Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė ndryshme > Nje histori e trishtuar
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Nje histori e trishtuar

Gruaja e ministrit - Tregim nga Miranda Haxhia‏


“Ku i kam vënë të shkretat?”

Vija rrotull nëpër dhomë duke gërmuar sirat më sirtar për një palë çorape të holla nejloni. I gjeta mes grumbullit të spërdredhur, brenda një qeseje dhe i vesha me ngut. “Shpëtuan pa u grisur!”- mendova duke i dhënë krëhërin e fundit flokëve. E pashë tim bir që më vështronte nga shtrati me fytyrë ngjyrë mjalti prej qëndrimit të gjatë brenda shtëpisë.

“Lilë moj, mos u mërzit, unë do shërohem!”

Kishte kohë që më thërriste në emër. I dukej vetja burrë, megjithëse pesëmbëdhjetë nuk i kishte ende.

Dola me sytë e mbushur. Duhej të takoja patjetër Merjemen, shoqen time të vjetër në Tiranë. Ajo ishte grua ministri tani. E kisha mësuar para një jave. U gjet në tërë listën e të njohurve që kujtoja se mund të më ndihmonin për një vizë në pasaportën e tim biri. Emri i Merjemes ma mbushi mendjen për ta marrë këtë rrugë. Gjatë gjithë javës solla në mend kohën që kishim kaluar bashkë në universitet, njëzetë e një vjet më parë. E hajthshme. E turpshme. Veshur me një fund të gjatë mbi pantallona. Këpucë grash. Të mëdha. Me qafa. Pushi rreth qafës së tyre kishte gjithmonë cikra balte. Duar të fikura prej morrthit. U ngul në shtratin bosh të dhomës sonë. Sa u ul qau në qetësi. Dikur, hapi valixhen prej druri dhe nxorri prej andej tre ftonj gjithë gunga e push të verdhë. Na i dha. Atëhere i pamë sytë e saj që lëngëzonin ende prej trishtimit.

“Mos qaj, do kalojmë mirë!”- e luti Drita, vajza prej Ballshi.

Heshti. Zërin nuk ia dëgjuam atë ditë. As më pas. Fliste rrallë. Rrinte gjithë ditën ngulur mbi libër, sa ne thoshim se do shkëlqente, por provimin mezi e merrte.

“Ajo do më presë, unë e di, - mendoja, - Merjemja nuk harron!”

Në dimër Merjemja e ndjente më shumë nga të gjitha ne të ftohtin. Çorapet e leshit i vishte kur flinte. Sipër batanijes hidhte pallton e Dritës dhe gëzofin tim të leshtë.

“Tani po, jam ngrohtë!”- thoshte e shkreta sa herë që rëndohej prej peshës së tyre.

Kur shkonim në mensë, atë e zinte frika. Nuk ngopej. Buka i dukej gjithmonë e mangët. Latat tona shkonin herë pas here në barkun e Merjemes. Ia jepnim gjithmonë, një herë hante racionin e Dritës, njëherë timen. Nuk i ramë në sy. Ajo donte të hante. Përgojimi ishte i tepërt.

I vetmi huq i Merjemes, me të cilin u morëm katër vjet për t’ia hequr, ishte kolinosi. I pëlqente shija e tij. E lyente bukën me përdredhjet e bardha, kur dilte nga gryka e tubit të shtypur. Në fillim kujtuam se u ngatërrua.

“Memč, mos, është pastë dhëmbësh, nuk është majonezë!” – i foli Drita duke ia marrë nga dora.

“Kur të pëlqen, të pëlqen!”- thoshte e turpëruar Merjemja.

Nuk e duronim dot. Na vinte e vjella në grykë. Sado ngulmuam, ajo asnjëherë nuk i lau dhëmbët duke i shkumëzuar me furçë. E hante pastën e dhëmbëve sikur të qe gjizë. Kur tubeti mbaronte së shtrydhuri, ajo e thithte. Bindej që nuk kishte më, pastaj e përdridhte aluminin e butë. E hidhte në kosh. Gjithmonë kështu.

Vetëm dy herë në vit shkonte në shtëpi, në fund të botës, ku kishte familjen për të cilën nuk na foli kurrë më shumë se tre fjali: “ Baba çan dru. Nënën e lashë pa qejf. Lulja mund të fejohet.Vështirë sa s’ka!”

Prita trenin. Autobuzi ishte shtrenjtë për udhëtimin tim në Tiranë. Në një nga vendet e lira, u ula dhe si gjithë udhëtarët e botës, e treta shikimin tej, ku syri shikonte ose nuk shikonte gjë. Më sillej para hija ngjyrë mjalti e tim biri dhe koha kur Merjemja, ose Memčja, si i thërriste shkurt Drita, u rizgjua në kujtimet e mia të domosdoshme për sot, e që prej vitesh i kisha harruar.

Ishte aq e turpshme, sa kurrë nuk guxoi të endej vetëm udhëve të ngushta të mbrëmjes në Tiranë. Drita vetëm për Nerin fliste që në fillim të vitit të dytë. Pastaj u shtua dhe emri i tim shoqi, që atëhere, ishte një djalë i dobët dhe i gjatë, me kocka të pambushura e puçrra në faqe. Ai vinte prej agronomisë. U njohëm në udhëtimet e fundmuajit që bënim për në shtëpi. Zbriste në Kavajë. Kur u lidhëm, më çonte deri në Lushnje ku ndaheshim duke u puthur çast pas çasti. Të gjitha bëmat tona i rrëfenim në dhomë. Merjemja pus në vetminë e saj.

“Sģ është dashuria?”- guxoi e më pyeti një ditë.

Nuk qesha. Nuk u talla me të. Ajo më pyeti. Ajo guxoi dhe më pyeti. Sa shumë rrëfeva atë natë! Histori nga më të bukurat të dashurisë. Drama nga më të dëgjuarat. Sekrete nga më të panjohurat. Nga sytë e saj lëshohej një lumë dëshire i fshehtë. Me psherëtimë vetmie. Atë natë nuk hëngri pastë dhëmbësh. Mua nuk m’u përzjenë zorrët si gjithë netët e tjera kur e shikoja me gjalpin e vijëzuar të kolinosit shtruar mbi një fetë buke.

“Mos u mërzit! Edhe ti do kesh dashurinë tënde!”- e mbyllja unë bisedën.

Ajo e mbaroi shkollën si ne. Me një ndryshim. Ne u fejuam, ajo iku vajzë. E vetme. Pa të dashur.

Dy- tre vjet më vonë, kur ende kishim malllin e kartolinave dhe letrave që sa vinin e bëheshin më të rralla, mora vesh se ishte fejuar me një inxhinier pyjesh.

Jeta na ndau, na lodhi, na gëzoi dhe përplasi si i deshi qejfi.

Familja ime ishte gozhduar prej këmbës së tim biri që po thërmohej që pas aksidentit. Dy ndërhyrjet në qytetin tonë, kishin dalë huq. Këmba nuk iu ngjit kurrë dhe ai mbante ende patericën në anë të shtratit. Im shoq endej nga mëngjesi në darkë i papunë, pa guxuar të kthehej në shtëpi tërë ditën. Pa futur gjë në gojë. Kur gjente ndonjë punë, e mbushte shtëpinë me fruta e bukë të bardhë. I gjithë muaji dhe dy fëmijët mbaheshim me rrogën time qesharake. Ja, tani. Duhej një operacion i mirë jashtë vendit. Duheshin shumë parą. Ndryshe im bir, do mbetej me një këmbë dhe një patericë druri. “Memeja do më ndihmojë! Kam një parandjenjë!”

Këmbëngulja ime rrokullisej në rrapëllimën ritmike të lëvizjes së trenit. Numërova lekët në çantë. Ishin aq sa të lëvizja me urban nëpër Tiranë. Adresën e burrit të saj e kisha gjetur duke gërmuar në numratorin telefonik. E shënova dy herë. E futa në dy xhepa të ndryshëm. Kisha frikë mos e humbisja e më shkonte rruga dëm.

Treni i lodhur mbrriti në Tiranë. Zbrita. Pas ca, mora unazën. Sërish me Merjemen që lodronte kukafshehti në kujtesën time. Herë vinte e bardhë, herë ngjyrë ekzeme si morrthi që e ngacmonte në duar, sa herë kthehej prej shtëpisë së saj.

E pamësuar. E padalë. Ditë pas dite, muaj pas muaji, ajo erdhi e u zbukurua prej ujit të Selitës. Mësoi t’i krihte ndryshe flokët. Hoqi fustanin mbi pantallona. Dolëm të treja një ditë e i blemë një bluzë blu për ditëlindje. Nuk e harroj vështrimin e saj të turpshëm kur shikonte veten para pasqyrës.

“Ju kam si motra!”- tha e gëzuar.

E donim njëra- tjetrën. Kurrë nuk bëmë sherr mes nesh. As fjalë.

Duke pyetur, duke dredhuar nëpër rrugë, ndala këmbët para një ndërtese të bukur. Rrethuar me kangjella. Një portë hekuri. Një buton. Nga brenda portës ndihej lehja e një qeni të lemerishëm. Shtypa butonin.

- Kush është?

Zëri nuk kuptohej. Nuk njihej. Përcillej nëpër hijezat e citofonit e dilte si dufmë ajri e ngjeshur.

- Kërkoj Merjemen, jam një mike e vjetër! - fola duke ngjeshur hundën pas murit të ashpër prej granili.

- Kë? Ah, zonjën Meri! Keni lënë takim me zonjën?

O zot, takim?! U hutova. Mbeta.

- Jo, po e kam shoqe, e njoh prej vitesh!

- Më thoni emrin, ju lutem!

- Lila, Liljana Kostreni jam!

U mallëngjeva prej shqiptimit të mbiemrit tim të vajzërisë. Kishte vite i harruar. Tani isha Lila Buhaj, po mbiemri i tim shoqi ndoshta e ngatërronte.

- Do të lini takim për nesër? Nuk është në shtëpi! Zakonisht kthehet vonë!

- Nesër? Po pse? Mirë, nesër, mirë!

- Nesër në orën dhjetë, zonja Kostreni. Ditën e mirë!

U lodha. U lëshova. Qeni vazhdonte ulërimën pas portës prej hekuri. Ku të endesha? ǒdo bënte im bir deri nesër pa ndihmën time? Po Endrin e vogël, kush do ta ndihmonte për detyrën e gjuhës? Fërkova lekët në çantë. Po të kthehesha e të vija të nesërmen, do shpenzoja. Po të rrija në ndonjë hotel, nuk kisha shumë parą. Njerëz nuk kisha në Tiranë. As të njohur të vjetër, as të rinj. Pashë vendin rreth e rrotull. Bar dhe lëndinë e gjelbër deri në fund, ku fillonte rruga. Në udhëkryq dallova kabinën telefonike. Një shitës çikërrimash ulur në cep, mbante një kartë. E mora dhe formova numrin e shtëpisë sime. Doli Endri.

- Alo?

- Endri?

- Ma’!

- Mami nuk vjen dot, nuk munda ta takoj. Do ta pres nesër! Mos u bëni merak! Kujdes vëllanë!

E mbylla. Iku një pesëqindshe. Mbetën vetëm lekët e rrugës së kthimit. Goja më ishte tharë. Ndjeja brymën e bardhë deri te buzët. Hidhësirë. Nuk e shmangia dot. U enda kot më kot, rrugëve deri sa pashë diellin të thyhej në perëndim. Bëra rrugën e kthimit. U struka në një qoshe të shkretë, ku ishte harruar një gëmushë me bar e ferra. Ndoshta kthehej! Këtu do rrija. Deri nesër. Duhej. Për tim bir.

Merjemen do ta kishte marrë malli për mua. Pa e kuptuar, u mbërtheva nga një dremitje e ëmbël dhe e butë. Sa e gjatë ishte kjo ditë. Po nata si do shtyhej? Frikë nuk kisha. As ftohtë. Ishte fund vere. Bënte zagushi.

Një zhurmë makine më ngacmoi. Vezullonte e zeza në tërë kupolën e saj. Frenoi para shtëpisë së Merjemes. Instikti i hallit më shtyu drejt saj. Një burrë i gjatë, u vërtit në anën tjetër dhe hapi derën. Doli. Ishte. Jo, nuk ishte Merjemja. Një grua e hajthshme. Me flokë të krehur bukur. Fustan mbremjeje të gjatë. Dekolteja shkëlqente marramendshëm pas dritës së makinës. Këpucë të larta. Ishte ajo. U nguta. I thirra:

-Merjeme! Memč!

Ajo u tremb. Bëri të kthente kokën. U step. Buzëqeshi prej largësie. Unë e ndjeva. Doli një burrë i fryrë prej makine. I shëndoshë. Veshur. Merjemja iu avit dhe e puthi në buzë. Burri i kapi belin. E mbështolli. Kukurisje. Fashë drite që fikej para syve të mi. Vështroja. E përfshiu në një puthje të ngutur. Hyri sërish në makinë.

- Merjeme! Merjeme! – isha afruar shumë. Me një dorë vazhdoja të fshija rrudhat e fustanit.

- Meri, ku do e lëmë për nesër, shpirt!

Zëri i burrit nga brenda makinës më shkundi. Mos jam ngatërruar? Edhe mundet. Janë njëzetë e një vite në mes.

- Merjeme! Jam Lila!

Ajo u kthye vetëm pasi u sigurua që makina iku.

- Lila! Ah, Lila Kostreni! Si je, Lila!- më zgjati dorën. Vetëm dorën. Morrthi i vjetër ishte mbuluar nga unaza pa fund. Largësi kilometra mes nesh. Akullnajë. E ndjeva.

- Unë jam Meri tani, emri i vjetër nuk shkon fare. Si je Lila? Po Dritën e ke takuar? Je në Tiranë me shtëpi? Sa mirë! Eja brenda! Flasim më rehat!

Më buçiti koka nga një: “ Baba çan dru. Nënën e lashë pa qejf. Lulja mund të fejohet. Vështirë sa s’ka!”, por s’ishte as vendi, as koha për ta pyetur tani.

E folur e bukur. Veshur bukur. Meri. Të gjitha këto m’u ngatërruan kur citofoni sërish lëshoi një avullnajë zëri nga brenda. Gishti tregues i Merjemes fshehur në manikyr blu. Qeni e njohu. Nuk lehu. Dera u hap si me komandë dhe hymë brenda. Unë ndiqja hapat e saj. Shkallë pas shkalle. Derë pas dere. Xham pas xhami. Sallon pas salloni. Një grua qëndronte në mes të shtëpisë. Priste.

- Na servir diçka, Marianë! Çfarë preferon, Lila? Një sheri? Një vodkë me limon? Një skoç më mirë, të mbledh! Me aromë portokalli! Edhe akull, Marianë!Ah, më mirë një xhoni! E ka sjellë Baçi nga Zvicra para dy javësh. Provoje! Do të pëlqejë!

-S’ka gjë, s’ka gjë! - U shova grimcë pas grimce. U ula duke mos e menduar thellësinë në një kolltuk të errët. - Një kafe, mjafton!”

Mariana, u zhduk pas një dere xhamash. Merjemja u kthye nga unë.

- Pa hë, ç’na thua, e dashur! Sa kohë ka kaluar! Eh, rinia!

- Merjem….!Meri!…Memč, më thuaj, të gjitha të tuat janë?

- Po, moj zemër, të miat! Baçi është ministër tani. Besoj e di. Jemi rregulluar mirë. Jetë e lodhshme. Mbrëmje. Pritje. Përcjellje. Nuk ia dal dot. E kam kohën gjithmonë mangut. Puna në Presidencë më ka dërrmuar. Me përgjegjësi. Mirë që s’kam edhe ndonjë fëmijë ndër këmbë!

- Fëmijë! Ah, Memč, unë për këtë kam ardhur. Kam një hall! ǒfëmijë keni?

- Dy djem, janë jashtë, studiojnë. Nuk kthehen. Janë mirë. Njëri në Amerikë. Tjetri në Suedi.

M’u kujtua Ani. U drodha. Malli më turbulloi. Meraku. Ankthi.

- Merjeme, unë e kam një hall të madh!

Erdhën pijet. Mora një gotë. Me bisht të gjatë. E vështirë për t’u pirë.

- Gëzuar, e dashur Lilë!

- Për të mira, Merjeme! Gëzuar! Në dasmë të fëmijëve!

- Lila, e kam ndërruar emrin. Meri, më mirë, hë, si thua?

- Po, po! Shumë mirë!- u turpërova dhe ula sytë sikur të kisha vjedhur vështrimin e Merjemes para njëzetë vjetësh.

- E kam një hall, motër! Im bir, Ani, pas një aksidenti, ka dërrmuar kockën. Një operacion jashtë e shpëton. Nuk di ku të trokas për një vizë. Për një rekomandim. Për ca parą.

- Ah, këta djemtë e sotëm! Po pse i jep makinës ashtu, xhanëm! Mos të pi gjë, Lila? Bjeri prapa!

- Merjeme, -zëri im u zemërua në çast, - e përplasi një makinë, kur kthehej nga shkolla. Ani im nuk pi!- dhe përplasa gotën me bisht të gjatë mbi xhamin e tavolinës.

Trokëllimë. Marjana dëgjonte nga një kështjellë me gota, pije e xhama verbues në kënd të sallonit të madh.

Mirë, mirë, mos u mërzit! Do bëjmë diçka!

Mori telefonin dhe formoi një numër.

“Baçi, ku je, shpirt, do kthehesh sonte? Kur? Okejë, okeejë, hajde, se kam një problem të vogël! Hajde zemër!”

Problem i vogël? Po unë kisha një muaj që nuk flija gjumë! Nuk haja. Nuk pija. Si nuk erdha më parë!

- Të faleminderit, Me…, motër!

- As mos e çaj kokën fare! Ehu, jeta është e bukur, Lila! Duhet jetuar!

Një telefonatë tjetër dhe ajo më harroi për gati gjysmë ore.

- …ka mbrritur? Po, do kaloj nesër andej! E dua linjën komplet, patjetër, sidomos mentadentin, atë të fundit, më të mirin! Nuk është problem, natyrisht që kushton! Po nuk është majonezë, dreqi ta hajë! Sa të kushtojë! …Moj, po si ishte rinuar ajo? Tek ju e ka marrë linjën e fytyrës? …E pra, thashë! …Ciao, shpirt! Do shihemi! …

Marjana vuri mbi tavolinë një filxhan të bardhë me kafe.

- Pije, të mbledh! – vështrim i butë i gruas u mbështoll nga avujt erëmirë të kafes.

Copëza akulli lundronin mes meje dhe gotës. Pasta e dhëmbëve, apo mentadenti i saj spërdridhej papushim në bisedën tonë si gjarpër mbi prush. Dukej e lumtur. Kishte ndryshuar shumë. Asgjë nuk kishte mbetur prej asaj Merjemeje që kishim patur në dhomë. Vetëm kolinosi u ndje i pranishëm si atëhere. Po ishte e mirë. Ja, do më ndihmonte.

Mori pultin në dorë dhe ngacmoi televizorin stacion pas stacioni. Duke folur, duke vështruar ekranin. Asnjëherë nuk pyeti me shumë për tim bir. Kujtesa nuk qënka një tokë e mirë për të ndërtuar një themel miqësie. Muret shëmben nga viti në vit. Kjo dukej. Merjemja nuk ishte ajo e dikurshmja. Unë isha shndrruar në një kokrrizë rëre në jetën e saj. Megjithatë. Kisha hall.

Dikur hyri në dhomë i shoqi. Qethur shkurt, me bark të kërcyer e një pamje si të ngrirë.

- Oh, Baçi, eja këtu!

Merjemja nuk luajti vendit. Ai u përkul dhe e puthi. Pulti kërkonte stacion tjetër, ndërkohë. U ngrita. Më përshëndeti me kokë. Duart e mia prush mbetën varur.

- Kjo është Lila, një e njohura ime e vjetër. Ka një hall të vogël. Do një vizë për vete e të birin. E ka sëmurë. Si thua, bëhet?

- Nuk e di, e dashur, nuk e di! Këto janë të vështira. Pse nuk e sjell djalin në Tiranë? Qeveria ka investuar për spitalet!

- Këtu? Po më thanë që mungon aparatura. Për më mirë! Është i ri! Një doktor më tha se më e mira është jashtë Shqipërie! Nuk di, unë e shkreta, nuk di!

Ndjeva ftohtë. Avullnajë para syve të mi.

- Baçiii!- Merjemja u shkrifëtua duke ndërruar këmbën e majtë me të djathtën sipër gjurit.

- Janë punë qeverie, Memč! Pastaj do thonë, ja si ndërhyn për gjera personale!

- Meri, Bashkim, vetëm Meri!- foli me zë nën rrogoz shoqja ime e vjetër e dhomës.

- A nuk je ti qeveria? – guxova dhe pyeta. Kot. Salloni e shpërndau zërin.

- Si të thuash, edhe kohë nuk kam shumë! Nesër nisem për Romë me kryeministrin. Ndoshta kur të kthehem! Do përpiqem, sigurisht, unë do ta bëj timen! Të shohim, të shohim!

- Kur? Nëse…!

Zilja e celularit e shpëtoi nga salloni. U zhduk pas derës së rëndë prej druri. Zëri im ecte më ngadalë. Nuk e arriti dot ministrin. Ia ngula sytë Merjemes. Me shpresën e të pashpresës.

- Oh, Lila, ti e di, unë e bëra timen! Të shkuara djalit!- u ngrit në këmbë duke më zgjatur dorën e lirë, të djathtën. Në të majtën mbante pultin e televizorit, - natën e mirë, e dashur! Përcille, Marjanë!

- Natën e mirë, Meri! - mërmërita nëpër shkallë.

Dola jashtë. Mbremja ishte bërë natë e plotë. Fillova të endesha pa kuptim.

Nuk fola. Përse duhej. Në vesh më vinte zëri i tim biri. “Lilë moj, mos u mërzit, unë do shërohem!”

Pastaj m’u shkërmoq Merjemja deri sa më lodhi angushtia. Si re të turbullta të zbritura gati për të kapur tokën m’u vërtit në kokë meraku për të tjerë njerëz të panjohur.

“A thua rron nëna e saj e sëmur’? Po Lulja? E baba i saj ndoshta ka zbritur në qytet të shesë dru”. Për një moment më erdhi e vjella në fyt. Prej kolinosit. Njëzetë e një vite që e mbaja brenda në stomak atë të vjellë. Futa gishtat në fyt dhe nxorra zorrët.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2009 16:44
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Nje tregim shume i bukur dhe prekes angjel ..zonje lind nuk behesh ...dhe keto burrat dhe grate nuk jane te tilla ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2009 17:00
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
..zonje lind nuk behesh ..


e sakte e dashur

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2009 17:02
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

keto rruspijat si puna e Meremes te bejne te vije veshtire qe dikur i ke pas shoqe ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2009 17:04
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

.

shkrim kolosal... me pak fjale çfare flitet aty ?

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2009 17:07
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha erious
.

shkrim kolosal... me pak fjale çfare flitet aty ?



lexoje mund te mesosh shume gjera...po u bane minister gruaja ta dreth hahahah

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2009 17:09
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Bionde kam njoft shume si puna e kesaj Meremes... te te tregoj 1 te forte tjeter me sakte naivitet sesa keqdashesi ne fakt ... gruaja e 1 X ambasadori spo ja them emrin se kam respekt per te me dhimbset qe ka ate grua... mendo duke biseduar grate me njera tjetren gra ambasadoresh staf i ambasades e ja fut mufkes i tregonte gruas se ambasadorit Britanik sesi beheshin specat turshi ne fshatin e saj ... perkthyesja ngeli si dilnin fjalet qeshte me lot nen ze ca situate leshi u krijua hahaha

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2009 17:09
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

e imagjinoj po koperative hesapi ajo ka menduar qe ne mengjes ajo do fillonte te bente shelline per specat mortja ....po kjo eshte me e keqa se keto lloj grash te padala kur sjan askush bajne si shpirti shejtan kur behen dikush te shkelin me kembe ...dhe te vjen keq sepse e sheh se sado te vishen firmato te kene maqina te bukura mjafton nje e kruajtje e hundes qe te kuptosh qe mundohet te jene DIKUSH (per te tjeret) per mua eshte nje ASKUSH ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2009 17:13
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
e imagjinoj po koperative hesapi ajo ka menduar qe ne mengjes ajo do fillonte te bente shelline per specat mortja ....po kjo eshte me e keqa se keto lloj grash te padala kur sjan askush bajne si shpirti shejtan kur behen dikush te shkelin me kembe ...dhe te vjen keq sepse e sheh se sado te vishen firmato te kene maqina te bukura mjafton nje e kruajtje e hundes qe te kuptosh qe mundohet te jene DIKUSH (per te tjeret) per mua eshte nje ASKUSH ...


eh sa kuptohemi ne bashke....

nga keto grate vetem gruaja e dyte e Nanos na doli P dhie moj ..... mora vesh sesi kishte influencuar te i shoqi per te jetuar ne Viene ... bravo i qofte vallai

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2009 17:19
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


eh sa kuptohemi ne bashke....

nga keto grate vetem gruaja e dyte e Nanos na doli P dhie moj ..... mora vesh sesi kishte influencuar te i shoqi per te jetuar ne Viene ... bravo i qofte vallai




Kur gjejne....meshkuj....idiote....ne koke t'i bijne!!!!!

Dhe tani na dilka e zgjuar ajo!!!!!

hajde ca meshkuj hajde...sikur del Flori nga ai "dyqani"!! Po Sh.... del si tek te gjitha!!!!:p

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2009 17:23
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:37 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė ndryshme > Nje histori e trishtuar

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.