Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Kujdes gazeten Shekulli, po manipulon lexuesit ne heshtje!
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kujdes gazeten Shekulli, po manipulon lexuesit ne heshtje!

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re live.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 122 herė.

Gazeta Shekulli eshte nje nga gazetat me te medha qe del ne tregun shqiptar. Eshte gjithashtu nga gazetat me te hershme qe i kane rezituar kohes. Ne internet nxjerr lajmet prej shume vitesh dhe ka website-in me te realizuar te gjithe mediave shqiptare.

Por KUJDES:
Ka kohe qe lajmet kryesore dhe fotografite qe publikohen aty jane manipuluese dhe te njeanshme. Prej me shume se 2 vjetesh publikohen eskluzivisht lajme kunder qeverise dhe kundershtaret nxirren ne poza qesharake. Keto teknika te mirenjohura ne gazetari po shkojne me tutje kohet e fundit. Jo vetem lajmet ndertohen per qellime politike, por edhe mendimet dhe letrat e njerezve perzgjidhen nga redaksia qe te dalin vetem shfryrjet dhe inatet ndaj qeverise (ose ofendimet personale ndaj Sali Berishes). Asnje koment tjeter nuk lejohet te publikohet. Askush nuk arrin te nxjerre nje germe nese kritikon median apo nese nuk bie dakort me gazetarin. Gazeta eshte kthyer tashme ne nje lavatriçe propagande qe synon hutimin e njerezve me metoda te fshehta. Fakti qe tentativa e manipulimit nuk ndalon tek toni i lajmit, por perzgjedh komentet "e duhura" tregon qe stafi i gazetes kerkon te manipuloje imazhin qe krijojne njerezit mbi lexuesit e tjere. Ky eshte hapi me i rrezikshem i manipulimit masiv. Letrat qe botojne nga lexuesit perzgjidhen per te konfirmuar vizionin se shumica e njerezve e mendon njesoj, urrejne dhe shajne Sali Berishen dhe qeverine.

Gazeta Shekulli eshte bere sot gazeta me e rrezikshme ne treg. Eshte alter-egoja e Zerit te Popullit, perdor te njejtat metoda manipulative te periudhes komuniste, tregon vetem aspekte qe i interesojne me shembuj nga njerez te afert me vizionin e pronarit. Lirine e informacionit ia ka lene vetem sektorit te kultures, por ne te vertete puna kryesore e gazetes perqendrohet tek manipulimi i njerezve per ti bere kunder qeverise.

Personalisht nuk mbeshtes qeverine dhe Sali Berishen, por kthimi i nje media ne mjet te thate propagande eshte drame me e madhe sesa nje lider politik. Nje media e manipuluar deri ne kete pike i heq njerezve mundesine per te kuptuar cfare po ndodh dhe cili eshte realiteti. I kthen njerezit ne ushtare te pavetedijshem te klanit te gazetes.

Prandaj kujdes!

Shekulli nuk eshte ASPAK burim i besueshem i realitetit shqiptar. Cdo gje qe shikoni aty eshte krijuar ne menyre qe lexuesi te manipulohet. Mos bini ne kurthin e tyre por mendoni me koken tuaj. Nese besoni ne nje gazetari te ndershme mos u beni mjet i asnje klani. Pakenaqesite ndaj qeverise mos i publikoni aty ku ju perdorin, sepse mendimi juaj sherben vetem qe klane te caktuara te marrin pushtetin. Nje media qe arrin aty sa te perzgjedhe komentuesit sipas interesave te pronarit nuk eshte media, eshte vetem nje mjet propagande. Gazeta si kjo po fshehin shqiptarin nga shqiptari, po na kthejne ne mjet per te luftuar njeri tjetrin pa arritur te dialogojme. Po na kthejne ne militante llogoresh pa dashur te jemi te tille. Nje mendim apo nje kritike mbi situaten kemi te drejte ta kemi te gjithe, por Koço Kokedhima nuk ka te drejte te na ktheje ne ushtare te njetrajtshem per te arritur qellime te uleta biznesi ose politike. Ne jemi publiku dhe publiku eshte me i rendesishem sesa interesi i ndonje klani per te na manipuluar.

Beni kujdes, mos ushqeni gazeta te tilla qe perdorin metodat komuniste te ushtrimit te kontrollit mediatik. Evitoni te beheni bashkepuntore ne krimin mediatik te pronareve pa skrupuj. Tregojini se indiferenca ndaj medias se tyre eshte çmimi qe duhet te paguajne per tradhetine ndaj publikut dhe manipulimet banale deri ne nivel komentuesish.


----------------------------------
Pronari i gazetes Shekulli, Koço Kokedhima, eshte personi qe ndertoi pasurite fillestare duke privatizuar ndermarrjet shteterore thuajse falas. Disa vjet me pare nje kronike hodhi dyshime mbi aferat korruptive qe çuan ne privatizimin e ketyre ndermarrjeve. Njera prej tyre (ne Durres) u privatizua per 30 mije dollare... nderkohe qe vlera e saj si toke ishte disa qindra mijera dollare (pa llogaritur ndertesat).
Ky njeri qe beri leket duke blere shtetin per hiçgje tani po na kthen ne epoken komuniste kur lajmet kontrolloheshin nga vija e Partise dhe njerezit mashtroheshin sistematikisht. Ajo qe lexoni ne gazete eshte pjese e nje sistemi te nderlikuar manipulimesh qe nuk mbaron te gazeta Shekulli, por aty pronari ka dale hapur duke imponuar manipulimin mediatik si menyre e shpejte per te lejuar miqte e tij te marrin pushtetin.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 26/11/2010 ora 07:31

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Nëntor 2010 04:59
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

kam pershtypjen qe vizioneri nuk pajtohet me kyt artikullin

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Nëntor 2010 06:07
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
kam pershtypjen qe vizioneri nuk pajtohet me kyt artikullin


Pershendetje Kurt.

Jo, e ke gabim. Une pajtohem me te gjitha ato qe shpreh Fajtori pra, jam i te njetit mendim!

Une jam vete i fushes se gazetarise(nejse, sa per info.) dhe dicka te tille e kam kostatuar para shume kohesh. Edhe une kam shkruajtur e botur tek "Shekulli", kohe me pare me shume, ndersa ka nje periudhe gati hic!
Pershembull, ka shkruar dhe derguar shkrim edhe "kundra" E. Rames ose PS-se ne disa aspekte te cilat, me llogjiken time, i shikoj jo te rregullta por, nuk me eshte botuar!!!
Une, ashtu sic shkruaj dhe shprehem per Diktatorin S. Berisha, shprehem dhe per PS-ne apo E. Ramen per ate cfare i takon sipas kendveshtrimit tim por, Rama dhe PS-ja kane nje "bonus" sepse jane Opozite dhe jo influence direkte sic ka qeveria!

Dhe, une do t'i shtoja shkrimit te Fajtorit, edhe mediat e tjera ku mbi te to, i spikatur eshte TV-ja me e ndyre "Klan"!!!

Pra Kurt, une jam Demokrat dhe nuk i perkas asnje Partie as me shpirt dhe as me antarsim, pavaresisht nga opinioni qe mund te krijosh ti apo ndonjeri keto dhe gjetke.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Nëntor 2010 07:31
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nese nuk pajtohet e ben sepse eshte mashtruar nga kjo gazete dhe s'ka arritur te lexoje mes rreshtave. Nuk jam partizan i Sali Berishes, perkundrazi, mezi pres te shporret. Por nuk luftohet e keqja me nje te keqe me te madhe. Vetem nese jemi te ndershem me veten tone mund te pretendojme media te ndershme dhe politike te ndershme. Shekulli eshte gazeta me e madhe dhe njekohesisht me manipuluesja sot per sot. S'duhet ta lejojme te na beje budallenj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Nëntor 2010 07:38
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nese nuk pajtohet e ben sepse eshte mashtruar nga kjo gazete dhe s'ka arritur te lexoje mes rreshtave.


Fajtor, besoj se e lexove cfare shkruajta une, edhe sepse e postova para ketij textit tend!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Nëntor 2010 07:57
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Kuptohet qe gazetaret dhe Tv jane te shitura dhe drejtohen nga partite e ndryshme....

Ne te gjithe boten media eshte e ndare ne dysh, ate qe mbron qeverine e ne ate qe e shan, ne te majte e ne te djathte, ne liberale e konservatore etj.
Edhe ne Shqiperi eshte e njejta gje. Ndoshta pak me e theksuar, po thelbi eshte i njejte. Shqiptaret (shumica) dine ta bejne dallimin e te nxjerrin konkluzione.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Nëntor 2010 13:52
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Re: Kujdes gazeten Shekulli, po manipulon lexuesit ne heshtje!

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori



Une kam kohe qe nuk lexoj me shekullin. Panorama duket si relativisht me e pavarura por lajmet gjithmone duhen konfirmuar nga shume burime qe te merret vesh c'behet.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Nëntor 2010 15:03
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Kuptohet qe gazetaret dhe Tv jane te shitura dhe drejtohen nga partite e ndryshme....



E vertete .......... lexon Tuttosporc ........ dhe gjen vetem politiken e Agnielleve, lexon Cazzeten ....... = Moratti ........... mediaset - berlusca ...... etj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Nëntor 2010 17:56
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

E kam degjuar shpesh moden e justifikimit se çdo gje negative eshte normale, sepse ndodh ne gjithe boten. Ndryshimi mes normalitetit dhe toksicitetit eshte dozazhi. Edhe glukozi, komponenti ushqyes qe perdoret me shume nga truri, po te arrije nivele te larta kthehet ne vdekjeprures. Ndryshimi mes 1 aspirine qe sheron dhe 10 aspirinave qe te vdesin eshte dozazhi.

Kshu qe ideja se gjithe bota eshte e tille ju ben te harroni diferencen mes gjerave te pranueshme nga gjerave e papranueshme. Perveç faktit se majmunezimi i botes duhet te imitoje dhe balancen e aksioneve pozitive qe ndodhin ne bote, jo vetem aspektet negative qe degjenerojne nje shoqeri te tere.

Keto gjera eshte turp te thuhen, duhet ti kuptoje vete secili. Aq me teper qe keni jetuar jashte dhe tashme duhet ta keni vrare mendjen ku qendron diferenca mes nje televizioni qe anon politikisht dhe nje gazete qe manipulon ate qe njerezit shkruajne.

Modifikuar nga Fajtori datė 26/11/2010 ora 19:44

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Nëntor 2010 19:37
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Une kam kohe qe nuk lexoj gazeta por kam pas degjuar ne TV me perpara kur behesha gati ne mengjes per pune shtypin e dites dhe degjoja sesi nje burim informacioni transformohej ne shume lajme ngjyra ngjyra sipas pronarit te gazetes. Tani rralle shfletoj Gazeta Shqiptare Panorama dhe Standard me duken me te besueshme duke i krahasuar dhe me burimet e sakta te lajmeve te marra nga rruge jo mediatike.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Nëntor 2010 19:46
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:31 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Kujdes gazeten Shekulli, po manipulon lexuesit ne heshtje!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.