Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Ditar me krijimtarine e anetareve!
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
devolliu
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/06/2004
Vendbanimi: aty ku nuk mungon rakia
Mesazhe: 482

eh me vertet gjera te bukura


..dhe un ja po shkoj po verdallosem sa andej kendej,edhe kembet nuk po me mbajne.Duke ecur si i pir ne fakt i pir isha edhe i pir jam ndjej qe me bie dicka e lehte ne koke.E pash ishte nje levozhge.
Dhe kjo levozhge sikur me trullosi mendimet e turbullta qe kisha ne kok dhe sikur me kujtoi qe kisha pak koh qe nuk kisha pirr raki.
Ngrita koken me stermundim lart dhe pash Indritin qe hante fara dhe mua mu duk sikur farat po hanin Indritin.Menjeher qielli zbriti ne kembet e mia dhe koka mu var si kopace.Nuk munda te shikoja me lart se kisha frik se prap qielli do zbriste dhe keshtu pa e kuptuar , vazhdova te ecja dhe putrat e mia linin nje gjurme pa forme.
Indriti pa gjurmet e putrave te mia dhe menjeher me fershelleu po un nuk arita ta ngre kopacen time qe tani po me vinte perposh.
Vetem ngela statuj ne vend dhe nga kjo mpirje me zgjoi nje dor qe mu duk sikur me rroniti te terin.
Zoteria im ji fton per nje bised ,nuk fola me dhe me nuk e kuptova as vet se si u ndodha me zotin Indrit aty ne ballkon.
Indriti me pershendeti si nje mik i vjeter i njohur.Ai po vazhdonte me ligjeratat e tij dhe vazhdonte te pertypej.
Nuk vonoi shum dhe vjen sherbetori me nje tabaka te stermadhe dhe un menjeher hodha syt e lodhur ne tabakaj.
Sherbetori u perpoq te me mbushte goten por un ja kapa doren ma panxhen time dhe mu duk sikur e cora sepse e hoqi me frik.
Ja kap doren dhe i rembeva shishen dhe pasi hoqa nja dy gurmaze te mirre ater me erdhi zeri dhe nje deshir e madhe te flas.
Dhe un pija,flisja pija dhe prap pija dhe indriti hante fara dhe bente sikur me degjonte .
Ai shikonte nga komshia un shikoja sherbetorin se kisha hall se mos me merte shishen qe ja rrembeva megjithese shishja po shkonte ne fund.Por un me te vertet doja tja gjeja fundin ...

__________________
Ndizmė, vėlla njė shkrepse nen qiellin e zi,nje shkrepese te brishte shprese,ne erresiren me shi..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Janar 2005 18:25
devolliu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė devolliu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me devolliu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: devolliu Shto devolliu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto devolliu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

heronj lebroze

Duke u shembur gjithmone e me poshte
ne shtratin e dhimbjes plot gozhde
drejton syte nga ujvara e dhimbjes
per te gjetur arsyen e lindjes

Por ajo nuk mund te te pergjigjet
e verteta e semure me teper nxihet
Qesh, qan, dh fort bertet
Truti te vlon nga hakmarja e nxehte

Kunder te gjitheve heronjve lebroze
qe kaq poshte te hodhen, te lyen me bloze
Tani kujtohesh per takimin
e kockave te thyera me shpagimin

Per moskursimin e fjaleve te kota
per drejtimin ne rruget me gropa
ne ato rruge ku je endur i zemeruar
me shprese te djegur, te copetuar

Por tani gjithkca mbaroi!
Shpirti i lodhur dicka fitoi.
Dhe heronjte kukull te kycur ne sirtar
Jane vec kujtimet e nje njeriu mekatar.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Janar 2005 22:59
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Pershendetje!

Djema ju falenderoj per frymezimin dhe ju uroj mireseardhjen ne teme.

Nderkohe po mundohem shkruaj dicka aty ku e la devolliu.

Gjithcka ishte e veshur ne argjend. Befas me ra ndermend se kishte rene vjeshta ndaj mendova qe te vesh dicka te trahe pasi ballkoni nuk eshte gje tjeter pervecse nje cader verore.

Nderkohe qe po rrije ne ballkon degjoj nje ze duke kenduar.
Moj rakia bukuroshe qe na hedh qoshe me qoshe.
mendova zeri i kujt duhet te jete ky qe gati ma shpoi daullen e veshit.
Me beri shume pershtypje dhe dergova sherbyesin qe te ma sjelle kete talent te pa hapur.
nderkohe qe e tere vemendja ime ishte e perqendruar tek farat e kungullit dhe ndonjehere tek komshia qe synonte te me mase tensjonin.

Isha humbur krejt ne vetvete dhe nuk e kuptova qe prane meje kish ardhur njeriu qe se kisha pare qe nga koha e Selam Musait.
E pashe drej ne sy dhe i thashe po edhe nje here qe me vjen vjen tape o burre i dheut:?
Jo u pergjiggj devolliu une kur te vizitoj ty nuk ve liter alkoholi ne goje dhe i futi nje gllenjke nga shishja e madhe qe i kishte rrembyer sherbyesit.
e shoh e shoh i them.
Nderkohe qe sherbyesi i inatosur qe i kishte rrembyer shishen i thote eja me mua se do te te dergoj ne dege.
Hahahahaha sa idjot qe qenke ti tha devolliu, keshtu si jam bere une nuk rri dot ne rrenje e jo me te ngjitem deri ne dege.
Me pas u kthye ambjenti ne nje hare pasi i piri ka te forta, nderkohe qe mua me ra ndermend te ngre receptorin e telefonit e tju bej nga nje telefonate miqve te mij.Plloshtanit ,Andias, Mones, Eliz , Denes, El_fatih ,diellza26 pasi u beme per mall.
Me te tjeret fola ndersa Fatjoni rezultonte se kishte fikur telefonin apo ndoshta ndodhej edhe jashte zones se mbulimit momentalisht.
Mona e ke ti pason mendoj une ose Plloshtani.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Janar 2005 20:06
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Une krejt i humbur diku ne hapesire degjoja fjalet e indritit qe tingellonin shume te embla, por cdisa fjale te vogla dhe te turbullta degjoja nga zeri i devolliut, s'me besoj qe edhe ai te kishte prure koken, po ja qe vertete...
Une me vecse kisha ndryshuar imazhin, dhe sillesha verdalle drejt Indritit sepse sikur nuk doja te degjoja asnje grimce fjale per farat ato farat, dhe kudi se cfare... dmth sillesha sikur ecja ne kembe te tjeterkujt, dhe ne mendjen e henes kulace...
Por ama sot me vinte ne mendje figurat e shoqeve te vjeter, dhe aq me erdhen ne koke, saqe rruges ia mbajta me nje ze te coroditur qe as vete s'e mbaj mend si ishte.....pra bertatia emrat e tyre pergjumesh...
Ecja verdalle dhe takova Indritin, m'u tek skaji i lagjes sone qe dikur loznim domina...dhe fill pas me pershendeti, ndersa une tape me veten sikur fluturoja si lakuriq i dites, dhe ia dhash nje fjale te humbur. Atij iu kujtua se une isha ne enddrren e shtate, dhe nuk me trazoi fare, sepse shkathtesia e tij eshte e sterholluar...Ai me tha mire plloshtani behet, mos e caj mendjen aq teper, po ti mire ben dhe kur ia fut me ate zerin tend te cuditshem sepse zgjon nga gjumi blu_ice, monen, andian, el fatih, eliz, dhe shume te tjeter...une i thash wow mire e benkam, dhe fillova te uluroj prape, dhe vazhdove rrugen pa e pershendetur indritin....
Me te kujtuar pastaj se Indriti me kishte dhene nje dallge lundrimi me thelle me zerat, saqe une nuk e kisha kuptuar fare dot dallgen...

perfundova rrugen e lagjes me te kenduar ...

..........

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Janar 2005 08:59
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:02 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Ditar me krijimtarine e anetareve!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.