Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > shenimet e NS-6
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

shenimet e NS-6

ndonjehere ndodh qe lexon tema te vjetra dhe te hasesh me shkrime qe te lene nje pershtypje...kjo teme eshte per to...

Citim:

tema : Sa te vetedijshem jemi per narcizizmin tone
Po citoj ato që tha Ami-
Me deshiren per t'iu permbajtur temes se hapur nuk po filloj me diskutimet mbi mendimet e te tjereve pasi Mjellma na fton te themi dicka nga vetja jone. Per te thene kete dicka nga vetja jone ne radhe te pare nuk duhet te jemi pergjithesues pasi secili nga ne ka te vecantat e tij te cilat e formojne ate si njeri dhe nxjerrin ne dukje karakteristikat vecuese.
Unë për veten time nuk jam Narciz. Pasi me mungon plotesisht egoizmi, ose me sakte perpiqem qe ne rradhe te pare egoizmin tim ta shtrij edhe tek personat me te cilet kam nje raport. Ndoshta narcizizmi im eshte karakterial ose ideor, pra ndoshta kjo anon me teper nga egoizmi, (ne kuptimin e mire te fjales), sesa nga Narcizizmi. Kjo vjen ndoshta pasi jo vetem tek vetja por edhe tek te tjeret nuk me pelqen te ndalem ne siperfaqe por ta zberthej ne brendesi te karakterit dhe te nivelit kultural.
Narcizmin si dukuri une nuk e trajtoj si nje dege te vecante por ne lidhje me pjeset plotesuese te nje karakteri dhe te ndervarur me keto pjese.
Pra perfundimi!
Me duket se nuk jam Narciz dhe nuk para me pelqejne Narcizet sepse e quaj si nje karakteristike individuale dhe siperfaqesore, gje kjo qe bie ne kundershti me marrdheniet qe une dua te krijoj me te tjeret. Me pelqen te rrethohem nga njerez te cilet te me japin dhe tu jap, ndihme, sinqeritet, mbeshtetje, dukuri keto qe bien ndesh me te qenurin Narciz.

3 shkurt 2003

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Janar 2006 16:14
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

NS-6 dmth kjo teme do te permbaje shenime me tematika te ndryshme nga antare te ndryshem... thjesht shenime te cilat te kane bere pershtypje...?

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Janar 2006 21:07
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

po.kam vene re qe ne temat e vjetra ka shume shkrime me vlera...mund ti sjellesh ketu (normalisht nese lexon temat e vjetra) ato copeza qe te kane lene pershtypje,bashke me titullin e temes ku e ke gjet dhe daten...jane pjeseza nga thesari i ketij forumi......te pakten kjo eshte ideja ime per kete teme...si koleksionist mendimesh besoj se do kem shenime sa te dua...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Janar 2006 22:36
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Citim:
Po citoj ato që tha ADELAIDA
tema:cila ka qene endrra juaj ne jete?
Endrra ime?????????
Nuk e di por me duket se kthehem ne boten e femijeris kur mendoj per endrra,deshira.....mendoj se keto jan gjera qe i perkasin asaj moshe,dhe ata qe e quajm veten te rritur jane te perjashtuar nga kjo bote.Prandaj endrra ime eshte te rikthehem edhe nje here ne boten e femijerise dhe te jetoj perjetesisht aty ne menyre qe te kem mundesi te enderroj!Dhe me pas jam e sigurt qe sdo me ngelet pishman qe su rrita dhe sprovova poshtersit e kesaj bote.Ju do thoni se me gjerat e keqija vin dhe te mirat por asgje smund te krahasohet me ate qetesi dhe kenaqesi qe ta jep pafajsia e nje femije.

3 shtator 2003

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2006 23:00
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

citim:
--------------------------------------------------------------------------------

Po citoj atë që tha lova
tema:Kultura nen hijen e teatrit
Cfare presim,c'po ndodh e c'do te jete,dilemat tona qenkan shume te pranishme ne ditet me diell e me shi,mos valle kjo lidhet me ate qe quhet:"libero arbitrio",te kesh te drejten te zgjedhesh,dhe fundja te presesh rezultatet e zgjedhjes tende.
po filloj te mendoj se zemra ime po ben gjimnastike pritjesh,nuk peerqendrohem tek pritjet qe kane lidhje me lovestory, por perqendrohem vertet ne funksionin e zemres si organi jetesor, po pres kete e po pres ate, uh pritjet po me shkurtojne ditet dhe nuk me lejojne ti jetoj sic duhet, mgjth nuk mund te them se pas pritjes nuk ka shije, shpresojme te menjanojme shijen e hidhur.
fundja ajo cfare po pres, ah po te takoj ate... me siguri do ta takoj dhe them gjithmone do me besh me zemer, shpirti im...........!!!!!!!!!
Nuk kam faj ndoshta jam infektuar nga viruse pranverore!!!!!!!!!!!
--------------------------------------------------------------------------------


27 Shkurt 2004

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Janar 2006 08:14
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

__________________________________________________
_
QUOTE]Po citoj ato që tha ADELAIDA
Duhet te eci perpra...Por si? Si eshte e mundur te ecesh ku diku je bllokuar ? Ndoshta ne rrjeten e kujtimeve ...Ndoshta ne rrjeten e gabimeve qe per te ecur perpa duhen riparuar...Ndoshta....

Si nje i burgosur i etur per driten e diellit ,per lirin ,ashtu dhe une vodha shume nga dashuria jote...E mjegulluar nga rete e deshires harrova qe vazhdoja te isha pjese e kesaj Toke ,harrova rregullat e saj,harrova cishte harmonia me to.Merrja ,merrja, merrja dhe gjithmone e me shume e pangopur nga ky proces vazhdoja te merrja...derisa mbingopja me kthehu ne vetedije ...
Isha tejngopur me gjithcka sepse kisha harruar te jepja.
Por kisha kaq shume nevoje per dashurine tende ,ne menyre qe te vazhdoja te ecja perpara sa harrova qe ne kete jete nuk isha vetem.Harrova qe duhet te ecja paralel me ty .
Dashuria jote vazhdonte te justifikonte gjithcka ,justifikonte buzeqeshjet ,momentet e bukura ashtu si ato te hidhura ,justifikonte gabimet e mia...
E kaluara me zbuloi thesarin me te cmuar qe kjo zemer njohu,TY...Jam me fat qe u prezantova me te ,por si cdo gje te bukur nqs nuk di ta mbash ,ta ruash dhe te kujdesesh per te ,e humbet...Cdo gje e bukur eshte e rrezikuar nga faktori kohe dhe nga dallget e shumta ,te moskuptimit ,te abuzimit ne ate qe ke,te mosnjohjes se vleres...Te gjitha keto alternoheshin dhe njelloj si ajo dallga qe i gerryen cdo dite ,cdo ore cdo sek disa grimca rere tokes ,ashtu dhe ato filluan ti rremben cdo dite e me shume dicka dashurise.

Mesove te njohesh peretej emrit tim dhe te vlersosh pertej maskes time,por sa me shume kalonin ditet aq me teper kjo njohje merrte permasat e te frikshmes.Me friksonte fakti qe nuk kisha me kontrrollin e vetes per te qene ajo qe doja ne momentet qe doja.Per ty kisha vetem nje emer ,vetem nje zemer,vetem nje shpirt ,vetem nje model karakteri ...Per ty qe me njohe une isha vetem Gesa me te mirat e te metat e saj .Isha ajo kokefortja qe nuk dinte te hapte rruge ,isha ajo qe nuk dinte te kthente koken pas per te pare ku gabonte ,por gjithmone e me shume ecte e qete mbi gabimet e saj duke ngritur murin e larte te moskuptimit ,te merzitjeve mes nesh.

Dhe tani duke kerkuar ti sistemoj te gjitha keto ne vendin me te vecante te kujtimeve te mia,duke kerkuar qe gjithcka te bukur qe pata fatin ta perjetoj ,mos ta le te humbase ne ato skutat e thella te harreses...,shikoj se te gjithe ketij lemshi perfeksioni ,gabimesh ,meritash ,lumturish ,merzitjesh i mungon dicka akoma ...I mungon nje ME FAL !!!
Me fal per gjithcka jo te bukur qe te detyrova te marresh prej meje.Me fal qe sdita te vlersoj shpirtin e mrekullueshem qe fshihet tek ty .Me fal qe nuk arrita ta bej timen ,boten tende.Me fal qe pata frike te pasyrohem tersisht tek ty .Me fal per hapat e gabuara qe hodha duke te detyruar dhe ty qe te pengohesh me mua .Me fal qe ste dhashe gjithcka qe meritoje .Me fal qe sdita te te doja aq sa me doje...
Nuk e di pse e marr vetem tani guximin ,ndoshta ky ekran qe kam perballe dhe kjo tastjere me japin forcen per te bere ate qe ti ne shkallen me minimale meriton qe ta bej...Nuk e di nqs do kesh mundesine ti lexosh ,por premtoj (le te jet ky premtimi i pare qe do mbaj ) qe nqs koha dhe ti do me jepni mundesine do i ribej...
Zemer je njeriu qe vlersoj me shume ,edhe pse kur vlerat e tua u perplasen me qenien time nuk i njohen kufijte me maximal te saj.
Por ti je i mrekullueshem edhe pa mua ....................................
[/QUOTE]

5 Prill 2004
__________________________________________________
_________

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Janar 2006 08:17
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Citim:
tema: nese kjo quhet jete
Po citoj ato që tha seni
Pershendetje te gjitheve !!

Me quaje Seni RRapaj per te gjith ata qe nuk me njohin . Pas nje shkeputje te gjate per arsye personale rikthehem ne kete forum , i cili ka bere te ndryshoj sado pak jeten e time


Une kam lindur ne 28 11 1979 ne Vlore me nje falilje normale Vlonjate . Ne vitin 1998 u largova drej italise per arsye studimi dhe ketu nisi zanafilla e jetes sime te veshtire

Prinderit e mi babai dr David RRapaj dhe nena mesuese Fatbardha RRapaj pesuan nje aksident rrugor . Nje drame e vertete por une serish jetoj
Jetoj me shpresen se e nesermja do te me sjelli dicka te bukur . Me shpresen se e nesermja do te lindi me nje djell i cili do te me ngrohe me fort se kurre . Me shpresen se Seni do te rigjej serish vetveten . Edhe pse shpresat e mia jane jo te vdekura por , ne nje gjume te thelle . Nje jete e veshtire plot te papritura plot dhimbje . Do ta quaja vetem <> . Por , brenda meje ekziston akoma ajo pak force e cila kerkon te rilindi . Dhe e degjoj kur therret emrin tim . Ate ze i cili me fton ne shtepine time serrish . Ne vendin tim aty ku djelli shkelqen dhe nuk shuhet kurre . E rruga eshte teper e gjate por , zemra reh tek ai vend kudo qe une jam . Do te vrapoj si era do fluturoj si shqiponja dhe do ta gjej serish . Dhe vetem nje te vertete di qe cdo rruge vec aty me sjell. Jeta eshte vec nje dhimbje por , me te duhet te mesohesh . Eshte vetem nje genjeshter por duhet ti besosh . Eshte vec nje loje dhe ti duhet te luash . Eshte vec nje plage por duhet ta durosh . Kujtoj te kaluaren time me duket vec si nje enderr nje enderr nga nje gjume i thelle . E perseri me gjithese realitet i shkuar ben pjese ne jeten time . E cdo te kujtoj kure te jem ne mbarim te saj ? Ah sa do te doja te ishte shume afer ajo dite . Shpesh here e mallkoj veten perse linda ndoshta per te vuajtur ne cdo cast te saj ? Jo jo nje gje te tille kurre nuk duhet ta lejoj me . E perseri ngelem i zhgenjyer sepse e nesermja do te jete serish <> por , serish jetoj edhe pse se quaj jete por jetoj


JU DUA SHUME TE GJITHEVE ME RESPEKT DHE DASHURI

SENI RRAPAJ

4 tetor 2003


ndonjehere jeta nuk eshte e drejte por duhet te gjejme forcen per te ecur perpara gjithmone...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2006 22:57
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Me falni per nderhyrjen ....por nuk mund te rezistoja pasi lexova kete mesazhin e mesiper ....dhe te prekshem....
O zot eshte e vertete duhet te jetuar jeta sikur neser eshte fundi i saj ....!!!

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2006 23:15
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Citim:

tema: nje pyetje
Po citoj ato që tha ADELAIDA
Nuk ka asnje arsye qe mund te justifikoj nje vrasje.....I merr dikujt dicka qe nuk ja kthen dot ,dhe aq me teper kur nuk je ti ai qe ja ke dhene...dhe kjo gje eshte JETA....

Njeriut i eshte dhene privilegji qe pasi ti perceptoj gjerat,ti perpunoj,ti arsyetoj dhe me pas te veproj....
Nqs grindje kaq banale do te perfundonin ne vrasje,sic po ndodh rendome ne Shqiperi,dhe per me teper keto vrasje nuk do te denoheshin atehere ne nje te ardhme jo shume te larget nuk do te ngeli asgje nga emri shqiperi dhe shqipetare....
Nuk kemi dot ne dore qe te ndryshojme karakterin e shqipetarit,qe sic dihet eshte shume gjaknxehte ,por kemi ne dore te bejme dicka qe karakteri dhe dashuria vllazerore te mbizotroj ne keto raste....dhe nqs kjo nuk mund te arrihet me deshiren e mire atehere per kete gje jane bere edhe ligjet....Nqs keto raste vrasjeje behen te denueshme ,nqs ligji perdoret aty ku duhet dhe kur duhet atehere cdokush do mesohet te respektoj dhe ti shtrij te drejtat e tij deri aty ku fillojne te drejtat e tjetrit.....
Jeta eshte nje dhurate dhe nje e drejte qe me eshte dhene mua.....me cfare te drejte ti nderhyn ne kete privilegj????

6 tetor 2003

nje vrasje eshte nje vrasje dhe viktima eshte provuar nga nje dhurate jashtzakonisht e madhe sic eshte jeta...i privuar ne menyre te padrejte nga dicka qe nuk mund ta bleje askush!cili mund te jete ndeshkimi per vrasesin,perballe nje padrejtesie kaq te madhe?a eshte i njevlefshem ai ndeshkim me jeten qe i mori nje njeriu?

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2006 23:53
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Citim:

tema:nga cfare keni frike?
Po citoj ato që tha vdekja
UNE jam refugjat dhe frika ime eshte e madhe.
Kam frike se do te vdes larg familjes.l
Kam frike se mbase nuk arrij ti shoh prinderit se njerez jemi dhe gjithcka ndodh.
Kam frike se kthimi ne atdhe eshte teper i larget.
Kam frike se kjo jete ketu ne angli me ka ndryshuar, me ka bere mete ftohte ne ndjenja si keto njerez ketu.
Kam frike se nje dite keto ndjenja humane kundrejt familjes do te zhduken.
Kam frike se do te humbas vetveten ketu ne kete vend te larget dhe te ftohet.
Kam frike se do te plakem larg atdheut dhe larg shokeve dhe familjes time.
Kam frike se nje dite do te zgjohem i tmerruar nga gjumi dhe do te jem i rrethuar nga njerez qe s'flasin gjuhen time dhe te huaj per mua.
Kam frike se nje dite do te zgjohem nga gjumi dhe do ta kuptoj se jeta ime ishte thjesht nje iluzion i pakuptimte ne dhe te huaj.
Kam frike qe kur te semurem prane krevatit apo ne spital sdo te jene njerezit e mi te dashur,shoket dhe prinderit por nje infermiere e huaj qe skupton ndjenjat e mia.
Kam frike se do te vdes ne vend te huaj dhe pa familjen time prane.
Kam frike nga ZOTI(ALLAHU).
Kam frike nga gjithcka qe seshte ne doren time dhe jashte vullnetit tim.PoR besoj ne ZOT(ALLAH) dhe kjo me mban me shpresa qe gjithcka do te shkoje mire.

1 gusht 2003

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shkurt 2006 00:06
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:53 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > shenimet e NS-6

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.