tresh
.
Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752
|
KOSTANDIN JIREĒEK
Me vdekjen e Skenderbeut filloi nje periudhe e re ne historine e Shqiperise, osmanet filluan te nenshtronin tere qytetet shqiptare dhe ne kuader te kesaj fillon edhe renia e qytetit te Durresit. Kaloresi i ri gjerman Arnold von Harff nga Reni i poshtem, i cili me 1496 po udhetonte per ne Palestine e permend Durresin (Duratzo) si nje qytet i madh i pershtjelluar, i shkaterruar ne Shqiperi tani i nenshtruar venedikasve. Qe prej 17 gushtit 1501 osmanet u futen ne Durres, pasi venedikasit qene larguar me anijet e tyre. Turqit e zvogeluan menjehere Durresin duke nisur ndertimin e nje muri te ri ndares ne brendesi te qytetit. Ne periudhen e sundimit osman Durresi ishte nje qytet i vogel me afro 200 shtepi i rrethuar me murre te forta, me uje te pashendetshem, te kripur, pasi burimi kryesor mbetet jashte qytetit. Kishat u shnderruan ne xhami prej turqve. Arqipeshkvi katolik nuk u lejua te banonte ne qytet, por ne nje fshat afer tij.[39]
Sic kemi permendur edhe ne fillim, Jireçek shqiptaret i ka permendur edhe ne artikuj te tjere me objekt popujt e tjere te Ballkanit dhe problemet e Gadishullit. Keshtu, nje punim i tille ku ky autor permend edhe popullin shqiptar eshte edhe vepra e tij, kushtuar popullit serb e titulluar Historia e Serbeve[40] (1918). Ne kete veper me interes eshte pohimi mbi lashtesine e fiseve ilire, te cilet Jireçeku i permend nder banoret me te lashte te Gadishullit te Ballkanit, krahas grekeve, trakasve. Iliret ai i konsideron si popull indoevropian. Gjithashtu po ne kete veper, percakton edhe vendbanimet e fiseve ilire, emrat dhe disa aspekte te jetes se tyre shoqerore dhe ekonomike.[41] Per te gjykuar mbi gjuhen e ilireve Jireçeku thekson se i vetmi burim per gjuhen e ilireve te vjeter jane emrat e personave ne mbishkrimet e kohes romake qe sipas tij jane te ngjashem me emrat e romakeve dhe kjo mjafton per kete studiues per te arritur ne konkluzionin se, gjuha shqipe eshte e mbushur me elemente romane apo se kjo gjuhe shqipe eshte rezultat i perzjerjes se gjuhes latine dhe greke, mbeshtetur mbi argumentin se ne kuader te shkembimeve, marrjes e dhenies midis popullsise shqiptare e atyre fqinje ne te folurit apo ne gjuhen e shkembimeve perdorej si latinishtja ashtu edhe greqishtja. Por fakt i rendesishem eshte percaktimi qe i ben Jireçeku origjines se shqiptareve si pasardhes te ilireve, ne periudhen e dyndjes se popujve te rinj si te sllaveve, sipas tij, iliret gjysem te romanizuar nen presionin e ketyre popujve, u terhoqen ne krahinn e Arbanum, ne territorin e Krujes, ku Ptolemeu permend fisin ilir Albanoi dhe prej shek. XI ky emer perfshin gjithe popullin arber.[42] Jireçeku vazhdon ne gjykimin e tij te gabuar dhe mbi teritorin e shtrirjes se arberve te mesjetes, ne te famshmin katerkendesh Shkoder-Prizren-Oher-Vlore.
Pohimi i tij mbi shqiptaret si pasardhes te ilireve gjysem romanizuar nuk qendron per nga saktesia, pasi vete G. Stadtmüller gjen shqiptare si pasardhes te ilireve te pa romanizuar apo te pa sllavizuar ne krahinen e Matit, te cilet diten te ruanin gjuhen, zakonet, doket e tyre dhe te transformohen pastaj keta ilire ne mesjete, ne shek. VIII dhe IX, ne popullsi arbereshe-shqiptare.Megjithese pika e kritikes qe i behet Stadtmüller-it eshte pohimi i tij mbi percaktimin e atdheut te arberve te mesjetes, pasardhes direkt te ilireve, vetem ne nje zone te thelle malore, ne kodrinen e Matit, prape ne permendim kete studiues gjerman per nje pjese te pohimit te tij, qe per ne rezulton te jete i sakte, pra gjetja e popullsise ilire te paromanizuar ne Mat per tia kundervene pohimit te Jireçekut mbi iliret gjysem te romanizuar.
Jireçeku shkruan edhe per vendodhjen e sllaveve ne Ballkan, marredheniet e tyre me arberit e mesjetes. Gjithashtu edhe mbi simbozen shqiptaro-sllave tek disa fise ne veriperendim te Liqenit te Shkodres. Autori permend toponime shqiptare ne Rrafshin e Dukagjinit, ne Prizren, etj. Per nga besimi, Jireçeku arberit e mesjetes i konsideron te krishtere, me kuture qytetare te afert me kulturen greke e romane te Dalmacise. Per te shqiptaret e kane perqafuar kristianizmin gjate kohes se sundimit roman.[43] Ai thekson se, gjate sundimit bizantin nje pjese e peshkopatave te veriut kane patur lidhje te fshehta me Romen vecanerisht gjate sundimit te Papa Gregorit VII, kur formohet edhe Peshkopata e Tivarit (1077), prej te ciles perhapet prapaganda fetare katolike nder fiset shqiptare.[44]
Ndersa mbi marredheniet e shqiptareve me serbet, duke filluar qe prej kohes se Nemanjes e deri tek Dushani, autori i konsideron si shume te mira.
Me pas vepra vijon dhe me informacione te shkurtra mbi periudhen e sundimit anzhuin, venedikas, me luftrat e Skenderbeut kunder osmaneve.
Punim tjeter i Jireçekut, ku del ne pah dhe trajtimi i elementeve shqiptare jane shkrimet, Rruga ushtarake prej Beogradit deri ne Kostandinopoje dhe grykat e Ballkanit (Prage 1877) ku autori shkruan se qysh ne mesjete ka ekzistuar nje komunikacion i gjalle mes vendeve bregdetare shqiptare dhe krahinave danubiane.[45]
Ne punimin, Rruget trgetare dhe minierat e Serbise dhe te Bosnjes ne kohen e mesme (Prage 1879) permend zhvillimin e tregtise ne qytetet bregdetare, ne kolonite helene si p.sh. ne Epidammos-Dyrhachion, Apolloni, Kerkyr, Issa, apo ne qytet e tjera te Dalmacise dhe ne brendesi te Ballkanit.[46] Per periudhen e mesjetes ky historian shkruan per Themen e Durresit, popullsine, territorin e saj. Popullsine e kesaj treve ai e nxjerr shqiptare, me pas ka patur dhe popullsi latine, e cila jetonte ne qytetet, ne qendrat bregdetare, kurse popullsia shqiptare jetonte ne fushe dhe ne zonat malore. Me pas po ne Themen e Durresit hasim ketu-atje edhe popullsi sllave, por fare pak. Po ne kete studim Jireçek permnde vervec Durresit edhe qytete te tjera si Tivarin, Shkodren, Lezhen, Drishtin, Vloren, Krujen, Beratin, Bylisin. Ai shkruan edhe mbi xehtarine kryesisht ate te Shqiperise Veriore, por edhe mbi minierat dhe rruget tregtare prej derdhjes se Bunes dhe Drinit deri ne Prizren, Novoberde e Sofie, rruge e ashtuquajtur Via de Zenta duke pohon se ka qene rruga me e veshtire malore ne Gadishullin Ballkanik. Gjithashtu, permend edhe lumenjte e Shqiperise, te cilet sipas autorit ne pjesen me te madhe te tyre ishin te lundrueshem te tille si Buna, Drini, Mati, Shkumbini, Devolli. Nisur nga fakti se keta lumenj qene te lundrueshem nepermjet territoreve qe ato pershkonin behej edhe tregti kryesisht me drithe.[47] Jireçeku shkruan edhe mbi Zeten, qender te se ciles konsideronte Tivarin, e sipas autorit tivarasit qene per nga origjina romane dhe si gjuhe zyrtare kishin latinishten, por kjo popullsi njihte dhe shqipen dhe sllavishten. Kurse mbi Ulqinin, ai pohon se ne te nuk ka patur nje perzierje te elementit roman me ate shqiptar dhe ne shek. XVI gjuha shqipe ka qene gjuha amtare e te gjithe qytetareve.[48]
Shqiptaret dhe territori Jireçekut i permend dhe ne punimin me titull Elementet e krishtere ne nomenklaturen topografike ne vendet ballkanike(Vjene 1897) ku ai merret me shtrirjen dhe perhapjen e emrave te krishtere (te shenjta) te perdorura ne percaktimet e vendeve ne shtetet e Gadishullit Ballkanik, por edhe ne funksionin si emra personash.[49] Sipas autorit nje rendesi kane emrat e manastireve, kishave ne qytete dhe ne fshatra, ne te cilat dalin ne pah emra te shenjtoreve te perdorura per te percaktuar dhe emeruar nje vendbanim, nje treg apo nje fortese. Tere kete proces e hasim ne brigjet e Adriatikut, por edhe ne brendesi te Gadishullit Ballkanik. Deri ne mesjeten e vone eshte kryer procesi i ndryshimit te ketyre emrave, por ne menyre graduale. Ne kuader te ketij procesi emertime te tilla i hasim edhe ne territorin shqiptar, ketu shihen emra me shtesen Shin, Shen, psh Shen Gjergji, Shin Njin, Shen Meri, Shen Ilia, Shen Koll, etj,. Ne Shqiperi ka edhe emra, te cilat jane te mbartur nepermjet legjendave per shenjtoret. Dhe si shembull per te ilustruar kete fakt Jireçeku merr qytetin e Sirise, Rosafin dhe legjenden e Shen Sirgjit si fortese e Shkodres, te cilen Stefan Provenqani e pershkruan ne biografine e te atit Stefan Nemanjes(1215). Nder qytete, ai permend qytetin Rosaf. Marin Barleti e percakton themelimin e Shkodres ne kohen e Aleksandrit te Madh. Kurse studiues te shek. XIX si, Ami Bué, Müller, Hahni, e njohin emrin Rozafa pjeserisht si fortese e Shkodres, pjeserisht si kodra te gurta mbi te cilat kjo ishte e ndertuar. [50]
Kurse ne vepren Romanet ne qytetet e Dalmacise gjate mesjetes (Vjene 1901-1904), Jireçeku ka dhene shume shenime edhe per popullsine e qyteteve bregdetare e mbi formimin e gjuhes shqipe. Shkruan mbi pasojat e sundimit roman ne Ballkan, mbi romanizimin e sllaveve, ilireve, mbi perhapjen e gjuhes latine dhe greke. Mbi gjuhen shqipe ai mendon se ajo eshte formuar ne kohen e feudalizmit te hershem ne shek. V-IX dhe se romaket e Danubit te Poshtem ndaheshin nga romaket e bregdetit dalmatin nga tokat malore, ne te cilat kishte nje numer te vogel te bashkive te medha qytetare, vendbanimet e romakeve te vertete, kurse ne pjesen me te madhe ishte e banuar nga ilire jo plotesisht te romanizuar. Ato ishin krahinat malore te Dalmacise, Prevalit dhe te Dardanise ne brendesi te Bosnjes, Serbise Perendimore, Malit te Zi dhe te Shqiperise Veriore. Pasardhesit e ketyre ilireve jane shqiptaret e sotem dhe ai pranon tezen e Shuhardit e te Majerit se gjuha shqipe eshte e perzier dhe e ngjashme me gjuhen rumune ne pikpamje te fonetikes.[51]
Me Dyndjet e Popujve fillojne te vihen re edhe ndryshime ne territorin ballkanik, rrudhosje te territoreve me popullsi etnikisht te njejte, nderhyrje dhe penetrime te elementeve te rinj p.sh. ne mes te sllaveve gjendeshin dhe mbeturina te popullsise ilire, greke, romane e thrakase. Sllavizimi ne brendesi dhe formimi i zones se panderprere te gjuhes serbo-kroate-bullgare u be shume ngadale, keshtu, ne shume krahina per nje kohe shume te gjate qendruan emrat e vjeter antike si ne Dardani, Daki dhe qendruan nje numer i madh i emrave romake te qyteteve si Ulpiana, Scupi, Naissusi, Serbica.[52] Jireçeku pohon se ne kuader te Dyndjes se Popujve, periudhes se ndryshimeve te vrullshme ne Gadishull prej shek. VII-IX, iliret gjysem te romanizuar nga Dalmacia, Dardania u terhoqen pjeserisht ne jug si ne Prevalis, Epir te Ri, kurse nje pjese e tyre u sllavizua dhe prej ketyere ilireve te vendosur ne zonat jugore u formuan shqiptaret e sotem. Por edhe ne zonat e sllavizuara ka patur popullsi per nga orgjina ilire dhe me pas shqiptare, te cilet sipas Budes qendronin si ishuj perballe detit sllav.
Po ne kete veper Jireçek na jep te dhena historike mbi popullsine romane mbi nje permbledhje te emrave te personave, te vendeve apo familjeve, te cilat nga origjina qene emertesa romane. Gjithashtu, trajton edhe problemin e atdheut te popullsise arumune (vllahe) ne bregdetin adriatik dhe ceshtjen e gjuhes rumune.
Mbi bazen e kesaj pasqyre te shkurter te veprave e te studimeve te Jireçekut mbi historine e kaluar te popullit shqiptar mund te konkludojme se ky studiues ka nxjerre ne drite shume te dhena faktografike, ngjarje nga jeta dhe e kaluara e popullit shqiptar, mbi zhvillimin ekonomik, shoqeror, kulturor, marredheniet me popujt fqinj. Te nje rendesie te vecante jane te dhenat e Jireçekut mbi toponimet, antroponimet qe i ka gjetur ne vendet e banuara prej shqiptareve, sidomos per fiset dhe familjet e medha bojare dhe per personalitetet e njohura te mesjetes.
E. Pllana mban nje qendrim kritikues ndaj Jireçekut ne disa pohime te tij mbi gjuhen, etnogjenezen e shqiptareve. Keshtu sipas Pllanaes, nuk qendrojne pohimet e tij se gjuha shqipe eshte nje perzierje me elemente nga gjuha latine, pasi eshte provuar se gjuha shqipe eshte nje gjuhe pasardhese e gjuhes se paromanizuar ilire. Gjithashtu nuk qendron mendimi apo perkrahja qe i ben Jireçeku tezes, sipas se ciles shqiptaret jane pasardhesit e ilireve gjysem te romanizuar, perkudrazi shqiptaret jane pasardhesit direkt te ilireve te paromanizuar. Pllana e kritikon studiuesin cek edhe mbi menyren e shpjegimit te historise se popullit shqiptar ne konteks me historine e popujve fqinj ballkanik. Ai nuk iu ka dhene rendesine e duhur kushteve politiko-ekonomiko dhe shoqerore ne zhvillimin e ngjarjeve historike, ka nje mangesi njohurish te deftereve kadastrale osmane si ai i vitit 1455 e si pasoje flet per emigrim te shqiptareve ne Kosove gjate viteve 1690, kur defteri osman i vitit 1455 na jep popullsi shqiptare ne keto troje qe para 100 vjetesh.[53]
Megjithate historiografia shqiptare e njeh dhe e vlereson kontributin e Jireçekut vecanerisht mbi te dhenat e tij historike per vendet, emrat e personave, fiseve shqiptare, familjeve te njohura apo personaliteve te njohura te mesjetes.
Histografia e huaj Jireçekun e vlereson ne kuader te studimeve te tij mbi Evropen Juglindore ne pergjithesi dhe per Gadishullin e Ballkanit ne vecanti. Keshtu studiuesi rus A. I. Pypin e vlereson Jireçekun si nje vezhgues gjithnje te pavarur dhe jo partiak e i paanshem, vecanerisht per studimet e tij per popullin bullgar. Studiuesi Iwan Schischmanov shkruan se Jireçeku ka nje objektivitet dhe nje permbajtje lendore te materialeve te tij shume te pasur. Perkthyesi serb i vepres Historia e Serbeve, N.Radonic, pohon mbi autorin se ai zoteron njohuri te pasura e themelore mbi materialet qe shfrytezon. Ai e konsideron Jireçekun si njohesin me te mire te Gadishullit Ballkanik. Shkencetari rus I.N.Jastrebov, i cili ne punimet e tij e ka cituar shume Jireçekun e vlereson ate si njohesi i pare i historise se vendeve dhe popujve te Gadishullit Ballkanik, si nje studiues poliedrik i zones, i gjeografise dhe etnologjise.[54]
Kurse bizantinologu i njohur Karl Krumbacher e vleresoi vepren e Jireçekut Romanet ne Qytetet e Dalmacise gjate mesjetes si nje veper e pasur me te dhena te vecanta dhe njohuri per vendet ballkanike... per kete autorit i eshte dashur jo vetem te njohe gjuhen latine, greke, por ne vecanti edhe literaturen bizantine, gjuhet e vendeve te vecanta. Te kishte njohuri mbi gjuhen sllave, rumune, shqipe, greqishten e re. Ai duhet te kishte mbledhur njohuri te thella mbi historine e mesjetes se hereshme dhe te vone te vendeve te Evropes Juglindore. Ai duhej te perballej me ceshtjet e diplomacise e tregtise, zhvillimit ekonomik te cdo vendi, qofte te influencuar nga korrentet latino- perendimore apo nga ato greko-sllavo lindore. Krumbacher e vlereson kete veper si te nje rendesie mjaft te madhe mbi historine e periudhes se vone romake, periudhes bizantine mesjetare, por edhe per etnografine, topografine, filologjine.
Jireçeku vleresohet vecanerisht per kontributin e tij mbi historine e vendeve te Gadishullit Ballkanik ne kuader te studimit te te cilit, trajtohen edhe problemet qe lidhen me historine e popullit shqiptar.
Biblioigrafia
Etudes Balkanique.1969. Nr. 3. Sofia.
Gostentschnigg, Kurt. (1990). Der Anteil der österreichisch- ungarischen Historiker an der Erforschung Albaniens. Graz.
Gostentschnigg, Kurt. (1996). Zwischen Wissenschaft und Politik (1867 1918) Graz.
Jireçek, Konstandin. Pozita e kaluara e qytetit te Durresit ne Shqiperi. Tek Kerkime iliro shqiptare. Sipas perkthmit te Institutit te Historise, Tirane.
Pllana, Emin. (1978-1979). Kontributi i Konstantin Jireçekut ne historiografine shqiptare. Tek Vjetar i Arkivit te Kosoves 14/15. Prishtine-.
--------------------------------------------------------------------------------
1 Pllana (1978-79). 168.
2 Etudes Balkanique (1969). 59.
3 Pllana (19178-79) 168.
4 Po aty.
5 Po aty., 169.
6 Etudes Balkanique (1969). 59.
7 Pllana (1978-79) 168.
[8] Etudes Balkanique (1969). 57.
[9] Pllana (1978-79). 169.
[10] Po aty., 169.
[11] Albanien in der Vergangenheit
[12] Die Lage und Vergangenheit der Stadt Durrazo in Albanien
[13] Scutari und sein Gebiet im Mittelalter
[14] Valona im Mittelalter
[15] Zwei Urkunde aus Nordalbanien
[16] Pllana (1978-79). 170.
[17] Po aty.
[18] Illyrische - Albanischen Forschungen
[19] Gostentschnigg (1996). 188.
[20] Po aty.
[21] Pllana (1978-79). 172.
[22] Po aty.
[23] Po aty., 175.
[24] Po aty., 179.
[25] Gostentschnigg (1990). 239.
[26] Po aty.
[27] Pllana (1978-79). 180.
[28] Gostentschnigg (1990). 239.
[29] E. Pllana (1978-79). 178.
[30] Jireçek. 154 -155.
[31] Po aty., 155.
[32] Po aty.
[33] Po aty., 156.
[34] Po aty.
[35] Po aty., 157-158.
[36] Po aty., 159.
[37] Po aty., 160-161.
[38] Po aty., 162.
[39] Po aty., 165.
[40] Geschichte der Serben
[41] Jireçek, veper e cituar. 165.
[42] Po aty.
[43] Po aty.
[44] Po aty.
[45] Pllana (1978-79). 183.
[46] Po aty.
[47] Po aty., 184.
[48] Po aty. 185.
[49] Gostentschnigg (1996). 188.
[50] Po aty., 185.
[51] Po aty., 186.
[52] Po aty., 189.
[53] E. Pllana (1978-79). 187.
[54] Etudes Balkanique (1969). 64.
__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|