Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Monstra ne shpirtin tim Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 22 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Monstra ne shpirtin tim

Monstrat ne shpirtin tim

Sy monstrash me veshtrojne ne sy.
E dhembet gjigant me kafshojne.
une prap e shoh monstrin ne sy
sado thelle dhembet meshojne.

Sy monstrash me veshtrojne ne sy
e aviten fshhtas nen retinen e zeze
reshkasin nen te mite sy
e une marre fryme, edhe vetem pres.

Sy monstrash me veshtrojne ne sy
e une ndjej putra qe thelle me cajne
me rrjedhin lot nga te mite sy
kerkojne shpirtin te ma perlajne.

Sy monstrash me veshtrojne ne sy
e monstrat renkojne, befas kelthasin
rrezellin nje e qeshur ne te mite sy
ne shpirtin tim, monstrat humbasin!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shtator 2005 06:13
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

S'kane mbetur me fjale per ta pershkruar dhimbjen qe po me grryen brinjet. S'kane mbetur me forca tek une per ta luftuar. Shikoj endrrat e mija te me vdesin ne duar edhe veteveten tek vazhdon ecen pa to...
S'kam ku te rigjej te tjera forca. Edhe mendimi se koha do te zvarritet pafund, me po te njejten ngadalsi, e asgje s'do ndryshoj nga hapat e saj te rendomte, me shendrron edhe ato pak forca qe me kane mbetur - ne dhimbje!
E une shtyje ditet e mija, vendos duart ne shpatullat e tyre te krusura edhe i shtyje te kaperxejne gardhin e kalbur te horizontit. Ato zvarriten ngadal, pengohen, rrokullisen per pak sekonda mbi derrasat e ngrena edhe pastaj ikin tutje. Une nuk ndjej asgje me zhdukjen e tyre, sepse ndjenjat qe provoj thjeshtojne njera-tjetren. E di, jam fajtore sepse e ushqeje dhimbjen me duart e mija. Por nuk di ta ushqej veteveten me ndonje tjeter material; nqs ai vertet egziston brenda meje.
Tani jam e lodhur!
E lodhur se e shendrruari veten ne nje varr te perbashket ku une varros pareshtur eshtra te endrrave, edhe copeza te vetevetes. Kocka te grryera qe ngaterrohen me njera-tjetren; e une marr fosilet e tyre ti rindertoj...
Por rralle, kaq rralle arije te ndertoj dicka me nje forem te njohur prej tyre.
Njeriu - kaq i peshtire!
Hedh e hedh pirgje ndjenjash perbrenda vetes e riciklon te njejtat produkte pareshtur. Sa do doja t'ja merrja frymen njeriut qe kam brenda vehtes!
Ta nxirrja prej kockave si nje zhape e zbehte mes thonjeve te mi e ta shihja tek tundej kur e mbaja per xverku. Kaq i piste, Kaq i dhimbshem. Torturues perfekt qe s'te le te marresh fryme.
E ti te zhvisheshe, te pakten njehere nga dhimbja qe mbart prej shekujsh me vete. E te shohesh syte e atij 'njeriu' te zbehte qe nuk shprehin asgje...
Te atij njeriu qe dhimbjen e transporton tek ty...
Edhe triumfues te marresh fryme i lire. Megjithate s'guxon ta leshosh zverkun e tij prej thonjeve te tu. Ti e di, ai nuk mund te rrije jashte teje, edhe ti s'mund ta lidhesh diku, ne nje kep te larget e ta mbash larg vehtes; sapo ti ti heqesh thonjet e tu prej tij, zverku i tij dhe shenjat e thonjeve te tu aty do te zene vend ne kockat e tua. E ti ndihesh si i perdhunuar nen forcen e dhimbjes qe ndjen, kurse ai, njeriu i zbehte me vizatimet e thonjeve te tu, zgerdhihet e zgerdhihet nderkohe qe ti bluhesh nen dhimbje.
Dikur edhe une qesha me ty ashtu! Dikur thonjet e mi shtrengonin fytyren tende...
Dikur, per pak kohe...edhe une u zgerdhiva triumfues! - shpirti murmurit i rrethuar nga jehona e qeshjes se njeriut qe e mbart!
Qe kur jeta eshte shendrruar ne nje beteje midis 'njeriut' dhe shpirtit?!
Dhe per me teper, qe kur 'njeriu' edhe shpirti nuk struken me ne te njejtin trup, por luftojne kush e sundon a mbizotron me teper?

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shtator 2005 06:16
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Rete shtyhen ngadal edhe ndjekin pas bishtat e njera-tjetres pa e lene asnjeher qiellin te tregoj krejtesisht veteveten. E teksa ndjek me syte e mi qe s'mund ta mohojne pranine e pergjumjes ne ta, kuptoj se edhe mendimet e mija s'jane gje tjeter vecse ca si njolla te hirta qe shtyhen ngadal, pothuajse me force edhe ndjekin bishtat e mendimit qe parashkoi pa lene te shfaqet ngjyren e vertet te qiellit tim.
Ka ndjenja qe per sa do mundohesh, s'je ne gjendje ti besh te lindin brenda teje; e te tjera ndjenja qe s'mund ti shqisesh prej vehtes. Ndjenja prej te cilave s'mund te arratisesh, e ndjenja qe s'mund ti ndjekesh.
Edhe je ti! Ne mes te gjitheckaje!
Je ti, qe do te shohesh pasqyrimin e vetevetes diku, edhe te ndihesh krenar per te. Te ndihesh rehat me te.
Te ndihesh mire, i qete, i lire...
Te pranosh veteveten!
Monster a engjell qofsh!
Asnjeri, ne te vertete.
Perzjerje ngjyrash, tonalitetesh, dritash..., pikture sado pak ngadhenjuese...
Te pranosh veteveten: eshte nje proces kaq i gjate, kaq i dhimbshem, kaq vertetsisht edhe gjithesisht vetem i yti.
Edhe ti e hedh poshte veteveten, e ngre serish. E perplas ne balte; e pastron nga balta edhe vuan gjate gjithe ketij procesi pa e vene re se krijimi i vetevetes eshte nje proces me vete. Se ti nuk lind i kompletuar me cdo virtyt a te mete qe zbulon se i ke..., se ti nuk po njeh veteveten me cdo dite qe po iken..., thjesht po e nderton!
Nje hap ketu e nje ndjenje atje...
Bishta resh edhe bishta mendimesh qe ndjekin njera-tjetren..., ngadale..., mbaj vesh..., u shtua edhe nje kollon nen brinje.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shtator 2005 06:31
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Qyteti humbet në zhurmat e largëta, por une s'mundem. Nuk humbas! E rigjej veten sërish, dua apo s'dua ashtu siç dhe çdo vit gjen çdo stinë.
Nuk e di nese i dua apo i urrej dritat e rrugeve. Së fundi gjithëçka shikon nën ndriçimin e tyre është vetëm pamja patetike e ca ndërtesave të krusura, të zverdhura, të grryera..., që janë aty edhe nqs nuk ka dritë ti shohësh.
E unë ndjej një zemërim akoma më patetik në kraharor. Qesharake se si kërkon të rritesh edhe nuk rritesh kurrë. Sesi kërkon të mbetesh fëmijë edhe sërish nuk mundesh. Sesi kërkon ta detyrosh mëndjen tende te flas edhe dorën tënde të shkruaj.
Çudi sesi mundohesh ti vësh fre' dhimbjes dhe do ta kontrrollosh. Çudi sesi përulesh në gjunjë dhe i përgjërohesh vetëvetes: Stop! Mjaft! Boll!
Çudi sesi vazhdon i bën të gjitha këto edhe pse e di fare mirë se përpjekjet e tua s'janë asgjë, se ti je asgjë.
Se jeta jote është vetëm një shkëndijë në një univers jete.
Se ti fikesh kaq shpejt, ndonjëherë pa e zbuluar cili është Dielli dhe Hëna jote.
Dhe ti vdes, mbyll sytë pa ditur gjë për egzistencën e tyre, nqs ata vërtet egzistojnë.
Ti vdes! Dhe asgjë s'ka më rëndësi! Asgjë!
As ky univers patetik iluzionesh!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shtator 2005 06:31
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Do të doja të mundja ta nxirrja prej trupit shpirtin tim, dhe ta egzaminoja me kujdes çdo pjesë të tij.
Të mund të gjeja arsyet më të thella të trishtimit pa arsye, të dhimbjes që s'mbaron, të mërzitjes që zgjat e zgjatë, e të pyetjeve që s'mundem kurrë ti jap një përgjigje. Por mbetem këtu.
Me shpirtin kapërthyer në trupin tim edhe duroj kapriçot e tij pa mundur ti luftoj, sepse në fund të fundit unë e di: ai është vetëm një viktim...
Viktim që s'i njeh pse-të e të qënit i tillë, e që ndoshta po ashtu, edhe si unë enderron ti shkuli prej vetes edhe egzaminoj deri në më të fundit mister! Nëse misteri i arsyeve ka diku një limit!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shtator 2005 06:45
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Ti sheh si shformohesh ne vetevete dhe s'mundesh te besh asgje per te ndaluar shformimin tend. Ndjen kockat qe zgjerohen , fytyren tende te marri pamjen e dikujt qe ti s'e njeh edhe prap je krejt i zhveshur prej forcave qe mund te bejne dicka.
Mendoj se njeriu ndihet vetem, vetem kur eshte mes njerezve. Kur je pa njeri rreth e rrotull nuk mund ta ndiesh vetmin sepse je pjese e saj, mbush mushkrite e tua me oksigjenin e saj. E une dua ta shoh veten te ulur diku, vetem, te mare fryme e te thith drejt vetes ajrin e larget te shkurtit. Te ndjek me sy tufat e çorjentuara te reve e te ulem nen krahet e zgjatur te shiut, te lagesh nen grimcat e tij, e te ndjesh te largohet nen rrjedhen e rrekeve te ujit mendimet e lodhshme, e brengat qe te shtypin shpirtin me krahet e tyre prej pincash gjigante. Te ndjesh nevoje per pakez shkretetire...
Shkretetire ku ti te mundesh te ecesh e te shohesh vetem gjurmet e tua ne rere...
Gjurmet e tua dhe ato te ererave te ftohta te nates...

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shtator 2005 06:56
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sabian
Bukuran

Regjistruar: 15/08/2005
Vendbanimi: Rrugeve
Mesazhe: 66

shume te bukura, urime me tutje
Me respekt, Sabian.

__________________
Mundohem te te harroj por harroj te te harroj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shtator 2005 22:46
Sabian nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sabian Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Sabian (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sabian Shto Sabian nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sabian nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Falemindrit Sabian!
Respektet e mia gjithashtu.
Iliriusa

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shtator 2005 22:48
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SHKODRANI I QESHUR
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/03/2005
Vendbanimi: Italy
Mesazhe: 634

"iliriusa"- ke nje shpirt artisteje te gershetuar mire me pastertine e ndjenjes
Un lexoj shume po te pakte jane shkrimet qe me arrijne derin ne thellesi te zemres
Ti me shkrimet tua ja arrin gjithmone.

Pergezimet e mia te sinqerta

__________________
"Nuk e di se si,por gjithmon e kam ditur se c,do hap te jetes time,e kam bere per te arritur tek ti"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shtator 2005 23:04
SHKODRANI I QESHUR nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SHKODRANI I QESHUR Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SHKODRANI I QESHUR (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SHKODRANI I QESHUR Shto SHKODRANI I QESHUR nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SHKODRANI I QESHUR nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

SHKODRANI I QESHUR, do te doja te gjeja fjalet me te drejta per te te falenderuar. Por ja ku jam, pa ditur cfare te them me teper se 'Faleminderit'.
Eshte vertet dicka e bukur kur ndjenjat qe ti perpiqesh ti transformosh ne fjale arrijne te prekin dike tjeter. Eshte pothuajse... komfortuese!
Per nje moment, te duket sikur nuk je me krejt vetem.
Faleminderit!
Pershendetjet e mija me te sinqerta SHKODRANI I QESHUR.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shtator 2005 23:13
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:10 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 22 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Monstra ne shpirtin tim

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.