputhje pozitive me nevojat logjike të aktualitetit. Është një emocion i çastit, kuptohet, dhe si emocion i çastit përmban natyrshëm dritëshkurtësi, por kjo nuk e zbut furinë goditëse të dallgës së tij. Hartuesit dhe drejtuesit e politikës së jashtme kishin nevojë për një largpamësi të vërtetë dhe bindje të rrënjosura në drejtësinë e vendimeve të veta, përndryshe do të thyheshin nën furinë e asaj dallge. Ndër gjërat që kam ruajtur me një kureshtje të veçantë në arkivin tim personal, janë gjuajtjet me mbushje të plotë që më erdhën gjatë asaj periudhe nga të gjitha anët. Patriotë të shumtë zemërdjegur në Tiranë, në Prishtinë e në diasporë, në Parlament, në konferenca shtypi, në debate televizive, në forume interneti, gjithandej e zgjidhën gjuhën. Por fundi doli i mirë, siç dihet, dhe kjo ka rëndësi në fjalë të mbrame.


-----------------------------------
Siç e lexoni ne fjalite e fundit, ish ministri qe dhe doreheqjen nga PD vitet e fundit permend edhe patriotet e fiksuar qe shkruajne ne forume. Mos i harroni fjalet e tij kur lexoni ndonje ekstremist ne faqet e ketij forumi. Anti-shqiptaret veshin gjithmone petkun e patriotizmit, ashtu siç jane patriote te thekur kriminelet me te medhenj shqiptare (koment personal).

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Nëntor 2010 01:50
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Une doja te citoja vetem nje thenie te te madhit Faik Konica.
E keqja e shqiptareve jane vete shqiptaret.

Po nuk qeme ne rregull vete ne shqiptaret nuk mund te presim hajer nga bota. Po shame njeri tjetrin, po vrame njeri tjetrin, po thurem intriga kunder njeri tjetrit apo ku di une se cfare tjeter bota do na trajtoje jo me mire se si na ka trajtuar deri me sot. Do vazhdojme te ngelim te vegjel ne trup dhe ne shpirt.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Nëntor 2010 19:26
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Per ata qe "i dine keto qe thuhen"

Nje pjese e artikullit te Fatos Lubonjes: "Fatkeqesi, por jo natyrore".


... Teksa bëjmë këto diskutime duke parë përmbytjen e radhës, nuk mund të mos na vijnë ndërmend skenat e maskaradës që pamë në Parlamentin shqiptar para disa ditësh, ku të mbledhur për të diskutuar buxhetin, deputetët tanë s’bënë gjë tjetër, deri afro në agim, por veçse u shanë ndërsjelltasi për vjedhje e korrupsion, e vetëm për analizë buxheti nuk folën. E ndër tjera, nuk mund të mos sjellësh ndërmend se nuk pamë e dëgjuam që në atë buxhet të kishte ndonjë zë të rëndësishëm për investime për pengimin e përmbytjeve në Shkodër dhe po ashtu, nuk pamë e dëgjuam ndonjë deputet të opozitës të zonës së Shkodrës, që të ngrihej e të protestonte për këto mungesa në buxhet.
Tani vjen përmbytja, e njëra palë fillon a akuzon, kurse pala tjetër thotë “fatkeqësi natyrore”.

Që fatkeqësia nuk është natyrore, por politike, njerëzore domethene se ka të bëjë me atë që njerëzit e thjeshtë i dëgjon shpesh të thonë: “Ç’është kjo fatkeqësi që na ka gjetur ne, që na kanë rënë këta politikanë për hise”. Këtë e dinë edhe kafshët e përmbytura të asaj zone, e jo më njerëzit. Debati mund të zhvillohet në nivel filozofik, mbi atë sesa kjo fatkeqësi është një rastësi dhe sa është e determinuar nga vetë niveli kulturor e moral i popullit tonë heroik e liridashës. E në këtë aspekt, do të thosha se me siguri duhet thënë se ashtu si fatkeqësia e përmbytjes që nuk është vetëm natyrore d.m.th. rastësore, por edhe njerëzore, ashtu edhe kjo fatkeqësi politike nuk është vetëm rastësore, por ka të bëjë edhe me nivelin e njeriut tonë demokratik. Dhe kur themi “njeriu”, kam parasysh faktin se ai ka në dorë të bëjë të mundurën për të evituar fatkeqësitë, apo për t’i parandaluara ato, apo për t’i pakësuar ato. Dhe nuk ka pikë dyshimi se ashtu sikurse për evitimin e përmbytjeve në Shkodër ka pasur shumë gjëra për t’u bërë, ashtu edhe ndaj kësaj fatkeqësisë tjetër njerëzore ka shumë gjëra për t’u bërë.

E ndërsa shkruaj këto radhë, më vjen ndërmend se në buxhet parashikohen miliarda për të hapur një tunel të gjatë e të gjerë në Krrabë që (thonë këta të pushtetit) elbasanasit të vijnë për 30 minuta (jo për një orë) në Tiranë. Dhe pyes me vete: e ç’kuptim ka që elbasanasit të vijnë një gjysmë ore më herët në Tiranë, kur ti ke njerëzit që po të përmbyten vit për vit në Shkodër? Apo se mos ka punë në Tiranë? Mirëpo, arsyeja e mosarsyes së fatkeqësisë së politikanëve tanë, nuk thotë kështu. Dhe këtu, tek e fundit, kthehemi përsëri tek pyetja: çfarë mund të bëjmë që ta evitojmë këtë fatkeqësi njerëzore ose që të pakësojmë dëmin e saj? Me fjalë të tjera: ka njëzet vjet që na përmbytet Parlamenti e qeveria me të paaftë, të korruptuar e të babëzitur, çfarë mund të bëjmë për ta parandaluar këtë? Personalisht mendoj se ka shumë më tepër shans të bëhet ndonjë gjë për të evituar përmbytjet në Shkodër, sesa për të evituar këto përmbytjet në Parlament.
Kaq. Nuk po jap ndonjë zgjidhje nga ato që lexuesi pastaj të më thonë: analizën e ke bërë mirë, por zgjidhjen e ke dhënë të dobët.

Mirëpo, ndërsa shkruaj, më bëhet sikur i dëgjoj ata lexues që do të thonë: prapë po një fyelli pesimizmi po i bie ky Lubonja. Nëse ke ndonjë zgjidhje thuaje, përndryshe mos na shkruaj gjëra që i dimë sa për të na deprimuar edhe më. I shtrënguar nga ky zë, duke e lodhur mendjen për ndonjë zgjidhje optimiste, pasi e lexova edhe një herë që nga fillimi e në fund shkrimin deri këtu dhe vërtet pashë se shumë gjëra janë thënë e stërthënë jo vetëm nga unë, më në fund më erdhi ideja e zgjidhjes: Pse të mos bëjmë dy parlamente? Një Parlament që është ky që është, i cili sheh interesat private të politikanëve dhe oligarkëve që janë këta që janë, të cilët bëjnë buxhetet e përcaktojnë prioritetet sipas interesave të tyre. Dhe një Parlament tjetër, që të shohë interesat e njerëzve si puna e atyre që përmbyten në Shkodër, e jo vetëm. Unë jam i sigurt se po të hidhet në referendum kjo ide, do të miratohet nga shumica e njerëzve. Gjithë duke e zhvilluar këtë ide, më del se i bie që të kemi edhe dy polici, edhe dy gjyqësorë edhe dy lloje mediash, deri edhe dy kryeqytete. D.m.th, gati si të krijojmë një shtet të ri. E meqë siç dihet, shpesh shtetet fillojnë nga përcaktimi i kryeqyteteve, unë propozoj që kryeqytet i këtij shtetit të dytë shqiptar të bëhet… le ta mendomë pak… Përfundimisht më del se duhet të themelojmë një kryeqytet të ri dhe ta quajmë “Fillimngazero”. Parlamenti në “Fillimngazero” rrëzoi qeverinë me mocion mosbesimi për shkak të përmbytjeve në Shkodër. Çfarë lajmi i bukur! I ftoj lexuesit ta votojnë propozimin tim.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2010 04:46
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

MEDIA DHE PUBLIKU, RAPORTET MES TYRE. (erald gibbs)

Për të bërë një analizë të thjeshtë për raportin mes medias dhe publikut vendosa të zgjedh gazetën “SHEKULLI”, përkatësisht numrat e datës 23, 25 tetor dhe 2 nëntor. Në të tre numrat që kam marrë në shqyrtim Ngjarja e Ditës konsiderohet: “Pakti i Shqipërisë me Greqinë për kufijtë detar”. Kjo ngjarje ka zënë vendin më të rëndësishëm në të gjitha gazetat këto dy javët e fundit. Ajo ka një interes të gjerë si për politikën ashtu edhe për mbarë shqiptarët, pasi preken interesat dhe sovraniteti ynë si shtet.
Si është pasqyruar kjo ngjarje nga gazeta në raport me publikun?
Në numrin e datës 23 tetor i është kushtuar plot dy faqe nga kjo gazetë, marrëveshjes midis Greqisë dhe Shqipërisë. Në krye të saj është vendosur një protestë e G99 dhe më poshtë një prenoncim për shtyp i historianit dhe politikanit Pëllumb Xhufi lidhur më çështjen në fjalë. Në të gjithë shkrimin që i kushtohet kësaj çështjeje nuk vërehen mendime apo këndëvështrime të opinionit publik. Për mendimin tim është e domosdoshme që opinionet apo këndëvështrimet nga shoqëria civile të mos mungojnë, pasi kjo çështje është e një interesi mbarëkombëtar.
Mëqënëse ngjarja ka shkaktuar debat të madh në media është e nevojshme që të trajtohet gjerësisht nga ana e medias për lexuesin.
Edhe në dy numrat e tjerë që kam zgjedhur, në atë të datës 25 tetor dhe 2 nëntor, “pakti me Greqinë” është trajtuar në mënyrë të ngjashme më atë të numrit të sipërpërmendur. Shkrimi përmban opinione nga ekspertë, citime nga konventa të ndryshme lidhur me çështjen e kufirit detar. Por kjo mënyrë trajtimi për këtë problematikë jo vetëm që nuk ngre debat për zgjidhjen e saj, por nuk lejon as publikun të marrë pjesë në të. Ky lloj trajtimi e shndërron çështjen e Paktit nga një çështje me interes kombëtar, në një çështje thjesht politike deri diku banale mes ekspertëve të majtë dhe atyre të djathtë.
Publiku nuk është gjë tjetër, veçse një spektator i pafuqishëm për të duartrokitur. Ai nuk ka asnjë lloj mundësie për të marrë pjesë në këtë çështje që e prek atë drejtpërdrejt dhe kjo për dy arsye: 1) Media nuk e përfshin në debat. 2)Nuk është i mirëinformuar për problemin në fjalë, pasi nuk ka një pasqyrim të thjeshtëzuar apo skematik të saj.
Por edhe sikur të vendoseshin në shkrime elemente të thjeshtëzuar në mënyrë që publiku të njihej më mirë me problemin e “Paktit”, ai do ta kishte thuajse të pamundur të jepte kontributin e tij në zgjidhjen e çështjes. Nga mënyra e trajtimit ngjarja nuk mund të ngjalli debat, por vetëm pakënaqësi në publik. Në të janë pasqyruar vetëm opinione të atyre që kundërshtojnë paktin, dhe opinionet e kundërta mungojnë. Atëherë është e pamundur që publiku të futet në debat kur në ditët në vazhdim është informuar vetëm për të këqijat e paktit.

Një ngjarje tjetër e ditës në të tre numrat e gazetës “SHEKULLI” ka qënë edhe ajo e zhurmave në kryeqytet. Gazetarët e kanë trajtuar “problemin” e zhurmave si një problem që duhet të zgjidhet urgjentisht. Në numrin e datës 23 tetor për ketë problem, që duhet thënë është një nga më shqetësuesit për shoqërinë, është botuar një shkrim nga prof. Zyhdi Dervishi, mbi pasojat që sjellin zhurmat te qytetarët.
Mënyra e pasqyrimit të këtij problemi është shumë e ndryshmë nga ajo e përdorur për trajtimin e “marrveshjes për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë”. Gazetari është përpjekur të ngre një debat dhe përveç ekspertëve dhe psikologovë ka përfshirë dhe persona nga shoqëria civile, që në fund të fundit janë ata që vuajnë pasojat e zhurmave tej normave të lejuara. Ky në fakt është një elemenet pozitiv pasi gazetari ka përfshirë rreth 15 persona të tillë për këtë problem duke u munduar kështu që të arrihet një debat më i gjerë.
Ai ka formuluar një pyetësor të shkurtër, ku çdo i intervisutar ka shtruar pikëpamjet e tij se si duhen mënjanuar zhurmat. Më së shumti të gjithë kanë dhënë mendimet dhe shqetësimin e tyre në lidhje më këtë problem deri diku stresues.
Por a kemi realisht një debat?
Unë mendoj se debati nuk është ngritur as për ketë çështje, ashtu siç nuk ishte ngritur as për atë të mëparshmen dhe kjo për disa arsye. E para, vërtet gazetari ka përfshirë publikun të jetë pjesëmarrës në këtë problem dhe ky i fundit ka dhënë mendimet e tij dhe ankesat e shqetësimet në lidhje me to, por vetëm kaq. Këtij problemi i mungon pala tjetër, ata që shkaktojnë zhurmën dhe ata që e lejojnë atë. Mungesa e këtyrë dy komponentëve kaq thelbësore bën që trajtimi i këtij problemi të jetë i paplote, duke çuar në rastin më të keq në moszgjidhjen e tij.
Megjithatë raportet mes medias dhe publikut janë më të afërta për problemin e dytë dhe për të tjera probleme të kësaj natyre, sesa për çështjet politike, ekonomike apo edhe ato me interes kombëtar.
Për çështjet më madhore ku publiku nuk duhet të mungojë, ai mungon duke i lënë probleme të tilla në dorën e politikanëve dhe të ekspertëve të tyre për ti zgjidhur. Zgjidhje që shpeshherë bien në kundërshtim me interesat e mbarë shoqërisë.

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 15:36
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Top Gear: Shqipėria ėshtė "foleja e hajdutėve tė makinave"

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re top-gear-presenters-008.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 27 herė.

Programi i famshëm i BBC ka regjistruar një episod të emisioneve të tij në Shqipëri lidhur me çështjen e makinave. Me humorin e tyre, Jeremy Clarkson dhe dy bashkëprezantuesit kanë trajtuar një sërë çështjesh por kryesorja është se ata e cilësojnë Shqipërinë si një "fole e mafias për vjedhjen e makinave".


"Me sa duket, ajo që ndodh është se shqiptarët shkojnë në Angli, gjejnë një punë, blejnë një makinë dhe pastaj kthehen bashkë me të", tha Clarkson në një segment të programit me ironi duke vërejtur numrin e madh të makinave me targa angleze në Shqipëri.


Në studio është treguar një histori se si një ministër i qeverisë shqiptare ishte zënë ngushtë, pasi makina e tij ka rezultuar e vjedhur nga një pikë kontrolli të policisë kufitare greke.


Gazeta britanike "The Guardian" shkruan se Ambasada Shqiptare ka preferuar "të pranoië fyerjet", pa reaguar për një gjë të tillë.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2011 07:11
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

vizioner a eshte e mundshme te shikohet video e kasj episode ndokun?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2011 07:15
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Top Gear - Sezoni 6 (Albania)




P.s. I ra nuri shqiptareve nga Top Gear? Te gjithe e dime qe treçereku i makinave lluksoze 20 vjetet e fundit kane qene te vjedhura. Dhe ato qe s'kane qene te vjedhura 70% jane bere me pare droge e prostitucioni. Shqiptaret neper bote mezi u del rroga, ndersa ne shqiperi çuditerisht kthehen pasanike qysh 30 vjeç, pa shkolle, dhe me Range Roverin e fundit...

Modifikuar nga Fajtori datė 08/02/2011 ora 08:09

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2011 08:02
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

thnx fajtor. intertainin
ajo ishte rruga per ne koman nemos gabohem, e kam bere ate rruge deri diku kte rradhe kurne shqiperi, dhe me te vertet mu dukt scary drive.

ktu vite me pare kam lexuar nje artikull te gjate ne vannity fair revista me prestigjoze ne amerike. dhe thoshte per shqiperine dhe malin e zi qe kane makinat me te mira ne evrope, dhe papunsia me e madhe gjithashtu

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2011 08:40
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Re: Top Gear - Sezoni 6 (Albania)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re inw3fcot29.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 18 herė.

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


P.s. I ra nuri shqiptareve nga Top Gear? Te gjithe e dime qe treçereku i makinave lluksoze 20 vjetet e fundit kane qene te vjedhura. Dhe ato qe s'kane qene te vjedhura 70% jane bere me pare droge e prostitucioni. Shqiptaret neper bote mezi u del rroga, ndersa ne shqiperi çuditerisht kthehen pasanike qysh 30 vjeç, pa shkolle, dhe me Range Roverin e fundit...

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2011 08:59
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:41 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 21 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Komente

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.