Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Islami dhe krishterimi i shqiptarėve
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Islami dhe krishterimi i shqiptarėve

I
Në dhjetëvjetëshat e fundit është bërë modë kohe të pohohet në të gjitha nivelet shkollore, në qarqet akademike e deri në shtypin e verdhë se të parët tanë, ilirët (d.m.th. parashqiptarët) kanë qenë katolikë, fe kjo të cilën ata e pranuan vullnetarisht. Me fjalë të tjera, nga ajo që thuhet e shkruhet, mund të përfundojmë se katolicizmi te parashqiptarët është kongenital, i natyrshëm, i lindur dhe se vetëm ardhja e osmanlijve me fenë islame, e rrënoi këtë parajsë botërore, këtë rehati kozmike ku jetonin të parët tanë
Që në fillim duhet të konstatojmë se kjo çështje është mjaft e vështirë, komplekse dhe kërkon qasje multidisiplinare e serioze, të liruar nga tendencat me kohë të shtresuara dhe nga synimet evrocentriste prokristiane, çfarë është rasti me shumë autorë shqiptarë të proveniencës kristiane dhe të proveniencës myslimane prokristiane.
Të udhëhequr nga motive të pastra shkencore e kulturore, brenda mundësive intelektuale e kohore dhe natyrës e vëllimit të këtij shkrimi, do të përpiqemi ta shtrojmë këtë çështje sa më drejt. Në bazë të literaturës relevante do të shtrojmë çështjen e pushtimit të Ilirisë nga romakët dhe përpjekjet e tyre për romanizimin e ilirëve vendas, e më pastaj edhe përpjekjet e tyre për kristianizimin e ilirëve vendas, por duhet ta shtrojmë edhe rezistencën e ilirëve kundër këtij pushtimi, asimilimi e akulturimi të huaj dhe, në anën tjetër, gjendjen e parashqiptarëve me rastin e depërtimit të fesë islame në trojet tona. Natyrisht, do të kufizohemi në rrafshin shoqëror e historik me elemente nga rrafshi politik, religjioz, mitologjik e të ngjashme.
II
Ilirët, përkatësisht parashqiptarët, si një ndër dy-tre popujt më të lashtë të Evropës, në epokën parahistorike e historike kanë "banuar në një rajon të gjerë, i cili nga Perëndimi mbyllet nga Deti Adriatik dhe ai Jon, në Veri nga Alpet Lindore dhe Drava, në Lindje nga Danubi - Morava - Vardari, ndërsa në Jug nga Epiri dhe vise të tjera helene. Përveç kësaj, mund të flitet me mjaft siguri për praninë e elementeve ilire në Azinë e Vogël, në Greqi dhe në Itali.Miss Edith Durham kufijtë e Ilirisë së vjetër i vë në Bosnjë-Hercegovinën e sotme, në Mal të Zi, Serbi, Dalmaci dhe arrijnë deri në Triestë. Në mbështetje të Strabonit, ajo pohon se epirotët, ilirët e maqedonasit flasin një gjuhë të njëjtë, një gjuhë jogreke, nga rrjedh shqipja moderne, gjuha më e vjetër e Ballkanit.
Ilirët në kohën e depërtimeve romake, e para pushtimeve sllave, shtriheshin në Shqipërinë e sotme, në Kosovë, Serbinë Jugore, në krahinat perëndimore të Maqedonisë së sotme.
Romakët në trojet ilire depërtuan kryesisht nga Selaniku prej anës jugore, nga Bregdeti adriatik prej anës perëndimore dhe nga Akvileja prej anës veriperëndimore. Kurse sipas M. Sufflayt, depërtimi romak në Shqipëri është bërë prej Italisë, kryesisht nëpër dy porta, Durrësi dhe Solana (Solini i sotëm, N.I.) e Dalmacisë.
Ilirologu i njohur A. Stipçeviq pohon se "edhe analizat më sipërfaqësore të materialit arkeologjik nga kjo kohë, na zbulojnë se procesi i romanizimit nuk ka ndodhur gjithkund në mënyrë të barabartë. Derisa qendrat e urbanizuara qoftë në bregdet, qoftë në mbretëri, u romanizuan gati plotësisht, kështu që aty flitej dhe shkruhej gjuha latine dhe jeta zhvillohej si në çdo qytet tjetër të madh të Perandorisë Romake, ndërkaq jashtë këtyre qendrave situata ishte krejt ndryshe. Poashtu, përfshirja e ilirëve në radhët e legjioneve romake si dhe qëndrimi i tyre në provinca të tjera të Perandorisë, larg nga atdheu, shkaktoi që ata ushtarë të mësojnë shpejt gjuhën zyrtare të ushtrisë - latinishten. Shumë prej tyre nuk ktheheshin në vendlindje, por edhe nëse ktheheshin, ata ktheheshin si veteranë, me shprehi tjera, me dije të reja nga qytetërimi romak. Faktor tjetër i romanizimit është ardhja e ushtarëve të huaj në provincat ilire, që njëherit ndikuan në përhapjen e kulteve të huaja romake dhe joromake. Në romanizimin e trojeve ilire ndikuan edhe Via Egnatia, qendrat ushtarake, kolonistët etj.
Përkundër presionit të fuqishëm të akulturimit, ilirët vazhduan të flasin gjuhën e tyre popullore, të respektojnë hyjnitë e tyre, të varrosin të vdekurit në mënyrën e lashtë, tradicionale, e punonin tokën si më parë, e ruanin veshjen, fëmijët i emëronin me emrat e tyre dhe vetëm në rast nevoje i përshtateshin strukturës administrative dhe politike romake. Edhe pas kësaj periudhe, ilirët nuk i harruan tërësisht hyjnitë e veta dhe shumë pak morën pjesë në krijimin e kulturës shpirtërore romake. Kështu, gjatë tërë kohës së sundimit romak, ekzistojnë njëri pranë tjetrit religjioni i vjetër ilir dhe religjioni i ardhacakëve, përkatësisht i atyre të cilët e kanë pranuar mënyrën e re të jetesës dhe hyjnitë e reja. Ky dualitet i jetës shpirtërore do të zgjasë gjatë gjithë shekujve të okupimit të gjatë romak. Kjo kryeneqësi më vonë do të zbutet por kurrë në tërësi, e sidomos për shkak të konservatorizmit të ilirëve dhe jetesës së një pjese larg qendrave urbane.
Pos këtij, kemi edhe faktorin ekstern që pengoi romanizimin, sikur që janë lëvizjet e markamanëve, kuadëve dhe popujve tjerë që qysh në shekullin e II e.r. kaluan kufijtë e Perandorisë Romake. Shekulli III karakterizohet me vërsuljet e mëdha të popujve barbarë në Ballkan. Në gjysmën e dytë të shekullit IV erdhën hunët dhe shumë popuj të tjerë, të cilët mbollën tmerr e vdekje. Viktimë ishin veçanërisht qendrat, e më pak periferitë. Lidhur me këto ndodhi Shën Jeronimi shkruan: "Gjithkund vetëm pikëllim dhe tmerr dhe shumë pamje të vdekjes.
Në pengimin e romanizimit të ilirëve kanë kontribuar edhe disa faktorë të tjerë, sikur lëvizjet e një numri të madh vendasish të paromanizuar - pelegrinëve të provincës së Dalmacisë dhe të trojeve të tjera të Ilirisë së lashtë, kryesisht në një formë të organizuar, të cilët në grupe u drejtuan në basene minierash dhe në krahina të tjera të njohura ekonomike të kësaj province, duke u vendosur në masën më të madhe në Transilvani, ku posaçërisht zënë vend në rajonin e pasur me ar të maleve Apusen në trevën midis qendrave antike Apulum, Ampelum dhe Alburnus... Për shkallën e migrimit ilir në Daki, të dhënat linguistiko-onomastike kanë treguar se këto elemente provinciale të kolonizimit në këtë provincë ishin më të shumta, pos elementeve greko-orientale Sipas dr. Exhlales, "supozohet se migrimi dardan në Daki është bërë gjatë viteve të para të pushtimit romak në veri të Danubit, kur në Daki fillon një vërshim i fuqishëm emigrantësh - kolonistësh të ardhur nga trevat ilire. Po kjo autore pohon se "analizat onomastike, përkatësisht antroponimia, ka treguar se ilirët e ardhur në këtë provincë ishin të romanizuar dobët."
Në viset e popullzuara me popullsi dardane, veçan në shekujt II dhe III, ka vepruar Lëvizja Latrone që kishte për qëllim rezistencën kundër romakëve dhe kundër shtresës së të liruarve, si përfaqësues të pushtetit dhe të interesave romake si dhe kundër elementeve të tjera aktive në procesin e romanizimit.
Para ardhjes së romakëve, shoqëria dardane sipas gjasave ishte e ndarë në bujq, të cilët ishin të vendosur nëpër lugina të lumenjve, dhe në barinj, që banonin në pjesët malore, por forcë dominuese në këtë shoqëri duket se kanë qenë barinjtë. Që me ardhjen e tyre në këto vise, romakët do të përpiqen ta zhdukin këtë simbiozë bujqësore-baritore, duke i favorizuar për këto arsye bujqit, duke i implikuar këta në rrjedhat e jetës në kushte të reja shoqërore - ekonomike dhe duke i orientuar në përpunimin e barinjve, të cilët përndryshe nuk ishin të pushtuar. Koncentrimi i tokave në duart e çifligarëve dhe ndarja e tokave veteranëve, e përcjellë me emigrimin e popullsisë prej fshatrave në qyteteve, ishin elemente që reflektoheshin në raportet e mëparshme ekonomike-prodhuese dhe si pasojë e kësaj, dobësohej fuqia ekonomike e fshatarëve të lirë, të cilët për shkaqe të përmendura më parë ishin të detyruar të tërhiqeshin në toka jopjellore. Krahas kësaj, meqë nuk kishin mundësi t'i përshtateshin sistemit të ri monetar, ata deshën-s'deshën bëheshin të varur nga pronarët e latifundeve të mëdha. Varfërimi i popullsisë së lirë, së bashku me format fillestare të raporteve të kolonatit, ishin shkaqe të paraqitjes së latronëve të shumtë dardanë, kështu që nga mesi i shekullit II pjesa dërmuese e fshatarësisë së lirë u inkuadrua në Lëvizjen Latrone. Mendohet se latronët kanë pasur qendrat kryesore të lëvizjes në rrethinën e Prizrenit, në luginën e Timokut, në rrethinën e Drobetës etj. Kryesisht jetonin në male të larta prej nga i kontrollonin rrugët. Latronët kryesisht i sulmonin pushtuesit romakë, pastaj libertët e pasur dhe vendasit që i përkrahnin ardhacakët.
Përkundër rezistencës së fuqishme të vendasve, krahas romanizimit filloi edhe kristianizimi i ilirëve, duke e zbrapsur politeizmin ilir. Kjo sidomos ndodhi me Ediktin e Milanos në vitin 313, kur Kristianizmi shpallet fe zyrtare, institucionale shtetërore. Në këtë kohë e më vonë në trojet ilire filluan të themelohen bashkësitë e para kristiane. Pas Ediktit të Milanos dhe pas Koncilit të parë në vitin 325 në Izmik (Nikejë), me mbështetjen e perandorit Konstantin, kristianizmi lidhet për cezarin dhe ka statusin e fesë shtetërore të Bizantit. Edhe Miss Edith Durham pohon se kristianizmi arriti herët në bregun dalmat dhe kishte depërtuar në brendi nga shekulli IV. Në këtë kohë Iliria ishte pjesë nën patronatin e Romës. Me forcimin e kristianizmit, politeizmi pagan, ku gjetën vend të gjitha hyjnitë lokale të popujve të nënshtruar, religjioni ilir dhe simbolizmi ilir pësuan krizë të thellë, kurse forcohet botëkuptimi kristian mbi jetën, bota puritane intrasigjente e religjioni i ri militant. Edhe pse në rrethana të reja që i solli kristianizmi, ilirët ditën të gjenin mënyra për të ruajtur disa besime të lashta të tyre, bile edhe atëherë kur formalisht e pranuan kristianizmin. Këtë e vërejmë në gjurmët ilire në kulturën popullore, në arkitekturë dhe në urbanizëm, në mënyrën e varrosjes së të vdekurve, në simbolikën fetare, në motivet ornamentale, në veshmbathjet popullore, në stolitë, në muzikën dhe vallëzimet, në gjuhën, në organizimin shoqëror-politik.
Në joefikasitetin e romakëve për t'i romanizuar e më vonë edhe për t'i krishteruar ilirët ndikoi kriza e madhe ekonomike e pastaj edhe kriza e udhëheqjes-qeverisjes që dominonte në perandorinë më të madhe në botë - atë të Romës. Për ta kapërcyer këtë krizë, Diokleciani sjell zgjidhje kalimtare preventive me formimin e dy kryeqyteteve, Romës në perëndim dhe Iznikut (Nikejës) në Lindje. Kjo zgjidhje kalimtare përjetoi dështimin e vet në vitin 395, me vdekjen e perandorit Theodosiut, kur Roma e madhe, për shkak të mosmarrëveshjeve e problemeve të brendshme ndahet në dy pjesë. Mirëpo, këtë fat politik nuk e pësoi edhe kisha. Ajo këtë fat e përjetoi disa shekuj më vonë kur uniteti i saj u shkapërderdh në vitin 1054.
Kësaj do t'i ndihmojnë edhe lëvizjet e mëdha të popujve prej shekullit IV e deri në shekullin VI (vizigotët, ostrogotët, geditët, longobardët, hunët e të tjerë), të cilët në vitin 476 e shkatërruan Perandorinë Perëndimore dhe krijuan disa shtete kalimtare.
Fundi i shekullit V dhe fillimi i shekullit VI karakteristikë për sulmet e fiseve turaniko-bullgare dhe të atyre sllave, të cilat duke vërejtur se Perandoria Bizantine është dobësuar, filluan të atakojnë dhe ta plaçkisin. E. Çabej paraqitjen e sllavëve e vendos në epokën prej shekullit V që është kohë e perandorit bizantin Anastasit I, më 493. Dyndjet e sllavëve që kanë filluar nga fundi i shekullit VI e deri në fillim të shekullit VII, do të rezultojnë me vendosjen e tyre të përhershme prej Danubit deri në Detin Egje. Gjatë dyndjeve të tyre në Ballkan, ata sulmuan e plaçkitën pa u penguar.
Duke e marrë parasysh krizën e brendshme të romakëve dhe sulmet nga jashtë, mund të përfundojmë se sllavët duke ardhur në këto troje në shekujt VI e VII, në viset perëndimore të Ballkanit gjetën popullsi mjaft të madhe të vjetër vendase, të paromanizuar dhe gjysmë të romanizuar, e cila ishte tërhequr së pari para romakëve, e mandej edhe para popujve barbarë në viset të cilët vështirë shkileshin. Edhe studiuesi boshnjak N. Smailagiq në enciklopedinë e tij pohon se "në shekullin VII sulmet sllovene penguan romanizimin (dhe kristianizimin. N.I.) e shqiptarëve. Kurse historiani shqiptar S. Rizaj konstaton se "popullsia ilire në këtë kohë u pakësua edhe më tepër."
Se procesi i romanizimit e i kristianizimit qe ndërprerë, dëfton edhe e dhëna se "në vitin 732 Shqipëria i qe bashkuar Patrikanës së Konstantinopolit, e këtë e argumenton edhe letra e Papa Nikolla I dërguar Mihailit II në shtator të vitit 860, kur ky kërkon kthimin e jurisdiksionit në territoret e Illyricumit Lindor, të cilat ishin shkëputur nga Roma gjatë mesit të shekullit të kaluar", ku "përmend të gjitha provincat, duke përfshirë edhe Dardaninë me kryeqytetin e saj Skupin."
Kështu, përpjekjet e vazhdueshme për romanizimin dhe kristianizimin e popujve autoktonë kishin dështuar, siç ishte rasti me dakët në Rumani, trakët në Bullgari, ilirët në Dalmaci, Shqipëri e Maqedoni. Sa i përket popullit autokton në Kosovën e sotme, është fakt i pamohueshëm se që nga shekulli XVIII p.e.r. lindën shumë shtete politike ilire të cilat kaluan gradualisht nga etapa fisnore në mbretëri të vërteta të vogla, si dardanët, penestët, peonët, për të evoluar në popullin shqiptar të ditëve tona.
Sipas të dhënave që sjell E. Petroviq, popullsia që e gjetën sllavët në trojet lindore të Serbisë së sotme, nuk ishte ende e romanizuar dhe si provë për këtë sjell emrat e vendeve.
Mund të përmblidhet se invadimi i sllavëve nga Veriu drejt viseve jugore gjendjen e ilirëve e vështirësoi edhe më shumë. Filloi tërheqja e tyre drejt Jugut, kurse një pjesë e tyre u rezistuan presioneve sllave, të cilën gjë e dëshmon fakti me shqiptarët e Sanxhakut të Nishit deri në shekullin XX.
Duke e marrë parasysh faktin se një pjesë e konsiderueshme e parashqiptarëve (ilirëve) fare nuk e pranuan romanizimin dhe kristianizimin, e një pjesë tjetër romanizimin e kristianizimin e përdori vetëm formalisht për t'iu shmangur dhunës dhe zhdukjes fizike, që e pamë nga shumë shembuj e burime historike, nga një anë, dhe nga ana tjetër, duke e marrë parasysh faktin tjetër se sllavët me rastin e invadimit në Ballkan dhe në trojet iliro-shqiptare ishin ende paganë dhe nuk u konvertuan numerikisht në kristianizëm deri në shekullin IX, mund të përfundojmë se kjo pjesë e iliro-shqiptarëve ende ishte me besim politeist pagan dhe se asnjëherë nuk ishin kristianizuar. Me të drejtë historiani e etnologu boshnjak M. Haxhijahiq pohon, e ky pohim i tij mund të shtrihet edhe për parashqiptarët, se shenjat dhe gjurmët e myslimanëve të parë në Ballkan shpiejnë në periudhën kur popujt e sllavëve të jugut ende i përkitnin religjionit të tyre sllaven, apo në kohën kur filluan të kryqohen, që d.m.th. se shfaqja e kristianizmit te sllavët e jugut, ose te pjesa më e madhe e tyre, apo kjo vlen edhe për parashqiptarët e trevave lindore iliro-shqiptare, nuk është më e vjetër nga shfaqja e Islamit." Në bazë të dokumenteve e burimeve të shkruara kishtare sllavo-serbe dhe të dhënave të sotme nga terreni, rezulton se serbët filluan të kristianizohen prej shekullit IX e këndej, që shkon në favor të konstatimit të sipërm. Nuk dëshirojmë të shtrihemi më gjatë në këtë pjesë të temës, sepse kjo do të jetë objekt i një punimi të veçantë, por megjithatë e shohim të arsyeshme t'i shtrojmë disa çështje mjaft relevante.
Hulumtuesit shqiptarë praninë e islamizimit në Ballkan, pra edhe në trojet iliro-shqiptare, e vënë me pushtimet në Ballkan, dhe kjo tezë mund të haset thuajse në të gjitha tekstet shkencore e shkollore, por edhe në shkrimet reviale e gazetareske. Një numër i vogël i tyre kontaktet e para të Islamit me trojet tona i vë gjatë shekullit XIV.
Thuajse asnjë hulumtues shqiptar kontaktet islamo-iliro-shqiptare nuk i sheh para shekullit XIV. Në këtë mënyrë injorohen kontaktet shumëshekullore ndërmjet kulturës arabo-islame dhe asaj ballkanike, pra edhe iliro-shqiptare, për të cilat shkurtimisht kemi shkruar. Atë që nuk e bënë hulumtuesit tanë, e bënë të tjerët. Kështu, hulumtuesi perëndimor G.B. Pellegrini thotë se "shumë gjuhë në Mesdhe edhe sot në glosarin e vet kanë shumë fjalë arabe, që gjithsesi nuk i kanë përhapur e sjellur vetëm turqit në Evropë, por ato janë rezultat i kontakteve më të hershme të Evropës me arabët".
Orientalisti serb R. Bozhoviq kontaktet islamo-evropiane, e veçan ato sllavo-islame, por edhe ndikimet reciproke i sheh se janë zhvilluar në tri drejtime:
1) Nëpërmjet Bizantit, përkatësisht kufirit bizantino-arab dhe luftërave ndërmjet dy perandorive.
2) Nëpërmjet basenit mesdhetar, përkatësisht Spanjës, Egjiptit dhe Sicilisë, në të cilat civilizimi arab ka arritur përmasa të mëdha.
3) Nëpërmjet Hungarisë, përkatësisht nëpërmjet Veriut dhe luftëtarëve nomadë peçenegëve. Ky vrojtim i R. Bozhoviqit mund të aplikohej thuajse në tërësi për pjesën lindore të trojeve iliro-shqiptare, rrethana këto që i kanë rezultuar pushtimet e Bizantit, bullgarëve etj. Për pjesën perëndimore të trojeve iliro-shqiptare do të thuhej se parësor ka qenë baseni mesdhetar, që ka rezultuar nga pozita gjeostrategjike e këtyre trojeve.
Nuk dëshirojmë të flasim për secilin kontak e rast veç e veç, sepse kjo do t'i kalonte suazat e këtij shkrimi, por do të ndalemi në rastet më eklatante, të cilët dëftojnë jo për "kontaktet", por për vendbanimet myslimane.
Arabët, përkatësisht kulturën arabo-islame e kemi të pranishme në Adriatik dhe viset bregdetare qysh në shekullin VIII, e që me ndërprerje të shkurtra do të hasim deri në fillim të shekullit XI apo në vitin 1023, kur nga Sicilia ndërmorën sulmin e fundit në bregun lindur të Adriatikut. Nga këto kontakte tregtare, ushtarake, diplomatike, shkencore e religjioze prej tre shekujsh, të cilat ishin intensive rreth një shekulli e gjysmë, kemi ndikime të mëdha reciproke, e sidomos të atyre arabo-islame mbi ato ballkanike, pra edhe iliro-shqiptare, si kulturë më e avancuar e cilësore.
Kulturën arabo-islame e kemi të pranishme në trojet iliro-shqiptare edhe me peçenegët qysh në shekullin VIII, të cilët në këtë kohë i hasim të kufizuar në Jug me themën e Maqedonisë, Strumës, në Veriperëndim me sllavët, në Lindje me Detin e Zi, në Veri me hungarezët e Bizantin.
Sipas R. Bozhoviqit "Peçenegët myslimanë janë bartës të mundshëm të kulturës arabo-islame në Ballkan". Ai thotë: "Duke marrë parasysh arsimimin e tyre të shkëlqyeshëm, që shumë historianë e theksojnë, gjithsesi se ata kanë qenë bartës adekuat të kulturës dhe natyrës arabo-islame". Edhe Viljem Tirski shprehimisht pohon se "cubat e popullit endacak" që "bëhen synet (cirkumizohen) janë peçenegët".
Shembullin e tretë e kemi me "Turqit vardarianë", të cilët nga Anadolli i shpërnguli cari Teofili (826-842) për arsye se e pranuan Islamin dhe i vendosi në Maqedoni. Franjo Raçki mendon se turqit vardarianë nga zanafilla kanë qenë myslimanë. Për fat të keq, kjo temë nuk është hulumtuar, përkatësisht ne nuk kemi ardhur deri te shënime më të plota, kështu që shumë pak dihet për ta, ndonëse ka qenë një numër i konsiderueshëm dhe kanë jetuar në tokat dardane e në fqinjësi të tyre.
Shembullin e katërt do ta marrim në praninë e myslimanëve në mbretërinë bullgare gjatë Mesjetës. Sipas historianit shqiptar S. Rizaj, bullgarët depërtuan përtej Danubit nga fundi i shekullit VII, kurse Sh. Demiraj sundimin e bullgarëve në trojet iliro-shqiptare e vë gjatë viteve 815-1018. S. Hill pohon se bullgarët në fund të shekullit IX depërtuan gati deri në Durrës. Kulmin e tyre bullgarët e arritën gjatë perandorit të tyre Simeonit (803-927), kur edhe Kosova ishte pjesë e tyre. I theksuam këto të dhëna më lart nga arsyeja se në atë kohë mbretëria bullgare përfshinte edhe tokat dardane dhe popujt tjerë ilirë. Pikërisht në këtë mbretëri, në këto troje e në këtë kohë, kemi vendbanimet e para myslimane. Këtë tezë e argumentojnë shumë fakte dhe shumë burime. Ne do t'i cekim vetëm disa.
Kani bullgar Borisi në vitin 864 e kryqëzoi popullin e tij, sigurisht për shkak se Bizanti në atë kohë lulëzonte dhe kishte perspektivë më të mirë në krahasim me perandoritë tjera të asaj kohe. Kjo që ndodhi për ne edhe nuk do të kishte rëndësi më të madhe sikur të mos ishte problemi vijues. Me kryqëzimin e popullsisë së mbretërisë së vet, problem doli çështja e librave të saracenëve (myslimanëve), që ishin përhapur në mbretëri, ndërsa me kristianizimin e tyre, u shtrua pyetja e trajtimit të mëtejmë të librave me tematikë islame. Se këta libra ishin të shumtë tregon edhe fakti se kjo çështje arriti deri te Papa Nikolla I, i cili dha përgjigje decidive:
"Ju pyetni ç'duhet bërë me librat heretikë, të cilët pohoni se gjenden te ju, kurse i keni marrë nga saracenët. Ata, natyrisht, nuk duhet ruajtur sepse, sikur që është shkruar (në enciklikën mbi korinasit), kuvendimet e këqija e prishin moralin e shëndoshë e për këtë, si të dëmshme dhe heretike, dorëzojani zjarrit".
Edhe Franjo Raçki flet për këtë ndodhi, duke thënë se arabët kanë kaluar nëpër Siujdhesën Ballkanike dhe kanë provuar përhapjen e fesë, veçan duke shpërndarë libra.
Dr. Llujo Thaller në librin e vet "Nga falltarët e magjistarët deri te mjeku modern" cek se rreth kësaj kohe Bullgaria ka qenë përplot myslimanë dhe se njëherë madje i kanë djegur librat myslimanë në Bullgari. Këtë e konfirmon edhe V. Klaiq kur thotë se "në Bullgari dhe në vendet fqinje ka pasur myslimanë." Se nuk është fjala vetëm për kontakte por për vendbanime, na flet edhe shënimi vijues: Në vitin 896/376 hixhrij, në Kiev të Ukrainës shkoi një delegacion mysliman ta përvetësojë udhëheqësin e tyre, Shën Vlladimirin, për ta pranuar islamin. Duke e marrë parasysh se ende ishte në religjionin e vjetër sllav, ai i ftoi teologët myslimanë bullgarë të Vollgës që t'ia ekspozojnë themelet e besimit të tyre. Edhe vetë ai merrte pjesë në diskutimet shkencore. Më në fund u përcaktua për kristianizmin bizantin, sigurisht për shkak të perspektivës që ofronte Bizanti si supërfuqi e asaj kohe. Këtë ndodhi e sqaron kronika mesjetare ruse "Povest vremenih leta" nga shekulli XI. Aty thuhet se Vlladimirit i erdhën shumë delegacione që ta përfitojnë për t'u kthyer në besimin e tyre. Ai i dërgoi misionarët e tij në vendet e ndryshme për të parë se cili besim është më i përshtatshëm për ta. Në të kthyer, të deleguarit, përveç tjerash, deklaruan: "Erdhëm në Bullgari dhe pamë se si luten ata në tempull, përkatësisht në xhami...". Këto deklarata u dhanë në vitin 6495 sipas kalendarit të tyre, kurse në vitin 987 sipas kalendarit gregorian.
Pa hyrë në detaje dhe pa sjell edhe raste të tjera, mendojmë se të gjitha këto fakte flasin qartë se islami dhe kultura arabo-islame në trojet lindore të Ilirisë kanë qenë të pranishme shumë herët. Madje, një pjesë e ilirëve apo e parashqiptarëve nga besimi i tyre politeist pagan kanë kaluar drejtpërdrejt në islam pa ndërmjetësimin e kristianizmit apo fare pa e pranuar kristianizmin.
III
Pushtimi romak i trojeve ilirike bëri që një pjesë e popullit vendas, veçan qendrat, herët të bien nën ndikimin politik e ekonomik, e më pastaj edhe religjioz, kulturor e shoqëror. Ky proces quhet romanizim. Më vonë, duke filluar nga shekulli IV, filloi, nëpërmjet pushtuesve romakë, edhe kristianizimi i trojeve tona. Mirëpo, që në fillim një pjesë e popullsisë vendase i bëri rezistencë të madhe pushtuesit të huaj, duke refuzuar njëkohësisht edhe romanizimin dhe kristianizimin. Kjo pjesë e konsiderueshme e popullsisë tërësisht e refuzon romanizimin e kristianizimin. Një pjesë vetëm formalisht e pranon atë sa për t'iu shmangur zhdukjes fizike. Në këtë mënyrë ata u përballuan vështirëve kohore dhe në shekullin VIII e më vonë u ndeshën me kulturën arabo-islame. Kjo ishte realitet sidoms në pjesën lindore të Dardanisë, d.m.th. në Kosovën e sotme, me pjesët lindore të Serbisë së sotme dhe një pjese të Maqedonisë. Me keqardhje duhet konstatuar se hulumtimet në këtë fushë janë nën çdo nivel, andaj shkencëtarët e painformuar e injorojnë realitetin historik se një pjesë e trojeve dardane dhe ilire përgjithësisht më herët është islamizuar se që është kristianizuar. Shembulli i peçenegëve, i muslimanëve në mbretërinë bullgare, i turqve vardarianë dhe i pranisë myslimane në Bregdetin ilir më se një shekull e gjysmë është i qartë dhe kërkon studime më të hollësishme në të gjitha segmentet e mundshme. Në anën tjetër, me këtë realitet deri tash të heshtur, të parëve tanë myslimanë do t'u bëhet e padrejtë, duke thënë se kanë qenë katolikë dhe se Turqia i bëri ata me dhunë myslimanë! Parullat e tilla, si duket, do t'i përdorin vetëm mediokritetet shkencore, por jo edhe shkencëtarët e mirëfilltë.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Nëntor 2003 01:09
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Keni, dikush ketu mund te jete i interesuar per burimin e ketij materiali, ashtu sikurse jam edhe une. Nga e keni marre? Pasi eshte etike qe cdo material te kete autoresi. Mua do me interesonte per shume arsye te dija burimin.

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2003 20:35
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ENISS Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ENISS't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ENISS Shto ENISS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ENISS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Citim:
Po citoj ato që tha ENISS
Keni, dikush ketu mund te jete i interesuar per burimin e ketij materiali, ashtu sikurse jam edhe une. Nga e keni marre? Pasi eshte etike qe cdo material te kete autoresi. Mua do me interesonte per shume arsye te dija burimin.

Nuk e mbaj medn se ku e kam gjetur po po e gjeta perseri do ta dergoj linkun.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2003 00:27
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
DON HIDRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 02/12/2003
Vendbanimi: CT USA
Mesazhe: 4

KENI PERSHENDETJE.DO DESHIROJA TE PYESJA DICKA RRETH KESAJ TEME.PA OFENDIME. ME RRESPEKT. E PARA NGA E KA BURIMIN FEJA ISLAME DHE SI E KA AJO .ANASJELLTAS PER FENE EKRISHTERE DHE NGA E KA AJO.<>E DYTA SA LIBRA TE SHENJTE JANE.SA PER KUJTESE JANE 4.TE CILAT JANE KURANI BIBLA UNGJILLI DHE TEURATI.UNE KAM LEXUAR 2 NGA KTO TE CILAT JANE BIBLA DHE KURANI.LIBRAT JANE ATO QE E TREGOJNE HISTORINE NUK JANE TURQIT APO GREKET.............SHQIPETARET!!!!NQS JE I <>PER NJE PERGJIGJE ET SAKTE LEXOJE KETO DY LIBRA DHE TE BETOHEM QE DO TE MARRESH NJE PERGJIGJE <>UNE E RRESPEKTOJ ARTIKULLIN TENDE.PA OFENDIME PER MUA ESHTE BOSH.NUK PO E ZGJAS SHUME SE E DI QE DO TE JETE DICKA BOSHE DHE PER TY POR TE LUTEM SHIKOJE ME SYRIN E MIRE FALEMINDERIT.TE PERSHENDES DHE TY GJITHASHTU ENISS. RRESPEKTE DHE DASHURI

__________________
DO DESHIROJA TJU PYES SA E RENDESISHME ESHTE <<FAMILJA>> PER JU O NJEREZ??? PAQE MES NJERI TJETRIT

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2003 03:58
DON HIDRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė DON HIDRI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me DON HIDRI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: DON HIDRI Shto DON HIDRI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto DON HIDRI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

DON HIDRI

Citim:
Po citoj ato që tha DON HIDRI
KENI PERSHENDETJE.DO DESHIROJA TE PYESJA DICKA RRETH KESAJ TEME.PA OFENDIME. ME RRESPEKT. E PARA NGA E KA BURIMIN FEJA ISLAME DHE SI E KA AJO .ANASJELLTAS PER FENE EKRISHTERE DHE NGA E KA AJO.<>E DYTA SA LIBRA TE SHENJTE JANE.SA PER KUJTESE JANE 4.TE CILAT JANE KURANI BIBLA UNGJILLI DHE TEURATI.UNE KAM LEXUAR 2 NGA KTO TE CILAT JANE BIBLA DHE KURANI.LIBRAT JANE ATO QE E TREGOJNE HISTORINE NUK JANE TURQIT APO GREKET.............SHQIPETARET!!!!NQS JE I <>PER NJE PERGJIGJE ET SAKTE LEXOJE KETO DY LIBRA DHE TE BETOHEM QE DO TE MARRESH NJE PERGJIGJE <>UNE E RRESPEKTOJ ARTIKULLIN TENDE.PA OFENDIME PER MUA ESHTE BOSH.NUK PO E ZGJAS SHUME SE E DI QE DO TE JETE DICKA BOSHE DHE PER TY POR TE LUTEM SHIKOJE ME SYRIN E MIRE FALEMINDERIT.TE PERSHENDES DHE TY GJITHASHTU ENISS. RRESPEKTE DHE DASHURI



Don hidri une jam munduar te sjell dicka reth ketij besimi. Une per veten time nuk mar vesh shume nga feja myslimane, por jam munduar te sjell dicka per lexuesit dhe per ata qe jan te interesuar te mesojne rreth ketyre besimeve. Aq me mire qe ti mer vesh dhe di me shume per keto besime. PO une cuditem me ty se si mund ta hedhesh posht nje artikull te till me fjal boshe dhe me hamendje.
Ti the qe ke lexuat materjale mbi kuranin dhe mbi biblen, ateher perse nuk na solle ketu argumenta bindese per ta kundershtuar kete materjal te cilin e quan bosh. Ne kete menyre ti me le shteg mua dhe te gjithe atyre qe kan lexuar kete tem qe te mendojme qe nuk eshte artikulli ime bosh por postimi yt i cili nuk ka asnje vler per kete tem. E them se nuk ka asnje vlere se nuk permban asnje materjal apo ide qe ta kundershtoj artikullin tim. Nuk po them se ato ca kam shkruar uen jane perfekte dhe plotesishte te drejta por nga ana tjeter nuk po shoh nga ty asgje plote per te kundershtuar ate qe kam shkruar une.
Do te kisha shume deshir qe te shkruaje dicka dhe te na tregoje fakte me reale dhe te hapje drit mbi kete teme,gje per te cilen une e kam hapur.
Pres ndonje fakt me konkret mbi kete teme nga ju
Me respekt keni.
P.S. Dhe nje verejte. Mos mu drejto mua kur te shkruash por temes dhe postimeve qe jan shkruar ne te. Kjo do jet me e mir dhe jo fyese.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2003 15:06
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
DON HIDRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 02/12/2003
Vendbanimi: CT USA
Mesazhe: 4

O Keni por une ta theksova mor lal.shikoje me syrin e zemres une nuk kam ndonje kundershtim me temen qe ke hapur ti apo me<>. me fal nqs ti je i ofenduar. me rrespekte DON HIDRI

__________________
DO DESHIROJA TJU PYES SA E RENDESISHME ESHTE <<FAMILJA>> PER JU O NJEREZ??? PAQE MES NJERI TJETRIT

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2003 20:08
DON HIDRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė DON HIDRI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me DON HIDRI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: DON HIDRI Shto DON HIDRI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto DON HIDRI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Citim:
Po citoj ato që tha DON HIDRI
O Keni por une ta theksova mor lal.shikoje me syrin e zemres une nuk kam ndonje kundershtim me temen qe ke hapur ti apo me<>. me fal nqs ti je i ofenduar. me rrespekte DON HIDRI

E ke gabim Don Hidri, nuk jam ofenduar, perkundrazi me behet qefi qe dikush shkruan dhe hap debate dhe diskutime rreth temes. Por kur i thua dikujt qe artikulli jot eshte bosh duhet qe dhe ta vertetosh me anen e nje artikulli plot. Dhe mua do me beheshe qefi qe ti te vertetoje dicka dhe te me mbushje mendjen mua dhe te tjereve qe e kan lexuar kete artikull per boshllekun qe ka. Fakte lal fakte ato e kundershtojne cdo gje.
Do me beheshe qefi po te sillje dicka me vler dhe jo si keto postime qe kemi shkembyer qe nuk kan piken e vleres dhe aq me teper nuk i sherbejne kesaj teme.
Faleminderit per mirkuptimin DON HIDRI dhe je i mirpritur per te sjell ndonje materjal me plot.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Dhjetor 2003 02:32
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Pashai
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/11/2003
Vendbanimi: Amerika e Veriut
Mesazhe: 38

Re: Islami dhe krishterimi i shqiptarėve

Citim:
Po citoj ato që tha Keni
I
Në dhjetëvjetëshat e fundit është bërë modë kohe të pohohet në të gjitha nivelet shkollore, në qarqet akademike e deri në shtypin e verdhë se të parët tanë, ilirët (d.m.th. parashqiptarët) kanë qenë katolikë, fe kjo të cilën ata e pranuan vullnetarisht.



Te paret tane s'kane qene katolike, ose me sakte jo te gjithe iliret kane qene katolike. Ata u "krishteruan" se bashku me shume nga anetaret e tjere te perandorise romake kur perandoret vendosen qe krishterimi do te ishte feja e perandorise. Me pas, me ndarjen ne perandorine lindore dhe ate perendimore dhe duke qene se kufiri kalonte ne tokat shqiptare, edhe ne perfunduam nje pjese ortodokse dhe nje pjese katolike.

Njekohesisht, te pretendosh qe nje pjese e popullsise ilire ka qene me pare islame sesa e krishtere eshte nje hipoteze qe eshte e veshtire te gelltitet. Mbase, nje pjesez e vogel e popullsise ka pranuar islamin me shpejt por pyetja eshte sa e madhe ishte kjo pjesez?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Dhjetor 2003 15:40
Pashai nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Pashai Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Pashai (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Pashai Shto Pashai nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Pashai nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
unforgiven
*$*$*

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: *$*$*
Mesazhe: 958

O Pasha a mund te na thuash zanafillen e fese shqiptare, orodoks e katolik Jo, mysliman Jo, po atehere?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Dhjetor 2003 02:13
unforgiven nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė unforgiven Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me unforgiven (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: unforgiven Shto unforgiven nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto unforgiven nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

krishterimi ne Shqipni

une per vedi nuk shoh asgja te gabume ne artikullin e botume nga KENI mbi Krishtenimin e Islamizmin ne Shqypni.....
Edhe ne Bibel eshte e shkrume kjarte: qe shenPali( shpresoj mos te gabohem me shen Pietrin) mbasi qendroi ne Athine kaloi neper Iliri dhe pruni krishterimin ne Iliri (dmth Shqypni)

e mira e te mirave asht me i njofte rranjet tona e me kene krenar per identitetin tone te kshtene.
ma poshte ka nje artikull interesant
ciao nga 3SH

Identiteti i katolikëve shqiptar


Problemi i identitetit āsht nji problem jetik i njeriut, mbasi e dijmë fort mirë se dyzimi, shpërbāmja apo ngatërrimi i tij janë shfaqje patologjike qi cenojnë higjienën mendore të individit.
Në ketë pikëpamje duhet thanë se katolikët shqiptarë e kanë pasë gjithmonë të qartë çashtjen e identitetit të tyne. Ekzistenca e tyne āsht shźnjue prej nji karakteristiket themelore: qindresës së skajshme. Ky tension shpirtnór e fizik ka bā qi ata të mos shkapërdahen por të jenë të ngulitun në nji binom themelor: fé e atdhé, nën dritën e të cilit vlerat e fesë përkojshin plotësisht me ato të kombit, edhe pse mā vonë vlerat e kombit nuk ishin identike me ato të fesë së tyne.
Fjala "katolik" vjen prej greqishtes katą-olos, qi don me thanë “i tansishëm, universal”, pra, nji komunitet i ndërgjegjësuem në mënyrë universale prej disa vlerave shpirtnore, të cilat nuk janë bijat jetime të kësaj apo t’asaj epokë, por përshkojnë historinë në mënyrë transversale e shpeshherë kundër rrymet.
Lidhjet e katolikëve shqiptar me Perëndimin janë latue përfundimisht qysh prej ndamjes së Perandorisë romake, atëherë kur qytetet mā të mëdhaja të Adriatikut dhe provinca prevalitane i ranë për hise Romës.
Për sa i përket qartësķs së identitetit t’kësaj pjese të shqiptarëve i duhet dijtë për nderë punës së qindra e qindra meshtarëve atdhetarë q’prej kohës së Budit e të Bardhit, të cilët lakojshin njilloj fenë me çlirimin kombëtar, shelbimin e personit me t’drejtën me qenë i lirë. Kjo gja bāni qi katolikët të mos kishin dyshime, bjen fjala, rreth shqipes dykrenshe, atëherë kur nji pjesë e shqiptarëve, me nji tallje shumë me mend, e quejshin: "flamuri me sorrë". Ky identitet bāni qi katolikët shqiptarë ta kishin të qartë qysh në vitet ’20 të shekullit të kaluem, rrezikun bolshevik qi kërcnonte botën, mësa shtypi dhe propaganda kishtare i a bāne të qartë besimtarëve se ku mund ta çonte vendin tonë, të sapodalun prej mesjetës otomane, nji aventurë si ajo e muzhikëve të Rusisë.
* * *
Shembja e ideologjisë komuniste bān sot qi shumëkush të ndiejnë nji mungesë të theksueme kalciumit në ndërgjegje. Ka sish qi tue pasë bjerrë me kohë çfarëdo lloj besimit në t’mbinatyrshmen dhe tue përbuzë traditën e patën lëshue veten në duert e nji ideologjije qi tash s’āsht mā – e sot ata ndihen të pa nanë e të pa babë, ose mā mirë me thanë s’dijn kujt me i a vu gishtin për babë (scil. identitet). Bahet fjalë për të gjithë ata qi për herë të parë në historinë e tyne biologjike e sociale e kanë pa veten të organizuem politikisht e të përfaqsuem realisht kah ana shoqnore prej nji ideologjije si komunizmi.
E sot, të humbun në nji nihilizëm pa bazë teorike, ata duen me e kthye mungesën e shpirtit, pra patologjinë e tyne, në nji tipar kombëtar.
Ne, nuk i vejmë faj askurrkuj në ketë pikë, mbasi e dijmë mirë se mbas epidemive të gjata mbesin në kambë veç mā të fortit, e sot shihet mjaft qartë se Kulla e Babelit shqiptar s’āsht tjetër veçse nji kacafik1 ku grindavecat shtyhen se kush po del i pari në maje, pa e kuptue se janë të gjithë barkas tue u zhgarravitë me disa idena e diskutime qi Europa, mirë a keq, i ka lanë mbas shpinet tash nji shekull.
Në ketë kuptim identiteti i njeriut të formuem larg traditës, besimit, historisë, çon shqiptarët (mjafton me lexue listat emnore të pasaportave, qi publikojnë konsullatat tona) me marrë emna: aktorësh e futbollistash të huej, bimësh mjeksore e enësh guzhinet – të huazuem prej tingujve qi të huejt lëshojnë magjishëm ndër veshët e tyne. Kjo gja çon ata qi s’kanë mujtë me qenë shqiptarë të mirë, me u bā italian, kanadez apo gjerman të këqij, gjithnji në kuptimin e identitetit të humbun e të padijes së rranjëve.
Atëherë mbesin nihilistat, ata qi s’e dijnë se prej kah vijnë e kah shkojnë. Me thanë të drejtën nihilistat tonë janë shumë të papërkryem, mbasi dihet qi prej venës së keqe s’mund të dalin ufulla e mirë.
Kah ana tjetër qindron endé në kambë identiteti katolik i nji pjese të shqiptarëve, ndaj të cilëve regjimi gjysëshekullor pati nji kujdes të veçantë e bāni nji punë shembullore, ase mā mirë vazhdoi bindshëm punën e atij regjimit tjetër pesëqindvjeçar.
Vetë relievi shpirtnor i katolikëve āsht i tillë qi i detyron energjitë e tyne me u derdhë prej maleve në det, prej lindjes në perëndim, ashtu siç bājnë tanë lumenjt e vendit tonë. Nostalgjina të tjera ata nuk kanë pasë, mbasi prej Lindjes - tue fillue prej 29 majit 1453, ramjes së Konstantinopolit në duert e otomanëve – nuk vinte mā kurrfarë dritet, por veç nji terr mbytës i çdo identiteti e ndjenje kombtare.
Në qindresën e tyne të skajshme, katolikët nuk kanë pasë dëshirë tjetër posë se me qenë të lirë e me jetue si të gjithë popujt e qytetnuem europian, mbasi e patën provue qysh në shekullin e XV çka donte me thanë me u qeverķs me statute europiane, patën kuvendet e rrugët e veta, abacitë e katedralet, princat e humanistat e vet - ashtu siç patën mā vonë rasën fatkeqe me provue se çka don me thanë me u sundue prej aziatikëve, pra, me ndejt vendnumërņ e të përçamë ndër shekuj.
Këto janë të vërteta qi qysh prej te F. Konica e L. Nosi e deri te V. Koça me shokë u janë thanë haptas shqiptarëve, merret vesht atyne qi dijnë me lexue jo vetëm tue rrokëzue.
Nuk mundena ne sot me e paqtue ndërgjegjen tonë kombëtare pa e dijtë me saktësķ se në thellësķ të shpirtit tonë, ai det qi na ndan prej Perëndimit s’āsht tjetër veçse nji urë qi na bashkon, edhe pse ndokujt kjo gja i shkakton humbje peshet e zbraztķ të madhe në tanë qenjen.
Në ketë kuptim, identiteti katolik āsht paraprijës i ndërgjegjes kombëtare drejt nji neohumanizmi europian, āsht nji pasaportë e vlertë e rranjëve tona.
Kur mendojmë qi Turqia moderne me themele kemaliste po bān çmosin me bā pjesë në bashkësinë e popujve europianë, atëherë nostalgjinat e vonueme apo mallëngjimi atavik për Lindjen na duken sëmundje kalimtare për shoqnķn, por të pashërueshme për individin.
Me këta rreshta nuk dona me mbajtë qendrim kritik ndaj askurrkuj qi e ndjen veten mbrenda kësaj parenteze të palavdishme, mbasi ndaj nji pozicioni kaq regresiv e barkshuem (shterpë), çfarëdolloj kritike kishte me qenë humbje kohe. Duem vetëm me pohue t’vërtetën e madhe t’identitetit të katolikëve shqiptar.
Atyne qi u āsht shemb bota mbi krye e mundohen me ndërtue nji kolibë me trenat e kalbun të saj, nuk mundet me i pëlqye Perëndimi as atëherë kur e kanë zgjedhë si strehë të vetën. Kurse për ata qi kanë jetue me pahiri për mā se pesë shekuj në kolibën e mjerimit lindor, Perëndimi āsht rilindja e idealeve të veta, të bashkërendituna me idealet e shpirtit europian, edhe pse rreziqet – si për çdo lindje të zorshme e të stërvonueme - s’mungojnë.


1 Kacafik-u: një vend i vogël i ndërtuar përmbi kasolle, ku bekçiu rri e ruan vreshtat dhe bostanet; fig. shtëpi e keqe, e vogël. (Fjalori i Gjuhës shqipe). Shënjim i autorit.





Marrë prej te "Bota Shqiptare"

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Dhjetor 2003 12:54
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:45 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Islami dhe krishterimi i shqiptarėve

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.