Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Banda Shqiptare ne Londer! Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Kela
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/08/2005
Vendbanimi: Ne Realitetin e botes njerezore
Mesazhe: 427

Banda Shqiptare ne Londer!

Miremengjes te dashur anetar te Forumit,

Edhe une si gjithe ju, jam e gezuar qe eshte e Premte, dita e fundit e punes per kete jave.Por gjerat ndryshojne kur e para gje qe se te zene syte ne 3 gazetat e dites se sotme jane fytyrat e 5 djemve shqiptare qe jane denuar 63 vjet me burgim per prostitucion te organizuar ne perendim te Londres (Honslow) .

Kjo ishte banda “Demarku” e perbere nga vellezerit Agron Demarku (22 vjec), Bedri Demarku (22 vjec), Flamur Demarku (34 vjec), Xhevri Demark (29 vjec) dhe shoku i tyre Izet Fejzullahu (32 vjec) qe ishin shume te sukseshem ne tregtine e “mishit te bardhe”. Keta djem kishin lidhje me njerez ne Evropen Lindore dhe arriten te sjellin mijra vajza deri ne Londer me premtimin e nje jete shume me te mire se ajo ne vendin e tyre, me shpenzimet e udhetimit te paguara dhe me nje vend pune ne bar/restorante te garantuar.
Kur viktimat e kesaj bande mberriten ne Londer ato jane te detyruara te punojne si prostituta dhe te permbushin keshillat dhe detyrat e ketyre djemve. Banda Demarku medohet te kete arritur nje fitim mbi 2 million Strelinga Angleze (mbi 360,000,000 lek shqiptare) duke reklamuar keto vajza ne gazetat lokale dhe duke i punesuar ne "shtepite publike". Nga ana tjeter keta djem blinin vajzat nga group e tjera dhe arrin jo vetem qe te nxirrnin leket e blerjes,por edhe nje fitim shume te madh.

Arrestimi i tyre ndodhi ne Prill te 2005, kur prinderit e nje vajze 16 vjecare nga Lituania lajmeruan policine per zhdukjen e vajzes se tyre qe kishte shkuar per te vizituar Londren ne fund te Tetorit 2004. Policia Lituaneze ka lajmeruar policine e Londres dhe keta filluan nje operacion te quajtur Rotunda qe pas 4 muajve kerkim arriten te zbulojne kete bande dhe te “clirojne” qindra viktima qe ishin te kthyer ne skllave te ketyre djemve.
Gjyqtari i kesaj ceshtjeje,Z. Anthony Pitts,vendosi qe keta 5 djem te benin 63 vjet burg dhe ne perfundim te denimit te kthehen ne Shqiperi. Ai e cilesoi veprimtarin e vellezerve Demarku si “ego e skllaverise” e cila nuk mund te pranohet nga nje shoqeri e civilizuar (BBC News). Gjyqtari vendosi per sekuestrimin e makinave dhe te mallrave luksoze qe jane blere me leket e fituara nga veprimtaria e kesaj bande.Por shumica e parave te fituara jane derguar ne Shqiperi.

Bazuar ne faktet e nxjerra nga ky investigim eshte arritur ne konkluzionin qe 75% e prostitucionit ne Angli eshte e kontrolluar nga bandat Shqiptare.Jane Shqiptaret e pas ’90 qe emigruan ne kete shtet dhe ata qe paten mare eksperience ne fushen e prostitucionit ne Greqi, Itali dhe Gjermani qe po drejtojne kete industri.

Une kam mbi 5 vite ne Londer ku studjoj dhe punoj ne finance, por kjo ngjarje i jep nje kuptim tjeter fjales “ Jam krenare qe jam shqiptare”, dhe te them te drejten deri me sot e kam pasur nder dhe kurre nuk e kam mohur identitetin tim. Nje ngjarje e tille me ka trishtuar dhe impenjuar per te gjithe ata Shqiptare te ndershem qe studiojne, punojne ne menyre te ndershme dhe mendojne te krijojne nje te ardhme me te mire.

__________________
My words fly up, my thoughts remain below.
Words without thoughts never to heaven go.(William Shakespear)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2005 10:29
Kela nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Kela Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Kela (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Kela Shto Kela nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Kela nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Shume e drejte Kela.
63 vjet burg, per mua eshte nje denim i lehte.
Une do t'u jepja plumbin atyre vellezerve Demarku. Si duket duhet te kene motren e tyre kurve qe bejne keto pune edhe me minorene 16 vjecare.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2005 14:07
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Angry

Sa keq qe nuk ekziston denimi me vdekje aty,e meritojne ata!!!!Per fajin,apo mungesen e pergjegjesise te njerezve te tille,shqiptareve te tjere neper bote,iu mbyllen shume rruge,iu hiqen shume mundesi,i diskriminojne,per fajin e vetem qe mbajne emrin shqiptar mbi shpatulla,te cilin duhet te mbanin me krenari&jo me mundime!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2005 14:13
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Kela
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/08/2005
Vendbanimi: Ne Realitetin e botes njerezore
Mesazhe: 427

Citim:
Po citoj ato që tha Eriosa
Sa keq qe nuk ekziston denimi me vdekje aty,e meritojne ata!!!!Per fajin,apo mungesen e pergjegjesise te njerezve te tille,shqiptareve te tjere neper bote,iu mbyllen shume rruge,iu hiqen shume mundesi,i diskriminojne,per fajin e vetem qe mbajne emrin shqiptar mbi shpatulla,te cilin duhet te mbanin me krenari&jo me mundime!!!


Eriosa, ke shume te drejte. Eshte e para here ne jeten time qe kam ulur koken nga turpi vetem sepse mbaj te njejten shtetesi me ata kriminele. Ne gazetat me kryesore te Britanise se Madhe kryetitulli i tyre ishte "Albanian sex slave gangsters jailed for 63 years".

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
63 vjet burg, per mua eshte nje denim i lehte.
Une do t'u jepja plumbin atyre vellezerve Demarku.[/B]

Keta ketu s'e njohin denimin me vdekje, por per mendimin tim vellezerit Demarku duhet te kalben ne burgje te Anglise e me pas te Shqiperise!

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Si duket duhet te kene motren e tyre kurve qe bejne keto pune edhe me minorene 16 vjecare.[/B]

Po mire more Kontinent ata le te kishin torturuar te motren ose ate qe e kishte futur ne ate rruge, por jo vajzat e botes.

__________________
My words fly up, my thoughts remain below.
Words without thoughts never to heaven go.(William Shakespear)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2005 14:24
Kela nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Kela Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Kela (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Kela Shto Kela nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Kela nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
peshtimi
I paregjistruar

Regjistruar: --- JO ---
Vendbanimi:
Mesazhe: N/A
0

Kela,
Nuk ka pse te te vije turp te thuash qe je shqiptare.
Vertet shume bashkeatdhetare jane perfshire ne rrjetet me te felliqura te kriminalitetit ne Europe dhe per kete na vjen turp,por kjo ka ndodhur 50-60 vjet me pare ne Amerike me italianet dhe po ndodh tani edhe me ruset dhe rumunet.Eshte dicka te ciles nuk i shpetojme dot.
E vetmja gje qe mund te bejme,eshte t'ju shpegojme te huajve qe kemi qene vendi me i varfer ne Europe,vend ku ligjet u zevendesuan me urdhra,vend ku prona u dhunua dhe per me teper,u ndalua me ligj feja:ajo qe ruan moralin e te pa shkolluarve.
Nje faktor tjeter qe e favorizon eshte edhe moskontrolli i parave te pista qe dergojne bandat shqiptare ne Shqiperi dhe Kosove,nga ana e autoriteteve shqiptare.Per deri sa ata do jene ne gjendje te pastrojne parate e felliqura do vazhdojne te luftojne per te qene te paret ne tregun e trafiqeve.
Ka dicka pozitive per te ardhmen e kombit tone.Jemi ne vendet e para ne Europe per sa i perket shkollimit te larte per fryme popullsie.Te gjithe,perfshi edhe te perfshiret ne trafiqe,mundohen t'i studjojne femijet brenda trojeve shqiptare ose jashte tyre....Dicka e mire do vije nga kjo!
Gezoje uikendin pa menduar shume per kriminelet!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2005 18:00
Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

75% e trafikut me duket pak e exagjeruar, nuk ka ruse andej nga ju? Po bullgare? Sado te na dale nami apo ti "bejme qefin vetes" mafja shqiptare nuk eshte aq e fuqishme. Ruset jane te paret.
Vertet krimi apo mafja shqiptare eshte rritur ne Angli, Itali apo ku ta di une. Po keto shtete jane ne nje fare menyre bashkefajtore. Sepse eshte drejtesia e ketyre vendeve qe kur kap kriminelet apo hajdutet i denon me nga nje muaj apo i nxjerr nga salla e gjyqit. Pse? Ai rob merr krahe dhe behet me i fuqishem. Nderkohe qe avokati dhe pse jo gjyqtari mbush xhepin me leke. Populli i shkrete vuan. Nuk besoj se keto shtete jane aq te pafuqishme sa te mos kontrollojne pese shqiptare. Jane neglizhente. I lene te lire per motive elektorale, qe ti perdorin ne raste krizash. Ja kush e ka fajin.
Sa per ate qe trafikojne femra.... . Montreali eshte plot me bikersa qe me ate pune merren dhe nuk i prek njeri me dore. Nje kolegu im i punes ketu, para tre vjetesh u detyrua te shiste "strip joint" nga presioni i madh i bikersave.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2005 19:55
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
myzeqari
daddy

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Fatkeqsisht ato qe cilson Kela jane mese te verteta , ne cdo raport te policise vendase ne lidhje me trafikun dhe prostitucionin , Shqiptaret jane ne vend te pare , dhe i kam pare vete me syte e mi ketu ku ri , eshte nje turp dhe nje pandershmeri e madhe qe keta njerez mbajn emrin shqiptare!

__________________
Ja fute kot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2005 21:05
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė myzeqari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė myzeqari't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: myzeqari Shto myzeqari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto myzeqari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Kela mos te duket aspak çudi, ketu ne itali kane 8 vjet qe shqiptaret jane marre me ate pune, dhe e kane bere edhe me femrat shqiptare jo vetem me ato te lindjes. I merrnin nga shqiperia si te fejumet e vet dhe perfundonin ne tretuaret e italise.

Keto njerez tani jane me te pakte por te garantoj qe shumica e tyre kane perfunduar ne burg.

I njoh dhe personalisht disa persona qe merren me kete pune, dhe kur i shikon te duken persona shume normal, por kur merr vesh punen qe bejne, thua me vete, po si ka mundesi qe filani merret me keto gjera????

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2005 21:27
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
hirushja
Lule mos prekese

Regjistruar: 06/08/2003
Vendbanimi: Misterioze
Mesazhe: 1475

Kela, jemi mesuar me bandat e shqiperise dhe tani nuk na bejn shume pershtypje.
Nje i huaj do gjykonte ne menyre tjeter e jo ti perfishinte te gjithe njerezit ne ate nivel qe jane disa shqiptare. Duhet te mendosh edhe ket tjetren qe gazetat mundohen ta ekzagjerojn artikullin.

__________________
The treasure in my mind is greater than any World Glory.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2005 21:44
hirushja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė hirushja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me hirushja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: hirushja Shto hirushja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto hirushja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
anitamece
Anetar i ri

Regjistruar: 10/10/2005
Vendbanimi: Durres
Mesazhe: 16

Gjera te tilla Kela kane mbi 15 vjet qe ndodhin ne Itali dhe ne Greqi, dhe ashtu sic e thate ju dhe Eriosa jane shqiptaret e tjere qe do te perbuzen per shkak te bemave te ketyre djemve.

Me sa kam degjuar policia angleze eshte shume "e bute" me kuptimin qe jane te pa armatosur dhe qe perdorin komunikimin e jo dhunen me kriminelet, prandaj sic duket edhe protektoret shqiptare qe kane ushtruar zanatin e tyre neper vende te ndryshme te evropes kane shkuar ne ate shtet!

__________________
Everything happens for a reason!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Dhjetor 2005 09:51
anitamece nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė anitamece Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me anitamece (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: anitamece Shto anitamece nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto anitamece nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:58 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Banda Shqiptare ne Londer!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.