trojani
Veteran ne forum
Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900
|
ciao Indrit
E pra edhe nje here e gjetem fajtorin ose me sakte fajtoret. Ata jane Tosi, Janullatos, Berluskoni, greket, etj etj ... .
Por si mor Indritt ke harru baben tend dhe na ke "paste in" se Librazhdi ka 100% myslimane???
Indritt po te lutem edhe njehere qe brenda mundesive te me tregoje burimin zyrtar te"Saranda 95% myslimane, Gjirokastra 95% myslimane.
Beterr me sa kuptoj une asnje nuk mund te te japi nje pergjigje te sakte, kjo per shume arsye;
-Kishat dhe xhamiat ne Shqiperi nuk kane asnje ide se sa anetare kane kjo edhe per faktin se shteti eshte ateist . Ne te kunderten ne Danimarke ku une jetoj kisha e di me saktesi se sa anetare ka dhe sa besimtare jane te krishtere por nuk jane anetare. Ketu si dhe ne shume vende te botes paguan takse kishe(pak me pak se 1%) keta quhen dhe anetare aktive, gjithashtu kisha kryen ketu punen e "gjendjes civile" keshtu qe ne cdo moment di me saktesi se sa eshte numri i te krishtereve apo besimtareve te tjere.
Ne Shqiperi nje sistem i tille apo i ngjashem me kete nuk ekziston, dhe qe keshtu qe ne flasim kodra pas bregut.
Me keto regjistrime popullsie mua sikur nuk me mbushet mendja, se ka shume martesa kryq e terthore besimeve, edhe se ne dokumentet e identifikemeve shqiptare nuk deklarohet besimi, plus dhe gjithe ato fallsikime te ndryshme qe jane kryer gjate ketyre 13 vjeteve te fundit, e ben regjistrimin e popullsise akoma me te veshtire.
Edhe kjo teoria me emrat eshte driteshkurter, sepse emrat; Arben, Dritan, Ylli, Blerim, Blerdi, Leonard, Aneta, Albana, Endelejda etj etj etj ... kujt feje i perkasin???
Te gjithe keto emra jane emra te shokeve dhe shoqeve te mia qe kane te njejtin emer por i perkasin te dy feve te ndryshme.
Dikush do te thote se mund te nisemi nga emri i babait apo i nenes, por edhe kjo nuk qendron se do na dilte se Indritti do te ishte ortodoks si dhe i jati i tij.
Keshtu qe sma do mendja se dikush e di me saktesi se sa perqind jane te nje besimi apo nje tjetri.
pershendetje trojani
__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|