qershor13
Vagabonding
Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547
|
Ada dhe Partizani, fituesit e kupės.
Kupa e Shqipërisë në not ka rezervuar surpriza të këndshme dje në ditën e dytë. Përveç rekordit të thyer nga Malbor Oshafi (rekord që mbahej që në vitin 1975) dje në ditën e dytë janë thyer edhe dy rekorde të tjera. Por fakti më interesant ka qenë përfaqësimi i tri ekipeve nga Kosova. Më statusin e të ftuarve, notarët kosovarë u kanë marrë kreun e klasifikimit ekipor ekipeve nga Shqipëria që në ballafaqimin e tyre të parë me to. Në këtë aktivitet janë përfaqësuar 11 ekipe, ku veçohen tri ekipet nga Kosova, të cilët për herë të parë kanë qenë pjesëmarrës në një veprimtari kombëtare të Federatës Shqiptare të Notit. "Ne, si federatë, kishim në projekt për të ftuar edhe ekipe nga Kosova, për t'i dhënë Kupës së Shqipërisë përmasat e një aktiviteti mbarëkombëtar. Me këtë qëllim u kishim bërë ftesa disa ekipeve nga Kosova dhe ata shprehën dëshirën për t'u përfaqësuar në garat e kupës,"- tha sekretarja e FSHM-së, Hyrmete Gjeta. Tri ekipe kosovare janë renditur në vendet e dyta dhe të treta, duke bërë një prezantim tepër cilësor, sidomos në garat e djeshme. Ashtu si një ditë më parë, kur u thyen katër rekorde kombëtare, edhe dje në ditën e dytë dhe të fundit të garave ato nuk kanë munguar. Përsëri Malbor Oshafi do të thyente rekordin e 400 metrave stil i lirë, me kohën 04.36.48". Një tjetër rekord që vlerësohet nga skeretarja e FSHM-së është ajo e notares Lotrela Reçi e ekipit Ada. Notarja, e cila ishte më e reja në moshë, konsiderohet një nga notaret e perspektivës për rekordet e shumta që ka arkivuar. Në këtë aktivitet janë përfaqësuar këto ekipe shqiptare: Ada e Tiranës, Teuta, Vllaznia, Partizani, Butrinti, Pogradeci, Jon, Tirana Hein, Ismail Bej Vlora, Dyrrahu. Ndërsa ekipet nga Kosova ishin: Orllani, Skan Kolor dhe Besa. Edhe në ditën e parë janë thyer shumë rekorde kombëtare, ku më i spikaturi është ai i Malbor Oshafit në disiplinën e 100 metrave stil i lirë. Ky rekord mbahej që nga viti 1975 nga notari i njohur Skerdilajd Shyti. Rekorde kanë thyer dhe notarët Ticiana Jakova, Marbi Haruni dhe Rubin Hekurani. Notari më i mirë i aktivitetit është shpallur Malbor Oshafi i Partizanit. Edhe përfaqësimi i Partizani ka qenë një surprizë për organizatorët. Ekipi i Partizanit është rikthyer në garat e notit pas vitesh mungesë. "Partizani, për herë të parë që pas viteve '90, përfaqësohet në garat e notit dhe që me prezantimin e parë ky ekip arrin të radhitet mes më të mirëve të kupës. Notari i këtij ekipi Malbor Oshafi shpallet jo vetëm notari më i mirë i aktivitetit, por arrin të thyejë edhe një rekord kombëtar, i cili kishte 29 vjet që nuk thyhej në pishinat tona,"- ka deklaruar sekretarja Gjeta. Renditja ekipore Femra Ada e Tiranës Orllani Kosovë Skan Kolor Kosovë Meshkuj Teuta Partizani Besa Kosovë.
__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|