Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė qeshim pak... > Ēmimi Nobel
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Ēmimi Nobel

I erdhi rradha dhe Kontinentit të merrte çmimin Nobël.
Në fakt i takonte. Vetë mbretërësha e Suedisë e ftoi në një darkë shumë konfidente atë kopil që kaloi dikur ca kohë në koloni, pra në shtëpinë e edukimit (apo në shtëpinë e vakabondave) sepse dikur ai nuk kishte fare edukatë. Por, duke u rrit i hyni menia dhe atij.
Sidoqoftë ai tani ishte i gatshëm të merrte çmimin Nobel. Pse jo...ç`do vit e marrin plot veta dhe, pse mos ta merrte dhe Kontinenti? Çfar të keqe ka deri këtu?
Që thoni ju salla ishte plot e për plot....atje në Suedi ej, jo me na nji gjyq që të merrshin masa për të. Iku ajo kohë.
Pasi dikush njoftoi se; zotëria e tij Kontinenti, ishte i pranishëm dhe kishte nderuar sallën me ardhjen e tij, e ftoi atë në sallë, kur të gjithë plasën në duartrokitje të mëdha.
Më shumë duartrokisnin anëtarët e Forumit Horizont, ku me vetë kujdesin e mbretëreshës ishin të ftuar pa përjashtim. Në fakt, kishin të drejtë se e kishin shok, ca të ri e ca të vjetër.
Konten që thoni ju, e kishin qeth dhe e kishin rrujtë si tas, që të dilte sa më zotni atje në sallën e Stokholmit. Ashtu doli kodoshi dhe qeshte si dikur, sa herë bojshin na nji dorë ke Pazari i Ri, ose vidhshin na nji kaush kumlla, caraca, por edhe nga një pjeshkë...se i kishte qefë pjeshkat ai. E kush është ai që nuk i ka qefë pjeshkat se. Nejse mo...kur po shkonte tek podiumi, i thotë si me pëshpërimë Olinteri, miku i tij i vjetër.
- O trongull...e ku të shkon kollarja ty mër. Ti di vetëm me bo na nji dorë. Harrove baçen e xha Palit? Harrove xhepat e katunarve ke Pazari i Ri, caracat, rrushin, kumllat, pjeshkat...!
- Olo, rri dreqi ta hajë se nuk më njofin ktu, masanej jemi rrit tani, nuk vjedhim mo pjeshka. Më le ta mor kte dreq çmimi se ka nevoje veni se asnjoni s'e ka morë deri tani.
- Mir...mir, ik se ktu jom, se kom ardhë për sigurinë tate mër dreq. Mas çmimit, ku do ikim?
- Të bojm na i dore o burr....ti e di, zakon i vjeter osht dreqi. Ose ikim ke kafja Lymit.
Në atë çast, ai muhabetaxhiu tek podiumi, tha emrin e Kontinentit dhe e gjithë salla u ngrit në komë.
Kontja doli dhe filloi të mbante fjalimin.
Foli sa foli, ato që kishte mësu për mendsh, se atij nuk ia pret me majtë fjalime, vetëm se kur kishte rradhën me fol nëpër gjyqe për vetëmbrojtje...tjetër tip fjalimesh nuk dinte.
Sidoqoftë, ca herë salla përplasi durët kur ai fliste dhe Kontja as vetë nuk e dinte se, pse dreqin përplasin durët këta njerëz.
Mbasi mbaroi dhe kjo situatë, erdhi rradha e falenderimeve.
Përkrah kishte Olinterin, që ishte i gatshëm për çdo ndërhyrje po qe se cënohej siguria e Nobelistit të ri.
Hera e parë që Nobeli u dha në fushën e etimologjisë dhe e gjithë bota ishte e surprizuar shumë...dhe nuk kishte faj. Tjetër punë se, disa forume kërkonin që t'ia vidhin fjalët e zbërthyera, por që, nuk kishin idenë se, ato fjalë janë të dokumentuara atje ku vjedhësve as që u a pret fare se ku janë.
Rrjeshti i zotnillarëve ishte i gjatë, kishte aty dhe agallarë, mretllarë, e çfar të them tjetër, gjithë paria ishte aty.
Siç e donte zakoni, nobelisti i ri, duhej të rrinte në një pozicion që t'u jepte dorën zotnillarëve dhe të priste urimet e tyre. Në fakt atyre i takonte ta uronin, tjetër punë se Kontja dojte me ik...se, po u bone i modh, duhet me duru të gjitha festat dhe zyrtarizmat e dynjosë.
Pasi ishte aty ku duhej, filloi t'i jepte dorën të gjithve dhe, jo vetëm kaq, por bëntë dhe fotografi...kush ia kërkonte ok.
Mbasi mbaroi punë me zotnillarët e huj, filloi me zotnillarët e venit dhe sidomos me zotnillarët e forumit Horizont gra e burra...se të gjithë ishin aty.
I afrohet si fillim Nigo.
- Konte, - i thotë ai - nuk e prisja nga ty këtë nder të madh, bravo të qoftë, këlysh kurve qenke.
- Ça flet mër Nigo, dihet ajo punë. Si...si the?
Por Nigo duke qeshur u largua sepse prisnin rradhën të tjerët për ta përshendetur.
I vjen rradha Lelës e cila duke qesh i thotë Kontes ndërsa po i jepte dorën.
- Qyqa Konte, u bo ne fytyra jote me Nobël me?
- Pse mi dreq, ç`të keqe ka? Se mos do më hajë bukën mu Nobeli?
- Jo, jo, por...nuk e di sa do duroj, se në fakt e meriton. Mama mia!
- Po, po... e meritoj, - tha Kontja.
- Jo, jo, por...e kam fjalën për një ban një javor. Për ty e kom...që të qetësohesh pak. Si gjilponë që shëron është bani.
- Dreq goce...unë kom kujtu se ti je në shkollë dhe nuk punon si infermjere. Kom frikë nga gjilponat un ej.
- Ty do ta ngul gjilponën dhe do ta boj dhe me alkol..ta dishë.
- Aha, e ke fjalen kundra mikrobeve.
- Qyqa, jo me çuno jo, mama mia...unë do ta boj me alkool që të djegi më shumë prapanica.
''Të hongërt dreqi mi Lela'' tha Kontja nëpër dhëmbë.
- Çfar the? - tha Lela duke ngrejte vetullën lart.
- Jo, jo...thash se i kom frikë gjilponat, kaq!
Lela iku duke bërë një ''aha'' dhe duke i premtu Kontes se do kujdesej për qetësimin e tij dhe në fund i tha një; çao, si të banizuar por me doza të pakta.
Kontja duke qeshur me Lelën, kthen kokën dhe shikon Shqiponjën e Bardhë. Ajo pa pritur të fliste Kontja i thotë:
- Shpirti i motrës! Mos na zhgënjej. Se motra të do shumë. Kam qefë kur të shikoj hypur në kalë, se ti ke thënë që Siçilia është si kali...apo jo?
- Nuk e lu topi mi zemra, edhe lali jot të do shumë ty. Në fakt, ka thonë ai burri për Siçilinë e jo unë.
- Mirë...mirë...urime pra...por, mos na zhgënjej të them,...mirë? Dhe as mos u ftof.
- Asnjë herë mi yll dhe sikur të më shajshë, me ty nuk e kom problem fare. Për ftofjen...më fal por, ku mos me u ftof?
- Hë mor ti, e kam fjalën si njeri unë, dhe jo aty ku ta ngul Lela.
- Aha...jo mi jo, pse te ftofem unë, lali jot jom, ti e di.
Pasi iku dhe Shqiponja e Bardhë shikon një vajzë me një pamje prej drite dhe Kontja tha me vete, ''po kjo gocë bijë e kujt mbreti është?'' Por, nuk po e gjente dot, sepse kohët e fundit ai i njihte të gjithë mbretërit. Ktheu kokën nga Oliinteri dhe i thotë; - Olo, kush mbretëreshë është ajo aty mër. E kujt shteti?
- E Nju Jorkut, - i thotë Olinteri.
- Jo re? Qenka bo mretni Nju Jorku e?
- Konte qenke lodh lali, - i thotë Olinteri, - nuk qenke në vete më duket. A nuk e shikon se është Dreqia Shkodrane mër?
- Puuuu...nuk e njofta fare, - ia boni Kontja, duke pa nga Dreqia Shkodrane që shkëlqente si nga veshja, si dhe nga bukuria me sytë blu e me ato flokët kaçurrela.
Dreqia iu afru Kontes duke qeshur dhe fjala e parë që i tha ishte; - kissss një herë ktu....- muah..muah...- ashtu, artist je, pa ty nuk ka lezet forumi për zotën. Si në jetën reale si në jetën vertuale...më fal, desha me thanë që nuk ka lezet pa çmim Nobël mar.
- Ça je t`u thonë mi Dreqe, çmimin Nobël e meriton ti e jo un. Vallai e Dreqe je si hyri.
- Pse mar, ça më bane mu ti, klysh xhini a? Pa un nuk merrem me etimologji mar. Ti je kenë marrë me llafet e me mrrokllat e gjuhs. Kur unë të gjej Boj Qillin tem ke për të ardhë me më uru apo jo.
- Do vij dhe me nji komë. Vallai e Dreqe vetem për pamjen që ke, ti meriton dy çmime Nobël.
- Hahaha...nejse se po iku se jan dhe të tjert që dunë me të dhanë dorën...shif se si po qesh Admirali. Ta po shifna n'forum...artist. Dhe duku...duku anej nga msn-ja se ke hup fare.
- Pa tjetër Dreqe, kom për të hap nji adresë msn-je vetëm për ty yllo. - foli Kontja ndërsa Dreqia po largohej.
Po afrohej Admirali. Ishte i qeshur dhe i qethur.
Kontja, edhe ai po i qeshte Admiralit dhe po bëhej gati t'i jepte dorën.
Admirali i zgjati dorën Kontes dhe duke qeshur të dy, ishte Kontja ai që i foli i pari.
- Admiralo, mirë se erdhe në këtë festë, që të më urosh për çmimin Nobël.
- He, he he...- qeshte Admirali - he he he....Konte!
- Po Rali, fol.
- He he he...Konte!
- Fol më Rali, ktu jom.
- He he he...Konte...të dhjevsha mu në çmim Nobël...he he Konte.
- Pse o burr? Unë shyqyr që e mora.
- He he he...Konte...e more vesht apo jo? Ta dishë se Anglia nuk osht ishull, po nuk ju a kap truni juve jo. More vesht apo jo?
- E mora mër e mora vesht, por po habitem mër lal. Pse më flet kshu?
- Unë që kur u bona administrator, nuk luj mo me kuklla...he he he. E mban mend që më bone ti? Dhe ca të tjerë jo vetëm ti. Nuk e lëshoj kurrë atë vend un jo. Jan ca që bojn dorëheqje, por un dhe dorën do ta kpus që të mos boj dorëheqje nga administratorlliku. Se, ku i dihet...i teket dorës dhe e bon vetë ajo kuçkë.
- O Rali, vallai s'po të mor vesht hiç.
- He he ...Konte, ti si me qenë gocë e vogël mër. Ke qefë të lujshë me kuklla. Ta thash, unë nuk luj me kuklla, por nga një herë doktorrash ose nuse dajash...kjo po.
- Admiralo, ne ktu jemi për çmimin Nobël mër, ç'lidhje ka kjo me kukllat?
- He he he..Konte, ka lidhje ka. Ty të dhanë një copë letër dhe nji copë kukull për çmim Nobel, se të panë se je karafil nga trutë. Unë kujtova se çmimi Nobël është ndonjë gjo që hahet, ndonjë pastër, tortë e ku di un...he he...të dhjevsha mu në çmim Nobël...he he he, se nuk jam kalamo un jo. He he he...ika...ika Konte se shifena ke forumi.
Admirali u largua duke qeshur e duka sharë çmimin Nobël, atë çmim të kotë kalamajsh që nuk e hante as qeni dhe as tortë nuk ishte. Por, duke ikur u kthye prap dhe tha: - Se harrova...Konte...te dhjevsha kollaren me tranafila. - dhe iku duke qeshur.
Po afrohej Demokratia. Ajo ia priti me të parën.
- King! Nuk habitem jo. Në fakt habitem. Habitem që ta dhanë kaq vonë çmimin Nobël.
- Po, kan dhe ato shumë punë të tjera, po ti mos ia merr për keq.
- Mir, mir, po atë fjalën ''Hero'' sikur nuk ma sqarove.
- Kemi fjalën ''hir'' dhe ''ndero'' po t'i heqim gërmat ''n'' dhe ''d''....!
- O Konte, - ndërhyri Olinteri - ke lujt menç lali. Mos të jem un ktu ti fluturon. Paska pas të drejtë Admirali. Jemi në ceremoni ktu...more vesht.
- Mir, mir, - tha Demokratia, - po iki se flasim. Urime! King!
- Urime Demo...të shkoftë shpirti në xhenet ty. - i tha Kontja dhe ktheu kokën nga ana tjetër që të shikonte se kush po vinte.
Ishte Plloshtani. Ai po afrohej dhe në dorë mbante një libër të Emanuela Kantiskajas.
- Të falenderoj i dashur Plloshtan që jeni pjesëmarrës në këtë festë. Shpresoj që së shpejti të jem dhe unë pjesmarrës në këtë sallë kur ju të merrni çmimin Nobël.
- Konte...së pari, të përshëndes...jo pak, por të përshëndes shumë.
Kontja vuri re se, tek Plloshtani kishte pak xhelozi për çmimin Nobël.
- Faleminderit i dashur Plloshtan!
- Tek trotuari im, - foli Plloshtani, - dëbora ka shkrirë. Muzgu le ta sjellë kokën e tij, por, përfshirja në një art të fuqishëm më ndërhyn shumë në vetitë e sfondit epik. Këto fjalë merri si këshillë dhe jo si mëshirë Konte.
- Po mër po, - tha Kontja, - se shokë jena, por me atë fjalën, muzgu, e ke llafin ke kulçedra, se ajo osht e zezë dhe thonë se ka 7 koka.
- Shopenhauri ka folur për mendimet e mia që 100 e ca vjet më parë, mbi vullnetin e gjeniut të cilin unë e kam me një plotësi jo tangentale, por pingule dhe aspak atmosferike. Pikërisht, kjo e bën Shopenin, mikun tim, të madh dhe me ndriçim stelar.
- Nji minut Plloshtano, ke kulçedra e kisha fjalën...ajo ke përralla me demek, si o puna e asaj?
- Ngushëllime për Ibrahim Kodrën, kam dhënë që kur mora vesht lindjen e tij.
- Plloshtano, Ibrahimi ka vdek lali dhe nga mosha besoj se ësht gjyshi jot.
- Hë he...kur njeriu i zakonshëm të kuptojë se çfar është një gjeni, të gjejë thelbin intuitiv, sepse gjeniu vuan prej vuajtjes. Në të vërtetë, intuita është intelektuale dhe jo e thjeshtë sensore.
- Vallai po, Plloshtano. Unë përsëri të falenderoj për ardhjen dhe ky është një nder i madh për mua.
- Konte...të gjitha çfar thash, po të them se; mos i merr për mëshirë.
- Jo mër jo se, do boj përpjekje të mëdha që t'i marr si këshilla, ma the dhe më lart këtë gjë.
- Ika dhe mirupafshim në thelbin kuptimor dhe sublim. - tha Plloshtani duke u larguar.
Kontja ktheu kokën nga Olinteri duke i thënë; - Olo, se nuk e kisha menien, a më falenderoi mu Plloshtani për çmimin Nobël apo jo?
- Ai plasi duke të falenderu mër Konte...e huua...janë të thella kto punë, por ti je i lodh.
- Vallai i lodh jom, se me kto robt e mëdhej, që t'i kuptosh, duhet të jeshë me nji shplodhje intuitive me diafragmë diapazonale.
- Mir, mir - tha Olinteri kujdes se po vjen Agata.
- Shyqyr, - tha Kontja - se osht gocë e mirë shum ajo.
Agata erdhi e qeshur dhe kaçurrelat i kishte bo si dele rude.
- Mirë se erdhe Agi, - foli Kontja.
- Agi i satomë. Kujt i thu Agi ti mër? Ta vesh turinjve un, mistrec.
- Kujdes - i foli Olinteri - se ajo të gjunë me gjithmen.
Kontja pa si me frikë.
- Na fal Agi - i tha asaj.
- Shi prap Agi ky. Nuk po e ve re se jemi ktu. Ta kam inatin...ok. Se tek krijimet e mia ''Thuamë që më dashruon'' nuk je sjellë mirë. Sidoqoftë unë i kam shpërndarë me fletushka dhe po thuajse të gjithë kanë marrë nga një fletushkë me ''Thuamë që më dashuron'' Ja te them një fragment.
'' O stinë e artë e verës! O trëndafil i egër që çel e shpërthen kur vjen koha, duart e tua në tëmthat e mi dhe ju, o duar mbi të gjitha duart, që më qëndroni mbi fytyrë, ju lutem qendroni, qendroni aty, qendroni e fshini vitet...!'' pasi tha këto fjalë, Agata i tha Kontes përsëri: - Të pëlqyen?
- Shumë! Por, m'u duk sikur the; të plaçin tomthat o Konte.
- Jo, jo, se meqë nuk ka kohë se janë shumë njerëz do të ta them një herë tjetër kuptimin. Dhe mos kujto se më bën mua për të qeshur. Plas po deshe ti, unë kurrë nuk do të qesh. Ke për ta parë ti opinionin tim. Paçim..mistrec!
- Paçim Agata.
- Konte...rregullo kollaren, - i tha Olinteri.
- Pse?
- Po vjen Fajtori!
Kontja rregulloi kollaren me lara dhe me tranafila e po priste Fajtorin. Ai u afrua duke qeshur dhe direkt i shkuan sytë tek kollarja.
- Jo, jo - tha Fajtori - e shtrembërove më keq, po s'ka gjë. Konte, urime për çmimin. Të them të drejtën kam patur ca ndërhyrje, por ju e dini që askush nuk mund të më flasë direkt për një ndëshkim të mundshëm tuajin. Por në mënyrë indirekte, kjo natyrisht që po. Por, unë bëj sikur nuk e kuptoj.
Shpesh herë keni simpatinë time dhe, po kaq shpesh keni dhe një gjë tjetër nga unë.
- Çfar kam? - pyeti Kontinenti, - Mos kam ndonjë ndërhyrje që të jem administrator dhe të jem sa më pranë Admiralit dhe sherbetit për të cilët kam adhurim të plotë? Aty ka një vend bosh.
- Jo, jo - tha Fajtori, - nuk është ajo tani për tani, por shpesh herë keni mos simpatinë time. Nga një herë e tepron, por e di që me ty merresh vesht. Si the? Admiralin? Eh...e ku ka si ai? Në fakt doja shumë Iliriusën, por ajo nuk kishte qëllime politike, as karieriste nuk ishte...gabim e kishte që iku. Kurse Ralin e kam një kantidat me një të ardhme të shkëlqyer. Sidoqoftë, unë gëzohem për përparimin tuaj dhe me vjen keq që një njeri si ju ngatërrohet në rregullimin e kollares. Ika tani se nuk kam kohë dhe urime...do të takohemi përsëri.
- Urimë Fajtoro, do të takohemi që ç'ke me te. A i dhe provimet të gjitha?
Por, Fajtori ishte larguar dhe nuk dëgjoi pyetjen e fundit.
Po vinte Simona.
- Vllai, bravo! I madh je! Na nderove! Ore, po çfar do ti në forum? Nuk e kuptoj, pse e harxhon kohën atje ti? Qafsha gocën e di që të ndjekin në të gjitha ato që shkruan sepse ajo duket që disa e bëjnë këtë gjë. Por, ty....leje se nuk po e them. Urime, urime dhe lart e më lart...le që nuk ka më lart, ky është çmimi më i madh. Sidoqoftë, ke të fala dhe nga burri im që ti e ke mik, por ai nuk vinte dot se e kanë internuar nga forumi dhe nuk ka leje të lëvizë jashtë zonës së caktuar.
- I thuaj; qendro i fortë. I thuaj të mos përkulet. Lufta vazhdon. Do të vij atje dhe do ta takoj. (po më dhanë leje). Faleminderit që ke ardhur në festën time Simona.
- Unë të mos vija këtu? Tek festa e vëllait tim! Gocën ia kam lënë një kushërire vetëm e vetëm të vija këtu dhe, as mos më falendero fare. Këtë çmim e meritoje dhe s'kishte rrugë tjetër, le të llapin disa se atë punë kanë. Ika pra dhe kalofsh këndshëm.
Kur iku Simona e gëzuar për këtë çmim, po afrohej dikush që ndaloi përballë Kontes dhe duke përkul trupin tha;
- Unë jam Juve.
Kontja e pa me habi dhe i tha;
- E si qenke ti ''neve'' kur ne nuk jemi ''juve''? Mund të na thoni se kush jeni?
Tjetri përsëri foli;
- Po, unë jam Juve.
- Jo mor djalë, nuk je ti ''unë''. Unë jam Kontja ish nxënës në koloninë 4 -5 km larg Kombinatit, pranë Fudit.
- Unë jam pikërisht Juve - ngulte këmbë tjetri.
- Po mirë, po un kush qenkam?
- Po kur nuk e di ti se kush je, pse unë do ta gjej?
- Po a thu ti që je unë? - tha Kontja.
- Jo, jo unë nuk jam ti, por unë jam Juve.
- Aaaa...tani na dole dopjo! Pra nuk qenke vetëm unë, por qenke unë bashkë me Oliinterin.
- Ore kush je ti? - ndërhyri Oliinteri - se tani qenke dhe unë ti.
- Mër po që jam Juve, ktë nuk e lunë topi...morët vesht? - tha tjetri dhe iku me inatë dukë thënë se, Sëndërbeu ishte nga Serbia...se ai ishte Juve, se ai nuk ishte Neve...derisa nuk dëgjohej më se çfar thoshte.
- Konte...kush dreqin ishte ai mër?
- Ku e di un! E sigurta ishte se, ai nuk ishte neve apo jo? Ne jemi të tjerë.
- Ne jemi të tjerë që ç'ke me të, por ai më duket se dojte me të morë çmimin o burrë.
- Kush po ja jepte se.
- Konte - tha Ollinteri - shife ate gocën që po afrohet! Ate kryesoren. Ah...sa nofulla të mrekullushme që paska...për Hollivud i ka.
Po afroheshin disa vajza, por me që vendi aty nuk ishte shumë i madh, tre prej tyre u afruan pranë Kontes, kurse një kompani tjetër gocash që ngjanin me Amorin , po rrinin pak më larg. Klonizimi kishte ecur përpara shumë dhe ishte përsosur sidomos në forumin Horizont. E para fare ishte Amor Alucius, pas saj ishte Kontesha zero nji, a zero dy apo pa zero fare, nuk e mbaj mend dhe e treta vinte një gocë me emrin Notti Stellati.
Amori ende pa i dhënë dorën Kontes i thotë:
- E di si është puna ti çuno...sot në mëngjez, kur isha tek buzëqeshja numur pesë, të kujtova ty sepse...!
- Ke qenë tek e gjashta, - i ndërhyri Kontesha 01. Amori ktheu kokën nga ajo duke i thënë në ishte e sigurtë apo jo dhe kur mori aprovimin e saj të plotë u kthye përsëri nga Kontja.
- E di si është puna ti çuno...sot në mëngjez, kur isha tek buzëqeshja numur gjashtë, të kujtoja ty sepse...!
- Një minut...një minut, - ndërhyri Kontja - kujt do me ja fut ti, mu? Ke qenë tek e pesta.
- Jo tek e gjashta kam qenë! - tha Amori.
- Jo, tek e pesta ke qenë. Të pysim Konteshën dhe Nottin.
Amori ktheu kokën nga Kontesha dhe Notti dhe i pyeti.
- Në fakt kemi qenë tek e gjashta, - tha Kontesha e para.
- Tek e gjashta dhe s`e luan as topi i Karadakut - tha Notti Stellati.
- Po edhe ju ashtu do thoni se nji kaptinë keni ju, - tha Kontja i mërzitur sepse nuk doli ashtu siç tha ai, më pas tha; - mirë vazhdo.
Amori përsëri foli.
- E di si është puna ti çuno...sot në mëngjez kur isha tek buzëqeshja numur, jo pesë por...
- ...gjashtë - ndërhyri Kontja.
- Po pse e the ti? - tha Amori.
- Po të të ndihmoja.
- Jo more djalë, se roli më takon mua e jo ty. Nuk e shikon ti se si jam veshur?
- Në fakt na takon neve, nuk të takon ty, , - thanë Kontesha01 dhe Nottja.
- Mir ec vazhdo, - tha Kontja dhe, Amori pa e zgjatur përsëri foli.
- E di është puna ti çuno, sot në mëngjez, kur isha tek buzeqeshja numur...- dhe Amori pa që Kontja nxorri të pestë gishtat e dorës.
U nevrikos aty dhe kishte të drejtë, me nerva i foli;
- Ty të kanë përplasur tastierën në dorë dhe na bën dërr dërr dërr fëmi i keq. Unë kur kam qenë në autostradë me 110 km në orë e di fare mirë se ç`është lumturia. Por...eh...boring...boh..beh...bam...bum. As revista që janë futur pas meje nuk do t`i lexoj më. Edhe në aeroplan...ose kur fluturoj edhe pa aeroplan, koka më turbullohet, por pas pak më kalon turbullira kur hapet, kasa bile... bile... me fal...kasa biletore, kështu më pëlqen ta quaj dhe me vjen inate që një aeroplan është më i ngrohtë se tjetri. Me këtë faktoj gjashtë cipërisht..ok, jo pesë...kujdes...ok, por, gjashtë cipërisht se kam udhëtuar çdo muaj me aeroplan. More vesht ti çuno? Parisin e kam nën këmbët e mia, morë vesht ti çuno? Ju kam xhan por të lajmë lesh diku tjetër...more vesht ti çuno?
- Më fal Amoro, po kush foli për lesh ktu? - tha Kontja.
- Ti fole.
- Unë?! Unë as trike leshi nuk thash. Ti vetë fole për atë kasën...si e kishte dreqi...ah, po...tore, se nuk mund ta them të gjithë.
- Thuaje, thuaje se më pëlqen mua, vetë e kam deklaruar.
- Nuk më pëlqen mu se. Pse ta them? Ti që e ke qefë, ti thuje.
- Ikim - i tha Amori Konteshës 01, Nottes Katileshes dhe grumbullit të vajzave të tjera. Më pas kthye nga Kontja duke i thënë; - Herë tjetër, do të të kujtoj tek buzëqeshja 23 apo 24, more vesht ti çuno, kurrë më tek e gjashta.
- Më fal Amoro, por kot desha me e ditë se, kush t`i numuron buzëqeshjet ty?
- Ia numuroj unë, - ndërhyri Kontesha 01 - pse kishe gjë ti?
- Pse ç`të duhet ty, - tha Notti Sttelati, - mos u bëj kështu. Katilshëm të shkel pastaj ashtu siç shkel tokën nga një herë. Unë jam në Francë ose në Hollande apo Danimarkë, ku e di unë ku dreqin jam tjetër, kurse ajo tjetra që kanë ngatërruar me mua, ajo pra....flet këtu ...nga USA.
- Jo mër jo...kot desha me ditë se sa e ka kampionin e buzeqeshjeve në ditë?
- E kemi 273 - tha Kontesha.
- Nga një herë, për inatin tënd, arrijmë dhe 302...hë..ke inatë ti!? - tha Notti Stellati.
- Në ke gjë për të më thënë - foli Amori - ....thuamaaaaa...more vesht! Marrin Nobel këta....nuk ia japin atij Moxartit tim që i bie qemanes çdo natë vere për mua, kushos tim de, se e dua shumë atë. Edhe fëmija i kushos tim shkruan më mirë se ty, more vesht! Gabimisht i çova një herë një sms apo crtp nga telefoni im, sepse doja t'ia çoja të dashurit tim. Më mirë të iki në Parisin tim se sa të rri këtu, tek kulla e Eif Lesh telit.....boh...beh...bam bum....uf sa boring. Zsa, zsa, zsu...
Dhe i gjithë grumbulli amorian, u largua.
Kur ato ikën Oliinteri tha;
- Kur ti po flisje, unë i mbaja sytë tek nofullat e saj. Një mrekulli e vërtetë. Kush e di se sa filma mund te luajë ajo, e sa sukses mund të korrë! Milionere bohet...mër. Kan fat disa. Fiks si Shvarcenegeri i kishte nofullat.
Më pas Kontja u kthye të shikonte se kush po vinte. Por aty ishin një palë njerëz që nuk i njihte mirë dhe pyeti pa drejtim.
- Mër po, atë Wudrën nuk e pashë. Ku është ajo? Nuk ishte gocë e keqe Wydra, por...eh...ja që nga një herë djalli na ngatarron. Ose duhet të jetë këtu dhe nuk po e shikoj.
- Nuk është ktu jo, - tha dikush nga ata që ishin aty pranë që dhe ai, nuk e njihte Konten.
- Pse ku ka ik? - pyeti Kontja.
- Ka ik tek lana, - tha prap ai.
- E ça bo Wydra atje?
- Ka ik se, atje ka hedhur trupin e Kontinentit...e ka bo copë fare.
- Ku e mori plumbi Kontinentin? - pyeti Kontja për veten e tij. - Në ballë, - mori përgjigjen.
- A kërkoi pasqyrë dhe krëhër para vdekjes?
- Kërkoi, - iu përgjigj ai.
- A tha; rrofshin Pellazgët dhe etimologjia?
- Tha, por jo për pallaskë e as për gjeologjinë, ai foli vetëm për forumin Horizont.
- Hallall e paça vdekjen, - tha Kontja dhe fytyrën e kishte shumë serioze.
Por, në zhurmën e atij ambienti, harroi se ku ishte dhe kthen kokën e shikon se po vinte Iliriusa.
- Mirë se erdhe Ilirusa në festën time, - tha Kontja.
Iliriusa ishte e lotuar nga gëzimi dhe po ashtu me lot i afrohet.
- Të lumtë. Jam krenare për ty, një forumist që kurrë nuk i dhash ban në kohën kur isha kryeministre, sot ka marrë çmimin Nobël. Po po, jam shumë krenare për ty. - dhe shaminë e afronte tek sytë.
Kontja e pa me hetim dhe i foli:
- E dashur Iliriusa, po deshe të qash, shko e qaj mbi varrin tim, këtu nuk dua lot.
Në çast e tërhoqi Olinteri nga xhaketa dhe i foli me të shpejtë.
- O trap...nuk ke vdek mër ti, nuk ke varr, ça je duke fol kshu?
- Iiii..none, harrova - tha Kontja, - por më thanë se më kishte vra Wydra dhe trupin ma kishte hudh ke lana.
- Ka qenë tjetër kush mër.
- Po më thanë se e kishte bo copë fare mër.
- Po pra po, - por kur i ra kokës atij tjetrit, aty e pa që nuk ishe ti dhe, nga inati që ai nuk ishte Kontja, e boni copë fare burrin e huj.
- Ouu..e ka hongër ai në venin tim apo jo? Sidoqoftë, për Wudrën, kot që llap lart e poshtë se për atë kam rrespekt të fshehtë.
- Mir...mir po leji kto, - tha Oli dhe panë se një grumbull njerzisht ku disa prej tyre kishin mandile të kuqe në kokë u afruan pranë Kontes. Ishin Klodel, Football dhe ca të tjera...
E para fare u afrua Klodel dhe pranë saj qendronte Footballi, por që së fundi kishte ndërruar emër dhe e kishte quajtur veten Cindi, pasi edhe asaj i pëlqente të mos ishte më si burrë, por të kishte dhe ajo emer ...si i thonë...emër sexy me demek. Ky ndërrim do ishte deri në një urdhër të dytë, sepse po qe se nuk i përballonte dot propozimet e artistëve të Hollivudit, do të duhej ta ndërronte emrin përsëri...thjeshte nuk kishte kohë për të gjithë. Kohët e fundit e kishin parë me një....thjeshtë shok ok, por paparacët kishin zbuluar Brad Pitin që po i dhuronte një tufë lulekuqesh a karafilash...nejse..
Më tej qendronte një grup i heshtur..ishte një grup misterioz dhe...pa gjini. Nuk dihej se çfar ishin...femra apo meshkuj. Kishte dyshime se ishin dhe UFO, por sidoqoftë ky grup marsianësh ishte shumë pranë Koldelit dhe Footballit..më falni Cindit dhe shikonte nga Kontja si me inatë.
Kontja u trem. S'kishte faj se po u ngrite lart dhe po re nga fiku, vritesh shumë. Tani dolën dhe planetë të tjerë qe e kishin inatë
- Kacafytje, - tha Klodeli këtë fjalë si me inatë. Pa ik e flladitu një një herë andej nga lana ti. Hë hë...u'll see, sepse më ka marrë malli të kacafytem me ty.
- Klodelo, ça je t'u thonë kshu ne jemi miq...uff se harrova...po ne nuk jemi kacafyt asnjë herë bashkë.
- O trap,- ndërhyri Oli nga pas - e ka fjalën ke forumi.
Kontja tundi kokën gjoja sikur kuptoi atë që i tha Oli.
- Po pastaj se nuk jemi kacafytur, - tha Klodel - mua për vete më ka marrë malli...apo nuk ta mban?
- Po..si ta them...po prap miq të jemi apo jo?
- Ia kam thënë dhe asaj ...he he...shefes nga Durrësi, sherbetit të forumit gjoja...i thashë...u'll see.
- Edhe unë i kam qefë yllësitë - ndërhyri Footballi (më falni Cindi) - sepse kur u arratisa bashkë me një shokun tim, nuk kishim busull, por na drejtoi Arusha e Madhe...është një yllësi kjo që e di unë, nuk është ajo arusha e përrallave...oqej?
Klodel e pa si me inatë, se po futej në tavë kot ajo dhe më pas i tha: - Prit se e kam rradhën unë tani. Footballi apo Cindi aprovoi me kokë.
- Kam të reja për ty Konte. - tha Klodelja.
- Prapë ke të reja ti? Nuk i harxhove? Se tani ato janë kthyer të vjetra.
- Po të jeshë burrë, më jep telefonin. Mos paguj ti se paguj un se flas nga puna...vetëm më jep telefonin...ok!
- Po mirë, as ti nuk pagunë, se ti the që flet nga puna, sepse ti kështu ja fut shtetit...osht gjynof shteti ok? Po me të futme e ke mi dreq.
- Ore do ma japësh apo jo? Je burrë apo nuk je?
- Pse ta jap un ty? Jam burrë jam, por ty nuk ta jap. Ma jep ti mu.
- Çin?
- Ate pra.
- Çin mër?
- Telefonin pra.
- Do të të jap unë këtë timin - ndërhyri Footballi ose Cindi.
- Jo, jo...ate maje vetë ti. S'kom ç'e du tatin.
- Eshtë shumë i lehtë - tha Footballi - merrë se nuk pendohesh.
- I lehtë!? Ça je t'u thonë amon. Unë nuk jom me ulje çmimi, unë jam Nobelist.
- Një herë të ma shikosh dhe nuk e harron kurrë.
- Po unë, as një tufë me ferra nuk të kam bo dhuratë, si do me ma dhonë ti mu? Ik mi anej.
- Ore..e kam dhe të bukur, manula mu si e kam. Unë me atë bëj dhe fotografi.
- Ou...i nxirrke njerzit ne fotografi me atë ti ë?
- A do ta boj dhe ty një pozë?
- Amon jo, se më heqin dhe çmimin.
- Sa pa fat që qenke more Konte, mua kush ma shikon dhe ma mban mend...ja ma shiko tani se për inatin tënd do ta nxjerr këtu. - dhe Footballi apo Cindi bëri një lëvizje, por Kontja kthehu kokën nga ana tjetër.
Aty i foli Oli.
- O Konte, mos u boj kshu o burrë ne ti mo, shifja se nuk bohet qameti.
- Si t'ia shof o burrë ne ti mo, ça je t'u fol kshu? Se masanej po më thanë; ''a ja ke pa na i herë satome'' do t'u them; Po!
- Ajo e nxorri se, - tha Oli.
- Ja shef ti?
- Ja shof mer.
- Si e ka?
- Copë e mirë.
- Olo, po të tjerët ja shofin?
- Nuk e kan menien.
- Nuk e shof jo, se me vjen turp.
- Për çfar të vjen turp o burr ne ti mo, me pa një telefon e?
Kontja ktheu kokën shpejt dhe pa e parë fare telefonin tha se, vertet ishte i bukur dhe i shtrenjtë. Në fytyrë ishte skuq, nuk dihet se pse, por vërtet që ai ishte i lodhur.
- Tani e kam rradhën unë të flas, - tha Football apo Cindi, - ore Kontaqis, a di anglisht ti more?
- Po vallai, shpisë i thon home, kte e di.
- Skata dike ti. Unë kam mësuar në Athina nën kujdesin e arqimandritit të qillomadros tek agjia Thomaidha dhe Spiridhula.
- Prit - ndërhyri Klodel, - po spanjisht di ti more? . E dini ju që spanjishtja është gjuha e Darkës?
- E ke fjalën kur hamë darkë spanjolle? - pyeti Kontja.
- Për të ngrënë e hamë çekishte, se kam ca sekrete unë në Çeki, po nuk do t'ju lejoj. Merreni po deshët si luftë të ftohtë se ju atje në forum hë hë...bëni padrejtësira juve sa herë qe ju ngrihet.
- Kush na ngrihet? - pyeti Kontja që ishte shumë i lodhur.
Dhe Klodel bërtiti me të madhe.
- Më lini të qetëëëëë..... të qetëëëë...të qetëëëëë....nuk dua të më përmendet emri mua. Nuk lejoj un or jo, mos rrespektimin e personit tim...adelante po deshët. A morët vesht ju...muçaçitos. Jeni të gjithë të pjestuar me 1 dhe e kuptoni vetë ju se çfar përfundimi ka ekuacioni. E morët vesht? Hë pra...bëni numra me mua po ju a mbajti...me 1- shin ju pjestoj. Unë jam çiçka me e bukur në horizont. Dhe nuk do t'ju le të qetë jo. Ultimatum....do jap. Pse vetëm ju të jepni? Nuk e kuptoj ulitmatumin tuaj jo.
- Prit se e kam rradhën un tani. - tha Cindi.
- Jo mi, pse e paske ti, apo kur t'ju ngrihet juve bëni si të doni të gjithë.
- Çfar më ngrihet moj, unë jam shytë si ty, pse flet kështu?
- E kam fjalën për mendimin moj ti.
- Aha...atë ngritur e mbaj përherë.
- Edhe unë të ngritur e mbaj....pse vetëm ti. Ik se je out fare, mos kujto se unë adhuroj gjënë e huaj jo, ndaj dhe nuk dua replika.
- Po unë që jam me dy gjysma e shartuar si t'ia bëj?
- Mos u zini kshu se s'ka lezet, - tha Kontja - mu më pëlqen portokalli me shegë. I shartumë ësht ai.
- Jo vetëm kjo, - tha Klodeli - por edhe ti je out fare o Konte. Se të pëlqen ty të interpretosh sipas qefit s'ta ka fajin njeri. Me fol me ty është njësoj si me fol me....fol me Neken po deshe...kështu je ti.
- Kush, ajo shitsja e djathit? - tha Kontja.
- Ta shpjegoj herë tjetër, - tha Klodel dhe iku me inatë.
- Ajo ka nerva - pëshpëriti Cindi - ta dini se tani e keni punën pisk. Thonë se ka teroidet. Edhe forumin do t'ju a mbyllë. Morët vesht?
Gjithashtu dhe Cindi nxitoi të ikte, por jo me ato nerva si Klodeli.
Festa vërtet që po mbaronte dhe Kontja u kthye nga Oli i cili i foli Kontes shpejt.
- Do nisemi sot, ikim me NS-6, se dhe ai do niset herët.
- Jo o burrë ne ti mo, ikim me makinë që të kullosim pak sytë, të shofim Europën. Ç'na duhet ne me ik me tanks o burrë, se nuk jemi në luftë.
- O Konte, po NS-6 nuk osht tanks.
- A ësht tip i ri tanku?
- Jo mër jo?
- Po ça osht bombardus B-52?
- Jo mër ti jo.
- Nëndetse?
- Jo.
- Aeroplan mbajtëse?
- Jo mër ti jo, ça flet kshu, ai osht anëtar i forumit mër, por nga që ka mend shumë i qunë të tjerët idjotë se kte fjalë e di dhe un që do me thonë ''i njëjtë'' në greqishten e sotme.
- Aaaa...do me thonë që, me i ngja atij.
- Po pra, se ai i mson njerzit si të lindin fëmijë bjonda mër...ehu...osht e thelle kjo punë.
- Vallai po, ne nuk morim vesht anej. Po me lekë i jep kto mësime?
- Falas o burrë ne ti mo, se jan ca goca që dhe i printojnë ato që thotë ai.
- Ashtu ë? Po në qoftëse na njona martohet me zezak, si del fmija?
- Prap bjond del. Vetëm lexoji mirë msimet e NS-6, printoji dhe mësoi mirë. Njona ktu në forum i ka mësu përmenç leksionet e NS-6. E siguroi ajo, por kto budallaqe e tjera që nuk e dinë thuj ti.
- Nejse Olo, ne ikim për qefin tonë, në fillim nalojme ke kafja Lymit, masanej shofim e bojm.
Sidoqoftë festa ishte në mbyllje të saj por, pa pritur aty afrohet një njeri qe ndalon përballë Kontes dhe i flet me një shqipe të kulluar.
Kur po bëheshin gati me u nis, ai foli:
- Të lumta pedhaqi mu.
- Ju lutem posi jo, - tha Kontja.
- Jo, ju lutem por, të lumta, - vazhdoi prap tjetri.
- Më falni, por nuk po ju njoh. - tha Kontja.
- Jam ati spirtëror i Skipëria unë. Pa mua Skipëria vdes.
- Oooo....agjios Janullatosi - ia bëri Kontja - po si jeni shënjtëria juaj? A jeni mirë?
- Sumë mirë.
- Çfar thatë?
- Jam sumë pra, jam mirë.
- Aha, po e kuptoj se s'ka si të jeni ndryshe, si të gjithë ju priftërinjtë greke.
- Për mua - tha Janullatosi - ishte detyra ime që të vija këtu në festa jote sepse kjo është dhe festa ime.
- Pse qenka e jotja, mos vallë ti e more Nobelin apo unë?
- E kam llafaqin që edukata e madhe, megalo, që i jap unë Skipëria të dha ty çmimi Nobelaqis.
- Jo re? Çfar edukate jep ti që hap varreza greke pwr qëllime politike?
- Po po ...e ndaksi pedhi mu këstu ëstë, por nga një herë...
- Nji minut Caci, mos më thuj mu ashtu se jom moshkull un, se je dhe i shenjtë mër dreq.
- Epo këstu ëstë glosa greke, që ti more Nobelaqin, duke thënë se glosa greke ëstë krijuar nga skipja.
- Nuk e kam thonë un jo, por kanë qenë burra të tjerë me mend ato që e kanë thonë.
- Po ti pse u skon nga pas atyre të malkuari? Ti more Nobelaqin por, për inati të skipëtari, unë do të bëj lufta të madhe që të humbi glosa e skipe, kjo glosa e malkuar. Edhe atje tek forumaqi juaj, kam caktuar njeriu time, që të kërkoja topkat dhe të hedhi postë çdo gjë që skruan ti aty tek ethimollogjia dhe...
- Nji minut Caci, ai njeriu jot, ça topkash kërkon ai? Apo se ju mungojnë ju në Greqi topkat dhe i kërkoni tek ne, se vetë e the me parë se si jeni ju.
- More pedhaqi mu, topkat në interneti që filojnë me thria dapel ju, pra www.topka.com.
- Caci, të pëlqejne topkat ty?
- Të gjithëve ne greki pëlqejnë, por mos mendo se atë fjalën ''kuzinë'' qenka e glosas se skipe, neve do ta ndërrojmë fjalën do ta bëjmë ''puvrazi'' edhe emrin e Odhiseas do ta ndërrojmë e do ta bëjmë ''Taksidhiotis'' këstu që ti dhe njeriu skipetari mos të thoni se glosa greke ka ardhur nga glosa skipe. Kemi plot skencëtari neve në Eladha që edhe Atlantidha ëstë e Greqia, Kristosi ëstë nga Greqia, Skendërbaqis, o Jorgos pra, ëstë iroas greki, Ajnstani ëstë hajduti se ajo mesimi për koha në qielli i lartë, ëstë vjedhur nga skencëtari greki, nga Karaandoni. Neve pse hapim vareza në Skipëria, që të kemi goja nesër e të themi për epirin që estë i yni....xaxaxaxa...sa e lumtur jam.
- O Caci prit se dole nga tema, e kishim fjalën tek topkat.
- O Konte, e ka fjalën tek Googlet o burr ne ti mo, - foli Oliinteri.
- Aaaa..po Caci vazhdo se kam qefë kur dëgjoj njerëz të shenjtë siç je ti.
- Pra, pasi të marrim Vorio- Epiri, do marrim pastaj Italia - Epiri pak me vonë baskë me Franca-Epiri dhe në fund fare do mbetet Ameriqi-Epiri. Pastaj do hapim fjalë në fillim për Marso-Epirin dhe pastaj për Diello-Epirin, janë toka greke ato.
- Amon diellin mos na e luni se si do ngrofemi ne masanej?
- Do t'ju japim dhe një copa juve. Ne punojmë dita-nata kundra Skipëria që ajo të zvilohet.
- Po, po ke të drejtë që e ndihmon Shqipërinë kaq shumë, ja mua me dhe çmimin Nobel, megjithëse kërkoni të ndërroni fjalët, por, nuk mund të ndërroni të gjithë gjuhën se, sepse gjej fjalë të tjera un.
- E di e di, to ksero re pedhaqi mu, të malkuarit nuk kanë puna tjetër...pse merreni me gluha juve? Rrini në puna tuaj. Ore Kontaqis...nuk të kam pietur, ëstë një djali i malkuar atje ne forumaqi juaj, me emri Petritis Kolas. Përse më ka venë emri mua ai si Qillomandro? Manula e ime, mua nuk më ka thërritur Qillomandro mua. E sikon i malkuari çfar emri më ka venë?
- Mos u mërzit për kte Caci se ta ka vu për përkëdheli ai ty...se të shkon shumë.
- Po nga e di ai që jam i tillë unë?
- Po ti vetë the që, ju greket keni qefë topkat. Ai diku të ka në ndonjë video dhe me që ke qefë topkat, ta ka vu emrin Qillomandro. Pse si deshe ti, të të quante si Janullatushe, apo Janullatjana. Mirë e ke si Qillomandro çfar do më
- Ke të drejta Kontaqis. Por unë kam sumë spiuni dhe si e ka kuptuar i malkuari?
- Të gjthë e dinë po ec, por hallin e kam në ven tjetër. Agjios Qillomandro...të lutem, a do më gjejshë një nuse greke?
- O Konte thuji ne për mu se ti ke muhabet me ate, - foli Oliinteri nga pas.
- Rri Olo se kom hallin tim.
- Ta gjej - tha Janullatosi - se dhe në forumaqi juaj kam disa por, ëstë pak e male në mosha.
- Kush ësht kjo?
- Estë ajo që ka qefe topkat pra, tek ethimollogjia, se nuk bën dot pa topkat kakomira.
- Aaaa, jo jo, se ajo osht për ty e jo për mu. Na nji tjetër du.
- Tani...tora, nuk ka, se kam hale të tjera un..dua të postëroj glosa skipe dhe gjithë skipëtari. Po iki se kam një lutje tek Satanai, për Skipëria, se neve punojmë me sumë drejt.
- Ik pra ik, drejtoje ne ti si papa Jani në Korçë se atë zanot e dini mirë ju.
Pas fjalëve aq të urta e të shenjta të Qillomandros...me falni të Janullatosit, Kontja u nis bashkë e Oliinterin për të ikur. Nën fotot e gazetarëve hyri në makinë dhe u nisën për kthim.
Shkurtimisht kjo ishte atmosfera e asaj nate kur u dha çmimi Nobel.

Gazeta Panorama; me rastin e festave.
Shkruar nga Artur Zheji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Dhjetor 2006 00:42
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

Hahahahahahahahhahhahhahaahaahahhaahahahahahh ti je i madh per zoten kisssssssssssss muah muah edhe njehere tjeter,po ku te shkon menja ,i madh je.Cmimi nobel ne forum ka kohe qe kontja e ka marre prej dreqes prit kur tjap naj cmim tjeter loool.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Dhjetor 2006 13:03
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Niqua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Niqua Shto Niqua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Niqua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
METAXA
Inspektor

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 414

Hahahahhaahhahaha. Epo re, ne fakt kam lexua 20% te tekstit. Do i beja nje pyetje kontes. A merr naj lek mer jahu per keto shkrime qe shkruan ktu ne forum? Jo per gje por duhet te marresh, gjithe ai shkrim gjithe ajo kohe. Ku e gjen mer daje?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Dhjetor 2006 13:09
METAXA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė METAXA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me METAXA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė METAXA't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: METAXA Shto METAXA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto METAXA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Talking

...

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Dhjetor 2006 13:17
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Demokrate4ever
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2005
Vendbanimi: Eastern Seaboard
Mesazhe: 4434

 hahahhahahahhahahhaaha Je i madh kontinent. Ka me te madh se king? Mbret je.Biles fajtori duhet japi vertet cmimin admin i forumit lol.. kissss

 

__________________
I say there're no depressed words just depressed minds.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Dhjetor 2006 19:42
Demokrate4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Demokrate4ever Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Demokrate4ever (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Demokrate4ever't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Demokrate4ever Shto Demokrate4ever nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Demokrate4ever nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

disa statistika per shkrimin...

ca durimi ky mer ej...
nje shkrim qe ja vlen ti dedikosh disa rreshta te dhenasg statistikore per kohen qe i eshte dashur ta beje:
bazuar ne rezultatet qe me dha Word 2003 kishte 7303 fjale,29.353 shkronja,36.670 shkronja (perfshi ketu me gjithe shenja pikesimi)...tani nese marrim qe mesatarisht njeriu me nje shkrim te shpejte shkruan rreth 5 karaktere ne sekond atehere i bie qe kontes i jane dashur....7334 sekonda per te shkruajtur ate postim...pak a shume 122,23 minuta nese marrim ketu qe ne cdo shtypje butoni nuk ka shkruajtur fjale gabim...mund te shtojme nja 10 min me teper per faktin se kur duhet te shkruash shkronjen e madhe ne fillim te cdo fjalie humbet pak kohe...po ashtu kur kalohet nga nje rresht ne tjetrin mund te humbet kohe...kshu qe arritem tek 135 min...po ashtu duhet te llogaritim kohen qe i eshte dashur per te gjetur personazhet qe do fuste ne shkrim....le te themi 15 sekonda...si dhe rradhitjen...le te themi qe ky parameter permban shume nenparametra qe jane marre parasysh per te pasur nje renditje personazhesh sa me te sakte,duke i shtuan faktet historike qe ketu datojne edhe 1-2 vite me para...shtojme edhe 60 min per kete gje...
nje shkrim kaq i gjate duhet te jete menduar qe me para (perfshi ketu ironine,fjalorin e goditur etj etj)...kshu qe shtoj edhe nja 200 min jete dite dhe nja 150 min kohe gjumi...dhe kemi arritur ne 545 min e 15 sekonda...te shkruash per 122 min rresht duhet te shplodhesh ca duart,te pish nje gote uje...edhe 10-15 min te tjera ketu...560 min e 15 sekonda...ne fund ma do mendja se edhe nje sy ja ka hedh serish shkrimit,korregjimi i frazave,shtime,heqje,modifikime....ja edhe 40 min le te themi ketu...600 min e 15 sekonda...
hmmm...tamam...10 ore...eshte me te vertete e admirueshme nje shkrim kaq i gjate....

p.s: ky shkrimi eshte shaka (apo jo?!)!mund te kete efekte kolaterale!nese efektet behen te dallueshem,konsultoni adminin e forumit :p

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Dhjetor 2006 22:10
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

E mar NS-6 kontja durim durim po edhe ti qe i paske numeru paske ma teper durim,kush flet per durim tash?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Dhjetor 2006 22:19
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Niqua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Niqua Shto Niqua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Niqua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

...une thjesht perdora Word 2003 dhe ate makinen e hesapllikut te Windows-it...te tjerat i kam thene me pak a shume...:p
po durim duhet me pase icik...ca kuptimi do kishim pastaj...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Dhjetor 2006 22:22
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

...

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
..Biles fajtori duhet japi vertet cmimin admin i forumit lol.. kissss

 




Larg qofte, dhe ate kishim mangut, cmimin e adminit. Rri amon, se do e torturosh konten e shkrete pastaj, ska per ta zene gjumi.



_______________________________________________

Konte, sa per saktesim, se e shoh qe nuk i ke bo detyrat tamam. Suedia ka mbret si sovran, jo mbretereshe, prandaj eshte HM Karl XVI Gustav ai qe ta ka dhone :p:p:p dhe jo HM Silvia, mos i boj qejfin vetes kaq shume. Pastaj, ekziston mundesia qe ty ta ka dhone komiteti norvegjez cmimin nobel, nqs ke marre kategorine per te cilen eshte i autorizuar me ta fut, me fal, me ta dhene komiteti norvegjez.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Dhjetor 2006 00:32
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Re: disa statistika per shkrimin...

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
nese efektet behen te dallueshem,konsultoni adminin e forumit :p


Per cilin Admin e ke fjalen????

Une po e lexoj tamam si liber kete cmimin Nobel, sepse nuk kam pasur kohen e duhur per te ndejtur gjate ne pc.

Por akoma se kam mbaruar. Se mos ma thote njeri fundin se ju vura Ban te gjithve


__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Dhjetor 2006 00:32
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:40 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė qeshim pak... > Ēmimi Nobel

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.