J@mes
¤The World Is Yours¤
Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Tiranė
Mesazhe: 32
|
Bashkangjitje: del_me_sukses_eksperimenti_me_i_madh_shkencor_toka_nuk_zhduket.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 60 herė.
Del me sukses eksperimenti më i madh shkencor, toka nuk zhduket
Publikuar: 11.09.2008
Vrima e zezë e krijuar nëpërmjet përplasjes së Hadroneve, më e fuqishmja e bërë ndonjëherë e cila krijon makinën më të madhe në botë, është vënë në veprim sot në CERN, qendrën nukleare të kërkimit në Gjenevë.
Pesë, katër, tre, dy, zero asgjë brohoriti Lyn Evans, shef i projektit LHC, kur një pamja e përplasjes së grimcave u shfaq në monitor.
Ishte ora 9:30 me orën amerikane kur një rrymë protonesh është futur në një qark me diametër 17 milje dhe 100 m. nën tokë në Malet Jura në kufirin Franko-Zviceran.
Për shkencëtarët ka qenë një moment gëzimi i pamasë, pasi i kishin kushtuar një pjesë të madhe të jetës së tyre këtij projekti.
Protonet janë rrotulluar në makineri për më pak se një orë në një kohë më të shkurtër se sa ishte parashikuar kur një rrymë dallohet rreth qarkut të përshpejtuesit me shpejtësinë e dritës. Në këtë mënyrë LHC ka kaluar pikën kritike.
Shumë shkencëtarë kishin parashikuar se ky eksperiment i cili ka kushtuar 5.15 miliardë paund do të shkaktonte fundin e botës, pasi mund të krijonte vrima të zeza të cilat do të thithnin brenda tyre të gjithë tokën, në një kohë shumë të sshkurtër.
Dr Evans, drjetori i këtij projekti që do të sjellë ndryshime në Shkencë dhe në botë, arriti të thoshte vetëm pak fjalë: Jam shumë i lumtur të vazhdoj.
Përpara disa kohësh ai është shprehur se: Ky është një nga projektet shkencore më të mëdha dhe më komplekse të bëra ndonjëherë, dhe kjo gjë nuk mund të bëhet pa inxhinierë të aftë të klasit të parë.
Kur ja kanë arritur qëllimit, shkencëtarët kanë brohoritur nga gëzimi dhe kanë duartrokitur pa pushim.
Shkencëtarët kanë marrë mundimin dhe kanë bërë të mundur që protonet të udhëtojnë në krahun e kundërt të tyre vetëm me shpresën për të zbuluar pikëpyetjen e madhe të njerëzimit: si ne kemi ardhur në këtë botë?
Projekti LHC nuk mund të dalë me fitim deri në fund të vitit, kur shpresohet të fillojë të hedhë dritë në origjinën e universit, duke shpjeguar arsyen e errësirës dhe vrimave të zeza.
Një shkencëtar William Hill ka festuar sot vazhdimin e ekzistencës së njeriut. Ai kishte besuar se data 10 Shtator 2008 do të ishte fundi i botës.
Projekti LHC do të jetë një eksplorim shkencor dhe do të shpjegojë përse ne jetojmë si specie në këtë univers kaq të rrezikshëm dhe të ndryshueshëm.
Nëse dy hidrogjenë përplasen me njëra tjetrën mund të përmbushet profecia e Nostradamusit në Shekullin e 4-të, që çdokush mund të lërë një qytet në kohën që ajri bëhet shumë i thatë.
Mekanizmi Higgs, që e ka marrë emrin nga fizikanti Peter Higgs, është baza e gjithë zbulimit të projektit LHC.
Ne lëvizim sipas një Supersimetrie, një teori që është baza e shumë problemeve matematike. Nëse kjo gjë shpjegohet atëherë do të mund tu jepet përgjigje shumë pyetjeve të astronautëve lidhur me vrimat e zeza, rrotullimin e planetëve si dhe formimin e galaktikave.
Me këtë projekt mund të shpjegohen shumë pikëpyetje që deri më sot nuk ka qenë e mundur tu jepet një shpjegim.
Shpjegimi i universit është një çështje shumë e madhe, dhe ne kemi përgjegjësinë ta bëjmë këtë. Përvec kësaj, ka më shumë se 13.7 miliardë vjet që atomet e hidrogjenit mund të kalojnë në rrugë të tilla që japin mundësinë e krijimit të makinave që shkojnë në zemër të lëndës dhe të mahnisin këdo me bukurinë e saj.
Takimi i atomeve është baza e shumë diejeve dhe eksperimenti i sotëm mund të konsiderohet madhështor për nga rëndësia e tij.
Orjeta Zhupa /Shekulli/
__________________
»« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|