Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Historia e Qyteteve dhe Krahinave te Ndryshme > Na ishte njė herė Tirana
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Na ishte njė herė Tirana

Kontrastet e një qyteti. Në botën e personazheve, të ndërtesave, rrugëve e pazareve ku zbulon anadollakë, bejlerë, qeleshepunues e teologë të shkollave turke, ashtu si edhe një botë sendesh të mrekullueshme primitive, shtëpi qerpiçi e vila të borgjezisë, pleq me brekushe e gomarë nga pas si edhe pasanikë që shkojnë për ski në Dajt. Një botë kontrastesh që ngërthehet katërcipërisht në atë Pazarin e famshëm të Vjetër



Po të rrëmosh në Tiranën e së shkuarës, në botën e personazheve të saj, të ndërtesave, rrugëve e pazareve zbulon anadollakë, bejlerë, qeleshepunues e teologë të shkollave turke, ashtu si edhe një botë sendesh të mrekullueshme primitive, shtëpi qerpiçi e vila të borgjezisë, pleq me brekushe e gomarë nga pas si edhe pasanikë që shkojnë për ski në Dajt. Një botë kontrastesh që ngërthehet katërcipërisht në atë Pazarin e famshëm të Vjetër. Atë për të cilin ke për çfarë të jesh nostalgjik e të skuqesh nga turpi njëherësh. Ku ndeshesh me zanatçinj të shkathët, që punojnë me zhurmë dhe shesin po aty, ku përkundruall kalon vija e ujërave të zeza të qytetit. Më mirë i dinë këto sa më sipër ata që patën fatin e mirë apo të keq të jetonin në Tiranën e asaj kohe. Por secili prej tyre përzien me kujtimet edhe emocionet e nostalgjitë. Ashtu siç pretendojnë tiranasit e vjetër se të ardhurit nuk janë realistë në kujtimet e tyre për Tiranën e vjetër, që kryesisht pikturohet prej tyre si një fshat mesjetar i mbushur me anadollakë të mishëruar në figurën e fshatarit me brekushe dhe gomar.
Në kronikën e Tiranës të së shkuarës i ndesh të gjitha. Nga historianët tek dëshmitarët e fundit që ruajnë kujtime nga ajo kohë, Tirana rindërtohet në të shkuarën herë prozaike, herë poetike. Ja një histori e shkurtër e Tiranës nga ato çfarë mbajnë mend të vjetrit dhe çfarë shkruajnë historianët për Tiranën e vjetër.

Copëza kujtimesh nga gjenerata e fundit
Janë gjenerata e fundit e atyre që kanë jetuar në Tiranën e vjetër dhe në këtë të renë njëherazi. Tanimë me një barrë vite në supe, ata herë shfaqen nostalgjikë e herë plot kujtime të errëta si nga Mesjeta për Tiranën në fillim të shekullit XX.
Den baba den tiranas, Sali Shijaku ka një botë me kujtime nga Tirana e asaj kohe, të cilën duket se e ka futur të gjithën brenda asaj shtëpisë së mrekullueshme të traditës 200 e më shumëvjeçare. Ai ka kohë që është vënë në kërkim të vegjëve si element dekori në shtëpinë e kthyer në muze pranë Selvisë. Siç kujton ai nëndaja Mahmude tirrte me elemine fillin e krimbit të mëndafshit dhe më pas e kalonte në vegjë. “Më kujtohej si e tirrte mëndafshin në oborrin e shtëpisë, ajo atmosferë, si zgjatej filli nga njëri cep i oborrit në tjetrin. Përveç kësaj kujtoj edhe dybekët, jo ato që tundin dhallin, por dybekët për të shtypur grurin ose orizin. Dy-tre punëtorë rrihnin në dybek grurë ose oriz”, - kujton Sali Shijaku. Vajzat dhe gratë tiranase, pothuajse pa përjashtim, punonin tërë jetën në vegjë, duke endur pëlhurë të pambukta e të mëndafshta për nevojat e shtëpisë dhe për t’i shitur. Më përpara shtëpitë e të varfërve në Tiranë ishin përdhese dhe të ndërtuara me qerpiç. Kjo, për arsye ekonomike, sepse guri gjendej larg nga fushat. “Muret prej qerpiçi që bëheshin dikur prej ustallarëve lidheshin me breza druri dhe gjithë kjo sipas një teknike antisizmike”, - thotë Sali Shijaku. Ndërsa ndër shtëpitë e vjetra tradicionale kryeqyetase është ajo ku banon Sali Shijaku është ruajtur më mirë. Është e famshme dhoma e zjarrit si karakteristikë e kësaj shtëpie.
Todi Lubonja është një nga banorët e Tiranës së viteve ’20, megjithëse origjina e tij është korçare. Libri i tij i fundit, shkruar tani kur është rreth të tetëdhjetave, “Pse hesht shtëpia e muzikës” ngërthen edhe një kronikë shumë interesante të kryeqytetit në vitet ‘30-’40. Në kujtimet e tij ai shkruan se “Qyteti i Tiranës në vitet ’20, përngjiste me një fshat të madh. Automjetet ishin shumë të paktë. Transporti bëhej me karroca dhe pajtone që quheshin londone. Rrugët ishin të pashtruara, balta vende-vende shkonte deri në gju...”. Në një tjetër fragment të librit Todi Lubonja shkruan se “Në 30 ditët e vitit kur familjet mbanin Ramazan sundonte rregulli, qetësia dhe heshtja. Nata ishte më me gjallëri se dita. Ngado të zinte syri burra me qeleshe e brekushe që mbanin duart prapa dhe numëronin rruazat e tespive...”. “Kështu kalonte, si në filma jeta e tiransave, ku mpleksej gërshet e me potere, grotesku i një qyteti gjysmë fshat dhe drama e varfërisë e prapambetjes”, - shkruan ai në një fragment tjetër.
Hafiz Ibrahim Dalliu, me origjinë tiranase, i njohur si publicist por edhe teolog i Shqipërisë së vjetër, ka lënë dëshmi të shkruara për Tiranën, por vetë është ndarë nga jeta qysh në vitin 1951. Ai, në librin e tij “Patriotizmi” të shkruar në vitin 1930, merr në mbrojtje tiranasit si patriotë duke hedhur poshtë idenë e përhapur se tiranasit janë anadollakë e fshatarë rebela. Më duket se ash rranjos nëpër trutë e gjithë atyre që s’janë tiranas se gjoja ky vend ka qenë krejt halldup. Këtë mendim të gabueshëm ma kanë shfaqur disa herë edhe ata njerëz që mbahen si dijetarë. Për shembull një ditë Mid’hat Frashëri më tha si për qesëndi: “Hafiz! Ke pas këtu ndonjë shok tiranas?!”. Me buzë në gaz i thasë: “Z. Mid’hat! Më kujtove një përrallëz që ma ka pas kallëzue yt ungj, Mehmet beu, në burgun e rebelizmës, ndjesë pastë! Një plakë i paska thanë shoqes: Qyqja, qyqja, më ngelën dhentë pa i lëshue. Pse, mri motër, i thotë shoqja, paske edhe ti dhen? Po i tha kjo, kam nja nji...”.

Faqe nga historia e Tiranës
Sipas hulumtuesve të historisë, Skënder Jasa dhe Xhavit Maçi në librin e tyre të përbashkët për historinë e Tiranës, si qytet i ri Tirana mori hov kur në krye të kazasë erdhi si sundimtar Ibrahim bej Bargjini, pinjoll trashëgimtar i kësaj dinastie, që më vonë u bë pashë. Nën kujdesin e tij qyteti nis i të zmadhohej sipas një plani urbanistik. U hapën rrugë të reja, u zmadhua banjoja publike, u ndërtua një kanal vaditës me ujin e lumit të Regllatës, u ndërtuan lagje të reja dhe organizohej çdo vit një panair që quhej “Shën Lleshi”. Dyzet vjet që nga themelimi si qytet Tirana kishte marrë një fizionomi origjinale paçka se kishte tipare që ishin karakteristikë e qyteteve shqiptare të Mesjetës së vonë.
Shtëpitë e qytetarëve komunikonin me njëra-tjetrën me anën e dyerve të kopshteve të rrethuara me mure qerpiçi. Mund të komunikohej me tërë qytetin nëpërmjet dyerve të brendshme, pa qenë nevoja të dilje rrugëve. Rrugët e qytetit ishin të ngushta, disa të shtruara me kalldrëm, por shumica të pashtruara. Xhamitë dhe sheshet, si ai i Namazgjasë apo ai i Pazarit që shërbenin për kuvende, ishin të rrethuar me selvi dhe ullinj. Dyqanet ishin të përqendruar kryesisht në Pazarin e Vjetër. Një pjesë e dyqaneve shërbenin si punishte zejtarie.
Çezmat në Tiranë kanë qenë të pakta dhe konsideroheshin si diçka e shenjtë. Ato ishin Kroi i Banës, Çezmja e Rrapit Trish, Çezma e Krojit të Shëngjinit, Çezma e Spitalit të Dr. Sabriut. Këto çëzma ishin ndërtuar nga bamirës të ndryshëm. Në Tiranë nuk ka patur kanalizime për ujërat e zeza. Qyteti përshkohej nga vija uji që kalonin mespërmes Pazarit dhe në çdo lagje. Këto vija uji përdoreshin edhe për vaditje, edhe për vënien në punë të mullinjve të blojës. Qysh në kohën e Abdurrahman bej Toptanit në Tiranë u ndërtua një bibliotekë me 158 libra dhe Medreseja.
Trasetë e rrugëve automobilistike u ngritën pothuajse mbi ato të rrugëve antike. Nga viti 1926-1927 u hapën disa rrugë të rëndësishme të qytetit si Rruga e Barrikadave dhe rruga “Qemal Stafa”. Në vitin 1928-1929 u ndërtua bulevardi i qytetit dhe sheshi “Skënderbej”. Dhe, ndërsa tiranasit rrojtën e u trashëguan, ndërtimet e ndyshimet vazhdojnë edhe sot e kësaj dite...

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shtator 2003 11:44
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Historiku i Tiranes.

Fillimisht ju pershendes qe te gjitheve!

Te them te drejten e vura re nje teme qe ishte hapur mbi historine e qyteteve shqiptare por nuk mu duk e pershtateshme qe kete teme ta postoj aty pasi Tirana nuk eshte qytet si te gjithe te tjeret por Kryeqyteti yne dhe sigurisht qe do nje trajtim paksa me te vecante se te tjeret.
Une nuk jam nga Tirana megjithese pjesen me te madhe te jetes pothuaj e kam kaluar aty.
Fillimisht si nje pacjent dhe nje femije i semure e me pas kam pasur rastin e fatin e mire te studjon aty per disa vjet.

Meqe kam kaluar aty mijera dite te kendeshme e jo te kendeshme(pasi ty dyja per njeriun jane) po e nis i pari histurikun e ketij qyteti.
Po ashtu duke qene se ketu kalova nje pjese te mire te jetes, njoha dhjetra shoke dhe mora nje pjese te mire te edukates, them se i jam shume borxhli ketij qytetie ndaj po e nis kete teme.
Shpresoj qe edhe ju te sillni dicka pas meje.
Indriti.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Maj 2004 21:24
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

1-Mbresa prej udhetarev, studjuesve dhe shkrimtareve te huaj dhe vendas mbi Tiranen

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re tirana2.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 161 herė.

.



Te flasesh per Tiranen – qytetin, fushat rreth tij, popullsine, arkitekturen e banesave, e cdo gje qe ka te beje me te – nuk eshte edhe aq e lehte.

Gjeja e pare qe te vjen nder mend eshte se po flet per nje qytet te themeluar ne shekullin e XVII-te dhe qe u shpall kryeqytet vetem ne shekullin e XX-te. A nuk eshte ky paradoks? Tirana nje qytet i shekullit te XVII-te te shpallet kryeqytet, kur shume qytete te tjera si Apollonia, Durresi, Shkodra, Korca, Kruja, jane me te lashte se ai dhe i perkasin epokes para kristjane. E megjithate kjo nuk eshte fort e cuditshme se e tere historia e popullit shqiptar eshte e mbushur me paradokse.

Disa nga udhetaret, studjuesit, tregtaret, politikanet, konsujt qe e kane pare Tiranen, qe kane shkelur tokat rreth saj, qe kane prekur banesat e ketij qyteti, qe kane jetuar me ate popullsi, e qe kane qene mysafire te sofres tiranase, na kane lene ne kujtimet e tyre.

Une nuk isha I afte qe te shprehesha me mire se ata, prandaj ne vend te hyrjes se kesaj eseje, vendosa fjalet dhe kujtimet e tyre, te lena per kete qytet. Ja c’thone ata:



· “Rruga per ne Tirane eshte e karrocueshme dhe e mire. Kjo eshte e vetmja rruge e mire qe kam pare qysh kur kalova ne token turke disa muaj me pare……

Tirana (12.000 banore), duke patur nje rruge te mire per ne port, po shkon drejt lulezimit. Pazari ishte plote e perplote me katundare me kostume te ndryshme nga ata te Elbasanit. Tirana eshte themeluar me (rreth) 1600 nga nje bej I pasur, I cili ia vuri emrin ashtu per te perkujtuar nje ngadhenjim turk ne Teheran te Persise. Bejleret e sotem te Tiranes, Toptanasit, te cilet e quajne veten pasardhes te Topiajve te vjeter, jane shume te njohur…..”



EDITH DURHAM:”Brenga e ballkanasve” fq 318-319



·“Tirana dhe fushat e saj me ben nje pershtypje shume te kendshme…..

Gjeja qe me habiti me shume qe qyteti, ne te cilin une pandehja se do te gjeja nje cerdhe te erret dhe te ndyre, porse e gjeta te paster, te bukur e te shtrire mbi nje fushe ujeshumte plot me kopshte dhe peme….Nder te gjitha rruget e qytetit ecnin ca vija te vogla uji qe lajne dhe pastrojne cdo ndyresire. Xhamite e pikturuara me ngjyra te ndryshme, te ndertuara ne nje stil te bukur dhe te rrethuara me plepa dhe selvi, kulla rokoko e hijshme e sahatit, te gjitha keto – me levizjen e gjalle te popullit qe ne dite te caktuara mbush tregun, duke pershkruar me qerre te shumta te terhequra prej buajsh – bashkohen ne nje pamje origjinale qe s’e kam pare askund tjeter ne Shqiperi….”

THEODOR IPPEN:”Shqiperia e vjeter” fq 170



“Ne me pake se tridhjetepese kilometra prej Durresit, arrijme ne kryeqytetin e shqiperise, ne Tirane, ku ndodhet nje nga mjediset unikale qe mund te gjenden, nga bukuria natyrore. Nje shoqerim I mendimeve ketu, mund te kujtoje shatervanin e Trevit ne Rome… Duket sikur natyra e ka zgjedhur Tiranen per nje paraqitje te te gjithe tipareve te maleve, qe e rrethojne gjithandej qytetin. Keni aty edhe shkembin e cveshur, edhe kodrat e pyllezuara, majat me debore dhe cdo gje qe mund te perftoje perfytyrimi, me ngjyra dhe forma”



FAIK KONICA:”Vepra” fq 368


H. Hekar, konsulli I Frances ne Shkoder, I terhequr nga disa ane te jashtme, me 1858 shkruante se:”Tri ore nga Kruja ne mes te nje fushe te punuar ne menyre te shkelqyeshme, ne te cilen ndodhen ekonomi te shumta dhe te pasura bujqesore, eshte Tirana. Hyrja e Tiranes kur vjen nga Shkodra, eshte e kendshme; djathtas dhe majtas jane dy xhami te bukura te mbuluara me piktura te shkelqyera; pak me larte, nje kulle katrore ne te cilen eshte nje sahat. Rruget e saj te gjera nga cdo ane kane rrekera uji te rrjedhshme qe sjellin freski ….Nga te gjitha qytetet e Shqiperise, Tirana eshte ai qe ka me teper nje karakter oriental, gje e lehte (kjo) per t’u kuptuar kur dihet se me gjithe emrin e saj I cili ben te besosh per nje origjine te lashte – ky qytet, po t’I besosh tradites (se vendit) qe themeluar para rreth 250-vjeteve”



ZIJA SHKODRA:”Qytetet shqiptare…” fq 375



·Studiuesi italian B.Pelegrini duke folur per qytetet shqiptare me 1905, e konsideronte Tiranen si nje qender agrarozejtare me “banesa te mira”.



ZIJA SHKODRA: Po aty . fq 375



·Myderizi shkruan:”Mirpo, nji gojedhane e vjeter e ruejtun edhe sot ne Bende, Malesi e Tiranes, tregon se ne fushe ku asht ngrefe qyteti I ri, andej pak ma poshte nga asht Kroi I Shengjines, ka qen dikur nje qytet I madh I quejtun Tirane ne te cilin Skenderbeu e kishte zakon te haje dreken, gjithe sa here I takonte te shkoje prej Kruje ne Petrele e viceversa”

O. MYDERIZI:”Tirana 1604-1937” fq 28

S.JASA dhe XH.MACI:”Tirana” doreshkrim fq 50

“Tirana eshte nje qytet, qender nenprefekture, ne prefekturen e Durresit te provinces se Shkodres, ne Shqiperi…Ka 17.000 fryme. Eshte nje qytet I bukur dhe terheqes, buze nje fushe te bukur e shume prodhuese, me rruge te gjera dhe te sheshta, me ujera rrjedhese dhe me nje pazar e treg te madh e te frekuentuar”



SAMI FRASHERI:”Shqiperia dhe shqiptaret” fq 183.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Maj 2004 21:29
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

2-TIRANA NE SHEKULLIN XIX DHE NE FILLIM TE SHKULLIT XX

TIRANA NE SHEKULLIN XIX DHE NE FILLIM TE SHKULLIT XX

“Nga kronikat e udhetarit Evlija Celebi ne vitin 1662, kuptojme se Tirana po zhvillohej me shpejtesi. Pevec asaj pak popullsie qe ndodhej aty, qyteti filloi te popullohej nga banore perreth, dhe me vone, me te ardhur nga Kruja. Kjo ndodhi sepse qyteti shtrihej ne nje fushe te begate dhe ne nje pozite shume te favorshme gjeografike.

Per rreth 180-vjete, Tirana do te sundohej nga pasardhesit e familjes se themeluesit, me I shquari nder te cilet qe Ibrahim Pasha (nipi I Sulejman Pashes), I cili sundoi per disa dhjetvjecare gjate shekullit XVIII.[1]”

Tokat pjellore, pozita e favorshme gjeografike, klima e mire, shtimi I popullsise ne menyre te ndjeshme, ben qe sunduesit perreth Fushe-Tiranes ta shihnin me lakmi kete qytet te ri dhe te mendonin se gjeja me e mire per ta ishte ta shtinin ne doren e tyre qytetin dhe rrethinat. “Qyteti I ri qe rritej e zbukurohej cdo dite, terhoqi vemendjen e Kapllan Pashes se Krujes, Bushatllive te Shkodres dhe Ali pashe Tepelenes, sepse ndodhej ne kufi te pashalleqeve te medha. Keshtu, Tirana do te behej shkak lufte per 60 vjete, duke filluar nga mesi I gjysmes se dyte te shekullit XVIII.[2] ”

Keshtu me njera tjetren rivalizuan dy familjet e medha, ajo e Bargjineve dhe ajo e Toptaneve.



Pas vdekjes se Ahmet bej Bargjinit – ky ishte djali I Ibrahim Pashes – ngelen si trashegimtare te tij, djali Karaman beu dhe kater vajzat. Pas vdekjes se te jatit, Karaman beu u thirr nje dite si mik ne Kruje nga familja e Kapllan pashe Toptanit dhe prej andej nuk u kthye me gjalle. Tiranasit e qane pinjollin e fundit te familjes Bargjini dhe tashme syte u drejtuan nga vajzat.[3]

Gjate kesaj kohe qyteti ishte rritur dhe zhvilluar ne fusha te ndryshme te jetes, por populli I Tiranes ishte I tronditur. Rreziku me I madh atyre u vinte prej deres se Toptaneve te Krujes, te cilet arriten te helmonin edhe pinjollin e fundit Bargjinas. Tani qyteti numeronte nje popullesi rreth dymbedhjet mije banore, dymije shtepi, katerqind e tetedhjete dyqane e punishte zejtarie.[4]

Tashme synimi i Toptanasve ishte martesa e kater djemeve te tyre me kater vajzat e Ahmet bej Bargjinit, vetem keshtu ata do te arrinin te trashegonin cifligjet dhe pasurite e Baregjineve, qe tashme ishin denuar te vuanin duke mos pasur trashegimtare ne vije mashkullore. Endrra e Kapllan pashe Toptanit ishte bere realitet, djemte e tij trashegonin pothuajse te gjitha pronat e Bargjinasve, ai vet u zhvendos per te jetuar ne Tirane. Keshtu per rreth 70-vjete gjate shekullit XIX, qyteti u sundua nga Kapllan Pasha dhe pasardhesit e tij…Me kete nuk u pajtua Haxhi Et’hem beu, si sternip I Sulejman Pashes. Pas nje lufte qe zgjati jo pak, sundimi I Tiranes kaloi plotesishte tek Toptanet dhe kundershtaret e tyre ben paqe.[5] Gjate kesaj kohe qyteti ishte zmadhuar shume dhe ishte ndare ne gjashte lagje. Qytetaret mundoheshin qe te ndertonin dicka ne te mire te vetes apo qofte edhe te komunitetit. Ne 1834 u ngrit nje medrese dhe nje biblioteke me libra turqisht dhe arabisht, ndersa ne 1862 u ngrit postetelegrafi, ne 1856 u ngrit nje kishe katolike dhe ne 1873 nje ortodokse. Ne kete kohe sic shihet moren hov ndertimet komunitare, qe viheshin ne sherbim te popullsise. Me 1848 mbi Erzen u ngrit nje ure, prej familjes se pasur te Beshireve, edhe sot kjo ure mban po te jejtin emer. Edhe mbi lumin “Lane” u ngriten dy ura, ajo e Tabakeve dhe ajo e Terzive.[6]



Sami Frasheri thote se ne fund te shekullit XIX popullsia e Tiranes ishte rritur ne 17.000 banore.[7]

Pervec te tjerave ne Tirane ishte hapur edhe nje dege e Bankes bujqesore “Zirnaet Bankasi” e Stambollit. Ne vitin 1901, konsulli freng Degrand, pervec pershkrimit qe I ben zhvillimit te qytetit te Tiranes nga ana urbanistike, ekonomike e shoqerore, duke e paraqitur si nje qytet me origjinalitet dhe me nje pejzazh te bukur, shenon se kishte nje popullsi prej rreth 25.000 banore.[8]



Keshtu nese mund te perllogarisim shume shkurte, sipas te dhenave, Tirana ne:



- 1830 sipas J.Mylerit (udhetarit austriak) kishte 13.000 banore

- ne fund te shekullit XIX sipas Sami Frasherit ajo arrin ne 17.000 banore

-dhe ne 1901, ne fillim te shekullit XX, popullsia arrin ne 25.000 banore, sipas konsullit freng Degrand.



Kjo ishte Tirana gjate shekullit te XIX dhe fillimit te shekullit XX- me ndryshimet politike, demografike, dhe arkitekturore.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Maj 2004 21:39
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

3-tirana Gjate Rilindjes Kombetare

Administrativisht Tirana ishte e lidhur me prefekturen e Durresit, te provinces se Shkodres ne Shqiperi.[9]

Ne Tirane pervec administrates osmane sundonte edhe kasta e bejlereve Toptanas, emri I te cileve ishte me I degjuar se ai I autoriteteve pushtuese. Nga familja e madhe e Toptanasve u dallua shume Seremedin Seid Toptani, I cili qe ne rinine e tij perqafoi idealet kombetare te patrioteve te Rilindjes dhe u be nje veprimtar I shquar I kesaj levizje.[10] Ne vitet 1870-1871 Seid Toptanin e gjejme ne Stamboll, ku bashke edhe me shume patriote te tjere te shquar si; K.Kristoforidhin, P.Vasen, J.Vreton, H.Tahsinin, I.Qemalin, S.Frasherin, etj, bejne perpjekje per te caktuar nje alfabet te perbashket per gjuhen shqipe dhe per te themeluar nje shoqeri kulturore shqiptare, qellimi I se ciles do te ishte ngritja e shkollave shqipe.[11]

Shtepia e tij ne Tirane u be nje vater patriotizmi. Aty u strehuan shume rilindas te shquar, per t’iu larguar presionit te autoriteteve turke.

K. Kristoforidhi, duke ndenjur ne shtepine e tij ka dhene edhe mesime ne gjuhen shqipe.[12]

Seid Toptani ne vitin 1848, duke qene student ne Paris mori pjese edhe ne revolucionin francez te atij viti.[13]



Ne 3 shtator 1903 nenkonsulli i Austro-Hungarise ne Durres, Dr.Kiatovski njofton se :”Per te ndihmuar ne perhapjen e shkrimit shqip dhe ne perballimin e shpenzimeve, ne nje numer qendrash u krijuan shoqeri te vogla te fshehta te pajisura edhe me arkat e tyre.”[14]

Keto shoqeri u krijuan edhe ne Tirane dhe te pakten qe nga 28 Nentori I 1898, ne Tirane pati shkolle shqipe, megjithe pengesat dhe represionet e Perandorise Osmane.[15]

Seid Toptani ka ndikuar ne formimin e “Lidhjes se Prizerenit” dhe ka qene antar I “Komitetit te Stambollit”. Ai eshte nje nga nenshkruesit e “Memorandumit te Shqiptareve”, paraqitur ministrit te jashtem te Austro-Hungarise, me date 20.06.1878, per mbrojtjen e te drjetave shqiptare ne Kongresin e Berlinit….ky eshte nje nga aktet kryesore diplomatike te Rilindjes Kombetare.[16]

Nder djemte e Seidit, me shume u shqua Murat Toptani, I cili bashke me Ibrahim Dalliun, themeluan ne Tirane klubin “Bashkimi”, nje shoqeri kulturore, qe propogandonte pavaresine e Shqiperise prej Perandorise Osmane dhe mesimin e gjuhes shqipe neper shkolla.[17]



Nje rilindas tjeter shume I shquar eshte edhe Hafiz Ibrahim Dalliu, I cili lindi ne nje familje atdhetare ne Tirane, me 1878. Pati mbaruar Medresene dhe kish ndjekur per dy vjete shkollen e larte ne Stamboll.

Ai eshte nga mesuesit e pare te gjuhes shqipe, nismetar dhe nje nga pedagoget e pare ne Normalen e Elbasanit. Si atdhetare I flakte, I.Dalliu u perndoq dhe u burgos nga regjimi osman, por as torturat dhe as burgu nuk do ta detyronin te hiqte dore nga ceshtja kombetare, per te cilen nuk do te nguronte te merrte edhe pushken.[18]

I moshuar I.Dalliu vazhdonte te jepte mesim ne Medresene e Tiranes, kur me 1947, u arrestua per agjitacion dhe propaganda. I cfilitur nga torturat hoxhiste, doli nga burgu me amnisti me 1949 dhe vdiq ne vitin 1952.[19]



Kur me 23 korrik 1908, Komiteti Xhonturk shpalli Kushtetuten, ose “Hyrijetin” (Lirine, sic u njoh ne Shqiperi), si I gjithe populli shqiptar, ashtu edhe tiranasit e priten me gezim kete ngjarje, me shprese se kushtetuta do t’u jepte te drejta kombetare te gjithe popujve te roberuar. Per te treguar gezimin e tij, populli tiranas u mblodh ne kuvend te “Rrapi I Tabakeve”, nje shesh plot me rrapa te medhjenj qe perdorej per kuvende popullore. Aty lidhi besen per te forcuar solidaritetin politik dhe shoqeror ndermjet banoreve, ne dobi te atdheut…[20]

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Maj 2004 10:11
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Historia e varrit tė Kapllan Pashės

... Toptanasit të ardhurit në Tiranën e 1800-ës ...

Eshtë ruajtur me kujdes dhe është shpallur "monument kulture". Ndodhet në afërsi të Xhamisë së Vjetër, apo vendit ku sot ngrihet monumenti i "Partizanit të panjohur". Varri i Kapllan Pashës, varr monumental, është një ndër objektet shekullore në kryeqytet. Ai u ndërtua pas vitit 1816, kur Toptanasi vdiq i helmuar.


Historia

Në fillim të viteve 1800, pra shekullin e fundit të sundimit turk në Shqipëri, Tirana kishte nisur të zmadhohej. Tregtia u shtua e, si pasojë, u krijua një shtresë e pasur tregtarësh e pronarësh që kërkonin të kishin në dorë pushtetin. Tiranasit më të fuqishëm thithën vëmendjen e shumë bejlerëve nga qytete të ndryshme të vendit. Ahmed Pasha kishte katër vajza. Për ato duheshin dhëndurë që të qenë dakord edhe të mbronin interesat e qytetit. Shkuesia e parë u bë nga gjyshi i vajzave, Ibrahim Pashë Bushati, i cili e martoi mbesën më të madhe me Sulejman Bej Peqinin. Paria nuk ishte dakord me këtë martesë dhe sajoi një reng për dhëndrin. Sulejman Bej Peqini vjen si kollovar në shtëpinë e vjehrrit e, mbasi darkon, vendos të kthehet në dhomë ku e priste e shoqja, por 4 tiranas të armatosur i dalin përpara dhe e kërcënojnë, duke bërë që dhëndri të ikë menjëherë të nesërmen e duke hequr dorë kështu nga martesa. Gjyshi i vajzave, që ishte edhe shkesi, u fye së tepërmi nga prishja e kësaj martese dhe vendosi të lajë me gjak turpin, ndaj bashkë me trimat iu drejtua Tiranës. Por, gjatë qëndrimit të tij në Laprakë, Bushatlliu, sipas shënimeve të asaj kohe, vdiq nga një mizë kali që i hyri në vesh.


Toptanasit

Për vajzat duhej gjetur tashmë një krushqi e fortë, e kjo për arsye edhe të çarjes me Bushatllinjtë. Në këtë kohë Toptanasit e Krujës jo vetëm që ishin të fortë, por kishin edhe armiqësi me bejlerët e Shkodrës. Kapllan Pasha kërkoi që 4 djemtë e tij të martoheshin me 4 vajzat e Ahmed Pashës, ndërsa, përsa i përkiste sundimit, ai premtoi se nuk do të përzihej, madje pranoi si kusht të jetonte në Krujë e jo në Tiranë. Krushqia e madhe u bë. Katër djemtë e Kapllan Pashës erdhën kollovarë në Tiranë. Pak kohë pas dasmës erdhi në Tiranë edhe Kapllani, babai i djemve. Në një marrëveshje me Ali Pashanë, Kapllan Pasha i premtoi që Tiranën ta fuste brenda territorit të Ali Pashë Tepelenës. Pas ekzekutimit të personave që paraqisnin rrezik për të, Kapllan Pasha mbeti sundues i Krujës dhe Tiranës. Qendra e nënprefekturës së Krujës u vendos në Tiranë. Politikisht kryeqyteti u forcua së tepërmi, por drejtimi i Kapllan Pashës nuk vazhdoi gjatë. Më 1816 ai vdes i helmuar prej një njeriu të Ibrahim Bej Kavajës. Edhe sot varri i Kapllan Pashës ruhet nga shteti për vlerat muzeore e historike të tij.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Maj 2004 10:31
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Historiku i Fakultetit te Shkencave Natyrore

Fakulteti i Shkencave Natyrore eshte qendra kryesore per pregatitjen e specialisteve te larte ne matematike, ne fizike, ne kimi, ne biologji, ne informatike dhe ne farmaci si dhe nje nga institucionet me kryesore te vendit per pregatitjen e mesuesve per shkollat e mesme ne keto disiplina.

Fakulteti eshte krijuar me themelimin e Universitetit te Tiranes me 1957 mbi bazen e degeve te matematike-fizikes dhe te biologji-kimise te Institutit te Larte Pedagogjik te Tiranes si dhe te disa katedrave dhe sektoreve te Institutit te Shkencave dhe te Institutit Politeknik.

Fakulteti e filloi aktivitetin me pergatitjen e studenteve per kater diploma (4 deget: matematike, fizike, biologji-kimi, kimi industriale). Dy profile te reja u shtuan ne vitet '60 ; profili 5-vjecar ne fizike (1965) dhe profili 5-vjecar ne matematike (1966) dhe me pas profili 5-vjecar ne biologji (1984). Prane fakultetit kryejne aktivitetin e tyre edhe dy qendra studimore: Kopshti Botanik dhe Muzeu i Shkencave Natyrore si dhe tri Qendra Kualifikimi te Mesuesve: njera per mesuesit e matematikes, tjetra per mesuesit e fizikes dhe e treta per mesuesit e biologjise dhe kimise.

Fakulteti i shkencave natyrore drejtohet nga: Dekani i Fakultetit i zgjedhur per tre vjet nga Keshilli i Fakultetit. Keshilli i Fakultetit i zgjedhur per tre vjet nga bashkesia e personelit dhe e studenteve

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Maj 2004 10:50
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Tri hipotezat pėr prejardhjen e emrit tė Tiranės

1- “Tiranë” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Te Ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.

2- “Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të Malit të Dajtit. Edhe sot e kësaj dite ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit I para Krishtit. Kjo mendohet të ketë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e quan Kështjella e Tirkanit.

3- “Tirana” vjen nga greqishtja e vjetër, “Tyros” që do të thotë bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqë në fushën e Tiranës bëhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth.


- Për herë të parë emri i Tiranës në formën e sotme përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.
Për herë të parë regjistrimi i tokave u bë nën pushtimin otoman në vitet 1431-1432. Tirana kishte 60 qendra të banuara me rreth 1000 shtëpi dhe 7300 banorë.
- Në shekullin XV njihen, siç përmendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogël.
- Në regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranës rezulton me 110 qendra të banuara, 2900 shtëpi dhe 20, 000 banorë.
Tirana u themelua në 1614 nga Sulejman Pasha, i cili ishte me origjinë nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furre dhe një hamam.
- Dy shekuj me vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e Pazarit, të ndodhura sot në zonën mes qëndrës aktuale dhe Rrugës së Elbasanit, në të dy anët e Lanës.
- Në vitin 1703, Tirana kishte 4000 banorë.
- Në vitin 1769 treva e Tiranës eksportonte në tregjet e Venedikut 2600 fuçi me vaj ulliri dhe 14.000 dengje duhani.
- Në vitin 1820, Tirana kishte 12.000 banorë.
Në vitin 1901, Tirana kishte 15.000 banorë.
- Në fillim të shekullit XX, Tirana kishte 140.000 rrënjë ulliri, 400 mullinj vaji, ndësa pazari i saj numëronte 700 dyqane.
- Në vitin 1838, Tirana kishte 38.000 banorë.
- Në vitin 1945 kishte 60.000 banorë. Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Et'hem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla Beu, i ardhur nga Petrela. Xhamia u përfundua më 1821 nga i biri i Molla Beut, Haxhi Et'hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Për të punuan mjeshtrit më të mirë të Shqipërisë. Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et'hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve të pasura të Tiranës. Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësine 35 metra. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në korrik të vitit 1946.
- Kisha Ortodokse e Shën Prokopit u ndërtua në vitin 1780.
- Kisha Katolike e Shën Mërisë u ndërtua në vitin 1865 me shpenzimet e Perandorit austro-hungarez Franz Jozef.
- Ura e Tabakëve dhe Ura e Terzive, (aktualisht ura e Rrugës së Elbasanit), datojnë në fillim të shekullit XIX.
- Tyrbja e Kapllan Pashës, (pranë monumentit “Ushtari i Panjohur”), është ndërtuar në vitin 1816.
- Bibloteka u themelua në vitin 1922 dhe kishte 5000 vëllime.
Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV, para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën sundimin e Topiajve dhe më vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.
- Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjes dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.
- Tirana është kryeqendra botërore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtë u ndaluan dhe përzunë nga Turqia.
- Plani i parë rregullues i qytetit u hartua në vitin 1923 nga Estref Frashëri.
- Rruga e Durrësit është hapur më 1922 dhe quhej rruga “Nana Mbretneshë”. Për ndërtimin e saj u prishën shumë shtëpi e kopshte.
- Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Atje, më 1 shtator 1928, Ahmet Zogu shpalli monarkinë.
- Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët e njohur italianë të periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini.
- Pallati i Brigadave (ish-Pallati Mbretëror), godinat e Ministrive, Banka Kombëtare dhe Bashkia janë vepra të tyre.
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është ndërtuar në vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Në periudhën e komunizmit pjesa nga Sheshi “Skënderbej” deri te Stacioni i Trenit u quajt Bulevardi “Stalin”.
- Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Bibloteka Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-Pazarin e Vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga ish-presidenti sovjetik Nikita Hrushov më 1959.
- Monumenti i Skënderbeut, i ngritur më 1968, është vepër e Odhise Paskalit, në bashkëpunim me Andrea Manon dhe Janaq Paçon. Ai u vendos me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.
- Monumenti “Nënë Shqipëri”, 12 metra i lartë, u përurua në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” më 1971.
- Akademia e Shkencave u përfundua më prill 1972.
- Galeria e Arteve Figurative u krijua më 1976 dhe në të përfshihen rreth 3200 vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.
- Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua më 1981 dhe afresku në pjesën ballore të tij titullohet “Shqipëria”.
- Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-muzeu “Enver Hoxha”, u përurua më 1988. “Piramida” u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e Pranvera Hoxhës dhe Klement Kolanecit.
- Në vitin 1990 Tirana kishte 250.000 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjithë pjesët e tjera të vendit drejt kryeqytetit, e ka çuar popullsinë e Tiranës në mbi 700.000 banorë.
- Në vitin 2000 qendra e Tiranës, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri te Sheshi “Skënderbej”, u shpall Ansambël Kulturor me vlera të veçanta dhe mbrohet nga shteti. Po atë vit, në këtë zonë filloi një proces restaurimi i quajtur “Kthim në Identitet”

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2004 08:04
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re drejtoria.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 128 herė.

Historiku i shkurter i Drejtorise Policise Qarkut Tirane

--------------------------------------------------------------------------------

Qeveria e Vlores e porsazgjedhur, me 4 Dhjetor 1912, ngarkoi me detyre Ministrine e Brendshme per organizimin dhe funksionimin e forcave te rendit. Keshtu brenda pak ditesh (dhjetor 1912) ajo krijoi nje Fuqi Civile, nje pjese te se ciles i ngarkoi detyra ne rolin e Policise, per ruajtjen e ligjshmerise dhe zbulimin e shtypjen e krimineleve, ndersa pjesen tjeter e angazhoi per krijimin e xhandarmerise.



Ndersa afro pas nje muaji e gjysem te ekzistences se saj, Qeveria e Perkohshme e Vlores, me 13 Janar 1913, mori Vendimin per Krijimin e Forcave te Rendit (Policise dhe Xhandarmerise). Fill pas ketij Vendimi, ne territoret qe ishin nen kontrollin e kesaj qeverie filluan masat per organizimin e zyrave te policise dhe batalioneve te xhandarmerise.



Me 3 Qershor 1913 u vu ne funksionim Rregullorja e Qeverise se Vlores mbi formimin e Milicise Shqiptare. Po ne kete kohe, u vendos per here te pare uniforma kombetare e xhandarmerise dhe policise. Ndersa, me 20 Dhjetor 1913, doli Dekreti i Qeverise se Vlores mbi Formimin e Xhandarmerise Shqiptare ne krahinat e jugut.

Gjate Luftes se Pare Boterore, strukturat e policise dhe xhandarmerise kombetare u coptuan dhe u profiluan sipas modeleve te forcave pushtuese (austro-hungareze, franceze, italiane, etj).

Ne Shtator 1919, qeveria e Durresit formoi Policine e Pergjithshme dhe Drejtorine e Pergjithshme te Qetesise Publike.

Pas Kongresit te Lushnjes (1920-1924), pati organizime dhe zhvillime te reja ne fushen e policise. Ne Tetor 1920 u miratua organika e re e Policise se Pergjithshme. Ne funksion te kompletimit organik te policise doli Rregullorja per kushtet kryesore per komisare, n/komisare e police. U krijuan per here te pare stacionet e policise dhe xhandarmerise. Nje moment te rendesishem ne Historine e Policise perben edhe hartimi i Rregullores mbi Detyrat e Policise, ne Shkurt 1921.



Pas Revolucionit te Qershorit, qeveria e Nolit morri disa masa per organizimin e policise. Ne Gusht 1924 doli qarkorja “Per organizimin e konkursit te personelit te Policise”, ndersa ne Shtator te po atij viti, hyri ne fuqi Vendimi i Komisionit Qendror te Ministrise “Mbi organizimin e personelit te Policise”. Ne kete kohe krijohet per here te pare sherbimi i dedektiveve te policise.



Periudha 1925-1938, karakterizohet nga zhvillimi bashkekohor i policise dhe xhandarmerise. Futen elemente moderne perendimore ne fushen e strukturave dhe legjislacionit te policise dhe xhandarmerise.



Me ndihmen e misionit te eksperteve angleze ne Shqiperi, u krijuan per here te pare disa lloje policish si: Policia Bashkiake (1928), Policia Rurale (1929), Policia Kufitare (1930), Policia e Sigurimit Publik (1938), Roja Mbreterore e Kufirit (1939), Xhandarmeria Qytetese (me atributet e policise urbane) etj.



Pas pushtimit te vendit nga Italia Fashiste, nje pjese te forcave te armatosura shqiptare te Mbretit Zog, pushtuesi i mobilizoi ne ushtrine e tij. Strukturat e regjimit te Zogut, ato te ruajtjes se rendit u shperndane, u prish policia dhe xhandarmeria dhe ne vend te ketyre u krijua karabinjeria, policia dhe milicia, sipas organizimit fashist.



Policine e drejtonte Kuestori, ku si rregull ishte italian, ndersa N/Kuestori ishte shqiptar. Kuestura ka qene me ndertese ne rrugen e " Barrikadave ", aty ku ndodhet sot ndertesa e Prokurorise se Pergjitheshme.



Karabinjeria kishte detyra te zbulimit me karakter politike, por merrej gjithashtu edhe me zbulimin e krimeve ordinere. Komanda e Karabinjerise e ka patur seline ne rrugen " Kongresi Permetit " ish godina e vjeter e Gjykates se Rrethit Tirane.



Ne Korrik te vitit 1943 karabinjerise ju ndryshua ky emertim dhe ajo mori emri " Xhandarmeri Shqiptare ".



Milicia Fashiste ne kete periudhe nuk kryente detyra te rendit por merrej me ndjekje dhe shtypjen e demostratave ose kryente operacione ndeshkimore kunder forcave partizane. Milicia Fashiste qendren ne Tirane e kishte tek ndertesa ku ndodhet Shkolla e "Kuqe".


Ne Tirane ne muajin shtator 1944 u krijua nje strukture qe quhej "Batalioni disiplines " i perbere nga pjestare te forcave partizane te Brigades I, IV dhe te V-te. Keto kane qene embrionet e para te policise. Detyrat kryesore te tyre ishin ruajtja e rendit ne teritoret ku ishin te dislokuar, ruanin rendin dhe qetesine ne zonat e çliruara ne fshatrat ne afersi te Tiranes, kontrollonin levizjet e dyshimta, si dhe ushtronte kontroll mbi perdorimin e pasurise se konfiskuar etj.


Me urdher te Komandes se Pergjithshme te Ushtrise Nacionalçlirimtare, u organizuan forcat e mbrojtjes se popullit, te cilet do te merreshin edhe me sherbimin e sigurimit publik te qyteteve, te zyrave, depove me rendesi, sigurimi i burgjeve, ndjekja dhe arrestimi i krimineleve te luftes si dhe sigurimin e rendit dhe te qetesise.



Organizimi dhe fuksionimi i policise popullore u be ne pershtatje me kerkesat qe shtronte periudha e organizimit dhe forcimit te shtetit. Policia organizohej dhe dislokohej simbas ndarjes administrative ne prefektura, nenprefektura dhe lokalitete.



SipasVendimit Nr. 369 date 17.11.1944 te Kryesise Keshillit Pergjithshem Nacionalçlirimtar te Beratit, mbi ndarjen administrative, organet e pushtetit ne Qarkun e Tiranes kishin 7-te nenprefektura e konkretisht:

· N/Prefektura e Qendres

· N/Prefektura e Petreles

· N/Prefektura e Qaf Molles

· N/Prefektura e Valiasit

· N/Prefektura e Krujes

· N/Prefektura e Milotit

· N/Prefektura e Burrelit

Pas çlirimit te vendit ne vartesi te Komiteteve Ekzekutive u krijuan seksionet e Puneve te Brendshme qe kryenin sherbime per ruajtjen e rendit dhe te qetesise ne qytet dhe qe me vone u emertua policia popullore. Ne muajin mars deri me 14 maj 1945 perfundoi organizimi i policise . Data 14 Maj 1945 eshte perkujtuar si data e krijimit te Policise Popullore.



Me 30 shtator 1945 u be rregjistrimi i pergjithshem i popullsise ne te gjithe vendin. Sipas ketij rregjistrimi, popullsia e Tiranes ne ate kohe ishte 103 009 banore, nga te cilet 59 950 ne qytetin e Tiranes dhe 43 059 ne fshatra.



Ne Qarkoren Nr. 203/151 date 6.08.1945 urdherohej qe Prefektura e Tiranes te ( mobilizonte ) rekrutonte per here te pare ne policine popullore 100 veta.

Kandidatet duhet te plotesonin keto kushte :



· Te ishin te moshes 25-26 vjeç

· Me arsim fillor ( ose autodidakt )

· Te zgjuar e me te kaluar te ndershme

· Fizikisht te afte, etj.


Nga viti 1945 - 1948 ne drejtim te policise se Tiranes kane qene:

1.Drejtor i Policise se Qarkut Idriz Tahiri

2.Shefi i Policise se Qarkut Mehmet Karafili

3.Komandat i Batalonit Special Shim Kolli.

Efektivi i policise te Qarkut te Tiranes ne vitin 1945 ishte 221 persona, ndersa ne vitin 1947 organika arriti ne 230 persona, nga te cilet 79 ishin oficer ndersa pjesa tjeter ishte trupe policie.

Ne vitin 1946 u miratua uniforma e pare e rregullt e policise ishte me ngjyre kafe. Gradat per kuadrin e policise mbaheshin ne baze te funksionit qe kishte sejcili dhe viheshin ne spaleta dhe konkretisht :

-Drejtori i Policise se Qarkut dhe Shefi midis spaletes kishte tre vija te kuqe.

-Drejtori Policise Rrethit Qendres, kishte dy vija te kuqe.

-Kuadrot e tjere te sektoreve te ndryshem shumica nuk kishin grada, por si shenje dalluese mbanin rripin e oficerit krahqafe.

-Nenoficeri gradat i kishte simbas shkalles, me tre, dy dhe nje vije ne forme V-je.

Me ligjin Nr.371 date 09.12.1946 policia si force e armatosur u inkludua ne fuqine mbrojtese te vendit. Me dekret te Presidiumit te Kuvendit Popullor date 6.11.1947 qe bene fjale " Mbi ndarjen e re administrative " Tirana u nda nga rrethi i Krujes dhe i Burrelit. Me dekretin e Presidiumit te Kuvendit Popullor me Nr.684 date 19.03.1949 mbeten 3 rrethe autonome, keshtu qe u krijua ne pershtatje me to Dega e Puneve te Brendshme Tiranes, Krujes dhe e Burrelit. Deget e Puneve te Brendshme te ketyre rretheve vareshin direkt nga Ministria e Puneve te Brendshme. Ndertesa e Deges se Puneve te Brendshme per Tiranen ka qene ne rrugen e Dibres tek " Selvija ".

Ne vitin 1949 Shefi i Policise ishte ne te njejten kohe edhe Zv.kryetari i Deges Punve te Brendshme. Ish Seksionet e Puneve te Brendshme te Rajoneve te Tiranes, me organizimin e ri mbeten Rajone Policie. Kete vit kemi edhe nje strukture te re ne polici, sektori Operativ i Zhdukjes se Krimeve, Operativ si dhe Sektori i Hetuesise. Pra viti 1949 eshte viti i krijimit te Rajoneve te Policise ne qytetin e Tiranes.

Per shkak te rritjes numerike te efektivit te tij, funksioneve dhe detyrave ne vitin 1956 filloi ndertimi i i Drejtorise se Puneve te Brendshme te Tiranes, ne rrugen " Sami Frasheri ", ku ndodhet aktualisht Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane.

Disa nga kuadrot kryesore te policise se Tiranes per vitin 1949 - 1955 kane qene :

·Beqir Radhima Shef Policie Viti 1949 - 1951

·Riza Lubonja - " - Viti 1951 - 1960

·Fadil Cuci - " - Viti 1952 - 1953

·Qamil Mane - " - Viti 1953 - 1954

·Mane Servani Zv.Shef Policie Viti 1949 - 1950

·Janaq Lila - " - Viti 1950 - 1955

·Kasem Kaci - " - Viti 1952 - 1953

·Abedin Elmazi Shefi i Policise se Tiranes Viti 1966 - 1970

·Arqile Toska Shefi Policise Rajonit 1 --- " --- " ---

·Toli Xhaxho Shefi Policise Rajonit 2 --- " --- " ---

·Mexhit Subashi Shefi Policise Rajonit 3 --- " --- " ---

·Andon Bollovoda Shefi Policise Rajonit 4 --- " --- " ---

·Zoto Korvafaj Shefi Policise Rrethit Tiranes --- " --- " --

Gjate viteve 1945-1990, kane ndodhur disa ndryshime ne fushen e organizimit dhe strukturimit te policise. Policia ka kontribuar ne mbrojtjen e rendit dhe qetesise publike dhe ne mbrojtjen e jetes se individit dhe pasurive, madje duke dhene dhe jeten ne krye te detyres. Ne nderojme vepren e te reneve ne detyre dhe njekohesisht respektojme djersen dhe sakrificat e veteraneve te policise qe gjenden sot midis nesh.

Ne muajin maj te vitin 1991 policia ndahet nga Sigurimi i Shtetit. Policia deri ne kete vit varej nga Drejtori i Drejtorise se Puneve te Brendshme, i cili si rregull emrohej nga kuadrot drejtuese qe kishin punuar ne sigurimin e shtetit.Kuadri i fundit qe ka drejtuar Drejtorine e Puneve te Brendshme te Tiranes ka qene Zef Pjeter Loka (nga viti 1988 deri ne nentor te vitit 1990 .Po kete vit kemi edhe vendosjen e gradave ne polici.Pas ndarjes nga Sigurimi i Shtetit Drejtori i Pare i Policise se Qarkut te Tiranes ka qene Lahedin Bardhi.

Duke filluar nga viti 1991, pas futjes se Shqiperise ne rrugen e proceseve demokratike, kane ndodhur disa ndryshime te rendesishme ne fushen e organizimit dhe ristrukturimit te Policise Shqiptare. Ne nje kohe te shkurter u bene ndryshime te shpejta te karakterit organizativ e ligjor te policise si dhe u be hapja e saj me komunitetin.

Ne shtator te vitit 1993 Drejtoria e Policise se Tiranes, prishet si strukture dhe policia e Tiranes u organizua ne Komisariate Policie. Keshtu ne Tirane u ngriten 4 Komisariate Policie si dhe Dega e Ruajties dhe Sigurimit te Objekteve.Komisariatet e Policise pergjigjeshin njekohesisht edhe per masat ne drejtim te parandalimit te aksidenteve automobilistike.

Kjo strukture jo vetem qe nuk dha rezultatet e deshiruara ne drejtim te ruajties se rendit e qetesise si dhe ne zbulimin dhe parandalimin e krimit,por demtoi punen ne drejtim te bashkepunimit dhe bashkeveprimit midis Komisariateve te Policise. Per kete ne tetor te vitit 1996 me vendim te qeverise u vendos ne organizimin e Drejtorise se Policise Tirane.Struktura dhe perberja organike e Drejtorise se Policise Tirane u miratua me Urdher te Ministrit te Brendshem me Nr.5 date 11.01.1997.Edhe kjo strukture ndryshoi dhe me Urdher Nr.8 date 16.01.1998 te Ministrit te Brendshem u be rioganizimi i Drejtorise se Policise se Tiranes.Nga ky vit e ne vazhdim ka patur ndryshime ne perberjen strukturore te Drejtorise, por nuk kane qene thelbesore.Jane bere ndryshme ne emertime zyrash ose ne rregullime postesh te rangut te ulet.

Me miratimin e Ligjit nr.8553 date 25.11.1999 " Per Policine e Shtetit ",policia u shkeput nga strukturat e Forcave te Armatosura dhe u shendrua ne nje strukture te administrates publike,me status, mision dhe detyra institicionale krejt te ndryshme.Ne vitin 2003, u be shendrimi i gradave ushtarake ne grada policore.Aktualisht ne Drejtorine e Policise se qarkut Tirane,kane gradat e larta policore 12 punonjes policie,grada te mesme 393 punonjes policie dhe pjesa tjeter jane te rolit baze ( perjashto punonjesit civile ).

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Korrik 2004 23:07
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Pellgu I TiranĖs

Shqipëria e mesme, me zonat malore, kodrinore e fushore të saj ofron një pasuri të ndjeshme në fushën e historisë, administrimit, etnografisë e trashëgimisë kulturore. Tipologjia e përgjithshme e zhvillimit të tyre është reale edhe për pellgun e Tiranës.

Tirana u themelua si qytet më 1614, por toka mbi të cilën u ndërtua ka gjurmë më të hershme banimi.


- Gjurmë të lashta banimi në pellgun e Tiranës -

Stacion paliolitik në verilindje rrëzë malit të Dajtit. Shpella e Zezë ose ndryshe Shpella e Pëllumbasit vendbanim i hershëm që dëshmon mbi gjurmët e hershme të banimit në këtë pellg.


· Bazelikë paleokristiane në afërsi të Pezës shekulli III (fshati Durak)

· Bazelika e Tiranës shekulli IV ose Kisha e Kroit të Shëngjinit.


Kjo dëshmi i takon zonës perëndimore të qendrës të qytetit. Ajo paraqitet si një ndërtim me aks gjatësor, me drejtim perëndim-lindje dhe përbëhet nga naosi (salla) në perëndim. Ndërsa narteksi (parasalla) dhe mjediset e tjera janë të vendosur në anën veriore.

Me interes për të gjykuar mbi zhvillimin e kësaj treve, në veçanti për këtë qendër banimi fshatare në rrugët që lidh Dyrrahin me Skampën, janë dy mozaikët, ai i naosit dhe norteksit.

Mendohet se godina është rrënuar në periudhën e antikitetit të vonë. Kemi të bëjmë me një ndërtesë banimi të shek. II-III të erës sonë të kthyer në kishë gjatë shekullit të IV-V, në ndërtesë kulti.

Mbetje të fortifikimeve ilire si ato të Brarit, Dajtit, Ndroqit etj.

· Fortifikime ose vendbanime të fortifikuara në pellgun e Tiranës ose në prapatokën e Durrësit si ato të Petrelës, Prezës, Dorëzit, Brarit, Vilës, Tujanit etj.


KALAJA E PETRELËS

Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë. Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë.
Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues midis Matit e Shkumbinit, në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve.


KALAJA E PREZËS

Barleti përmend Prezën si qyteza e Parthinëve. Fakti që e përmend Barleti tregon se ajo duhet të jetë ndërtuar para rrethimeve të Krujës dhe ndërtimi i saj duhet të jetë në fillim të shek. XV nga Topiasit të cilët ishin zotëruesit e kësaj zone.

Me sa kuptohet, braktiset në kohën e Gjon Kastriotit dhe vetë i biri i tij. Pas pushtimit turk asaj iu bënë disa riparime, ndërmjet të tjerave u ndërtua edhe një xhami.

· Varreza të vogla ose të mëdha përgjatë fragmenteve të rrugës Egnatia që prek pellgun e Tiranës.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Korrik 2004 23:16
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:21 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Historia e Qyteteve dhe Krahinave te Ndryshme > Na ishte njė herė Tirana

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.