Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > fatkeqia kombetare ....politikanet Shqipetare
Gjithsej 18 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Talking

Shkeputur nga "Shekulli"

Gjatë intervistës me kryeredaktorin e "FORBES", ky i fundit, pasi u mrekullua nga "mirakllët e sheverisë", iu lut kryeministrit Berisha që derisa të çpikej makineria që do të klononte Berishën, të bënte diçka edhe për botën.


Me zemër në dorë, ish-kardiologu Berisha iu përgjigj se në planet e tij historike siameze për Shqipërinë nuk mungonin as ato për të ndihmuar sado pak botën.
Menjëherë sapo u kthye në mëmëdhe, kryeministri Berisha mblodhi Këshillin e Ministrave.org dhe u tha të linin çdo punë dhe t'i jepnin prioritet nismës më të re, "Një Planet Blu pa Plehra".


Ministrat iu përgjigjën se nuk kishin ndonjë punë urgjente në duar pasi ata po punonin për vitin 2020, kështu që kishin plot kohë. Atëherë kryeministri Berisha hapi sirtarin ku mbante ëndrrat shekullore siameze dhe nxori një dosje.

"Sot asht ditë e shënueme për kombin tonë pasi Shqipëria si shpërblim për liberalizimin e vizave, për të mos i mbetur borxh botës, do t'ua lajmë nderin me nder" u shpreh Berisha, duke shtuar se qeveria do të lejojë importimin e plehrave nga bota në vendin tonë.


Zv.kryeministri Ilir Meta u kujtua se kjo ishte ëndërr e vjetër dhe kur i hodhi sytë nga sirtari e kuptoi se Berisha gabimisht kishte hapur një nga sirtarët e ish-kryeministrit Nano që nga 2004-ën.


Megjithëse vetë Berisha e kishte kundërshtuar dikur këtë ëndërr, Meta nuk u ndie duke menduar: "Mjaft kam hallet e mia me priftin e shtëpisë. Nuk do të merrem edhe me hoxhën e qeverisë".


Kryeministri Berisha u bëri të ditur se kishte plane gjeniale për importimin e plehrave dhe i qetësoi ministrat duke u thënë se nuk ka asnjë rrezik që Shqipëria të kthehej në një kosh gjigant plehrash. "Une ju garantoj jue, se bota asht në krizë. Edhe Amerika po vdes për bukë.


Dhe një popull që nuk bukë të hajë, nuk ka plehra për të hedhur në kosha. Prandaj nuk na gjen gjë për dy qese në vit, - deklaroi Berisha. - Pastaj nëse Shqipëria do të rrezikohet nga importi i plehrave apo mbetjet radioaktive, të mos harrojmë se është detyrë e bashkisë të pastrojë qytetin. Pra faji do të jetë i Edvin Ramës".


Kur tha këto fjalë, të gjithë ministrat u çuan në këmbë duke brohoritur "Parti-Sali, jemi gati kurdo ti". Pas gjysmë ore duartrokitjesh, ministrat bënë pak pushim që t'u çlodheshin duart dhe më pas votuan njëzëri në unanimitet të plotë vendimin e Këshillit të Ministrave.org.

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Tetor 2010 21:54
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Statistike introspektive e fatkeqesise tone kombetare

Me 19 Korrik 2001 ne Genova u vra nje manifestues me koke te mbuluar. Quhej Carlo Giuliani dhe ishte 23 vjec. Para pak ditesh u mbushen 10 vjet nga ajo ngjarje. Nderkohe dhjetra emisione e dokumentare kane treguar si rrodhen faktet dhe opinioni publik eshte skandalizuar nga veprimet e policise ate dite.

Me 21 Janar 2011 kater veta u vrane ne Tirane. Te gjithe ishin me fytyre te zbuluar gjate nje demostrate, po rrinin jashte permetrit te institucionit dhe nuk kercenonin jeten e asnje polici (ndryshe nga Genova). Njeri madje ishte me duar ne xhepa.

E megjithate pak pershtypje i ben shqiptareve ky fakt. Ka plot shqiptare qe thone mire ti behet atyre qe u vrane ne Tirane. Pse dolen ne shesh? C'iu desh te protestonin? Ato gure drejt simbolit te shtetit shtetit pastaj... e meritonin te vriten.

Fatkeqesia kombetare nuk jane politikanet. Nuk jane as ata qe dhane urdhrin te qellohet mbi demostruesit. Perkundrazi, jane vete shqiptaret qe tashme nuk skandalizohen kur manifestuesit vriten ne rruge. Fatkeqesia e shqiptareve jeni ju, jam une, eshte shoku yt. Fatkeqesia juaj eshte se keni humbur sensin e moralit njerezor, te humanizmit, dhe ju duket normale qe nje popull te rrihet dhe vritet nga shteti. Per Thomas Jefferson (president amerikan), populli ishte mbi cdo gje, edhe mbi qeverine. Per shqiptaret qeveria eshte mbi cdo gje, me qeverine nuk luhet. Ajo te vret dhe nuk i jep llogari askujt. Ju, shqiptare, keshtu jeni mesuar, kete mentalitet keni. Zhvillimi me i madh qe iu ka ndodhur keto 20 vjet eshte qe vrasjet dhe krimet ti justifikoni me militantizem politik. Meqe Edi Ramen se kam qejf nuk me ben pershtypje se vriten njerezit ne shesh.
Le te jemi te sinqerte, shumica prej nesh njeh vetem gjuhen e dhunes. Ne nuk kemi kulturen e demokracise, nuk dime te themi "mea culpa", nuk luftojme per principe dhe ideale. Cdo gje eshte relative, apo jo? Cfare na duhen principet dhe idealet. Ato na i ka shperdoruar historia, tani nuk i besojme me. Nese dikush na bezdis ne imagjinojme gjithmone heqjen qafe, rrahjen, zhdukjen e kundershtarit, eleminimin fizik. Atehere pse habiteni qe kishim nje diktature komuniste dhe tani ne 2011 kater veta u vrane te cilet nuk i qan asnjeri. Ne nuk na ben pershtypje asgje qe del jashte familjes tone, nuk e kruajme me shtetin. Per shqiptarin ne cdo epoke dhe ne cdo vend rregullat jane te thjeshta. Zbatoji, ul koken, dhe je ne rregull. Po dole nga rregullat eshte normale qe mund te burgosesh ose vritesh.

E tille ka qene gjithmone historia, qe ne kohen e turkut. A nuk jemi ne pasues te denje te atij populli qe ndryshoi fene per te ulur koken para turkut? Lexoni kete forum qe te kuptoni se shqiptaret nuk kane asnje bosht historik ne kulturen e komunitetit. Per shqiptarin me zjarrin dhe me qeverite nuk luhet. Dhe si gjithmone i gjen te ulin koken qofte ne vendin e tyre, qofte ne shtetet ku emigrojne. Ne kohet moderne nuk eshte veshtire te gjesh shqiptare te arritur ne shkence, doktore e profesore, aktore filmash e pornostar. Ajo qe mezi gjehet eshte eksponenti i ndonje levizje te re, dikush qe lufton per ambjentin apo kunder taksave te teperta. Shqiptaret i ke neper OJQ-te e botes jo si aktiviste, por si rrogetare te lumtur. C'pune kemi me boten xhanem, s'do ndryshojme boten neve, kaq sa jemi pastaj, sa nje shurre mace (si thote dikush kur shikon goten e vogel te rakise). Prandaj o burra te riprodhohemi ne kushtet qe bota ofron sot, ti leme botes trashegimine tone gjenetike ne mungese te trashegimise komunitare. Kulturen e komunitetit e gjejme sidoqofte neper bote, ku shumica jone do rrise kelyshet. Aty femijet do na mesojne te kene sensin e komunitetit, te luftojne per nje ideal apo te skandalizohen kur shoket i vriten ne rruge. Dhe ne prape do i japim keshillen e vjeter: me zjarrin dhe me qeverine nuk luhet.

Jave gjenetike te mbare.

Modifikuar nga Fajtori datė 26/07/2011 ora 06:38

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Korrik 2011 06:20
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Pra duhet te presim 21 Janar 2021 qe te skandalizohen shqiptaret

Pjesa tjeter dakort me ty jemi te dhunshem dhe skemi fare te bejme me nocionin tolerance dhe demokraci. Jemi te lodhur skemi me fuqi te reagojme Faje kjo eshte e gjitha. Eshte 1 fjale e urte popullore.. "hongshin koken e vet" fiks per keta politileshat shqiptare eshte.

Pushime te mbara djali

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Korrik 2011 22:07
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kendrevica
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/03/2011
Vendbanimi: Tirone
Mesazhe: 97

Kudo politika vret kur i preken interesat!!!???

Fajtori ju beni nje analize te asaj cfare ka ndodhur ne vendin tone,beni edhe krahasime me boten.Bukur gjer ketu.Por ju duhet te keni parasysh shume gjera para se te besh krahasime me boten demokratike.Kjo bote qe sot quhet demokratike bzka vrare ndoshta me shume se Saliu e Kadiu.Kjo bote demokratike,politika e bzsaj ka vrare dhe vazhdon te vrase perseri.Po te jap dy shembuj nje te fresket dhe nje pak me te larget.
1-Kur trupat ushtarake te USA dhe UK sulmuan Irakun se gjoja Sadami posedonte arme te shkaterrimit ne mase, nje shkencetar britanik deklaroi se Iraku nuk i posedonte ketob arme e sulmi ndaj tij nuk duhej ndermarre.(Ai nbze kish vizituar vendin ku mendohej se kish WMD dhe nuk kish konstatuar asgje.Ai u pronoincua publikisht dhe ze dini ce gjeti???!!!U gjet zi vdekur ne nje park me damaret e duarve te prera.Askush nuk e hengri ate perralle te sajuar.
2-Rasti nbzi dyte eshte para nje jave.Kur gazetari qe denoncoi skandalin e pergjimit te telefonave nga kompania mediatike e Australianit u gjet i vdekur ne apartamentin e tij,ne nje kohe kur ai gezonte shendet te plote.Nuk ka rendesi se vriten balle per balle apo naten fshehtas eshte dora e politikes ajo qe vret.Ndersa postueses se fundit do ti thosha paske vendosur nje foto me pozicion te bukur.





__________________
Ne nje vend ku intelektualet heshtin e nuk e ngrejne zeri,shoqerite nuk ecin perpara!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Korrik 2011 13:30
kendrevica nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kendrevica Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kendrevica (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kendrevica Shto kendrevica nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kendrevica nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

E para ka shume ndryshim mes aluzioneve dhe qellimit te hapur ndaj demostruesve.

Se dyti, shteti ku ai gazetari vrau veten (ose e vrane) po tundet nga themelet. Thjesht sepse nje gazetar zbuloi se nje gazete pergjonte telefonat per te marre informacion. Po bien kokat e policise, po merret parlamenti cdo dite, u mor ne pyetje presidenti kompanise mediatike (ai qe ka dhe SKY ne Itali), u mbyll nje prej gazetave shekullore, dha doreheqjen manaxherja e kompanise, etj etj.

Tani imagjino te zbulosh se nje gazete ne Shqiperi pergjon telefonat...

Ose me mire mos imagjino fare. Kap nje fakt: zv. kryeministri i Shqiperise u akuzua nga ministri ekonomise se eshte i korruptuar. Tregoi dhe nje video per kete. Deri tani eshte dhene vetem nje doreheqje, ndersa gjyqi quajti te pavlefshem ekspertizen qe nxori videot te verteta. Po opinioni publik? Se rr... fare. Keto jane shqiptaret. Imagjino te ndodhte kjo ne britani. Nuk e kruajme me qeverine ne jo. Jane pune te thella ato. Dhe ne e dime qe jemi popull injorant, nuk e kruajme me qeverine. Kush e kruan vritet ne rruge haptaz (jo si Kosta Trebicka)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Korrik 2011 17:22
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kendrevica
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/03/2011
Vendbanimi: Tirone
Mesazhe: 97

Po ke te drejte.Ato qe po ndodhin ne vendin tone jane njesoje me ndodhit ne shekullin e XIX ne Europen perendimore e USA.Une e kisha fjalen se shteti kudo vret,nuk ka rendesi forma se si kruhen vrasjet e njerezve.Kur mendoje ato turpe qe perserite me iken mendja e kokes dhe kam krijuar bindjen se diktatura dhe diktatoret jetojne ne genin e cdo shqipetari.Ato jane bere kromozoni i 8 i trupit te tyre.

__________________
Ne nje vend ku intelektualet heshtin e nuk e ngrejne zeri,shoqerite nuk ecin perpara!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Korrik 2011 17:43
kendrevica nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kendrevica Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kendrevica (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kendrevica Shto kendrevica nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kendrevica nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha kendrevica
Po ke te drejte.Ato qe po ndodhin ne vendin tone jane njesoje me ndodhit ne shekullin e XIX ne Europen perendimore e USA.Une e kisha fjalen se shteti kudo vret,nuk ka rendesi forma se si kruhen vrasjet e njerezve.Kur mendoje ato turpe qe perserite me iken mendja e kokes dhe kam krijuar bindjen se diktatura dhe diktatoret jetojne ne genin e cdo shqipetari.Ato jane bere kromozoni i 8 i trupit te tyre.


Besoj se do te thuash kromosome, ose kromozome.

Po pse i 8? Demek kemi 7 dhe ky eshte ai shtese?

Ne fakt kromosomi i tete eshte ai qe na dallon thellesisht nga shimpazeja dhe ne kete kontekst nuk ka kuptim perdorimi i tij te themi si shprehja "shqisa e gjashte" apo "gishti i gjashte".

Mund te ma ndriconi pak kete mendjen time te plogesht, se perse eshte eprdorur kjo shprehje.

 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Korrik 2011 18:00
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

ne kto analiza fajtori qet ne drite se gjithe bota eshte fucked up stupid dhe shqiptaret jane njerzit me te mire ne bote

p.sh ne nje shoqeri qe njerzit nuk kerkojn te dominojn tjetrin, qe nuk ankohen shume dhe nuk jane shume worried about anything, jane njerzit me te lezetshem ne bote.
dhe kjo duket qarte historikisht ne popullin shqiptar, si liridashes paqesor.
prandaj nuk kemi bere nje shtet te fuqishem kurre
fajtori ven ne dukje pse iu nenshtruan turqve romakve etj
une e shoh ndryshe
i imagjinoj shqiptaret ne ate kohe duke thene me vete, cfar i ka gjet kto njerz qe speretojn duke marshuar ne kembe apo kuaj per te pushtuar boten dhe te shperndajn fene.
shqiptaret ngase pertonin te merren me crack heads si rromaket turqit serbet etj, thjesht vendosen tua bejn qejfin, ok edhe ne besojm ne te njejtin zot si juve, ik pirdhuni tani ne leni rehat

me kto dhoj parimesh, shqiptaret historkisht i tregojn botes se jane rraca me e perkryer ne rruzullin tokesor.
prandaj eshte i vetmi vend ne bote sot qe tre fe te ndryshem ko-egzistojn ne harmoni me njera tjetren, njekohesisht qe si perendimoret ashtu edhe ato te lindjes, jane ne lufte fetare tash 2000 vjet.
shqiptareve as qe i rruhet per kto gjera.
shqiptaret jane taman chillout laid back natural hippy surfers stoners laying on the beach or chilling on top of a hill in the clear mountain air somewhere, njekohesisht qe gjithe bota ngelen duke vrare njeri tjetrin ne emer te fe fese apo dominimit te nje populli tjeter.
problemi eshte bota, jo shqiptaret

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2011 01:00
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
ne kto analiza fajtori qet ne drite se gjithe bota eshte fucked up stupid dhe shqiptaret jane njerzit me te mire ne bote

p.sh ne nje shoqeri qe njerzit nuk kerkojn te dominojn tjetrin, qe nuk ankohen shume dhe nuk jane shume worried about anything, jane njerzit me te lezetshem ne bote.
dhe kjo duket qarte historikisht ne popullin shqiptar, si liridashes paqesor.
prandaj nuk kemi bere nje shtet te fuqishem kurre
fajtori ven ne dukje pse iu nenshtruan turqve romakve etj
une e shoh ndryshe
i imagjinoj shqiptaret ne ate kohe duke thene me vete, cfar i ka gjet kto njerz qe speretojn duke marshuar ne kembe apo kuaj per te pushtuar boten dhe te shperndajn fene.
shqiptaret ngase pertonin te merren me crack heads si rromaket turqit serbet etj, thjesht vendosen tua bejn qejfin, ok edhe ne besojm ne te njejtin zot si juve, ik pirdhuni tani ne leni rehat

me kto dhoj parimesh, shqiptaret historkisht i tregojn botes se jane rraca me e perkryer ne rruzullin tokesor.
prandaj eshte i vetmi vend ne bote sot qe tre fe te ndryshem ko-egzistojn ne harmoni me njera tjetren, njekohesisht qe si perendimoret ashtu edhe ato te lindjes, jane ne lufte fetare tash 2000 vjet.
shqiptareve as qe i rruhet per kto gjera.
shqiptaret jane taman chillout laid back natural hippy surfers stoners laying on the beach or chilling on top of a hill in the clear mountain air somewhere, njekohesisht qe gjithe bota ngelen duke vrare njeri tjetrin ne emer te fe fese apo dominimit te nje populli tjeter.
problemi eshte bota, jo shqiptaret



Lene Kurt se duket qe ka nevoje per pushime ai djale lol

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2011 23:06
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Lene Kurt se duket qe ka nevoje per pushime ai djale lol




Pushimi eshte i nevojshem kur vihet truri ne pune. Por kur sugjerohet nga njerez qe e kane permanent pushim, ngjan si kjo reklama ketu:


Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Korrik 2011 06:25
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:06 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 18 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > fatkeqia kombetare ....politikanet Shqipetare

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.