Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Universitet e Huaja > Studentet Shqiptare Ne Itali Nuk Mund Te Festojne Me Familjet E Tyre.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
NGA
Anetar i ri

Regjistruar: 04/12/2004
Vendbanimi: Italy
Mesazhe: 3

Studentet Shqiptare Ne Itali Nuk Mund Te Festojne Me Familjet E Tyre.

E Hene, 20 Dhjetor 2004


STUDENTET SHQIPTARE NE ITALI NUK MUND TE FESTOJNE ME FAMILJET E TYRE.

Studentet shqiptare qe studiojne ne Itali presin me gezim te madh festat e fundvitit. Keto festa jane realisht edhe nje nga te paktat mundesi qe ata te takojne te afermit e tyre. Por si pasoje e zvarritjeve burokratike te strukturave shteterore dhe indiferences se shtetit shqiptar qe duket se ambasadat i perdor thjesht per t'u dhene rrogen te punesuarve aty, ata e kane gati te pamundur te rikthehen ne familjet e tyre per te festuar Vitin e Ri. Italia eshte nje nga shtetet kryesore qe aderon ne Bashkimin Europian. Rendesia e saj u pa se fundi edhe tek firmosja e Traktatit te Romes mbi te ardhmen e nje kushtetute te perbashket europiane qe me principet e saj demokratike ka per qellim te mbroje te drejtat dhe lirite e njeriut. Dhe sikur autoritetet italiane te duan te japin edhe anen tjeter te medaljes pengojne studentet shqiptare qe te festojne prane familjeve te tyre festat e fundvitit. Traktati i Romes kishte si qellim respektimin mbareuropian te te drejtave te njeriut. Mos valle sipas autoriteteve italiane te drejtat e studenteve shqiptare nuk jane pjese e Kartes se Helsinkit?! Studentet shqiptare kane vertet nevoje per ndihmen e strukturave shteterore per te mundesuar rikthimin e tyre ne shtepi me rastin e festave. Por preokupimi i shtetit nuk eshte dhe aq i madh per te mos thene qe nuk ekziston fare. Nga ana tjeter edhe shteti italian i trajton studentet shqiptare si refugjate. Le te bejme nje krahasim mes studentit italian dhe atij shqiptar. Studenti italian preokupohet se ku do t'i kaloje festat, ne Nju Jork, Londer, Madrid apo Milano, kurse studentit shqiptar i hiqet mundesia qe te festoje me familjaret e tij. Deri kur do te vazhdoje keshtu.....Deri kur do te vazhdojne shqiptaret te enden neper bote ne kerkim t` lumturise dhe prosperitetit. Gjenerata e Re Shqiptare dega Itali si pjese perberese e Gjenerates se Re Boterore i ka bere nje thirrje Presidentit te Republikes se Shqiperise, Alfred Moisiu, te beje te mundur qe studentet shqiptare te pajisen me dokumentet e qendrimit, me te cilat mund te kthehen te qete per te festuar me familjaret e tyre. "Z.Alfred Moisiu, ne Pallatin e Brigadave jeni President i Republikes se Shqiperise, kurse ne familjen tuaj jeni nje baba i devotshem qe respektoni familjen dhe principet e saj. Besoj se ju do t'i festoni festat e fundvitit me femijet tuaj. Po bashkekombasit tuaj shqiptare perse nuk mund t'i festojne festat e shumepritura me femijet e tyre, te cilet prej nje viti nuk i kane pare?! Mos valle perse nuk jane presidente dhe femijet e tyre nuk kane pasaporta diplomatike?! Apo mos valle pse jane jetimet e koherave moderne ne kerkim te nje shteti dhe te nje ekzekutivi qe mund t'i mbroje dhe t'i integroje ne shoqerite e perparuara?!" - thuhet nder te tjera ne thirrjen e drejtuar Presidentit te Republikes. Studentet shqiptare kerkojne vetem qe per disa dite te rikthehen prane familjeve te tyre vetem sa per te ngritur te gjithe se bashku dolline e nje Viti te Ri, te nje viti me nje te ardhme dhe nje vizion ndryshe per Shqiperine dhe shqiptaret.

Rigels Malile

www.nuovagenerazionealbanese.com

__________________
Te jesh shqiptare eshte nej nder,ta mbaj kete nder e kemi detyre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Dhjetor 2004 13:18
NGA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NGA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NGA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NGA't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NGA Shto NGA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NGA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:58 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Universitet e Huaja > Studentet Shqiptare Ne Itali Nuk Mund Te Festojne Me Familjet E Tyre.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.