amor alucius
Ennology
Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605
|
Citim: Po citoj ato që tha Fajtori
Adhamudhe, do te duket ofendim kjo qe po te them po s'ka lidhje. Eshte per tu habitur aftesia qe ke per te kuptuar dhe pranuar cinizmin e tjetrit (vjerres ne kete rast). Madje edhe ta ushqesh duke i shkuar pas sensit te prones legjitime qe paska mamaja e çunit. Me kete ritem femijet do konsiderohen gjithmone prone e fiksimeve te mamave derisa u bekan per tu martuar.
Aq me keq qe gruaja u dashka te krijoje komplicitet me vjerren duke krijuar strategji per te manaxhuar çunin. Per mua eshte shume tradicionale, alla shqiptarçe, kjo pune. Nuk e kam mamane te pazevendesuhme apo unike ne kete bote dhe nuk fiton po te vihen te konflikt me te dashuren. Madje sa me larg te rrine aq me mire. Ne çastin qe do kuptoj se gruja ka komplicitet me mamane pertej raportit qe kemi bashke, do ma shkrefi konsiderushem. Nuk ka pune te fuse hundet ne dinamikat e familjes time apo raportit qe kam me prindet siç nuk ka pune mamaja te fuse hundet asnje centimeter ne punet qe kam me partneren. Jane gjerat e ndara dhe te thjeshta. Heren e pare qe prezantova nje femer ne shtepi pati tendenca ta shikonin si nuse dhe ta manaxhojne ne kuadrin familjar. Ia bera te qarte shpejt ne sy te te gjitheve qe ishte dashnorja ime dhe jo nusja shtepise. Prandaj s'duhet ti shkonte neper mend ta trajtonin si pjese te familjes duke propozuar te rrije ne kete shtepi apo ate shtepi. Tejkaloheshin limitet ku mund te fusnin hundet ne raportin me partneren.
Per mendimin tim e vetmja aftesi qe duhet te kete cilido partner (mashkull apo femer) eshte te kuptoje si te ndaje kooperativen familjare ne skompartimente qe nuk ndotin njera tjetren. Eshte pak si ai burri qe kishte martuar dy gra ne Zall Her. Ai ishte tamam inteligjent. Sekreti eshte te balanca qe mos duket sikur dikush po merr pjesen e tjetrit. Pra personi ne qender te marrdhenieve (burri per grate) te mbaje ne kufijte e vet çdo aktor te familjes (mam, gru, etj). Kjo eshte e kunderta nga nxitja e kooperatives mes mamase dhe gruas qe femra te siguroje qe do fuse kembet ne ate shtepi pa pengesa. Eshte thjesht alucinante te manaxhohet familja e mashkullit pertej raportit me te. Krejt baza e respektit mungon qekur mendon se duhet patur raport me mamane e tij veçmas qe te zbutet sensi cinik i mamase se po i marrin cunin. Kujt i plas ca mendon mamaja nqs ke komplicitet me mashkullin?
Une e kuptoj shume mire se nga cili prizem nisesh ti: ai i mashkullit qe nuk do te ndihet i futur ne nje kurthe te perbashket familjare, se bashku me te dashuren. Njeriu ka nevoje per nje raport qe te jep nje shije unike, diçka qe nuk mund te krahasohet me dashurine prinderore(ose forma te tjera) por si nje ndjesi superiore, shkurtimisht deshira per te qene boshti qendror. Kete ndjesi e kam pasur dhe une por kam mesuar qe dy karaktere te forta jane ne gjendje te mbajne koken MBI kontrollin familjar reciprok, duke shijuar pranine e tyre.
Une s'kam hyre ne raport me prinderit e tije me idene qe une do perforcoja lidhjen tone pasi ne ate moshe s'kuptoja lidhjet dashurore ne nje plan te tille. Ka qene diçka spontane, ka qene nje deshire per te njohur njerezit qe i kane dhene aq shume atij qe per mua ishte bota, ka qene nje kuriozitet ne lidhje me personalitetin e tyre si dhe jeten e bujeshme. Nga ana e tyre ka qene nje ngrohtesi e lindur gradualisht, pjeserisht nga nje naivitet dhe ngrohtesi e pasherr e imja.
S'kam konsideruar veten asnjehere si femren e tije te perjeteshme, aq me pak si femra qe ka ndertuar nje status te patundshem aty pasi dija shume mire qe s'isha e pare qe kisha kaluar ne ate dere. Kam konsideruar veten si njeriun qe ishte pjese e tija per njefare kohe, pjese e te njejtit njeri qe mund te bashkejetoje ne harmoni me nje pjese tjeter te te qenurit te tije: familjen.
Nje shtyse e rendesishme ka qene fakti qe ato jane prinderit e tije dhe per mua eshte shume e rendesishme mireqenia e tyre, duke qene qe ajo reflektohet tek mireqenia e njeriut qe une kam ne krah, por ne fund fare, sado qe njeriu te mundohet, raportet familjare nuk jane lenda ngjitese qe mban dy njerez bashke. Nuk eshte çeshtje "prone legjitime", eshte çeshtje respekti ndaj asaj qe nje femer ka bere per njeriun qe po te mbush ditet ty.
Madje po te them me shume: dhe sikur ajo lidhje te perfundonte une do vazhdoja te kisha kontakte te aferta me ato njerez.
Perfundimisht, Torush, dashuria ndaj njeri-tjetri eshte totalisht e pavarur nga faktoret eksteriore por deshira per te rritur mireqenien emocionale reciproke te çon ne akte te tilla.
__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...
Modifikuar nga amor alucius datė 24/09/2010 ora 19:32
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|