Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Nga Pavarėsia deri nė ditėt e sotme. > Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo Vlerėsimi i Temės: 14 votime, mesatarja 4.79.
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

O Ksenia, ashtu mendon ti? Ka shume qe kane thene keshtu si ty, dhe ka plot qe vazhdojne te mendojne keshtu. Po lexoni ndonje liber nganjehere dhe lexoni edhe se cfare thone studiuesit e gjuheve (te huaj dhe shqiptare) per gjuhen shqipe. Dhe ka patur ca pseudo-intelektuale qe e quanin veten "shume lart" dhe vetquheshin "perkthyesa" dhe deklaruan me buje: "Gjuha shqipe nuk ka aq vlera dhe nuk eshte aq e pasur sa te mund te perkthehen ne shqip kryeveprat boterore". Por dolen ca "injorante" si puna e Fan Nolit me shoke dhe cuditerisht SHQIPERUAN Shekspirin e plot te tjere dhe sidomos Omar Khajamin. Por perseri dolen ca "intelektuale" te tjere dhe thane perseri te njejten gje. Atehere dolen ca "injorante" te tjere me ne krye nje hebre qe quhej ROBERT SHVARC, qe nuk lane kryeveper pa e shqiperuar. Cfare del si rezultat? Fakti qe ti nuk DI shume fjale ne shqip nuk do te thote qe nuk EKZISTOJNE ato fjale ne shqip.

Shko moj goce meso njehere shqip dhe pastaj hajde fol.
(dhe kjo vlen per te gjitha gjiuhet e VJETRA, pavaresisht nese jane gjuhe "te vogla" apo te "medha".

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2005 13:13
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė jimmy84 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė jimmy84't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto jimmy84 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Syri_Magjik
VIP Baby

Regjistruar: 26/04/2005
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 528

Esht e vertet qe gjuha SHQIPE po deformohet.

*Une personalisht nuk para e deformoj Shqipen.
Kur jam duke folur me nje person Shqiptare flas vetem Shqip megjithse ai person di Anglisht, o filloj Shqip O filloj Anglisht, por shumica tani e ben si per ''SPORT'' dhe mua sme pelqen kjo gje. Oh po ajo mund te ndodhi me femijet shum te vegjel: si motra ime ishte shum e vogel kur ne erdhem ketu ne USA dhe kur flistet me ne te familjes gjysmat Shqip GJysmat anglisht. FLISTE nuk flet me ashtu se i vura kusht vetes dhe e mesova SHQIP mesuese GJUHE UNE TESTE DITE PER DITE MOTRES NE GJUHE DHE LETERSI MESOI QE MESOI.................

__________________
PrOuD 2B ShQiptAre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Qershor 2005 00:38
Syri_Magjik nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Syri_Magjik Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Syri_Magjik (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Syri_Magjik't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Syri_Magjik Shto Syri_Magjik nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Syri_Magjik nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Gjuha shqipe nuk ndryshon por ajo ka evoluar dmth eshte permiresuar me vite asshtu si cdo lloj gjuhe tjeter pasi gjuhet evolojne me epoka.Jemi neve ato qe po te duam e shperdorojme dhe po te duam e ruajme .(Nje abetare eshte,).

:bashkim::bashkim::bashkim::bashkim::bashkim:
:bashkim::bashkim::bashkim::bashkim::bashkim::bash
kim:

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Modifikuar nga unforgiven datė 22/07/2005 ora 22:27

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Korrik 2005 23:32
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

PER KSENIAN!
Nga je ti me xhaxhi qe thua se gjuha shqipe nuk eshte gjuhe e pasur apo se ate shprehje injorante qe gjuhet e vendeve te vogla jane ne zhdukje.Kjo tregon te dashur miq se KSENIA nuk do jete e dashuruar me ndonje djale shqiptar por me ndonje te huaj.,i cili ia paska lene omel, ose kemi te bejme ketu me nje agjente e cila e paska studiuar mire shqipen e pasur si gjuhe dhe ne kete menyre ajo bie mrena me komet e veta ketu!

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Modifikuar nga unforgiven datė 22/07/2005 ora 22:27

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Korrik 2005 23:40
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

As. Prof. Dr. David Luka

Gjuha letrare shqipe në rrjedhë të kohëve

Është folur, përfolur e shpërfolur shumë kohët e fundit në shtypin periodik për pikëpamjet e gjuhëtarëve shkodranë ndaj "gjuhës letrare kombëtare të njësuar". Ndër këto shkrime, më tepër se një analizë të mirëfilltë shkencore, ka pasur "luftë llogoresh" e "vringëllim armësh", natyrisht shoqëruar edhe me sharje, diku më të lehta e diku më të rënda. Po mbi të gjitha ka patur keqinterpretime të qëllimshme. Prandaj, para se të nis shtjellimin e mendimeve të mia, dua të rreshtoj disa "aksioma", të cilat do të më përligjin për qëllimin tim të mirë.

Së pari, gjatë gjithë historisë së gjuhësisë shqiptare, gjuhëtarët gegë janë përpjekur në mënyrë të ndërgjegjshme për njësimin e gjuhës shqipe. Dhe jo vetëm kaq, po ata edhe kanë punuar me këmbëngulje në këtë drejtim. Tjetër, pastaj, është rruga që kanë ndjekur për ta realizuar këtë njësim.

Së dyti, asnjë gjuhëtar shkodran nuk e ka mohuar e as kundërshtuar gjuhën letrare kombëtare të njësuar, pavarësisht se ajo ka qenë për ta pa asnjë dyshim "toskërishtja letrare" e ngritur në standart. Shqetësimi i gjuhëtarëve shkodranë ka qenë e vazhdon të jetë edhe sot "mohimi" i kryedialektit gegë dhe - ajo që ka dëmtuar rëndë kulturën tonë kombëtare - ndalimi i shkrimit të saj pas vitit 1972.

Së treti, në të tre institucionet kryesore të Shkodrës: në Universitetet, në teatër dhe në radio shkruhet dhe flitet toskërishtja letrare.

Së katërti, pothuaj të gjithë gjuhëtarët e Shkodrës shkruajnë në gjuhën letrare të njësuar tash më shumë se 20 vjet pa u ankuar, sepse toskërishtja është dialekt i gjuhës shqipe.

Faktet e mësipërme duhet të mbahen mirë parasysh para se të vihet gojë mbi gjuhëtarët e Shkodrës edhe kur ata kërkojnë "debat e diskutim". Grekët e vjetër thonin se çdo njeri mund ta gjejë të vërtetën përmes diskutimit. Dhe ne pikërisht "të vërtetën" po kërkojmë. Në fund të fundit diskutimi i lirë e miqësor është gjithnjë shenjë qytetërimi.



* * *

Përpjekjet për njësimin e gjuhës shqipe (përkatësisht për afrimin e ndërgjegjshëm të dy dialekteve) kanë nisur me "Mesharin" e Buzukut.

Përfundimi i parë me rëndësi, që hap shteg diskutimi për historinë e gjuhës shqipe, është ai që vuri re me kohë J. Rrota kur shkroi: "Megjithëse libri asht shkrue gegnisht, prap kemi në Buzukun mëndyrë, që janë sot të përdoruna ma fort kah krahi i Tosknisë"1 . Këtë mendim, në forma e në variante të ndryshme, e kanë shprehur edhe dijetarë të tjerë, para e pas J.Rrotës (khs. p.sh. G. Majerin i cili, megjithëse nuk e pati njohur "Mesharin", që shprehur se bigëzimi dialektor i shqipes është i vonë, N.Joklin, G. Petrotën, K. Taljavinin etj.), për të arritur te Çabej që, me dorë të sigurt, sqaroi shumë pika të errëta të këtij problemi.

Po ndërkaq, duke gjykuar gjuhën e Buzukut, na intereson së tepërmi mesazhi që sjell ajo për kohën e sotme, përkatësisht për gjuhën e sotme shqipe. Tashmë njihet teoria e areave laterale. Dihet që ndërrimet ne një trevë gjuhësore të përbashkët, zakonisht, nisin në qendër, ndërsa skajet ruajnë tipare më arkaike e për një kohë më të gjatë. Gjuha e Buzukut - tashmë dihet - paraqet dialektin e Veriut, një gegërishte që është mjaft pranë toskërishtes e që afrohet edhe me dialektet e arbëreshëve të Greqisë e të Italisë.

Puna që edhe sot e kësaj dite ruhen trajta të moçme në zonat anësore të truallit të shqipes e në të njëjtën kohë, disa novacione që ndajnë sistemin fonetik të gegërishtes nga toskërishtja, nuk kanë zënë vend ende në këto zona, duke përfshirë këtu edhe të folmet e trevës së Krajës e të Ulqinit me rrethe, na bëjnë të mendojmë se gegërishtja e Buzukut paraqet përafërsisht gjuhën shqipe të shek. XVI.

Përpjekjet e Buzukut, i cili - tashmë dihet - është mbështetur në një traditë të shkrimit të shqipes2 , detyrimisht duhen vështruar në kuadrin e kohës kur ky jetoi e punoi.

Duke nisur me konstatimin e M. Rokë3 , që pohoi se Gjon Buzuku ndërron nga të tjerët pas tij (është fjala për Budin, Bardhin e Bogdanin), diskutimi për përkatësinë kohore të veprës së Buzukut nis e merr formë të re. Tani, pavarësisht se si duhet trajtuar përpjekja e Buzukut për të shqipëruar Meshën shenjte, si aksion i Vatikanit4 , apo si fryt i Reformës5 , qëllimi i Buzukut shpaloset qartë ndër lutjet, ku shkruhet: Gjithë popullinë e kërshtenë ndë Arbanit ata n mortajet largo, ty të lusmë, Zot (origjinali XVIII/4).

Qëllimi i Buzukut, pra, krahas kryerjes së detyrave fetare, diçka krejt e natyrshme për një prift, është - dhe kjo duhet theksuar e nënvizuar - afirmimi i individualitetit shqiptar në bashkësinë ballkanike e evropiane. Veprimtaria e Buzukut në këtë drejtim, ashtu siç shprehet E. Çabej6 , është përpjekje "... për të ngritur në Shqipëri gjuhën e vendit në rangun e një gjuhe liturgjije".

Buzuku shkruan për të zdritur mendjet e njerëzve, për t'u ardhur në ndihmë atyre që të kuptojnë meshën, duke qenë jo vetëm spektatorë, po pjesëmarrës aktivë në informacion. Për realizimin e këtij qëllimi, gjuha do të zinte vendin e parë në kryerjen e këtij funksioni kaq të rëndësishëm.

E vështruar me këtë sy, gjuha e Buzukut paraqet interes të shumëfishtë për gjuhën shqipe. Duke pasqyruar ajo gegërishten e kohës së tij, një gegërishte me pak ndryshime me toskërishten, më afër saj, pra më afër një koineje të përbashkët, ajo duhet studiuar jo vetëm në kuadrin e historisë së gjuhës shqipe, po edhe për të nxjerrë mësime për gjuhën e sotme letrare shqipe. Krahas duhen vënë re edhe përpjekjet e vetë Buzukut për afrimin e dialekteve, punë që ishte në vazhdën e qëllimit të tij për të qënë i kuptueshëm për një masë sa më të madhe njerëzish.

Mesazhi që sjell gjuha e Buzukut është i qartë. Kemi të bëjmë me një traditë katërqindvjeçare të shkrimit të gegërishtes letrare, që nuk mund të hidhet poshtë as me një të rënë të sëpatës, as me vendime kongresesh e as me urdhra partiake. Duam apo nuk duam ne, kjo traditë vazhdon qetësisht jetën e vet brenda e jashtë vendi. Puna është që ta njohim, ta studiojmë e ta ripërtrijmë, tani në shërbim të gjuhës shqipe.

Kemi një gjuhë shqipe të ndarë në dy kryedialekte, që janë pjesë e pandarë e pasurisë shpirtërore e kombëtare të popullit tonë. Ta flakësh gjysmën e saj poshtë, do të thotë të dëmtosh veten.

Në rrugën e gjatë e të vështirë të përsosjes së mëtejme të gjuhës shqipe, në radhë të parë u bie detyra gjuhëtarëve të mendojnë si duhet zgjeruar baza e shqipes së sotme letrare. Jo për të prishur, jo për të dëmtuar, po për ta pasuruar më tej gjuhën tonë, për ta bërë atë më të larmishme, më shprehëse e më të pranueshme nga të gjithë.

Përpjekje të frytshme për një gjuhë shkrimi mbidialektore janë bërë edhe nga shkrimtarët e tjerë të Veriut si Budi e Bardhi. Por është Pjetër Bogdani ai që bëri përgjithësimin e të gjitha këtyre përpjekjeve edhe në fushën e normëzimit të shqipes letrare. Kjo shihet qartë te shprehja "M'asht dashtunë me djersë të mëdha shumë fjalë me ndrequnë ndë dhe të Shkodrësë". Koineja "ndë dhé të Shkodrës", domethënë në përpunimin letrar që i është bërë shqipes në këtë qëndër të lashtë të kulturës shqiptare7 , i shërbeu autorit të "Çetës së profetëve" si model për të shkruar në pajtim me traditën letrare të shqipes së asaj kohe.

Rëndësia e autorëve të vjetër gegë e veçanërisht e Bogadanit për përpjekjet e afrimit të dialekteve maten me jehonën që patën veprat e tyre brenda e jashtë vendi në njërën anë dhe me dobinë që i sollën kulturës kombëtare, në anën tjetër.



* * *

Themelet e drejtshkrimit të sotëm u hodhën ne shek. XIX, gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, kur nisi një punë e vetëdijshme dhe e shumanshme për ngritjen e shqipes në shkallën e një gjuhe të zhvilluar kulture, për formimin e një gjuhe letrare të përpunuar, të stabilizuar e sa më të njësuar.

Ndër shkrimtarët e Veriut, që shkruanin gegërisht, përpjekje për drejtshkrim të njësuar i gjejmë te Z. Jubani e P. Vasa. Te këta autorë gjenden pika afrimi me gegërishten jugore e në ndonjë rast të veçantë edhe me toskërishten. Por, ai që ka luajtur një rol me rëndësi në këto përpjekje, ka qenë Ndre Mjeda. Nën ndikimin e K. Kristoforidhit, ai përpunoi një sistem për afrimin e të dy dialekteve. Po kështu edhe L. Gurakuqi, i cili në një artikull botuar me 1905, titulluar "Themeli i gjuhës letrare", bëri të qartë se hapi i parë për njësimin e gjuhës është njësimi i ortografisë.

Krijimi i shoqërisë kulturore "Bashkimi" (1899) dhe tjetrës "Agimi" (1901) në Shkodër, krahas problemit të alfabetit, i dhanë një hov të madh edhe diskutimit për gjuhën letrare e kryesisht për drejtshkrimin e shqipes.

Komisia Letrare e Shkodrës, që veproi në Shkodër nga viti 1916 deri në vitin 1917, në broshurën "Rregulla mbi ortografinë e gjuhës shqipe", dha kodifikimin e parë të drejtshkrimit tonë. Në nenin e parë thuhet: "Ortografia e gjuhës do të jetë fonetike, d.m.th. do të shkruhet ashtu si flitet sot prej popullit". Në këtë broshurë bie në sy edhe përpjekja graduale që do të bëhej në të ardhmen për afrimin sa më tepër të dy dialekteve.

Është plotësisht e kuptueshme se secili prej anëtarëve të Komisisë kishte pikëpamjen e vet për njësimin e gjuhës. Disa qenë për variantin verior, disa për elbasanishten e ndonjë edhe për variantin jugor. Po në një pikë ata ishin të gjithë të një mendimi, që duhet punuar për njësimin e drejtshkrimit si kusht i parë drejt njësimit të gjuhës.

Në gjuhësinë shqiptare të pasçlirimit është akuzuar kleri katolik i Shkodrës si "reaksionar", si përçarës e si kundërshtar i rreptë i njësimit të gjuhës shqipe. Bile janë vënë edhe epitete të tilla si "shkolla reaksionare jezuite", "shkolla reaksionare françeskane" dhe është akuzuar veçanërisht Gjergj Fishta si frymëzues i kësaj përçarjeje. E vërteta qëndron krejt ndryshe. Sot ne mund të gjykojmë jo nëpërmjet interpretimeve të pathemelta, po nëpërmjet vetë fjalëve të Fishtës. A. Kostallari ka shkruar se Gjergj Fishta ka qënë gjithnjë kundër një gjuhe letrare që ecte drejt njësimit, të cilën e quante si një "gjuhë mushke", "gjuhë bastardhe stramastike"8 . Në të vërtetë metafora aq e goditur për "gjuhë mushke" është thënë në një kontekst të ndryshëm nga ç'mundohet ta interpretojë A. Kostallari. Fjalët e Fishtës janë këto: "Do shqyptarë, kur shkruejnë shqyp, e përziejnë gegnishten e tosknishten në një mëndyrë kaq të vrazhdë, sa mos me t'u ba as me e këndue. Ajo s'asht gjuhë: ajo asht si mushku, që s'asht as kalë, as gomar. Për me u përba gjuha letrare nuk asht nevoja me krijue gjuhë të re: lypet vetëm me njoftë gjuhën e me i dijtë rregullat e saj mirë e mbasandej me i rreshtue fjalët e shkrueme me mjeshtri e atëherë koha, dija dhe estetika len me gjykue se cili dialekt do zgjedhë për gjuhë letrare në Shqypni". Siç shihet kemi këtu thënë tepër qartë pikëpamjen e Fishtës për njësimin e gjuhës letrare. Interpretimet e tjera janë vetëm keqdashëse.

Deri në vitin 1944 gjuha shqipe pati një ortografi laramane. Kjo gjendje pasqyrohet qartë nga A. Xhuvani, i cili shkruan: "... mjerisht nuk e kemi unjisue apo unifikue ortografin'e gjuhës shqipe e duhet kohë e punë e durim për me ja mrrimë këtij qëllimi e dëshiri të përgjithshëm, punë që mbarohet me evolucion e me studime e jo me urdhna"9 .

Pas vitit 1944 u vu re një prirje e përgjithshme për të shkruar në toskërishte. Pikë referimi për të përcaktuar drejtimet e punës së kryer për drejtshkrimin e shqipes mbeten dy "sesionet shkencore" të vitit 1952, që shpeshherë kalohen rrëshqitasi nga gjuhësia shqiptare zyrtare e periudhës së komunizmit. Në të parin u punua libri i J. Stalinit "Marksizmi dhe çështjet e gjuhësisë". Në të dytin u diskutua për mundësinë e njësimit të gjuhës mbi bazën e toskërishtes. Do të mjaftonte vetëm një pjesë e raportit të Dh. Shuteriqit, mbajtur në atë sesion, për të kuptuar se mbi ç'baza po punohej. Në këtë raport, ndërmjet të tjerash thuhej se "... kemi avantazhe të mëdha që të punojmë për çështjen e gjuhës sonë kombëtare letrare, sepse jetojmë n'epokën e socializmit triumfonjës, sepse shkojmë edhe ne vetë drejt socializmit, nën udhëheqjen e urtë të partisë sonë e të shokut të dashur Enver Hoxha, sepse shoku Stalin formuloi në mënyrë përfundimtare teorinë materialiste të gjuhës...". Komenti del i tepërt. Kundër përshpejtimit mekanik e pa kriter të njësimit të gjuhës letrare kombëtare dolën në këtë sesion dy personalitete të gjuhësisë shqiptare, A. Xhuvani e E. Çabej.

Pas vitit 1952 u përcaktuan qartë drejtimet për njësimin e gjuhës letrare, i cili, siç dihet, do të kryhej nga lart nën udhëheqjen e Partisë, që edhe kish përpunuar atë që u quajt "politika gjuhësore e Partisë". Në vitin 1955 E. Hoxha jepte drejtimet e kësaj politike10 , ndërsa një vit më vonë, në Kongresin III të PPSh u përcaktua edhe një program pune afatgjatë. Në fakt, pas vitit 1955 nëpër shkolla, organe shtypi etj. qe vendosur toskërishtja si gjuhë zyrtare. Veçanërisht kjo punë vazhdoi pas vitit 1967, kur u botuan nga komisioni i ngritur për këtë qëllim në Institutin e Gjuhësisë "Rregullat e drejtshkrimit të shqipes", që u vunë menjëherë në zbatim në Shqipëri e në Kosovë. Praktikisht pesë vjet para mbajtjes së Kongresit të Drejtshkrimit problemi i njësimit të gjuhës dhe i drejtshkrimit qenë zgjidhur përfundimisht mbi bazën e toskërishtes letrare.



* * *

Kongresi i Drejshkrimit, që u mbajt më 1972, paraqet tri pamje që duhen analizuar me imtësi.

Së pari, po realizohej më së fundi dëshira e zjarrtë e rilindësve tanë për një gjuhë të përbashkët të mbarë kombit shqiptar. Formula e gjetur se gjuha letare kombëtare e njësuar është formuar "sui generis" dhe paraqitet "mbidialektore" ishte vërtet e qëlluar e hyjnore. Shuhej përfundimisht sherri i vjetër "gegë e toskë" dhe bëhej e pranueshme apriori nga të dy palët.

Së dyti, kjo dëshirë e zjarrtë realizohej në kohën e Partisë së Punës e nën udhëheqjen e saj. Cili ishte roli i kësaj partie në këtë mes dhe, a mos po spekulohej, ashtu si gjithnjë, me këtë dëshirë të zjarrtë e të hershme të shqiptarëve?

Së treti, ndalohej gegërishtja letrare, duke dalë e tepërt dhe e panevojshme. Kujt i shërbente kjo?

Të tri konstatimet e mësipërme duhen zhveshur nga ideologjizimet e asaj kohe, po edhe nga përpjekjet për t'i ideologjizuar përsëri.

1. - Katër vjet pas Kongresit të Drejtshkrimit, më 1976, nën drejtimin e sociologut të njohur Xhoshua Fishman, u botua në Paris vepra e Xhenet Bajronit "Përzgjedhje ndërmjet alternativave në standartizimin e gjuhës: Rasti i shqipes". Aty mësuam se "toskërishtja ka qenë bërthama fillestare e shqipes standart". Në konferencën "Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot" (Tiranë 1992) u pohua haptas se baza e gjuhës shqipe na paska qenë toskërishtja letrare! Jemi, pra, para një kundërvënieje: më 1972 "sui generis" e "mbidialektore", më 1992 "toskërishtja letrare"! A ka vend për diskutim? Natyrisht po, sepse është prekur e lëkundur themeli i saj.

2. - Në thelbin e politikës gjuhësore të E. Hoxhës, njësimi i gjuhës nuk qe aspak qëllim më vete. Përkundrazi, qe mjet "për krijimin e unitetit moralo-politik" sepse, sipas tij, "fryma e lokalizmit ... të çon në pikëpamje të rrezikshme antikomuniste"11 . E. Hoxha, pra kërkonte të mbante nën kontroll e në shërbim të ideologjisë së vet edhe gjuhën letrare kombëtare. Ky fakt nuk mund të kalohet lehtë e as rrëshqitas. Sepse ka një literaturë të tërë që vihet në shërbim të partisë-shtet për këtë qëllim. Mjafton të kujtojmë dy numra të revistës "Studime filologjike" (nr. 2, 1985 e nr. 4, 1988), organ i specializuar i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave, ku gjuhëtarët më të nderuar të vendit janë përpjekur të vërtetojnë se E. Hoxha na paska qenë filologu dhe albanologu më i madh i të gjitha kohëve. Ndër këto shkrime budallallëqet kanë arritur deri në superlativa, duke komprometuar jo vetëm dinjitetin dhe personalitetin e filologëve tanë, po duke vënë në provë edhe autoritetin shkencor të tyre. Prandaj e kanë të vështirë të pranojnë debatin. Pra në këtë mes duhet thënë haptas se nuk është demagog E. Hoxha, po ata që i shërbyen me zell atij.

3. - Ndalimi i gegërishtes bëhej me dy qëllime të caktuara. Së pari, "letërsia e ndaluar", e shkruar në gegërishte jo vetëm nuk i shërbente regjimit në fuqi, po i sillte dëm atij. Kjo përbënte edhe thelbin politik të "ndalimit" (përkat. mohimit) të gegërishtes letrare, që duke iu zënë fryma, do të vdiste ngadalë nga asfiksia. Së dyti, varroseshin përfundimisht autorë madhorë si Fishta etj., po edhe ata që vazhdonin të shkruanin gegërisht jashtë atdheut si Camaj etj. Gjysma e kulturës kombëtare do t'i kalonte historisë.

Çështja e riafirmimit të gegërishtes letrare, pra ka të bëjë me riafirmimin e një pjese mjaft cilësore të kulturës kombëtare. Prandaj mohimi i gegërishtes atëherë edhe sot mbetet antikombëtar.

Në plan të parë tani dilnin dy çështje. Së pari, njohja e kësaj "pjese cilësore" të kulturës kombëtare të mohuar dhe, së dyti, mundësia e integrimit të saj në kulturën e sotme kombëtare.

Në nismat e këtyre përpjekjeve filluan edhe "llogoret". E nisi luftën "me armët e mbetura të Partisë së Punës" konferenca me titull "Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot", që u mbajt në Tiranë më 1992 në përkujtim të 20-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit.

Për qëllimet, përgatitjet dhe mënyrën e zhvillimit unë kam shkruar një artikull me titull "E vërteta mbi konferencën shkencore "Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot", botuar në Kumtari 6, organ i Muzeut Historik të Shkodrës12 . Theksoj se kam qenë pjesëmarrës në të gjithë zhvillimin e ngjarjeve, që nga nisma e deri te banketi, shtruar në fund të konferencës. Nga ky artikull po shkëpus për ilustrim vetëm një pjesë.

Konferenca shkencore "Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot" kishte një pikësynim të caktuar: të pranoheshin vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit jo vetëm si një fakt i kryer, po edhe si e vetmja zgjidhje e drejtë shkencore. Taktika që do të ndiqej pasqyrohej qartë në programin e konferencës. U mbajt një referat dhe 64 kumtesa (61 të planifikuara). Në pikëpamje të përmbajtjes, vetëm 5-6 kumtesa merreshin drejtpërdrejt me problemin kryesor (që duhej të përbënte boshtin e kësaj konference): A qe apo jo zgjidhje e drejtë ajo që dha Kongresi i Drejtshkrimit? Kumtesat e tjera diskutonin çështje të dyta, të cilat rrihnin për ta perfeksionuar më tej këtë zgjidhje, duke e pranuar jo vetëm si të drejtë, po edhe të pakthyeshme.

Flamurin e morën kosovarët, nismëtarë të "pajtimit kombëtar". Ata kishin vërshuar në konferencë dhe nuk u pritej të dilnin në mbrojtje të Kongresit të Drejtshkrimit. Çdo alternativë tjetër e quanin antikombëtare. Raporti i forcave qe ky: vendës 27 kumtesa (Tiranë 18, Shkodër 7, prej të cilave dy të paplanifikuara, Elbasan 2). Nga diaspora 4 (arbëreshë 3, SHBA 1); nga shqiptarët e ish-Jugosllavisë 29 (Prishtinë 23, Maqedoni 5, Mali i Zi 1). Të huaj 4 (Gjermani 2, Poloni 1, Rumani 1).

Me gjithë kujdesin paraprak të organizuesve të konferencës, ajo nuk u zhvillua sipas parashikimeve. "Të çarat" nisën që në seancën plenare dhe vazhduan deri në diskutimet e fundit. U përplasën haptas dy mendime, dy rryma: njëra që mbronte pa asnjë diskutim Kongresin e Drejtshkrimit; tjetra, ajo që me logjikën e fakteve, i kundërvihej së parës. Paradokset, si në tërë jetën shqiptare, qenë të pranishme edhe në konferencë. Pranohej p.sh. pa përjashtim që gjuha letrare e njësuar nuk qe ndërtuar "sui generis" (mbi bazën e të dy dialekteve, pra si gjuhë mbi- dialektore), por mbi toskërishten letrare. Ky fakt ishte i mjaftueshëm për të menduar (e natyrisht edhe për të nisur diskutimin) se zgjidhja që i dha Kongresi i Drejtshkrimit gjuhës "së njësuar" detyrimisht duhej rishikuar. sepse qe lëkundur themeli mbi të cilin mbështetej zgjidhja teorike e kësaj gjuhe "të njësuar".

U propozuan dy alternativa. E para, të mbetej gjithçka ashtu siç ishte. Mund të diskutohej vetëm për përsosje të mëtejshme. E dyta, "gjuha e njësuar" të ruhej, po vetëm me vlerat që ka, pra duke përfaqësuar toskërishten letrare. Ndërkaq, të "lirohej" nga burgu dhe t'i jepeshin të gjitha të drejtat e humbura gegërishtes letrare. Shkrimtarët të shkruajnë lirisht në atë kryedialekt që të dëshirojnë. Në një të ardhme të afërt, nëpërmjet një konsulte mbarëkombëtare dhe të organizuar mirë e pa paragjykime, të vendoset për gjuhën standart që do të përdoret në shkolla, gazeta, radiotelevizion etj.

Duke mbrojtur këtë alternativë kishim parasysh edhe faktin se gjuha sot po shkruhet mbarë e prapë, duke u përdhunuar veçanërisht nga gazetat dhe revistat. Në qoftë se nuk i vihet fre kësaj "lirie", në të ardhmen nuk do të kemi më gjuhë të bukur shqipe.

Kjo alternativë qe pasqyruar qartë në Deklaratën e gjuhëtarëve të Shkodrës, e cila nuk u lejua të lexohej në konferencë.

Ndërkaq, për të vërtetuar se konferenca shkencore në përkujtim të Kongresit të Drejtshkrimit kishte karakter të theksuar politik e propagandistik, se ajo vihej haptas në mbrotje të politikës gjuhësore të Enver Hoxhës, do të mjaftonte vetëm një fakt, që kumtesat e mbajtura aty nuk u mblodhën, së paku për t'u arshivuar sipas traditës. Do të ishte më e arsyeshme që kuota e shpenzuar për darkën e dhënë në hotel "Dajti" të përdorej për botimin e kumtesave të mbajtura në konferencë, në mënyrë që në të ardhmen të gjykohej jo mbi intervistat e dr. Jorgo Bulos, Xh. Lloshit apo ANSA-s, po nëpërmjet shkrimeve të mbajtura atje. "Scripta manent" thoshte shpesh E. Hoxha. E këtë e dinë mirë "shokët" e Institutit te Gjuhësisë dhe të Letërsisë, sepse gjithnjë kanë punuar dhe kanë mbrojtur mësimet e tij.



* * *

Tani edhe dy fjalë për Deklaratën e gjuhëtarëve të Shkodrës. Pikërisht kur morëm vesh se një pjesë e mirë e gjuhëtarëve të Shkodrës qenë mënjanuar qëllimisht nga konferenca e vitit 1992, vendosëm të bëjmë një tubim shkencor për të shpalosur mendimet tona. Këtë tubim, që u mbajt me 27 korrik 1992, ne e quajtëm "Tryezë e rrumbullakët". Tema e saj qe "Probleme të gjuhës letrare kombëtare". E organizonte Muzeu Historik dhe Katedra e Gjuhës Shqipe e Universitetit "L. Gurakuqi". Përveç gjuhëtarëve shkodranë, merrnin pjesë edhe tre gjuhëtarë të ftuar nga Instituti i Gjuhësisë (B. Beci, S. Mansaku e E. Lafe). I ftuar qe edhe prof. A. Pipa, që ndodhej në Shkodër rastësisht. Ky tubim vazhdoi pandërprerje plotë gjashtë orë. Më në fund u lexua një deklaratë. Të gjitha diskutimet dhe debatet janë incizuar. Deklarata, që paraqiste në mënyrë të koncentruar mendimet e gjuhëtarëve shkodranë për gjuhën letrare të njësuar, u botua në gazetën "Shkodra" (6 gusht 1992), në gazetën tjetër lokale "Besa" si dhe në një gazetë me emrin "Libertas" (vjeshtë 1992).

Për këtë Deklaratë është folur e shkruar shumë, po gjithsesi apriori, sepse autorët e këtyre shkrimeve nuk e kanë njohur tekstin origjinor të botuar, siç thashë, në gazetën lokale "Shkodra". Do të mjaftonte vetëm puna që Deklarata është botuar në gjuhën letrare të njësuar për të rrëzuar të gjitha "mallkimet" e lëshuara kundër saj.



* * *

Në një seancë të Seminarit XVII ndërkombëtar për gjuhën dhe letërsinë shqipe, që u mbajt në Tiranë në gusht të vitit 1995, u diskutua edhe për problemet e gjuhës letrare. Seanca qe parashikuar rreth dy orë, po zgjati katër orë e do të zgjaste edhe më në qoftë se nuk do të sëmurej prof. I. Ajeti, që nuk arriti ta përfundonte fjalën e nisur. Materialet e këtij Simpoziumi tanimë janë botuar në një vëllim të veçantë dhe,besoj, lexuesit janë njohur me mendimet dhe diskutimet e bëra në këtë seancë.

* * *

Në përfundim të këtij shkrimi do të përpiqem të rreshtoj mendimet e gjuhëtarëve shkodranë për problemet e gjuhës letrare.

1. - Gjuha letrare e njësuar, duke qenë pjesë e kulturës kombëtare, e ka fituar qytetarinë e vet. Ajo, pavarësisht se paraqet "toskërishten letrare", do të luajë edhe në të ardhmen rolin e gjuhës standart.

2. - Gegërishjta, pasi të përpunohet e të normëzohet, mund të përdoret me sukses në veprat letrare të autorëve gegë.

3. - Gjuha letrare e njësuar mund dhe duhet të pasurohet më tej. Kjo mund të arrihet nëpërmjet zgjerimit të bazës së saj dialektore, po gjithnjë duke ruajtur veçoritë e nënsistemit mbi të cilin është ndërtuar.

Nuk jemi, pra, për të prishur, po për të ndrequr. E me këtë rrugë dalim të gjithë të fituar.



As. Prof. Dr. David Luka

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2005 04:37
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Kela
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/08/2005
Vendbanimi: Ne Realitetin e botes njerezore
Mesazhe: 427

Pergjigjia ime eshte, Po gjuha shqipe po deformohetcshume ne kohet e sotme, por mos harroni qe i deformim ka vazhduar vite e vite me pare.

Eshte e pashmangshme qe te kemi fjale angleze kur vjen puna te pershkruajme gjera si Kompjuterat, telefonat dhe makineri te ndryshme; sepse keto gjera nuk ekzistonin kur gjuhetaret tane vendosen rregullat e gjuhes letrare.
Por nga ana tjeter eshte e papranueshme qe shkrimtaret, gazetaret dhe prezantuesit te perdorin fjale te huaja vetem qe te tregojne veten si me te ditur dhe fjalimin e tyre si me pompoze!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Tetor 2005 13:12
Kela nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Kela Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Kela (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Kela Shto Kela nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Kela nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ujėdhesa
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/11/2005
Vendbanimi: Ujėdhesa "Monte Kristo"
Mesazhe: 96

Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

Citim:
Po citoj ato që tha Endri
Sic e dini shume veta ne gjuhen shqipe kane hedhur fjale anglisht, greke, italisht pikerisht edhe un vete jam nje nga ata qe e flas te deformuar si psh kur themi nganjehere "kull fare" cool ne anglisht
Si mendoni rreth kesaj ceshtje?




Futja e shumë fjalëve të huaja është vetëm një pjesë e së keqes, pjesa tjetër, që mua më duket po aq e rëndë, është shtrembërimi i vetë shqipes. Në gazeta shpesh lexohen emra të politikanëve të huaj që shkruhen në gjuhën përkatëse dhe që nuk lakohen si p.sh.: "Filani u takua me Silvio Berlusconi". Në shqip emrat e huaj shkruhen ashtu siç shqiptohen në gjuhën përkatëse pra "Filani u takua me Silvio Berluskonin" dhe emrat gjithmonë lakohen, qoftë kur janë të përgjithshëm, qoftë kur janë të përveçëm. Po kur ky politikan është kinez pse nuk ia shkruajnë emrin në gjuhën e tij? Lidhur me këtë çështje më kujtohet një artikull i z. Edmont Tupja në një gazetë dy ose tre vjet më parë. Jepte disa shembuj, por mua per fat të keq më kujtohet vetëm njëri prej tyre. Ai thoshte që n.q.s. c-ja shqiptohet “k”, atëherë si duhet ta lexojmë ne titullin “Cari i Rusisë”?
Po nyjeve të emrave në rasën gjinore ç'u ka ndodhur? Tani nuk thuhet apo shkruhet më "Ministria e Arsimit" p.sh., por "Ministria Arsimit". Këto janë rregullat bazë dhe më të thjeshta të shqipes. Apo në rastin e komentatorëve sportivë përdorimi i mënyrës kushtore në vend të të kryerës së thjeshtë të mënyrës dëftore p.sh.:"Në minutën e x-të do të shënonte filani". Do të shënontë është mënyra kushtore që kërkon kushtin nga pas, pra do të shënonte n.q.s. diçka tjetër do të ndodhte apo nuk do të ndodhte,në mënyrë që ta bënte të mundur shënimin. Kjo do të thotë që "filani" nuk ka shënuar. Po fjalën qesharake "u shplodha" sa herë e keni dëgjuar? Nuk po flas për në rrugë, por në televizion. D.m.th. që kur jemi të lodhur duhet të themi që "u plodha" dhe tani po "shplodhem". Gjithë njohuria ime mbi gjuhën shqipe përmblidhet në atë të shkollës 8-të vjeçare dhe për të qenë më e saktë në atë të klasës së tetë,falë mësuesit tim te gjuhës, sepse profesioni im nuk ka si objekt as gazetarinë, letërsinë apo gjuhën shqipe, por disa rregulla bazë janë të pafalshme të harrohen apo më keq akoma të mos përfillen. Çdo njeri duhet të dijë të shkruajë gjuhën amtare sa me më pak gabime që të jetë e mundur.
Bashkëtingëlloret në shqip ndahen në të zëshme, të pazëshme dhe tingëlluese. Çdo bashkëtingëllore e pazëshme ka shoqen e saj të zëshme si p.sh. c-x, t-d, k-g, ç-xh, th-dh, sh-zh, f-v, p-b, q-gj, s-z. Të tjerat që mbeten quhen tingëlluese dhe janë m-ja, n-ja, nj-ja, l-ja, ll-ja, r-ja, rr-ja. (Mbetet h-ja dhe j-ja që nëse nuk gaboj nuk mbaj mend të bëjnë pjesë në ndonjë grup). Rregulli thotë që fjalët që fillojnë me bashkëtingëllore të pazëshme të kundërtën (në rastin kur kanë) e bëjne duke marrë "sh" përpara si p.sh. shpërfill; të zëshmet duke marrë "zh" p.sh. zhvishem dhe tingëllueset duke marrë "ç"; çlodhem, çnderoj, çnjerëzor, çregjistroj, çrrënjos etj. Fakti që kur flasim përdorim gjithmonë ç-në (p.sh. themi u çvesha) e bën "fajtore" ç-në dhe kush nuk i njeh rregullat mendon se përdorimi i ç-së është gjithmonë i gabuar dhe e zëvendëson atë me sh si në rastin e shplodhjes. Deri kur do të vazhdojnë të dalin gazetarë apo përkthyes, qe nuk e kane idenë e rregullave te gjuhës amtare? A mësohet gjuha shqipe në këto fakultete? Shpresoj që kjo çoroditje të jetë kalimtare dhe që dikush të marrë në dorë frenat, sepse me keto ritme të shtrembërimit të gjuhës, shqipja nuk e ka të gjatë. Edhe këtu në forum shqipja shkruhet sipas dëshirës. Rrallë shikon mesazhe të shkruara pa gabime si drejtëshkrimore ashtu edhe gramatikore dhe kjo në një forum të hapur për të diskutuar mbi gjuhën shqipe është e pafalshme. Nuk mund të kritikosh dikë për shtrembërimin e shqipes kur ti i pari përdor fjalë të huaja, atje ku nuk është e nevojshme dhe shkruan me gabime apo në dialekt. Gjuha shqipe e shkruar është ajo letrare, të pëlqen apo jo, pavarësisht nga dialekti që flet.

Modifikuar nga Ujėdhesa datė 01/11/2005 ora 20:52

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Nëntor 2005 18:36
Ujėdhesa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ujėdhesa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ujėdhesa (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ujėdhesa Shto Ujėdhesa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ujėdhesa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Gazidheti
Anetar i ri

Regjistruar: 06/11/2005
Vendbanimi: londer
Mesazhe: 22

Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
kjo eshet dicka qe po ndodh me cdo gjuhe. gjuha shqipe nuk ben pjese ne grupin e gjuheve te pasura e botes. bile ndodh shpesh qe kur flas me shqiptaret shprehemi me lirisht ne gjuhen e shtetit e ketushme se sa ne shqip. lexova me siper qe po vazhdoj keshtu do te shuhet gjuha jone. pewr kete doja te thoja qe popujt e vegjel dhe gjuhet me pak te perdorura jane ne zhdukje. ne nje te ardhme gjuhe globale mendohet e jee anglishtja,kinezcja dhe spanjishtja


Mosnjohjen(qe eshte per çdo turp) tende te gjuhes shqipe nuk eshte e rendit t'ia adresojshe asaj fyrjet se ja na qenka e varfer .Gjuha shqipe eshte shume e pasur per ata qe e zoteroine kete gjuhe te bekuar.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Nëntor 2005 00:26
Gazidheti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gazidheti Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gazidheti Shto Gazidheti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gazidheti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
kjo eshet dicka qe po ndodh me cdo gjuhe. gjuha shqipe nuk ben pjese ne grupin e gjuheve te pasura e botes. bile ndodh shpesh qe kur flas me shqiptaret shprehemi me lirisht ne gjuhen e shtetit e ketushme se sa ne shqip. lexova me siper qe po vazhdoj keshtu do te shuhet gjuha jone. pewr kete doja te thoja qe popujt e vegjel dhe gjuhet me pak te perdorura jane ne zhdukje. ne nje te ardhme gjuhe globale mendohet e jee anglishtja,kinezcja dhe spanjishtja



Nuk besoj se eshte e drejte te thuash se gjuha shqipe do te zhduket sepse se pari Shqiptaret jane shume krenar per traditat edhe kulturen e tyre edhe megjithese egzistojne raste te vecanta kur shqiptar ne vende te huaja preferojne mos t'ju a mesojne gjuhen Shqipe femijeve, keto raste nuk perbejne shumicen.
Fjale te reja te huazuara nga gjuhe te huaja egzistojne edhe do te egzistojne gjithemon, edhe deformimi do te vazhdoj te ndodhi sic ka ndodhur edhe me pare, por ne baze shqipja do te jete gjuha shqip, edhe do ti rezistoj gjitheckaje. Pse? Sepse ne shqiptaret jemi shume 'Kokeforte' per ta lene te zhduket gjuhen e nenes.
Te rinjte e sotem te influencuar shume nga perjudhat e tranzicijonit qe kane kaq kohe qe zvarriten e kane deforumuar se tepermi gjuhen shqipe. Kjo per mendimin tim ndodh sepse kohet e fundit, problemet ne shoqerin shqiptare kane qene aq te shumta sa shume pak veta e kane pasur mendjen tek ajo qe po i ndodh gjuhes shqipe.
Perderisa gjuha shqipe i rezistoi 500 vjet pushtim Turk, besoj se do ti rezistoj me se miri nje periudhe tranzicioni te perzgjatur.

Ndoshta ne vend qe te themi qe gjuha shqipe nuk eshte aq e pasur sa gjuhet e tjera duhet vetem te gjejm nje fjalor Shqip-Shqip edhe ta shikojm se sa shume fjale shqip as qe i njohim fare.

E ka permendur edhe Jimmy84 me duket diku me lart, por merr rastin e Shvarcit, kur lexon nje liber te perkthyher prej tij, te duket ndonjehere se mallengjehesh po aq teper nga bukuria e shumellojshmeria e fjaleve shqip sa edhe nga historia e librit.

Pershendetje te gjitheve!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Nëntor 2005 01:51
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Iliriusa!
Cdo Komb ka Fjalor Gjuhe-Gjuhe.
Le ta shpjegoj me qarte!
-Ju keni shkruar(pasi pertova ta citoj mesazhin tuaj)
qe per te gjetur kuptimin e shume fjaleve shqipe, -na duhet te hapim fjalorin
Shqip-Shqip.
Po ashtu dhe English-English
apo Francais-Francais, Deutch-Deutch etj etj

Nuk eshte vetem Gjuha Shqipe qe permban fjale te huazuara,-por eshte cdo gjuhe Kombi qe permban huazime ne fjale.

Lexim te kendeshem!

__________________
-

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Nëntor 2005 01:57
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sykaltra_Shqiptare Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:58 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Nga Pavarėsia deri nė ditėt e sotme. > Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.