Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Jo ditar por histori!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Jo ditar por histori!

Asnjhere nuk me ka pelqyer te shkruaj ditar.Kjo jo sepse pertoj te shkruaj, por nuk kam c'te shkruaj...
Nuk jam aq i ri por shume gjera nga jeta nuk mund te tregohen.
Si mund te tregohen dhimbjet e tere lotet e derdhur? Si mund te shprehen valle ne rrjeshta? Shume gjera e drejsitin lapsin dhe ai shpreh dobesine e tij te marre persiper te shkruaje nje ditar, qofte edhe me te dobtin qe egziston.
Prandaj vendosa qe ta gjenjej lapsin e ti them se po shkruaj vetem histori.
Dhe i kam premtuar qe nuk do ta djersit e nuk do tia kepus majat me lot e dhimbje.
Te premtoj laps qe me shume do te qeshesh ne kete perralle.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Maj 2006 16:25
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Nderhyrja nr:1.

Sa here degjoja zerin e saj pushoja menjehere, megjithese nuk e kuptoja ç'po me thoshte.
Naten ishte ninulla e saj nje qortim i cili me kujtonte qe tashme duhet te flinja, ndersa diten ishte shikimi i saj ne sy qe me lajmeronte se kam bere dicka te pahijeshme.
Nderkohe, mbaj mend se ju thoja gjithmone prinderve te mi: Ju dua shume.
Babait ja thoja sa here qe me ngrinte hopa lart drejt llampes, ndersa nenes kur flija ja thoja ne vesh, me ze te ulet qe te mos e degjoje babai pasi mendoja se po ta degjoje do zemerohej.

Te jem i sinqerte Nenen e kam dashur me shume per vete faktin qe me lindi dhe qe me thonte c'dohere : "Dita qe linde ti ka qene me e lumtura e jetes sime".
Sepse sa isha i vogel me edukoi dhe me sherbei kaq miresisht, dhe tani qe sa here vonohem jashte shtepise nuk shkon kurre te fleje pa u siguruar se une kam ardhur. Nene duhet ta dish se capkeni yt te do shume dhe nuk dua te ta them me ne vesh, pasi tashme babait nuk i mbetet me hateri sepse edhe ai ne fjalen e tij te pare "NENE" ka thene.
Faleminderit nene e dashur per gjithcka dhe me fal per te gjitha capkenlleqet e mija sa isha i vogel, nderkohe me fal edhe qe momentalisht nuk te ndodhem prane.
Por ama dicka te dish, qe momentalisht jam i ulur ne zemren tende te bardhe nga e cila nuk me behet te dal per asnje arsye.…
I vogelthi yt i vetem, Ar...

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2006 20:27
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Re: Jo ditar por histori!

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Asnjhere nuk me ka pelqyer te shkruaj ditar.Kjo jo sepse pertoj te shkruaj, por nuk kam c'te shkruaj...
Nuk jam aq i ri por shume gjera nga jeta nuk mund te tregohen.
Si mund te tregohen dhimbjet e tere lotet e derdhur? Si mund te shprehen valle ne rrjeshta? Shume gjera e drejsitin lapsin dhe ai shpreh dobesine e tij te marre persiper te shkruaje nje ditar, qofte edhe me te dobtin qe egziston.
Prandaj vendosa qe ta gjenjej lapsin e ti them se po shkruaj vetem histori.
Dhe i kam premtuar qe nuk do ta djersit e nuk do tia kepus majat me lot e dhimbje.
Te premtoj laps qe me shume do te qeshesh ne kete perralle.



As ditar as histori, thjesht shkruaj per te mos harruar. Shkruaj per te lexuar perseri mbas 1, 5, ose me shume vjeteve dhe per te rikujtuar cdo frymemarje ne momentet kur ke shkruar.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2006 08:04
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Nderhyrja nr.2

Nena

Të flas sonte për nënën, s'besoj të të mbetet hatri ty baba, sepse dhe ti fjalën nënë shqiptove për herë të parë! Që të dy u kujdesët për mua, por se ç'më thotë zemra, vetvetiu nënën kërkon më shumë.
Nuk di nga t'ia nis, ashut siç nuk kam ditur e mundur asnjëherë, ta vlerësoj të plotë figurën tënde o nënë.
Nënë, unë u rrita, madje tashme do filloj te rrudhem e plakem, por sado thinja të më dalin në kokë dhe sado rudha t'i shtohen futyrës sime, për ty do të mbetem përherë biri yt i vogël, biri yt foshnjërak, dhe saherë të më marrë malli, do ta mbeshtes kokën në prehërin tënd,do të qëndroj aty nën kënaqësinë e ledhatimeve të tua.
Sa i ëmbël ledhatimi yt! Sa e butë dora jote! Ajo dorë që iu besua djepi! Ajo dorë që iu besuan brezat! Nuk mund ta imagjinoj se sa krenare duhet të jesh ti nënë për këtë mision human që të është besuar, për ato vlera të larta dhe për atë dashuri,dhimshuri e mëshirë që Zoti i botërave ka mjellë në zemrën tënde!
Tani, tani po më vijnë në mendje, kujtime nga më të bukurat, kujtime për të cilat më merr malli!

Kush më mbarti brenda vetes për nëntë muaj me radhë?
Kush m'i njomi buzët për herë të parë?
Kujt i prishej gjumi kur unë qaja?
Kujt i dridhej zemra kur unë sëmuresha?
Ishe ti, nënë,


Kush kujdesej për mua?
Kush vraponte pas meje kur unë rrëzohesha
dhe e ëmbëltonte me puthje vendin e vrarë?
Ishe po ti, nënë, ti ishe.

Kush më fali dashuri, ngrohtësi e ledhatime?
Kush më mësoi të dua, të jem i butë, i ëmbël dhe i sjellshëm?
Ishe ti, nënë,Ti nënë e shtrenjtë.

O nënë, fjalët dorëzohen përpara asaj që ndjen zemra. E shoh se jam shumë i paaftë të them atë që ti meriton!
Njëherë dikush pyeti nje njeri te ditur e shume te urte se kujt duhej t'ia kushtonte më së shumti mëshirën e tij. Ai iu përgjigj:
"Nënës tënde."
"Po pastaj?"
"Nënës tënde"
Sërish e pyetën: "Po pastaj"
"Nënës tënde" u përgjigj. Dhe kur e pyetën për të katërtën herë, u përgjigj "Babait".

Ndaj edhe une kam deshira ta zbatoj kete thenie derisa te jem gjalle, pasi per ty asgje nuk eshte e mjaftueshme.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2006 08:39
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Nderhyrja nr.3

Kur kam qene i vogel e rrihja shume motren dhe ajo perdorte tere rruget ligjore per hakmarrje, shkonte dhe i thonte nenes por edhe babait shpesh here.Babai kishte raste qe ma terhiqte veshin, por ama shume rralle nderkohe nena i thoshte: mos qaj se ja rregulloj une qefin ketij, do i gjej nje nuse te madhe qe ta rrahe e ta mbyse.
Filloi te ma permende shume shpesh kete punen e nuses se madhe sa me zuri frika sinqerisht,apo nuk kisha para edhe filmin e Gjinos...
E vrava pak mendjen dhe mora vendimin qe ta gjej nusen vete, te gjej nje te vockel perpara se te me gjenin nje bullgare te madhe , te cilen e imagjinoja Marigo.
Isha ne klase te pare me duket, kur i pashe te gjitha vajzat e klases dhe shkova tek me e vogla ku isha i sigurte qe nuk ka rrezik, e i them se ty do te te marr per nuse une
Po ka qene tjeter kohe atehere i kemi pas cupat me namuz, do ti filloi te qaje goca huaj dhe e mori vesh tere klasa.Ne fakt me erdhi keq per te por me shume per veten ama fundja edhe folja zgjedhohet une, ti ai ajo... pra ajo i bie te jete veta e trete.Kjo pune nuk zgjati as dhe nje dite se kam lene rehat nja dy tre jave te shkreten...
Qe ti biem shkurt e shkurt, kete vit nje dite perpara se te braktis shqiperine shkoj ne Tr dhe c'te shoh ne autobuz shikoj nje vajze por qe ishte rritur tashme(Sigurisht koka e saj vinte ne shpatullen time). Kishte vite qe ish shperngulur ne Tr qe nga klasa e peste fillore.Ishte ajo vocerrakja e dikurshme e cila shume kurioze me pyeti per emrin.pasi u rinjohem serish kemi qeshur aq shume sa terhoqem vemendjen e tere pasagjereve te autobuzit Kinastudjo-Kombinat.
O Zot sa qesha dhe une, ishte nje superize shume e papritur por ama edhe shume e bukur.
Ne mengjes kur dola nga shtepia kisha veshur nje xhup te holle sepse binte nje vese e holle shiu, nderkohe qe ne Tr te digjte dielli e sidomos ne momentet e drekes.SHoqja u habit jashte mase kur me pa te veshur ne kete forme, dhe plot cudi me pyeto ti c'ne me kete xhup keshtu, eshte shtator ende...
Eh i them,keshtu e kemi ne malsoret nuk e leshojme xhaketen kolaj, mjaft qe nuk vesha edhe corapet e kuqe... Pasi qeshem serish shoqja ne zgerdhirje e siper me thote: Paske mbetur po ai palacoja i klases se pare.
C'ti thoja, qesha dhe ne fakt nuk me pelqen tu tregoj te tjereve ndryshimet kolosale qe kane ndodhur ne jeten time...
Pastaj me pyeti, mos je fejuar gje? Ah jo jo i them, kam ndryshuar nga ky plan, tashme nuk kam me zemer ti ben gocat te qajne Qeshem serish me te madhe nderkohe erdhem ne kinostudjo dhe Shoqja sipas tradites Shqiptare ne pergjithesi dhe asaj Librazhdase ne vecanti me ftoi per dreke dhe per mungese kohe nuk ju pergjigja dot. Mbase ndonjehere tjeter linja e kinostudjos do na takoje serish.
Njeriu me njeriun takohen, ndoshta do vije dita qe do takohen edhe malet.
Ishte dicka shume e bukur dhe interesante te takosh dike qe se ke pare qe nga Kl. e peste, nderkohe qe edhte kenaqesi te thuresh edhe nje minibejte per nje ngjarje kaq gazmore:

Ne zemren e ftohte!

Se njihja dashurine ne ato vite
por te dashurohem me ty enderrova
E kisha zemren ,ama nuk me rrihte
e kisha te ftohte, me te ftohte se bora.

Per ty enderrova,mbretereshe e zemres
Megjithese zemren ne kraharor se ndenja
Doja te me mbjellesh aty bime te ndjenjes
Si nje llamarine eshte pa ndjenja zemra.

Doja te te kisha ne zemren e ftohte
Te ishe perjete bime e zemres sime
Ende nuk e dija qe bima ne bore
Nuk i hedh dot rrenjet, por thahet prej ngrice.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Qershor 2006 07:47
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:33 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Jo ditar por histori!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.