Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te njohura te Pavaresise > Ismail Qemali
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
entela
Remujaxhie

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: me tru ne emigrim me zemer ne vlore
Mesazhe: 17

Ismail Qemali

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re images[3].jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 199 herė.

Eshte e ndershme te flitet dhe te mos harrohet Z. Ismail Qemali edhe ai eshte pjese e historise sone shqiptare...

Ismail Qemali

Udhëheqës i shquar i lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe Kryeministër i parë i Shqipërisë.
Lindi në Vlorë më 24janar1844, në një familje me tradita patriotike . Gjyshi ë tij Ismail Bej Vlora, u vra pabesisht nga guvernatori turk i Janinës, sepse përkrahu kryengritjen për pavarsinë e Greqisë. I jati i Ismail Qemalit, Mahmut Bej Vlora ishte një ndër krerët e kryengritjes shqiptare kundr Tanzimatit, që caktonte një sistem të ri taksash dhe shërbim ushtarak të detyrueshëm. Për këtë veprimtari ai u internua në Kania të Anadollit, ndërsa familja në Selanik. Në këtë kohë Ismail Qemali ishte 5vjec

. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes, kurse në Janinë kreu gjimnazin Zosimea. Para se të shkonte në gjimnaz, ai njihte turqishten, greqishten e re, italishten dhe frëngjishten.
Mbas mbarimit të gjimnazit shkoi në Stamboll për të studjuar për drejtësi, ku u aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare. Filloi lidhjet dhe bashkëpunimin me njërëz të shquar të administratës osmane si dhe me patriot shqiptar. Duke studiuar ai punon si përkëthyes në ministrinë e jashtme të Perandorisë.
Për kulturën e gjërë që kishte fituar, për zgjuarsinë dhe shpirtin ndërmarës, atë e çmonin dhe e ngarkuan me detyra të rëndësishme në administratën osmane. Kjo ishte njëra anë e medaljes. Ana tjetër ishte se aftësitë dhe idetë e tij përparimtare kishin ngjallur cmirë, xhelozi dhe frikë.
Shquhet për pikpamjet e tij liberale. Postet e tij i përdori jo vetëm për të ndihmuar lëvizjen çlirimtare të bashkëatdhetarëve të tij, por edhe për të lehtësuar sado pak gjëndjen e vështirë të popujve të shtypur të Perandorisë, si dhe për të përhapur kulturën dhe dijet shkencore.
Caktohet si guvernator në Varna të Bullgarisë, ku krijoi kastat e kredis agrar, një ndërmarje financiare e re për perandorinë osmane, por që ndihmoi shtresat e varfëra të popullit. Këtu ai priti për vizitë edhe perandorin austriak, Franz Josef. Më vonë caktohet si guvernator në Konstanë të Rumanisë ku shpalosi një faqe tjetër të kulturës së tij. Zbuloi dhe rindërtoi ujësjellësin romak.
Por zbatimi i reformave demokratike çuan në konflikt me rethet konservatore të Stambollit. Dënohet nga porta e lartë me 7 vjet internim.
Me ndihmën e miqve të tij aratiset dhe pas ndryshimeve politike e emërojnë Guvernator të Përgjithshëm në Liban. Më vonë e zgjedhin në postin e Presidentit të Komisionit të Danubit ku njihet dhe bëhet mik me personalitete të shquara të Europës.
Për bindjet e tij përparimtare, i bëjnë disa herë atentate, të cilave u shpëton mrekullisht në saje të zgjuarsis dhe fatit të tij. Megjith presjonet e mëdha ai nuk hoqi dorë asnjëher nga bindjet e tij.
Kur i propozuan, së fundi, në prill të vitit 1890, të merte postin e Qeveritatit të Përgjithshëm të Tripolitanis, miqtë e tij e njoftuan fsheurazi se ky ishte një kurth për ta riinternuar përsëri. Atëher Ismail Qemali vendos përfundimisht të braktis Turqin dhe me një anije angleze largohet nga Stambolli e mbrin në Athinë. Këtej e tutje të gjitha energjitë e tij do t’ja kushtonte çështjes shqiptare. Filloi udhëtimin në shumë vende për të aritur qëllimin atdhetar që i kishte vën vehtes.
Shkon në Romë ku takohet me arbëresh dhe mbetet i habitur me njohjen e gjuhës shqipe nga i pari kryeministër i Italis së re, arbëreshit Francesko Crispi. Pas Italisë kalon në Gjenevë ku qëndron ca kohë. Këtu njërzit e Sulltanit kërkojnë ta zhdukin.
Lë Gjënevën dhe bashkohet me Faik Konicën për të bashkëpunuar në gazetën e tij "Albania". Ndërkohë shkon në Londër për të marë pjesë në varimin e Mbretëreshës Viktoria. Këtu shfrytëzon rastin për të diskutuar çështjen shqiptare me personalitete të ndryshme të skenës politike të kohës. Prej këtej e shohim në Egjypt të takohet me emigrantë shqiptar ku gjen përkrahjen e tyre të plotë. Qarqet qeveritare të Egjyptit e spiunojnë te Sulltani dhe ai e dënon me heqjen e të drejtave civile dhe konfiskimin e pasurisë, në munges.
Ishte koha kur në lëvizjen patriotike shqiptare, sidomos jashtë vendit, mbizotronte mendimi, se për shqipërinë ishte më mirë një autonomi nën perandori se sa një shtet i pavarur dhe i dobët që do të bëhej pre e fqinjëve më të fuqishëm dhe më të përkrahur. Ismail Qemali pranonte si hap të parë ndryshin e perandorië në një federatë të madhe, pak a shumë si ajo zvicerjane, ku cdo popull të regullohej në mënyrë autonome në bashkësi ekonomike dhe politike të përbashkët. Ky ishte nje koncept tepër modern për ato kohra, nje lloj largpamësie dhe parapërgatitje për Europën e Bashkuar.
Në Kongresin e Manastirit (nëntor 1908) ai u paraprin vendimeve të këtij kongresi duke kërkuar përdorimin e shkronjave latine në alfabetin e gjuhës shqipe. Një gjë e tillë ishte karakteristikë e tij si udhëheqës largpamës. Se çfar peshe kishte kultura dhe mendimi i Ismail Qemalit duket edhe në një veprim paradoksal të Sulltanit. Më 22 korrik 1908 i ngarkuari me punë i Turqisë në Paris, i drejtohet atij me një telegram personal të Sulltanit, i cili i kërkonte këshillë Ismail Qemalit se si duhet të vepronte para kryengritjes së Turqëve të Rinj. Ismail Qemali e këshilloi pa hezitim Sulltanin që të shpallte kushtetutën, gjë që Sulltani e pranoi të nesërmen.
Në dhjetor të vitit 1908 me gjithë luftën që i bënë autoritetet, u zgjodh deputet i Sanxhakut të Beratit në parlamentin Osman, ku së bashku me grupin e deputetëve patriot, mbrojti interesat e kombit.
Në qershor 1911 së bashku me Luigj Gurakuqin e patriotë të tjerë, hartuan memorandiumin historik të Greces, i cili ishte programi më i kompletuar tek i cili mëshiroheshin aspiratat legjitime të popullit shqiptar për shpalljen e autonomis së Shqipërisë.
Në fund të vitit 1911 ai mer nismën për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912, ndërkoh shkon në Stamboll për të bindur qeverin osmane që ti jepte Shqipërisë autonomin.
Në këtë kohë intensifikon takimet me qeveritë europiane dhe me bashkësitë shqiptare jashtë vendit, duke mbajtur në të njëjtën kohë lidhje të ngushta me udhëheqesit politik dhe ushtarak në Atdhe.
Më 5nëntor 1912 në mbledhjen e Bukureshtit ku vendosej fati i Shqipërisë, mer pjesë dhe Ismail Qemali. Pas rezolutës së kësaj mbledhje, Ismail Qemali vajti në Gjenevë ku takohet me ministrin e punëve të jashtme, Berchtold dhe me ambasadorin e Italisë, Avarna, tek te cilët gjeti mbështetjen që priste.
Më së fundi arin me guxim dhe largpamësi të kërkoi pavarsinë e Shqipërisë, me te gjitha mjetet, mbasi e sheh se nuk ka rrugë tjetër. Ndërkohë njoftoi në Atdhe se do të shpallej pavarsia nga Kuvendi Kombëtar që do të mblidhej për të vendosur mbi fatet e Atdheut.
Nëpërmjet Triestes, me anijen Brunn, mbrin në Durrës ku gjen një situatë të vështirë. Ushtria sërbe po i afrohej Durrësit.
I shoqëruar nga Luigj Gurakuqi, Dhimitër Berati, Pandeli Cali, Qazim Kurt Gjirokastra etj ai e pa të arsyeshme të merte rrugën për në Vlorë.
Në Vlorë kryesoi mledhjen e Kuvendit Kombëtar që shpalli Pavarsin e Shqipërisë. Po ashtu me krijimin e Qeverisë së Përkohëshme zgjidhet kryetar i saj. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonse në kushte mjaft të vështira, mori një varg masash në fushën ekonomike, të ndërtimit shtetëror e kulturës kombëtare. Në të gjitha veprimet Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe dipllomat largpamës. Por politika e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve reaksionare të cilat u përpoqën dhe e rëzuan atë në janar 1914.
Edhe pas dorhëqjes së Qeveris së Vlorës, Ismail Qemali nuk do të reshte së punuari për Shqipërin dhe mbrojten e popullit shqiptar.
Më 11korrik1914, ai u bëri thirje vendeve europiane të mbronin popullin shqiptar dhe teritoret e vendit nga masakrat dhe zaptimi grek. Përpjekjet e tij vazhdojnë në të gjitha drejtimet, por gjen pengesa të pafundme të fuqive europiane si dhe të elementëve egoist e tradhëtar brenda vendit.
Më 15janar 1919 ai i dërgoi një memorandium kryeministrit italian Orlando që të nisej për në Paris të merte pjesë në Konferencën e Paqes. Memorandiumi është me të vërtet një kryevepër e dipllomacisë dhe provë e atdhedashurisë së paepur të këtij burri të madh. Por memorandiumi ariti me vones dhe Orlando nuk ariti të njihej me të.
Më 22janar 1919, mbërthyer nga ankthi për rezultatet e Konferencës së Paqes ai shkruan: "Sot është dita vendimtare për Shqipërinë. Do të ngjallemi apo do të vdesim". Mendon dhe harton plane për realizimin e qëllimit të vet dhe të gjithë patriotëve të tjerë për një Shqipëri të bashkuar, demokratike dhe të zhvilluar.
Më 23janar 1919, përgatitet për një konferencë shtypi në hotelin Brufani në Peruxhia të Italisë, ku ishte i detyruar të jetonte, por pak çaste pasi filloi konferenca pëson një hemoragji cerebrale. Mbas tre ditësh më 26janar 1919 në orën 23:30 mbylli sytë në moshën 75 vjecare.

__________________
pune, pune nat e dite qe te ham buke e kripe

Modifikuar nga volter datė 15/03/2005 ora 09:35

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2004 19:07
entela nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė entela Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me entela (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: entela Shto entela nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto entela nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
*KURT_COBAIN*
Kampion

Regjistruar: 10/10/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 17

Nuk harroet kurre kjo figure e madhe, qe solli nje ndricim te ri, dhe nje shprese te re nehorizontin shqiptar, dhe me nder per shqiperine !



^KURT_COBAIN^

__________________
The greatest art, is the art of living.

Modifikuar nga volter datė 12/03/2005 ora 11:53

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2004 00:04
*KURT_COBAIN* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė *KURT_COBAIN* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me *KURT_COBAIN* (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė *KURT_COBAIN*'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: *KURT_COBAIN* Shto *KURT_COBAIN* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto *KURT_COBAIN* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Si e helmuan nė Peruxha tė Italisė Ismail Qemalin

Ka qenë ora 10:20 minuta e datës 24 janar të 1919-ës, kur Ismail Qemali donte vetëm tre ditë të mbushte plot 75 vjeç, doli para gazetarëve në një konferencë për shtyp të organizuar në një sallon hoteli në Peruxha. Hyrja e tij në sallën e mbushur me mbi 100 gazetarë dhe fotoreporterë i befasoi të gjithë të pranishmit që kishin mbi dy orë që prisnin diplomatin e njohur të Shqipërisë. Ndërsa ecte për t“u ulur në tavolinën në krye të sallës, në fytyrë i fashitet një çehre e verdhë që sa vinte e i shtohej. Nuk kaluan shumë minuta dhe disa të dridhura i mbërthyen trupin. Askush nuk po pipëtinte, vetëm plaku mjekërbardhë, që megjithë gjendjen që po kalonte, gjeti forca për të folur. Nga goja i dolën vetëm pak fjalë dhe dukej qartë që ai po mundohej t“i lidhte me njëra-tjetrën. Në atë çast kërkoi ndihmë nga i biri Qamili, të cilin e mbante pranë vetes si sekretar. I kërkon që të shkojë në tualet. I biri, duke e kapur për krahu, u kërkoi të falur gazetarëve të pranishëm dhe mori hapat drejt derës së tualetit. Aty mësohet se sa vuri këmbën për t“u drejtuar te lavamani filloi të shkumëzonte dhe të dridhej më shumë. Ajo gjendje nuk zgjati shumë. Në pak çaste zemra e tij pushoi së rrahuri. I biri del para gazetarëve ku u komunikon lajmin se i ati, të cilin para pak çastesh e kishin në tavolinën përballë, tashmë nuk jetonte më. Ajo situatë ishte e rëndë për të gjithë. Aty dhimbja njerëzore i kaloi kufijtë.

Situatat që Ismail Qemali kishte kaluar ato ditë në Peruxha të Italisë i kishin shkaktuar një gjendje të rëndë psikologjike dhe fizike. Edhe pse në atë gjendje, ai nuk kishte ngurruar të dilte para shtypit. Ai donte të denonconte krerët e diplomacisë italiane, në atë kohë kur në Paris diskutohej fati i Shqipërisë dhe ata kishin mundur ta hanin në besë. Megjithatë, për çudinë e tij, ajo konferencë ishte organizuar nga të tjerët. Nuk u mësua asnjëherë se kush i kishte thirrur gazetarët. Plakut 75-vjeçar i kishin thënë se media kishte interes të dëgjonte nga ai se përse në ato momente nuk ndodhej në Konferencën e Paqes në Paris. E këshilluan që të hante mirë pasi në atë konferencë shtypi do t“i duhej të fliste gjatë. Pikërisht pas ushqimit nuk vonoi shumë, ai doli në sallën e takimit dhe në atë moment jeta e tij filloi të shuhej. Këto janë momentet e fundit të jetës së njeriut që është njohur historikisht si kryeministri i parë i shtetit shqiptar. Ndërkohë që opinioni është njohur me shumë hollësi dhe detaje të jetës diplomatike të plakut të mençur, mund të jenë shumë pak ata që i njohin momentet kur ai ka mbyllur sytë. Pikërisht për ato çaste redaksia e gazetës "Panorama", duke hulumtuar në shumë dokumente dhe dorëshkrime të dosjes së Ismail Qemalit në A.Q.SH. dhe duke u mbështetur në dëshmitë gojore të njohësve kopetentë, ka arritur të zbardhë historinë kur plaku diplomat mbylli sytë. Një dëshmi të plotë për gazetën ka qenë edhe ajo ish-komandantit të Aviacionit Shqiptar Edip Ohrit dhe e ish-komandantit të Nëndetëseve të Pashalimanit, Dashamir Ohrit, i cili është edhe vëllai i Edipit. Këta dy vëllezër djalin e Ismail Qemalit, Qazimin, e kanë pasur njerkun e tyre.

Ismail Qemali pritet ne bese nga kryeministri italian
"Më hëngrën në besë!" bërtiti Ismail Qemali sapo zbriti në Peruxha të Italisë. Ai ishte nisur për një vizitë urgjente në Romë, me ftesë të autoriteteve më të larta të vendit, nga kryeministri dhe ministri i Jashtëm. Kjo kishte ndodhur pas një kërkese këmbëngulëse të tij, nëpërmjet një telegrami të nisur për këtë qëllim. Synimi i diplomatit shqiptar ishte që të ndihmohej nga përfaqësuesit e Italisë, të cilët do të ndërhynin pranë autoriteteve më të larta të Konferencës së Paqes që mbahej në Paris, për të mundësuar që delegacioni shqiptar të shtohej edhe me tre përfaqësues të tjerë. Ndërsa Ismail Qemali kishte marrë përgjigje se kryeministri italian i asaj kohe, Orlando dhe ministri i Jashtëm, Sonino e prisnin në Romë, ai pa humbur kohë u nis për të realizuar takimin e kërkuar nga i cili shpresonte të dilte me rezultate pozitive në favor të Shqipërisë. Por befasisht dhe çuditërisht diplomati 75-vjeçar nga Shqipëria u përball sapo zbriti në Peruxha me përgjigje negative; kryeministri dhe ministri i Jashtëm kishin shkuar në Konferencën e Parisit për të cilin interesohej edhe Ismail Qemali. Kjo do të thoshte që ai jo vetëm se nuk do të ndihmohej edhe me tre delegatë të tjerë, por madje as ai vetë nuk do të merrte pjesë në të. Diplomati shqiptar u bind menjëherë se bëhej fjalë për një dredhi të pastër politike pikërisht nga ata që ai i kishte konsideruar miq të vendit të tij, por që tashmë kishin marrë iniciativën për ta izoluar. Tronditja që pësoi pas marrjes së lajmit të papritur, se ishte mashtruar që ishte thirrur në Itali, ishte e papërballueshme për moshën e tij 75-vjeçare, prandaj edhe klithma e tij "Më hëngrën në besë!" doli shpërthyeshëm me dhimbje.

Si nisi historia tragjike

Ishte janari i vitit 1919. Atë muaj në Paris do të zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila fatkeqësisht do të hynte fuqishëm dhe dhimbshëm në historinë e mëvonshme të Shqipërisë. Aty do të vendosej edhe fati i saj.

"Sot është dita vendimtare për Shqipërinë", shkruante Ismail Qemali në fillim të atij muaji. "Do të ngjallemi ose do të vdesim". Nën zjarrminë e një patriotizmi të jashtëzakonshëm që i kishte mbërthyer qenien, kishte kohë që luftonte me të gjitha mundësitë dhe format për të ndikuar mbi konkluzionet e konferencës për të cilat ai ishte i interesuar që të ishin sa më afër interesave të bashkëkombasve dhe atdheut të tij. Për të arritur këtë qëllim ai zgjodhi partnerin kryesor diplomatik, Italinë, e cila duhej të mundësonte që me delegacionin shqiptar në konferencë të shkonin së paku edhe tre apo gjashtë delegatë më shumë. Këta delegatë do të ishin nga trojet shqiptare të cilët do të bashkoheshin me ata që vinin nga Amerika. "Sikur të kisha të holla,- vazhdon më tej në ditarin e tij të atyre ditëve Ismail Qemali, - do të isha hedhur deri në Amerikë për një marrëveshje të plotë me gjithë atdhetarët e atjeshëm. Por në marrëveshje me qeverinë italiane e quaj të nevojshme të shkoj në Romë. Prej andej mund të bëj një marrëveshje me gjithë shqiptarët e Shqipërisë për të vendosur një aksion kombëtar në një moment kaq kritik e të rrezikshëm, që të mund të përpilojmë programin përfundimtar. Nga Italia kërkoj të nxis nisjen nga Shqipëria veriore, qendrore dhe jugore të tre ose gjashtë delegatëve, në mënyrë që së bashku me delegatët që vijnë nga Amerika të shkojmë në Paris të gjithë së bashku për t“i propozuar konferencës kërkesat dhe të drejtat e Shqiptarëve".

Qemali i dErgon telegram kryeministrit Orlando
Për synimet që i kishte vënë vetes, diplomati shqiptar filloi menjëherë për të zbatuar në mënyrë konkrete të gjithë programin e paramenduar. Detyra e parë dhe më emergjente ishte takimi i menjëhershëm i tij me diplomacinë e Romës. Data 19 janar 1919. Kryeministri italian Orlando për pak ditë do të nisej drejt Parisit për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes. Ismail Qemali i dërgon një telegram urgjent, të shkruar në gjuhën frënge. Një kopje të asaj letre ia dërgoi edhe ministrit Sonino. Ja çfarë shkruhej në të:

"Shkëlqesisë së tij Orlando, Kryetar i Këshillit të Ministrave Romë.
Përveç ndjenjave të mia të admirimit personal me cilësinë e përfaqësuesit të idealeve shqiptare, realizimit të të cilave u kam kushtuar gjithë jetën time, ndjej detyrën t“i besoj shpresat e mia për lirinë e vendit tim në mbështetjen dhe në mbrojtjen e lartë të Italis녅 I lutem shkëlqesisë Tuaj t“i marrë në konsideratë serioze këto lutjet e mia duke më transmetuar telegrafisht urdhrat dhe udhëzimet tuaja".


Ajo promemorje e shkruar me aq urgjencë nga Ismail Qemali ka arritur në Romë pikërisht mbrëmjen e 18 janarit, ku nga dokumentet e sotme arkivore vërtetohet se është regjistruar më 19 janar. Pas kësaj korrespodence, Ismail Qemali ftohet nga ministri i Jashtëm në Romë, për të marrë pjesë në takimin e kërkuar nga vetë ai, ku do t“i ndodhte edhe tragjedia më e madhe; do t“i merrej jeta.

Kur shkon ne Peruxha vendoset ne "izolim"
Sa zbriti në Peruxha të Italisë, Ismail Qemali njoftohet se autoritetet italiane që e kishin ftuar ishin nisur për në Paris, duke mos e pritur atë sipas njoftimit që i kishin bërë. Ata kishin lënë njoftim që Ismail Qemali të priste deri sa ata të ktheheshin nga Konferenca e madhe e Paqes. Në këtë moment, ai kuptoi se flitej për një izolim të qëllimshëm që i qe bërë. Kjo mësohet nga rrëfimet e djemve të tij. Sapo mësoi lajmin për pabesinë, menjëherë i erdhi një goditje apopletike gjë që për moshën e tij ishte shumë e rëndë. Kanë qenë pikërisht ato momente që provokuan klithmën e tij të egërsuar dhe të papërmbajtur "Më hëngrën në besë!". Situata në të cilën ishte vendosur Ismail Qemali bëri që ai jo vetëm të mos realizonte planin që t“i shtonte delegacionit shqiptar edhe tre apo gjashtë delegatë, por në një kohë që në Paris do të hidhej për diskutim edhe çështja e Shqipërisë, ai të mos merrte pjesë as vetë. Ky fakt për të do të thoshte vdekje e parapërgatitur. Gjithsesi, në kushtet që i ishin krijuar, ai u detyrua të vendosej në hotelin që i kishin rezervuar.

Pa e kerkuar vete, iu organizua nje konferencE shtypi me gazetaret
Pavarësisht se diplomati shqiptar nuk mundi të shkonte në Paris, loja e parapërgatitur mbi të do të ndiqej deri në fund. Në një nga ato ditë, kur gjithë qenien e tij e kishte pushtuar tensioni dhe ankthi, më 24 janar, pikërisht 3 ditë para datës 27 kur ai mbushte plot 75 vjeç, në Paris vazhdonte me intensitet punimet Konferenca e madhe Ndërkombëtare me pjesëmarrjen e shumë shteteve, kur shtetet e mëdha vendosnin fatet e shteteve të vogla, Isamil Qemalit iu provokua një konferencë shtypi. Ajo iu servir si dëshirë e gazetarëve për të dëgjuar prononcimet e tij. Ajo konferencë, pavarësisht se nuk ishte kërkuar nga vetë ai, dukej se ishte edhe në dëshirën e tij, sepse ishte momenti që më shumë se kurrë ai donte të denonconte mashtruesit dhe izoluesit e tij.

Vdes para gazetarEve
Pak kohë para se të fillonte konferenca e shtypit, Ismail Qemalit iu servir fillimisht buka, me pretekstin se duhet të hante para konferencës. Pasi hëngri, ai hyri në sallën e rekomanduar, ku e prisnin dhjetëra gazetarë e fotoreporterë të ndryshëm. Sipas rrëfimeve që djali i Ismail Qemalit, Ethemi, i ka bërë më vonë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ali Asllanit, mësohet se sapo hyri në sallë Qemalit i kaloi një çehre e verdhë në fytyrë. Nuk vonoi shumë, ai u ul në tavolinë dhe befasisht në trup i kaloi një valë rrëqethjeje. Ndërsa nisi të belbëzojë me vështirësi, filloi të dridhej dhe ndërkohë u konstatua se nuk mundte t“i lidhte dot fjalët. Pas kësaj situate, ai arriti të kërkonte ta shoqëronin për në banjë. Kur arriti aty, e mbyti shkuma që nxirrte nga goja dhe të vjellët. Në pak çaste pulsi i tij pushoi së rrahuri. Në këto momente gazetarëve të mbledhur për konferencën e shtypit në atë sallë iu komunikua fakti që Ismail Qemali, i cili pak çaste më parë kishte qenë para tyre, nuk jetonte më.

ItalianEt kerkuan te balsamosnin diplomatin shqiptar
Peripeci të tjera ishin planifikuar për trupin e pajetë të diplomatit të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Ismail Qemali. Pas vdekjes së tij, çuditërisht në mbarë kancelaritë diplomatike të botës pati një sensibilizim të veçantë. Për vetë jehonën e madhe që pati vdekja e tij, pala italiane me justifikimin që ai kishte vdekur në vendin e tyre, donte t“i bënte "nderimet" që meritonte një diplomat i atij rangu. Ata vendosën që trupin e tij ta balsamosnin. Ajo kërkesë dhe ai interesim i palës italiane bëri që trupi pa jetë i Ismail Qemalit të qëndronte plot dy javë në Peruxha, ku ai kishte mbyllur sytë.

12 shkurt 1919 trupi pa jetë i Qemalit mberrin ne Vlore
Me gjithë përpjekjet e palës italiane dhe shumë peripeci të tjera që dolën pas vdekjes së Ismail Qemalit, djemtë e tij nuk reshtën së u përpjekuri që babanë e tyre ta sillnin në Vlorë, e cila e priste me padurim për ta varrosur në lartësinë madhështore të Kaninës. Vdekja e tij në atë kohë kishte tronditur mbarë kombin dhe grupe të shumta shqiptarësh, të ardhur nga të gjitha trevat, po përqendroheshin në Vlorë për t“i bërë nderimet e merituara diplomatit të famshëm. Së fundmi gjithçka u bë realitet. Ishte pikërisht data 12 shkurt i vitit 1919, kur trupi pa jetë i Ismail Qemalit, i shoqëruar nga tre djemtë e tij, Ethemi, Qazimi dhe Qamili, si dhe nga përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme italiane mbërriti në portin e vogël të Vlorës. Ai ishte transportuar fillimisht me tren dhe së fundmi me anijen e posaçme italiane. Sipas bashkëkohësve të atyre momenteve, siç ishin vetë djali i Ismail Qemalit, Qazimi apo edhe mikut të tij, Safet bej Vlorës bëhet e ditur se hyrja e arkivolit në Vlorë ka qenë tepër emocionuese. Të qarat e njerëzve dhe shkrepjet e armëve shkaktuan një gjendje emocionale të papërshkrueshme. Gjithë rrugët, kodrat dhe çdo gjë nxinte nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme në atë varrim, i cili, ashtu siç ishte menduar në atë kohë u bë pikërisht në lartësitë dominante të Kaninës.
Konkretisht për ato momente, në shënimet e Safet bej Vlorës, të gjendura në dosjen e posaçme të Ismail Qemalit në Arkivin Qendror të Shtetit shkruhet:

"Nëse e matim madhështinë e një personazhi politik me dashurinë e popullit të thjeshtë, duhet të pohojmë se asnjë nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorës. Gjatë ceremonisë së varrimit të tij, asnjë fshatar dhe asnjë qytetar nuk mbeti në shtëpi. Të gjitha faqet e maleve dhe të brigjeve gjatë rrugës së kortezhit funeral ishin plot me njerëz. Qe një apotezë madhështore e mbarë popullit, pa përjashtim, ndaj një tribuni që i shërbeu vendit të tij deri në frymën e fundit".


Historia e fundit e jetës së Ismail Qemalit

Ishte janari i vitit 1919. Diplomati i shquar shqiptar, Ismail Qemali atë muaj mbushte plot 75 vjeç. Në atë periudhë ai kishte angazhimin më të madh diplomatik që mund të kishte pasur ndonjëherë në vitet e tij të fundit. Pikërisht në Paris, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumë vendeve të botës zhvillonte punimet konferenca e madhe ndërkombëtare e njohur si "Konferenca e Paqes". Në atë konferencë me fuqi vendimmarrëse, do të diskutohej edhe çështja e Shqipërisë. Kjo do të thoshte që plakut të pavarësisë i duhej të ndërmerrte një angazhim të jashtëzakonshëm, që për moshën e tij do të thoshte mundim dhe sfilitje. Objekt kryesor i tij ishte lëvizja diplomatike dhe përpjekja për punimet e Parisit. Për këtë gjë i duhej patjetër që së bashku me delegacionin shqiptar të shtonte edhe tre delegatë. Ata delegate, sipas tij, i nevojiteshin që të bënte më të favorshëm dhe më prezent problemin e Shqipërisë. Për këtë qëllim vendosi të kërkojë ndihmë te fqinji perëndimor i vendit të tij, Italia, e cila për hir të së vërtetës, deri në atë periudhë, kishte qenë aleate e rregullt në mbështetje të çështjeve diplomatike që kishin të bënin me Shqipërinë. Në bazë të planit të studiuar mirë dhe për të realizuar qëllimin e tij, Ismail Qemali, pikërisht në 15 janar të atij viti (1919), i dërgoi një telegram urgjent kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Italisë. Me anë të atij telegrami ai u kërkoi autoriteteve italiane një takim të menjëhershëm duke i parashtruar edhe temën që do të bisedonte. Nuk vonoi shumë dhe nga brigjet e Italisë u kthye menjëherë përgjigjja. Autoritetet e larta të atij vendi i shkruanin se ishin dakord për takimin e kërkuar dhe se ishin të predispozuar për të kontribuar në ndihmën diplomatike që kërkonte ai si diplomat historik i Shqipërisë. Ismail bej Qemalin e prisnin në Romë. Pas kësaj, ai niset për në Itali. Por s“ishte e thënë që ajo iniciativë e Ismail Qemalit të përfundonte ashtu si u nis. Sapo zbriti në Peruxha u njoftua se kryeministri dhe ministri i Jashtëm, të cilët i kishin bërë ftesën, nuk ndodheshin brenda vendit, por ishin nisur për në Konferencën e Parisit. Dhimbja e shkaktuar nga ai lajm qe e papërballueshme për moshën e tij 75-vjeçare. Pak ditë më pas, pikërisht më 24 janar 1919, kur ai donte edhe tre ditë të mbushte 75 vjeç, ndërsa rrinte me djemtë e tij në një nga hotelet e Peruxhas, pikërisht në një konferencë për shtyp, ai del para gazetarëve të grumbulluar në hollin e hotelit. Nuk kaloi shumë, kur papritmas i fillojnë tronditja trupore dhe shkumëzimi. Largohet menjëherë nga holli, por nuk zgjat shumë; gjen vdekjen e menjëherëshme. Pas dy javësh peripeci, djemtë e tij arritën ta sjellin trupin e pajetë më 10 shkurt në Vlorë. Dy ditë më vonë, në orën 10:00 të 12 shkurtit 1919 u bë varrimi i jashtëzakonshëm i diplomatit, emri i të cilit do të vendosej në themelet e shtetit shqiptar.


Fatos Veliu
Panorama 17-11-2005

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Qershor 2006 22:05
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
rumial
filozof

Regjistruar: 18/05/2006
Vendbanimi: lisbona
Mesazhe: 175

nderim figurave te kombit

Si çdo shqiptar jam perpjekur ti rrespektoj gjithmone figurat e shquara te kombit tone. Meqe jeta me ka shtyre ne emigracion eshte e natyrshme qe ke qejf te degjosh shikosh prekesh pak histori te herojve te popullit tend. Pata rastin te vizitoja Romen dhe gjate kthimit per ne Padova ku banoj i them gruas se do te ngjitemi ne Peruxhia per te vizituar kete qytet madheshtor te historise mesjetare te Italise sepse edhe sot ne fakt kur e viziton te duket se eshte ndalur ne vend. Ky qytet i bukur me kujtime te hidhura per ne Shqiptaret eshte mjaft emocionues. Qyteti eshte mbi mal aty gjen edhe Beratin edhe Gjirokastren. Qytet i bukur qe me trishton. Kerkoj te kuptoj se ku eshte restorant qe helmuan Te Nderuarin ISMAIL QEMALI, per fat te keq isha i papregatitur dhe nuk munda ta shquaja. Ngaqe qyteti eshte ne maje te nje kodre hodha syte perreth ne horizont per te kuptuar se ky qytet bashkon apo ndan sepse ndodhet ne mes te italise. Me ate qe shikoj e ndiej ndan dhe ky qytet jo vetem qe ndan por dhe te helmon.
Rrofte per jete vepra e ndritur e plakut te shquar vlonjat ISMAIL QEMALI.

__________________
paēedashes

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Qershor 2006 11:27
rumial nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė rumial Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me rumial (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: rumial Shto rumial nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto rumial nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
belga
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 01/02/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 279

Ismail Qemali!

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re ismail_qemali.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 68 herė.

patrioti i madh i kombit shqiptar

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2007 04:41
belga nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė belga Kėrko mesazhe tė tjera nga: belga Shto belga nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto belga nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

ismail qemali nuk eshte shqiptar por turk, erdhen familjarisht nga stambolli kur gjyshi i ktij u vendos governator... ku qytetin e vlores e per rreth saje e ka te veten dhurate e turkut kjo.

turpi me i madh ne ditet e soteme eshte qe ketyre turqeve ''pushtues te asaje kohe'' e u falen toka tipave si qemalit, verlacit, vrioni, etj, kerkohet sot tu kthehen pronat.

duke llogaritur ketu dhe zogun... nuke ngelet shqiptare pa nje meter katrore toke.

kam pare me syte e mi nje tapi turke (prone)... ishte shtepia dhe per oborr ishte shkruajtur 20 milion metra katrore, sot aty ne ato toka popullata eshte mbi 30 mije banore me duket, flitej per pyllin e divjakes, çerma e ku di une

imagjinojeni pak 20 milion metra katrore oborr shtepie... ça figen e te semes kerkon ky sot.

nejse,

si perfundim shqiperia akoma spo meret me seriozitet se kush jane patriote e kush jo... ismaili jo qe jo.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shtator 2009 13:00
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Erious ata mund te kene ardhur nga Stambolli por eshte hera e pare qe degjoj se jane turq me origjine, pastaj mesa di une turku kishte nje strategji te veten qe ne çdo rreth vinte njerez nga krahina, pasi i kishte stervitur e shkolluar ne stamboll.
ne fund tefundit edhe turqit nuk vijne nga stambolli.

Nese ke ndonje dokument qe verteton me te vertete orgjine turke do te ishte shume interesante.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shtator 2009 18:23
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

turq pa te vogelin dyshim...

gjyshi i ismailit i derguar nga sulltani si governator ne shqiperi.

babai ka qene governator i perandorise ne janine, ku u shkollua dhe ismaili ne gjimnazin zosimea te janines

70 vjet eshte kerkuar dita dhe vendi i lindjes ismailit...

eshte debatuar gjate periudhes se komunizmit nga historiane shqiptare dhe te huaj per daten dhe vendin e lindjes... te huajte dyshojne si vendlindje janinen apo stambollin, ndersa shqiptaret e mbrojne me force vloren (ku me thene te drejten s'ka patur pike lidhje me vloren ne ate periudhe)
keta debate jane mbajtur fshehte per 45 vjet, por qe nga te dhenat e fundit nga nje studius qe ka punuar ne arkivat e perandorise osmane, caktohet sakte datelindja dhe vendlindja e ismail qemalit 16 (e jo 24) janare 1844 ne stamboll

mbas gjimnazit ne janine, u vendos familjarisht ne stamboll... ku arriti ofiqet me te larta te perandorise osmane, si funksionare ne administraten turke per afro 35 vjet duke filluar nga nje perkthyes i thjeshte, governator, sekretare i pergjithshem i ministrise jashteme, zevendesminister i jashtem deri si keshilltare shteti e me vone deputet.

me thuaj ti tani piktor... ç lidhje ka ky me shqiperine, perveç se pasurise qe sulltani i fali gjyshit ismailit ne shqiperi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shtator 2009 21:48
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Kush pra, kush na qenka ky studiues i I. Qemalit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2009 20:55
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

nexhip alpan

datelindja eshte me 16 tetor e jo 16 janar (gabimi im)

ndofta per kte date eshte mbajtur sekret per 45 vjet (e njejta date e enverit)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2009 21:43
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:05 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te njohura te Pavaresise > Ismail Qemali

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.