Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Libra qe mund te lexoni mbi historine
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Libra qe mund te lexoni mbi historine

Kjo liste librash eshte derguar nga nje anetar anonim. Keto jane librat qe ai keshillon te lexohen. Nese ka libra te tjere qe dikush mendon se mund te integrojne keta apo mund te zgjerojne horizontet ju lutem vijini ne kete teme.


Aristidh P. Kola "Arvanitasit dhe prejardhja e grekërve", Shtëpia Botuese 55, Tiranë, 2002.

Nermin Vlora Falaski "Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët", Shtepia botuese Faik Konica,
Prishtinë, 2002.

Edwin E. Jacques, “Shqiptarët: Nje Histori etnike nga kohet parahistorike nete tashmen",
McFarland & Company, Inc., Publishers, Jefferson, North Carolina, 1995. Ne shqip i botuar
nga Shtepia Botuese “Kartë & pendë” me 1996.

Dhimitër Grillo, "Arvanitët dhe shqiptarët në luftën çlirimtare të popullit grek", Shtëpia
botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1985.

Modifikuar nga Fajtori datė 14/01/2003 ora 01:33

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Janar 2003 18:10
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Do te shtoja nje liber historie

"Historia e Shqypnis" nga Tajar Zavalani
I shkruar ne vitet 60' eshte akoma sot e kesaj dite libri i historise me i faktuar. eshte pune disa vjecare e bere ne arkivat e Londres. Materiali shoqerohet me fakte shume te besueshme dhe me burimet ku ato jane marre.

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Janar 2003 20:55
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Visitor
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/01/2003
Vendbanimi: Diku ne Sh.B.A.
Mesazhe: 118

Edhe "Historia e Ballkanit" nga George Castellanos (nuk jam i sigurte qe e kam shkruare sakte emrin e tij) s'eshte i keq per te pasur nje njohuri mbi rajonin.

Nje burim informacionesh te pergjithshme, dhe relativisht te vjetra eshte "Albania-A country study", botim i Bibliotekes te Kongresit Amerikan, i cili eshte i dobishem per periudhen para 1990-tes. Nuk besoj se ekziston i perkthyer ne shqip, dhe ne internet eshte ne kete adrese: http://memory.loc.gov/frd/cs/altoc.html

__________________
"Oderint dum metuant"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Janar 2003 19:09
Visitor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Visitor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Visitor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Visitor Shto Visitor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Visitor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

ABDYLI.T
Levizja kombetare shqiptare 1900-1903
Prishtine 1982
-----------------------------------
Agaj.A
Miloshi heroi i KOSOVES:legjende e mbledhur e perthyer
---------------------------------------------------------------------
Mirdita.Z
ceshtja e etnogjenezes se shqiptareve
perparimi 1970
--------------------------------------------------------------
EDITH DURHAM

High Albania----- london 1909
Some Tribal origins,laws and customs of the balkans----london 1928

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shkurt 2004 17:17
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

GJUHA E PERENDIVE-------ARISTIDH KOLA.
Vertet qe ja vlen t`a lexosh.Hedh drite mbi kulturen dhe gjuhen e lashte shqiptare.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Prill 2004 18:52
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė jimmy84 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė jimmy84't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto jimmy84 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Post

Illyricum Sacrum-----Zbulohet enciklopedia shqiptare 300-vjeēare

“Illyricum Sacrum” është një vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndarë në nëntë vëllime. Në të flitet për historinë e ilirëve, domethënë për historinë e shqiptarëve që kanë jetuar në faqen perëndimore të Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. “Illyricum Sacrum” përmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime të shumta për të parët tanë, të cilat nuk gjenden askund veç në këtë vepër të madhe. Sipas prof. Aleksandër Stipçeviç, vepra “Illyricum Sacrum” është një arritje kapitale e historisë evropiane. Ajo ka rëndësi të dorës së parë si burim të dhënash për historinë mesjetare të Ballkanit Perëndimor. Vëllimi i parë ka dalë në vitin 1751, kurse i fundit në vitin 1909. Shtatë vëllimet e para janë përgatitur nga Daniele Farlati, kurse dy vëllimet e fundit nga Jakobo Coleti.

Dokumentet e arkivit zbardhin materialin e çmuar historik qindravjeçar, me rreth 5500 faqe, që do të publikohet së shpejti

Treqind e dy vjet më parë, në vitin 1702, Papa Klementi XI i drejtohet ipeshkëvit të Tivarit, imzot Vinçenc Zvajevikut: “Dëshiroj të përmbushësh një vizitë pastorale në trojet e Arbnisë. Të shkosh atje dhe të shikosh nga afër kryeipeshkëvitë, ipeshkvitë, dioqezat dhe famullitë.

Pasi të keni bërë këtë punë dua nga ju një raport të hollësishëm për gjendjen e kishave të Arbnisë dhe të besimtarëve… dhe më në fund dua të di, a e përdor ai popull gjuhën e vet, të folmen arbneshe?”

Duke i shkruar ipeshkëvit të Tivarit, Papa Klementi XI, që quhej ndryshe edhe Papa Albani, për shkak të origjinës shqiptare, kërkonte gjallërimin e jetës katolike në Shqipëri, si dhe ruajtjen e gjuhës së këtij vendi. Sipas Klementit XI, shqiptarët ishin të vendosur në ruajtjen e traditave të tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari që kishte kuptuar se shqiptarizimi i kishës katolike ishte mjeti më i mirë për të ruajtur fenë dhe kombin në këtë vend që kërcënohej gjithnjë e më shumë nga dyndjet osmane.

Duke iu përgjigjur letrës së Atit të shenjtë, kryeipeshkëvi i Tivarit, Vinçec Zmajevik, kalon qytet më qytet e katund më katund duke plotësuar me përkushtim të thellë urdhrin e shenjtë të Papës. Pas ekspeditës në Arbni, ai i shkruan Papës: “… ju solla dheut rreth e rreth, gjithëmbarë e pashë vuajtje shumë o Atë i shenjtë. Qytetet e lulëzuara ishin vënë nën haraç, pashë kala të rrënuara, forcën tonë të prishur, e kisha të përlyera. Pashë pleq të vuajtur, meshtarë duke qarë, barinj të travajur, murtajën që bënte kërdinë. Zemra ime, bashkuar me mjerimin e popullit tim, donte të më ndahej copa.”

Në fund, ipeshkëvi i Tivarit e mbyll kështu letrën e tij: “Konstatimet e mia do të ishin të pavlera sikur të mos ndërmerreshin hapa të menjëhershëm për t’i ardhur në ndihmë popullit të Arbnisë që është, në të njëjtën kohë, edhe populli juaj o Atë i Shenjtë!”

Pas këtij letërkëmbimi Papa Klementi XI vendosi që në Mërçi të Lezhës më 14 e 15 janar, 1703 të mbahej kuvendi i Arbnit. Me vendim të Papa Klementit XI u themelua kolegji për arbëreshët e Italisë në Shën Mitër Koronë. Ai dha 4000 skude për një vend të përhershëm në Kolegjin Urban të Propagandës Fide në Romë, vend i cili do të mbahej nga një shqiptar. Me iniciativën e tij u hap katedra e gjuhës shqipe në Romë. Sipas Papa Klementit XI, rimëkëmbja e Arbnisë, domethënë ringritja e ndërgjegjes kombëtare mund të vinte duke ruajtur gjuhën, fenë dhe historinë e të parëve. Sipas Papës, këto ishin simbole të unitetit kombëtar.

Ashtu si në vitin 1702, dhjetë vjet më vonë, Papa Klementi XI i drejtohet për bashkëpunim një intelektuali, studiuesi dhe historiani, z. Daniele Farlati, për të ndërmarrë një ekspeditë të gjerë nëpër dheun e të parëve të tij, nëpër Iliri. Kështu nisi puna për korpusin “Illyricum Sacrum”, të cilit Daniele Farlati do t’i kushtonte gjithë jetën e tij.

Farlati, një ilirolog i hershëm

Me këtë vepër Farlati bëhet një nga personalitetet më të mëdha të ilirologjisë. Ai është më i madhi, përfaqësuesi më dinjitoz që njohim deri më sot.

Nuk ka ilirolog tjetër që mund të konkurrojë me të për periudhën antike, deri në Mesjetë. Me dokumente dhe fakte ai argumenton prejardhjen tonë shumë e shumë kohë para se të vinin sllavët në Ballkan. Ai davarit mjegullat shekullore e saktëson kohën ilire, helene, romake dhe bizantine. Ai dhe vetëm ai, paraqet themelet e ndërlikuara mbi të cilat u ngrit shteti ilir dhe jeta e paraardhësve tanë. Për të kryer studime të tilla nuk është e lehtë. Duhet shumë kohë, shumë dije, dokumente e dëshmi që mund t’i gjesh pas një hulumtimi të gjatë e në vende të ndryshme. Burimet e informacionit janë gati të paarritshme. Por edhe kur i gjen, nuk është e lehtë t’i deshifrosh. Mendoni se ç’punë kolosale i është dashur Farlatit për të ndërtuar pa asnjë të metë mozaikun e ilirëve që jetonin në faqen perëndimore të Ballkanit. Nëse historiografisë sonë i heqim Farlatin, atëherë prejardhja jonë do të ishte e dyshimtë, e mangët, e cunguar. Të dhëna për këtë periudhë kanë paraqitur edhe studiues të tjerë, por roli dhe saktësia e Farlatit janë të padiskutueshme. Të gjithë ata që duan të flasin për ilirët dhe historinë e shqiptarëve, patjetër duhet të mbështeten e të citojnë Daniele Farlatin. Ai është institucion. Ai përfaqëson bankën më të madhe të të dhënave për Ilirinë.

Në Shqipëri tri nga shtatë vëllimet e Daniele Farlatit
Sot për sot, në Shqipëri gjenden tri vëllime të Daniele Farlatit, një vëllim që ndodhet në AQSH, një vëllim në Bibliotekën Kombëtare, dhe një vëllim që gjendet në Shkodër. Vëllimet e tjera nuk i kemi. Ato gjenden në Vatikan, në Venedik, në Kroaci, në Muzeun e Vjenës etj. Edhe në këto vende, kopjet e “Illyricum Sacrum” janë të rralla. Me një iniciativë të marrë nga shtëpia botuese “ARBI” në Prishtinë, ashtu siç u veprua me “Acta et Diplomata res Albanie mediae a etatis ilustrantia” të Shuflait, pritet të veprohet edhe me nëntë vëllimet e Farlatit e Coletit për “Illyricum Sacrum”. Për këtë korpus që i kalon të 5500 faqet, do të kontribuojë Ministria e Kulturës së Kroacisë dhe Ministria e Kulturës së Kosovës. Natyrisht, Ministria e Kulturës së Unionit Serbi – Mali i Zi as që mendohet të kontribuojë. Po kështu, edhe Ministria e Kulturës së Maqedonisë, pasi në këtë vepër flitet për Shkupin ilirik të banuar nga shqiptarët. Kontribut nuk mund të japë as Ministria e Kulturës së Greqisë, sepse në “Illyricum Sacrum”, flitet për një të tretën e Greqisë të banuar nga iliro-shqiptarët.

Ja nëntë vëllimet e “Illyricum Sacrum”

Nga Volumi i parë deri tek i nënti janë dashur 150 vjet punë e palodhur për të krijuar këtë korpus, që flet jo vetëm për prejardhjen e shqiptarëve, por edhe për historinë e ilirëve që jetonin në pjesën perëndimore të Ballkanit.

Autor i vetëm për shtatë volumet e para të këtij korpusi është Daniele Farlati. Pas vdekjes së tij, Jakobo Koleti, përfundoi volumin e tetë e të nëntë të “Illyricum Sacrum”. Formati i faqeve të këtij korpusi është sa ai i revistave të sotme, 38 X 25 cm. Për botimin e ri nga “ARBI” L.t.d, Prishtinë, një ndihmesë të madhe ka dhënë Drejtoria e Përgjithsme e Arkivave të Shqipërisë. Sipas z. Sinani, DPA, ka krijuar të gjitha lehtësitë e komunikimit me të gjitha institucionet që ka marrëveshje dypalëshe e që zotërojnë të nëntë vëllimet origjinale të “Illyricum Sacrum”. Pikërisht këto kopje do të shërbejnë si matricë e pastër për botimin fototipik. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë ka ndihmuar gjithashtu në përpunimin e lëndës, duke shfrytëzuar në mënyrë të frytshme marrëveshjet dypalëshe. Ajo ka afruar dhe ka nxitur bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë jashtë Shqipërisë për kërkime në bibliotekat dhe arkivat e Vatikanit, Venedikut, Firences, Zagrebit, Dubrovnikut, Cetinjës etj., etj. Tani Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë po nxit institucionet shqiptare për t’u bërë palë në botimin e kësaj vepre monumentale.

Projekti për financimin e botimit të “Illyricum Sacrum”

Të parët dhe të fundit që duhet të kontribuonin për botimin luksoz e voluminoz të “Illyricum Sacrum” është Ministria e Kulturës së Shqipërisë. “Deri tani, thotë drejtori i përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, prof.dr.Shaban Sinani, AQSH-ja ka një praktikë të tërë me Ministrinë e Kulturës. E kemi vënë në dijeni për këtë projekt, si dhe punën e bërë deri tani. Ne si arkiv, kemi dhënë gjithë ndihmesën tonë për këtë vepër. Kemi vënë në dispozicion të shtëpisë botuese “ARBI” çdo informacion. Kemi shfrytëzuar gjithë bashkëpunëtorët tanë jashtë shtetit, si dhe lidhjet tona zyrtare me Arkivin e Vatikanit, të Venedikut, Firences e Kroacisë për botimin e plotë të “Illyricum Sacrum”. E gjithë kjo punë është shumë pozitive, por nuk është e plotë. Botimi luksoz me format origjinal dhe lidhje speciale, me harta, skica e ilustrime origjinale ka një kosto të lartë. Për të qenë bashkëbotues duhet kontribuar”. Pas këtij financimi Shqipëria ka të drejtë të marrë edhe kopjet e domosdoshme, jo një e dy, por aq sa do të derdhë buxhet. Në të kundërt, shtëpia botuese, duke ruajtur etikën dhe protokollin, do t’i dërgojë Tiranës zyrtare, ndoshta një ose dy kopje, e shumta tri, asnjë më shumë. Tri kopje janë fare pak edhe për një institucion të vetëm, siç është Biblioteka Kombëtare. Asnjë historian shqiptar, nuk i ka parë deri më sot të nëntë vëllimet e “Illyricum Sacrum”. Ata mund të kenë parë e mund të kenë lexuar një vëllim, atë që gjendet në Bibliotekën Kombëtare, por asnjëherë nuk i kanë parë të nëntë vëllimet e Farlatit. Ky është rasti më i mirë që jo vetëm historianët, por edhe studiuesit, intelektualët, akademikët e të tjerë t’i kenë më në fund të nëntë vëllimet e Farlatit. Është një rast i mirë që edhe presidenti i Republikës, kryeministri, ministri i Kulturës etj. të kenë disa kopje në institucionin e tyre, në mënyrë që protokolli, sipas rastit, të ketë ç’tu dhurojë të huajve. A do të financojë Ministria e Kulturës për këtë vepër?

Vështirë të thuash po, pasi në atë institucion ndoshta, ende nuk ia dinë vlerën. Kur mendon se kjo ministri ka financuar Miss-e, koncerte e parada mode, thua se patjetër do e financojë edhe këtë vepër. Mirëpo, deri tani askush nuk e ka pohuar një gjë të tillë. ndoshta në Prishtinë shumë shpejt “Illyricum Sacrum” do ta shohë dritën e botimit, e në Shqipëri, askush nuk do ta marrë vesh. Në Kroaci, për shembull, të gjitha kopjet e destinuara për këtë vend janë blerë nga një shtëpi botuese. Por kontributin dhe ndihmën që ka dhënë DPA, shtëpia botuese “ARBI” është e gatshme ta pranojë si bashkëbotuese, por ajo nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, nëse qeveria shqiptare nuk kontribuon me një buxhet qoftë edhe modest. Preventivi i një vepre të tillë monumentale është mjaft i rënduar. Kontributi i institucioneve shqiptare mund të bëhet, edhe duke porositur, psh., njëqind kopje për të nëntë vëllimet. Ato mund të përdoren nga kryeministri, nga Ministria e Kulturës, nga Ministria e Jashtme, nga Akademia e Shkencave dhe nga Biblioteka Kombëtare. Nëse qeveria shqiptare nuk kontribuon me buxhet, atëherë shtëpia botuese në Prishtinë, nuk do të pranojë asnjë institucion si bashkëbotues, qoftë ky edhe Arkivi i Shtetit që, faktikisht, ka kontribuar për plotësimin e kësaj vepre.

“Ne, deklaron Shaban Sinani, do të kishim shumë dëshirë që emri i DPA-së, pra emri i një institucioni shqiptar të njihej si bashkëbotues. “Illyricum Sacrum” përfaqëson monumentin më të rëndësishëm të burimologjisë së historisë të vendit tonë, nga Antikiteti deri në Mesjetë. Një vepër e tillë konkurron çdo arkiv institucional.

Flet prof.dr. Shaban Sinani, drejtori i përgjithshëm i Arkivave

"Arkivi i Kosovës është prioritet i pandryshueshëm"

Në mënyrë solemne, në prani të përfaqësuesve të arkivit slloven, kroat, turk, maqedonas e boshnjak, u nënshkrua në Prishtinë marrëveshja midis arkivit shqiptar dhe Arkivit të Kosovës. Kjo është marrëveshja e dytë midis dy arkivave. AQSH-ja ka qenë i pranishëm në Kosovë menjëherë pas hyrjes së trupave të NATO-s në këtë vend. Arkivi i Shtetit Shqiptar ka qenë ndër institucionet e para që ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve.

Zoti Sinani, ç’përfaqëson marrëveshja e dytë krahasuar me ato të periudhave të mëparshme?
Shumë më tepër! Edhe më parë, ne kemi bashkëpunuar intensivisht me Arkivin e Kosovës. Për shembull, çdo ekspozitë dokumentare që është hapur në Tiranë, është hapur edhe në Prishtinë. Kurset e kualifikimit për arkivistët e rinj të Kosovës, kanë qenë, ose të përbashkët, ose specialistët tanë kanë shkuar në Prishtinë. Marrëveshja e re ka pretendime të mëdha. AQSH-ja ka marrë kështu, të gjitha përgjegjësitë për t’iu ndodhur pranë Arkivit të Kosovës. Kjo do të thotë se ndihma ndaj Arkivit të Kosovës do të mbetet prioriteti ynë. Dokumentet e arkivit shqiptar fillojnë që nga shekulli VI kurse dokumentet e Arkivit të Kosovës janë grabitur qysh në vitn 1989. Ato janë çuar të gjitha në Beograd. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me arkivat e Sllovenisë, Kroacisë e Bosnjës. Ju s’keni si ta dini, por nga Arkivi i Kosovës janë grabitur edhe regjistrat e gjendjes civile, regjistrat demografikë, regjistrat e pronave etj., etj. Mendoni se ç’telash i madh i hapet shoqërisë dhe ekonomisë së atij vendi. Arkivat e ish-federatës jugosllave janë në proces gjyqësor për ndarjen e pasurisë arkivore. Arkivi i Kosovës nuk mund të hapë ende një proces gjyqësor për këtë qëllim, pasi nuk janë përcaktuar raportet midis Prishtinës dhe Beogradit. Për të gjitha këto arsye, si dhe për faktin që arkivistët e Prishtinës janë në hapat e para, ndihma ndaj këtij arkivi do të mbetet prioriteti ynë.

ǒparashikon marrëveshja e re?
Marrëveshja e re përmban shkëmbim literature profesionale, shkëmbim informacioni për fonde me interes të përbashkët, shërbim me fotokopje falas, shkëmbim burimesh që sigurohen nga arkiva të treta, shkëmbim specialistësh, njësim terminologjie etj. Marrëveshja e re përmban gjithashtu projekte për të rritur praninë e publikut në të dy arkivat, ekspozita, botime dhe promovime. Kuptohet që të gjitha këto do të jenë në radhë të parë përgjegjësi të AQSH-së, pasi, tani për tani, dihen mundësitë modeste që ka Arkivi i Kosovës. Kjo nënkupton edhe angazhimin e AQSH-së në planin ndërkombëtar, në dobi të Arkivit të Kosovës.

Ja korpusi “Illyricum Sacrum”
1751 Venedik Vëllimi I Autor Daniele Farlati
1753 Venedik Vëllimi II Autor Daniele Farlati
1765 Venedik Vëllimi III Autor Daniele Farlati
1769 Venedik Vëllimi IV Autor Daniele Farlati
1775 Venedik Vëllimi V Autor Daniele Farlati
1800 Venedik Vëllimi VI Autor Daniele Farlati
1817 Venedik Vëllimii VII Autor Daniele Farlati
1819 Venedik Vëllimi VIII Autor Jacobo Koleti
1909 Split Vëllimi IX Autor Jacobo Koleti

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2004 16:07
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Rescue in Albania

Publikuar nga AACL.


Nje liber i shkruajtur ne anglisht nga nje hebre-amerikan ku pershkruan se si te gjithe cifutet qe banonin ne Shqiperi dhe te gjithe qe ata qe arriten te shkelnin ne Shqiperi per ti shpetuar holocaustit, ia dolen te shpetonin gjalle fale mikpritjes dhe sakrifices sublime te popullit shqiptar.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Maj 2004 18:40
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
historiani
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 11/11/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 83

librat e historise

Perhsendetje !

Duke lexuar per librat e historise qe mund te lexoni mendoj qe te jap dhe une nje mendim mbi librat e ketij lloji . Nje nga librat qe padyshim eshte nje risi per ne jane "Kujtimet e Eqerem bej Vlores " nje liber qe me ka bere shume pershtypje dhe ua u rekomandoj te gjitheve . Une per vete tipit te tille i kam vene emrin nje" Faik Konica" i ri . Nje nga librat qe i kane sjelle ndryshim dhe vete historise nga menyra e paraqitjes se kujtimeve me nje objektivitet te papare me nje autokritike qe zor se e gjen ne kujtime te tjera .
Ka dhe shume libra te tjere qe mund ti lexoni dhe une kam nje liste te tille po te kete deshire ndokush mund te shkruaj ne adresen clirim_duro@yahoo.com
Faleminderit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Nëntor 2004 14:06
historiani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė historiani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me historiani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: historiani Shto historiani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto historiani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:30 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Libra qe mund te lexoni mbi historine

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.