Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Te njihemi me profetin Muhammed. Vlerėsimi i Temės: 3 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Selam

Flm per ndjekjen Sahara, uroj qe me te vertete te kem sjellur informacjon per te njohur a me mire kete njeri qe ndryshoi komplet rrjedhen e botes.
Uroj qe edhe shkrimet ne vazhdim te kete po te njenjtin ndikim tek ty.
Vellazerisht Indriti.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Dhjetor 2005 18:27
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Dashuria e madhe e Profetit ndaj fëmijëve.

Edhe fëmijët e vegjël, kanë gëzuar interesimin e Pejgamberit (a.s.) . Kjo rrjedh sepse ai (a.s.) ka dashur njësoj, si të mëdhenjtë edhe të vegjëlit, si burrat edhe gratë, si të pasurit edhe të vobektit.
Kur hyri Pejgamberi (a.s.) për herë të parë në Medine, i dolën në pritje burrat edhe fëmijët, kurse gratë dolën në terracat e shtëpive të tyre për ta parë. Kur atë ditë iu afrua ai disa vajzave të vogla, i pyeti: “Po ju. a më doni mua?”, dhe ato u përgjigjën me gëzim: “Po, shumë!” Atëherë ai me modestinë e tij të veçantë, me karakterin e tij shembullor ua kthyer atyre: “Vetë All-llahu xh.sh. e di se zemra ime u do po aq shumë ju!”
-Abdullah ibni Harithi tregon se Pejgamberi (a.s.) e rreshtonte shpesh atë me disa fëmijë si ai. Pastaj i vinte të vrapojë dhe u thoshte: “Ai që do të mbërrijë i pari prej jush tek unë, ka si shpërblim këtë gjë!” Atëherë, vraponin ato foshnje dhe kur mbërrinin tek ai i hidheshin sipër, dikush sipër, dikush në gjoks dhe të tjerë në shpinë. I Dërguari (a.s.) jo vetëm që i duronte ata por dhe i merte dhe i puthte me dashuri.
Ndodhte shpesh që, kur shkonte për vizitë në ndonjë shtëpi ensari (medinas) dhe i dilnin fëmijët në pritje, ose hynin në dhomën ku ishte ulur, ai i përshëndeste dhe ua lëmonte kryet.
- Ebu Hurejre na tregon: “Kam parë me sytë e mi dhe kam dëgjuar me veshët e mi, se ai Pejgamberi (a.s.) kapte me duart e veta Hasanin ose Hysenin, për duarsh dhe për këmbësh dhe i bashkonte me duart dhe këmbët e veta, bënte laradasha me ta dhe i thonte që të hypte mbi të. Kur hypte djali me këmbë mbi gjoksin e Pejgamberit (a.s.) ai thonte: “Hape gojën! dhe e puthte me dashuri, mandej lutej: “O, Zot i madh! Unë e dua këtë djalë! Duaje pra edhe ti!”

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Dhjetor 2005 18:29
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sahara
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 04/11/2005
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 36

SELAM

ME PELQEN TE TE SHKRUAJ VETEM DISA VARGJE TE CILAT ME KANE MBETE NE MENDJE.


ZEMRA IME ESHTE PERMALLU
SE ME TY NUK ESHTE TAKU
ZERIN TEND TA KISH DEGJU
AHMEDE O MUHAMED

TI JE DIELLI QE NDRICON
TI JE AI QE ME GEZON
TI CDO DHEMBJE E SHERON
AHMEDE O MUHAMED

NJE DUA E BEJ GJITHMONE
LUS ALLAHUN TE MA PLOTESOJE
NE XHENET TE NA BASHKOJE
AHMEDE O MUHAMED


SHUME LIBRA JANE SHKRUAR SHUME HISTORI JANE TREGUAR DHE JAM E MENDIMIT QE JETA E PEJGAMBERIT ESHTE NJE E DREJTE PER TU DITUR E PER TU NDJEKUR SHPRESOJME E LUS ALLAHUN TE NA BASHKOJE NE XHENET E TE PAKTEN TE NA ZGJEDHE PRANE VENDIT ME TE AFERT PRANE TIJ.


ME SHUME RRESPEK SAHARA

__________________
njeriu meson gjithmone dhe nuk rresht asnjehere te theni qe di shume

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Dhjetor 2005 16:57
sahara nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sahara Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sahara (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sahara Shto sahara nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sahara nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Edhe une uroj qe te pakten ta njoh ne boten tjeter kete njeri, meqenese mu mohua kjo e drejte ta njoh drejtperdrejt ne kete bote.


Ruajtja e dashurise dhe beses

Pejgamberi (a.s.) jetoi me zonjën Hadixhe 25 vjet, që qenë vitet e tij të rinisë, deri në derë të pleqërisë (25-50 vjeç).
Duket qartë se harmonia e jetës që ka kaluar me atë zonjë të madhe, pajtimi i karaktereve dhe dashuria e madhe për të ishin ngulur aq thellë në jetën e tij (a.s.) sa që ai nuk e harroi kurrë atë, edhe pasi vdiq ajo dhe pasi ai u martua me disa gra të tjera të reja e të bukura. Pejgamberi (a.s.) jo vetëm që nuk e harroi kurrë atë zonjë, por i përmendte shpesh punët, veprimet, sjelljet e saja shembullore, si të sajat, ashtu edhe të shumë shoqeve të asaj gruaje aq të madhe.
Dihet se gruaja ka zili, sidomos për gratë e tjera.
Prandaj, një ditë, kur Pejgamberi (a.s.) e lavdëroi z. Hadixhen: Aisheja nuk duroi dhe i tha: “Perse permend atë grua kaq shpesh derisa Zoti të ka falur një grua tjetër më të re dhe më të mirë se ajo?!”
Megjithëse Pejgamberi (a.s.) e donte shumë Aishen, prapëseprapë zemra e tij e madhe nuk e harronte gruan e parë. Prandaj iu përgjigj Aishes duke i thënë: “Jo! Zoti xh.sh. nuk më ka dhënë grua më të mirë se ajo, sepse ajo besoi e para kur te tjeret me mohuan, ajo me ndihmoi kur te tjeret me kthyen shpinen , me te Zoti më fali fëmijë , kurse prej grave të tjera nuk më fali”.
Zonja Aishe e kuptoi mirë se cfare kishte qenë Hadixheja në jetën e tij, prandaj nuk u mundua të ndërhyjë më për këtë gjë asnjë herë.
Një ditë pasi Pejgamberi (a.s.) kishte fituar luftën e Humejnit dhe derisa ishte në vendin e quajtur Xhiërana, i erdhi një grua plakë.
Porsa e pa Pejgamberi (a.s.) atë grua, u ngrit menjëherë në këmbë dhe i shtroi vend-ndejën asaj me një plaçkë të trupit të tij. Ti mund të thuash: “Pse?” Sepse ajo grua plakë ishte nëna e qumështit e tij dhe ai nuk e kishte harruar!

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Dhjetor 2005 15:13
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sahara
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 04/11/2005
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 36

PAQJA E SHPETIMI I ALLAHUT QOFTE ME JU

VELLA INDRIT MOS NA MAJ NE ANKTH TASHMA VAZHDO EDHE ME GJATE PRES ME PADURIM TE LEXOJ SHKRIMET E TJERA , MUND TE ME THUASH SE NE CFARE LIBRASH MUND TE GJEJE ME GJATE HISTORINE E MOTRES SE QUMSHTIT TE PEJGAMBERIT (A.S) .

SUKSESE TE SHPRESOJME SE ALLAHU DO TE NA NDRICOJE NE TE ARDHMEN E ME GJATE NE RRUGEN E TIJ .

SELAM

__________________
njeriu meson gjithmone dhe nuk rresht asnjehere te theni qe di shume

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Dhjetor 2005 12:07
sahara nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sahara Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sahara (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sahara Shto sahara nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sahara nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Re: PAQJA E SHPETIMI I ALLAHUT QOFTE ME JU

Citim:
Po citoj ato që tha sahara
VELLA INDRIT MOS NA MAJ NE ANKTH TASHMA VAZHDO EDHE ME GJATE PRES ME PADURIM TE LEXOJ SHKRIMET E TJERA , MUND TE ME THUASH SE NE CFARE LIBRASH MUND TE GJEJE ME GJATE HISTORINE E MOTRES SE QUMSHTIT TE PEJGAMBERIT (A.S) .

SUKSESE TE SHPRESOJME SE ALLAHU DO TE NA NDRICOJE NE TE ARDHMEN E ME GJATE NE RRUGEN E TIJ .

SELAM



Moter, ben mire qe me nxit ndonjehere, se mesimet e punet me bejne te harroj...Zoti te shperblefte per kete, dhe dije qe temen po e ploteson ti qe me nxit te postoj ne te.
Mesa mbaj mend une kete historine qe ti kerkon, e kam hasur ne librin Nektari i vulosur i xhennetit nderkohe shiko edhe tek libri lulishta e dritave, qe te dyja jane te perkthyera ne shqip.
Megjithese nuk jam shume i sigurte per kete qe them sepse e kam lexuar qe moti...
Zoti te ndricofte rrugen jeten e dhe mendjen, te plotesofte cdo lutje te mire qe ka zemra jote

Nderkohe po vijoj serish...

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Dhjetor 2005 10:23
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Edukata e Profetit ne vizita

Një ditë qëlloi që Pejgamberi (a.s.) u nis të vizitojë Saëd ibni Ubaden. Me këtë rast, këtu poshtë do të lexoni një pikë të artë të sjelljes së tij.

Kur arriti ai tek shtëpia e Saëdit, i kërkoi leje atij të hyjë në shtëpi, duke përshëndetur: “Es-selamu alejkun ve rahmetull-llah!”(paqja dhe meshira e Zotit qofte mbi ju) Saëdi iu përgjigj i gëzuar, por me zë të ulët. Me këtë rast, djali i Saëdit i tha të atit: “Baba! Ai të përshëndeti! përgjigju dhe ftoje të hyjë brenda!” Saëdi iu përgjigj të birit: “Le të na përshëndesë edhe një herë tjetër, sepse përshëndetja e tij është lutje për ne!”
Me të vërtetë Pejgamberi (a.s.) përshëndeti tri herë dhe mori të kthehej të largohej. (siç është e përcaktuar në fene islame, se po kërkove leje tri herë të hysh në një shtëpi të huaj dhe nuk merr përgjigje, atëherë duhet të kthehesh dhe të mos hysh brenda).
Menjëherë Saëdi me të birin vrapuan dhe e thirrën Pejgamberin (a.s.) duke e ftuar që të hynte në shtëpinë e tyre.
Sa hyri Pejgamberi (a.s.) në shtëpinë e tyre, Saëdi i përgatiti ujë të lahej e të freskohej, ngase atë ditë ishte shumë nxehtë.
Dhe me të vërtetë ai u la dhe u freskua dhe hyri në dhomën e pritjes, i bëri lutje Zotit xh.sh. për Saëdin.
Me pas Pejgamberi (a.s.) hëngri ato ushqime që i ofruan.
Kur deshi të çohej dhe të kthehej në shtëpinë e vet, Saëdi i përgatiti një deve të stolisur me një copë të kushtueshme kadifeje dhe i tha të birit: “Përcille Profetin.”
Pasi Profeti hipi ne te i tha Kajsit: “Hajde hip edhe ti me mua!”, por ai refuzoi në nderim të Pejgamberit (a.s.). Atëherë Pejgamberi (a.s.) i tha atij: “Ose hip me mua, ose kthehu në shtëpinë tënde!” Dhe Kajsi tregon: “Unë u ktheva në shtëpinë time!”.
Sehli ibni Hunejfi tregon se Pejgamberi (a.s.) vizitonte muslimanët e dobët e të varfër, i vizitonte kur ishin të sëmurë dhe dilte në xhenazen e tyre (në varrimin), kur ata vdisnin.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Dhjetor 2005 10:31
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Sjellja e Profetit me Beduinet( malësorët)

Shumë prej malësorëve te kohes se tij, ishin të egër dhe të pagdhendur. Prandaj këto duhet te mësoheshin me durim e me zemërgjerësi, që të shpëtojnë nga mëkatet.
Një ditë një prej tyre erdhi tek Pejgamberi (a.s.) dhe kërkoi ndihmë (lëmoshë) prej tij. Pejgamberi (a.s.) i dha cfare kishte muindesi ti jape dhe me pas e pyeti: “A gjete të mira prej nesh?” ai iu përgjigj: “Jo!” Në këtë çast shoket e profetit u hidhëruan, kurse Ai jo, e mori me të butë atë malësor dhe e çoi në shtëpine vet dhe i dha diçka tjetër, deri sa ai u kënaq dhe e lavdëroi Pejgamberin (a.s.).
Këtu Pejgamberi (a.s.) i tha atij: “Shokët e mi u hidhëruan shumë prej fjalëve tuaja të para, prandaj po të duash eja nesër në mbledhjen time me ta dhe thuaju atyre këto fjalë që mi the mua, që të qetësosh zemrat e tyre. Dhe ashtu ndodhi. Të nesërmen shoket e profetit u kenaqën nga fjalët që tha beduini- malësori arab.
Me këtë rast Pejgamberi tha : “Puna ime me malësorin është si puna e atij arabit që kishte një deve dhe i iku deveja. U lëshuan njerëzit pas saj për ta zënë, por ajo largohej edhe më tepër. Atëherë pronari i deves u tha atyre: “Ma leni mua deven time, sepse unë jam më i butë e më i njohur se ju me të dhe se unë ia di (ia njoh) veset (huqet) e saja më mirë se ju.
Atëherë pronari iu soll deves së vet duke e thirrur me të mirë e butë, mori pak bar nga toka dhe me atë e ndjolli. Deveja u ndal, u qetësua dhe me pas dalëngadalë u afrua te ai.
Edhe unë, po të zbatoja këshillën tuaj, kur ai tha cfare tha, atëherë do të largohej nga ne dhe nga feja e jonë dhe do të perfundonte në zjarr.


Enesi (r.a.) përsëri tregon: “Isha një herë me Pejgamberin (a.s.) në rrugë (udhëtim), kur takoi një beduin, i cili menjëherë (befas) e zuri në fyt Pejgamberin (a.s.) dhe ia shtrëngoi atij rrobat në qafë aq shumë, sa iu dukën dejet e fytit, me pasj i tha: “Mi ngarko shpejt këto dy deve me rroba prej mallit të Zotit, e jo prej mallit tënd!”
Pastaj e lëshoi Pejgamberin (a.s.), i cili i tha me të butë: “Unë po t'i ngarkoj dy devet, siç kërkove ti, mirëpo më përpara do të marr prej teje të drejtën time dmth. do të shtrëngoj edhe unë ty fytin siç ma shtrëngove ti mua”.
Këtu beduini mendoi dhe kuptoi gabimin që kishte bërë: Prandaj i buzëqeshi Pejgamberit (a.s.) dhe i tha: “Jo! nuk do të sillesh me mua siç u solla unë me ty!” Atëherë Pejgamberi (a.s.) i tha: [b]“Pse?”, kush më ndalon?”
dhe beduini iu përgjigj: “Askush! Porse ti nuk e përballon(kthen) të keqen me të keqe, por ti falë e bën durim (afron)!”

Kije ndermend Zotin kudo qe te jesh, te keqen ktheje me te mire, e ji sa me i moraleshem me njerezit( Muhammedi as )

Pas kesaj fjale kaq madheshtore mendoj te mjaftohemi me kaq per sot

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Dhjetor 2005 10:45
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Bujaria e Profetit as.

Enesi (r.a.) na tregon: “Nuk ka pasur njeri që t'i ketë kërkuar Pejgamberit(a.s.) ndonjë gjë dhe ai të mos ia ketë plotësuar atij kërkesën! Një herë erdhi një burrë, që quhej Safvan dhe i kërkoi ndihmë Pejgamberit (a.s.). Ai i dha dele, që mbushën një fushë ndërmjet dy malesh. Atëherë Safvani u kthye tek fisi i vet, të cilit i tha: “O kombi i im! Më besoni se Muhammedi jep si ai njeri që nuk i frikësohet kurrë vobekësisë!

Omeri (r.a.) tregon: “Isha me Pejgamberin (a.s.), kur erdhi një burrë dhe kërkoi lëmoshë prej tij. Pejgamberi (a.s.) i tha atij: “Nuk kam asgjë! Por ti shko e blej në pazar çka të duash në emrin tim dhe mandej, kur te bëhem me para, e paguaj unë atë borxh”.
Këtu Omeri (r.a.) nuk duroi dhe iu drejtua Pejgamberit (a.s.) duke i thënë: “O i dërguar i Zotit. Zoti nuk të shtyn të marrësh borxh për t'u dhënë të tjerëve! (Nuk të ka urdhëruar pra të bësh çka nuk mundesh të besh!)”. Këtu Pejgamberi (a.s.) i ndërroi fytyra prej asaj fjale, që nuk i pëlqeu aspak. Atëherë një medinas (ensar) iu drejtua atij: “Shpenzo, i dërguari i All-llahut dhe mos u frikëso se të pakësohet rrisku!”
Atëherë Pejgamberi (a.s.) buzëqeshi nga këto fjalë të bukura dhe tha: “Kështu jam urdhëruar!

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Dhjetor 2005 17:17
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Durimi i Profetit as.

Ne e dimë mirë nga historia se sa kokëfortë (kokë-shkretë) kanë qenë politeistet arabë, në kohën kur Pejgamberi (a.s.) u dërgua me shpallje nga Zoti, sa zemërligj kanë qenë, aq sa ishin gati të shpallin dhe të fillojnë luftën ndërmjet fiseve vetëm për një fjalë goje. Bile edhe më keq, ata kishin arritur të shtinin në dhe të gjallë vajzat ose djemtë e tyre që u lindin që të mos i kenë barë dhe të mos bëhen ata shkaktarë për ta ngushtuar jetën e tyre. Edhe pirjen e alkoolit, bixhozin e prostitucionin, të cilat i kishin shumë të zhvilluara, edhe pse dihet se çfarë dëmesh sjellin ato. Nga ana tjetër, ata i bënin shumë dëme njëri-tjetrit, sidomos kur ai tjetri ishte më i dobët, ose nuk kishte fis të fortë.
Në këtë lloj kombi, kaq të egër, të pagëdhendur dhe të pashpirt, u dërgua nga Zoti Muhammedi (a.s.) për të përhapur fenë e re dhe të vërtetë. Ai pati detyrën për të predikuar edhe për heqjen e veseve të këqija si pija, bixhozi, prostitucioni dhe dëmtimet e të tjerëve pa të drejtë.
Ti vetë, i dashur lexues, mund ta përfytyrosh se cfare ka hequr e pësuar Pejgamberi (a.s.) nga populli i vet pabesimtar e injorant, veçanërisht në ditët e para të predikimit të tij, atëherë kur akoma ishte me pasues të pakët dhe pa ndihmë pothuajse prej askujt.
Sa për ilustrim po japim vetëm ndonjë shembull të durimit të Pejgamberit (a.s.) dhe përndjekjet e qafirëve në ditët e para të predikimit të tij.
Abdull-llah ibni Mes-udi (r.a.) na tregon: “Derisa Pejgamberi (a.s.) ishte duke u falur afër Qabes, aty afër ishin duke ndejur Ebu Xhehli me disa shokë të vet. Në këtë rast, Ebu Xhehli u foli shokëve të vet duke u thënë: “Kush është burrë prej jush që çohet dhe sjell këtu pjancin e papastruar të deves që ka prerë dje filani dhe ia hedh mbi kokë Muhammedit, kur ai të jetë duke u falur dhe t'ia ulë kryet në tokë?” U çua njëri prej tyre, që quhej Ukbe dhe shkoi e mori, e pruri dhe ia vuri Pejgamberit (a.s.) mbi krahët pjancin e deves, me të gjithë pisllëkun që kishte brenda, kur ai kishte rënë në sexhde. Me këtë lojë të ndytë, të gjithë pabesimteret që ishin aty, filluan të shkuleshin së qeshuri dhe të hidheshin përpjetë prej gazit!” Ibni Mes-udi vazhdon e thotë: “Pejgamberi (a.s.) qëndroi ashtu në sexhde me atë pjanc në shpinë, për një kohë meqë nuk kishte asnjë njeri me vete që bënte gjë dhe qëndroi ashtu derisa erdhi vajza e tij. Fatimja, e cila ia hoqi nga trupi atë barrë të ndytë dhe me pas filloi t'i shajë ata që e bënë këtë gjë. Kur e përfundoi Pejgamberi (a.s.) plotësisht të falurit, atëherë bëri një dua me zë të lartë, duke e lutur Zotinll që t'i ndëshkonte ata . Dhe me të vërtetë - thotë ibni Mesudi, - Ebu Xhehli, me të gjithë ata që ishin me të dhe u tallën aq keq me Pejgamberin (a.s.) u vranë që të gjithë në Luftën e Bedrit dhe u hodhën në një gropë të përbashkët.

Një herë tjetër, gjithashtu para emigrimit, Pejgamberi (a.s.) shkoi tek Qabeja e madhërueshme për t'u falur. Mirëpo politeistet atë vend afër Qabes, e kishin si vend mbledhjesh dhe kuvendi atë ditë. Disa prej tyre, që qëlluan aty u çuan dhe e rrethuan atë Pejgamberin (a.s.) dhe filluan ta shajnë e ta rrahin, aq sa njëri prej tyre (siç duket përsëri Ukbeja), mori një shami ia vuri rreth fytit dhe ia shtrëngoi, duke dashur t'ia marr frymën. Këtë ngjarje e mori vesh në çast Ebu Bekri dhe erdhi me vrap në vendin e ngjarjes, e hoqi Ukben nga qafa e Pejgamberit (a.s.) dhe krejt i vetëm filloi të rrihet me ta. Atëherë ata lëshuan Pejgamberin (a.s.) dhe u sollën nga Ebu Bekri, të cilët duke qenë në numër të shumtë, filluan ta rrahin keq, aq sa i mjeri Ukbe filloi ta godasë me këpucë fytyrës, deri sa iu anjt dhe nga goditjet edhe nga lodhja, Ebu Bekri u rrëzua për toke dhe i ra të fikët.
Pas pak vrapuan aty njerëzit e fisit të Ebu Bekrit dhe politeistet porsa i panë, ia mbathën me vrap. Atëherë njerëzit e tij e morën Ebu Bekrin dhe e bartën, duke e çuar në shtëpi të vet. Kurse Pejgamberi (a.s.) u largua në atë kohë.
Në një orë të natës, Ebu Bekri erdhi në vete, u ngrit shkoi rreth e rrotull, por nuk pa kend, veçse nënën e vet duke i ndejur mbi krye.
Të parën fjalë që nxori Ebu Bekri nga goja qe pyetja. “Ku është Pejgamberi?” Nëna e tij që në atë kohë ishte jobesimtare, iu përgjigj: “Cte të duhet tani ai ty?! Kjo bela prej tij të erdhi. Shiko veten se si je bërë!” Por ai nuk iu nda nënës me atë pyetje dhe e përsëriti disa herë, derisa ajo u detyrua të përgjigjej, duke i thënë: “Nuk e di!”
Atëherë Ebu Bekri i tha së ëmës: “Shko e pyete filan grua se ku është Pejgamberi (a.s.)”. E ëma shkoi dhe pyeti atë grua, por ajo nga frika i tha: “Nuk e di!” U kthye e me atë përgjigje tek Ebu Bekri, mirëpo ai nuk u mjaftua me kaq dhe dërgoi përsëri të ëmën tek ajo gruaja por që ta sillte me vete aty. Shkoi nëna dhe e solli me vete atë gruan para Ebu Bekrit. Kur ai e pyeti për Muhammedin (a.s.), ajo i tregoi se ndodhej në një vend të sigurtë. Ai iu drejtua së ëmës duke i thënë: “Tani natën do të më çosh te Pejgamberi (a.s.). Dhe me të vërtetë, Ebu Bekri ashtu i dërmuar siç ishte, duke u mbështetur në ato dy plaka shkoi tek Pejgamberi (a.s.) i cili porsa e pa në atë gjendje të anjtur në fytyrë, qajti me dënesë. Por Ebu Bekri e qetësoi, duke i thënë: “Mos u mërzit se unë nuk kam gjë veçse jam anjtur pak nga ajo këpuca e atij njeriu të mallkuar. Por ti si je...
Kur u kthye Pejgamberi (a.s.) prej Taifit - vendlindjes së nënës së vet, të cilët e pritën dhe e përcollën shumë keq - u rreshtuan në të dy anët e rrugës skllevërit dhe fëmijët e fshatit, të cilët filluan ta shajnë dhe ta qëllojnë me gurë, aq sa e gjakosën nga këmbët. Atëherë ai u detyrua të vrapojë, për t'iu larguar atyre, të cilët filluan të ndiqnin, derisa hyri në tokën e njërit nga të parët e vendit dhe atëherë ata u larguan prej tij.
Atë çast i erdhën melekët të dërguar nga Zoti xh.sh. me porosi që të zbatonin çdo urdhër të Pejgamberit (a.s.) ndaj keqbërësve të tij, Por ai u tha atyre:
Zoti xh.sh. nuk më ka dërguar si mallkues e ndëshkues, por më ka dërguar si mëshirë e tregues i rrugës së drejtë. O All-llah! Fale kombin tim, se ata nuk dinë cfare bëjnë!”

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Dhjetor 2005 17:27
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:39 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Te njihemi me profetin Muhammed.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.