Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Mardhenjet e Shqiperise me Fuqite e Medha Aleate
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Mardhenjet e Shqiperise me Fuqite e Medha Aleate

Pozita nderkombetare e Shqiperise
Qeveria shqiptare beri perpjekje edhe per nderkombetare te popullit shqiptar. Ajo tregoj kujdes per mardhenjet me Fuqite e Medha Aleate. Perpara tyre ajo shtroj disa kerkesa per te drejtat nderkombetare te popullit tone, qe buronin nga ndihmesa e tij ne luften kunder fashizmit.
Fillimish, qeveria komuniste kerkoi prej tyre njohjen zyrtare te saj. Aleatet e dhane pelqimin per kete kerkese, me kusht qe me pare te verifikonin karaktrrin e reformave te kryera. Per kete derguan ne shqiperi komisjone vezhguese.
Por aleatet nuk vepruan ne te njejten menyre me kerkesat e tjera. SHBA e Anglia, refuzuan te drejten e Shqiperise per te mar pjese ne Konferencen e San-Franciskos si anerare themeluese e OKB-se. Po ashtu, nuk pranuan verejtjet shqiptare per Traktatin e Paqes me Italin.
Panvarsisht nga keto qendrime, qeveria shqiptare vazhdoj te kembengulte ne kerkesat e veta. Perball tyre, ne vjeshten e vitit 1945, Moska e njohu ate dhe u shpre ne mbrojte te shqiperise ne forumet nderkombetare.
Te njejten gje premtuan te bendin dhe SHBA e Anglia. Mirpo zgjedhjet e pergjithshme duket se nuk i binden ato per vlerat demokratike te qeveris. Per kete arsye e zvariten njohjen dhe rriten presjonet politike mbi qeverin shqiptare, duke kundershtuar pranimin e saj ne OKB e forume te tjera.
Keto presjone qeveria komuniste i quante si perpjekej per mohimin e te drejtave nderkombetare te popullit ton. Madje ajo nxiti dhe disa protesta kunderperendimore.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shkurt 2004 01:32
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Traktati i Paqes me Italine

Ne keto kushte SHBA e Anglia, per te mos i thelluar mosmarveshjet, pranuan pjesmarjen e Shqiperise ne Konferencen e Paqes te Parisit me statusin e vezhguesit. Delegacioni Shqiptar qe mori pjese ne kete Konference, e denoj kete diskriminim. Ai parashtroi ndihmesen e popullit ton ne luften ANCL dhe kerkoj nga Italia demshperblime.
Konferenca e Parisit nuk e zbuti tensionin e krijuar ne mardhenjet me aleatet perendimor. Perkundrazi nje ngjarje tjeter e thelloj me tej. Ne tetor te 1946, dy luftanije angleze qe lundronin ne Korfuz, ndeshen ne mina nen ujore dhe u shkateruan. Gjate incidentit humben jeten mbi 40 pjestare te ekuipazhit.
Per kete ngjarje Londra e akuzoj Tiranen si luftenxitese dhe i kerkoj te paguante demet e shkaktuara. Ajo ndermori nje operacion ushtarak per pastrimin e minave ne Kanalin e Korfuzit, duke shperfillur dhe integritetin teritorjal te vendit.
Kur qeveria shqiptare i hodhi poshte akuzat, Londra ngriti padi ne Gjykaten e Hages. Gjykata e Hages, pas shume debatesh juridike, fajsoj palen shqiptare dhe i caktoi masen e demshperblimit. Mqenese kjo e fundit u deklarua kunder ketij vendimi, Gjykata e Hages bllokoi ne interes te Anglis arin shqiptar te grabitur nga fashistet gjerman.
Ne fillim te vitit 1947, everia shqiptare nenshkroi Traktatin e Paqes me Italin. Ky traktat rikonfirmoi panvarsine e Shtetit shqiptar, demshperblime ne masen 5 miljon dollar.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shkurt 2004 01:32
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Mardhenjet Shqiptaro-jugosllave

Jugosllavia ishte i vetmi vend me te cilin Shqiperia zhvilloi mardhenje te drejtperdrejta ne keto vite. Madje Jugosllavia siguroj statusin e ndermjetesit (kujdestarit), per te perfaqsuar politiken zyrtare shqiptare me shtetet e tjera.
Kete rol (statusi) Beogradi e shfrytezoj ne dobi te planit per shenderimin e Shqiperise ne nje rep. te 7-te jugosllave. Per realizimin e tij, ajo u perpoq ta detyronte udheheqjen e PKSH te deklarohej vet “per bashkimin vullnetar” me Jugosllavin.
Ne emer te gjoja “mirbesimit reciprok” Titoja e njohu i pari qeverine shqiptare. Ai e ftoi E. Hoxhen per vizite dhe se bashku firmosen nje traktat miqesor e bashkepunimi ne mesin e vitit1946.
Nga ana tjeter Beogradi tregoj kujdes “te zbuste” urejtjen tradicionale kunderserbe te shqiptareve. Ai nxiti nje propogande te madhe mbi gjoja “miqesi e vjeter” te dy popujve fqinje. Udheheqja shqitare ra teresish ne kurthin e kesaj politike djallzore. Ajo e motivoj kete “miqesi” si nje proces qe buronte nga ideologjia e perbashket e dy partive ne pushtet.
Duke shfrytezuar politiken prosllave te Tiranes, Beogradi shpejtoj te vinte nen kontroll ekonomine shqiptare. Ne netor te 1946, ndermjet dy qeverive u nenshkrua nje konvente ekonomike, e cila krijoj kushte per kolonizimin ekonomik te shqiperise. Nen frymen e saj u nenshkruan dhe shume marveshje te tjera te pabarabarta, qe e vune ekonomin ton ne meshiren e ndihmes jugosllave.
Me statusin e “ekskluzivitetit politik”, Beogradi e riti me tej trysnin mbi udheheqsit e PK. Madje nxiti ndermjet tyre grindje, me qellim qe te pranonin kapitullimin. Viktim e ketyre grindjeve ra S. Maleshova, nje element moderator, dhe N. Spiru, nje komunist i ri energjik qe perfundoj me vetvrasje tragjike. Ne kete rivalitet doli fitimtar K. Xoxe, nje projugosllav i vendosur.
Kriza ne udheheqjen e PKSH-se i dha dore Beogradit te ndermerte hapat perfundimtare te pushtimit te Shqiperise. Ne fillim te vitit 1948 u krijua nje komisjon per bashkepunimin ekonomik ndermjet dy vendeve. Ky organ do te drejtonte procesin e integrimit ekonomik te shqiperise ne ekonomine jugosllave.
Mirpo planet per kolonizimin e Shqiperise duket se preken interesat e strategjike te Bashkimit Sovjetik. Ky i fundit e sulmoj publikish Jugosllavine, se kishte devijuar nga parimet marksiste dhe zbatonte planet shoviniste.
Vendimet kunderjugosllave B.S. ja beri te njohura udheheqjes shqiptare ne pranver te vitit 1948. Nen frymen e tyre, PKSH denoncoi te gjitha marveshjet ndershteterore me palen jugosllave dhe e akuzoi ate per politik kundershqiptare.
Prishja e mardhenjeve me jugosllavine, panvarsisht nga motivet, pati rendesi te madhe. Ajo shmangu nje rezik shume te madh per vendin tone, rezikun e shperberjes kombetare, te cenimit te lirise e panvarsise kombetare.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shkurt 2004 01:33
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:00 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Mardhenjet e Shqiperise me Fuqite e Medha Aleate

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.