Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Te njihemi me profetin Muhammed. Vlerėsimi i Temės: 3 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Nderimi qe profeti ju bente njerezve

Pejgamberi (a.s.) i mësonte njerëzit se si duhej të sillen me njëri-tjetrin.
Një ditë erdhën disa njerëz tek ai për një nevojë të tyre, dhe mori të flasë një i vogël i tyre. Atëherë ai tha: “Madhëri, madhëri!', dmth, të flasë i madhi (këtë e lejonte në rast se ai i vogli ishte caku për të folur për të tjerët).
Ai thonte: “Nuk ka karakter ai njeri që nuk nderon më të madhin, që nuk ka mëshirë për të voglin dhe që nuk porosit të tjerët të bëjnë të mirën dhe të lënë të keqen”[].

Konsultimi i Profetit me shokët dhe miqtë.

Pejgamberi (a.s.) ka qenë më i mençuri dhe më zemërpastri njeri, siç e vërtetojnë disa shembujt që i kemi përmendur.
Ai ka qenë ushqyer gjithmonë nga revelata e Zotit xh.sh., e cila e mësonte se çka është më e mirë dhe më e përshtatshme, siç i ka thënë në Kur'an.
“Zoti xh.sh. të ka mësuar çfare nuk ke ditur. Mirësia e Zotit xh.sh. mbi ty është e madhe!”
Megjithatë Zoti xh.sh. e ka urdhëruar në Kur'an të konsultohet me shokët e vet, ku i thotë: “Konsultohu me ta për ngjarjet e çështjet që ndodhin!”
Del pyetja: “Pse e ka urdhëruar atëherë?” Ta shpjegojmë:
- E ka urdhëruar që të kënaqë zemrat e shokëve të vet, siç thotë Katadja.
- E ka urdhëruar që të përfitojë nga mendimet dhe përvoja e tyre, sepse ndoshta nga ndonjëri prej tyre del një mendim më i përshtatshëm se sa i të tjerëve.
- E ka urdhëruar në mënyrë që kjo praktikë të jetë si rregull pas tij, që çdo sundimtar ose përgjegjës të marrë e të studiojë mendimet e të tjerëve, në mënyrë që ata të mos jenë absolutë e diktatorë, sepse shpeshherë ai që mendon e nuk pyet gabon!
- E ka urdhëruar në mënyrë që muslimanët të mësohen të flasin, shfaqin mendimet e tyre lirshëm e pa frikë. Në këtë mënyrë, nderohet ai që flet dhe shpëton i pari (sundimtari) e populli nga diktatura, që shpesh i han kokën të zotit dhe të tjerëve me të.
Prandaj shohim se Pejgamberi (a.s.) është konsultuar shumë herë me shokët e vet, në raste lufte e paqe për çështje private e shoqërore, siç e kemi përmendur këto më përpara me mjaft shembuj.
Ebu Hurejra thotë: “Nuk kam parë kënd që të konsultohet me shokët e vet më shumë se Pejgamberit (a.s.).
Pejgamberi (a.s.) thotë: “Ai që konsulton ka ndihmë dhe ai që konsultohet është i besueshëm! Pra nëse ndonjëri prej jush konsulton njeri, le ta konsultojë siç bën për vete!”]

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Janar 2006 19:59
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Re: PAQJA E SHPETIMI I ALLAHUT QOFTE ME JU

Citim:
Po citoj ato që tha sahara
MUND TE ME THUASH SE NE CFARE LIBRASH MUND TE GJEJE ME GJATE HISTORINE E MOTRES SE QUMSHTIT TE PEJGAMBERIT (A.S) .




Atehere Sahara megjithese nuk e kisha planifikuar te hyj te kjo histori me detyrove ta bej.
Po shkruaj me poshte tregimin e halimes. dhe shpresoj qe te gjesh ndonje informacjon te vogel, duke te bere te ditur se asnje historian qe kam lexuar une nuk eshte zgjatur me shume se kaq.
Indriti

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Janar 2006 19:00
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Tregimi i Halimes

Profeti Muhamed është i biri i Abdullahut i dhe ka lindur mbremjen e një te hënë ne vitin e Elefandit ....profeti ka lindur ne duart e Um Abd Al-Rahman e bija e Awf ...e cila ka qenë mamija qe priti profetin Muhamed as.Kur lindi profeti nëna e tij dërgoji fjale tek gjyshi i tij( Abd Al Muttalib) të vinte i cili ndodhej ne K'aba dhe i thotë je ber me nip por me një nip te çuditshëm pasi kur lindi ngriti koken lart dhe dy gishtat nga qielli......pastaj ja nxorren gjyshit ta shikonte ai e admiroi për pak çaste dhe e mori e shpuri ne Ka'abe ku ju lut Allahut ta ruante dhe ta mbronte ate...me pas. e kthehu ne shtepi ku dhe e quajti Muhamed....

Arabët që jetonin në qytet e kishin zakon që foshnjeve të tyre tu gjenin mendesha nga fshatërat e vecanërisht nga shkretëtira.Këtë e bënin me qëllim që të largonin fëmijët e tyre nga sëmundjet e qytetit.
Sipas tyre fëmijët duhet të përkundeshin ne ajër të pastër, të forcoheshin,fizikisht e shpirterisht e të zbukuroheshin...
Dihet që Profeti as. lindi jetim, Babai i tij Abdullahu vdiq kur ai ishte ende në barkun e nënës së tij, ndërkohë që gjyshi i tij që e donte aq shumë nuk e la pas dore këtë zakon, por kërkoi edhe ai një mëndeshë me pagesë për të nipin.
Kështu pas shumë kërkimesh që bëri më në fund bie në ujdi me Halimen të bijën e Ebi Dhuejbit e cila i përkiste fisit Beni Se’ad.

Nderkohë që Profeti i nderuar ka pasur vëllezër dhe motra nga qumështi të cilët Islami i konsideron te njenjtë me ato të gjakut.Vërtetë ai qe jetim nuk pati baba, e nëna do ndahej prej tij shumë herët, nuk pati as vëlla as motër nga gjaku, por Zoti deri diku ja zëvëndësoi këto me motrat e vëllezërit nga qumështi.
Vëllezërit e motrat e Profetit as, (nga qumshti) ishin:
1-Abdullah Ibnu Harith.
2-Enisa e bija e Harithit.
3-Xhuzema vajza e Harithit e cila në famije njihej më shumë me emrin Shejma dhe kjo e donte Profetin dhe vëllanë e saj shumë sa tregohet që nuk e lëshonte nga duart.

Ndrërkohë që vëlla nga qumështi ka qenë edha xhaxhai i tij Hamzai, i cili ka pirë prej nënës së Profëtit Eminës.
Nsërkohë që Halimja dhe familja e saj ka përjetuar vitet e saj më të bollëshme e më të begatëshme kur ishte profeti as ne shtëpinë e tyre.
Në shumë libra si psh, Ibni Is’haku, Ibnu Hisham, Safijurrahman El mubarekfuri etj etj tregohet në mënyrë interesante tregimi i vetë Halimes të cilin po mundohem ta servir shkurtimisht në këtë post.

Thotë: Ishim nisur me burrin tim , me djalin e vogël të cilin e kisha ende në gji dhe me një grup grash nga fisi Sead Ibni Beker, për të kërkuar punë.
(Dhe puna që kërkote ishte që të gjente ndonjë foshnjë ti jepte gji e të kujdesej për të në këmbim të një pagese.Shën imi)
Në këtë kohë mbaj mend që ka qënë një vit i thatë e mjaft i vështirë, dhe mbaj mend që gjatë udhëtimit deveja jone ishte shume e ploget(Ngrahte-ngadalte) e nuk jepte asnjë pikë qumësht.Edhe unë më tim shoq ishim shumë të uritur ndërkohë që nuk kemi fjetur dy netë rrjesht nga të qarat e djalit tone i cili nuk ngopej me gjirin tim, dhe ai kishte uri.
Luteshim e shpresonim që Zoti të na nxjerrë nga kjo situatë e vështirë.Pas shumë mundimesh mbërritëm në Mekë.Pamë plot njerëz që vinin drejt nesh për te na besuar fëmijët ë tyrë, ndërkohë midis tyre ishte edhe gjyshi i Profetit as. Abdul-Muttalibi, i cili nuk la grua pa lutur që ta merrnin nipin e tij, por asnjera prej nesh nuk donte.
Nuk donim per dy shkaqe, i pari , se ne kishim ardhur për të gjetur një foshnjë nga shërbimi i te cilit të paguheshim mirë, ndërkohë që Muhamedi ishte jetim, dhe kishim frikë se nuk do të paguante njeri për të.
Se dyti kishim frikë se jetimi do na sillte ende vështirësi, e fatkeqësi në shtëpitë tona, dhe secila prej nesh largohej prej tij me aq sa mundej.
Kaloi një kohë e gjatë dhe të gjithë shoqet e mija kishin gjetur nga një foshnjë per ta mëndur e kujdesur për të, ndërkohë që vetëm unë mbeta pa gjë.
Më erdhi turp nga vetja të kthëhëm duarbosh dhe e mjerë. Më në fund e hapa gojën duke i thënë tim shoqi:Unë nuk mund të kthehem në shtëpi kështu ndryshe nga të gjithë shoqet e mija, ndaj po kthehem ta marr atë fëmijë jetim, mos kundërshto të lutem, pasi ku i dihet do Zoti na sjell begati me të.
Im shoq u pajtua me vendimin tim, dhe tha merre përderisa nuk gjete tjetër këtë jetim, le të paguajnë sa të duan.
U ktheva dhe e mora djalin e vogël dhe e solla te karvani, me pas I ofrova të pijë nga gjiri im, dhe e pranoi… Piu derisa u ngop e me pas fjeti. Pas tij piu edhe im bir dhe ai u ngop plotësisht dhe me ne fund u qetësua dhe fjeti edhe ai pas dy netësh që kishte lënë veten edhe ne pa gjumë nga uria e madhe.Me pas im shoq u ngrit ti hedhë një sy devesë dhe shikon qe gjinjtë e saj janë më të mëdha se cdo herë tjetër e të mbushur përplot qumësht.E përshfiu gëzimi dhe thirri:O Halime dije se ke marrë një fëmijë me fat dhe bereqet, dhe më pas rendi të mjelë devenë e cila dha qumësht më shumë se cdo herë, prej të cilit pimë dhe u ngopëm dhe atë natë fjetëm shumë rehat.
Të nesërmën vazhduam serish shtegëtimin tonë dhe pasi i hipa devesë vërej se ajo është edhe më e shpejtë se zakonisht.Ikte aq shpejt sa i lashë shumë pas shoqet e mija të cilat më thonin:O halime na prit edhe neve se nuk të arrijme dot.
Ndërkohë begatia vazhdoi ende edhe pas kthimit nga udhëtimi. Delet tona që deri atëherë ishin shume të dobëta dhe nuk kishin qumësht tashmë vinin nga kullota të ngopura e shëndosha, kishte aq shumë bollëk saqë edhe fqinjët tanë cuditeshin me këto ndryshime.
Shpesh herë degjoheshin edhe porosi nga gratë e fshatit ku i porositnin barinjtë e tyre:”Cojini kopetë andej nga kullosin delet e Halimes… por edhe pas kësaj delet e tyre ktheheshin pa pikë qumeshti dhe të uritura.
Pasi Muahmedi kishte mbushur dy vjet, ja ndava gjirin sepse dukej më i madh e më i fuqishëm nga të gjithë moshatarët e tij.
Erdhi dita kur duhet t’ja dërgonim nënës së tij, dhe ishim të pikëlluar për këtë.
Nuk donim të ndahashim nga ai por tek e fundit nuk mund të bënim ndryshe.
I tregova Eminës per gjithcka që ka ndodhur me të, dhe nuk ngurova që ti kërkoj asaj leje për ta mbajtuar edhe disa kohë Muhamedin nën kujdes e këtë e arsyetova me ajrin e keq të qytetit që gjoja do i bente keq për shëndetin.
Nuk kisha shpresa se ajo do e linte sërish djalin me mua, por cuditërisht pranoi menjeherë dhe na lejoi që të ktheheshim sërish në fshat sëbashku me Muhamedin..
Kështu pra Profeti jetoi nen kujdesin e Halimes deri në moshën 5 vjecare kur i ndodh dicka e cuditëshme për të cilën flet edhe Kurani famëlartë në një kaptinë të vecantë, ku thotë: A nuk ta hapëm ne gjoksin tënd dhe Hoqëm prej tij barrën tënde, e cila të rëndontë fort përmbi shpinë.Dhe më pas e ngritëm emrin tënd.Nuk ka dyshim se pas vështirësisë vjen lehtësimi.Vertëtë pas vështirësisë vjen lehtësimi…(Sure Al- Inshirah)

Ndërkohë kishte plot moshatarë të Profetit që panë këtë ndodhi, dhe u nisën të trembur drejt Halimes, e cila tregon se fytyra e atij fëmije pas asaj dite ka qenë e shëndritëshme si një diell. Pas kësaj ngjarjeje Halimja u tremb per Muhamdin dhe pati frikë ta mbajë ende nën kujdes.
Pra kështu Profeti as do të ndahej nga mëndesha dhe edukatorja e tij për të jetuar një vit e pak muaj me nënën e tij e cila vdiq dhe e la në një moshë 6 vjecare, për tu kujdesur me pas për të i gjyshi Abdul Mutalibi, dhe Xhaxhai i tij Ebu Talibi pas vdekjes së gjyshit.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Janar 2006 19:07
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tolstoy86
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/04/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 362

Shume respekte per mundin dhe seriozitetin tend Indrit. Ta shperblefte Allahu!

__________________
dita me e bukur: sot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2006 12:44
tolstoy86 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tolstoy86 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tolstoy86 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tolstoy86 Shto tolstoy86 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tolstoy86 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

tolstoy86

Flm qe ma kujtove se e kisha harruar fare kete teme

Me kete rast po postoj edhe nje cope shkrim.
Indrit

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2006 20:46
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Karakteristika te vecanta te profetit

1- Dashuria e Pejgamberit (a.s.) për emrat e bukur dhe mospëlqimi i emrave të këqinj:

Abdull-lla Siraxhud-din thotë: “Pejgamberi (a.s.) i ka pëlqyer shumë emrat e mirë e të bukur dhe ka urrejtur emrat e këqinj dhe shënj-këqinj!” Kjo gjë flet për respektin për njeriun, i cili të mos njihet e të mos thirret me emër të keq e të lig, me qëllim sharje e përbuzje.

Pejgamberi (a.s.) ka porositur e urdhëruar që fëmijëve t'u zgjidhen emra të bukur (të mirë). Ai ka urdhëruar e ka thënë: “Në ditën e Kijametit, ju do të thirreni me emrat tuaj e të baballarëve tuaj. Prandaj, përmirësojini emrat tuaj”.

2- Dëshira e Pejgamberit (a.s.) për të përdorur djathtësinë në çdo gjendje dhe në të gjitha situatat.

Aisheja (r.a.) tregon: “Pejgamberi (a.s.) i pëlqente djathtësia, si në mbathjen e këpucëve, në krehjen e flokëve, në pastrimin (si abdes, etj) dhe në të gjitha veprimet”.

Ai përherë kishte dëshirë të përdorë dorën e djathtë, si kur hante, merrte çdo gjë me dorën e djathtë dhe e dorëzonte atë po me dorën e djathtë. Vetëm në banjo përdorte këmbën e majtë për të hyrë në të].
Pejgamberi (a.s.) thotë: ÇCdonjeri prej jush le të hajë me dorën e djathtë, le të pijë me dorën e djathtë, le të marrë çod send me dorën e djathtë dhe le t'i japë ato me atë dorë, sepse veçse armiku i mallkuar han me dorë të majtë dhe pi me dorë të majtë, merr sendet me dorë të majtë dhe i jep ato me atë dorë!”

Në një rast ku janë mbledhur shumë burra. Rregulli i paraqitjes (dhënies) së kafes, është p.sh. të fillojë të parin që gjendet në krye të kuvendit, ose më plakun në moshë dhe mandej të vazhdojë djathtas tij, deri sa të mbërish aty ku e ke filluar ta ndash kafen.
Sa shumë na ka rehatuar ky rregull se në të kaluarën ndarja e kafes shpesh na ka shkaktuar grindje dhe ndoshta edhe më tepër, me pretendimin: “Jo pse t'ia japësh kafen filanit përpara meje?!”, e llafe të tjera.
Sa i bukur dhe i mirë është Islami! Sa mirë ua gëzon jetën njerëzve me sjellje e karakter shembullor!
Po, del pyetja: Pse disa harrojnë këto sende e sjellje të vlefshme, shpeshherë dhe nuk interesohen të dinë e t'i njohin ato dhe përplasen me zakone të ndryshme të mbrapshta dhe nuk gëzojnë jetë shoqërore të vlefshme me të tjerët

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2006 20:49
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:17 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Te njihemi me profetin Muhammed.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.