qershor13
Vagabonding
Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547
|
Kampionia e 100 metrave ka deklaruar se vetëm talenti dhe stërvitja e bëjnë fituese.
Xhons: Do të fitoj edhe nëse merrni doping
Marion Xhons është përpjekur ta largojë emrin e saj nga vorbullat e skandaleve të dopingut, që kanë përfshirë atletikën gjatë kohëve të fundit. "Edhe nëse ju merrni doping, unë do t'ju mund," - tha kampionia olimpike e 100 metrave nga Birmingami i Anglisë, ku do të marrë pjesë në takimin e ambienteve të mbyllura. Xhonsi, e cila është rikthyer në sport pas një mungese 1-vjeçare, gjatë së cilës lindi një fëmijë, do të zhvillojë të premten garën e dytë të saj gjatë këtij sezoni. Dhe duket se është e gatshme të mposhtë këdo që do ta rivalizojë. "Në rast se unë bëj gjithçka si duhet dhe stërvitem 100%, me nivelin e talentit dhe me besimin tim, edhe në rast se ju përpiqeni të bëni me hile, unë gjithsesi do të fitoj," - tha ajo. Fituesja e 5 medaljeve në Lojërat Olimpike "Sidnei 2000", e cila jeton në Raleih, nuk u trembet hileqarëve dhe ka konfirmuar se është e pastër nga dopingu. Por ajo u ftua të dëshmojë para jurisë federale në San-Francisko, që hetoi laboratorin "Balco". 4 persona të lidhur me laboratorin akuzohen se u kanë shpërndarë steroidë "yjeve" të sportit. Në skandalin e "Balco"-s u përfshinë emra të njohur të atletikës, si kampionët botërorë të sprintit Kelli Uajt dhe Duein Çambers. Uajti doli pozitive për stimulantin e modafinilit dhe mund të humbasë medaljet e fituara në kampionatin botëror të Parisit, ndërsa Çambersi doli pozitiv për steroidin e THG-së. "Unë e di se, nëse dikush është veçanërisht i pastër nga droga, ky jam unë. Por nuk mund të flas për atletët e tjerë. Për mua, të jesh pjesë e një përqindjeje të tillë është plotësisht e padrejtë. Unë di vetëm se çfarë po bëj unë. Unë po stërvitem shumë dhe mbështes një sport pa drogë," - tha ajo. Xhonsi, 8 muaj më parë, lindi një djalë me rekordmenin botëror të 100m, Tim Montgomeri. Më 6 shkurt, ajo fitoi garën e 60 metrave në Lojërat e Millrousit në Nju-Jork, që ishte konkurrimi i saj i parë që prej shtatorit të 2002-shit. Të premten ajo do të konkurrojë në garën e 60m dhe në kërcim së gjati. Në Millrous, koha e dhënë prej saj ishte 7.21 sekonda, por në konkurrimin e Birmingamit ajo do të përballet me kampionen ukrainase Zhana Bllok, çka do të thotë se amerikanes do t'i duhet të dhurojë një paraqitje shumë më të mirë, në rast se dëshiron të fitojë.
__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.
Modifikuar nga qershor13 datë 29/06/2004 ora 19:00
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|