Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Mundje.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Said Prizreni

Dëmtimi në krah pak javë më parë i mundësit Said Prizreni, një ndër pretendentët tanë kryesorë për të kapur normat kualifikuese për në Lojërat Olimpike "Athinë 2004", i ka detyruar drejtuesit e FSHM-së që ta shtyjnë udhëtimin e ekipit tonë për në Amerikë (do të bëhej me datën 1 shtator), ku me 10 shtator starton Kampionati Botëror i Mundjes së Lirë. Sipas vetë sekretarit të Federatës Shqiptare të Mundjes, Viron Bezhani, ekipi do të udhëtonte për në Amerikë më 1 shtator dhe deri ditën e fillimit të garave dy mundësit tanë, Said Prizreni dhe Leonard Çakmashi, që do të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, do të kryenin një fazë përgatitore speciale në qendrat më të specializuara. "Por Said Prizreni është i dëmtuar dhe, nëse duhet të jetë vërtet gati për t'u përfaqësuar në kampionatin botëror, duhet të rikuperohet plotësisht. Dhe një gjë e tillë mund të bëhej vetëm këtu në Tiranë, ku Saidit i është vënë në dispozicion mjeku, terapisti dhe gjithçka tjetër që i duhet për të qenë gati për të konkurruar denjësisht në këtë kampionat dhe për të qenë pretendet për kapjen e normave kualifikuese për në Athinë,"- ka deklaruar sekretari Bezhani. Ashtu siç është bërë e ditur, ky është një aktivitet ku njihen normat kualifikuese për Lojërat Olimpike "Athinë 2004". Duke qenë kështu, Federata Shqiptare e Mundjes i ka kushtuar rëndësi të veçantë përfaqësimit në këtë botëror, i cili sivjet zhvillohet në Amerikën e largët. Pretendentë për të kapur normat kualifikuese për në olimpiadë në këto gara, deri tani janë dy mundësit Said Prizreni dhe Leonard Çakmashi, të dy kontigjent të ekipit Tirana.
Ky është aktiviteti i parë kualifikues për këto lojëra, ndërkohë që në janar do të zhvillohet një tjetër aktivitet ndërkombëtar. Turneu i janarit është mundësia e fundit për t'u kualifikuar për mundësit tanë. Sipas sekretarit Bezhani, të dy mundësit Prizreni dhe Çakmashi synojnë të kapin normën kualifikuese. Për mundësin Leonard Çakmashi, botërori është e vetmja mundësi që i jepet për të kapur normat, pasi në turneun e janarit në vend të tij do të udhëtojë një tjetër sportist i mundjes së lirë. Ndërsa Prizrenit do t'i jepen të dyja mundësitë e përfaqësimit, por, me sa duket, ai do ta humbasë vetë mundësinë e parë, që i jepet tani në shtator, për shkak të dëmtimit që ka në krah.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2003 02:29
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Prizreni, test para olimpiadės.

Mundësi i vetëm që do të jetë në Lojërat Olimpike "Athinë 2004", Sait Prizreni, do të përfaqësohet në Turneun Ndërkombëtar të Mundjes së Lirë në Lajpcig të Gjermanisë. Prizreni, prej gati 1 muaji, është grumbulluar në qendrën e ekipit kombëtar të mundjes së lirë në Itali dhe po e kryen atje fazën përgatitore në prag të lojërave olimpike. Që nga Italia, ai ka udhëtuar dje për në Gjermani, ku do të përfaqësohet në këtë turne. Sipas sekretarit të Federatës Shqiptare të Mundjes, Viron Bezhani, përgatitja fizike e mundësit Prizreni është optimale dhe përfaqësimi i tij në turneun e Gjermanisë do të jetë një test përpara një ngjarjeje kaq të rëndësishme, siç janë Lojërat Olimpike "Athinë 2004". "Më shumë sesa rezultati, në përfaqësimin e Sait Prizrenit në Gjermani do të shihet sesa e frytshme ka qenë stërvitja e tij prej gati një muaji në Itali. Ky përfaqësim, në të cilin përfaqësohen dhe shumë mundës që do të jenë pjesëmarrës në lojërat olimpike, është testi më i mirë për Sait Prizrenin, pasi aty do të njohë më nga afër disa prej kundërshtarëve të tij,"- përfundon Bezhani. Kujtojmë se mundësi Sait Prizreni e ka fituar të drejtën e përfaqësimit në Lojërat Olimpike "Athinë 2004" përmes ftesës që FILA i dhuroi Federatës Shqiptare të Mundjes.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Korrik 2004 10:28
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Klasikėt shpallin sot kampionėt.

Nga data 1-2 qershor, në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në Tiranë zhvillohet kampionati kombëtar për të rritur në mundjen klasike. Dje është bërë peshimi i mundësve, ndërsa sot, në orën 9.00 të mëngjesit, zhvillohen të gjitha ndeshjet e vlefshme për këtë kampionat. Në këtë aktivitet përfaqësohen 13 ekipe, të cilat konkurrojnë me mundësit e tyre në të gjitha peshat. Sipas sekretarit të FSHM-së, Viron Bezhani, rivalitei do të jetë shumë i madh për vetë faktin se ekipet pretendente, që duket se sivjet janë shumë, do të luftojnë për fitimin e titullit kampion për kategorinë për të rritur, që është dhe aktiviteti më i madh kombëtar në këtë disiplinë mundjeje. "Presim të zhvillohen takime vërtet interesante, që do të jenë jo vetëm të bukura, por edhe emocionuese,"- thotë sekretari Bezhani. Janë më shumë se 50 mundës, të cilët do të konkurrojnë në peshat përkatëse për të fituar titullin kampion të vitit si individë, por t'i japin gjithashtu sa më shumë pikë ekipit të tyre, për t'i shtuar vetes edhe një trofe tjetër. Ekipet pretendente për titullin kampion janë Tirana, Teuta, Partizani, Përparimi i Kukësit etj.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Korrik 2004 10:30
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Partizani, kampioni absolut i stilit klasik.

Për të tretin vit radhazi, ekipi i Partizanit shpallet kampion i vendit në mundjen klasike për të rritur. Pikërisht dje, në mjediset e pallatit të sportit "Asllan Rusi" në Tiranë, ka përfunduar Kampionati i 58-të Kombëtar i Mundjes Klasike për të Rritur. Në këtë kampionat u përfaqësuan gjithsej 9 ekipe, të cilët konkurruan në 7 pesha. Ekipet përfaqësuese ishin Partizani, A dhe B, Përparimi, Dinamo, Tirana, Besëlidhja, Flamurtari, Tomori dhe Teuta. Kanë konkurruar afërsisht 60 mundës të stilit klasik. Aktiviteti është zhvilluar për dy ditë me radhë, 1-2 qershor. Sipas sekretarit të Federatës së Mundjes, Viron Bezhani, vlen të theksohet serioziteti dhe niveli i lartë që treguan mundësit tanë në këtë kampionat. U zhvilluan afro 90 takime dhe pjesa më e madhe e tyre qenë mjaft interesante dhe me rivalitet të fortë. "Fakti që kampionët në pesha të ndryshme ishin përqendruar në të gjitha ekipet tregon se elementët cilësorë nuk është e thënë që të jenë të përqendruara vetëm në klubet kryeqytetase, por në të gjitha ekipet e mundjes klasike. Gjithashtu, e veçanta e këtij aktiviteti ishte edhe pjesëmarrja e elementit të ri, që tregoi nivel të lartë gjatë ndeshjeve. Në fund të të gjitha takimeve, në vend të parë u rendit ekipi i Partizanit, me trajner Avni Hasën, ekip që në fund të takimeve kishte grumbulluar 28 pikë. Në këtë mënyrë, Partizani shpallet për të tretin vit radhazi kampion i vendit, duke treguar edhe një herë se kundërshtarët e tij duhet të punojnë më tepër që t'i rrëmbejnë titullin që, me sa duket, është bërë pjesë e këtij ekipi. Në vend të dytë është renditur Dinamo, me 24 pikë, me trajner Besnik Shehun, dhe në vend të tretë Besëlidhja, me 22 pikë dhe me trajner Altin Shtjefnin. Dy ekipet e vendeve të dyta dhe të treta duket se nuk kanë bërë gjë tjetër veçse janë këmbyer me njëri-tjetrin nga viti i kaluar (në kampionatin e kaluar Besëlidhja është renditur në vendin e dytë dhe Dinamo në të tretin). Pra, edhe këtë vit Kampionati Kombëtar i Mundjes Klasike nuk solli ndonjë risi për sa i përket kampionit. Duket se nga viti në vit gjithçka kalon në përsëritje dhe Partizani me të drejtë e quan veten kampion absolut në të mundjes klasike.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Korrik 2004 10:33
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Prizreni nė Itali pėr fazėn pėrgatitore

Mundësi i stilit të lirë Sait Prizreni po zhvillon "etapën" e fundit të përgatitjeve për Lojërat Olimpike "Athinë 2004". Sipas sekretarit të Federatës Shqiptare të Mundjes, Viron Bezhani, prej disa ditësh Sait Prizreni ndodhet në qendrën stërvitore Ostia në Romë, ku po kryen fazën përgatitore për në Lojërat Olimpike "Athinë 2004". "Faza përgatitore e Prizrenit në Itali ka qenë e ndarë në dy pjesë. Faza e parë, e cila dhe kjo është kryer në Itali, ka zgjatur afro 2 muaj dhe ka qenë Federata e Mundjes që ka bërë të mundur zhvillimin e saj. Në këtë fazë të dytë, e cila do të zgjasë 20 ditë, FSHM-ja ka kërkuar ndihmën e KOKSH-it, i cili ka bërë të mundur që Prizreni të kryejë edhe një fazë të dytë përgatitore po në Itali,"- ka thënë sekretari Bezhani. Stërvitja e tij bëhet nën mbikëqyrjen e trajnerit të ekipit kombëtar të Italisë, i cili është rumun. "Në këtë qendër stërviten edhe mundës të tjerë (të huaj) që janë pretendentë për në Lojërat Olimpike 2004. P.sh, është mundësi nga Armenia, i cili bashkë me mundësin tonë Prizreni do të jetë pjesëmarrës në olimpiadë,"- vazhdon sekretari Bezhani. Sipas tij, nga kontaktet që ka pasur me trajnerin që po ndjek fazën përgatitore të Prizrenit, mësohet se ky i fundit dalëngadalë po arrin formën më të mirë. Sait Prizreni është mundësi i vetëm shqiptar që do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike "Athinë 2004". Pjesëmarrja e tij u bë e mundur përmes ftesës që Federata Botërore e Mundjes "i dhuroi" Federatës Shqiptare. Me gjithë përpjekjet e drejtuesve të FSHM-së për një kualifikim në olimpiadë, mundësit tanë nuk arritën ta realizonin këtë ëndërr. Gjithsesi, FSHM-ja me meritë e gjeti rrugën që në lojërat e sivjetshme të përfaqësohet edhe mundja shqiptare, me mundësin më të mirë aktualisht në stilin e lirë, Said Prizreni.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Korrik 2004 10:34
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:40 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Mundje.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.