Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Ftese E Vecante
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Rrugaejetes
Anetar i ri

Regjistruar: 03/09/2010
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

Arrow

Ftese E Vecante

Ne bordin e anijes Titanik ishte nje njeri i quajtur Xhon Harper (John Harper) me vajzen e tij 6 vjece.

Kur anija filloi te mbytej, Xhoni, i cili udhetonte ne klasin e dyte, mori per dore vajzen e tij ne kuverten e anijes ku ia dha nje marinari i cili e vendosi ne nje varke shpetimi.

Me pas ai shkoi te ndihmonte njerez te tjere ne kuverte. Edhe te tjeret po e benin kete, por ndihma e Xhonit ishte unike sipasoje e udhezimeve te tij, te degjuara here pas here gjate kaosit.

"Grate dhe femijet dhe te pashpetuarit te hipin te paret ne varke.
Grate dhe femijet dhe te pashpetuarit te hipin te paret ne varke"

Xhon Harper njohu momentin e pragut te perjetesise. Ai ishte gati te perballej me Perendine, por ai dinte qe shume nga ata qe ishin ne bord nuk ishin gati.

Si nje predikues, buzet e Xhonit shpesh kishin deklaruar dashurine e Zotit per njerezit. Tani jeta e tij e shpall ne nje veprim perfundimtar. Kur ai i'u afrua nje njeriu pa jelekun e shpetimit, Xhon Harper hoqi te tijin dhe ia veshi burrit tjeter.

Me vone, duke notuar ne zbrazetine e ujrave te errta dhe te ftohta, nje i mbijetuar i doli perpara ketij burri duke u perpjekur te mos mbytej. Ishte Xhon Harper. Ne vend qe te kerkonte per ndihme, Xhoni i thirri ketij burri:

"A je i shpetuar?"

"Jo," ishte pergjigjja.

"Beso ne Zotin jezus Krisht dhe do te shpetohesh."

Pergjigjja e burrit ishte e heshtur dhe me pas u ndane nga rryma. Pak me vone, burri e dalloi Xhonin perseri dhe perseri Xhoni i thirri burrit:

"A je i shpetuar tani?"

Perseri pergjigjja: "Jo, nuk mund te them qe jam shpetuar"

Dhe perseri refreni, i dobet por prape i qarte: "Beso ne Zotin Jezus Krisht dhe ti do te shpetohesh."

Dhe pas kesaj kishte nje heshtje ndersa Xhon Harper rreshqiti nen siperfaqe - ne krahet e Zotit.

Me vone ne nje takim ne Ontario, Kanada, i mbijetuari qendroi, duke treguar historine duke e mbyllur me keto fjale:

"Pak pasi ai u fundos, atje, vetem ne nate, me dy milje uje poshte meje, Une Besova."

-----------

Miku im, Perendia te Do shume Ty. Dashuria e Perendise per Ty eshte me forte se malet dhe me e thelle se oqeanet. Ai deshiron te kete nje marredhenie personale me Ty, por ka nje problem te madh:
Ne te gjithe jemi mekatare, dhe nuk ka asnje te persosur.
"Të gjithë mëkatuan dhe nuk e arrijne lavdine e Perëndisë" (Rom. 3:23)

Ndersa Perendia eshte i Drejte, i Persosur dhe i Shenjte, dhe per shkak te kesaj jemi te ndare nga Ai.

Per shkak te mekatit ne meritojme vdekjen
"Sepse paga e mëkatit është vdekja" (Romakët 6:23).

Kjo përfshin ndarje të përjetshme nga Zoti në Ferr.
"…është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë dhe më pas vjen gjyqi" (Hebrenjve 9:27)

Por, nuk mbaron ketu, Lajmi i Mire apo Ungjilli eshte se Zoti kaq shume te deshi Ty, sa qe Ai dha Birin e Tij te vetem, Jezusin, per te marre mekatet e tua dhe te vdiste ne vendin tend.

“Sepse Perendia kaq shume e deshi boten sa dha Birin e Tij te vetem, qe, kushdo qe beson ne Te, te mos humbase, por te kete jeten e perjetshme”. (Gjoni 3:16)

“Sepse Ate, qe nuk njihte mekat, e beri mekat per ne, qe ne te beheshim drejtesia e Perendise ne Te”. (2Korintasit 5:21)

“Por Perendia e tregon dashurine e Tij ne ate qe, kur ende ishim mekatare, Krishti vdiq per ne”. (Romaket 5:8)


KETU QENDRON DASHURIA E PERENDISE:

Ne ishim mekatare, armiq te Perendise dhe meritonim vdekjen por...
Perendia na deshi kaq shume sa dergoi Birin e Tij te vdiste ne kryq per mekatet tona dhe te merrte ndeshkimin qe ne meritonim.

Miku im, Vetem duke u penduar dhe duke e marre Jezusin personalisht si shpetimtar ne jemi te shpetuar nga ndeshkimi i mekateve tona dhe te lindur ne jeten e re. Nese kete nuk e ke bere asnjehere, Sot eshte dita. Mos prit asnje moment. Tani eshte koha per tu penduar per te githa mekatet e tua dhe per te marre Jezusin si Zot dhe Shpetimtar.

Sot, kur te jesh vetem, kudo ku te jesh, shko para Zotit ne lutje dhe thuaji: “O Zot sot lexova dicka ne lidhje me Ty. A eshte e vertete? A eshte e vertete qe Ti me ke shpetuar me ane te Jezusit, nese Po, te lutem ma trego. Dua te te njoh Ty”

Nese ti lutesh dhe e kerkon kete gje nga thellesia e zemres, Ai nuk do te vonoje te te tregoje te verteten.

Zoti ne Fjalen e Tij ka premtuar:

“Do te me kerkoni dhe do te me gjeni, sepse do te me kerkoni me gjithe zemren tuaj. Une do te bej qe ju te me gjeni – thote Zoti…” Jeremia 29:13,14a


Nese ti je i sigurt per vendimin dhe deshiron t’ia dorezosh Jeten tende Jezus Krishtit qe sot shko perpara Tij ne lutje duke u penduar dhe duke e pranuar Ate si Zot edhe Shpetimtar. Mund te lutesh keshtu:

"Oh Zot, e di që jam një mëkatar. Te lutem me fal per mekatet e mia. Une Besoj se Jezusi vdiq në Kryq në vendin tim. Duke marre ndeshkimin, qe une meritoja. Tani une e pranoj atë si Zot dhe Shpëtimtarin tim. Faleminderit për faljen e mëkateve të mia, dhe për dhuratën e Jetës së Përjetshme. Ulu në fronin e jetës sime, me ndrysho dhe më udhëhiq; më ndihmo që të bëhem ashtu sic dëshironi Ti të jem. Në Emrin tënd unë lutem, AMEN.”

Disa gjera qe mund te te ndihmojne:

Lutu – Kerko Zotin…
Lexo Biblen – Ai flet nepermjet saj…
Bashkohu me nje bashkesi ose kishe te krishtere Ungjillore.

Zoti te Bekofte

Kontakt:
Http://Jezusi.webs.com
RrugaeJetes@gmail.com

Modifikuar nga Rrugaejetes datė 03/09/2010 ora 11:50

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2010 11:35
Rrugaejetes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrugaejetes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrugaejetes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrugaejetes Shto Rrugaejetes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrugaejetes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Ti mire ben qe predikon, or mik dhe Zoti te ndihmofte, por une nuk e kuptoj se ku e gjen guximin qe kerkon te me terheqesh mua nga feja ime dhe te me futesh ne nje fe tjeter.

Mos valle edhe ky eshte nje mekat?

-Une, psh kam nje fe, cfaredoqofte kjo. Le te themi qe jam i krishtere, meqe edhe feja jote predikon Krishtin. Une kete fe, pra fene time te krishtere e kam mesuar nga prinderit, familja, rrethi ku kam jetuar dhe nga predikuesi im ne faltore te cilin e respektoj.

Pse duhet une te le kete fe qe kam dhe te futem ne fene qe me sjell ti, kur qe te dyja bazohen ne Bibel dhe kane te njejtin Zot?

Pse qenka kjo menyre predikimi qe sjell ti me e mire se ajo qe kam mesuar une?

Ka edhe nje gje tjeter: cila ishte feja kristiane qe lindi e para mbas lindjes se Krishtit? Une e di qe ishte kjo feja qe po ndjek une. Pse ti e paske revizionuar?

-Le ta zeme se une jam islamist. Jam lindur i tille dhe te tille jane te gjithe ne familjen time, falen 5 here ne dite, besojne kur'hanin e shenjte dhe ndihen te lumtur. Keshtu me thote Zoti im i lavdishem. "Ti qe beson tek une do te kesh jeten e pertejme"

Pse duhet ta ndrroj kete besim dhe te vi tek ti?

 

 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2010 12:44
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Rrugaejetes
Anetar i ri

Regjistruar: 03/09/2010
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

Pershendetje

Pershendetje 'Cedrus'

Te falenderoj per mesazhin tend.

'Cedrus' duhet te kuptosh nje gje:

Une nuk jam I interesuar qe ti te behesh fetar dhe te ndjekesh nje fe. Une jam i interesuar qe Ti te shpetohesh dhe te Kesh nje marredhenie te gjalle dhe peronale me Zotin e Gjalle, Krijuesin e Universit. Por flas per nje marredhenie ku Ai te jete Ati yt, Ati qiellor, dhe Ti - Biri i Tij i Dashur.

Si personi qe eshte ne fund te minieres, si edhe personi ne majen me te larte te malit, asnjehere nuk do ti arrijne dot yjet. Si personi me i keq ne kete bote, por si edhe personi me i mire, qe ben vepra te mira apo eshte shume fetar, asnjehere nuk do ta arrije Zotin e Shenjte. Ne asnjehere nuk mund te arrijme standartin qe Zoti kerkon me veprat tona, ritualet, fene apo filozofine tone.

Jezusi nuk erdhi qe te krijonte nje fe dhe njerzit te ishin fetare.
Faktikisht ne ate kohe Jezusi ishte kunder fetareve te asaj kohe per hipokrizin e tyre.

Gjithsesi, Jezusi erdhi te shpetonte cdo njeri nga ndeshkimi i Zotit dhe ti pajtonte ata (neve, mekataret) me Perendine e Shenjte.

"Biri i Njeriut erdhi te kerkoje dhe te shpetoje ate qe kishte humbur" (Lluka 19:10)


Nese ti je mysliman: pergjijga eshte e thjeshte:

Jezusi tha:
"Une jam Udha, e Verteta, dhe Jeta; askush nuk vjen tek Ati pervecese nepermjet meje" (Gjoni 14 : 6)

"Une jam Drita e Botes" (Gjoni 8:12)

"Kush beson ne mua ka jete te perjeteshme. Une jam buka e Jetes"
(Gjoni 6:47,48)

Perendia deshiron qe te gjithe njerezit te shpetohen dhe t'ia arrijne njohjes se te vertetes. Ne fakt nje eshte Perendia, dhe nje i vetem eshte ndermjeesi midis Perendise dhe njerezve. Krishti Jezus njeri. I cili e dha veten si cmim per te gjithe, per deshmim ne kohen e caktuar" (1 Timoteu 2:4-6)


Jezusi ishte dhe eshte Zot, e megjithate Ai prape se prape erdhi ne toke duke mare nje trajte njerezore, nje trup njerezor dhe vdiq per mekatet e tua dhe te miat dhe u ringjall pas tre ditesh.

Por thjesht ta dish kete nuk te shpeton.

Ti duhet te marresh nje vendim Cedrus. Ose ta refuzosh ate ose ta pranosh ate si Zot edhe shpetimtar dhe te perjetosh Hirin, Gezimin, Paqen, Faljen dhe Dashurine e Tij.


Prandaj Pyetja ime eshte kjo:

A deshiron Ti t'ia japesh Jeten tende Jezus Krishtit, t'ia dorezosh jeten tende Jezus Krishtit dhe ajo te ndryshoje pergjithmone?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shtator 2010 18:44
Rrugaejetes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrugaejetes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrugaejetes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrugaejetes Shto Rrugaejetes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrugaejetes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Nuk me paske lexuar mire, ose nuk ke dashur qe te lexosh.

Ka edhe nje mundesi te trete: nuk mundesh qe te kuptosh gje tjeter vec atyre qe ke sjelle ketu sepse je i indoktrinuar.

Asgje personale e? Mos u merzit.

Une bera disa pyetje dhe prita pergjigje.

E vetmja pergjigje qe mora ishte: Ose me mua ose ne ferr.

Nuk eshte kjo ca si e thate, e pashpirt, e eger, jo humane?

Une di qe fete predikojne dashuri. E pranoj kete, por nuk shikoj dashuri tek mesazhet e tua, por kercenim. Shikoj kercenim dhe prepotence, arrogance mund te them.

Te kthehemi prape tek feja:

Po nje femije ne maje te malit qe rron me zogjte e pyllit dhe e lulet, c'faj ka qe te shkoje ne ferr, per arsyen e thjeshte se nuk te ndjek dot ty?

Le te mendojme qe une jam njeri i mire, i drejte, si ajo historia biblike e Sodomes, ja tamam si ai njeri jam, por nuk ndjek deshmitaret e Jehovait dhe as kishen e Krishtit e qindra sekste kristiane qe kane dale. Une besoj Zotin sic ma kane thene te paret brez pas brezi qindra vjet deri tek Konstandini dhe ndihem ne paqe me Zotin dhe me veten.

Ku e gjen ti te drejten qe te me tregosh ferrin, vetem se nuk te ndoqa ty? Kjo eshte kriminale miku im.

Nje pyetje: Sa kohe ke qe studion kete fe? Sa kohe ke qe e ke perqafuar Krishtin dhe jep jeten per te?

 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shtator 2010 19:10
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Rrugaejetes
Anetar i ri

Regjistruar: 03/09/2010
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

Pershendetje Cedrus

Ti me pyete se perse duhet te besosh te Jezusi dhe une tu pergjigja.

Qellimi im nuk ishte te tregohesh prepotent apo dicka tjeter, une thjesht doja te te tregoja te verteten. Dhe nuk jam i indoktrinuar.

Une te thashe, qe normalisht, ne si mekatare duhet te ndeshkohemi nga Perendia i Drejte dhe i Shenjte, sepse kemi thyer ligjin e Tij.

Por mrekullia qendron se vete Zoti erdhi ne toke, per shak te dashurise se Tij, per te marre mekatet dhe ndeshkimin tone.

Jezusi vdiq ne vendin tone, ne vendit end dhe timin. Edhe nese ti do ishe personi i vetem ne bote, Jezusi prape do vinte dhe te vdiste per ty ne kryq. Ai dha jeten e Tij per ne dhe na pajtoi me Perendine.

Me thuaj: A ka dashuri me te madhe se sa kjo, te japesh jeten tende per te tjeret?

Nese Jezusi tha Une jam e vetmja Rruge per te Ati, kush jam une te them ndryshe.

Shiko pak me kujdes te lutem. Te gjitha fete thone qe njeriu duhet te beje dicka, qe shpetohemi me ane te veprave. Pra, njeriu me ane te fese dhe ritualeve perpiqet te arrije Zotin. Apo Jo?

Eshte ndryshe me rastin e Jezusit! Nuk eshte njeriu ai qe kerkon Zotin, Pr eshte Zoti qe kerkon Njeriun. Eshte Zoti qe shpeton Njeriun.


Duhet te kuptosh, qe une nuk dua te te imponohem. Une nuk mund te te ndryshoj ty, as zemren tende dhe as jeten tende. Vetem Zoti mundet.

Ti je i lire te ndjekesh dhe te zgjedhesh cfare te duash

Une thjesht po te bej te njohur Lajmin e Mire.

Nese une e kam gabim ne gjithe kete, mos i kushto shume rendesi, por nese une kam te drejte, athere duhet ta marresh seriozisht kete.


Une kam 12 vjet qe u pendova dhe ia dorezova jeten time Krishtit.
Ai ka ndryshuar jeten time dhe vazhdon akoma ta ndryshoje.
Une kma nje marredhenie te gjalle dhev personale met Zotin e Gjalle


Te falenderoj per mesazhet e tua

Zoti te bekofte
dhe do te lutem per ty

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2010 07:09
Rrugaejetes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrugaejetes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrugaejetes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrugaejetes Shto Rrugaejetes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrugaejetes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

history interresante kjo e krishtit, edhe sikur mos te jete te vertet.

p'sh eshte interresante qe si arriti nje njeri i thjesht te behet kaq i famshem.
imagjinoje te degjojm per here te pare diken sot duke thene, "before abraham is, i'm"
qe eshte deklarimi me kych/bindes i tij qe disa kristian e perdorin per argument
pra ose eshte e vertet ose ishte in the right place at the right time ku njerzit nuk guxonin te genjenin ne pergjithesi lene ma per gjera te tilla, njerz naive noshta!? noshta.
nejse, ja vlen te gjinden detaje te sakta t'ksaj historie interresante, to say the least.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2010 08:06
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
history interresante kjo e krishtit, edhe sikur mos te jete te vertet.

p'sh eshte interresante qe si arriti nje njeri i thjesht te behet kaq i famshem.
imagjinoje te degjojm per here te pare diken sot duke thene, "before abraham is, i'm"
qe eshte deklarimi me kych/bindes i tij qe disa kristian e perdorin per argument
pra ose eshte e vertet ose ishte in the right place at the right time ku njerzit nuk guxonin te genjenin ne pergjithesi lene ma per gjera te tilla, njerz naive noshta!? noshta.
nejse, ja vlen te gjinden detaje te sakta t'ksaj historie interresante, to say the least.



Diskutimi se cila fe eshte me e drejta do te ishte nje kalvat pa fund dhe nuk besoj se do te arrinim dot ne nje konkluzion.

Ajo qe me ben te shkruaj, tek kjo teme eshte dicka tjeter.

Ky miku qe po na jep Lajmin e Mire, ose ka qene pa fe, ose ka pasur nje besim te dobet.

Pyetja ime ishte shume me ndryshe, por mjaft e qarte.

Pergjigjet ishin me "fjale te gatshme" dhe shembuj naive.

Kjo fe qe paske perqafuar ti, ku e ka celsin qe qenka me e mire se te gjitha fete e tjera te krishtera? Ajo qe di une dhe qe jepet ne te gjitha tekstet e "historise se religioneve" (perseri e kam fjalen per sektet e krishtera), eshte thjesht dhe qarte e njejta gje qe po thote ky miku.

-Ejani ne fene time se kjo eshte me e mira. Boo. Po te tera me te mirat qenkan keto?

Paska shume vende te para ky  klasifikim.

Por edhe fete e tjera monoteiste ketu perqendrohen. Une jam feja e vertet.

Une te shpetoj. Me mua arrin Nirvanen. Me mua shkon ne xhehnet.

Me mua vete, me mua...

Po ai femija qe vdes nga termeti ne nje vend ku s'kane hyre keto fe, ku do te shkoka xhanem, ne ferr?

Egersi fetare qe tremb njerzit me ferrin.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2010 12:41
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Rrugaejetes
Anetar i ri

Regjistruar: 03/09/2010
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

Pershendetje perseri 'Cedrus'

Me vjen keq qe e ke filluar te paragjykosh

Une nuk dua te tremb aspak dhe asnjeri. Une po them te verteten e shkruar ne Bibel. Dhe ndonjehere e verteta nuk na pelqen.

Ti refuzon ta besoh ate, eshte zgjedhja jote, por te lutem te jesh i duruar te lexosh gjithe historine per te patur nje kendveshtrim me te qarte:

Ti je perqendrua te pjesa e pare te asaj qe une kam thene.

Qe jemi mekatare, dhe une besoj qe ti e di se ne jemi mekatare dhe se nuk ka asnje te persosur

A ben ndonje mekat ti apo jo? Bibla thote PO

Per shkak te mekatit ne jemi te ndare nga Zoti i Shenjte.

Ketu je perqendrua ti


Dhe nuk po i ve rendesine e duhur pjeses se dyte dhe me te rendesishme.

Bibla thote: Zoti eshte Dashuri

Dashuria e Tij eshte kaq e madhe, sa mendja jone nuk mund ta konceptoje dot, lartesine, gjeresine, gjatesine edhe thellesine e Dashurise se Krishtit.


Ajo ku une u perqendrova eshte DASHURIA.

E perseris edhe nje here qe te jete e Qarte. DASHURIA

Jemi ne forum, dhe ajo qe kam thene mund te jete dukur pak e thate apo ku ta di une. Por po te flisnim personalisht dhe te flisnim me gjere e gjate, nuk do te kishe kete mendim...


Une po te them qe Perendia te Do shume Ty, Perendia me do mua, dhe Perendia do cdo person ne kete bote.

Bibla thote qe Zoti krijoi gjithcka. Ai krijoi burrin dhe gruan. Ne Bibel na thuhet qe Zoti shetiste me njeriun ne kopshtin e Edenit.

Zoti eshte Dashuri dhe donte te ndante dashurine e Tij me njerezit dhe qe njerzit ta donin Ate.

Zoti e krijoi njeriun sipas imazhit te vet, dhe e krijoi me vullnet te lire.

Por Njeriu zgjodhi te rebelohej dhe mekatoi ndaj Perendise.

Ja perse ndodhemi ne nje bote me vuajtje dhe dhimbje, per shkak te zgjedhjes dhe rebelimit te njeriut.

Menjehere pasi njeriu mekatoi, Zoti i premtoi gruas qe nga fara e saj do te lindte shpetimtari. Profeci kjo qe u realizua me Krishtin.

Zoti zgjedh nje popull, popullin e Izraelit, nga i cili do te vinte shpetimtari. Dhe i jep ketij populli, ligjin, dhe sakrificat qe duhej te benin.

E gjitha kjo ishte parapergatitje se cfare do te ndodhte ne kryq.

Sakrificat e kafsheve tregonin dhe drejtonin te sakrifica qe do te ndodhte ne kryq.


E gjithe Dhjata e Vjeter shikon perpara, ne pritje te shpetimtarit. u thane shume profeci, si psh: nga profeti Isaia (700 vjet para Krishtit) ku tregonte me hollesi se si Shpetimtari i botes duhej te vuante per mekatet tona. Keto profeci u permbushen me Jezusin.

Ne kohen e duhur, Jezusi, Zoti Krijuesi i gjithckaje, la lavdine ne qiell dhe vjen ne toke.

"I cili eshte pse ishte ne trajte Perendie, nuk e cmoi si nje gje ku te mbahej forte per te qene barabar me Perendine, por e zbrazi veten e tij, duke marre trajte sherbetori, e u be i ngjashem me njerezit; dhe duke u gjetur nga pamja e jashteme posi njeri, e peruli vetveten duke u bere i bindur deri ne vdekje, deri en vdekje te kryqit. ( Filipianet 2 : 6 - 8 )

Jezusi erdhi ne toke me nje mision te vecante, per te pajtuar njerezit me Perendine. Ai ishte Paqebersi.

Ai e dinte se do te vdiste ne kryq, e nuk u zmbraps, por i shkoi ne deri ne fund.

Kryqezimi ishte forma me e ashper e denimit me vdekje nga romaket. Ai u tall, u sha , u pershty, u godit me kamzhik, i vune nje kurore me gjemba ne koke, dhe u kryqezua per disa ore.

Pse e beri kete Ai. Per shkak te Dashurise. Ai duhej te bente kete sepse ishe menyra e vetme qe te pajtoheshim me Perendine.

Jezusi mori ndeshkimin tone, dhe ne jemi te lire nga ndeshkimi. A e kupton qe nuk ka me ndeshkim me per ne njerezit sepse Jezusi u ndeshkua njehere e pergjithmone per ne.

Kur ishte atje ne kryq, Jezusi tha: "Fali o At, sepse nuk dine cfare bejne" Edhe pse ata e gzhduan, ai i fali ata.

Ai tha ne fund: " U KRYE"

Plani i shpetimit nga Perendia ishte realizuar.

Tani njeriu mund te vinte te Perendia personalisht, pa nevojen e ndonje kurbani apo sakrifices te ndonje kafshe.

Dhe Ai u ringjall pas tre ditesh.


Vete Zoti vjen dhe merr mekatet e tua, vdes ne vendin tend, per shkak te dashurise, per shkak te dashurise qe kishte per Ty dhe per mua.

dhe ti me flet mua per tmerre, denime, kur Zoti i mori te gjitha vete ato ne kryq, ku Zoti mori vendin tend nga Dashuria qe kishte per Ty dhe per mua,

A nuk e kupton qe i gjithe thelbi ketu eshte Dashuria. Zoti eshte Dashuri dhe dhe jeten e vete per ne.


Qe ne te KEMI NJE MARREDHENIE PERSONALE DHE TE GJALLE ME PERENDINE E GJALLE !

A nuk mund te kuptosh qe Zoti eshte burimi i paqes dhe Dashurise, dhe kjo u tregua ne kryq.

Jezusi tha:
" Ejani tek une, ju te gjithe te munduar dhe te renduar, dhe une do t'ju jap clodhje"

Dashuria ishte thelbi i gjitheckaje.

Jezusi tha:
"Duaje Zotin me gjithe Zemren tende, me gjithe mendjen tende dhe me gjithe forcen tende."

Ai tha prape:
" Duaje te afermin tend porsi vetveten"

Por ai nuk ndaloi ketu:
Ai tha:
"Duajini armiqte tuaj, lutuni per ata qe ju pendjekin, dhe bekoni ata qe ju mallkojne"

Si mund te me akuzosh per tmerre kur ajo qe po perpiqem te them eshte se Ti mund te kesh nje marredhenie personale me Zotin.


-----

Ti deshiron te ndjekesh fene tende. Vazhdo je i lire te zgjedhesh

E gjitha kjo qe kam thene bazohet ne Bibel. Mos me beso mua, besoji Bibles.

Bibla thote: Jezusi eshte Zot, kush tjeter nga udhehqesit fetare pretendoi se ishte Zot?! Ajo thote: se Ai eshte e vetmja rruge per te Perendia. Kete thote bibla, miku im i dashur, nuk e them une. Ja nje varg per kete:

"Dhe asnje tjeter nuk ka shpetim, sepse nuk ka asnje emer tjeter nen qiell qe u eshte dhene njerezve dhe me ane te te cilit duhet te shpetohemi" (Veprat e Apostujve 4:12)


Nuk te shpeton kisha miku im i dashur, nuk te shpeton kisha katolike, as kisha ortodokse, as kisha protestante , por vetem nese ke nje marredhenie personale me Jezusin dhe tia kesh dorezuar jeten dhe zemren tende atij.


--> Ti nuk do qe ta pranosh kete, eshte zgjedhja jote.

Ti je i lire te refuzosh ose te pranosh, eshte me deshire.


Per sa i perket djalit ne termet. Une besoj se Zoti eshte i DREJTE. Dhe ne nuk kemi te drejte te akuzojme apo te gjykojme Zotin. Sikur ne te jemi ne rolin e gjykatesit dhe Zoti ne bangen e te akuzuareve.



Te kerkoj ndjese nese kam qene ndopak i ashper

Te lutem lexo edhe njehere historine "Ftese e vecante" sepse thelbi i saij eshte Dashuria per te tjeret. John Harper jep jeten e vet per te tjeret.

Zoti te Bekofte
Do lutem per Ty

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2010 14:40
Rrugaejetes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrugaejetes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrugaejetes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrugaejetes Shto Rrugaejetes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrugaejetes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

Shume dakort me cedrus-in.Kane shume pika kyçe pyetjet e tij...


Rrugaejetes,

Te gjitha ç'ke shkruajtur ti jane shume te bukura.Them ku t'a gjejme qe jeta te ishte keshtu.Po problemi qendron tjeter vend i dashur...

Kam njohur dikur ne Greqi nje nene shume te mire.Ishte nga Fieri.Nene e 5 femijve.Nuk e di se si,por u be deshmitare e Jehovait.Skonte dere me dere duke thene qe s'do kete me vdekje etj etj pa mbarim...thoshte qe ekzistonte jeta me lule, trendafila dhe qingja perreth...deri ktu gjithçka ne rregull, asgje per t'u shqetesuar...deri kur nje dite le ne mes te rrugeve familjen e saj, burrin, i cili punonte ne ndertim ter diten per te mbajtur familjen & femijet e saj...

Me thuaj ti i dashur cfare ndreqi ajo grua??? Per cfare besimi behet fjale ketu???

Per mua kto jane sekte...me fal nqs te trondis por mbas disa viteve shpresoj mos te me kujtosh...

Me gjithe kujdesin e mire i shkruajta kto rreshta!

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2010 15:24
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Perseri.

Te gjitha fete e krishtera, katolike ortodokse, helenike, sllavike, shqiptare, armene, Protestante, E deshmitareve te Jehhovait, dhe shume te tjera veteguhen Kisha e Krishtit, predikojne Biblen. Ok?

Madje Dhjata e vjeter eshte e cifuteve. Te gjithe predikijne Biblen. Te gjithe ndahen njeri nga tjetri, sepse seicili do te shtoje e zgjeroje vathen e tij. Pse ndahen keto fe kristiane njera nga tjetra? Ti e di mire se perse. Ketu futet interesi dhe interesi eshte puna e te paudhit, miku im.

Cila ka qene feja e pare kristiane?

Cilat jane shkaqet qe u dashka larguar nga ajo? Ajo predikin pikerisht Biblen per te cilen flet ti, ne menyren si ti po del ketu, me te njejtin pasion e devotshmeri. Pse duhet ndare, e larguar nga njeri tjetri? Ore mos eshte pune e te paudhit kjo?

Pyetje kam une.

Dhe nese pergjigjesh, mos me trego historira me John Harper, te lutem. Jane histori per klasen e pare fillore ato. Jo se e dyshoj, po me duket idiote.

Me duket se perendia nuk thote qe te lesh femijet e tu pa buke e te shpetosh tjetrin.

Po per ata qe besojne Kurhanin si do me predikosh zotrote?

Po per nja 3 miliard Budiste si i behet? Apo le te humbin ne flaket e xhahnemit ata se jane verdhashe.

Une te bej pyetje direkte, por ti flet si ata sekretaret e Partise" i di partia keto pune"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2010 16:11
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:44 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Ftese E Vecante

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.